|
 |
|
St.
Gallen
(ZVICĖR), Shtator 2003 /
Zef
AHMETI
Me vdekjen tė gjithė pajtohemi, por ajo me ēka ne nuk pajtohemi,
ėshtė jeta (Graham Greene). Dhe jeta megjithė vuajtjet,
problemet e sfidat qė sjell, ajo ėshtė e ėmbėl. Jeta nuk ėshtė
fabrikė qė prodhon me shtypjen e njė butoni vetėm ditė tė mira,
por edhe ditė tė kėqia.
Dhe meqė ne njerzit jemi emocialė, kemi ndjenja, shpesh nga
dėshtimet, pėsimet apo kur humbim tė dashurit tanė ofshajmė,
ngrisim zėrin edhe kundėr vetė jetės. Dhe nė kėto ēaste tė
vėshtira tė jetės, shumė prej nesh pyesim: a ka jeta kuptim?!
Pse mė ėshtė shkaktuar mua kjo dhembje?! Dhe shkojmė shpesh me
mendimet tona duke thėnė po ē`farė Zoti ėshtė ai qė na torturon
me vite pėr t`na sprovuar?! Dhe mendoj se shumė prej nesh i kemi
shtruar vetit tė paktėn njėherė pyetjen, se ku qėndron kuptimi
i jetės, a ka jeta kuptim?
Dhe
tani kemi ardhur kėtu, i jemi afruar pikės qendrore tė temės qė po
e trajtojmė. Pėr tė gjitha kėto pyetje qė i parashtuam e qė na
pėrcjellin nė jetėn tonė, dhe konkretisht nė momentet e jetės mė
kritike, mė tė vėshtira ėshtė munduar t`i shpjegoj t`iu japė
pėrgjigje psikologu i njohur Viktor Frankl, njė njeri i
madh i psikologjisė, i cili ka pėrjetuar holokaustin e Luftės sė
Dytė Botėrore dhe qė ka pėrjetuar vetė kampin e pėrqėndrimit.
Ngjarja ndodh gjatė viteve 1942-45. Autori ka qėndruar mė sė
shumti nė kampin famėkeq Ausschwitz, ku humb prindėrit, vėllain
dhe gruan e parė shtatzėnė. |
Duke parė rėndėsinė dhe vlerėn e librit tė psikologut Viktor Frankl
trotzdem
Ja zum Leben sagen, qė nė nė pėrkthimin shqip ėshtė titulluar Ku
Qendron kuptimi i jetės, njė psikolog pėrjeton kampin e pėrqėndrimit
e sidomos kur populli i Kosovės pėrjetoi vuajtje tė mėdha gjatė
luftės, me iniciativėn e z. Albert Ramajt u bė pėrkthimi i kėtij libri
nė gjuhėn shqipe e qė u botua nga shtėpia botuese Shpresa nė
Prishtinė (2003).
Libri ėshtė i ndarė nė tri pjesė.. Pjesa e parė njė psikolog pėrjeton
kampin e pėrqėndrimit e pėrkthyer nga Arbnore Gojani, ėshtė e ndarė nė
tre faza:
Nė fazėn e parė
psikologu Frankel pėrshkruan pranimin nė kampin e pėrqėndrimit,
seleksionimin e tė burgosurve, dezinfektimi i tyre, marrjen
e gjėsendeve tė tė burgosurve, reagimet e para tė tė burgosurve nė
kamp. Pėr kėtė pjesė tė ngjarjes Frankel shkruan:
Reagimi i njė tė burgosuri me pranimin e tij nė kampin e pėrqėndrimit
pėrfaqėson njė gjendje anormale tė gjendjes shpirtėrore, por
megjithėatė gjykuar objektivisht kjo ėshtė normale dhe se ėshtė reagim
tipik nė ato rrethana qė ata kanė pėrjetuar.
Nė fazėn e dytė,
Frankel pėrshkruan gjendjen e tė burgosurve nė kamp, apo jetėn nė kamp.
