| |
 |
|
|
|
26.09.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte 26 shtator 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti shefin e ri tė Zyrės franceze nė Prishtinė
-
Persona tė panjohur kanė tentuar ta vrasin Ramiz Muriqin, aktivist
shumėvjeēar i LDK-sė nė Pejė
-
Dje
nė njė fshat tė Pejės ėshtė vrarė njė i ri 25-vjeēar
-
Sonte nė Prishtinė solemnisht ēelet Festivali i parė Ndėrkombėtar i
Filmit
-
Sipas shtypit suedez, vrasėsi i Ana Lindit ėshtė njė serb 24-vjeēar
nga Beogradi
-
Gjenerali amerikan Bek e vlerėsoi shumė stabile situatėn e sigurisė
nė Kosovė
-
BE:
Prishtina dhe Beogradi nė takimin e parė nė Vjenė duhet tė jenė tė
pėrfaqėsuar nga niveli mė i lartė politik
-
NATO
ende nuk e ka konfirmuar pjesėmarrjen e lordit Robertson nė dialogun
Beograd Prishtinė
-
"Kurir": Kosova duhet tė fitojė pavarėsinė
-
Pensionistėt kėrkojnė t'u paguhen pensionet prej 1 janarit tė vitit
1999
-
Njė
grup i profesorėve nga Universiteti i Salermos tė Italisė u takua me
dekanė tė Universitetit tė Prishtinės
-
Presidenti Moisiu tha se kur flitet pėr standardet para statusit
final tė Kosovės ato duhet tė caktohen mė qartė
-
Pauell u jep gjashtė muaj afat irakianėve tė hartojnė kushtetutėn e
re
-
Nė
njė shpėrthim zjarri nė njė shtėpi pleqėsh nė SHBA kanė humbur jetėn
pesė vetė dhe janė plagosur 25 tė tjerė
-
E.
Xhozef konsideron se zgjidhja e statusit final tė Kosovės ėshtė
ēelėsi pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė Maqedoni
-
Nė
Tetovė filloi festivali i folklorit burimor shqiptar "Sharri kėndon
2003"
-
Vriten dy ushtarė amerikanė dhe plagosen 3 tjerė nė Irak
-
Nė
njė sulm me mortaja janė vrarė tetė irakianė
-
Tėrmete tė fuqishme nė Japoni
-
Kėrkesė pėr referendum ndaj imunitetit tė Berlusconit
-
Zemėr e re artificiale
-
Prodi pėrjashton dorėheqje nė BE
-
Thirrje OKB-sė tė qėndrojė nė Irak
-
Prokurorėt e Timorit Lindor kanė paditur 18 vetė pėr krime kundėr
njerėzimit
-
Mbi
19 mijė njerėz kanė vdekur nė Evrop nga valėt e nxehtėsisė sė madhe
nė gusht
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova priti shefin e ri tė Zyrės franceze nė Prishtinė
-
 |
|
-
Prishtnė, 26 shtator 2003
- Presidenti
i Kosovės Ibrahima Rugova priti sot shefin i ri tė Zyrės
franceze nė Prishitnė, zotin Zherar Salie (Gerard Sallier), i
cili ditė mė parė e ka marrė kėtė detyrė.
Nė kėtė takim u bisedua pėr bashkėpunimin e
frytshėm mes Kosovės dhe Francės, i cili, siē u tha, do tė
vazhdojė edhe nė tė ardhmen.
-
Presidenti Rugova tha se ambasadorin Salie e ka njoftuar me
progresin e arritur dhe me objektivat e institucioneve tė
Kosovės, me zhvilimin ekonomik, integrimin e grupeve etnike nė
shoqėrinė kosovare si dhe pėr bashkėpunimin e institucioneve
tė Kosovės me UNMIK-un e me bashkėsinė ndėrkombėtare.
|
-
-
Edhe me kėtė rast Presidenti tha se
Kosova duhet tė njihet e pavarur, si vend demokratik e paqėsor, i
integruar nė BE nė NATO, nė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt e saj.
-
Duke i dėshiruar mirėseardhje zoti Salie, Presidenti Rugova tha se
nga ky takim pėrshėndet Presidentin francez Zhak Shirak dhe
falenderoi Francėn pėr ndihmėn qė ka dhėnė para, gjatė luftės dhe nė
rindėrtimin e Kosovės.
-
Shefi i ri i Zyrės franceze Zherar Salie, pasi falenderoi
Presidentin Rugova pėr fjalėt e mira, tha pas takimit se ėshtė i
nderuar qė takohet me zotin Rugova. Ai tha se nė takim janė
diskutuar temat qė kanė tė bėjnė me interesat e pėrbashkėta,
veēanėrisht pėr ēėshtjen kruciale tė zhvillimit ekonomik,
tranzicionit, privatizimit.
