|
-
 |
|
-
Koleksioni i kodikėve (the codex) pėrbėn njė prej pasurive mė
tė rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar nė tė gjitha
kohėrat dhe njė pasuri me vlera botėrore. Ky koleksion, i cili
ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit, pėrbėhet nga mbi 100
vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime) dhe 17
fragmente, tė cilėt, tė gjithė sė bashku, njihen si "fondi
888".
-
-
Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe disa dhjetėra kodikė tė
tjerė, qė i takojnė kishės sė shėn Gjon Vladimirit (Durrės).
Pėrveēse nė AQSH, kodikė ka pasur edhe nė muzeun e artit
mesjetar nė Korēė. Pėr herė tė parė ekzistenca e kodikėve tė
Shqipėrisė ėshtė bėrė e ditur botėrisht nga njė botim nė
gjuhėn greke i peshkopit tė Beratit (Aleksudes, A. - 1868).
|
-
-
Koleksioni i kodikėve (the codex) pėrbėn njė prej pasurive mė tė
rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar nė tė gjitha kohėrat dhe
njė pasuri me vlera botėrore. Ky koleksion, i cili ruhet nė Arkivin
Qendror tė Shtetit, pėrbėhet nga mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra
tė plota (dorėshkrime) dhe 17 fragmente, tė cilėt, tė gjithė sė
bashku, njihen si "fondi 888". Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe
disa dhjetėra kodikė tė tjerė, qė i takojnė kishės sė shėn Gjon
Vladimirit (Durrės). Pėrveēse nė AQSH, kodikė ka pasur edhe nė
muzeun e artit mesjetar nė Korēė. Pėr herė tė parė ekzistenca e
kodikėve tė Shqipėrisė ėshtė bėrė e ditur botėrisht nga njė botim nė
gjuhėn greke i peshkopit tė Beratit (Aleksudes, A. - 1868).
-
-
Nė
vitin 1886 njė studiues francez (P. Batiffol) pėrshkroi shkurtimisht
nė njė katalog 16 kodikė qė iu lejuan tė shihte nė arkivat dhe
bibliotekat e kishės ortodokse tė Beratit. Batiffol, i cili u ankua
nė artikullin e tij se murgjit vendės "nuk e lejuan" tė njihte shumė
dorėshkrime tė tjera, pagėzoi tre prej kodikėve mė tė lashtė tė
Shqipėrisė: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i
Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" -
"Kodi i Artė i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi
Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atėherė, nė listėn botėrore tė
letėrsisė sė krishterė tė tipit bizantin, njiheshin jo mė shumė se
njė dyzinė dorėshkrimesh tė tipit "kodik". Me kalimin e kohės nga
kjo listė janė zhdukur emra veprash tė rėndėsishme liturgjike, duke
pėrfshirė edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qė gjendej nė Shqipėri.
-
-
Kodikėt e Shqipėrisė janė njė fond me rėndėsi botėrore pėr historinė
e zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike, liturgjike dhe
agjiografike (nga gr. "?????" - "i shenjtė"). Kėto kodikė
kronologjikisht ndjekin njėri-tjetrin gjatė 13 shekujve me radhė
(prej shekullit tė 6-tė - deri nė shekullin e 18-tė).
-
-
I
shkruar vetėm njė shekull e gjysmė pas "La Vulgata-s", pėrkthimi
latin i Biblės sipas shėn Jeronimit tė Eusebit, Kodiku i Purpurt i
Bertit ėshtė njė dorėshkrim me rėndėsi historike pėr fillimet e
letėrsisė biblike. Sipas dijetarėve bibliologė dhe paleografė, duke
iu referuar teknikės sė shkrimit, ėshtė njė dorėshkrim jo mė i
vonshėm se shekulli i 6-tė pas Krishtit. Ai ėshtė njė ndėr katėr
kodikėt mė tė vjetėr nė gjithė botėn. Bashkėkohės me dorėshkrime tė
tilla tė famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e
"Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet nė themelet e
letėrsisė kishtare tė ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletė dhe pėrmban dy ungjij:
sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshtė shkruar me germa tė derdhura
prej argjendi, sipas vlerėsimit tė ekspertėve, "nė fletė tė ngjashme
me letrėn e zakonshme, qė ka tė ngjarė tė jetė prodhuar nga ngjeshja
e shumė elementeve petėzorė me natyrė bimore, siē janė fletėt e
papirusit". Por bizantologėt mendojnė se lėnda e dorėshkrimit ėshtė
pergamenė.
