|
26 shtator 2003 /
Prof.Dr.Mehdi HYSENI*
Kohėve te fundit, inicimi i dialogut tė
imponuar nga SMZ-ja midis Prishtinės dhe Beogradit pothuajse ėshtė
bėrė «temė qendrore» edhe nė relacionet e diplomacisė ndėrkombėtare.
Pėr sensibilizimin e kėsaj ēėshtjeje, nė veprim janė hedhur nė veēanti
politika dhe propaganda zyrtare e SMZ-sė, e cila pėr njė kohė shumė tė
shkurtėr, duke improvizuar rolin demokratik tė saj nė arenėn
ndėrkombėtare, ia arriti ta «animojė» bashkėsinė ndėrkombėtare, qė
palės shqiptare t'ia imponojė agjendėn e bisedimeve me SMZ-nė.
Sipas «prognozės» sė pėrcaktuar tė Grupit
tė Kontaktit (SHBA, Gjermania, Franca, Anglia, Italia dhe Rusia) pėr
Kosovėn, tė deklaruar pėr opionin publik nga kryeadministratori i ri
i UNMIK-ut, Hari Holker (me t'u kthyer nė Kosovė nga takimi me
pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit nė Nju-Jork, mė 24.IX.2003),
hapja e dialogut «historik» serbo-shqiptar, do bėhet nga mesi i
tetorit nė Vjenė tė Austrisė. Nė kėtė mėnyrė, iu bė qartė palės
shqiptare, se janė tė «detyruar» tė pėrgatitėn seriozisht, duke i
harmonizuar qėndrimet dhe pikėpamjet e saj politike, me qėllim qė tė
hyjnė sa mė parė nė bisedime me palėn kundėrshtare serbomalazeze.
Tanimė, kjo dilemė u pėrqartėsua se, sė shpejti do tė fillojnė
bisedimet serbo-shqiptare pėr «ēėshtjet teknike» tė Kosovės. Tė
paktėn, kėshtu, deri tani janė deklaruar politika zyrtare e SMZ-sė dhe
ajo e bashkėsisė ndėrkombėtare, se bisedimet e parashikuara, do tė
zhvillohen «vetėm» nė kėtė sfond «tekniko-politik» ndėrmjet Kosovės
dhe Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi.
Mirėpo, edhe pse janė pėrcaktuar suazat e
kornizės sė bisedimeve serbo-shqiptare, se do tė jenė tė «nivelit
teknik» pa prejudikuar fare statusin politik tė Kosovės, kėto nuk do
tė jenė nė plan tė parė tė fillimit tė bisedimeve serbo-shqiptare, por
krejtėsisht dy «tema tė vala» tė tjera politike: (A) sovraniteti
serbomalazez dhe (B) pavarėsia e Kosovės. Sipas tė gjitha gjasave tė
teorisė sė parashikuese politike, kėto dy «tema», do tė jenė bosht
qendror i bisedimeve tė ardhshme, qė pritet tė fillojnė nė Vjenė.
Mirėpo, pėr shkak tė divergjencave tė
palėve bashkėbiseduese lidhur me kėto dy koncepte tė papjtueshme
politike pėr Kosovėn, do tė dėshtojė dialogu serbo-shqiptar pėr
zgjidhjen e «ēėshtjeve teknike» tė Kosovės. Kėtė disfatė tė
dialogut tė ardhshėm serbo-shqiptar, me dozėn mė tė lartė tė
skepticizmit politik ( kongresmeni dhe specialisti amerikan pėr
ēėshtje tė mbrojtjes dhe tė politikės sė jashtme) e ka parashikuar,
qė tani edhe Ted(Galen) Carpenter, duke nėnėvizuar se: «pėr shkak tė
pikėpamjeve diametralisht tė kundėrta midis pales serbe dhe asaj
shqiptare, dialogu Beograd- Prishtinė, do tė arrijė po atė rezultat,
qė e ka arritur edhe dialogu midis Izraelit dhe Palestinės.»(Sipas
www.lajme.net,
25.IX.2003). Kėtė prognozė politike, edhe Ted Carpenter, e
mbėshtet nė faktin tanimė tė ditur qe mė se njė dekadė, se pala
shqiptare mbron konceptin e pavarėsisė, kurse Serbia dhe Mali i Zi si
«ngrehinė e bashkėdyzuar demokratike» me ēdo kusht kėrkojnė
rivendosjen e sovranitetit jurdiko-administrativ e shtetėror mbi
Kosovėn.