-
-
Poashtu, tha ai, janė biseduar edhe
ēėshtje tė tjera qė kanė tė bėjnė me situatėn aktuale nė Kosovė, siē
ėshtė rasti i dialogut, qė pritet tė fillojė sė shpejti, si dhe pėr
angazhimin e Presidentit Rugova pėr statusin e Kosovės sė pavarur,
sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
-
Duke folur pėr bashkėpunimin e Francės me Kosovėn, Salie tha se
vendi i tij ka ndihmuar Kosovėn dhe ka bėrė punė tė mira kėtu, ku ka
pėrfituar populli.
-
Nė fund ai shtoi se ėshtė shumė i lumtur qė ndodhet nė Prishtinė dhe
premtoi se do tė angazhohet qė ta ndihmojė Kosovėn aq sa mundet dhe
pėr aq sa edhe Parisi zyrtar do tė mund ta ndihmojė Kosovėn edhe tė
ardhmen.
-
-
-
Persona tė panjohur kanė tentuar ta vrasin Ramiz Muriqin, aktivist
shumėvjeēar i LDK-sė nė Pejė
-
-
Pejė, 26 shtator 2003
- Sot rreth orės 10.30 nė lagjen
Fidanishtė tė Pejės, persona tė panjohur kanė tentuar ta vrasin
Ramiz Muriqin, aktivist shumėvjeēar i LDK-sė nė Pejė.
-
-
Afėr veturės sė tij tė parkuar ishte
vendosur njė mekanizėm shpėrthyes dhe nė momentin kur Ramizi ėshtė
nisur me veturė, ėshtė dėgjuar njė shpėrthim i fuqishėm, i cili ka
shkatėrruar pjesėn e pėrparme tė veturės.
-
-
Me atė rast Ramiz Muriqi pėson vetėm
lėndime tė lehta trupore. Kjo ėshtė hera e tretė qė ndaj tij
tentohet me atentate. Nga shpėrrhimi i fuqishėm janė thyer xhamat e
banesave pėrreth.
-
Ekipet e specializuara tė policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė menjeherė
kanė dalė nė vendin e ngjarjes dhe po i kryejnė hetimet. Pėr
momentin nuk ka tė arrestuar dhe as tė dyshuar pėr kėtė tentim
vrasjeje.
-
-
-
Dje
nė njė fshat tė Pejės ėshtė vrarė njė i ri 25-vjeēar
-
-
Pejė, 26 shtator 2003
- Dje nė fshatin Kosuriq tė Pejės
ėshtė vrarė Orhan Smajl Maznikolli, 25-vjeēar. Sipas policisė motivi
i kėsaj vrasjeje ka tė bėjė me kontestin pronėsor. Dorasi par
kryerjes sė vrasjes ėshtė arratisur.
-
-
-
Sonte
nė Prishtinė solemnisht ēelet Festivali i parė Ndėrkombėtar i Filmit
-
-
Prishtinė, 26 shtator 2003
- Sonte nė kinemanė ABC nė
Prishtinė, solemnisht ēelet Festivali i Parė Ndėrkombėtar i Filmit,
nė tė cilin, gjatė dhjetė ditėve sa zgjasė, do tė shfaqen 21 filma
artistikė nga vende tė ndryshme.
-
-
Sipas organizatorit, gjatė mbajtjes sė
festivalit, nė Prishtinė pritet tė vijnė edhe autorė tė filmave tė
cilėt do tė prezentohen para publikut tė kryeqytetit tonė.
-
Festivali nuk ka karakter garues, objektiv kryesor i tij ėshtė
ringjallja e kinemasė nė Kosovė duke inkurajuar rritjen e audiencės.
-
Festivalin e ēel filmi shqiptar Yllka" i regjisorit ylli Pepo.
-
Poashtu kėta filma do tė shfaqen edhe nė Pejė e Mitrovicė.
-
Nė poshtė po japim titujt e filmave dhe pėrmbajtaj e tyre e
shkurtėr.
-
Yllka: Dy tregime pėr dy gra, tė cilat kėrkojnė dashuri dhe lumturi
nė Shqipėrinė postkomuniste dhe nė Zvicėr.
-
Hinterholz 8: Njė familje austriake i tejkalon pengesat financiare,
duke e ndjekur ėndrrėn e saj qė ta kenė shtėpinė e tyre.
-
Nordrand: Pesė tė rinj me prejardhje tė ndryshme etnike, takohen nė
Vjenė dhe pėr njė kohė tė shkurtėr ndėrthuret jeta e tyre, ėndrrat
dhe dėshirat.
