|
26 shtator 2003 / Arben Xhixho
/
Zėri i Amerikės
Zėri i Amerikės: Zoti Hand,
siē e dini edhe ju, muajin tjetėr pritet tė fillojnė bisedimet mes
Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtjet teknike. Por a ekziston rreziku
qė kėto bisedime tė zvarriten pafundėsisht, duke ditur se palėt
qėllimin kryesor tė tyre kanė pėrcaktimin e statusit, ēfarėdo forme qė
tė marrė ai?
Robert Hand:
Po, mendoj se ekziston ky rrezik. Dhe deri mė sot nuk kam parė ndonjė
shprehje tė lartė optimizmi pėr rezultate tė shpejta prej tyre. Sė
pari, disa nga vetė ēėshtjet mund tė jenė tė komplikuara, dhe kjo mund
tė ēojė nė vonesa pėr arritjen e rezultateve. Veē kėsaj ende nuk dihet
se sa do tė jenė nė gjendje Prishtina dhe Beogradi tė shkojnė nė
bisedime duke lėnė mėnanė polemikat. Po ashtu edhe brenda vetė
delegacioneve tė secilės palė pritet tė ketė qėndrime tė ndryshme tė
ndikuara nga opinioni publik nė vendet e tyre gjė qė mund tė ēojė nė
ngadalėsimin e bisedimeve veēanėrisht nė fillim. Pa dyshim qė tė
gjithė kėto pėrbėjnė shqetėsime por tė shpresojmė qė do tė ketė
vullnet tė mjaftueshėm politik pėr ti kapėrcyer kėto pengesa. Dhe nga
ana tjetėr me ndihmėn e komunitetit ndėrkombėtar mund tė ecet drejt
arritjes sė rezultateve konkrete pėr kėto ēėshtje tė rėndėsishme.
Zėri i Amerikės:
Cili mendoni ju do tė jetė rezultati kryesor i kėyre bisedimeve: a
do tė jetė zgjidhja e ēėshtjeve praktike pėr tė cilat palėt do tė
bisedojnė, apo do tė jetė mė i rėndėsishėm afrimi i palėve, krijimi i
njė lloj mirėbesimi mes tė dyja palėve pėr bisdime mė tė vėshtira qė
do tė pasojnė?
Robert Hand:
Besoj se tė dyja kėto janė tė rėndėsishme. Bisedimet kanė si rėndėsi
simbolike ashtu edhe qė palėt tė njihen me njėra-tjetrėn pėr bisedime
tė tjera nė tė ardhmen. Do tė jetė mirė si pėr Beogradin edhe
Prishtinėn tė fillojnė tė diskutojnė tani dhe tė kuptojnė njeri
tjetrin dhe ndoshta tė arrijnė edhe marrėveshje pėr disa ēėshtje.
Megjithatė, siē e pėrmenda, ēėshtjet qė do tė diskutohen janė tė
rėndėsishme, pėr mendimin e Komisionit tė Helsinkit, siē ėshtė ēėshtja
e personave qė do tė kthehen, apo e personave tė zhdukur, kėto janė
ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, pėr tė gjitha grupet etnike
atje. Ka shqiptarė, serbė, romė qė figurojnė ende tė zhdukur, ose tė
zhvendosur dhe shpresojmė qė nė bisedime tė arrihet nė rezultate
konkrete qė do tė ndihmojnė nė pėrmirėsimin e jetės sė njerėzve qė
vazhdojnė tė vuajnė pasojat e atyre qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn.
Zėri i Amerikės:
Tė kalojmė tek gjendja nė
Shqipėri. Nė prag tė zgjedhjeve vendore qė do tė zhvillohen mė 12
tetor, sa pėrparim ka bėrė Shqipėria drejt demokracisė dhe krijimit tė
njė politike tė qėndrueshme, njė klime tė qėndrueshme politike?
