|
Bashkim SHEHU
1.
Danillo Kishi ėshtė njė nga mėsuesit e mi tė mėdhenj, krahas Kafkės,
Xhojsit, Kadaresė, dhe njė konstelacioni shkrimtarėsh
hispano-amerikanė. Madje njė gjė tė tillė e ka vėnė re kritika para se
tė bėhesha vetė i ndėrgjegjshėm. Mund tė them se edhe emrin e tij
relativisht vonė e kam dėgjuar, aty nga 1981-shi, tek po bėheshin gati
dhjetė vjet qė shkruaja e botoja. Isha duke biseduar me njė studiues
kosovar dhe e pyeta cilin konsideronte shkrimtarin mė tė madh
jugosllav tė kohės. Ai mė pėrmendi Danillo Kishin, dhe shtoi ndėr tė
tjera: ėshtė kafkian. Gjė qė ma nxiti kureshtjen.
Besoj
qė pėr lexuesin spanjoll tingėllon e ēuditshme kjo mosnjohje e imja
karshi njė letėrsie fqinje, si tė thuash, ndėrsa nga ana tjetėr isha i
familjarizuar me autorė tė viseve dhe epokave sadokudo mė tė largėta.
Duhet pasur parasysh se nė periferinė ballkanase apo juglindore tė
Europės njohja e ndėrsjelltė brendapėrbrenda ka qenė dhe ende vazhdon
tė jetė mjaft parrokiale, e ndarė nė hapėsira kulturore kombėtare po
aq tė mbyllura ndėrsjelltazi sa ishin tė hapura e tė pėrziera para se
ato kombe tė krijonin hapėsirat pėrkatėse. Kjo dukuri ka qenė edhe mė
e theksuar, pėr arsye politike e ideologjike shtesė, nė rastin e
komunikimit apo moskomunikimit midis Shqipėrisė sė Hoxhės dhe
Jugosllavisė sė Titos.
Gjithėsesi, afiniteti im me Danillo Kishin nuk ka tė bėjė me
fqinjėrinė gjeografiko-kulturore, as me ndonjė realizėm magjik
ballkanas, term qė nuk i pėrgjigjet krijimatrisė sė Kishit dhe qė,
veē asaj, mund tė jetė i vlefshėm vetėm duke u ēliruar nga
konotacionet ekzotike ndaj bons sauvages tė periferisė, tė cilat
sugjerojnė njė analogji tė gabuar. Por kjo ēėshtje do tė kėrkonte njė
trajtesė mė vete. Tani po mjaftohem tė them se, ashtu sikurse autorėt
e tjerė qė pėrmenda, Danillo Kishi ėshtė njė nga mėsuesit e mi tė
mėdhenj, edhe pse unė nuk jam mė nxėnės i askujt. E ky ambiguitet,
pace Harold Bloom-it pėr atė ankthshmėri qė na motivon tė shkruajmė,
ėshtė me tė vėrtetė i frikshėm.
2.
Nga
kureshtja qė mė zgjuan fjalėt e studiuesit kosovar, ia dola tė gjeja
veprėn mė tė njohur tė Danillo Kishit, Njė varr pėr Boris Davidoviēin.
Po nuk pashė ndonjė afėri me Kafkėn. Dhe nuk mė bėri ndonjė pėrshtypje
tė madhe, sado herė-herė tronditės me ngjarjet qė rrėfeheshin. Asokohe,
dhe pėr njė kohė tė gjatė mė pas, shijet e mia letrare prireshin gati
ekskluzivisht nga miti, onirizmi dhe introspeksioni. Edhe Borhesi
madje, me pėrjashtim tė disa teksteve tė pakta, nuk mė tėrhiqte dhe
aq. Dhe pėr tė njėjtat arsye sikurse Danillo Kishi.
Le tė
ndalemi te kjo pikė. Danillo Kishi, nė esenė e tij Leksion i
anatomisė, thotė se Xhojsi pėrbėn njė nec plus ultra nė letėrsi, duke
qenė se ka arritur nė caqet e mbrame tė subjektives. Ndėrsa me
Borhesin ēelet njė faqe e re, duke mėnjanuar introspeksionin, me
shtirjen karakteristike borhesiane tė njė teksti dituror, kinse po
eksplorohen tė vėrteta metafizike, me njė mėnyrė tė rrėfyeri qė
shtjellohet nė fillin e ngushtė, pothuaj tė paperceptueshėm, ndėrmjet
reales dhe irreales, apo mė mirė ndėrmjet letėrsisė dhe joletėrsisė,
me lojėn e ndėrkėmbimit tė vijueshėm tė tyre, gjė qė pikėrisht na
shpie te thelbi i asaj ēka ėshtė letėrsi, njė aura qė mbetet e
pathėnshme, sado e ngėrthyer nė rrjedhė tė fjalėve.