-
Gori vatra: Komedi e zezė pėr pėrpjekjet e rėnda nė njė qytet
boshnjak, pėr tė krijuar demokracinė pėr mbikėqyrėsit ndėrkombėtar
brenda 7 ditėsh.
-
Tito: Njė komedi pėr nostalgjinė ndaj komunizmit si njė atraksion
turistik nė njė ishull kroat.
-
Crvena prashina: Njė dramė rreth mafias kroate nė pragė tė luftės.
-
La Vie Revee des Anges: Film pėr shoqėrinė e vrullshme nė mes tė 2
grave, tė cilat moren njė numėr tė ēmimeve ndėrkombėtare.
-
Ridicule: Komedi morali rreth humorit dhe sharmit qė mundi
korrupcionin dhe zotėrimet.
-
Un monde sans pitie: Njė romancė nė mes tė njė tė riu tė zhgėnjyer
dhe njė studenti ambicioz.
-
Au revoir, les enfants: Njė dramė nga regjisori i njohur francez,
rreth shoqėrisė sė dy djemve tė shkatėruar nga brutaliteti nacist.
-
Halbe Treppe: Njė aferė jashtėmartesore, e thyen rutinėn e jetės sė
pėrditshme nė njė qytet gjerman.
Bella Martha: Pėrpjekja pėr ta inkuadruar nė mesin e shoqėrisė njė
vajzė, e cila e ka humbur nėnėn, ėshtė fillimi i njė romance tė
ndjeshme dhe njė harmonie tė brendshme pėr dy shefat e kuzhinės.
-
Mirupafshim: Takimi i njė profesori grek me njė grup emigrantėsh
ilegal shqiptarė, e ndryshon jetėn e tij.
Afti I Nichta Meni: Njė qift i ri mėson pėr jetėn, duke udhėtuar nė
Greqinė e kėtyre ditėve.
-
Torzok: Njė pėrvojė e njė djaloshi tė lėnė nė institutin pėr fėmijė
tė braktisur, pas ērregullimeve politike nė Hungari.
-
Konikar Ramdhenu: Pėrpjekjet dhe fatėkeqėsitė e njė djali tė
braktisur nė Indinė bashkėkohore.
-
Mitr My Friend: Njė grua indiane, duke e braktisur vendlindjen, pėr
ta martuar dhe rritur vajzėn e saj nė Amerikė, e zbulon forcėn pėr
ta ndryshuar jetėn e vet.
-
Show: Njė jurist nė luftė me ėndrrat dhe aspiratat e paplotėsuara,
rikthen vetėbesimin dhe natyrėn e tij gazmore.
-
Intacto: Njė film enigmatik pėr katėr njerėz, jeta e tė cilėve
ndėrthuret nga fati dhe rasti.
-
El Palo: Njė komedi pėr njė grup tė grave tė dėshpėruara, tė cilat e
planifikojnė dhe e kryejnė plaēkitjen e njė banke.
-
-
-
Sipas
shtypit suedez, vrasėsi i Ana Lindit ėshtė njė serb 24-vjeēar nga
Beogradi
-
-
Stokholm, 26 shtator 2003
- Sipas gazetės mė tė
madhe suedeze "Dagens Nyheter" policia mė, 24 shtator ka arrestuar
personin e vėrtetė pėr vrasjen e ministres Ana Lind. Sipas kėsaj
gazete, personi i dyshuar, identiteti i tė cilit nuk zbulohet,
menjeherė pas atetntatit, ka prerė flokėt dhe vetullat, me qėllim
maskimi.
-
-
Sipas policisė, nė vendin e krimit ėshtė
gjetur njė kapelė nė tė cilėn ka fije flokesh. Sipas analizės ADN
dhe xhirimeve tė bėra nga kamerat tė gjitha dyshimet drejtojne tek
personi i prangosur.
-
I dyshuari pėr vrasjen e ministres se jashtme suedeze, Ana Lind,
sipas mediave suedeze ėshtė njė serb nga Beogradi. Sipas
"Expressen", 24 vjeēari nga Beogradi, ka mbi 20 vjet qė jeton me
prindėrit e tij nė Suedi.
-
Thuhet se ky serb gjithmonė kishte dėshiruar tė bėhej i famshėm.
Shoku i tij i ngushtė i ka thėnė gazetės "Dagbladet" se ai thoshte:
"Dua tė vras qė tė bėhem i popullarizuar"!
-
-
-
Gjenerali amerikan Bek e vlerėsoi shumė stabile situatėn e sigurisė
nė Kosovė
-
-
Gjilan, 26 shtator 2003
- Gjenerali amerikan Xheri
Bek tha tė enjten nė Gjilan se nuk do tė ketė pakėsim tė trupave
amerikane nė Kosovė deri nė fund tė vitit 2004. "Ushtarėt e mi
mbeten tė pėrkushtuar nė ruajtjen e paqes dhe tė sigurisė nė
sektorin e lindjes".