Thėnė tė vėrtetėn, realisht, pjesa e parė
e kėsaj deklarate tė Ted G. Carpenter nuk ka «zgjuar» aq shqetėsim
dhe surprizė nė opinionin politik shqiptar, sepse ky tanimė kėtu e
100 vjet mė parė (1912-1913) e ka tė ditur qėndrimin dhe pikėpamjet e
sovranitetit kolonial tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Mirėpo, pasusi i
dytė i kėsaj deklarate meriton analizė tė hollėsishme dhe eksplicite
nga ana e politikės shqiptare nė Kosovė dhe mė gjerė, ku thuhet : «
edhe pse Moska ėshtė e shqetėsuar pėr mundėsinė eventuale tė njohjes
sė pavarėsisė sė Kosovės, ajo tani nuk ka ndonjė qėndrim tė vetin tė
prerė lidhur me ēėshtjet rajonale. Ndėrkaq, SHBA-ja do tė ketė rol tė
pėrmbajtur lidhur me ēėshtjen e Kosovės, tė cilėn me gjasė, do ia
lėrė pėr ta zgjidhur Bashkimit Evropian, sepse Kosova nuk ėshtė mė as
nė interesin dytėsor tė amerikanėve.» (Po aty,
www.lajme.net,25.IX.2003).
Me gjithė skepticizmin e konkluzionit
hipotetik tė Ted G. Carpenter, se dialogu serbo-shqiptar, do tė
pėrfundojė vetėm me NJĖ ZERO TĖ MADHE,
( gjė qė kjo, nuk ka dyshim se do tė ketė njė epilog tė tillė, sepse
sovraniteti kolonial serbomadh ėshtė nė kolizion flagrant me nocionin
e pavarėsisė sė Kosovės shqiptare. Nė kėtė kontekst, dyshimi dhe
dilemat paraprake tė Ted G. Carpenter janė tėrėsisht tė qėndrueshme,
sepse dialog tė suksesshėm serbo-shqiptar a nė kuptim tė pėrgjithshėm
nuk mund tė ketė fare, kur mbisundojnė pikėpamje tė kundėrta tė palėve
nė konflikt) mbetet pėr tė shpresuar dhe besuar se, edhe pas
shkuarjes sė ish-presidentit Bill Klinton nga pushteti, administrata
amerikane nuk do tė qėndrojė « e pėrmbajtur» nė zgjidhjen ēėshtjes sė
Kosovės, siē ka deklaruar eksperti amerikan, Ted G. Carpenter, sepse
interesat afatgjata strategjike tė politikės sė jashtme amerikane, dhe
tė partnerizmit tė saj me aleatėt evropianė tė NATO-s, diktojnė qė
SHBA-ja patjetėr tė jetė e pranishme edhe nė Kosovė, e sė kėndejmi
edhe nė hapėsirat e tjera etnike tė shqiptarėve nė Ballkan.
Pėrndryshe, vėrtet, pa praninė e faktorit amerikan nė Ballkan, do tė
jetė e diskutueshme, jo vetėm pavarėsia e Kosovės, por edhe procesi i
demokratizimit, i paqes dhe i sigurisė pėr tė gjithė popujt e tij.
«Metodologjia e justifikueshme e
mbrojtjes» sė sovranitetit kolonial serbomalazez mbi Kosovėn(!)
