|
Oslo (NORVEGJI),
25 shtator 2003 / Nga:
Gėzim MEKULI
Para tė ashtuquajurės kthesė poltike,
funksioni dhe roli i gazetarise, qė nė lindje tė saj ishte e
pėrcaktuar, nga partia e finacuar dhe ideologjikisht nga Moska e
kontrolluar. Erich Honecker, ish kryetari i RDGJ, dikur u shpreh: "Mediat
janė instrumente ideologjike luftarake. Ato duhet te luftojnė PĖR
partinė dhe qeverinė, dhe jo KUNDĖR partise dhe qeverisė..."
Transportimi dhe "projektimi" i
informacionit, aso kohe, ishte i drejtuar nga "brenda" me qėllim qė "ajo"
tė reprezentojė me sukses ata "jashtė"; pushtetarėt!
Po sot, "pas kthesės politike", si duket ambienti
medial i imponuar nga gazetaria...? Shumė redaktore te gazetrisė kan
bindje se ata kanė ndikim te madh nė opinionin publik, por tė dhėnat
nga studimet shkencore tė shkencave te komunikacionit thonė tė
kundėrtėn: ndikimi i gazetarisė nė opinion varet kryesisht nga profili
permbajtėsor dhe formėsues.
Cfare roli e detyrash kan gazetat nė Dardani sot?
"Jo qėrim hesapesh, por
sqarim e informim. Kėtė e bejmė ne cdo ditė", thonė "bossėt" e
mendim-pėrpunimit shqiptar. "Ne informojmė gjithanshmėrisht, jo
partiakėrisht, pa paragjykime dhe predispozita. Lexuesit tė mos i
themi paraprakisht se cka tė mendojė, dhe si tė mendojė! Po, e zėme se
"bossėt" e gazetarisė sone kanė tė drejte: qė nė fushėn e informimit
gazetaresk kanė pėr pikėsynim vetėm e vetėm tė vertetėn,
objektivitetitn dhe realen.
A mjafton ky vetėvlerėsim i "faraonėve" tė
gazetarisė shqiptare? A ėshtė e mjaftueshme dhe bindėse kjo?
Dez-informimi "Kriza" politike, ekonomike, sociale e morale qė ka
pėrfshirė e ngulfatur Kosovėn kėto muajve tė fundit ėshtė ndihmuar, jo
pak nga mediat servile, nga mediat tė dėshtuara dhe jo proefesionale.
Ato, nuk informuan dhe nuk informojnė, nė mėnyrė tė plotė:
recipicienti (marrėsi, lexuesi) nuk ishte dhe nuk ėshtė nė gjendje qė
tė ndjekė ndodhitė politike e shoqerore nė kohėn dhe hapsirėn qė ai
jeton!
Me informacionet e tyre, mediat nuk u
kujdesen qė qytetari tė kapė lidhshmėritė ekonomike, sociale e
politike: tė kuptojė rendin "kushtetues demokratik" e komleksitetin e
pazgjidhur politik kombetar. Qytetari yne nuk ėshte dhe nuk ishte nė
gjendje tė dallojė interesat e veta nga ato kombėtare: tė informohet
nė atė mėnyrė mbi qėllimet dhe veprimet e tė gjithė pjesėmarrėsve nė
proceset politike e jo-politike. Ato, dopinguan dhe izoluan individin
shqiptar qė tė mos mund tė marrė pjesė aktive nė kėto procese politike...!!!
Shembull: Ka javė e muaj tė tėra qė "klasa jonė politike", ekspert tė
fushave tė ndryshme nuk jane duke u akorduar se cfare e si te veprohet
me bisedimet me palen serbe.