-
Kėto vlerėsime gjenerali Bek, komandant i Brigadės Shumėkombėshe tė
Lindjes, i bėri gjatė njė takimi me gazetarė nė Gjilan.
-
Nė krahasim me periudhat e mėhershme, gjenerali Bek e vlerėsoi shumė
mė tė qėndrueshme gjendjen e tashme tė sigurisė nė Kosovė, duke
thėnė se krimi ka shėnuar rėnie pėr 30 pėr qind, ndėrsa tani nuk
ėshtė e nevojshme as pėrcjellja e minoriteteve nga KFOR-i.
-
Ankesat e shpeshta tė qytetarėve tė brezit kufitar pėr shkeljen e
territorit tė Kosovės nga forcat serbe, gjenerali Bek i ka quajtur
tė paqėndrueshme, ngase sipas tij ushtarėt amerikanė, nga toka e
ajri, janė duke vėzhguar kufirin dhe nuk kanė parė lėvizje tė
forcave serbe brenda kufirit tė Kosovės.
-
Qytetarėt e brezit kufitar nė pjesėn e lindjes nuk kanė arsye tė
ndjehen tė pasigurtė, sepse ushtarėt tanė janė atje ēdo ditė dhe ēdo
natė, tha komandanti i BSHL-sė.
-
Duke u ndalur nė aksionin pėr dorėzimin vullnetar tė armėve,
gjenerali Bek tha se sa mė shumė armė qė largohen nga duart e
qytetarėve, aq mė mirė do tė jetė pėr tė gjithė.Por u shprehė i
pakėnaqur me rrjedhėn e kėtij aksioni.
-
Posedimi i paligjshėm i armėve dhe keqpėrdorimi i tyre, mbeten njė
sfidė pėr Kosovėn dhe pėr tėrė Ballkanin nė pėrgjithėsi, tha Jerry
Beck.
-
Komandanti i BSHL-sė duke folur edhe pėr procesin e privatizimit nė
Kosovė, ai u ka sugjeruar serbėve lokalė qė tė lejojnė AKM-nė tė
kryejė punėn e vet.
-
-
-
BE:
Prishtina dhe Beogradi nė takimin e parė nė Vjenė duhet tė jenė tė
pėrfaqėsuar nga niveli mė i lartė politik
-
-
Bruksel, 26 shtator 2003
- "Jemi tė mendimit se
Prishtina dhe Beogradi gjatė takimit tė parė nė Vjenė duhet tė jenė
tė pėrfaqėsuar nga niveli mė i lartė politik", deklaruan zyrtarė nga
kabineti i Havier Solanės, pėrfaqėsuesit tė lartė tė Bashkimit
Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri.
-
-
Me nivel tė lartė, siē u shpjegua,
zyrtarėt evropianė nėnkuptojnė nivelin e Presidentit tė Kosovės dhe
Kryeministrit, prandaj nė krye tė delegacionit shqiptar do tė duhej
tė ishin presidenti Rugova dhe kryeministri Rexhepi.
-
Tashmė ėshtė afėr konfirmimit fakti se gjatė bisedimeve nė Vjenė do
tė marrė pjesė edhe shefi i diplomacisė evropiane, Havier Solana,
thuhet nė njė njoftim nga Brukseli.
-
-
-
NATO
ende nuk e ka konfirmuar pjesėmarrjen e lordit Robertson nė dialogun
Beograd Prishtinė
-
-
Bruksel, 26 shtator 2003
- Zyrtarė nė selinė e
NATO-s kanė thėnė se kjo organizatė ndonėse nuk do tė ketė rol tė
drejtpėrdrejtė nė dialogun Prishtinė - Beograd pėr ēėshtje praktike,
e pėrshėndet kėtė vendim. Zyrtarėt e NATO-s thonė se shtetet anėtare
tė Aleancės do tė jenė tė angazhuara nė Kosovė.
-
"Ne kemi detyrat tona nė Kosovė nė aspektin e sigurisė dhe do tė
vazhdojmė tė krijojmė ambient tė sigurtė nė Kosovė", ka thėnė dje
njė zyrtar i NATO-s. Ai ka shtuar se dialogun dhe ēėshtjet politike,
i ka pėrsipėr si pėrgjegjėsi UNMIK-u, ndėrkaq NATO-ja ėshtė
bashkėpunėtore e UNMIK-ut, e jo konkurrente e saj.
-
-
Megjithatė, nė selinė e NATO-sė, ende
nuk janė komentuar paralajmėrimet, se nė takimin e parė nė Vjenė
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, mund tė marrė pjesė nė mėnyrė
simbolike edhe lordi Robertson.