Sfondi mbi tė cilin janė derdhur germat ėshtė e kuqe e thellė (e
purpurt), prej nga ka marrė edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e
shekujve, ėshtė zbehur. Disa pjesė tė rėndėsishme tė tekstit tė
kodikut janė tė derdhura nė ar. Germat e aplikuara janė kapitale tė
vogla (majuscule). Kapaku i dorėshkrimit ėshtė metalik, me zbukurime
biblike, por duhet tė jetė disa shekuj mė i vonshėm se vetė vepra.
-
Teksti
i "Codex Purpureus Beratinus" ėshtė shkruar nė stilin antik
scripta-continuae, domethėnė pa ndarje tė fjalėve nga njėra-tjetra,
pa thekse dhe shenja tė tjera tė veēimit tė fjalėve. Ai ėshtė
vendosur nė njė sfond qė pėrmban zemra tė stilizuara. Nė brendėsi tė
zemrave qė zbukurojnė fletėn gjenden motive floreale - trandafila
tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden nė kufijtė e dy vijave
paralele vertikale, qė kthehen nė kėnd tė drejtė horizontalisht.
Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija
horizontale si shenjėzim i fatit vdekėtar-kalimtar tė njeriut.
Bibliologėt mendojnė se ky motiv, qė rimerret edhe nė dorėshkrimet e
mėvonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjtė)
qė janė ruajtur nė Shqipėri, paraqet ekuilibrin shpirtėror tė
individit.
-
-
Pėr
herė tė parė pėr "Codex Purpureus Beratinus" bėhet fjalė nė
"Diptikun e kishės sė Shėn Gjergjit", qė gjendej nė kalanė e
Beratit. Nė njė shėnim tė cituar nga ky dorėshkrim flitet pėr
rrezikun qė i pati ardhur rrotull kėtij kodiku nė vitin 1356, kur
ushtritė serbe rrethuan qytetin e Beratit, tashmė tė boshatisur nga
popullata, pėr shkak tė pamundėsisė pėr t'u mbrojtur, dhe ia kishin
vėnė syrin bibliotekės sė manastirit tė Theollogut dhe tė kishės sė
shėn Gjergjit, thesarit mė tė madh tė qytetit. Sipas kėtij shėnimi,
me kujdesin e njė murgu, njė nga parėsia e Beratit, "sė bashku me
zonjėn konteshė", besimtarė tė denjė tė krishtėrimit, morėn pėrsipėr
tė shpėtonin kėtė thesar, duke i fshehur nė njė kullė nė kala,
pavarėsisht prej kėrcėnimeve tė komandantėve tė ushtrisė sė huaj.
-
-
Nė
shkrimet e botuara pėr "Codex Purpureus Beratinus" i pari renditet
ai i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos istorike perigraphe tesleras
metropoleos Belegradon
", 1868. Disa vite mė vonė, mė 1886,
shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i mitropolisė sė
Beratit, nė artikullin "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et
le Codex Purpureus" - Paris - pėrshkroi me tė dhėna tė hollėsishme
informuese dhe shkencore pėrmbajtjen e kėtij dorėshkrimi. Nė fakt,
Batiffol ėshtė transkriptuesi i parė dhe madje pagėzuesi i kodikut
mė tė hershėm tė Shqipėrisė.
