|
 |
- Presidenti, Alfred Moisiu
|
|
|
Nju Jork,
25
Shtator 2003
-
Zoti President,
-
I
nderuar Zoti Sekretar i Pėrgjithshėm
-
Zonja e Zotėrinj,.
Mė
lejoni qė nė fillim tJu uroj Juve, Shkėlqesi me rastin e
zgjedhjes si President i Sesionit tė 58 tė Asamblesė tė
Pėrgjithshme dhe tė shpreh bindjen se nėn drejtimin tuaj punimet e
kėtij sesioni do tė kurorėzohen me sukses. |
E quaj
me vend qė nga kjo tribunė tė shpreh vlerėsimin tonė tė lartė pėr
aktivitetin dhe kontributin e z. Sergio Vieira de Mello, Komisionerit
tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Njeriut si dhe i
Dėrguari i Posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr Irakun
si dhe tė shpreh dhimbjen e thellė pėr humbjen e tij dhe tė personave
tė tjerė si rezultat i atentatit tė egėr terrorist kundėr Selisė sė
OKB-sė nė Bagdat.
Punimet
e kėtij sesioni, zoti President, vijnė pas njė viti sfidash dhe
arritjesh pėr komunitetin ndėrkombėtar dhe padyshim pėr vetė Kombet e
Bashkuara.
Nė
besojmė se ruajtja e paqes, sigurisė, stabilitetit ndėrkombėtar dhe
mbrojtja e tė drejtave tė njeriut mbeten objektivi themelor i
aktivitetit tė Kombeve tė Bashkuara. Kėto drejtime janė pasqyruar mė
sė miri nė Deklaratėn e Mijėvjeēarit e cila pėrmbledh vizionin e
pėrbashkėt pėr tė ndėrtuar njė botė mė tė mirė, pa konflikte, pa
varfėri. Ne bashkohemi me opinionet e shprehura nga Sekretari i
Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, se ndryshimet e mėdha qė kanė
ndodhur nė botė pas 11 shtatorit, pėrballja me fenomenin e terrorizmit
ndėrkombėtar dhe lufta nė Afganistan e Irak kanė nxjerrė nė pah
nevojėn pėr tė parė nė njė dritė tė re pėrballimin e sfidave tė mėdha
tė kohės dhe nė kėtė kontekst nevojėn pėr tė pėrmirėsuar mė tej punėn
e strukturave tė OKB-sė.
Zoti
President,
Ngjarjet
e 11 shtatorit si dhe aktet e tjera tė dhunės sė egėr nė rajone tė
ndryshme kanė cėnuar sigurinė nė botė dhe ndikojnė ndjeshėm nė
rrjedhėn e zhvillimeve tė sotme. Ato dėshmuan hapur se terrorizmi
ėshtė njė kėrcėnim serioz pėr mbarė njerėzimin e botėn e qytetėruar
dhe se lufta kundėr tij edhe pse e gjatė, duhet bėrė dhe duhet fituar.
Vlerat humane e demokratike, paqja dhe siguria janė tė shenjta pėr
mbarė njerėzimin. Nga ky kėndvėshtrim, Shqipėria u bashkua pa hezitim
me koalicionin e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kundėr
terrorizmit ndėrkombėtar. Shqipėria ėshtė anėtarėsuar nė 12 Konventa
dhe Protokolle ndėrkombėtare kundėr terrorizmit, po punon ngushtė me
vendet fqinje, shtetet e tjera dhe organizmat ndėrkombėtare pėr tė
luftuar edhe burimet e mundshme tė formave tė ndryshme tė terrorizmit.
Ne vlerėsojmė nevojėn pėr vigjilencė, koordinim dhe kundėrvėnie ndaj
kėrcėnimeve te sotme qė vijnė nga zotėrimi i armėve tė shkatėrrimit nė
masė, qofshin kėto kimike, biologjike apo bėrthamore, tė cilat bėhen
akoma mė tė rrezikshme po tė bien nė duart e terroristėve.
Njėkohėsisht, ne vazhdojmė tė jemi tė pėrfaqėsuar nė misionet
paqėruajtėse nė Afganistan dhe nė Irak, si tregues tė vullnetit dhe
angazhimit tonė nė luftėn antiterror, pėr paqen dhe sigurinė. Ne
besojmė nė rėndėsinė e ndryshimeve tė thella demokratike nė kėto dy
vende dhe shprehim bindjen se jeta nė liri, pavarėsisht nga
vėshtirėsitė e tranzicionit, shėnon njė kthesė tė pakrahasueshme me
jetėn nė diktaturė dhe nėn terror qė kėrcėnon edhe tė tjerėt.
