|
-
27 shtator 2003
/
Shkruan: Rexhep ELEZAJ
-
-
Pėrditėshmėria nė jetėn e muslimanėve nė Gjermani pėrfshinė ēėshtje
tė shumta tė cilat kanė tė bėjnė me statusin e tyre dhe
rregullativėn ligjore qė ka tė bėjė me kryerjen e obligimeve dhe
ritualeve fetare islame nė kėtė shtet, qė ka tė bėjė me tė drejtat e
muslimanėve sipas Kushtetutės si dhe me problemet me tė cilat
ballafaqohet ky komunitet brenda shoqėrisė germane duke filluar qė
nga shprehja e lirė e ndjenjave fetare, ndėrtimi i xhamive,
ēėshtja e ndėrtimit tė minareve, thirrja me zė e ezanit pėr namaz,
lutjet, agjėrimi gjatė orarit tė punės dhe shkollimit,
ēėshtja e festave islame, tė drejtat me rastin e kalimit nė Islam,
tė drejtat e fėmijėve me rastin e shkurorizimeve midis
bashkėshortėve, tė drejtat civile tė gruas, ēėshtja e varrosjes,
mėnyra e ushqimit, prerja e bagėtive (kurbanit) sipas normave tė
sheriatit islam, ēėshtja e veshjes dhe e bartjes sė garderobės
islame, lirimi i vajzave muslimane nga lėnda e sportit dhe
gjimnastikės gjatė shkollimit, bartja e shamisė nė vende publike dhe
vende tė punės, kujdesi shpirtėror pėr tė punėsuarit nė
institucionet politiko-shoqėrore, njohja e Besimit islam, kalendari
islam, netėt e shėjta (netėt e mėdha), kryerja e ritualeve islame nė
mėnyrė individuale dhe kolektive siē ėshtė falja e namazit, si dhe
shumė ēėshtje tjera tė cilat kanė tė bėjnė me jetėn dhe
fushėveprimtarinė e besimatrėve islamė nė Gjermani.
-
-
Qysh
nė fillim duhet cekur faktin se shteti gjerman me vetė faktin se u
detyrua tė pranojė punėtorė tė huaj nga vende tė ndryshme tė botės
bashkė me ta edhe anėtarėt e familjeve tė tyre, vetvetiu u gjend nė
situatė qė si rrjedhojė e angazhimit tė tyre ta pranojė, e nė tė
njėjtėn kohė edhe ta ndihmojė, ngritjen dhe zhvillimin normal tė
jetės sė muslimanėve brenda shoqėrisė germane. Dhe ky itinirar i
jetės sė muslimanit nė Gjermani, natyrisht do tė zhvillohet nė
kuadėr tė ligjeve shtetrore me tė cilat tė huajve (Ausländers) u
janė tė garantuara tė drejtat njerėzore dhe fetare siē ėshtė
Grundgesetz für Bundesrepublik Deutschland, 23 maj 1949, i
ndryshuar me Ligjin pėr ndryshimin e tij me 3 Nėntor 1995 (BGB1.I.
IS. 1492), (Ligji Themelor i RFGJ, 23 maj 1949 dhe i Ligjit pėr
ndryshimin e tij me 03. Nėntor 1995).
-
-
Kėto
dhe tė drejta tjera pas reformės sė bėrė nė ligjin pėr tė huajtė do
tė zgjerohen, sidomos ato tė drejtat qė kanė tė bėjė me marrjen e
nėnshtetsisė gjermane, akt i cili tė huajve u ka bėrė tė mundur
integrim mė tė shpejtė nė mjedisin dhe shoqėrinė vendase pėr tu bėrė
mėpastaj pjesė pėrbėrėse dhe integrative e saj. Pikėrisht kjo u ka
mundėsuar pjesėmarrje aktive dhe participim tė drejtpėrdrejtė nė
jetėn politike dhe shoqėrore tė shtetit gjerman.
-
-
Pavarėsisht nga niveli i tė drejtave tė tyre civile dhe juridike,
pyetje kyēe nė kuadėr tė ndėrtimit tė komunitetit muslimanė kėtu,
mbetej gjithėnjė aktuale ēėshtja sa dhe si do tė kuptohet nė
mjediset e shoqėrive pėrendimore ēėshtja e Besimit islam si dhe
pėrspektiva e tij nė botėn perėndimore, posaēėrisht ēfarė do tė
ishte
hapsira adaptuese e normave islame dhe e vlerave tė tij nė njė
rreth kristianė tepėr tė sekularizuar dhe me rregulla shoqėrore dhe
juridike strikte dhe mjaftė tė moderuara. Pastaj, ēėshtja e
respektimit tė pakicės muslimane nga ana e shumicės vendase, zbatimi
i vendimeve ligjore dhe pranimi i tyre nga ana e palės vendore, etj,
etj, qė tė gjitha ēėshtje me prioritet tė cilat paralelisht kėrkonin
sēarime meritore, sepse me injorimin e tyre eventual nuk mund tė
arrihej asgjė pozitive dhe as tė zgjidheshin konfliktet nė kėtė
relacion, gjė qė ka rezultuar me dialogun e ndėrsjellė midis palės
vendase dhe asaj imigruese duke i mbrojtur secila (palė) pozicionet
e veta nė pėrputhje me interesat dhe tė drejtat nė kėtė aspekt.