Me
kėtė, pėrsėri duket se Borhesi, mbas Xhojsit dhe nė tė kundėrtėn e
Xhojsit, ka arritur nė njė limit, nė njė nec plus ultra tė letėrsisė.
Danillo Kishi e pėrvetėson prosedenė e Borhesit, porse nėpėrmjet njė
inversioni. Nė vend tė ideve tė sferės mistiko-metafizike, lėnda e tij
ėshtė ajo e fakteve jetėsore, e historisė nė tė cilėn jemi tė zhytur
dita-ditės. Edhe kėtu, nė kėtė mpleksje tė fiktives me realitetin tė
cilėn do ta quanim faktive, kemi ndėrkėmbimin e vijueshėm tė letėrsisė
dhe joletėrsisė, dhe atė aura qė mbetet e pathėnshme, sado e ndjeshme
pėrtej tablosė sė ngjarjeve dhe peripecive tė pafundme tė ekzistencės
sonė. Dhe ndonėse nė vėshtrim tė parė tė shkruarit e Kishit ngjan si
diēka e thatė dhe e dystė, poetika ėshtė e gjithėpranishme aty, midis
rreptėsisė faktologjike, e stėrpikur mjeshtėrisht me anė tė tropeve
sado tė rralla e tė thjeshta, por tė befasishme, dhe sidomos nėpėrmjet
vezullimeve tė ēuditshme qė shkreptijnė nga pėrplasja e vetė fakteve
apo faktoideve.1
Por
do tė mė duhej shumė kohė pėr ti zbuluar tė gjitha kėto, si te
Borhesi, edhe te Kishi, gjithė duke e zbuluar njė shije tė tillė tek
vetvetja. Aty ku e lashė pak mė parė, gjendesha nė momentin e leximit
fillestar jo aq magjepsės tė Danillo Kishit, nė vitin e largėt 1981.
Isha nė Itali, me bursė njėmujore nė Universitetin e Perugia-s pėr tė
Huajt, bashkė me njė mikun tim shqiptar, tė dashuruar po aq sa unė me
letėrsinė. Si e mbarova sė lexuari Boris Davidoviēin, e mori ai, dhe
e pėrpiu me njė frymė, ndoshta pėr shkak tė asaj prirjeje tė
pėrēudshme e ndonjėherė tė papėrballueshme qė kemi ne njerėzit pėr
tiu lėshuar frikės dhe delirit tė persekutimit, ndoshta nga njė
shpresė e marrėzishme qė do tė mund tė mėsohemi me to. Vėrtet, miku im
do tė mė thoshte se duke lexuar Boris Davidoviēin i kishte hyrė nė
shpirt deliri i persekutimit. Ishin kohė tė errėta pėr Shqipėrinė,
kushdo mund tė shndėrrohej nė personazh tė atij libri.
Dhe,
vėrtet, pa kaluar viti, unė u shndėrrova nė njė tė tillė, duke u
vėrvitur nė ato koordinata tė skėterrshme qė pėrshkruan Danillo Kishi,
pėrfshi edhe akuzėn e kontakteve agjenturore me zbulime tė huaja
pikėrisht nė Univeristetin pėr tė Huajt nė Itali, madje edhe miku im u
shndėrrua nė njė personazh tė tillė, teksa e thirrėn dhe e muarėn nė
pyetje pėr mua, po nuk mė tradhtoi. Ishte reale apo irreale akuza pėr
kontakte agjenturore, kjo nuk kishte rėndėsi. Krejt hetuesia ime ishte
si perifrazim i librit tė lartpėrmendur, duke u shndėrruar fiksioni nė
realitet dhe realiteti nė fiksion.
Megjithatė, afėria ime e mėvonshme ndaj Danillo Kishit nuk se
shpjegohet thjesht me hetuesinė dhe burgun. Te Danillo Kishi arrita
nėpėrmjet shtigjesh mė tė koklavitura, ku hetuesia dhe burgu shfaqen e
zhduken, zhduken e shfaqen, ashtu si realiteti nė kohėn qė lexojmė,
ose shkruajmė.