Ai flet pėr apatinė qė lind te tė
posaburgosurit e qė arrin njė vdekje tė brendshme, dhe torturat e
dhembshme qė kanė pėrjetuar nė kamp. Mė tutje
autori mundohet tė gjejė pėrgjigje nė pyetjen se cilėt janė shkaktarėt
e apatisė, topitjes sė shpirtit dhe ndjenjat e indiferentizmit
tė brendshėm. Pastaj vazhdon me endėrrimet e tė
burgosurve dhe pasojat, uria e madhe dhe lufta pėr mbijetesė,
seksualitetin, josentimentalitettin, politika dhe religioni,
mėtutje pėrshkraun seancat shpirtėrore, pastaj fenomenin e arratisė
nė brendi, arti nė kamp etj
Megjithė vėshtėrsitė dhe turturat fizike e psikike, tė burgosurit janė
munduar qė tė gjejnė kuptimin e jetės, qė edhe nė kamp ti jepet jetės
njė kuptim. Dhe kėshtu Frankel pėrshkruan situata
ku, megjithė vuajtjet kalohet nė humor, dhe se ka ekzistuar edhe nė
ato rethana katastrofale sensi pėr humor, e qė shton se,
humori ishte njė armė e shpirtit nė luftė pėr vetėmbajtje.
Dhe pėrpjekja pėr ta zhvilluar sensin e humorit
dhe pėr t`i shikuar gjėrat nė njė dritė humoristike ėshtė njė lloj
taktike e mėsuar gjatė zotėrimit tė artit pėr tė jetuar.
Ne kėtė fazė Frankėl pėrshkruan nevojėn e higjienės, e cila kishte
munguar aq shumė nė kamp, sėmundjen e tifos qė paraqitet nė kamp,
dėshira
pėr vetmi, qetėsi, etja pėr mallin pėr njė grimė intimitetit dhe
vetmi.
Autori me tė drejtė thotė se, ai qė nuk e
ka pėrjetuar kampin e pėrqėndrimit e ka vėshtirė tė kuptoj se sa ishte
e pavlerė jeta individuale e njeriut. Ai pėrshkruan se tė burgosurit
nuk kanė qenė tė regjistruar me emra, por
me numra, dhe se lista e numrave ishte e vetmja gjė me rėndėsi, dhe se
siē potencon Frankel, njeriu me kuptim tė plotė tė fjalės u shndėrrua
nė njė numėr: i vdekur apo i gjallė, dhe se kjo nuk ishte me rėndėsi;
jeta e njė numri ishte plotėsisht irrelevante.
Nė pjesėn ku flet pėr acarimin e gjendjes nė kamp, psikologu
pėrshkruan fundosjen e gjendjes shpirtėrore tė tė burgosurve nė njė
nivel primitiv, apatia, acarimi dhe shkaqet trupore
si uria dhe mungesa e gjumit, gjendje kjo
qė shpiente edhe te shpėrthimet e konflikteve edhe brenda vetė tė
burgosurve, si rezulat i tensioneve shpirtėrore dhe torturave qė kanė
pėrjetuar.
Megjithė ato vuajtje qe kanė pėrjetuar tė
burgosurit nė kampin e pėrqėndrimit, psikologu Frankl thotė se
pėrjetimet e jetės nė kamp tregojnė se njeriu gjithsesi ka
alternativė tė funksionimit. Njeriu mund tė ruaj
gjurmėt dhe mbeturinat e lirisė shpirtėrore, qėndrimin e lirė ndaj
rrethit, madje edhe nė ato kushte tmerruese tė shpypjeve
psikike dhe fizike. Dhe mė tej shton se mėnyra se si ata kanė mundur
ti pėrballojnė vuajtjet, ishte me tė
vėrtetė arritje vėrtetė e brendshme, dhe thotė se, liria shpirtėrore
nuk mund ti merret njeriut edhe deri nė frymėmarrjen e fundit tė
jetės.
Nėse jeta nė pėrgjithėsi ka kuptim, atėherė duhet tė ketė kuptim edhe
vuajtja, thotė Frankl.
Vuatja ėshtė pjesė e jetės sikurse edhe fati dhe
vdekja dhe se pa vuajtje dhe vdekje jeta nuk do tė mund tė ishte e
tėrėsishme. Mėnyra se si njeriu e pranon fatin e tij dhe tė
gjitha vuajtjet qė ai fat i kėrkon i jep
mundėsi tė mjaftueshme edhe nėn rrethanat mė tė vėshtira- tė shtoj
njė kuptim tė thellė nė jetėn e tij. Dhe se forca
e brendshme e njė njeriu mund ta ngrisė atė edhe mbi fatin e jashtėm.
Nė pjesėn analiza e ekzistencės provizore,
Frankel vjen nė pėrfundim se, vėzhgimet psikologjike tė tė burgosurve
tregojnė se vetėm ai njeri i cili ka lejuar tė fundosė mbajtjen e
brendshme tė moralit dhe tė shpirtit, eventualisht ka rėnė viktimė e
ndikimit degjenerues tė kampit. Dhe se ata qė
kishin humour qėndresėn morale dhe shpirtėrore preferonin tė mbyllin
sytė e tė vdisnin, dhe se jeta pėr ta humbte kuptimin.