-
-
Nė
bazė tė disa analizave del se gjatė ndėrtimit tė raporterve
koekzistuese midis palės vendore dhe komunitetit islam nė Gjermani
janė paraqitur dallime rreth botėkuptimeve fetare siē janė;
ravijzimet esenciale rreth Isalmit, veēantia e ritualeve islame,
format dalluese gjatė praktikės dhe shėrbimeve fetare, duke
potencuar nevojėn dhe domosdoshmėrinė qė konfliktet midis dy
palėve, mund dhe duhet tė sqarohen drejtė para opinionit dhe
shoqėrisė gjermane.
-
-
Andaj,
nisur nga kėto postullate opinioni gjerman gjithnjė ka qenė i
informuar pėr itinirarin e jetės sė besimtarėve muslimanė tė cilėt
jetojnė nė Gjermani, me qėllim qė pėrmes njohurive me kohė dhe nė
mėnyrė tė saktė tė bėhėt pasqyrimi sa mė real i raporteve tė
pėrgjithshme tė krijuara brenda shoqėrisė gjermane nė gjirin e sė
cilės jeton dhe vepron komuniteti fetarė muslimanė. E gjithė kjo
duke i theksuar qartė dallimet themelore morale dhe fetare tė dy
kulturave tė cilat qėndrojnė dhe bashkėjetojnė pėrballė njėra
tjetrės, gjė qė, mu pėr kėtė shkak ėshtė dashur qė kėto marrėdhėnie
tė pėrcaktohen dhe rregullohen me ligj, sidomos e drejta pėr ushtrim
tė lirė tė fesė brenda komunitetit islam, ngase ka patur raste tė
shumta kur disa tė drejta tė kėtij komuniteti ėshtė dashur tė
mbrohen para organeve gjyqsore lokale dhe fedrale pėr ti zgjedhur
kontestet e ndryshme sipas dispozitave kushtetuese gjermane tė cilat
kėtij komuniteti i garantojnė tė drejta tė plota fetare nė kėtė
vend.
-
-
Andaj,
gjejmė se institucionet pėrkatėse tė kėtij vendi kanė bėrė pėrpjekje
tė vazhdueshme qė konfliktet dhe dallimet ekzistuese midis vlerave
tė kėtyre dy kulturave tia sqarojnė opinionit sa mė mirė, duke
pasur me kėtė rast si qėllim primarė tejkalimin e keqkuptimeve tė
mundshme nga tė dyja palėt, me qėllim pėr tė inicuar dialog dhe
komunikim tė ndėrsjellė me komunitetin musliman nė Gjermani.
-
-
Nuk ka
dyshim se ndėr faktorėt tė cilėt kanė ndikuar nė ndėrrimin e hartės
fetare tė Gjermanisė nė rendė tė parė rradhitet ardhja gjithnjė e mė
e madhe e fuqisė puntore tė muslimanėve nė Gjermani dhe bashkimi i
familjeve tė tyre, gjė e cila ka bartur me vete edhe shumė pyetje
tjera tė cilat kanė patur tė bėjnė posaēėrisht me gjeneratat e reja
muslimane tė cilėt kanė lindur dhe janė rritur kėtu, pastaj ēėshtja
se ēfarė rruge zgjedhin ata nė mjedisin e ri i cili nė njė apo
mėnyrė tjetėr ka bėrė qė tė pėrvetėsojnė norma tė reja shoqėrore
nė jetėn e muslimanit nė Perėndim, qoftė si individ i cili duke
jetuar me tė tjerėt ėshtė i obliguar qė ti ofrojė tė mira rrethit
ku jeton, qoftė kur ėshtė fjala pėr rolin e tij qė duhet ta luajė ai
brenda shoqėrisė pjesė e sė cilės ėshtė bėrė me vetėdėshirė (?!).