Zonja e
zotėrinj,
Njė nga
prioritetet tona madhore pėr tė cilin ka njė qėndrim tė unifikuar tė
politikės dhe shoqėrisė shqiptare ėshtė integrimi euroatlantik.
Proēesi i integrimit ka mbėshtetje gjithė popullore se ai pėrputhet me
interesat tona jetike. Kėtė nuk e shohim thjeshtė si bashkim mekanik
me NATO-n dhe BE-nė, por si njė bashkim me standardet dhe vlerat e
lirisė, demokracisė dhe tregut tė lirė. Gjykuar nga koha e shkurtėr e
ndryshimeve dhe trashėgimia negative e tė kaluarės, mund tė themi se
arritjet e Shqipėrisė nė rrugėn e demokracisė janė tė mėdha e tė
konsiderueshme. Kjo nuk pėrbėn shkak pėr vetkėnaqėsi. Ne jemi tė
vetdijshėm se duhet akoma shumė punė pėr tė bėrė pėr tė cuar pėrpara
reformat e nisura, sidomos nė drejtėsi nė ekonomi dhe nė luftėn kundėr
krimit e korrupsionit, si plagė pėrgjithėsisht tė shoqėrive
postkomuniste. Ne tashmė kemi nisur proēesin e bisedimeve pėr
Marrėveshjen e Asociim Stabilizimit me BE-nė, dhe Samiti i Selanikut
konfirmoi edhe njėherė politikėn e dyerve tė hapura pėr Shqipėrinė dhe
katėr vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor. Hapa tė ndjeshėm pozitiv
janė shėnuar edhe nė proēesin e afrimit me NATO-n, sidomos pas Samitit
tė Pragės. Bashkė me Kroacinė e Maqedoninė jemi angazhuar nė kuadėr tė
Kartės Adriatik 3, pėr njė afrim gjithnjė e mė tė madh me standardet e
anėtarėsimit. Ne gjykojmė se afrimi ynė i sotėm dhe anėtarėsimi i
nesėrm nė NATO dhe nė BE ėshtė nė interes tė vendeve tė rajonit tonė,
ashtu sic ėshtė edhe nė interesin e vetė Europės dhe tė paqes e
sigurisė sė pėrgjithshme.
Zoti
President,
Shqipėria e vlerėson bashkėpunimin rajonal si parakusht dhe nxitje pėr
integrim euroatlantik. Ne besojmė se zhvillimi i dialogut midis
vendeve ballkanike, rritja e bashkėpunimit dhe mirėkuptimit, shpreh
aspiratat e qytetarėve tanė dhe ėshtė njė impuls pėr proēeset
integruese. Ballkani, deri para pak kohėsh i njohur si burim
konfliktesh dhe krizash, tani paraqet njė tabllo qė ka ndryshuar
pozitivisht dhe me njė klimė politike tė zbutur nė mėnyrė tė ndjeshme.
Rajoni i pėrplasjeve nacionaliste ėshtė shndėrruar nė vendin ku
kultura e dialogut dhe e mirėkuptimit po zė vend pėrditė e mė shumė.
Ndonėse e kaluara ndarėse dhe tragjike ka ende pėrkrahės nė politikėn
aktive, nė tėrėsi klasa e re politike ballkanike po orientohet nga e
ardhmja dhe bashkėpunimi. Nė ndėrtimin dhe forcimin e kėsaj fryme tė
re, Shqipėria dhe shqiptarėt luajnė njė rol aktiv. Ne duam dhe po
punojmė pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie miqėsore e tė bashkėpunimit me tė
gjitha vendet e rajonit, tė ecim drejt tė ardhmes sė pėrbashkėt
europiane. Investimi i vendeve tona drejt tė ardhmes euroatlantike
ėshtė njė nga garancitė kryesore se rajoni do tė lerė pas tė kaluarėn
e hidhur pėr tju bashkuar rrjedhave demokratike tė kohės.
Zonja e zotėrinj,
Pėr
Shqipėrinė dhe Ballkanin rritja e stabilitetit dhe forcimi i
demokracisė nė zona tė njohura si vatra krizash nė tė kaluarėn, ėshtė
i njė rėndėsie tė veēantė. Ne vlerėsojmė sidomos zhvillimet
demokratike dhe integruese nė Kosovė, pėr tė cilat meriton tė vihet nė
dukje kontributi i UNMIK-ut dhe i ish-pėrfaqėsuesit tė Sekretarit tė
Pėrgjithshėm zotit Steiner. Ne mbėshtetim misionin e ri tė zotit
Holker dhe shohim me admirim pėrpjekjet e shoqėrisė dhe
instituticioneve tė Kosovės pėr tė ndėrtuar njė model demokratik
bashkėjetese midis tė gjithė qytetarėve tė saj. Stabiliteti i Kosovės
ka njė rėndėsi tė madhe pėr stabilitetin e rajonit, ndaj ne kemi
pėrkrahur nė vazhdimėsi reformat dhe arritjet e shėnuara nė drejtim tė
ngritjes dhe forcimit tė institucioneve demokratike, kemi dėnuar aktet
e dhunės dhe kemi inkurajuar ēdo nismė qė i shėrben respektimit tė
normave tė njė shoqėrie demokratike, forcimin e shtetit ligjor,
nxitjen e njė ekonomie tregu tė qėndrueshme dhe tė zhvilluar, forcimin
e institucioneve demokratike, harmoninė ndėretnike, kthimin e njerėzve
tė zhvendosur etj.
