|
-
26 shtator 2003 / Pėr Kryesinė e LKĒK-sė:
Fatmir HUMOLLI, kryetar
-
-
Kryesia e KP tė LKĒK-sė, e ka shqyrtuar edhe njė herė gjendjen e
mjeteve tė informimit dhe ēėshtjen e cenzurės nė to. Vlerėsojmė se
ato ndodhen nė njė pozitė shumė tė rėndė pėr sa i pėrket plotėsimit
tė detyrės qė kanė marrė pėr sipėr, kur ėshtė fjala pėr cenzurėn e
cila ėshtė prezente tek ato. Kjo ėshtė ēėshtje mjaft shqetėsuese, jo
vetėm pėr ne, por nė pėrgjithėsi pėr realitetin dhe pėrpjekjet qė
bėjmė ne, dhe tė tjerėt, pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare.
-
-
Duke
pėrjashtuar njė numėr shumė tė vogėl tė mjeteve tė informimit, pjesa
dėrmuese e tyre, e kanė pranuar diktatin e UNMIK-ut, duke mos i
shėrbyer interesit pėr tė cilin thonė se janė krijuar dhe punojnė,
pra atė tė pėrgjithshėm; informimin e drejtė pėr realitetin qė na
rrethon, pėr atė qė ndodhė, por edhe pėr tė ardhmen tonė.
-
-
-
Pse
mendojmė se nėpėr mjetet tuaja tė informimit ka cenzurė?
-
-
Kur
themi kėshtu, ne parasėgjithash mendojmė nė cenzurėn qė ėshtė
ngritur ndaj pikėpamjeve tona politike, ndaj ēėshtjes sė ēlirimit
dhe bashkimit kombėtar, tė cilat pėrfaqėsohen nga subjekti ynė
politik. Nė tė shumtėn e rasteve, cenzura qė bėhet ndaj nesh, ka tė
bėjė me bllokimin e njė qėndrimi tonė tė caktuar politik qė tė dalė
nė opinion, dhe sidomos kur ai bie ndesh me interesat qė mediumi
juaj mbronė nė prapavijė. Nė kėto raste, pasi qė ai qė dikton
politikėn redaktuese tė mediumit tuaj, nuk e ka guximin qė tė
ballafaqohet me faktet politike tė vijės sonė, por, kėtė e shprehė
pėrmes cenzurės qė bėhet pėrmes juve, duke e bllokuar krejtėsisht
daljen nė opinion tė qėndrimit tonė.
-
-
Nė
kėtė mėnyrė po bėhet shkelja elementare e informimit tė pavarur (nė
tė cilin keni dėshirė tė thirreni), kur dihet se pėr ēdo qėndrim apo
deklaratė pėrgjegjėsia bie vetėm mbi ne, ndėrsa juve do tju
konvenojė shumė qė ta mbushni hapsirėn tuaj informative tė
mediumit. Ne jemi tė vetėdijshėm se prapa mediumeve tuaja qėndrojnė
forca tė caktuara politike, apo shtete e fondacione, tė cilat edhe e
diktojnė politikėn tuaj redaktuese, por nuk mund tė pajtohemi me
cenzurėn nė emėr tė shtypit tė pavarur. Mirėpo kujt i shkon pėr
shtati cenzurimi i politikė sė LKĒK-sė, dhe a mundet ta arrijė
definitivisht qėllimin kushdo ēoftė ai? Natyrisht qė kundėrshtarėt e
idesė sė bashkimit kombėtar, do tė pėrdorin edhe mėnyra tė tilla
kundėr tij, por ju nuk na pėlqen qė tė bėheni instrument pėr qėllime
tė tilla. Sepse, nė anėn e kundėrt njė gjė e tillė as qė ka mundėsi
tė ketė sukses, duke qenėse LKĒK-ja ėshtė ēdo ditė e mė tepėr e
drejtėpėrdrejt nė komunikim me popull. Sjellja juaj, nė kėtė drejtim
mund ta vonoj zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare, por jo edhe ta
ndalė atė.