-
-
Edhe
mė shumė se kjo ėshtė, gjithashtu, njohja mė afėr me karakteristikat
e muslimanėve tė cilat i veēojnė ata nga tė tjerėt siē ėshtė mėnyra
e Besimit nė Zot, Lutjet, Agjėrimi, Haxhillėku, etj, qė krahasuar me
traditat fetare judo-kristiane pėrafėrsisht u shėrbejnė qėllimeve tė
njėjta shpirtėrore. Ēėshtja e fesatve fetare islame tė cilat
shėnohen brenda vitit, sidomos ajo e Fitėr dhe Kurban-bajramit janė
trajtuar posaēėrisht nė aspektin e jetės sė muslimanit si individ
duke filluar nga akti i lindjes, kastrimi, nusėria dhe varrimi nė
kuptimin e normave tė parapara sipas sheriatit islam. Poashtu janė
shtjelluar nė mėnyrė tė veēantė rregullat e marrjes sė ushqimit,
ēėshtja e rrobave dhe mėnyra e veshjes (garderobės islame) tė cilat
duhet tė pėrdorėn gjatė lutjeve fetare si dhe nė jetėn e
pėrditėshme, etj, qė paraqesin padyshim njė segment tė rėndėsishėm
nė jetėn e pėrditshme tė muslimanit.
-
-
Tė
nxjerrish pėrfundime konkrete nga secila lėmi e jetės sė muslimanit
nė Gjermani veē e veē nuk ėshtė punė fare e lehtė, ngase kėto
ēėshtje janė mjaftė komplekse duke filluar nga leja pėr ndėrtimin
dhe funksionimin e xhamive, agjėrimi nė vendet e punės, bartja e
shamive e grave muslimane nė punė, prerja e kafshėve sipas normave
tė sheriatit islam e deri tek pyetja; sa dhe ēfarė ėshtė kujdesi i
shoqėrisė gjermane ndaj shqetėsimeve tė tyre shpirtėrore nė aspektin
fetar, pastaj si dukėn tė gjitha kėto rrethana nė syrin e vetė
muslimanit, sa shkaktojnė tė gjitha kėto tronditje brendapėrbrėnda
jetės sė tij nė Gjermani, etj?
-
-
Sipas
rregullave qė vlejnė nė Gjermani pėr tė gjitha komunitet fetare qė
kanė tė bėjė me tė drejtat themelore pėr shprehje tė lirė tė besimit
dhe ndjenjave fetare, sipas disa analistėve tė kėtushėm pėr
komunitetin muslimanė qė jeton kėtu kanė ngelur edhe shumė ēėshtje
tė cilat ende nuk janė rregulluar deri nė fund, ngase disa nga kėto
tė drejta qėndrojnė nė varshmėri tė madhe nga normat e padefinuara
ligjore tė cilat nominalisht janė rrjedhojė e pėrcaktimeve
kushtetuese tė cilat kėrkojnė gjithmonė rishikim nga ana e organeve
kompetente gjermane pėr ta fituar njė pasqyrė mė reale se ku ēalojnė
ato dhe pse nuk mund tė zbatohen plotėsisht disa tė drejta tė tyre.
-
-
Artikulimi i ēėshtjeve jetike nė jetėn e muslimanit bėhėt kryesisht
nė harmoni me tė drejtat standarde ndėrkombėtare, por shumė nga kėto
tė drejta nuk ka mundur ti zgjedhė as gjyqi, sepse disa prej tyre
janė nė lidhėshmėri tė ngusht me rrjedhat shoqėrore tė kėtushme, qė
kėrkojnė debate dhe sqarime mė detale, meqė gjykatat nuk mund tė
jenė kompetente pėr shumė ēėshtje fetare islame tė cilat kanė
tretman dhe kuptim tė tillė e qė dalin jashtė natyrės sė tė drejtave
civile juridike ndėrkobėtare si dhe tė disa ēėshtjeve tjera nga
pėrditėshmėria e jetės sė muslimanit.
-
-
Sa i
pėrket asaj se si ndjehėn muslimanėt kundrejtė lirive tė tyre fetare
dhe sa bien ata ndeshė me interesat e tė tjerėve kėtu nė Gjermani,
ėshtė vėshtirė tė nxjerrėn pėrfundime konkrete, sepse zbatimi
shpirtėror dhe praktik i fesė islame ka ende status tė padefinuar
plotėsisht, ku respektimi i normave islame, siē mendon shumica, nuk
do tė duhej tė ishte kontraproduktiv ose nė kundėrshtim me rrethin,
posaēėrisht nė raport me tė drejtat e komuniteteve jo muslimane, dhe
derisa do tė zgjasė kjo situatė e pasqaruar mirė do tė ketė mjaftė
punė edhe pėr gjykatat vendore, tė cilat nė raste tė kontesteve tė
veēanta janė mbrojtėset e vetme tė tė drejtave tė muslimanėve kėtu.