Sipas parametrave tė kėsaj «metodologjie
justifikuese» politika dhe elita intelektuale serbe dhe KOS-i, janė
dakorduar qė sa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės, tė mos ia bėjnė asnjė
koncesion palės shqiptare. Nė kėtė mėnyrė, prapė krerėt e politikės
zyrtare tė SMZ-sė, qėndrojnė nė tė njėjtat pozicione tė pandryshueshme
tė politikės antishqiptare tė regjimit fashist gjenocidal serb tė
ish-presdintetit Slobodan Milosheviq: «nuk ka negociata pėr
sovranitetin serb mbi Kosovėn».
Praktikisht, kjo tė pėrkujton njė thėnie
popullore:» Ia bėjmė si tė duash, i thotė vėllau i madh-egoist e
shpirtzi atij tė voglit, ti zgjedhė, por livadhi mė mbetet mua». Edhe
pse ky krahasim nuk ėshtė aspak i natyrshėm, mirėpo nė rastin konkret
(sepse ne nuk jemi kurrfarė vėllezėrish me serbomalazezėt, por vetėm
armiq tė moēėm, si rrjedhim i sundimit tė egėr kolonial serbomalazez
mbi Kosovėn dhe territoret e tjera shqiptare tė Shqipėrisė Etnike)
mund tė pėrdoret, sepse esenca e tij ėshtė njė paradigmė e sė keqės
dhe e padrejtėsisė nė kuptimin e pėrgjithshėm. Kėto dy negativizma
janė pjesė pėrbėrėse tė «metodologjisė justifikuese-mbrojtėse» tė
sovranitetit kolonial hegjemonist serbomalazez. Nė njėrėn anė,
politika e SMZ-sė ėshtė e gatshme pėr bisedime me shqiptarėt, por,
ama, dihet, nė anėn tjetėr, sipas tyre: «Kosova ėshtė zemra dhe djepi
i Serbisė»(!?) Atėherė, ēfarė kuptimi politik a diplomatik do tė ketė
organzimi i bisedimeve politike me palėn serbomalazeze, kur kjo, qė nė
fillim, ka pėrcaktuar pozicionin e saj maksimal politik, qė Kosova me
ēdo kusht tė kthehet nėn sistemin kolonial serbomalazez.
Duke qenė se jemi nė prag tė fillimit tė
njė dialogu tė pabarbartė dhe tė imponuar kryesisht nga sponsoruesit
e «demokratizimit» dhe tė ringjalljes ekonomike tė SMZ-sė, elitat
politike shqiptare nė Kosovė, qė tani, duhet ta ndėrtojnė me konsensus
njė strategji tė qartė politike dhe kombėtare, qė do tė jetė vetėm nė
favor tė pavarėsisė dhe tė shtetėsisė sė Kosovės. Mirėfilli, asnjė
kompromis, as koncesion nuk mund tė bėhet nga pala negociuese
shqiptare, qė do tė dėmtonte qoftė nė ndonjė formė kėrkesėn e ligjshme
dhe tė drejtė tė popullit shqiptar pėr pavarėsinė e Kosovės.
Pėr tė mos ndodhur ndonjė «e papritur a
po rikthesė» politike nė kuadrin e dialogut tė parashikuar
serbo-shqiptar, qė do tė hapet nė mėnyrė solemne nė Vjenė nga
pėrfaqėsuesit e OKB-sė, tė BE-sė dhe tė Grupit tė Kontaktit, e nuk
dihet se ku, dhe kur do tė pėrfundojė, sepse zhvillohet pa praninė
dhe monitorimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sa ėshtė oportune
dhe e dobishme pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės nisja e bisedimeve
serbo-shqiptare, qė do tė mbahen nėn patronazhin e kryeshefit tė
UNMIK-ut, Hari Holker, qė tani, paraprakisht, po dihet «rezultati» i
tyre-NJĖ ZERO E MADHE NĖ LETĖR. Bisedime pėr «ēėshtje teknike» se si
Serbia dhe Mali i Zi tė «rihapin shtigjet e braktisura» pėr tė hyrė
dhe dalė lirisht nga Kosova, jo pėr tė zgjidhur ndonjė problem tė
minoritet serbomlazez nė Kosovė, por pėr tė ushtruar propagandė dhe
luftė speciale subversive kundėr interesave jetike tė shqiptarėve dhe
tė Kosovės.
