|
-
Prof.
Dr.
Shaban SINANI
-
-
- "Kush e solli Doruntinėn"(1978) dhe "Sytė e Simonidės" (1998), njė
simetri letrare nė afėrsi dhe nė largėsi -
-
-
Pak
kohė mė parė lexuesi shqiptar pati nė duar romanin "Sytė e
Simonidės" tė shkrimtarit Dh. S. Shuteriqi. Vepra ėshtė shkruar nė
fillim tė viteve 80 dhe, pas njė "pushimi" relativisht tė gjatė,
gjeti shtigje tė marrė frymė lirisht. Kronologjikisht del se "Sytė e
Simonidės" ėshtė shkruar pak a shumė nė tė njėjtėn kohė me "Kush e
solli Doruntinėn" tė I. Kadaresė, me ndryshimin qė kjo e fundit u
botua pa ndonjė vonesė.
-
-
Nė
vijim do tė shihet se midis kėtyre dy veprave ka njė varg
ngjashmėrish, qė tė shtyjnė tė mendosh pėr njė simetri letrare gati
tė plotė, duke ruajtur secila mėvetėsinė.
-
-
1.
Simetria fillon me burimin e lėndės. Tė dyja veprat kanė njė
pikėnisje paraprakisht tė njohur pėr lexuesin. Romani "Kush e solli
Doruntinėn" mbėshtetet mbi motivin e baladės popullore ballkanike tė
vėllait tė vdekur qė ringjallet pėr tė plotėsuar njė mision, "pėr tė
kthyer nė gjini" motrėn e vetme tė martuar larg, "nėntė male
kaptuar". Ndėrsa romani "Sytė e Simonidės" mbėshtetet mbi motivin
historik, me kohė tė legjendarizuar, tė martesės sė bijės sė
vasileusit (perandorit) tė Bizantit Androniku II me kral Uroshin e
Rashės - mbretėria tashmė e fuqishme e serbėve fqinjė - nė gjysmėn e
parė tė shekullit tė 14-tė. Nė fakt, edhe motivi i legjendės sė
Simonidės, nga studiuesit specialistė pėrcaktohen si "i periudhės
bizantine".
-
-
Kjo
ėshtė koha kur, pėr Kadarenė, Arbėria ėshtė njė vend zotėrimesh
tipike sipas organizimit perėndimor, me kontėr, dukė parėsi
aristokratike; ndėrsa pėr Shuteriqin ėshtė pjesė e perandorisė sė
madhe bizantine, ende e pashkėputur nga burimi i saj (dhe pėr kėtė
arsye arbėrit njihen nga Kostandinopoja herė si "romenj" - domethėnė
banorė tė perandorisė romake tė Lindjes - sikundėr vazhduan tė
njihen pėr njė kohė tė gjatė shumėshekullore edhe pas vendosjes sė
sundimit perandorak otoman, pėr administratėn e sė cilės pjesa
evropiane ishte dhe mbeti "Rumeli", me kuptimin "vend i romėve",
"vend i romenjve"; herė si "arvanė".
-
-
2.
Nga njė sprovė pėr shqyrtimin metodologjik sipas principeve tė
letėrsisė sė krahasuar simetria pėrforcohet mė tej me faktin se tė
dy romanet marrin shkas nga njė martesė e largėt. Nė romanin e
Kadaresė janė nėntė vėllezėr qė vendosin - kundėr traditės sė
deriatėhershme tė vendit - ta martojnė motrėn e tyre tė vetme nė
Bohemi, tutje thellė nė Evropė, atje ku zhvillohej lufta e shenjtė
njėqindvjeēare, nė njė botė tė largėt, ku kishte "dyer e oborre tė
larta" dhe popuj tė fismė, tė cilėt, duke pranuar kėtė krushqi tė
padėgjuar, faktikisht do tė pranonin tė bėheshin aleatė tė arbanėve,
siē e njihnin veten atėherė fiset shqiptare, pėrballė rreziqeve tė
reja qė ndiheshin nė horizontin e zymtė tė kohės.
