|
|
|
Tė paharrueshme dhe tė pavdekshme si ato
malet e Vermoshit, kjofshin kujtimi dhe
vepra e legjendarit Prenk Cali! |
-
-
Stamford
(ShBA),
28 shtator 2003 / Nga
Bep KUQANI
-
-
-
Kur merr
rrugėn drejt Bjeshkėve tė Klemendit, qė nė kambė tė tyne ndjejnė
ajrin e pastėr dhe tė freskėt qė tė ban tė gjallnohesh.
-
-
Asht
pikėrisht, ky ajr i pastėr, qė mbajti gjallė burrat e kėtyne trojeve
dhe qė i ushqeu vazhdimisht ata.
-
-
Kėto
bjeshkė ruejtėn tė paprekuna nė gji tė tyne lirinė, besėn, burrninė,
tradita tė hershme shqiptare tė kėtyne maleve krshnike.
-
-
Gurrat e
kėtyne bjeshkve ushqyhen dhe rriten trima dhe kushtrim si Prenk
Calin.
-
-
Atdhetari
i flaktė Prenk Cali, nuk dinte tė bante dallim, as shkjaun as
komunizmin, kur vinte puna pėr tė mbrojt Atdheun, lirinė e tij,
besėn dhe burrninė Pėr Atme dhe pėr Fe, - kjo ishte
kredoja e Tij dhe e tė gjithė trimave atdhetarė tė pendės dhe tė
pushkės.
-
-
I tillė
kje, burri i pavdekshėm, Prenk Cali, qė me qėndresėn e Tij heroike
dhe tė patundun shpėtoi aneksimin e pjesės ma tė mirė tė Kelmendit,
nga synimet shoviniste sllave dhe nga sllavizmi i dytė, qė kėrkoi tė
sillte komunizmin nė kėto anė!
-
-
Pikėrisht,
kėtyne Burrave tė Mėdhenj, si Prenk Cali, ua thurte Fishta
vargjet:
-
-
Jo,
po a sdesht djalli Shqypni?
-
Jo, po a
sdesht hasmi shqyptar?
-
Qe pra sot
po ka Shqypni
-
Qe pra sot
po ka shqyptar...
-
-
E Shqipni
ka e do tė ketė gjithmonė, pėrderisa kjo tokė tė lindė Burra tė
Mėdhenj, si Prenk Cali me shokė qė me dėrrasė tkrahanorit
i ndejen mburojė kėtij vendi, kėsaj Malsie Kreshnike!
-
-
Pėr ma se
48 vjet, emni i Tij u la nharresė dhe eshtnat e Tij i zhduken diku
andej nga Zalli i Kirit tė Shkodrės, tė cilin komunistėt e kishin
shndėrrue nė nji poligon vrasjesh makabre tė dheta e tė qinda
shqiptarėsh tė ndershėm e tė pafajshėm, klerikė, intelektualė,
patriotė e atdhetarė tė flaktė, pėr tė vetmin faj, se nuk e donin
komunizmin, nuk e donin ideologjinė e tij shkatėrrimtare, si e
provoi vetė koha sot.
-
-
Prenk
Cali, iu dorėzua nė besė komunistėve, natė Besė Shejte, tė cilėn
ato male e mbajtėn dhe e ruejtėn pėr shekuj me radhė, si gjanė ma tė
shejte e tė pacėnueshme. Po ku kishin pasė besė komunistėt?
Ata snjoftėn as Besė as Fe, as Nder e as Atdhe.
Ata jo vetėm e vranė barbarisht, por edhe u tallėn nė mėnyrė
butaforike me kufomėn e tij. Mandej e zhdukėn pa vorr, pa nam e pa
shej, me qėllim qė tė mbulohej pėrjetėsisht nė harresė.
-
-
Por Herojt
dhe Burrat e Mėdhenj, nuk mund tė vdesin dhe as tė harrohen kurrė:
Koha, Drejtėsia dhe vetė Zoti punon pėr ta; pėr tė nxjerrė nė dritė
herėt a vonė veprėn, namim, nderėn dhe lavdinė e tyne!
-
-
Tue ēmue
nalt veprėn e Prenk Calit, tė kėtij Vigani tė Kelmendit, asht e
pamundun, tė mos ndjesh nji nderim e respekt tė veēantė pėr te e pėr
tė gjithė ata luftarė tė lirisė, qė derdhen gjakun e tyne pėr ato
troje, pėr atė tokė e kundėr komunizmit.
-
-
Ndaj le tė
buēasė thirrja e dalė thellė nga shpirti ynė: Tė paharrueshme
dhe tė pavdekshme si ato malet e Vermoshit, kjofshin kujtimi dhe
vepra e legjendarit Prenk Cali!.
-
-
-
Derguar
mė 28 shtator 2003,
nga Klajd Kapinova,
Nju
Jork
|
|