«Metodoligjia mbrojtėse» e sovranitetit
serb mbi Kosovėn (sipas agjendės sė pėrgatitur politike nga Nebojsha
Ēoviqi, patriarku Pavle dhe Artemie Radosavleviqi etj. pėr dialogun e
theksuar serbo-shqiptar) pėrbėhet nga kėto «pika strikte»
antipavarėsi Kosovės, dhe shqiptarėve(shumicės dėrrmuese mbi 90%)
vetėm status minoriteti kombėtar:
« 1. Serbia me asnjė ēmim tė mos e
braktisė Kosovėn, sepse e ka tapinė historike mbi tė. Po qe se e mohon
kėtė tapi tė saj, Serbia do ta humbasė pėrgjithmonė Kosovėn.
2. Me ngulmė tė insistojė nė zbatimin e
efektshėm tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, duke u mbėshtetur
posaēėrisht nė nenin, i cili sanksionin sovranitetin e RFJ-sė (sipas
tė cilit Serbia ėshtė trashėgimtare e Kosovės). Sovraniteti i shtetit
ka pėrparėsi ndaj vullnetit separatist tė minoritetit i cili jeton nė
tė. Tė insistojė nė zbatimin e Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e
Njeriut(1948), Aktin pėrfundimtar tė Helsinkit(1975), si dhe tė gjitha
dokumenteve tė KSBE-sė, pėrkatėsisht tė OSBE-sė, qė kanė tė bėjnė me
tė drejtat e pjesėtarėve tė pakicave kombėtare, sipas tė cilave nuk u
njihet e drejta e shkėputjes.
Pėrderisa tė jetė e vendosur dhe
konsekuente nė mbrojtjen e sovranitetit mbi Kosovėn, Serbia mund tė
llogaritė nė mbėshtetjen e Rusisė dhe tė Kinės nė Kėshillin e
Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, tė cilat pėr shkak tė mbrojtjes sė
interesave tė tyre vitale (Ēeēenia, Tibeti, Tajvani, Sinkjang), nuk do
tė bėjnė koncesione ndaj rivendikimeve tė SHBA-sė dhe tė NATO-s, qė
ta copėtojnė tėrėsinė territoriale tė Serbisė. Pas shembjes sė
komunizmit asnjė minoriteti kombėtar nė vendet evropiane nuk i ėshtė
njohur e drejta e shkėputjes territoriale nga shteti, pavarėsisht nga
numri dhe kompaktėsia e tij ku jeton. Mosndryshimi i kufijve te
republikave, ėshtė ngritur nė stadin e parimit dhe dhe tė aksiomės nė
zgjidhjen e krizės jugosllave, si dhe nė kėtė mėnyrė nuk ėshtė lejuar
copėtimi territorial i Bosnjė_Hercegovinės nga republika serbe, i
Kroacisė nga republika serbe e Krainės dhe i Maqedonisė nga
shqiptarėt.
3. Serbia, duke argumentuar Rezolutėn 1244
tė Kėshillit tė Sigurimit, tė mbėshtetet nė Aktin final tė KSBE-sė, i
cili garanton mosndryshimin e kufijve tė jashtėm tė shteteve anėtare,
me pėrjashtim nė rast tė dhėnies sė pėlqimit tė tyre. Gjithashtu, tė
merren nė konsideratė: Konferenca Nėrkombėtare pėr RSFJ-nė e Hagės, e
cila duke miratuar konkluzionet e Komisionit tė Arbitrazhit tė
Badinterit, i njohu tė gjitha ish-republikat e RSFJ-sė brenda kufijve
tė tyre tė AVNOJ-it.