-
-
-
"Kurir": Kosova duhet tė fitojė pavarėsinė
-
-
Vjenė, 26 shtator 2003
- Gazeta austriake "Kurir"
shkruan se ēėshtja e statusit final tė Kosovės nė dialogun ndėrmjet
Prishtinės dhe Beogradit nė Vjenė nuk ėshtė temė e bisedimeve.
Shqiptarėt e Kosovės tė cilėt e dėshirojnė pavarėsinė, konferencėn e
Vjenės e shohin si test pėr negociatat pėr ardhmėrinė e Kosovės,
konstaton kjo gazetė austriake.
-
-
Nė kėtė shkrim pastaj theksohet se nga
pikėpamja e partive shqiptare, nuk ka shumė se ēfarė tė bisedohet.
Kosova, cila prej qershorit tė vitit 1999 ėshtė nėn administrimin e
OKB-sė, duhet tė fitojė pavarėsinė, vlerėson gazeta e Vjenės.
-
-
-
Pensionistėt kėrkojnė t'u paguhen pensionet prej 1 janarit tė vitit
1999
-
-
Prishtinė, 26 shtator 2003
- Pensionistėt e Kosovės
nė protestėn e djeshme nė Prishtinė kėrkuan t'u kthehet statusi qė e
kishin deri nė fund tė vitit 1998, t'u paguhen pensionet prej 1
janarit tė vitit 1999, si dhe tė themelohet fondi
pensionalo-invalidor.
-
-
Kryeministri Bajram Rexhepi gjatė
takimit me njė delegacion tė protestuesve ka premtuar se Qeveria e
Kosovės do tė vazhdojė angazhimin pėr zgjidhjen e disa prej
kėrkesave tė pensionistėve, megjithėse fondi i krijuar pėr shumė
vjetė radhazi nga puna e tyre ėshtė i bllokuar.
-
-
Ai theksoi se gjatė bisedimeve me
Beogradin do tė jetė i pranishėm edhe njė pėrfaqėsues i
pensionistėve dhe do tė bėhet presion qė fondet t'u kthehen atyre.
-
Duke folur nė emėr tė pensionistėve tė Kosovės, Rasim Domi kryetar i
Lidhjes sė Pensionistėve tė Kosovės tha se pensionistėt edhe mė
tutje janė kategoria mė e rrezikuar sociale.
-
Kėrkesat me shkrim tė pensionistėve do t'u dorėzohen tė gjithė
drejtuesve tė institucioneve tė Kosovės.
-
-
-
Njė
grup i profesorėve nga Universiteti i Salermos tė Italisė u takua me
dekanė tė Universitetit tė Prishtinės
-
-
Prishtinė, 26 shtator 2003
- Njė grup i profesorėve
nga Universiteti i Salermos nga Italia u takua dje me udhėheqės dhe
dekanė tė Universitetit tė Prishtinės me qėllim tė bashkėpunimit tė
ndėrsjellė.
-
-
Kėtė grup tė profesorėve nga Italia e
drejtonte Franēesko Citarella, i cili propozoi bashkėpunim dhe
kėrkime shkencore me interes tė pėrbashkėt. Ai ka ftuar dekanėt e
fakulteteve tė Universitetit tė Prishtinės pėr diskutim tė ideve tė
ndryshme, pėrpara nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr bashkėpunimin
ndėrmjet kėtyre dy universiteteve.
-
-
-
Presidenti Moisiu tha se kur flitet pėr standardet para statusit
final tė Kosovės ato duhet tė caktohen mė qartė
-
-
Nju-Jork, 26 shtator 2003
- Presidenti i Shqipėrisė
Alfred Moisiu pati njė takim nė Nju-Jork me sekretarin e
pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan nė tė cilin u diskutua midis tė
tjerash pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me fqinjėt.
-
-
Presidentit Moisiu i ka thėnė zotit Anan
se ai mban kontakte tė vazhdueshme me administratorėt e UNMIK-ut dhe
theksoi se do tė ishte mirė qė mandati i administratorit tė UNMIK-ut
tė jetė mė i gjatė nė kohė.
-
-
Presidenti Moisiu citohet t'i ketė thėnė
z. Anan se kur flitet pėr standardet para statusit final tė Kosovės
ato duhet tė jenė tė caktuara mė qartė.
-
-
-
Pauell u jep gjashtė muaj afat irakianėve tė hartojnė kushtetutėn e
re
-
-
Uashington, 26 shtator 2003
- Sekretari amerikan i
Shtetit, Kolin Pauell, ka thėnė se po i jep afat deri nė gjashtė
muaj Kėshillit Qeverisės tė Irakut - grup prej 25 irakianėsh i
caktuar nga amerikanėt nė korrik - qė tė dalė me njė kushtetutė tė
re.