3.
Kur u
botua nė Jugosllavi Njė varr pėr Boris Davidoviēin, kundėr autorit u
ngrit stuhia e njė fushate denigruese e shpifėse, me artikuj, me
intervista, madje edhe me libra tė tėrė. Danillo Kishi goditej pėr
mungesė talenti e fantazie dhe, ēka ishte mė e rėnda, lapidohej
moralisht pėr mėkatin vdekėsor qė mund tė kryejė njė shkrimtar,
plagjiaturėn, po fushata padyshim kishte edhe motivime politike, sado
tė shprehura nė surdinė, nga druajtja mos i jepnin dashur padashur,
bashkė me gjėmbat, kurorėn e disidentit, dhe sidomos pėr njė arsye
tjetėr, qė buronte pikėrisht nga themelet e ngrehinės demagogjike tė
komunizmit jugosllav. Nė librin e Kishit janė plazmuar me njė satirė
therėse krimet e stalinizmit e tė Kominternit, pikėrisht ato lloj
krimesh pėr tė cilat Beogradi zyrtar grosso modo e denonconte
Bashkimin Sovjetik tė Stalinit, si dhe Shqipėrinė e Hoxhės. Dhe
diskuri i legjitimitetit tė titizmit mbėshtetej ndėr tė tjera nė
distancimin nga Stalini, nė ngjizjen e atij hibridi qė shumėkush nė
Perėndim do ta shihte si socializėm me fytyrė njerėzore.
Por,
ashtu si Sfinksi, pėrveē fytyrės njerėzore ky hibrid kishte kthetrat.
Siē thonė Įgnes Heller dhe Ferenc Féher nė esenė Fundi i komunizmit,
herezitė e ndryshme ndaj Moskės u referoheshin nė kritikėn e tyre
herė-herė traditave libertare tė modernitetit, po me tė mbaruar ky
ritual kritik binin ose nė ripėrtypje tė ortodoksisė moskovite, ose nė
riciklimin e saj nė forma tė paktėn po aq liberticide e reaksionare.
Kėshtu ndodhte, fjala vjen, me maoizmin. Kėshtu ndodhi edhe me
komunizmin jugosllav, nė fillimet e tij, nė momentet epike tė
shkėputjes nga Moska, dhe gjithashtu dekada mė vonė, madje edhe me
njerėz nga grupi Praxis i marksizmit humanist, kur qendra e
ortodoksisė u zhduk.
Nuk
ėshtė rastėsi qė intelektualėt organikė tė cilėt damkosnin Danillo
Kishin dikur dhe disa nga korifejtė e nacionalizmit tė sotėm serbomadh
janė tė njėjtėt persona. Sidoqoftė, nė kohėn e fushatės kundėr Danillo
Kishit ortodoksia staliniste edhe mund tė kritikohej, por, siē thotė
Kolakowski lidhur me kontekstin polak tė pėrdorimit tė tankeve kundėr
klasės sunduese mė 1956-n, mund tė kritikohej vetėm kur e kėrkonte
regjimi dhe nė mėnyrėn qė e kėrkonte regjimi. Letėrsia, edhe nėse e
shkruar nė njė regjistėr faktologjik, pa ambiguitete hapėsinore e
kohore, pėr aq sa ėshtė letėrsi bėn fjalė edhe mbi diēka tjetėr.
Prandaj dhe Danillo Kishi ishte aq i frikshėm.
Gjithėsesi, Danillo Kishi nuk ka qenė shkrimtar i angazhuar, madje e
hidhte poshtė idenė e angazhimit, jo vetėm nė kuptimin leninist, po
edhe nė atė sartrian. Madje, nė Homo poeticus, ai thotė se arti, pra
edhe arti i fjalės, tekefundit ėshtė lojė e invencionit tė formave.
Ndėrkaq, po nė Homo poeticus, ai thotė se qėllimi i artit tė fjalės
ėshtė kėrkimi i sė vėrtetės. Tani, si mund ti pajtojmė kėto dy
principe? Ndoshta nuk mund tė pajtohen, dhe ndoshta letėrsia ėshtė njė
tension i tė dyjave. Edhe nėpėrmjet kėsaj pazgjidhshmėrie e gjej veten
tė afėrt me Danillo Kishin.
4.