4. Me qėllim tė sforcimit tė tapisė sė saj
mbi Kosovėn, Serbia duhet tė marrė pėr bazė kėto traktate
ndėrkombėtare: Traktatin e Londrės sė vitit 1913, sipas tė cilit
kthimi i Kosovės nė sovranitetin e Serbisė ėshtė njohur
ndėrkombėtarisht, Traktati i Paqes sė Versajės i vitit 1919, Traktati
i Paqes sė Parisit i vitit 1947 nė tė cilat ėshtė sanksionuar dhe
rikonfirmuar nė mėnyrė implicite e dreja e sovranitetit tė Serbisė,
pėrkatėsisht e Jugosllavisė mbi Kosovėn.
5. Qė kushtetuta e re e Serbisė, pėrveē
dispozitave tė mosjetėrsimit tė territorit tė saj, tė pėrmbajė
dispozitėn e posaēme mbi ndalimin e dorėheqjes nga Kosova. Nė kėtė
mėnyrė, pėr shtetin tonė tė pėrbashkėt (fjala ėshtė pėr Unionin
Serbi+Mali i Zi), nuk do tė kėrkohej asgjė mė tepėr sesa atė qė kanė
ish-republikat e RSFJ-sė dhe vendet e Evropės Lindore: integritetin e
garantuar territorial dhe kufijtė e jashtėm, si dhe trajtimin e
barabratė dhe tė pacėnuar tė dinjitetit nacional dhe shtetėror.
6. Sponsorėt perėndimorė tė separatizmit
shqiptar, nuk do tė kenė guxim, qė ta mbėshtetin pavarėsinė e Kosovės
pa pėlqimin e Serbisė. Nėse do tė vepronin ndryshe, atėherė do tė
gjendeshin jashtė tė sė drejtės pozitive ndėrkombėtare, dhe do tė
rrezikonin qė njė precedencė e dhunshme e tillė, t'iu kthehej vetė
atyre si bumerang.»
De facto dhe «de jure» kėto janė tezat
kryesore antishqiptare, janė tė papranueshme qoftė mbi bazėn e sė
drejtės natyrore, historike, politike e kombėtare shqiptare, qoftė
mbi atė juridike a politike ndėrkombėtare tė sė drejtės pozitive
(sipas tė cilave Kosova me ēdo kusht, dhe pa kurrfarė kompromisi,
duhet tė ngelė nė rezervatin e deritashėm kolonial serbomalazez) , qė
pėrbėjnė thelbin e pėrmbajtjes sė strategjisė sė draftit politik tė
palės serbomalazeze pėr tė hyrė nė dialog me palėn shqiptare tė
Kosovės.
Pikėrisht, duke marrė parasysh kėto
recidiva dhe bagazh iracional tė historisė sė falsikuar tė Kosovės
dhe tė shqiptarėve nga ana e politikės pushtuese kolonialiste e
Serbisė dhe e Malit tė Zi, duhet tė mbėshtet pa asnjė rezervė dhe
serlivizėm edhe deklarata e peshuar politike dhe kombėtare e
kryetarit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemailit,
dhėnė masmediave shqiptare nė Prishtinė, mė 25 shtator 2003: « LPK-ja
nuk do tė njohė asnjė rezultat tė bisedimeve Prishtinė-Beograd, para
se bashkėsia ndėrkombėtare dhe Beogradi, tė mos e kenė njohur
ndėrkombėtarisht pavarėsinė e Kosovės».