-
-
Pėrderisa ende nuk ka zgjidhje adekuate pėr shumė ēėshtje qė kanė tė
bėjnė me pėrditshmėrinė e jetės sė muslimanit brenda shoqėrisė
gjermane dhe derisa nuk aprovohet njė status shoqėror i pėrbashkėt
pėr organizatat islame, deri atėherė do tė ngelin shumė gjėra nga
kjo lėmi vetėm nė kuadėr tė tė drejtave ligjore tė cilat sado kudo
muslimanėve iu mundėsojnė nė masė tė caktuar zbatimin praktik dhe
shpirtėror tė ritualeve dhe obligimeve fetare, qė pėr fat kohėve tė
fundit janė disa ēėshtje qė kanė zėnė tė rregullohen nė nivel lokal
siē ėshtė rasti me lejen qe iu jipet muslimanėve nga ana e banorėve
lokal pėr ngritjen e minareve dhe thirrjen e ezanit pėr namaz me zė
tė lartė, etj, por e keqja tjetėr ėshtė se shumė ēėshtje edhe mėtej
mbeten tė varura nga kushtet dhe dėshirat e mjedisit lokal
jomusliman. Kjo nuk ndodh gjithkund njėsoj, por ėshtė mė rėndėsi pėr
shoqėrinė gjermane qė komunitetit musliman ti ofrojė sa mė shumė
liri pėr ushtrimin e fesė nė nivel tė njėjtė dhe me tė drejta tė
barabarta qė i gėzojnė kėtu vetė kristianėt.
-
-
Ndėrtimi i xhamive
-
-
Njėra
ndėr ēėshtjet kyēe qė ka preokupuar komunitetin muslimanė nė
Gjermani ka qenė sigurimi i lokacionit pėr kryerjen dhe faljen e
namazit (lutjeve), d.m.th. gjetja e vendit dhe ndėrtimi i xhamive.
Sipas vlersimeve mė reale nė Gjermani ka afėrsisht 2200 xhami,
pėrfshirė kėtu lokalet e adaptuara pėr kėtė qėllim tė cilat nga
pamja e jashtme nuk japin shėnja tė ndonjė faltoreje islame, ngase
ato gjenden tė vendosura nėpėr podrume, lokale tė mbyllura, nė zona
industriale, etj. Ndėrsa xhami nė formė klasike, dmth. me kupolė dhe
minare ekzistojnė afėr 66 nė disa qytete tė mėdha si nė Hamburg,
Aachen, Mynhen, Augsburg, Baesweiler, Bergheim, Berlin, Böbingen,
Dortmund, Frankfurt am Main, Hamm, Manheim, Hilden, Iserlohn,
Karlstadt, Köln, Mosbach, Neuss, Pforzheim, Siegen, Werl, Wesseling,
Konstanz (e ndėrtuar para tri viteve), etj. Lejen pėr ndėrtimin e
xhamive zakonisht e shtrojnė klube dhe shoqata islame tė
regjistruara pranė organeve gjegjėse vendore tė cilat veprojnė nė
formė legale, ndaj edhe kanė tė drejtėn tė shtrojnė kėrkesė pėr
ndėrtimin e tyre.
-
-
Mirėpo, siē kemi cekur mė lartė leja e lėshuar nga organet pėrkatėse
gjermane pėr ndėrtimin e xhamive tė reja zakonisht pėrcillet me
protesta nga banorėt vendas nė lagjėn e tė cilėve do tė ndėrtohet
ajo, sepse vendet ku parashihet ndėrtimi i tyre nuk janė tė
destinuara pėr lutje dhe prehje shpirtėrore, thonė banorėt vendas.
Pastaj si problem i veēantė shtrohet ēėshtja e minareve dhe thirrja
e ezanit me zė qė nga banorėt konsiderohet si prishje e qetėsisė sė
tyre, e poashtu problematike ėshtė edhe lartėsia e minareve qė sipas
ligjeve lokale nuk lejohet tė jet mė e lartė se 16 metra, ndėrsa
sipas kėrkesave tė muslimanėve ato duhet tė jenė sė paku 24 metra tė
larta, gjė qė kėto dhe konflikte tė ngjajshme tė kėsaj natyre mund
tė zgjidhen vetėm pėrmes organeve gjyqsore.
-
-
Rasti
mė drastik ka ndodhur nė qytetin Neuss-Derikum ku gjyqi ka vendosur
nė favor tė kėrkesės sė muslimanėve duke lejuar ndėrtimin e xhamisė
me minare nė lartėsi prej 24 metrash, mirėpo ka patur raste kur janė
mbyllur xhami tė cilat pėr banorėt pėr rreth kanė paraqitur pengesė
pėr gjumė dhe qetėsi qė nė ora 6 tė mengjesit, pastaj nė mbrėmje,
sidomos gjatė muajit tė Ramazanit, tė cilat mė nė fund me vendime tė
gjykatave janė mbyllur.
