|
-
Nga
Dr. Jakov MILAJ
-
-
Te
pergatitesh nje studim antropologjik e historik, pa qene as
antropolog as historian, duhet te kesh shume guxim. E une kete guxim
e mora, pse desha te plotėsoje, me sa me qe e mundur, nje nevoje te
madhe shpirtėrore, nje mungese qe duhet te kete ndjere Shqiptari:
njohjen e vet-vehtes.
-
-
E
kaluara dhe e ardhmja e nje kombi, ndjekin nje rruge te caktuar,
drejtimin e se ciles, me teper se fati, e japin fuqitė biologjike.
Prandaj, po te kerkojme thelle-thelle shkaqet e lulezimit ose te
teposhtes se nje populli, do te hasim, ne ēdo rasje, ne faktore
biologjike.
-
-
Thesari mi ēmuar i nje shteti nuk perbehet prej pasurisė se tokes e
se nentokes se tij dhe prej mundesive te zhvillimit ekonomik, por
prej njerėzve qė ai shtet mban ne gji, prej shpirtit qė i u jep
gjalleri ketyre njerezve, prej gjakut qe qarkullon neper venat e
tyre. Raca, sipas mendimit te te gjithe biologėve, percakton prirjet
shpirtėrore te nje populli, kanalizon deshirat e mendimet,
rregullon, pa e kuptuar, jeten e individeve, qofte ne pjesen
vehtiake, qofte ne marrėdhenie me shoqi-shojne.
-
-
Ky
studim nuk eshtė bere per tu marre me racizem ne kuptimin
politiko-filozofik, qe i japin ketij skaji popujt e tjere te botes.
Ne nje vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave
biologjike dhe ku nuk dihet, as ne vija te pergjithshme, se cila
eshte paja morfologjike e shpirtėrore qe ne na ben te shquhemi nga
popujt e tjere te Ballkanit e tė Evropes, te hidhet ne shesh nje ide
e ketille do tishte gje fare e papjekur dhe nuk do te jipte asnje
perfundim praktik.
-
-
Qellimi i hartimit te kesaj vepre ka qene qe te nxjerre ne shesh
disa te verteta, gjer me sot te panjohura, mbi racen tone dhe tu
jape shkas, atyreve qė e ndjejne vehten te zotin, per tu marre pak
me teper me biologji e antropologji. Perfundimet, qe ka per te
nxjerre lexonjesi nga keto faqe, jane te thjeshta dhe, ndofta, te
njohura intuitivisht prej shume Shqiptarevet, me gjithe se te
mohuara prej te huajvet dashakeqe: se populli arberor ka nje
origjine te vetme te perbashket: se eshte anas (autokton) ne te
gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanėvet e kristianėvet,
as midis Gegėvet e Toskėvet nuk ka ndonje ndryshim racor; e, me ne
fund, se ndihet nevoja per nje politike shoqerore, qe te synoje
fuqizimin fizik te races shqiptare.
-
-
Kombi
yne ndodhet, siē mund te kuptohet lehtazi, ne kushte shume te mira,
per sa i perket races. Me njeri-tjetrin nuk na lidh vetem gjuha e
historia, por edhe gjaku, prandaj kemi trajta trupore e veēori
shpirtėrore te perbashketa.
-
-
Me sa,
ne cilin do nga shtetet e tjera te Kontinentit tone gjejme me shume
se nje race, me tipare fiziologjike e psiqike te ndryshme, ne
Shqiperi kemi vetem racen ilirike ose dinarike te cemuar edhe prej
racisteve me orthodokse, si nje nga racat me te larta, me te gjalla
e me shpirt te pajosur me cilėsi te zgjedhura. Njesia e races duhet
te kete rendesi te madhe per Kombin tone te mitur, pse nga kjo
rrjedh diēka e rendesishme: divergjencat mendore e shpirtėrore
ndermjet Shqiptarėvet duhet te jene shume te vogla, aspiratat
kombetare te perbashketa.
-
-
Ēparadoks kishte per te thene ndonje lexonjes me njemendėsin
(realitetin)! Po te jete keshtu, shkenca nuk i pergjigjet se
vertetes. Nuk po shihni se si Shqiptaret, po orvaten ti hane koken
shoqi-shojte?
