|
27 shtator 2003 / Scott Bobb /
Zėri
i Amerikės
Nė Irak, dhuna dhe krimi duket se janė
pjesė e jetės sė pėrditshme, ndėrkohė qė vendi po del nga dekada tė
tėra lufte dhe shtypjeje. Megjithatė, njerėzit vazhdojnė jetėn e tyre
dhe njė farė normaliteti po kthehet gradualisht.
Disa udhėtarė veshin rripat e sigurisė,
ndėrkohė qė aeroplani me dy motorė vėrtitet mbi aeroportin kryesor tė
Bagdadit.
Brenda 3 minutash, aeroplani pėrshkon njė
distancė prej 4 mijė metrash. Udhėtarėt mbahen fort nė karrike,
ndėrkohė qė piloti u thotė i gėzuar se manovra, qė ai bėri kishte pėr
qėllim tė shmangte granadat, qė hidhen shpesh nga toka nė periferi tė
aeroportit.
Aeroplani merr njė kthesė tė fortė nė fund
tė pistės dhe i afrohet derės sė njė hangari. Pasagjerėt dalin duke
picėruar sytė nga drita e diellit dhe pėrshėndeten nga njė ushtar
amerikan.
Mirėsevini nė Bagdad, thotė ai, dhe i
kėshillon udhėtarėt tė mos flasin me ndonjė ushtar dhe tė mos bėjnė
fotografi, veēanėrisht tė njerzve tė plagosur, qė mund tė jenė duke
pritur pėr tu evakuuar.
Pasagjerėt kontrollohen, bagazhi i tyre
kalon pėr kontroll nėpėr aparatura elektronike dhe ata regjistrohen nė
njė zyrė. Dhoma e pritjes ėshtė monotone, por dikush ėshtė pėrpjekur
ta bėjė tė rehatshme me disa karike dhe vepra arti, qė duken sikur
janė marrė nga njė prej pallateve tė Sadam Huseinit.
Sapo kalojnė aeroportin e rrethuar me
tela, vizitorėt hyjnė nė rrugėt e Bagdadit, tė cilat pėr habi janė
plot trafik. Nėpėr rrugė ka vetura, autobuzė dhe kamjonė tė ndryshėm.
Shumica e automjeteve tė reja janė xhipsat e zyrtarėve tė koalicionit,
punonjėsve tė organizatave humanitare dhe anėtarėve tė elitės sė re
irakiane.
Arsyeja qė ka kaq shumė makinė ėshtė se
benzina nė Irak ėshtė shumė e lirė, mė e lira nė botė, trashėgimi kjo
e Sadam Huseinit. Njė litėr benzinė kushton vetėm njė cent amerikan.
Qė nga shpėrthimet e makinave bombė, tė
cilat duket se vėnė nė shėnjestėr ēdo grup, qė shikohet se punon me
koalicionin e udhėhequr nga amerikanėt, siguria ėshtė shndėruar nė njė
shqetėsim tė madh.
Zona e Bagdadit, ku ndodhet pallati
kryesor i Sadam Huseinit, qendra ndėrkombėtare e konferencave dhe
hoteli i famshėm Rasheed, ėshtė qendra e autoritetet tė koalicionit
dhe e qeverisė sė pėrkohshme irakiane. Aty punojnė dhe banojnė
udhėheqėsit e Irakut tė ri.
Ajo quhet zona e gjelbėrt, por pamja e saj
e pėrgjithshme ėshtė metalike pėr shkak tė pajisjeve ushtarake, prej
miliona dollarėsh, qė e mbrojnė atė.
Pėr tė hyrė nė zonėn e gjelbėrt dhe nė njė
prej godinave tė saj, kushdo qė nuk ka lejen e koalicionit, duhet tė
paraqesė dy dokumente identifikimi. Aty ndodhen 4 pika tė ndryshme
kontrolli dhe ēdo vizitor kontrollohet imtėsisht dy herė, proces ky qė
zakonisht zgjat 15 deri nė 20 minuta. Nė qendrėn ndėrkombėtare tė
konferencave, gazetarėt mblidhen mbasdite pėr konferencat e shtypit,
ndėrkohė qė ushtarėt amerikanė stėrvisin roje tė sigurimit.
Dhe pėrsėri nė rrugėt e Bagdadit, veturat
dhe kalimtarėt fillojnė tė pakėsohen me rėnien e diellit. Nė muzg
shikon disa njerėz duke psonisur. Por nė errėsirė rrugėt janė thuajse
bosh dhe duke filluar nga 11 e natės, kur hyn nė fuqi
ndalim-qarkullimi, rrugėt janė krejtėsisht tė shkreta.
|