-
-
Po
edhe nė romanin e Shuteriqit gjithēka ėshtė mbėshtetur nė njė
ngjarje historike qė bėn fjalė pėr njė martesė tė largėt, pėr njė
krushqi mbretėrish, pėr njė udhėtim tė frikshėm nga Kostandipoja
drejt viseve e fiseve tė pashtruara tė Ballkanit, ku njė mbretėri e
re po i shfaqej si rrezik Bizantit: Rasha - zotėrim i serbėve tė
etur pėr territore tė reja, tė cilėt njėrin sy e kishin nė Draē
(Durrės) e tjetrin nė Ohrid (Ohėr).
-
-
3.
Nė tė dy romanet martesa e largėt (e Doruntinės / e Simonidės) ėshtė
njė farė flijimi: motra e vetme - bija e vetme u ngjajnė
ambasadorėve tė kohėve tė sotme, korrierėve diplomatikė qė kėrkojnė
aleatė pėr tė pėrforcuar pushtetin. Nėntė vėllezėrit e legjendės
shqiptare (me pėrhapje tė gjerė ndėrballkanike) ndihen tė tronditur
pėr njė rrezik qė shihet tė vijė nga Lindja (paralajmėrohet rėnia e
Bizantit dhe krijimi i perandorisė otomane). Pėrkundrazi, perandori
Andronik II ndihet i rrezikuar nga Perėndimi: romenjtė e kėsaj ane -
arbėrit - duke shfrytėzuar rivalitetin ndėrmjet Bizantit dhe Rashės
pėrpiqen tė dalin jashtė kontrollit tė dy mbretėrive mė tė mėdha tė
kohės.
-
-
Doruntina e legjendės dhe Simonida e kronikave historike pranojnė
fatin e tyre si vullnet tė mė tė mėdhenjve. Kadare i paralajmėron
personazhit tė vet njė jetė plot oborrėsi, nė njė klasė tė lartė;
njė pritje tė pėrzemėrt - duke nėnkuptuar gati-gati dashuri tė
largėt imagjinare. Jeta e Doruntinės ngjitet nė njė stad social mė
tė pėrparuar. Nė tė kundėrtėn, Shuteriqi as qė e merr mundimin tia
zbukurojė mbretėrinė qė do tė ketė nė dorė Simonidėn. Nė romanin e
tij oborri i mbretėrisė sė Rashės paraqitet nė njė stad shumė mė tė
ulėt se ai i Kostandinopojės sė ndritshme. Por nėse Doruntina
udhėton drejt ngjitjes dhe Simonida udhėton drejt rėnies, kjo nuk e
shmang aspak simetrinė: ato tė dyja janė fli aleancash.
-
-
4.
Po tė pėrshkruhej me shenja grafike udhėtimi i Doruntinės nga
Arbėria nė Bohemi dhe udhėtimi i Simonidės nga Kostandinopoja nė
Rashė do tė shihej fare qartė se ato ndjekin paralel njėra-tjetrėn.
Tė dyja udhėtojnė nga juglindja drejt veriperėndimit. Bota arbėrore
ėshtė ndėrmjet tyre. Midis dy vijave qė shenjojnė rrugėn e krushqve
gjenden "romenjtė", sipas pikėpamjes sė Bizantit - pikėpamja zyrtare
e kohės; "rabanėt", sipas fqinjėve sllavė qė pėrpiqen tė fitojnė
terren edhe nė hapėsirėn e perandorit Andronik, "arbanėt" - sipas
emėrtimit qė kishin shqiptarėt e mesjetės.
-
-
Kjo
"botė arbėrore", nė romanin e Kadaresė, ėshtė e magjepsur nga
vezullimet e qytetėrimit perėndimor, ndėrsa Bizanti, ndonėse ishte
ende shpejt pėr tė parandierė rėnien, thuajse nuk ekziston, pėr tė
mos pretenduar tė shihej si qendėr kulture. Ndėrsa nė romanin "Sytė
e Simonidės" tė Shuteriqit, pėrkundrazi, "metropol" ėshtė pikėrisht
Kostandinopoja. Midis "Doruntinės" dhe "Simonidės" bota shqiptare zė
vend midis dy qytetėrimesh: Perėndimi nė njėrėn anė dhe Bizanti nė
anėn tjetėr. Kadareja pėrpiqet tė krijojė njė traditė tė orientimit
prej thellėsish historike tė arbėrve drejt botės perėndimore.