-
-
Ndėrtimi i minareve dhe thirrja e ezanit me zė pėrmes mikrofonėve
poashtu ėshtė pėrcjellur me kundėrshtime nga banorėt lokalė, por
edhe nga shoqata kishtare dhe jevreje me arsyetimin se nė lokacionet
ku gjenden xhamitė banorėt tė cilėt banojnė afėr tyre nuk janė tė
gjithė muslimanė, gjė qė sipas tyre thirrja e ezanit ėshtė e
palogjikshme, mbase duke u thirrur edhe nė dispozita islame sipas tė
cilave ky ritual nuk ėshtė i domosdoshėm (Farz), por vetėm
syn-net (jo obligative), herė i praktikuar gjatė kohės sė profetit
Muhamed a.s. e herė jo. Kėto shkaqe pėr palėn e komunitetit islam
kanė qenė tė papranueshme, natyrisht. Pra, ēėshtja e pėrdorimit tė
minareve pėr thirrje mė zė tė ezanit ėshtė rregulluar prej rastit nė
rast, gjė qė ka ngelė si ēėshtje e cila mė shumė mvaret nga banorėt
fqinjė, por edhe nga pozita e lokacionit se ku gjendet xhamia,
ndonse si ambiente mė tė pėrshtatshme janė zonat industriale, ku
gjithnjė e mė shumė kohėve tė fundit po ndėrtohen xhami tė reja, qė
mė kėtė ēėshtja e ezanit nuk po shtrohet mė si problem qė kėrkon
leje nga banorėt lokalė sepse nė kėto lokalitet nuk ka ndėrtesa
banimi.
-
-
Namazi dhe agjėrimi nė vende tė punės, nė shkolla dhe universitete
-
-
Janė
kėto dy shtylla kryesore pėr muslimanin tė cilat ai duhet ti
plotėsojė nė jetėn e tij tė pėrditėshme si besimtarė, prandaj falja
e pesė namazeve (lutjeve) nė ditė kėrkon kohė dhe vend tė caktuar.
Njėjtė qėndron problemi edhe me agjėrimin, i cili pėr muslimanin qė
jeton nė Gjermani paraqet problem mė vete, kur dihet se shumica e
tyre gjenden nė marrėdhėnie pune nga edhe mvaret se a do tė jenė nė
gjendje qė ta kryejnė kėtė obligim fetar siē duhet. Sa i pėrket
faljes sė namazit para disa vitesh ka patur raste kur disa firma tė
mėdha industriale punėtorėve turq iu kanė siguruar lokale tė posaēme
brenda fabrikave ku ata kanė patur mundėsi qė me rradhė ta falin
namazin.
-
-
Njejtė
ėshtė vepruar edhe nė disa shkolla dhe universitete ku studentėt
muslimanė i kanė falur tė gjitha kohėt e namazit, mirėpo kjo formė e
kryerjes sė obligimeve fetare gjithnjė e mė shumė i ka shqetėsuar
kompetentėt dhe punėdhėnėsit pėr shkak se koha e faljes sė namazit
ėshtė dashur tė hiqet nga pagesa e punėtorit musliman, kėshtu qė kjo
ka shkaktuar konflikte midis dy palėve (punėdhėnėsit dhe
punėmarrėsit) tė cilat shpeshherė kanė pėrfunduar me largimin e
punėtorėve nga puna. Ka patur raste qė janė paraqitur dhe zgjedhur
para gjyqeve herė nė favor tė punėtorėve, herė nė tė mirė tė
punėdhėnėsve. Pra, ēėshtja e faljes sė namazit nė vendet dhe gjatė
orarit tė punės edhe sot e kėsaj dite nė Gjermani nuk ėshtė definuar
me ligj, qė paraqet shkelje tė tė drejtave fetare tė muslimanit. E
njėjta gjė ėshtė edhe me rastin e shėrbimit ushtarak tė tė rinjėve
muslimanė tė cilėt janė tė privuar nga e drejta pėr ti kryer
ritualet fetare, megjithėse gjykatat vendore, lidhur me kėrkesat e
tyre pėr falje tė namazit dhe agjėrim gjatė kohės sė shėrbimit
ushtatrak, mendojnė se kėrkesat e tyre duhet plotėsuar, ngase
gjithnjė e mė shumė ėshtė nė rritje numri i tyre nė rradhėt e
ushtrisė gjermane.
