|
-
28 shtator 2003 / Hysni SYLA ( Zyrtar
pėr informim i KK )
-
-
Kryetari i Kuvendit tė
Komunės Faruk Spahija ka qėndruar sot nė lagjen Kodra e
Minatorėve dhe pėr afėr dy orė e gjysmė ka biseduar me banorėt e
lagjes, tė cilėt edhe njė herė e njoftuan atė pėr problemet e shumta
me tė cilat po ballafaqohen, duke kėrkuar njėkohėsisht ndihmėn e
institucioneve vendore qė tu ndihmohet nė zgjidhjen e tyre.
-
-
Tė gjithė diskutuesit,
pa pėrjashtim, theksuan se u mungon liria e qarkullimit dhe shumė
kushte tė tjera pėr tė patur njė jetė normale. Nė veqanti ata
pėrmendėn zhvillimet e fundit nė lagjen e tyre qė kanė tė bėjnė me
blerjen e pronave tė disa shqiptarėve me mjete tė Qeverisė serbe pėr
vendosjen e qytetarėve serbė tė cilėt mė parė nuk kanė jetuar aty,
gjė qė i ka shqetėsuar tejmase ata, sepse siq thanė me kėtė
ekstremistėt serbė kanė pėr qėllim spastrimin etnik tė kėsaj
hapėsire.
-
-
Pėr kėtė veprim tė
ekstremistėve serbė dhe pėr telashe tė tjera qė po u shkaktohen
atyre nga tė njejtit, ata akuzuan UNMIK-un, policinė e UNMIK-ut dhe
KFOR-in, pėr shkak se nuk po ndėrmarrin masa adekuate pėr
parandalimin e kėtyre veprimeve dhe pėr zbatimin e plotė tė ligjit
edhe nė kėto hapėsira, duke theksuar se ata nuk kanė probleme me
fqinjėt serbė, por vetėm me ekstremistėt, me tė cilėt kompetenėt pėr
siguri kanė bashkėpunim.
-
-
Kryetari Spahija, u tha
banorėve tė tubuar se ėshtė mirė i njoftuar pėr tė gjitha problemet
me tė cilat ata po ballafaqohen dhe se ėshtė i shqetėsuar mjaftė,
prandaj mu pėr kėtė ai dhe Kuvendi i Komunės gjatė kohės sė fundit
kanė zhvilluar aktivitet tė dendur pėr ti njoftuar tė gjithė
faktorėt relevant tė vendit dhe ndėrkombėtarė pėr zhvillimet e
fundit negative nė lagjėn e tyre, me qėllim qė tė ndėrpriten
trendet negative.
-
-
Ai ka kėrkuar nga
banorėt e atjeshėm qė ashtu sikur deri tash, tė tregojnė vendosmėri
dhe vullnet pėr tė qėndruar akoma nė trojet e tyre, sepse gjėrat
janė duke shkuar pėrpara, duke e ilustruar kėtė me tė arriturat qė
janė bėrė deri tash.
-
-
Kryetari Spahija u ka
thėnė banorėve tė pranishėm se pėrveq rojave tė urės qė veprojnė
lirshėm pėr ta vėshtirėsuar gjendjen e tyre, ekzistojnė edhe rojat
e status kuos, qė veprojnė brenda UNMIK-ut dhe qė me qėllim e
prolongojnė zgjidhjen e problemeve.
-
-
Ne pa kurrėfarė
hezitimi do tė bėjmė pėrpjekje qė tė sqarojmė deri nė fund se kush
ėshtė pėr pėrshpejtimin e integrimit tė qytetit e kush ėshtė kundėr
integrimit, ka thėnė ndėr tė tjera kryetari Spahija gjatė bisedės
me banorėt e lagjės Kodra e Minatoėrve.
-
-
Nė fund banorėt e lagjės
Kodra e Minatorėve njėzėrit aprovuan pėrfundimet: se askush nga
shqiptarėt nuk do tė shes mė shtėpinė nė lagjen e tyre, se nuk do tė
lejohet kurrsesi rindėrtimi i shtėpive tė blera nga shqiptarėt pa
filuar rindėrtimi i shtėpive shqiptare, qė Kuvendi i Komunės dhe
udhėheqja e tij tu japin prioritet punėsimit tė tė rinjėve nga kjo
lagje.
-
-
Ata njėzėrit thanė se e
njohin vetėm legjitimitetin e Kuvendit tė Komunės dhe asgjė tjetėr,
duke i dhėnė besim tė plotė kryetarit Spahija dhe Kuvendit pėr
zgjidhjen e problemeve tė tyre. Kryetari Spahija mbėshteti
plotėsisht kėto kėrkesa, duke shtuar se do tė angazhohet
maksimalisht pėr realizimin e tyre dhe pėr hulumtimin e mundėsive qė
tė ndihmohet rindėrtimi i shtėpive, si dhe shtoi se organet e
Kuvendit tė Komunės janė duke pėrgatitur njė program social pėr
banorėt e lagjeve veriore tė komunės.
|
|