Shuteriqi, mė i thellė nė njohjen e historisė, mė realist nė
kuptimin filozofik tė saj, i sheh shqiptarėt jo aq tė rrezikuar nga
Bizanti (Muzakajt fitojnė ndaj Komnenėve dhe perandori Andronik mė
shumė ėshtė i inatosur me komandantėt e tij se me "romenjtė" e
pashtruar), se sa nga mbretėria e re e Rashės, e cila gati e mban
peng gjysmėn e Arbėrisė me fuqinė e saj ushtarake.
-
-
Midis
Rashės dhe Bizantit, arbėrit e romanit tė Shuteriqit e kanė shumė tė
qartė zgjedhjen: mė mirė arbanė se "romenj" a "rabanė". Por, tek e
fundit, nė rrėnjėn e emėrtimit zyrtar perandorak, "romenj", gjendet
emri i Romės sė lashtė. Ndėrsa nė rrėnjėn e emėrtimit tė fqinjėve tė
rinj, "rabanė", ndoshta nuk gjendet thjesht njė metatezė e ligjshme
e sllavishtes mesjetare (arbanė - rabanė), por dhe njė kuptim i
fshehtė, me njė farė shejtanie, qė mund tė lidhej me rrėnjėn sllave
"rab" - skllav, rob.
-
-
5.
Nė romanin "Kush e solli Doruntinėn" tė Kadaresė ka dendėsi
lėvizjesh dhe pėrzierje kulturash. Edhe nė romanin "Sytė e
Simonidės" bota arbėrore zien nė mes tė njė kazani tė madh
popullatash e qytetėrimesh. Tė dyja nuk janė e nuk mund tė jenė
historia vetė. Ato janė "realiteti i dytė" i saj. Duke e parė
raportin e kulturave si njė prej krahasimeve qė pėrforcojnė apo
dobėsojnė simetrinė do tė mund tė konkludohej se romani i Shuteriqit
ėshtė mė pranė "realitetit tė parė".
-
-
Kjo
lidhet edhe me formimin e ndryshėm tė autorėve. Shuteriqi e
rindėrton historinė duke i besuar bibliotekės, ndėrsa Kadare duke i
besuar intuitės. Shuteriqi ndėrton njė vepėr letrare duke mos e
pėrjashtuar dot prej vetes filologun, dijetarin, Kadare e shkruan
romanin pa ndonjė pretendim pėr ekzigjencė ndaj "realitetit tė
parė", sepse atij para sė gjithash i intereson si ti flasė njė
epoke historike tė afėrt nga njė epokė historike e largėt dhe disi e
mjegullt. Tė dy kanė njė marrėdhėnie emocionale specifike me
historinė.
-
-
Nė
veprėn e Kadaresė bota e Lindjes sjell figura misterioze, tė
dyshimta, qė bėjnė veprime tė pakuptueshme pėr vendėsit. Nė romanin
e Shuteriqit kontaktet me qytetėrimet e Lindjes pėrftohen nė njė
mėnyrė krejt tjetėr. Ai sjell nė viset arbėrore Sheherezaden dhe
Alajdinin, dy personazhe simpatike tė "botės sė njė mijė e njė
netėve", me tė cilėt janė rritur dhjetėra e qindra brezni, nė vise
lindore e perėndimore. Kėto personazhe hyjnė nė veprėn e Shuteriqit
me tė njėjtėn natyrshmėri qė hyn arabi Otello nė tragjedinė e
Shekspirit. Sheherezadja ėshtė njė egjiptiane e rritur nė oborrin e
Andronikut, si shoqe e sė bijės, Simonidės. Ajo nuk ėshtė "romene",
si Simonida, por nuk ėshtė as njė gaztore e saj. Sheherezadja dhe
Alajdini vijnė nga thellėsitė e njė bote ekzotike, me njė bagazh
kulture dhe pėrvoje qė pati mahnitur botėn nė mesjetėn e hershme dhe
qė pėrthithi tėrė vėmendjen e shekullit tė romantizmit evropian.