Mjaft
libra tė Danillo Kishit janė botuar nė njė sėrė gjuhėsh nė vende tė
ndryshme tė botės, pėrfshi edhe Spanjėn. Megjithatė, pėr mendimin tim,
ai nuk gėzon prestigjin e merituar si njė nga shkrimtarėt mė tė
mėdhenj bashkėkohorė. Dhe mendoj se nė Spanjė kjo ndodh pėr dy arsyet
e mėposhtme, por qė mund tė ajgėtohen edhe nga sa u tha mė sipėr.
Sė
pari, kjo ka tė bėjė me mungesėn e njohjes sė Europės Lindore, apo mė
saktė me mosdėshirėn pėr ta njohur, mosdėshirė qė lidhet me specifikėn
e historisė sė vonė spanjolle, tė njė shoqėrie qė ngėrthen nė
imagjinarin e saj, veēanėrisht tė bartur nga intelektualėt, fantazmėn
e njė Lufte Civile tė pėrgjakshme e me njė ndarje manikeiste, si dhe
kujtesėn e gjallė tė njė diktature dhjetravjeēare qė e pasoi, me njė
simbologji tė ekstremit tė djathtė. Mė duket, nė kėtė kuptim, tepėr
simptomatike deklarata e njė shkrimatri spanjoll me emėr, nė kohėn e
botimit tė Arkipelagut Gulag mė 1973, teksa Franko dhe diktatura e
tij ishin gjallė jo thjesht nė kujtesėn kolektive.
Sipas
kėtij shkrimtari tė nderuar, emrin e tė cilit nuk po dua ta pėrmend,
gulagu ishte i pėrligjur qoftė dhe vetėm pėr shkak tė ekzistencės sė
njė individi si Aleksandėr Sollzhenicini, dhe i vetmi qortim qė mund
ti bėhej gulagut ishte se duhej tė tregohej edhe mė efikas. Ndėrkaq,
sistemi qė kishte nevojė pėr atė makinė vdekjeje ėshtė shembur e
diskredituar kudo nė Europė, duke qenė se doli i papranueshėm jo pėr
njė apo disa individė, po pėr popujt qė pretendonte se i pėrfaqėsonte.
Dhe pakkush, qoftė dhe nga pozitat e snobizmit intelektual perėndimor,
mund tė gjejė ndonjė fjalė pėr ta mbrojtur. Po duket se nuk janė aq tė
paktė ata qė e kanė tė vėshtirė tė rishikojnė mitologjinė politike qė
i ka frymėzuar nė njė pjesė tė madhe tė jetės sė tyre. Dhe, me sa kam
vėnė re, nė Spanjė ėshtė mjaft e pėrhapur prirja pėr ti bishtnuar
kėtij kapitulli tė historisė sė gjysmės sė kontinentit tonė. Arsyeja e
dytė, mė e pėrgjithshme pėr sa thashė mbi fatin e krijimtarisė sė
Danillo Kishit nė Spanjė, lidhet me gjendjen aktuale,
post-diktatoriale tė kėsaj shoqėrie.
Ka
njė frivolizim tė qėndrimit ndaj letėrsisė, gjė qė haset pak a shumė
kudo nė Perėndim, po qė nė Spanjė ėshtė mė e theksuar ndoshta pėr atė
qė thotė Huan Gojtisolo: nuevos ricos, nuevos libres, nuevos europeos.
Kjo pėrfton njė atmosferė hedonizmi sipėrfaqėsor, ku letėrsia dhe
artet konsumohen kryesisht nė funksion tė argėtimit tė ēastit. E
librat e Danillo Kishit nuk e kėnaqin dot kėtė nevojė. Pėrveē qė tė
bėjnė tė vrasėsh mendjen, paraqesin disa nga aspektet mė tė zymta tė
jetės. Vėrtet, konsumohen ēdo ditė dhe parreshtur tonelata librash e
legjione filmash me katarakte gjaku, me konflagracione planetare, me
gjithėfarė pėrbindshash antropomorfė e zoomorfė, por kjo nuk ngjall
kurrėfarė frike, pėrkundrazi, janė shumė relaksuese. Ndėrsa tė kėqiat
e shpalosura nė librat e Danillo Kishit, sado tė kursyera pėr nga
makabriteti, nuk janė tė dėshirueshme pėr konsumin letrar tė ditėve
dhe netėve tona. Edhe nė kėtė kuptim, arti i tij i fjalės ėshtė i
frikshėm.
Barcelonė, tetor 2002
Dėrguar mė 29
shtator 2003, nga
Ēerēiz
Loloēi (Tiranė)
|
|