|
- Tetovė (MAQEDONI),
27 shtator 2003 / TN
-
-
Drejtoria e Manifestimi Letrar
Ndėrkombėtar Ditėt e Naimit njofton se prej datės 16 19 tetor tė
kėtij viti, nė Pallatin e Kulturės nė Tetovė, do tė mbahet Edicioni
i Shtatė i kėtij festivali. Nė tė janė ftuar tė marrin pjesė njė
numėr i madh krijuesish nga vendi dhe nga jashtė.
-
-
Deri tani pjesėmarrjen e tyre e kanė
konfirmuar 25 poetė nga vende tė ndryshme tė botės siē janė:
Paraguaj, Estonia, Gjeorgjia, Martiniku (Ishujt e Karaibeve),
Tunisi, Greqia, Italia, Gjermania, Polonia, Zvicra, Kroacia, Ēekia,
Sllovakia, Koreja e Jugut, Libani, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi
etj.
-
-
Po ashtu, pjesėmarrjen e tyre e kanė
konfirmuar edhe njė numėr i madh poetėsh shqiptarė nga e gjithė
hapėsira etnike, si dhe nga diaspora.
-
-
Si zakonisht, edhe sivjet Drejtoria e
MLN Ditėt e Naimit bo ta botojė librin me poezitė e autorėve
pjesėmarrės, si dhe do ti ndajė ēmimet letrare tradicionale: Naim
Frashėri, Menada, Oeneumi dhe Qiriu i Naimit.
-
-
Nė suaza tė kėtij edicioni do tė
shpallen edhe anėtarėt e nderit tė Festivalit. Pra, krahas anėtarėve
tė deritashėm tė nderit: Ismail Kadare, Fatos Arapi, Ali Podrimja,
Robert Elsie, Rexhep Ismajli dhe Aleksandėr Zoto, do tė jenė edhe
poetėt e njohur Abdylazis Islami dhe Din Mehmeti.
-
-
Nė kuadėr tė programit tė sivjemė do tė
zhvillohen njė varg aktivitetesh tė rėndėsishme kulturore, letrare,
artistike, shkencore etj., si dhe disa vizita nė qytetin e Tetovės
dhe mė gjerė.
-
-
Prej dates 19 deri me 21 tetor poetet e
huaj do te vizitojnė Shqiperinė, ku nė bashkėpunim me Lidhjen e
Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė do tė mbajnė njė orė
letrare nė Tiranė, dhe do tė vizitojnė disa qytete historike si
Krujėn, Beratin, Apolloninė, Ardenicėn dhe Durrėsin.
|
|