-
-
Por,
une kujtoj, se kjo armiqėsi e sotme nuk ka asnje themel. Eshtė nje
krize shpirtėrore e ēastit dhe e sheruarshme, nje fare nevralgjie,
qe do te kaloje mbrenda pak kohe.
-
-
Mbushen plote pese vjet qe ndodhemi ne lufte, ne nje lufte te
tmerreshme ku raca, popuj e idera po perleshen si kurre ndonje here
tjeter. Valet e perthyera te kesaj ndeshje kaq te madhe duhet te
ndiheshin edhe ne vendin tone. Ketu takuan toke djerre, por pjellore
mendje te padjallezuara, ndergjegje te patrajtuara sa e si duhet e
prandaj bene vepren e tyre. Mekati, pra, per kete gjendje qė u
krijua, nuk eshte i races e, per rrjedhim, jo i turmes shqiptare,
por pse mos ta themi?- i atyrevet , qė u takonte barra ta leronin
kete turme, i udheheqesve te saj te djeshem intelektuale e
politikane, qe kane punuar pak, shume pak, per te njohur psiken e
Shqiptarit, per te kuptuar prirjet e mbehit e saje dhe per tu dhene
atyreve drejtimin e duhur.
-
-
Ne
Shqiperi, per shkak te rrethanave qe nuk mvareshin prej nesh,
mendjet drejtonjese munguan gjate periudhes se Rilindjes. Vetem
harti, letersia, beri diēka per te mekembur ndergjegjen kombetare, e
cila, gjer ne vjetet e mbrame te tetėqindshit, venitej ne letargjinė
e rende, qe paten krijuar tri a kater vargje shekujsh roberie. Por,
edhe drita e tij qe shume e zbehte dhe rruga per tė arritur piken e
synimit, shume e veshtire pse krejt e parrahur. Vullnetet e
ndergjegjet e reja, qė ishin te domosdoshme per ti dhene jete nje
shteti te pavarur jo vetem politikisht, por edhe shpirterisht, nuk u
krijuan dot.
-
-
Per te
caktuar fatin qe na ruhet per te nesermen, kemi nje a tout te madhe
ne dore: pernjesin (uniformitetin) e brumit, qe perben Kombin tone.
Ne qofte se intelektualet e ndergjegjshem do ti pervishen me mish e
me shpirt punes, qe te zbulojne problemet shpirtrore e lendore te
fisit arberor dhe tu gjejne atyreve zgjidhjen e drejte, nuk duhet
te trembemi per tė ardhmen. Vetem duhet pune, punė e parreshtur
mendimtaresh te vertete.
-
-
Kjo
pune eshte shume mė e rende tek ne, sesa te popujt e tjere te botes.
Duhet nisur prej themelit. Eshtė mire ti njohim e ti themi vete te
metat tona: Jemi nje popull anakronik nė Evropen e sotshme. Ne se
kemi trajtuar akoma ndergjegjen kombetare, kurse kombet e tjera kane
shkuar shume perpara. Por, me gjithe veshtiresit e medha qe
paraqiten, munt tia dalim ēdo pengimi. Raca jone i ka dhene botes
se huaj vlefta te larta e te shumta ne perpjestim me numrin e
perfaqesonjesve te saj. Ajo ruan, sigurisht, energji te medha edhe
sot e kesaj dite. Keto energji do te nxjerrin, me doemos shkendi
xixėllonjese, qe do ta ndriēojne kete popull dhe do ti tregojne
drejtimin qe duhet ndjekur.
-
-
Qellimi qė u ndoq ne hartimin e kesaj vepre ka qene shume i
kufizuar. Eshtė permendur edhe me pare: ti jepet rasja lexonjesit
te thjeshte, qe te nxeje disa te verteta rreth races se tij, te dije
se midis tij dhe atyreve qe flasin nje gjuhe me te, nuk ka asnje
ndryshim gjaku e pra ta njohe Shqiptarin, qe prej Mitrovice e gjer
ne skajin me jugor te Ēamerise, si vėllan e vete.
-
-
Gjuha
e perdorur eshtė e thjeshte dhe, per ta bere qe teksti te kuptohet
lehte, ane mbledhur ne nje kaptine te veēante, disa shenime e
sqarime biologjike te vulgarizuara. Rrjeshtimi i lendes eshtė bere
ne menyre qe secili lexonjes te gjeje diēka qe ta interesoje.