Shqipėria ka nxitur dhe mbėshtetur pėrpjekjet pėr nisjen e dialogut
midis Prishtinės dhe Beogradit pėr ēeshtje teknike me interes tė
pėrbashkėt. Ne mendojmė se dialogu ėshtė rruga mė e mirė pėr tė
zgjidhur problemet dhe pėr tė krijuar besimin e domosdoshėm. Shqipėria
vlerėson se e ardhmja e Kosovės, pra statusi final i saj ėshtė diēka
qė i pėrket njė periudhe tė mėpasshme, e cila nuk duhet tė shtyhet
pafundėsisht. Tashmė ėshtė bėrė e pranueshme qė ky status do tė
pėrcaktohet nga vullneti i qytetarėve tė Kosovės nė bashkėpunim me
faktorin ndėrkombėtar. Pėrmbushja e standarteve dhe pėrcaktimi i
statusit janė ēeshtje qė lidhen ngushtė dhe ndėrvaren nga
njėra-tjetra. Standartet sigurojnė funksionim normal tė institucioneve
vendore, ndėrsa statusi sjell stabilitet, paqe e zhvillim pėr Kosovėn
dhe rajonin.
Edhe
zhvillimet pozitive qė kanė ndodhur nė Maqedoni janė shpresėdhėnėse nė
arritjen e njė stabiliteti afatgjatė. Megjithatė ne mendojmė se
zbatimi integral dhe pa zvarritje i Marrėveshjes sė Ohrit ėshtė i njė
rėndėsie vendimtare pėr tė ardhmen e Maqedonisė. Shqipėria dėnon
ekstremistėt e tė gjithė krahėve dhe mbėshtet frymėn e tolerancės dhe
tė bashkėekzistencės ndėretnike.
Z.
President,
Republika e Shqipėrisė mbėshtet planet dhe iniciativat qė synojnė
zgjidhjen e plotė dhe afatgjatė tė situatės nė Lindjen e Mesme. Nė
kėtė kuadėr, ne vlerėsojmė planin Road Map pėr njė zgjidhje
pėrfundimtare dhe tė plotė tė konfliktit Izrael-Palestinė. Por mė parė
duhet tė hiqet pėrfundimisht dorė nga dhuna e aktet terroriste dhe tė
nxitet dialogu dhe fryma e marrėveshjes deri nė zgjidhjen
pėrfundimtare. Ne mendojmė se paqja nė Lindjen e Mesme ėshtė njė
kollonė e rėndėsishme e paqes dhe e sigurisė ndėrkombėtare. Zgjidhja e
problemit palestinez pėrbėn thelbin e zgjidhjes sė krizės sė Lindjes
sė Mesme. Zgjidhja e krizės sė Lindjes sė Mesme ėshtė njė element bazė
i suksesit nė luftėn kundėr terrorizmit.
Zoti
President,
Shteti
shqiptar vlerėson dhe beson nė njė rol akoma dhe mė tė madh tė Kombeve
tė Bashkuara pėr forcimin e paqes, sigurisė dhe zhvillimit ekonomik
dhe social kudo nė botė Shqipėria mbėshtet reformėn nė Kombet e
Bashkuara qė synon njė organizatė mė tė fortė pėr pėrballimin e
sfidave tė kohės dhe qė ofron pėrgjigje nė kohė pėr problemet qė
preokupojnė anėtarėt e saj. Nė kėtė aspekt ne pėrshėndesim objektivat
e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr reformimin e
Organizatės nė tėrėsi dhe tė organizmave tė saj nė veēanti si
Asambleja e Pėrgjithshme, Kėshillit tė Sigurimit, etj.
Nė
pėrfundim, mė lejoni Z. President qė tė shpreh edhe njė herė
angazhimin e vendit tim pėr tė plotėsuar detyrimet e veta qė rrjedhin
nga vendimet qė do tė marrė edhe ky Sesion i Asamblesė sė Pėrgjithshme
tė Kombeve tė Bashkuara.
Ju
Faleminderit.
|
|