-
-
Sa i
pėrket agjėrimit ai trajtohet mė shumė si obligim shpirtėror i cili
nuk ėshtė rregulluar me akte tė posaēme ligjore, ndonėse edhe pse
punėdhėnėsi nuk mund ta ndalojė punėtorin qė tė agjėrojė gjatė
orarit tė punės, ai njė gjė tė tillė nuk e shiqon me simpati, sepse
konsideron se punėtori gjatė kryerjes sė punės shpenzon energji tė
cilėn e kompenzon me marrjen e ushqimit gjatė mengjesit dhe drekės i
nevojshėm pėr tė riprodhuar kondicion tė mjaftuar pėr ta kryer punėn
me kualitet dhe koncentrim tė duhur, ndėrsa si agjėrues kėtė
kompenzim nuk ka mundėsi ta bėjė. Poashtu, festat fetare islame
paraqesin kaptinė tė posaēme nė jetėn e muslimanit nė Gjermani, siē
ėshtė festa e Fitėr dhe Kurban Bajramit, netėt e mėdha, dhe tė
ngjajshme tė cilat nuk janė tė njohura me ligj, dhe kjo punėtorėt
muslimanė i detyron qė pėr kėto festa tė marrin ditė pushimi nga
punėdhėnėsit ose ti shfrytėzojnė orėt tepricė tė punės.
-
-
Kur
ėshtė fjala pėr ndėrrimin e emrave i garantuar me ligj gjatė kalimit
tė gjermanėve nė Islam siē ka treguar praktika jo rrallė kjo i ka
sjellur probleme administratės lokale, sepse ndėrrimi i emrave nė
librat e amzės duke mbajtur nė disa raste mbiemrin e familjes
(mbiemrin gjerman) u ka shkaktuar kokėēarje tė mėdha siē ishte rasti
nė Goblenz nė vitin 1992 kur z. Dirk Olaf me ēdo kusht ka insistuar
qė ta pėrvetėsoi emrin islam Abdul-Faruk Cetin, ndryshim tė cilin e
kanė refuzuar kompetentėt komunalė, e qė kėtė konflikt e ka zgjedhur
nė fund Gjyqi i qarkut nė favor tė ankuesit.
-
-
Ēėshtje tjetėr me rėndėsi nė jetėn e muslimanit ėshtė kastrimi i
fėmijėve mashkuj (bėrja synet), por edhe i tė moshuarėve tė cilėt
kanė kaluar nė Islam, gjė qė ky akt edhe ndėr muslimanėt nė Gjermani
pėrcillet me ceremoni festive, punė tė cilėn e bėjnė mjekėt-hirurgė
specialistė nė spitale ku koston e kėtyre operacioneve e bartė numri
mė i madh agjensive tė sigurimeve shendetėsore. Ndėrsa edhe kastrimi
tek fėmrat muslimane me prejardhje nga disa vende islame ėshtė
sjellur kėtu si praktikė e cila zbatohet nė shumė raste, dukuri e
cila nė disa vende tė Europės siē ėshtė Anglia, Suedia dhe Zvicra
trajtohet si vepėr e dėnueshme me ligj, e po ashtu edhe nė Gjermani
sipas normave ligjore konsiderohet si lėndim trupor pėr tė cilin
pason dėnimi edhe me burg. Lidhur me kėtė dukuri kanė reaguar edhe
disa organizata islame tė cilat publikisht janė distancuar nga ky
akt joislam duke i shpjeguar opinionit se kastrimi tek fėmrat e ka
prejardhjen qė nga koha e para Islamit dhe se ky nuk ėshtė obligim
fetar islam.
-
-
Varrimi i muslimanėve nė Gjermani
-
-
Vdekja
dhe varrimi i muslimanėve nė Gjermani ka qenė poashtu temė me vete
viteve tė fundit pranė oragneve qeveritare, ashtu dhe tek opinioni i
gjėrė, dhe si rezultat i kėsaj ka ardhur deri tek vendimi i shumė
komunave (mbi 70 sosh) qė pėr muslimanėt tė ndajnė pjesė tė veēanta
pranė varrezave tė krishtera ose vende tjera tė rezervuara pėr tė
vdekurit muslimanė. Njėri ndėr problemet qė janė hasur deri mė tani
nė kėtė drejtim midis kėshillave islame dhe drejtuesėve komunalė ka
qenė varrosja pa arkivole sipas rregullave tė sheriatit islam,
ndėrsa sipas ligjeve vendore varrimi i tė vdekurėve duhet tė bėhėt
ekskluzivisht me arkivole, megjithėse disa komuna kanė zėnė ti
lejojnė varrimet e tyre sipas rregullave islame.