-
-
Jane,
me sa di une, te parat qe shkruhen mbi racen tone ne gjuhen shqipe e
prandaj shume-kushit nuk do ti kete rene rasja, qe te mirret me
problemet qe ceken ne kete veper.
-
-
Tiranė, Jenar 1944
-
-
-
-
Kush ishte Jakov Milaj
-
-
Nje pershkrim i Doktorit te madh fierak, qe u detyrua te punonte
vazhdimisht ne periferi te vendlindjes se tij, ne menyre qe te
harrohej. Babai i Antropologjise shqiptare, njeriu qe kontribuoi pa
mase per shkencen veterinare.
-
-
Profesor Jakov Milaj ishte lindur ne Fier me 25 mars te vitit 1911.
Ai u shkollua ne Gjimnazin e Shkodres, ku e mbaroi ate ne fund, si
nje nga studentet e saj me te mire ne vitin 1931. Qe i ri, ai eshte
dalluar per etjen per dituri dhe mbi te gjitha karakterin e paepur.
Kur ishte nxenes ka drejtuar shoqaten kulturore Besa shqiptare.
Per nje kohe te gjate, ai punoi si mesues ne qytetin e tij te
lindjes, Fier; sekretar komune ne nenprefekturen e Kolonjes;
redaktor ne organe te ndryshme te shtypit te Tiranes e sidomos ne
Vatra te Timo Dilos dhe ne Perpjekjen shqiptare te Branko
Merxhanit.
-
-
Ne kete kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha,
miqesia e madhe me Migjenin. Per ata, qe kane shfletuar ne median e
shkruar ne vitet 30, ka qene e pamundur qe te mos e hasnin ngado
emrin apo inincialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante ne fushen
historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, qe ai qe
ne vitin 1934 i eshte dhene e drejta e studimit per veterinari ne
Universitetin e Torinos. Por, ne vitin 1935, ai nderpret
perkohesisht studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku merr pjese ne
Kryengritjen e Fierit. Deshtimi i saj do te ishte fatal per Milajn.
Ai do te denohej me burgim te perjetshem ose 101 vjet.
-
-
Pas nderhyrjes se organizatave te shumta nderkombetare, ai do te
falej. Me pas, u largua perseri nga vendi, per te vazhduar perseri
studimet e lena pergjysem. Ne ditet e fundit te Migjenit, ai do te
ishte prane tij dhe te motres ne Senatoriumin e Tore Felices. Madje,
do te ishte ai, qe do te sillte edhe fjalet e fundit te Migjenit te
madh dhe doreshkrimet e fundit nga spitali.
-
Ne Shqiperi eshte rikthyer ne vitin 1939, pasi ishte diplomuar
shkelqyeshem. Ai do te punonte ne institucionet zyrtare dhe ne
qeverine e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Minister i
Bujqesise. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Minister i
Bujqesise dhe i Pyjeve. Shkak per largimin e tij te shpejte ishte se
kerkoi qe pyjet tona te shkeputeshin nga kontrolli italian dhe
milicia italiane e pyjeve te zevendesohej me shqiptare, kerkesa keto
qe nuk u perfillen. Kuptohet se u detyrua te jape doreheqjen. I
gjithe ky kalvar eshte pak, po te kujtosh ate, qe e ndoqi ne
periudhen pas Ēlirimit te vendit. Punoi si veteriner ne Durres,
Bilisht, Fier dhe vazhdimisht i shmangur qytetit te tij. Qe me vitin
1945 u denua me 15 vjet burg, prej te cilave beri 6 vjet burg dhe 4
vjet, ai dhe familja u internuan ne Shtyllas te Fierit dhe
Radostine.
-
Ndoshta vitet e tij me te bukura mbeten vitet pas viteve 90, kur ne
Shqiperi erdhi Demokracia. Por, plakut te mencem i kishin mbetur
fare pak. Jakov Milaj do te vdiste ne 2 janar te vitit 1997 ne
moshen 86 vjeēare. Fati i tij eshte fati i njerit prej atyre
njerezve te paket, qe ishin te disponuar qe te progresonin
Shqiperine, ndersa rregjimet e ndryshme te shtetit te tij e
detyruan, qe te punonte thjesht per te mbijetuar.
Dėrguar mė 26
shtator 2003, nga
Ēerēiz
Loloēi (Tiranė) |
|