Ndėr shqiptarėt e ditur do tė ishte Faik Konica ai qė do tė botonte
- rreth njėqind vjet mė parė - me titullin "Nėn hijen e hurmave",
njė pėrzgjedhje tė ciklit tė pėrrallave tė Sheherezades.
-
-
Nėpėrmjet romanit "Sytė e Simonidės" shkrimtari bėn njė pėrpjekje tė
suksesshme pėr ti ētendosur marrėdhėniet ndėretnike tė popullatave
tė pėrziera nė Ballkan, qė shpesh janė mbingarkuar nga tendenca
hiliqare me qėllime prapavajtėse e disa dijetarėve dhe shkrimtarėve
qė i kanė evokuar periudhat e hershme tė historisė nė funksione qė
nuk kanė rrjedhur prej saj, por prej ndėrgjegjes sė ngushtė tė atyre
vetė. Kuptimi i historisė vetėm si kronikė luftėrash dhe armiqėsish
- aq mė tepėr kur luftėrat dhe armiqėsitė janė lidhur vetėm me njė
drejtim (rreziqet kanė ardhur nga Lindja) - mbetet ende njė pėrftim
i keq i pėrvojės sė brezave paraardhės.
-
-
Romani
i Shuteriqit nuk e pėrjashton njė opozicion qė sjell konflikte
ndėrmjet arbanėve "romenj" dhe Bizantit, perandori e madhe
shumėkombėshe, qė kishte kulturėn e vet tė stėrholluar dhe
aristokracinė e lartė tė pushtetit qendror. Por shkrimtari nuk
tregon ndonjė zell pėr ta bėrė mė tė acartė kėtė konflikt, aq mė
tepėr pėr ta paraqitur Bizantin si fatkeqėsi kulturore pėr
Ballkanin. Arbanė e romenj bashkėjetojnė nė tė njėjtėn hapėsirė
perandorake herė nė paqe e herė nė mosmarrėveshje. Nė periferi tė
perandorisė, ata shpesh gjenden tė pambrojtur ndaj rreziqeve tė rinj
edhe pėr shkak se Kostandinopoja, duke mos ia dalė me fuqi ti
nėnshtrojė arbanėt kryelartė, i braktis ata nė gjeratoret e befta tė
historisė.
-
-
Edhe
Kadare e kėrkon nė romanin e tij bashkėjetesėn. Martesa e Doruntinės
"jashtė gjinisė", qė i pėrgjigjet mendėsisė sė kreshnikut shqiptar
tė ciklit verior, tė cilit "tgjitha ēikat e Jutbinės bash si motra
po i duken" qė vjen nė romanin e Kadaresė nga vetė fryma e baladės
popullore; dėshira dhe disponimi pranues pėr tė pasur krushqi e
nipėr nė bashkėsi tė tjera, joarbėrore, ėshtė pohimi i
drejtėpėrdrejtė i bashkėjetesės. Por romani i Shuteriqit, duke
qėndruar mė afėr historisė sė jetuar se historisė sė shkruar,
afirmon njė vetėdije bashkėjetese shumėplanėshe, pa pėrjashtuar
askėnd qė erėrat e historisė e kanė sjellė nė fqinjėsi me popullin e
tij. "Sytė e Simonidės", pėrmes tė cilėve hera-herės tė duket se
mund tė shohė edhe lexuesi, nuk shohin vetėm kundėrshtarė e armiqėsi
nė Bizant e mė thellė nė vendet lindore. Pėr mė tepėr, duke e
kėrkuar shpėtimin nga "romenjtė" perėndimorė.