(Kosovapress, 25.IX.2003). Nė esencė,
mesazhi i kėsaj deklarate zyrtare tė LPK-sė, ėshtė tejet i qartė dhe
apostrofues si pėr elitat e politikės shqiptare, ashtu edhe pėr
mediatorėt dhe sponsorėt e bashkėsisė ndėrkombėtare tė dialogut
serbo-shqiptar pėr Kosovėn qė pritet tė hapet solemnisht nė Vjenė, se
organizimi i tij nuk do tė ketė ketė kurrfarė rėndėsie politike pėr
«pajtimin historik» midis serbomalazezėve dhe shqiptarėve lidhur me
statusin e Kosovės. Kėtė ZERO rezultat, e kanė parashikuar edhe disa
ekspertė tė mirėnjohur amerikanė, e nė veēanti, siē theksuam mė
sipėr, Ted G. Carpenter. Andaj, me tė drejtė shtrohet pyetja: pse tė
nisė ky dialog midis Prishtinės dhe Beogradit, kur edhe politika e
sotme « premtuese demokratike» e SMZ-sė ndaj Kosovės dhe shqiptarėve,
shėrbehet me ndėrrimin e tė njėjtave teza dhe argumente tė vjetra
raciste dhe kolonialiste nė dėm tė sė vėrtetės dhe tė sė drejtės
historike dhe tė vetėvendosjes sė Kosovės. Nė favor tė kujt, dhe kush
do tė pėrfitonte mė sė shumti nga dialogu serbo-shqiptar? Dihet,
rikolonizimi i Kosovės me «refugjatė tė rinj» serbomalazezė, dhe
statu quo-ja e mosnjohjes sė
subjektivitetit tė saj juridik ndėrkombėtar. Ja, ky do tė jetė
rezultati pėrfundimtar i dialogut politik
serbo-shqiptar i nisur nė Vjenė, dhe sipas tė gjitha gjasėve i
pėrmbyllur politikisht dhe ndėrkombėtarisht me
NJĖ ZERO TĖ MADHE
nė Beograd dhe nė Prishtinė.
Sigurisht se me kėtė rezultat negativ nė planin diplomatik paqėsor
tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr «zgjidhjet e ēėshtjeve teknike» tė
Kosovės, para tė gjithėve do tė jetė i rezignuar, Hari Holkeri,
kryeadministratori i UNMIK-ut. Mirėpo, pėrgjegjėsinė kryesore pėr
dėshtimin e dialogut tė theksuar, do ta mbajė politika shtetėrore e
palės serbomalazeze, e cila nė vend se tė demokratizohet
dhe
tė pajtohet me realitetin dhe tė vėrtetėn historike se Kosova
kurrėnjėherė nuk ka qenė pjesė e territorit etnik serbomalazez (vetėm
plaēkė koloniale e politikės gjenocidale dhe pushtuese
serbomalazeze), ajo sėrish po operon me ndėrrimin e tezave tė
«kategorive» tė vjetra tė historisė shoviniste serbomadhe tė
«Naēertanije» tė Ilia Garashaninit (1844), dhe tė periudhės bizantine
tė «Serbisė» sė car Dushanit-mizorit, se «me tapi, Kosova ėshtė e
Serbisė».
Pėr
kėtė arsye, bashkėsia ndėerkombėtare, sė pari ėshtė dashur tė
organizojė njė konferencė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit
pėrfundimtar tė Kosovės, e jo tė legjitimojė «dialog provincial»
serbo-shqiptar kinse pėr «zgjidhje tė ēėshtjeve teknike». Kjo
«metodikė» e zgjidhjes sė konfliktit ndėrkombėtar serbo-malazez,
pėrjashton ēdo mundėsi reale, qė Kosova tė mėvetėsohet definitivisht
nga sundimi i egėr kolonial serbomalazez.
Politika strategjike e
politikės shqiptare, e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, e OKB-sė, e
Bashkimit Evropian(BE-sė) dhe e NATO-s, nė kėto ēaste, duhet tė jetė
kompelementare, e bashkėrenduar dhe e orinetuar nė pėrshpejtimin e
transferimit tė tė gjitha atributeve shtetėrore Kosovės, sepse kjo
ėshtė e vetmja alternativė reale, e cila do tė garantonte tė drejtėn
legjitime dhe legale tė njohjes sė subjektivitetit juridik
ndėrkombėtar tė Kosovės.
*Autori
ėshtė bashkėpunėtor shkencor i «American Diplomacy», North Carolina,
SHBA.
|
|