-
-
-Duke
u bazuar nė misionin qė duhet tė kenė mjetet e informimit, dhe pėr
hir tė njė informimi tė drejtė mbi atė qė po ndodhė, ju jeni larg
kėtij misoni. Nė Kosovė, nuk ka mjete tė informimit qė janė tė
pavarura. Secila prej tyre mbron interesat e njė politike tė
caktuar, dhe firma qė vendoset sipėr tyre i/e pavarur, ėshtė e
paqėndrueshme. Pėr disa nga kėto smund tė themi se nuk e pasqyrojnė
mendimin tonė, mirėpo kjo bėhet nė varėsi tė situatės, se a i
konvenon bosit tuaj apo jo lejimi i njė lajmi pėr ne apo jo. Ky
ėshtė momenti qė na detyron tė reagojmė, duke e parė tė arsyeshme qė
tua dėrgojmė njė letėr si kjo, me shpresė sė nuk do tė jetė e
tepėrt nėse e dėgjoni edhe mendimin tonė pėr ju.
-
-
-
Shkaqet dhe pasojat e kėsaj censure
-
-
Ne,
pėr sa i pėrket shkaqeve qė kanė sjellė deri tek kjo gjendje nė
mjetet e informacionit, mendojmė se ato qėndrojnė nė vet pozitėn
politike tė Kosovės. Ajo nuk ėshtė e lirė. Si rrjedhojė, edhe mjetet
e informimit nuk mund tė jenė nė gjendje ta informojnė drejt
opinionin publik, pėr ata qė po ndodhin, pėr pikėpamjet e ndryshme
politike qė ekzistojnė, etj. Duke qenė kėshtu kėto media, me punėn e
tyre tė pėrditėshme, para opinionit publik nuk paraqesin gjendjen
reale tė skenės sonė politike. Derisa nė kėtė skenėn politike
ekzistojnė dy opcione pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, si ajo e
shtetit tė Kosovės (IVPK) dhe ajo pėr ēlirimin dhe bashkimin
kombėtar (LKĒK), kėto media pasqyrojnė vetėm ato qė ua dikton
pėrfaqėsuesit e opcionit tė parė por edhe UNMIK-u, duke injoruar
pafalshėm pėrfaqėsuesit e konceptit politik pėr bashkim kombėtar;
duke krijuar kėshtu njė fizionomi tė falsifikuar tė realitetit
politik nė Kosovė; duke ia imponuar mendimim e duke ia mohuar
popullit tonė pėrcaktimin e lirė politik pėr vetvendosje.
-
-
Kjo
gjė ka ndodhur, dhe po ndodhė duke pasur parasysh faktin se nė nuk
jemi tė lirė, se ka nevojė tė angazhohemi qė edhe lirinė e mjeteve
tė informimit ta fitojmė krahas me lirinė tonė kombėtare, sepse jemi
tė vetėdijshėm se pa qenė tė lirė, nuk mund tė bėjmė fjalė pėr media
tė lira e tė paanshme. Secila prej gazetave, radiostacioneve,
stacioneve televizive, e tjera, ėshtė nė anėn e dikujt, tė ndonjė
politike tė caktuar. Ato, kėtė edhe mund ta bėjnė me dėshirėn e tyre
apo me imponime, por pastaj pėr media tė pavarura, nuk mund tė bėhet
fjalė kurrsesi. Ėshtė shumė me rėndėsi qė pėrkundėr se ekzistojnė
shkaqe objektive qė ndikojnė nė robėrimin e mjeteve tė informimit,
ju duhet ta flakni tutje cenzurėn koloniale nga vetja juaj, nėse kjo
nuk iu ka bėrė pjesė e pandashme.
