Mesazh i Presidentit Rugova me rastin e 12-vjetorit tė mbajtjes sė Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės

 
 
Prishtinė, 26 shtator 2003 / TN /QIK - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, sot u ka drejtuar qyetarėve tė Kosovės njė mesazh, me rastin e 12-vjetorit tė Referendumit pėr Pavarėsinė e Republikės sė Kosovės, qė u mbajt nė fund tė shtatorit tė vitit 1991.
 
Nė kėtė mesazh Presidenti Rugova shpreh urimet e tij tė pėrzemėrta pėr qytetarėt e Kosovės me rastin e kėtij pėrvjetori. Mė tutje nė kėtė mezazh thuhet:

"Nė ditėn e sotme, mė 26-30 shtator tė vitit 1991, u mbajt Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės. Nė kėtė ditė, me shumicė absolute tė gjithė ne u deklaruam pėr Pavarėsinė e vendit tonė tė dashur. Rezultatet e Referendumit u formalizuan me Rezolutėn e Kuvendit tė Kosovės.
 
Me Referendumin pėr Pavarėsi u vėrtetuan Deklarata e Pavarėsisė dhe Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, qė u patėn miratuar njė vit mė parė dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve tė para demokratike, parlamentare e presidenciale, tė vitit 1992.

Dita e Referendumit do tė mbetet njėra ndėr ditėt mė festive nė historinė tonė, sepse populli u deklarua pėr Pavarėsinė e Kosovės, qė ėshtė ēėshtje ekzistenciale pėr ne dhe pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė.
 
Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės u shėnua nė tė gjitha dokumentet relevante ndėrkombėtare si njė akt sublim i vullnetit politik tė popullit tė Kosovės.
 
Sot, pas 12 vjetėsh, do thėnė se Referendumi pėr Pavarėsi ėshtė bazė pėr njohjen formale tė Pavarėsisė sė Kosovės, pėr tė cilėn po punojmė dhe qė duhet tė ndodhė sa mė shpejt", thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidenti tė Kosovės Ibrahim Rugova, nė 12- vjetorin e Refereundit tė Republikės sė Kosovės.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.