-
-
Arbėria mesjetare, sipas logjikės sė shkrimtarit, nėn trysninė e
ortodoksisė bizantine, tė "kishės sė drejtthėnė" sllave
("pravosllavjanskoje") dhe tė "kishės sė pėrbotshme" perėndimore
(nga gr. "cathos", botė), mė shumė se majtas e djathtas, mė shumė se
nga Lindja apo nga Perėndimi, nis tė shikojė nga vetja, duke kėrkuar
miqėsi e aleatė atje ku i ofrojnė miqėsi e aleancė, jashtė
"pėrparėsive" qė sjellin ekuilibret e kohėrave tė reja.
-
-
6.
Tė dy shkrimtarėt nė mėnyrė fare evidente e modernizojnė historinė.
Te romani "Kush e solli Doruntinėn" parimisht ndiqet logjika e
parashtruar me kohė nga njė pjesė e historianėve tė periudhės
arbėrore, sipas sė cilės, deri nė krijimin e perandorisė osmane, nuk
kishte ndonjė disnivel tė dukshėm nė shkallėn e zhvillimit ndėrmjet
vendeve nė kėtė anė dhe nė anėn tjetėr tė Adriatikut. Kjo nėnkupton
se Arbėria nė mesjetė duhej tė kishte trokitur nė stadin ekonomik tė
njė tregu pak a shumė tė hapur e tė pėrqendruar deri nė nivelin e
bashkėsisė etnike. Nė fakt, vetė kjo tezė nuk ėshtė argumentuar nė
thelbin e saj historik dhe mbrojtėsit e saj ngjan se kanė qenė
prirur pėr njė trajtim eufemik tė sė shkuarės deri nė "motin e
madh", duke pėrligjur, me mbėrritjen e njė faktori tė ri nė Ballkan,
tė perandorisė otomane, gjithēka tė pakryer nė zhvillimin kombėtar.
Sidoqoftė, Kadare kėtė tezė as qė e vė nė dyshim. Kjo ėshtė koha kur
nė vepra tė tij nisin e shfaqen shoqėri lundrimi e ndėrtimi,
arkitektė urash, pėrkthyes, udhėtarė tė ditur, qė interesohen pėr
gjuhėn shqipe dhe folėsit e saj. Doruntina udhėton drejt Bohemisė nė
barabarėsi mendimi dhe statusi.
-
-
Vepra
e Shuteriqit kėtij modernizimi i shmanget kryekrejet. Autori jo
vetėm qė nuk tregon ndonjė prirje tė vėrejtshme pėr tė dalluar
ndonjė status mė tė lartė zhvillimi tė Arbėrisė nė kuadrin e
perandorisė sė madhe tė "romenjve" bizantinė, por, madje, duke e
ftuar lexuesin tė shohė me sytė e vet ndryshimet ndėrmjet oborrit tė
Andronikut II dhe tė kral Uroshit tė Rashės (shkėlqimin e Bosforit
dhe sjellje baritore tė mbretit tė Rashės), krijon ndikimin e vet
pėr njė tė vetėkuptuar tjetėr tė historisė sė vendit.
-
-
Po
atėherė ku ėshtė modernizimi i historisė ?! Ndryshe nga ēe pėrgatit
lexuesin dhe krejt ndryshe nga ēe pret vetė lexuesi letėrsinė e
Shuteriqit, nė romanin e fundmė tė tij, "Sytė e Simonidės", nė
mėnyrė krejt tė beftė hyn njė personazh qė vjen nga e ardhmja. Kjo
qenie e ēuditshme, "e stėrmotuar", vjen nga shekulli i njėzetė dhe
hyn drejt e nė ngjarjet e shekullit tė 14-tė, duke paralajmėruar se
pėrkundėr parashikimit biblik ortodoks pėr fundin e afėrm tė botės,
njerėzimi nuk do tė arrinte tė plakej as pas dy mijė vjetėsh, si dhe
duke pėrshkruar tė gjitha ndodhitė e tmerrshme me tė cilat do tė
mbyllej kronika e zymtė e udhėtimit tė Simonidės drejt mbretėrisė sė
re.