-
-
Gazeta
Ēlirimi ėshtė organ politiko-propagandistik i LKĒK-sė, i themeluar
me statut tė saj, dhe ajo do ti shėrbejė gjithmonė vijės politike
tė LKĒK-sė. Atė qė e thotė LKĒK-ja atė do ta thotė edhe organi i
saj. Mirėpo ai nuk do tė bėhet strehė e asnjė politike
antishqiptare, ai do tė jetė pėrher nė shėrbim tė popullit, nė
shėrbim tė atyre pėr tė cilėt ėshtė themeluar. Ai nuk do ta fshehė
asnjėher qėllimin pėr tė cilin ėshtė themeluar ēlirimin dhe
bashkimin kombėtar, por pėrher do ti shėrbejė atij, pa pranuar
asnjė diktat, dhe pa e cenzuruar asnjėher mendimin e popullit.
-
-
Mirėpo
si qėndron puna me ato gazeta e mediume qė thonė se jemi tė pavarur,
dhe nė emėr tė pavarėsisė bėjnė cenzurė tė paparė ndaj LKĒK-sė, kur
fjalėn tonė e cenzurojnė sipas interesave partiake, sipas porosive
tė UNMIK-ut, ndėrsa thonė se janė publike dhe tė hapura e tė
pranueshme pėr tė gjithė! Pėr ne ėshtė e papranueshme qė popullit
tonė ti mohohet e drejta pėr ti shprehur mendimet publikisht. Ne
mund ta marrim me mend se pse ish-funksionarėve tė LKJ-sė (tė cilėt
edhe sot i drejtojnė shumė prej mjeteve tė informimit publik), ju
pengon bashkimi kombėtar. Mirėpo, ne i thėrrasim njerėzit e
ndershėm, ata qė skanė asnjė interes qė ta pėrkrahin njė cenzurė tė
tillė, qė ta kundėrshtojnė njė gjė tė tillė, me guxim dhe
vendosmėri. Njerėzit e rinj, ata qė synojnė tė ardhme mė tė mirė pėr
Kosovėn; ēlirimin nga zgjedha koloniale serbe duhet ta shoqėrojnė
kėtė pėrpjekje edhe me ēlirimin e ndėrgjegjjes sė tyre nga
kolonializmi i cenzurės, duke i thyer prangat e kėsaj cenzure
mediale pėrmes sė cilės; UNMIK-u dėshiron tė vendosė kontroll
politik mbi ne.
-
-
Ne
jemi tė ndėrgjegjshėm se ēėshtja e cenzurės ndaj idesė sė ēlirimit
dhe bashkimit kombėtar, ėshtė njė luftė politike qė i kalon pėrmasat
e mjeteve tė informimit, por, jemi kundėr asaj qė ju tė bėheni mjet
pėr realizimin e saj nė praktikė, dhe pse ta pėrkrahni njė politikė
qė nuk ėshtė as nė interesin tuaj. Kėtė sdo tė duhej ta bėni edhe
pėrkundėr se nėpėr kėto mjedise ju realizoni tė ardhurat tuaja
personale, gjė qė nė Kosovė, pėr shumicėn e popullit paraqesin
ėndėrr. Ju duhet ta keni parasysh edhe mundin dhe gjakun qė ėshtė
derdhur rrėke, dhe po derdhet ende pėr ti realizuar qėllimet e
larta kombėtare. Prandaj, as pėr ju sdo tė duhej qė interesi i
ngushtė individual tė vendosej mbi atė tė pėrgjithshėm.
-
-
Ju
sigurojmė se sdo tė ketė mundėsi, qė cilado politikė ēoftė ajo, ta
pengojė ngadhnjimin e konceptit tonė politik, sepse ai nuk ėshtė
vetėm i domosdoshėm por edhe i pashmanghėm. Kjo kėrkesė ėshtė reale,
kurse ideja e shtetit tė Kosovės, ėshtė ide e parealizueshme.
Bashkė me iluzionet pėr kėtė shtet; me dėshtimin e diktatit nga tė
huajt dhe me lshporrjen e pushtuesve, do tė bie edhe cenzura. Vetėm
atėher do tė kemi media plotėsisht tė liruara nga cenzura dhe
shpirti kolonialist i cenzuruesve.
-
-
Vlenė
tė bėhen pėrpjekje edhe nga ju, nė kėtė drejtim!
-
-
Prishtinė, 26 shtator 2003
Kryesia e KP tė
LKĒK-sė
|
|