|
-
DR.
SHABAN SINANI
-
-
Trajtesa do tė jetė e ndėrtuar nė dy pjesė. Fillimisht do tė
paraqiten vlerėsimet mė tė rėndėsishme gjeokulturore pėr qytetėrimin
shqiptar, si "tjetri" nė raportet ndėrkombėtare. Tėrhiqet vėmendja
nė faktin se bota shqiptare, qoftė nė vėshtrimet klasike
(atlantiste, Makinder), qoftė nė ato moderne
(neoatlantiste-Hantington); qoftė nė pikpamjen perėndimore
("doktrina Monro"), qoftė nė atė lindore (L. Gulilev, A. Dugin),
rezulton nė pikėtakimin ("zonat e kontaktit") e hartave tė
qytetėrimeve tė mėdha, me prirje pėr tė sunduar botėn.
-
-
Nė
pjesėn e dytė do tė vihen nė pah fakte qė provojnė se kultura
tradicionale shqiptare nuk e ka vuajtur komleksin e njėsimit me tė
nėnvlershmen dhe as tė mbivlershmen, duke treguar shkallėn e saj tė
hapjes e tė identifikimit, si dhe pėrvojėn e konvergjencės sė
qytetėrimeve pėrkundėr rreziqeve fiktivė qė predikohen pėr
konfliktin e pashmangshėm tė tyre ("Clash of civilisation", "The
West and the Rest"). Pėr lehtėsi komunikimi kėto fakte do tė
pėrzgjidhen kryesisht nga eposi shqiptar dhe analogjikisht nga
epopeja kombėtare perse "Shah-Name".
-
-
Kultura tradicionale vendėse tregon se koncepti shqiptar pėr
"tjetrin" nuk ėshtė armiqėsor, siē ndodh rėndom ndėr popujt e zonave
tė nxehta, siē ėshtė edhe Ballkani. "Tjetri" nė kėtė kulturė nuk
ėshtė detyrimisht "kundėrshtari".
-
-
Zakonisht "tjetri" nė shtresat mė tė hershme tė kulturės shqiptare
ėshtė njė "i ndryshėm nga vetja". Nėse ėshtė dalluar "tjetri", kjo
ka qenė mė shumė njė nevojė vetė-identifikimi. Lahutari i kėngėve
legjendare thotė se kreshniku u foli shokėve "nė gjuhė tė vet",
thjesht pėr tė konstatuar se ishte ndryshe, ishte njė "alter", pa
kurrfarė konotacioni ndaj atij qė nuk ishte "i vet". Kjo ėshtė njė
dukuri e rrallė nė mendėsinė ballkanike. Heronjtė kulturorė tė botės
shqiptare dashurojnė Jevreninė e bukur (vajzėn hebreje, siē e thotė
emri), Llatinkėn e bardhė (vashėn romake, latine, po sipas emrit),
ēikėn e Ēesarit (kajzerit, mbretit) Beg-zaden e bardhė (vajzėn
beglereshė prej turqishtes dhe beglereshė prej persishtes).
-
-
Kėta
heronj pinė verė me shakuj si tė krishterė mėkatarė dhe falin pesė
vaktet si muslimanė tė denjė. Ata vishen magjarisht (si hungarezėt)
dhe flasin arabisht. Aty del jelini (heleni, greku) dhe aty mė tej
del gumani. Kreshnikėt shqiptarė adhurojnė Tanushėn e bukur, qė
ėshtė bijė "krajli tė Shkjenisė", dhe thonė pėr tė se "gja ma
t`bukur n`kėt` dynja nuk kish". Kur bardi shqiptar kėndon pėr
bukurinė e Tanushės, those se e ka parė vetė me sy, "kur kem`pasė
besė me krajli", qė do tė thotė "kur kemi pasė paqe me sllavėt".
"Tjetri" nė traditėn shqiptare ėshtė aleat (si nė ciklin e betejės
sė Fushė-Kosovės), vėllamė, mik pėr orė tė ligė.