-
Deklaratat e Pauellit vijnė nė kohėn kur vazhdojnė pėrpjekjet e
Shteteve tė Bashkuara pėr tė fituar mbėshtetjen pėr njė rezolutė tė
re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė qė ka pėr qėllim inkurajimin
e shteteve tė tjera qė tė kontribojnė me trupa pėr Irakun.
-
Duke marrė parasysh presionin nga Franca, dhe tė tjerėt, pėr njė
kalendar tė qartė pėr dorėzimin e pushtetit irakianėve, zoti Pauell
po pėrpiqet tė kombinojė fleskibilitetin dhe realizmin.
-
Hartimi i njė kushtetute tė re pėrbėn problem delikat pėr njė vend
me aq shumėllojshmėri si Iraku.
-
-
-
Nė
njė shpėrthim zjarri nė njė shtėpi pleqėsh nė SHBA kanė humbur jetėn
pesė vetė dhe janė plagosur 25 tė tjerė
-
-
Nashville, Tenesi, 26 shtator 2003
Njė zjarr ka
shpėrthyer nė njė shtėpi pleqėsh nė Qendrėn pėr kujdes shėndetėsor
nė Neshvil (SHBA), ku kanė humbur jetėn pesė banues dhe janė
plagosur 25 tė tjerė, njofton CNN. Tė lėnduarit janė dėrguar nė
spitale pėr shėrim nga djegiet dhe thithja e tymit.
-
-
Disa nga tė lėnduarit janė nė gjendje tė
rėndė. Rreth 120 vetė kanė qenė banues tė kėsaj shtėpie dhe tė
gjithė janė evakuar. Tre zjarrfikės tė lėnduar gjithashtu janė
hospitalizuar. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por hetuesit kanė
dalė nė vendngjarje.
-
-
-
E.
Xhozef konsideron se zgjidhja e statusit final tė Kosovės ėshtė
ēelėsi pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė Maqedoni
-
-
Uashington, 26 shtator 2003
- Eduard Xhozef,
ish-drejtor i Projektit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr
Maqedoninė, thotė se Marrėveshja e Ohrit i dha fund konfliktit tė
armatosur nė kėtė vend nė vitin 2001 dhe krijon mundėsinė pėr njė
sėr tė drejtash pėr shqiptarėt, por pėrsėri nuk mund tė thuhet se
gjendja e atjeshme ėshtė plotėsisht e stabilizuar.
-
Ai shtoi se aktualisht Maqedonia nuk rrezikohet nga lufta ashtu
sikurse nė vitin 2001, por megjithatė, tha Xhozef, shpeshherė vendi
kėrcėnohet nga konfliktet ndėretnike.
-
Pyetjes se ēfarė ndikimi do tė kishte njė Kosovė e pavarur nė
stabilitetin e Maqedonisė, z. Xhozef konsideron se zgjidhja e
statusit final tė Kosovės ėshtė ēelėsi pėr pėrmirėsimin e gjendjes
nė Maqedoni.
-
-
Ai citoi kryeministrin maqedonas tė ketė
thėnė se ėshtė nė tė mirėn e Maqedonisė njė Kosovė e pavarur dhe tė
rivendoset ligji sesa tė jetė pjesė e federatės sė Serbisė dhe tė
shndėrrohet nė njė vend ku do tė pėrhapej anarkia, ka thėnė
ish-drejtori i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave.
-
-
-
Nė
Tetovė filloi festivali i folklorit burimor shqiptar "Sharri kėndon
2003"
-
-
Tetovė, 26 shtator 2003
- Nė Tetovė ka filluar
festivali i folklorit burimor shqiptar "Sharri kėndon 2003". Nė kėtė
festival tradicional, tė tetin me radh, i cili do tė zgjasė deri mė
27 shtator, pjesėmarrėsit do tė paraqiten me folklorin e trevave tė
tyre.
-
Kryetari i Kėshillit artistik, Nazim Kaba, tha se pėr kėtė festival
janė zgjedhur kėngėt mė tė bukura, qė kanė njė vlerė artisitke dhe
burimore, si ritet, kėngėt e meloditė e ndryshme me fyell, me
orkestėr e kėshtu me radhė.
-
Festivali ka karakter revial, ndėrkaq regjinė e kėtij manifestimi e
ka bėrė regjisori i mirėnjohur nga Tirana, Llesh Nikolla.
-
-
-
Vriten dy ushtarė amerikanė dhe plagosen 3 tjerė nė Irak
-
-
Bagdad, 26 shtator 2003
Njė ushtar amerikan
ėshtė vrarė dhe dy tė tjerė janė plagosur nė njė sulm tė mbrėmshėm
me granatė raketore nė njė autokolonė ushtarake nė qendrėn veriore
tė naftės, Kirkuk, ka bėrė tė ditur sot (e premte) ushtria
amerikane, njofton AFP.