-
-
Problemi tjetėr ėshtė i natyrės sė zgjatjes sė qetėsisė pas vdekjes
sė njeriut, varri i tė cilit mund tė ripėrdoret pėr varrimin e tė
vdekurve tė ri, ku sipas normave islame njė periudhė e tillė nuk
ėshtė e caktuar me sheriat, ndaj Kėshillat islame nė Gjermani nuk
kanė pranuar njė kusht tė tillė tė vėnė nga komunat. Kėto janė
shėrbyer me kėt rast me rregullat e krishtera sipas tė cilave
periudha e qetėsisė pas vdekjes sė njeriut zgjat 20 vite, ku pastaj
varri mund tė ripėrdorėt pėr varrimin e tė tjerėve, dhe poēėse nė
varre tė tilla gjenden mbeturina tė tė vdekurve tė mėparshėm atėherė
ato vendosėn nė vende tė posaēme. Ky konflikt ende ėshtė prezent
midis komunave dhe qendrave islame, ndonėse nė kėtė ēėshtje nuk kanė
dhėnė pėrgjigje meritore asnjė nga dijetarėt islamė, prandaj kjo
ēėshtje ka ngelur e pazgjidhur. Kuptohet se kjo periudhė ėshtė e
caktuar tek gjermanėt pėr shkakun kryesor tė mungesės sė lokacionit
tė mjaftuar pranė varrezave tė qytetve, ku pėr kėtė arsye shumica e
krishterėve viteve tė fundit nė mungesė tė tokės po i djegin tė
vdekurit e tyre pluhurin e tė cilėve e varrosin nė njė metėr
katrorė, mbase edhe pėr shkaqe financiare kur dihet se njė varrė i
zakonshėm mė sė paku kushton 5000 Euro.
-
-
Prerja e bagėtive sipas riteve islame
-
-
Edhe
pėrmbushja e kushteve islame kur ėshtė fjala pėr prerjen e bagėtisė
paraqet problem me vete nė Gjermani, sepse normat e sheriatit islam
pėr mėnyrėn dhe ceremoninė e prerjes sė shpezėve dhe bagėtive (duke
therė bagėtinė nė emėr tė Zotit dhe duke i prerė ato me thikė shumė
tė mprehtė) ėshtė shumė vėshtirė tė zbatohen pranė fabrikeve dhe
thertoreve tė shumta nė Gjermani tė cilat merrėn me kėtė punė. Ndaj,
kjo ēėshtje ka ngelur deri mė sot e parregulluar me ligj, edhepse
shpeshherė Kėshilli Qendror Islam nė Gjermani (Islamrat in
Deutschland) ka ushtrauar ankesa para gjyqeve dhe organeve
kompetente vendore, por pa sukses, sepse respektimi i ritualeve
islame me rastin e prerjes sė bagėtisė ėshtė i pamundur tė zbatohet
nė mėnyrė tė veēantė pėr muslimanėt.
-
-
Ushqimet dhe pijet e ndaluara pėr muslimanėt sipas Kuranit siē
ėshtė mishi i derrit, gjaku dhe alkooli, tė cilat nė shumicėn e
rasteve janė tė pėrgatitura me pėrmbajetje tė ndryshme alkoolėsh,
paraqet poashtu njė problem tė madh pėr besimtarėt islamė tė cilėt
jetonė kėtu. Pėr kėtė arsye nė ēdo artikull ushqimor janė tė
vendosura tiketat qė i dėshmojnė blerėsit pėrmbajtjen e tyre, kjo sė
paku si ndihmesė pėr blerėsitė muslimanė qė mos ti pėrdorin
artikujt tė cilėt janė tė pėrgatitur me mish derri dhe substanca tė
ndryshme alkoolike.
-
-
Bartja e shamisė nė vende publike dhe tė punės
-
-
Pėr
dallim nga normat ligjore nė Republikėn Turke, ku bartja e shamive
ėshtė e ndaluar nė disa institucione publike siē janė shkollat,
universitet, etj, nė Gjermani bartja e tyre nė shėrbime publike dhe
vende tė punės nuk i nėnshtrohet kurfarė kufizimi (ndalese). Tė reja
dhe gra muslimane tė mbuluara me shami mund tė takosh gjithkund nė
vende publike, shkolla, tregje, nė komunikacion, etj, qė me gjithė
kėtė liri njė dukuri e tillė brenda shoqėrisė gjermane ka shkatuar
polemika si dhe konflikte midis fėmrave muslimane bartėse tė shamive
dhe organeve shtetrore qė ka ēuar deri tek kontestet gjyqėsore. Me
vendim tė Gjykatės pėr administrim tė Visbadenit me datėn 10 qershor
1984 bartja e shamisė duke u bazuar nė Ligjin themelor mbi liritė
fetare nė Gjermani kishte vednosur se ajo ėshtė e drejtė e
patjetėrsuar e saj, meqė shamia paraqet pjesė tė pandarė tė veshjes
fetare islame e garantuar poashtu me ligjin mbi liritė fetare tė
njeriut.