-
-
Qysh
prej botimit tė katalogut tė tij ai njihet me emrin "Codex Purpureus
Beratinus", ose "Codex Purpureus Beratinus ", ose shkurt
"Beratinus-1". Bizantologėt shqiptarė, nė studime tė krahasuara,
mbėshtetur nė ligjet e ndryshimit tė fonetikės historike tė
greqishtes nga antikiteti nė periudhėn e paleokrishtėrimit e mė
kėndej, i kanė interpretuar nė njė semantikė tjetėr vlerat
tingullore tė disa prej grafemave tė kėtij dorėshkrimi, pėr rrjedhim
edhe tė pėrmbajtjes sė tij. Nga autorėt vendės veēohen pėr studime
tė posaēme pėr kodikėt Theofan Popa, Ilo Mitkė Qafėzezi, Aleks Buda,
Kosta Naēo.
-
-
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artė i Anthimit"
("Beratinus-2", shekulli i 9-tė pas Krishtit) ishin dy prej veprave
qė gjendeshin nė listat e objekteve tė shpallur "nė kėrkim" nė
periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Kleri, kėshilli kishtar
(sinodi), patriarkėt dhe populli besimtar i Beratit, tė cilėve iu
kėrkua dorėzimi i menjėhershėm i dy kodikėve, vendosėn tė bėjnė ēdo
sakrificė dhe tė mos e tregojnė vendndodhjen e tyre, nė ēfarėdo
rrethane. Ato u fshehėn nė grykėn e njė pusi, nė njė arkė metalike.
Pėr njė kohė, nė vitet qė pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2"
konsideroheshin tė zhdukur. U rizbuluan nė kishėn e kalasė sė
qytetit nė vitin 1968, nė njė gjendje tejet tė dėmtuar.
-
-
Nė
vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, "Codex
Purpureus Beratinus" u dėrgua pėr restaurim pranė Institutit
Arkeologjik tė Kinės, ku u realizua njė riprodhim identik,
plotėsisht i shfrytėzueshėm pėr studime. Vetė origjinali u
restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke
premtuar jetėgjatėsi, pėrmes teknikės sė mbylljes hermetike tė
fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk. Mbas
restaurimit, "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime, tė cilat ruhen
pranė Arkivit Qendror tė Shtetit nė Tiranė.
-
-
Nga
ekspertimi prej specialistėve tė Universitetit tė Tiranės rezultoi
se "Beratinus-2" ishte shkruar nė "lėndė me natyrė shtazore",
albuminoide, domethėnė nė pergamenė; kurse "Beratinus-1" nė "lėndė
celuloidike me natyrė bimore", homogjenizuar pėrmes ngjeshjes sė
fletėve tė papirusit njė mbi njė deri nė formimin e letrės sė
shkrimit.
-
-
Nė
vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, dy kodikėt
e Beratit u dėrguan pranė Institutit Arkeologjik tė Kinės, ku u
realizua restaurimi i tyre, pėrmes teknikės sė mbylljes hermetike tė
fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk. Mbas
restaurimit "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime, kurse
"Beratinus-2" nė 21 vėllime. Nga studimet e mėvonshme ėshtė
konstatuar se tė dy kodikėt janė shkruar nė pergamenė (lėkurė keci e
regjur dhe e ngjyrosur).
-
-
"Codex
Purpureus Beratinus" u ftua tė paraqitet jashtė vendit nė ekspozitėn
"I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e
Vatikanit, nė jubileun e madh tė 2000-vjetorit tė krishtėrimit.
Brenda vendit ėshtė ekspozuar vetėm dy herė, me lejen e autoriteve
mė tė larta zyrtare.
-
-
"Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerėsohet ndėr veprat themeltare tė
letėrsisė ungjillore, si dorėshkrim me rėndėsi tė posaēme pėr
kulturėn e krishtėrimit. Ai ēmohet gjithashtu pėr historinė e
shkrimit, pėr vlerat evidente kaligrafike, si pėrmendore e
trashėgimisė sė pėrbotshme tė dijes, si objekt shkencor i
paleografisė, bibliologjisė, gjuhėsisė, historisė sė besimeve.
-
-
Kodiku i Purpurt i Beratit, sipas Aleksudhes, duhej tė ishte
shkruar me dorėn e shėn Gjon Gojartit. Mirėpo Batiffol mendon se
nuk ėshtė tamam dora e shėn Gjon Gojartit.