-
-
I njėjti burim bėn tė ditur se edhe njė
ushtar amerikan ėshtė vrarė sot dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nė njė
shkėmbim zjarri nga njė ndėrtesė e pabanuar afėr Tikritit, 175 km nė
veri tė Bagdadit. Nuk dihet nėse ky shkėmbim zjarri ėshtė shkaktuar
nga forca armiqėsore.
-
-
-
Nė
njė sulm me mortaja janė vrarė tetė irakianė
-
-
Bagdad, 26 shtator 2003
Nė njė sulm i mbrėmshėm
me mortaja nė njė treg nė qytetin e pashtruar Bakuba, nė verilindje
tė Bagdadit, janė vrarė tetė irakianė, ka bėrė tė ditur sot (e
premte) ushtria amerikane, njofton Rojter. Zėdhėnėsi ushtarak
amerikan ka thėnė se nė kėtė incident nuk ėshtė lėnduar asnjė ushtar
amerikan.
-
-
-
Tėrmete tė fuqishme nė Japoni
-
-
Tokio, 26 shtator 2003
- Japonia e veriut ėshtė
tronditur nga njė seri tėrmetesh - dhe njėri prej tyre ka qenė mė i
fuqishmi kėto dy vitet e fundit nė botė.
-
Rreth 200 vetė janė plagosur, kryesisht nga objektet e rrėzuara nė
shtėpitė e tyre. Mijėra prona nė Hokkaido mbetėn pa energji
elektrike dhe pati ndėrprerje nė transport.
-
Tė paktėn njė tren doli nga binarėt duke plagosur disa pasagjerė.
Njė zjarr shpėrtheu nė njė rafineri nafte pranė qytetit port tė
Nemuros, pranė epiqendrės sė tėrmetit.
-
Banorėve tė komuniteteve tė rajoneve bregdetare tė Japonisė dhe
Rusisė lindore iu bė thirrje tė qėndrojnė larg zonave bregdetare pėr
shkak tė rrezikut tė cunameve, dallgėve tė mėdha tė shkaktuara nga
tėrmeti. Por kėto paralajmėrime tani janė hequr.
-
Termeti fillestar ishte tetė ballė i shkallės Rihter dhe epiqendra e
tij ishte pranė ishullit japonez Hokkaido. Goditja e parė u pasua
nga njė tėrmet tjetėr shtatė ballėsh.
-
-
-
Kėrkesė pėr referendum ndaj imunitetit tė Berlusconit
-
-
Romė, 26 shtator 2003
- Gjykata kushtetuese e Italisė
ka marrė mė shumė se gjysmė milioni nėnshkrime qė mbėshtesin
thirrjen e njė referendumi pėr tė kėrkuar anullimin e ligjeve qė
mbrojnė kryeministrin, Silvio Berluskoni, nga ndjekja penale ndaj
akuzave pėr ryshfete dhėnė gjykatėsve nė vitet 1980.
-
Njė veprimtar i shquar kundėr korrupsionit, deputeti e parlametit
italian, Antonio di Pjetro, i dorėzoi nėnshkrimet nė gjykatė, e cila
duhet tė vendosė nėse duhet mbajtur referendumi.
-
Referendumi, nėse mbahet, do tė propozojė anullimin e njė ligji tė
miratuar kohėt e fundit qė i jep imunitet kryeministrit.
-
-
-
Zemėr
e re artificiale
-
-
Melburn, 26 shtator 2003
- Mjekėt australianė kanė
krijuar njė zemėr tė re artificiale mė tė vogėl qė, thonė ata, ka
provuar se ėshtė shumė efikase nė dy pacientė tek tė cilėt ėshtė
vendosur deri tani.
-
Kirurgu i zemrės nė spitalin Alfred tė Melburnit, Dr.Don Esmore,
thotė se modeli i ri i quajtur 'VentrAssist' ėshtė shumė i vogėl dhe
punon nėpėrmjet njė mekanizmi mė tė ndryshėm krahasuar me zemrat qė
janė krijuar mė parė.
-
"Komponenti i brendshėm i pompės pėrbėhet nga njė fletė e vogėl e
njė rotori nė formė fuge, por nė fakt nuk e ka komponentin e
rrotullimit.
-
"Ajo nė fakt nuk ka ndonjė ingranazh si tė tillė brenda zemrės, por
thjesht qėndron e lirė nė gjak dhe rrotullohet - nė mėnyrė fare jo
traumatikie - duke ndryshuar drejtimin e gjakut dhe e shtyn atė si
pomtė nė drejtim tė trupit nė mėnyrė shumė tė rrjedhshme," shpjegon
dr Esmore.