Robert Hand:
Unė nuk kam qenė nė Shqipėri qė nga zgjedhjet e vitit 2001, pra nuk
mund tė flas me njohuri nga vetė terreni. Por duke folur me tė tjerėt
dhe duke lexuar se ēfarė ndodh nė Shqipėri, mė ėshtė krijuar
pėrshtypja se gjerat po ecin pėrpara ndonėse ngadalė. Por ndoshta
fakti qė po ecim ngadalė ėshtė gjė e mirė, pasi pėrparimi mund tė jetė
mė i qėndrueshėm. Mė parė problemet me stabilitetin e vendit kishin tė
bėnin edhe me faktin se vendi lėvizi shumė pėrpara por nė kėtė lėvizje
njerėzit harruan dhe nuk e kuptuan se pėrparimi nuk ishte i
qėndrueshėm, ai ishte shumė i breishtė dhe mund tė shkatėrrohej shumė
shpejt. Mendoj se pėr Shqipėrinė, pėrparimi i ngadaltė, por solid
ėshtė rruga mė e mirė. Dhe tė shpresojmė qė ky pėrparim do tė vazhdojė
edhe gjatė kėtyre zgjedhjeve. Unė jam optimist pėr tė ardhmen e
Shqipėrisė dhe uroj qė partitė politike do tė ndjekin rrugėn e duhur
dhe tė qėndrojnė tė angazhuar nė jetėn politike duke qėnė sa mė
konkurentė nė zgjedhje.
Zėri i Amerikės:
Njė nga ēėshtjet
kryesore sė cilės komisioni juaj i kushton shumė vėmendje ėshtė
trafikimi i qenieve njerėzore. Siē e dimė, Presidenti Bush nė fjalimin
e tij nė OKB e pėrmendi kėtė si njė nga shqetėsimet kryesore. Sa i
thellė ėshtė ky problem sot nė rajonin e Ballkanit, kryesisht nė
Shqipėri, ose edhe nė Kosovė?
Robert Hand:
Nė radhė tė parė dua tė them se ne nė
Komisionin tonė, si zyrtarėt e kėtij komisioni ashtu edhe anėtarėt si
ligjvenėsi Chris Smith qė kanė qėnė aktiv pėr kėtė ēėshtje, jemi shumė
tė gėzuar qė presidenti Bush e ngriti kėtė ēėshtje nė OKB dhe i dha
rėndėsinė qė meriton ky problem. Nė botėn tonė nuk duhet tė ketė vend
pėr skllavėrinė seksuale. Por pėr fat tė keq ky vazhdon tė jetė njė
problem madhor pėr Evropėn Juglindore, pėrfshirė Shqipėrinė, Kosovėn
dhe vende tė tjera. Shqipėria paraqet shqetėsim si duke qėnė njė vend
tranzit, ashtu edhe vend burim. Komisioni ynė ėshtė pėrpjekur tė
tėrheqė vėmendjen sa mė shumė qė tė mundet pėr tė luftuar trafikun
duke ndėrgjegjėsuar opinionin publik nė mėnyrė qė autorėt e trafikimit
tė zhduken, qė vajzat tė mos rrėmbehen e shiten pėr skllave seksi, qė
tė priten mundėsitė e tranzitimit duke shtuar kontrollet nė kufi, duke
aktivizuar mė shumė policinė dhe pėrfundimisht pėr tė kapur vetė
trafikantėt. Nuk ka shumė vlerė tė ndėrhysh nė njė shtėpi publike, nė
se vajzat qė shpėtohen thjesht ēohen matanė kufirit dhe ndoshta
ritrafikohen pėrsėri, ose nė se ata qė kryejnė trafikime shpėtojnė me
dėnime tė lehta ose pa dėnime fare. Ka ardhur koha pėr ti kushtuar mė
shumė rėndėsi procesit tė ndjekjes sė tyre penale. Pikėrisht kėto janė
ēėshtjet qė thekson komisioni ynė, qė tė gjitha vendet nė rajon duhet
ti kushtojnė vėmendje vitin e ardhshėm.
|
|