-
-
Edhe
atėherė kur "tjetri" ėshtė armiku, antagonisti, siē mund tė
konkludohet duke parė raportet me serbėt, ata janė antagonistė qė
nuk bien poshtė as nga trimėria dhe bėmat, as nga pronat dhe
sarajet. Nė kėtė trajtesė "tjetri" shtrohet ēėshtja se popujt nuk
mund t`i zgjedhin fqinjėt dhe as prurjet apo ndikimet. Por mund tė
zgjedhin tė jetojnė mes tyre nė marrdhėnie protagonizmi apo
antagonizmi. Kultura tradicionale shqiptare provon se antagonizmi,
edhe kur shfaqet nė historinė politike, nuk ka qenė zgjedhje e
shqiptarėve, aq mė pak rrjedhim i mospajtimit tė vlerave tė
qytetėrimit.
-
-
Njė
prej bagazheve mė tė rėndė tė Ballkanit ėshtė barazimi i "tjetrit"
me kundėrshtarin. Ky sindrom diku-diku ka marrė formėn e etnofobisė.
Moėdurimi ndaj "tjetrit", pavarėsisht prej burimit, pėr shkak tė
ndryshimit etnik, fetar apo kulturor, ka krijuar probleme delikate
nė tė shkuarėn dhe sot. Ka qenė njė prej dėshmive tė frymės sė hapur
tė kulturės shqiptare distanca e saj ndaj angatonizmit dhe frymės sė
konfliktit.
-
-
Nė
epos ka trimėrira tė mėdha dhe marrėzira tė mėdha, ka besnikėri tė
mėdha dhe tradhėti tė mėdha. Nė epos ka edhe urrejtje dhe konflikte
tė mėdha. Por kėto konflikte nuk burojnė nga karakteri i
qytetėrimit, po nga rrethanat e historisė. Nė epos opozicioni "i vet
- i huaj" qė ishte i pranishėm edhe nė kulturėn antike greke (nė
formėn "helenė-barbarė"), nuk shfaqet si thelb i konfliktit. Madje
edhe nė rastin e konfliktit bazė tė eposit, qė ka si frymė mbrojtjen
e trojeve dhe tė pasurisė nga hajdutėt sllavė, antagonizmi nuk ėshtė
gjenetik.
-
-
Edhe
nė eposin pers "Shah Name" kryekreshniku ėshtė njė figurė
madhėshtore e ardhur prej dy racash. Destani, bir i Samit, mėkėmbės
i mbretit Minuēihr nė krahinėn e Zabulistenit, kėrkon tė martohet me
tė bukurėn Rudabe, por babai nuk e do kėtė krushqi, mbasi vasha
ėshtė nga fisi i Dahakut, i cili i pati sjellė aq mjerime popullit
tė Iranit. Por kur astrologėt paralajmėrojnė, mbasi kanė shqyrtuar
"tabelat e fatit", se nga martesa e Zalit me Rudabenė do tė lindė
njė kreshnik qė do t`i sjellė nder e lavdi Iranit, mbretėrit japin
pėlqimin e tyre. "Dashuria fiton mbi armiqėsinė dhe jeta mposht
vdekjen.
-
-
Nga
martesa e Zalit me Rudabenė lind Rustemi, kryekreshniku i
"Shah-Name-sė" dhe epikės popullore iraniane", shkruan pėrkthyes i
saj V. Buharaja: "U lind njė fėmijė, o thuaj luan,/ Nga pamja si
dielli, nga shtati vigan,/ Tė gjithė u shtangėn: "Dėgjo se ē`ka
ngjarė! Fėmijė me trup fili, kjo kurrė s`qe parė!/ Plot nur
buzėqeshi perri e Destanit,/ Se pa tek i biri lavdinė e Iranit".
-
-
Ashtu
sikurse bota e vuajti nazifashizmin, ndonėse e pati lindur vetėm njė
pjesė tė saj, ashtu mund tė thuhet edhe pėr profecinė e pėrleshjes
sė qytetėrimeve: nėse kjo do tė ndodhė se fatalisht kulturat e vogla
duhet tė treten nė tė mėdhatė, por sepse ka interesa strategjike
gjeokulturore qė kėrkojnė opozicione tė denjė pėr epokėn qė jetojmė,
pėr tė pėrligjur konfliktet e shkaktuar nga tė tjerė faktorė.
|
|