-
Zemra e re ka masėn e njė mandarine tė vogėl qė mund ta mbash nė
pėllėmbė tė dorės, ndėrsa zemrat e prodhuara mė sė fundi janė tė
paktėn katėr-pesė herė mė tė mėdha.
-
-
-
Prodi
pėrjashton dorėheqje nė BE
-
-
Bruksel, 26 shtator 2003
- Presidenti i Komisionit
Evropian, Romano Prodi ėshtė marrė nė pyetje pas dyerve tė mbyllura
nga anėtarė tė Parlamentit Evropian mbi akuzat pėr mashtrime tė
agjencisė statistikore, Eurostat. Akuzat pėr shpėrdorime financiare
e kanė karakterizuar KE qė prej krijimit tė tij.
-
Romano Prodi mund tė ketė menduar se Komisoni Evropian i hodhi tutje
akuzat pėr korrupsion, keqmanaxhim dhe tarafe pas dorėheqjes nė masė
tė anėtarėve tė tij nė mes tė njė zemėrimi publik mbi njė grindje tė
ulėt 4 vjet mė parė.
-
Por skandali aktual duket sikur po kėrkon koka tė tjera. Njė prej
tyre qė mund tė gjejė veten nėn vėzhgim ėshtė dhe zėvendėspresidenti
i komisionit, Neil Kinnonck.
-
-
-
Thirrje OKB-sė tė qėndrojė nė Irak
-
-
Bagdad, 26 shtator 2003
- Ministri i ngarkuar me ēėshtjet e jashtme nė kėshillin qeverisės
irakian tė caktuar nga amerikanėt, Hoshyar Zebari, ka thėnė se njė
vendim i OKB-sė pėr tė larguar shumicėn e personelit nga Iraku ėshtė
njė veprim qė dėshirohet nga terroristėt.
-
Zebari tha se ishte e rėndėsishme qė OKB-ja tė vazhdonte
veprimtarinė e saj megjithė dy sulme ndaj selisė sė saj nė Bagdad.
-
-
-
Prokurorėt e Timorit Lindor kanė paditur 18 vetė pėr krime kundėr
njerėzimit
-
-
Xhakartė, 26 shtator 2003
Prokurorėt e Timorit
Lindor kanė paditur 18 vetė pėr krime kundėr njerėzimit, duke
pėrfshirė kėtu edhe dy oficerė ushtarakė indonezianė nė lidhje me
dhunėn me rastin e referendumit tė referendumit pėr pavarėsi,
njofton Rojter.
-
-
Njėsiti i krimeve tė rėnda nė vend ka
deklaruar sot (e premte) se tė 18 tė paditurit janė akuzuar pėr
krimet e vrasjeve, torturave dhe pėrndjekjeve.
-
-
Ndėr ė paditurit, pėrpos dy
indonezianėve, janė edhe katėr vetė tė Timorit Lindor, tė cilėt
ishin ushtarė indonezianė nė kohėn e referenduimit pėr pavarėsi nga
Indonezia, thuhet nė deklaratėn e kėtij njėsiti.
-
-
-
Mbi
19 mijė njerėz kanė vdekur nė Evrop nga valėt e nxehtėsisė sė madhe
nė gusht
-
-
Paris, 26 shtator 2003
Mbi 19 mijė njerėz kanė vdekur
nga valėt e nxehtėsisė sė madhe, qė pat pjekur pjesėn mė tė madhe tė
Evropės nė gusht. Kjo ishte katastrofa shekullore mė e madhe nga
moti i nxehtė sipas vlerėsimeve zyrtare tė mbledhura nga AP.
-
-
Numri i tė vdekurve mund tė jetė edhe mė
i madh, ngase Spanja dhe Gjermania kanė dhėnė vetėm gjysmėn e
rasteve tė vdekjeve gjatė verės.
-
-
Franca ėshtė prekur mė sė rėndi nga vapa
dhe haraēi i saj atje ėshtė 14, 802 tė vdekur. Nė Itali, sipas
Ministrisė sė Shėndetėsisė, kanė vdekur 4,175 vetė. Nė Spanjė kanė
njoftuar vetėm pėr 141 tė vdekur, ngase i kanė llogaritur vetėm
rastet e deklaruara se janė shkaktuar nga vapa.
-
-
Po kėshtu, Gjermania ka dhėnė vetėm
shifrėn e 40 njerėzve tė vdekur nga vapa. Nė vendėet e tjera kemi
kėto shifra tė rasteve tė vdekjeve nga vapa: nė Portugali 1.300, nė
Holandė, ndėrmjet 1,000 dhe 1,400, nė Belgjikė 150 raste, nė Ballkan
(Kroaci, Maqedoni dhe Mali i zi) 7 raste vdekjeje.
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|