|
- St.
Gallen (ZVICËR),
25 shtator 2003 / Z. A. -
Ngjarje të ndijshme që
po ndodhin në familjet kosovare në perendim janë gjithnjë e në
rritje. Dhuna në familje abuzimet seksuale janë disa nga ato që të
bën të brengosësh për shumë familje shqiptare që jetojnë në
përendim.
-
-
Këto ditë gjyqtari i Gjykatës së Qarkut
në Zofingen të Zvicrës, Kantoni Argau, ka denuar kosovarin 51 vjeçar
me 15 vjet burg dhe 15 vjet ndalim hyrje në Zvicër. Sipas gjyqtarit,
kosovari 51 vjeçar ka dhunuar vajzat e veta 1000 herë.
-
-
Vajzën e parë, sipas gjykatësit,
kosovari ka filluar ta dhunoj që nga mosha 12 vjeçare. Vajza më vonë
mbetet edhe shtatzënë dhe lindë një fëmijë, babai i të cilit ka qenë
babai i saj. Në moshën 21 vjeçare vdes vajza nga pasojat helmimit të
konsumimit të akoholit dhe medikamenteve.
-
-
Edhe vajzën e saj më të re ky prind e
kishte abuzuar seksualisht.
|
|