-
-
Ky
ėshė poeti Bora Dimkoviē, tė cilin autori i romanit e merr prej
kohėrave moderne dhe e ndėrshtie nė ngjarjet mesjetare, duke i dhėnė
rolin e njė fatthėnėsi, tė cilit nuk i zė besė askush. "Karagjozi me
bisht", siē quhet ndryshe poeti Bora nė roman, udhėton nė drejtim tė
kundėrt me kohėn, nga e ardhmja nė tė shkuarėn, pėr tė parathėnė tė
kėqijat qė e presin mbretin e tij tė dashur, pėr tė bindur njerėzinė
tu shmangen kėtyre tė kėqijave, pėr tė administruar bashkėsinė e
"tė vetėve" prej gjymtimeve dhe plagėve tė hidhura tė historisė,
duke gjetur te "rabanėt" bartėsit e fajit. Tashmė ka ardhur ēasti tė
shpjegohet, tek e mbramja, pse romani nuk quhet "Kush e solli
Simonidėn", por "Sytė e Simonidės".
-
-
Mbi
ballkanasit qėmoti ka rėnduar njė akuzė. Ndėrsa karvani i krushqve
tė krajlicės Simonidė udhėton sipas parashikimeve nga Stambolli nė
Rashė, nė manastirin e mirėnjohur tė Graēanicės, ku do tė pėrurohet
martesa e Urosh Milutinit me tė bijėn e vetme tė Andronikut II, sapo
ka pėrfunduar njė afreskė murale e stilit bizantin, nė qendėr tė sė
cilės ėshtė portreti i Simonidės. Por Simonida nuk arriti kurrė ta
shohė tė pacėnuar portretin e saj nė manastir. Vetėm pak ditė pasi
kishte pėrfunduar puna e piktorit portreti i Simonidės u gjet pa sy.
Nga muret hijerėndė tė manastirit Simonida nuk kishte mė sy tė
shikonte.
-
-
Kjo
ishte njė barrė e rėndė para historisė. Shekuj tė tėrė do tė kalonin
dhe sytė e verbuar tė Simonidės do tė vazhdonin tė gjinikonin
sherrin dhe tė keqen. Mbreti Urosh Milutin tha se mbretėreshės ia
kishin nxjerrė sytė "rabanėt" e pabesė, tė cilėt nuk i njihnin
besimin e lartė "tė drejt-thėnė". Por ata qė ishin mė larg oborrit
tė mbretit tė Rashės zbuluan se verbimi figurativ i Simonidės nuk
kishte lidhje me ndonjė armiqėsi ndaj mbretit. Ēėshtja ishte fare e
thjeshtė: disa murgj - ndoshta mė shumė sharlatanė - kishin gjetur
se pluhurat e pikturave murale ku paraqiteshin shenjtorė kishin
vlera ēudibėrėse dhe shėronin tė gjitha sėmundjet.
-
-
Pikėrisht kėta murgj dhe ndoshta edhe vetė njerėzit e oborrit tė
kral Uroshit, qė pleqėria dhe rėnia tashmė i kishin vėnė pėrpara, ia
kishin nxjerrė sytė Simonidės nė afreskėn e Graēanicės. Me pluhurat
e mbledhur prej mureve tė rrjepur ata do tė rinonin mbretin. Por kjo
njė ditė do ti bėnte me turp shėrbėtorėt e mbretit. Prandaj nxiton
fluturimthi poeti Bora Dimkoviē nga shekulli i 20-tė nė tė 14-tin,
pėr tu bėrė thirrje tė vetėve tė mos e pranojnė kėtė turp dhe pėr
tė gjetur njė alibi duke ua lėnė fajin "rabanėve". Por ky udhėtim
prapavajtės i poetit, figurė e vėrtetė historike, ėshtė pa dobi. Atė
e quajnė tė gjithė tė ēmendur dhe arsyetimin e tij e quajnė absurd.