Dhe ata qė humbin shpresėn pėr ardhmėri, humbnin
edhe qėndrimin dhe rezistencėn shpirtėrore, dhe se kjo humbje e
papritur e shpresės dhe guximit kishte efekt vdekjeprurės.
Nė pyetjen se pėr kuptimin e jetės, Psikologu i njohur Frankl, thotė
se assesi kurrė nuk ėshtė me rėndėsi se ēka
prisnim nga jeta, por ēka jeta priste nga ne. Dhe
jeta pėrfundimisht nuk do tė thotė tjetėr pėrveē se: tė marrėsh
pėrgjegjėsinė pėr tė gjetur pėrgjigjen e drejtė pėr problemet e saj
dhe tė pėrmbushim detyrat tė cialat jeta vazhdimisht i vė pėr
secilin individ, pėr plotėsimin e kėrkesės sė ēdo momenti. Dhe pasi qė
kuptimi i jetės ndryshon nga njėri-tjetr i
dhe nga njėri moment dhe momenti tjetėr, autori Frankl thotė se, ėshtė
e pamundur tė definohet kuptimi i jetės nė mėnyrė tė pėrgjithshme.
Nė fazėn e tretė,
autori flet pėr kohėn pas lirimit nga kampi.
Ai pėrshkruan se si ata kishin harruar tė gėzohen,
pas gjithė asaj kohe qė kanė qėndruar nė kamp.
Rruga nga tensioni i lartė shpirtėror, i pėrjetuar
gjatė qėndrimit nė kamp, rruga nga ajo luftė nervore nė qetėsi
shpirtėrore, nuk ishte assesi rrugė pa pengesa thotė Frankl.
Pėrveē deformimit, qė ishte rezultat i lirimit tė tė burgosurve nė
mėnyrė tė papritur tė presionit shpirtėror, ekzistonin dy eksperienca
themelore
qė kėrcėnonin tė dėmtonin karakterin e njeriut tė liruar: zemėrimin
dhe zhgėnjimin pas kthyerjes sė tij nė jetėn e mėparshme.
Nė pjesėn e dytė tė librit ėshtė pėrkthimi i dramės se Frankėlit
Sinkronizmi nė Birkenawald, njė konferencė metafizike, tė
pėrkthyer nga Albert Ramaj. Poashtu ky i fundit e
ka njė shkrim nė pasthėnie shumė interesant pėr psikologun dhe
themeluesin e logoterapisė, Viktor Frankl. Ramaj flet pėr jetėn
dhe veprat e tij, duke shpjeguar se ēka ėshte logoterapia e keshtu
me radhė.
Rėndėsia e librit pėr shqiptarėt e Kosovės
Gjatė luftės nė Kosovė 1998-99 populli shqiptar pėrjetoi njė situatė
tė ngjashme me atė qė pėrjetuan hebrenjtė
gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Shqiptarėt pėrjetuan nėnēmimet,
maltretimet fiziko-psikike, dhe ngarkesat tjera shqiprtėrore tė cilat
po i pėrcjellin dhe sot njė pjesė tė
popullit, si pasojė e traumave dhe pėrjetimeve gjatė luftės, pra si
shkak i krimeve dhe masakrave tė bėra nga pushtuesi serb. Libri ka
njė mesazh shumė tė rėndėsishėm pėr shqiptaret
megjithė dhembjet dhe
torturat fiziko-psikike e shpirtėrore qė u janė bėrė atyre, ata
shqiptarėt nuk duhet tė kalojnė nga roli i tė maletruarit nė
maltretues, tė mos kalojnė nga viktima nė viktimizues.
Ne duhet tė pėrpiqemi, qė njeriut t`i
ofrojmė paramendimin e bukurisė sė jetės, do tė thoshte Julian
Beck. Por tė falim, jo se ata e meritojnė,
por pėr ardhėmrinė tonė, jo se ata e meritojnė, por pėr hire tė lirisė
dhe paqes, jo se ata e meritojnė por pėr hirė tė pėrspektivės
sė femijeve tanė, jo pėrse ata e meritojnė, por se hakmarrja dhe
gjakmarrja nuk janė zhgjidhje e problemit, pėrkundrazi ato shkaktojnė
plagė dhe dhembje tė reja.
Libri preferohet pėr ēdokėnd. Gjuha e Frankėllit
ėshtė jo e komplikuar, ėshtė e kjartė dhe inkurajuese. Nese
dikush deshiron ta kete librin, le te drejtohet ne adresen:
urtia@hotmail.com.
|
|