-
-
Kodiku
i Purpurt i Beratit merr njė vlerė mė tė rėndėsishme prej faktit se
ėshtė shkruar nė njė periudhė kur lėnda biblike ende nuk ishte
kanonizuar. Dy ungjijtė qė pėrmban kanė shmangie prej teksteve
standarte. Kjo ėshtė arsyeja qė vetėm njė herė nė vit, njė pjesė e
tij, mund tė lexohej nė meshė publike.
-
-
Duke u
nisur prej faktit se nė arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorėshkrime
tė tipit "kodik", nė tė cilėt janė kopjuar gjatė 12 shekujve me
radhė shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetėr", ungjijtė dhe tekste
tė tjera tė shėrbesės ekleziastike, mendohet se ato mund tė jenė
shkruar nga murgj vendės. Veē faktit se kėto dorėshkrime krijojnė
njė traditė tė letėrsisė kishtare, vijnė nė ndihmė tė kėtij
pėrfundimi edhe tė dhėna tė tjera.
-
-
Hapėsira iliro-biblike gjendet brenda asaj qė zakonisht quhet
"hapėsirė biblike". Nė librat e shenjtė shėn Pali citohet tė pohojė:
"Predikova Jesuin prej Jerusalemit nė Illyricum". Faltoret e para tė
krishtėrimit nė kėtė hapėsirė u ngritėn qysh nė mesin e shekullit tė
parė pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit).
-
-
Nė
hapėsirėn e iliro-shqiptarėve u formuan edhe disa personalitete qė
themeluan letėrsinė e krishterė tė ritualit roman. Kryelutja
mijėvjeēare e krishtėrimit perėndimor "Ty zot tė lavdėrojmė" - "Te
Deum Laudamus", e cila u kompozua nga shėn Niketa i Dardanisė (ose
shėn Niketa i Remesianės), u pėrhap nė disa variante nė Europėn
Perėndimore pas vitit 525 dhe ėshtė edhe sot njė prej vlerave
kryesore tė krishtėrimit. Sipas burimeve serioze tė
arkeomuzikologjisė, duke pėrfshirė ato britanike, franceze dhe
italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus sum").
-
-
Ndėrsa
pėrkthimi i parė i Biblės prej hebraishtes nė latinishte, i njohur
me emrin "La Vulgata", u arrit nė vitin 405, nga njė ilir tjetėr i
shenjtėruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shėn
Gjeri"). Shėn Niketa dhe shėn Jeronimi, qė pasuruan kulturėn e
krishtėrimit tė Perėndimit, patėn bashkėkohės e pasues qė dhanė tė
njėjtėn ndihmesė historike pėr pasurimin e letėrsisė sė krishtėrimit
lindor, pėrmes pėrkthimeve nė greqishte tė vjetėr tė ungjijve nė
dorėshkrimet e tipit "kodik".
-
-
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ėshtė i regjistruar nė listėn e veprave
mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, tė njohur me emrin "Memoire du
Monde" ("Kujtesa e Botės") dhe prej disa vitesh gėzon kujdesin e
drejtpėrdrejtė tė Unesco-s.
-
-
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletė, kurse "Beratinus-2"
pėrmban 420 fletė. Kodiku i dytė (sipas kronologjisė), i quajtur
"Beratinus-2" ose "Kodiku i Anthimit", po edhe "Codex Aureus
Anthimi" - pėr shkak tė germės prej ari qė ėshtė pėrdorur, i takon
shekullit tė 9-tė. Ai pėrmban katėr ungjijtė (sipas Gjonit, Lukės,
Markut dhe Matheut).
-
-
Ka
pasur gjithashtu katėr shembėllime tė ungjillorėve, nga tė cilat
kanė mbetur vetėm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukės), kurse figura e
Matheut ėshtė zhdukur. Figurat e ungjillorėve kanė korniza
dekorative, qė janė ndėrtuar me motive floreale dhe gjeometrike
(rrathė dhe lule). Stilistikisht krahasohet me njė kodik qė ruhet nė
Bibliotekėn e Petersburgut dhe qė u identifikua si dorėshkrim i
shekullit tė nėntė nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i
Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53".