Sa eshte i informuar opinioni publik
rrethe bisedimeve? Sa eshte ndegjuar zeri i tij? I kupton qytetari yne
keto procese politike? Nese jo, kush ėshtė ai qe do duhej te bente
sqarime e, analiza e studime? Papergjegjesia Eshtė kjo "impotencė
teknike" apo politike? Ka shume kohė qė ekonomia ėshte premtuar tė
ringjallet: Ka shume kohė qė premtohet pėr Mitrovicėn, aq shume
premtohet nga policia "profesionaliste" nderkombėtare nė Kosovė (policė
nga Sudani, Jemeni, Jordania, Bangladeshi, Sofia, Moska, Uganda,
Buruti, Sri Lanka...) qė do tė mposhtet kriminaliteti! E cuditėrisht,
nė emisione tė RTK-sė, (zėdhėnėsin e UNMIK-ut) flitet me pompozitet
pėr lirinė, demokracinė, tė drejtėn pėr lėvizje e qarkullim!, tė
drejtėn pėr informim,... pėr sukseset e arritura politike, ekonomike e
sociale...!!!
Opinioni, pėr kėto dhe cėshtje tjera
madhore kombėtare, jo qė nuk u informua objektivisht, me kohė dhe
sinqerisht, jo qė nuk u sqaruan dhe u transportuan tė vėrtetetat nė
opinionin daradan, por turpėrisht nė "stilin göbels-ian", ...industria
mediale e udhėhequr nga RTK i censuroj dhe i i cimentoj kėto probleme
kombėtare; tani mė, keto media, thuaja, kane bėrė njė topitje tė
mendjes, shpirtit, moralit e dinjitetit dardan...
Si tė spjegohet fakti kur NE si qytetarė
tė Kosovės nuk dimė se cpo flitet e pritet pėr vendimmarrjet e fatit
tonė...? Moskritka ndihmon te keqen. Ky ėshte realiteti, realitet i
zhveshur nga propaganda... nga slloganet! Kemi ne media tė pavaruara
nga "pushteti" nė pėrgjithėsi? Dhe, nga politika nė vecanti? Ato
media, tė guximshme dhe "kryeneqe" qė tentojne dhe tentuan tė jenė
objektive, tė pavaruara, jo qė nuk ndihmohen financėrisht, moralisht
dhe profesionalisht, pėrkundrazi kėto do tė "kamxhikohen", "fishkullohen"...
mbyllen e dėnohen e "torturohen" mesjetarisht! Nė njė shoqėri
demokratike, detyrė kryesore e mediave ėshtė kritika dhe kontrolli. Nė
mungesė tė shtypit, radios dhe TV-sė sė shėndoshė, luftimi i kėtyre
dukurive negative nė shoqėri si fjala vjen, korrupsionit, kontrabndės,
burrokracisė... e tradhėtisė politiko-kombėtare, do tė jetė i
paefektshėm, mos tė themi joproduktiv.
Ka shumė "specialist medial" qė mendojnė,
se kritika do tė dėmtonte reputacionin dhe moralin e shtetit/shoqėrisė.
Por jo, ai qė i ndalon dhe dėnon publikimin dhe nxjerrjen nė dritė te
dobėsive dhe jorregullėsive tė shoqėrisė dėmtonė shtetin dhe shendetin.
Idividi, institucioni politik dhe ai medial, i cili pengon dhe
ngulfatė kėtė kritikė ėshtė pėrgjegjės dhe "ushqyes" i kėtyre dobėsive
dhe jorregullsive, ėshtė bashkėpjesmarrės nė kėto dukuri negative tė
shoqėrisė. Mediat duhet tė fokusohen nė mbledhjen dhe shpėrndarjen e
informacionit, tė tė resė.
Informacioni i mediave duhet te trajtohet
si vecori e kulturės kombėtare e asesi si vecori e profitit dhe
karierizmit politik. Para hamandjes: kulturė apo profit, prioritet
duhet t'i jepet kulturės dhe informacionit. Ndoshta pėr dikė mė me
rėndesi ėshtė mbijetimi dhe mbėshtėtja nė njė partner tė fuqishėm
ekonomik apo politk!?
* Autori vazhdon studimet nė shkencat e
Mediave, Film dhe Komunikacion nė Universitetin e Oslo-s Norvegji
|
|