-
-
Problemi i vetėm qė ka shkaktuar bartja e shamive nė aspektin
administrativ nė kėtė vend ka qenė rasti i daljes nė fotografi pėr
dukomente personale (leje tė njoftimit, patentė shoferi, etj,),
ngase sipas ligjit pėr shėrbime publike parashihet qė nė fotografi
tė duken qartė tė dy veshėt, e qė nė rastet e kontrollimit policor
gratė e fotografuara me shami nė kokė personave zyrtarė u ka
shkaktuar vėshtirėsi nė identifikimin e tyre, gjė kjo e cila ende
nuk ėshtė rregulluar me dekret ligjor. Nga kėtu pikėrisht ka filluar
diskutimi lidhur mė kėtė ēėshtje; se nė ēmasė bartja e shamisė
paraqet simbol fetar, apo sa ėshtė kjo dukuri e lidhur me modėn e
veshmbathjes si dhe dėshirėn personale tė botės femėrore pėr ta
bartur ate.
-
-
Nė
shumicėn e landeve kjo ēėshtje ėshtė definuar si e drejtė qytetare e
pacenueshme, kurse nė disa lande tjera ėshtė konsideruar si simbol
fetar me prapavijė politike. Pra, bartja e shamisė nė shoqėrinė
gjermane ka shkaktuar dilema dhe diskutime tė gjata, sidomos me
rastin e punėsimit tė tyre nė administratė dhe shėrbime publike,
posaēėrisht nė arsim, ku shumė fėmrave muslimane kandidate pėr
mėsuese nė shkolla dhe univerzitete iu janė refuzuar kėrkesat pėr
tu punėsuar nė kėto institucione, meqė nė kėrkest e bėra pėr
punėsim si kusht kanė kėrkuar qė nėsė pranohėn nė punė duan tė
mbajnė shami nė kokė. Rasti konkret ka qenė ai me zonj.
-
 |
|
-
Fereshta Ludin (afgane me nėnshtetėsi gjermane) tė cilės nė vitin
1998 me vendim tė Ministrisė pėr kulturė tė landit Baden Württemberg
i ėshtė refuzuar kėrkesa me arsyetim se insistimi i saj pėr ta
bartuar shaminė gjatė orarit tė mėsimeve pėr shkaqe fetare bartė me
vete aspekte politike tė cilat mund tė kenė ndikime negative nė
shoqėri(?!).
-
-
Ankesa
e znj. Ludin e parashtruar pranė Gjyktės sė adminstratės nė
Shtutgart, poashtu nė tė njėjtin vit i ėshtė refuzuar me arsyetim se
bartja e shamisė nė procesin mėsimor e motivuar pėr shkaqe
religjioze bie nė kundėrshtim me ligjin mbi arsimin, ngase kėshtu
shkelėn dispozitat ligjore me tė cilat ėshtė paraparė neutraliteti
fetar i mėsimdhėnėsit. Mbase sipas disa gjyqtarėve bartja e shamisė
decidivisht nėnkupton: demonstrim dhe ndikim fetar islam nė
shoqėri.
|
-
-
Pėr
dallim nga vendimet e gjykatės sė administratės nė Baden Württemberg
pėr mos ta pranuar nė procesin mėsimor mėsuesėn (z. F. Ludin) me
kokė tė mbuluar me shami, Gjykata e rrethit nė Lüneburg me vendim tė
datės 16 tetor 2000 ka marrė vendos qė tė pranohet nė punė pranė
shėrbimeve komunale njė muslimane me kokė tė mbuluar me shami, me
arsyetim se bartja e shamisė nuk mund tė jet shkak pėr mospranimin e
saj nė punė.
-
-
Dhe mė
nė fund lidhur mė kėtė ēėshtje kontestuese, siē dihet me vendim tė
Gjykatės kushtetuese nė nivel federal me seli nė Karlsruhe me 23
shtator 2003 ankesa e mėsuesės Fereshta Ludin do tė zgjidhet nė
favor tė saj duke i lejuar asaj qė gjatė orėve tė mėsimit tė bartė
shaminė, kėshtu qė do tė merrė fund njė kontest i gjatė gjyqėsor i
cili nė opinionin gjerman ka shkatuar reagime dhe komente prej mė tė
ndryshmeve, duke filluar nga ato politike e deri tek kritikat e
ashpra ndaj Gjykatės kushtetuese, vendimin e tė cilės disa qarqe
kėtu e kanė konsideruar mė shumė si vendim politik se sa qė ka tė
bėjė me mbrojtjen e lirive fetare tė muslimanėve nė Gjermani.
|
|