-
-
"Beratinus-1" dhe kodikėt e tjerė tė Shqipėrisė janė vepra me
rėndėsi edhe pėr historinė e kulturės e tė shkrimit tė shenjtė, por
dhe tė letrarėsisė nė pėrgjithėsi.
-
 |
|
-
Nė fondin e pasur tė kodikėve tė Shqipėrisė, pėrveē
"Beratinus-1" e "Beratinus-2", bėjnė pjesė edhe dhjetėra
dorėshkrime tė tjera, qė kanė marrė emrat e qyteteve ku janė
zbuluar ("Kodiku i Vlorės", afėrsisht shekulli i 10-tė;
"Kodiku i Pėrmetit", i shekullit tė 14-tė; "Kodiku i
Shkodrės", i tė njėjtit shekull; "Kodiku i Gjirokastrės", i
shek. tė 16-tė; "Kodiku i Fierit" - ose i shėn Kozmait, i
fillimit tė shek. tė 19-tė).
-
-
Nė kodikėt qė i takojnė periudhės prej shekullit tė 12-tė e
kėndej ka dhe tė dhėna etnografike, rregulla tė ndėrtimit tė
jetės sė pėrbashkėt, tė dhėnies tė sė drejtės, tė trashėgimit
tė pasurisė nėpėrmjet fejesės ose prej ndarjes, tė ndryshimit
tė sė drejtės nė rastin e konvertimit tė fesė. Nė dorėshkrimet
e dy shekujve tė fundit marrin mė shumė rėndėsi ēėshtjet
laike.
|
-
-
Nė
njėrin prej kodikėve tė vonėt tė Korēės (shek. i 18-tė) disa prej
problemeve themelorė qė zėnė vendin qendror janė: dallimi i tė urtit
prej tė diturit; ē'mendojnė i urti dhe i dituri pėr Perėndinė;
mendimi i tė diturit pėr fenė, amshimin dhe lirinė; mendimi i tė
diturit pėr njeriun e mirė dhe virtytin.
-
-
Kodikėt e Shqipėrisė janė pėrmendore tė kulturės dhe qytetėrimit tė
krishterė dhe mbajnė vulėn e hapėsirės biblike-ekumenike ku kanė
jetuar shqiptarėt dhe tė parėt e tyre. Ato janė burim krenarie pėr
bibliologėt, pėr njohėsit e shkrimeve tė shenjta e pėr kishėn, por
edhe objekt studimi pėr etno-psikologjinė, pėr gjuhėn dhe teknikėn e
shkrimit, pėr kaligrafinė, pėr artet e zbatuara figurative dhe pėr
ikonografinė. Kodikėt janė enciklopedi tė vėrteta tė mendimit tė
krishterė.
-
-
-
BIBLIOGRAFI:
-
-
1. "Les
Codex - Trésors de la Culture Albanaise", edit. Direction Général
des Archives, 1999.
-
2. Prof.
Kolė Popa, "Ekspertizė e kampionėve tė dy kodikėve tė vjetėr
kishtarė", dorėshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18, faqe 1-3.
-
3.
Theofan Popa, "Katalogu i dorėshkrimeve tė kodikėve", ruhet pranė
AQSH.
-
4.
Liljana Bėrxholi, "Vlera e kodikėve mesjetarė dhe puna pėr
evidentimin e tyre", botuar nė "Arkivi shqiptar", 1999/1, f. 63-71.
-
5. Pierre
Battifol, "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex
Purpureus", Paris 1886.
-
6. Prof.
Ramadan Sokoli, "16 shekuj", Tiranė 1994.
-
7. Eduard
Zaloshnja, "Disa tė dhėna pėr restaurimin e dy kodikėve mė tė
vjetėr", dorėshkrim, Tiranė 2000, ruhet pranė AQSH.
-
8. Shaban
Sinani, "Kodikėt e Shqipėrisė dhe 2000-vjetori i krishtėrimit", nė
"Media", 2000/6.
Dėrguar mė 23
shtator 2003, nga
Ēerēiz
Loloēi (Tiranė)
|
|