-
-
Shkrimtari e ka modernizuar historinė, duke deleguar nė shekujt e
mesjetės njė njeri tė letrave tė kohės sė sotme jo vetėm pėr tė
gjetur njė alibi pėr sytė e zbrazėt tė Simonidės. Mė e rėndėsishmja
ėshtė pėr ta detyruar lexuesin ta pyesė: pse nuk i kishin kėto
marifete ballkanasit kaq e kaq shekuj mė parė? Pse "njeriu i
marifeteve" - poeti Bora Dimkoviē - i mbiquajtur "Karagjozi me
bisht", nė kohėn e ngjarjeve konsiderohet njė i ēmendur? Mos vallė
bashkėjetesa mė sė shpeshti ėshė rėnduar nga pėrpjekjet pėr ta
manipuluar historinė, duke e rindėrtuar atė sipas mendėsisė sė
sotme, duke mitizuar e ēmitizuar, sesa nga ndonjė fobi popullore e
trashėgueshme?! Edhe me kėtė pyetje shkrimtari e emancipon mendimin.
-
-
Duke i
paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur pikėtakimet dhe pikėdallimet e dy
romaneve, sipas parimeve tė letėrsisė sė krahasuar, do tė kishim
kėtė pasqyrė:
-
-
-
"Kush e solli Doruntinėn", I. Kadare, 1978.
"Sytė
e Simonidės", Dh. S. Shuteriqi, 1998.
-
-
1.
Mbėshtetet nė njė motiv balade popullore. 1.
Mbėshtetet mbi njė legjendėhistorike.
-
2.
Ngjarje e periudhės sė fundme bizantine.
2.
Ngjarje e periudhės sė fundme bizantine.
-
3. Njė
martesė e largėt, "nėntė male kaptuar"
3. Njė
martesė e largėt, njė muaj rrugė.
-
4. Njė
krushqi pėr miq e forcim aleancash.
4. Njė
krushqi pėr tė forcuar perandorinė.
-
5. Njė
udhėtim nga juglindja nė veriperėndim.
5. Njė
udhėtim nga juglindja nė veriperėndim.
-
6.
Doruntina - fli e interesave tė vėllazėrisė.
6.
Simonida - fli e interesave tė perandorit.
-
7.
Arbėria shihet nė lidhje me njė metropol.
7.
Arbėria shihet nė lidhje me njė metropol.
-
8.
Fund tragjik pėr Doruntinėn. 8.
Fund tragjik pėr Simonidėn.
-
9.
Historia arbėrore modernizohet
9.
Poeti Bora Dimkoviē do tė njėjtėn gjė.
-
10.
Bota shqiptare nė njė kontekst europian 10. Bota
shqiptare nė njė kontekst rajonal.
-
-
-
Ja dhe
disa "largime" nga boshti i simetrisė, qė nė thelb e pėrforcojnė
atė:
-
-
"Kush
e solli Doruntinėn", I. Kadare, 1978.
"Sytė
e Simonidės", Dh. S. Shuteriqi,1998.
-
-
1.
Arbėrit janė nė njė nivel evropian zhvillimi.
1. Ata
kanė edhe dallime nė zhvillim me Evropėn.
-
2.
Arbėria sheh nga "metropoli" Perėndim. 2.
Arbėria shihet nga metropoli Bizant.
-
3.
Lindja sjell nė botėn arbėrore figura misterioze, 3. Bota
lindore vjen nė kontakt me arbėrit nėpėrmjet
-
tė
dyshimta dhe idenė e rrezikut.
Sheherezades dhe Alajdinit.
-
4.
Arbėrit nė lidhje dyfishe: ata dhe bota 4.
Arbėrit nė lidhje shumėfishe: si arbėr,
-
e
pėrparuar perėndimore (Bohemi) si
"rabanė"dhe si "romenj",si aleatė e kundėrtarė.
-
5.
Intuita - baza e rindėrtimit tė historisė. 5.
Biblioteka - baza e rindėrtimit tė historisė.
-
6.
Autori shprehet pėrmes kapitenit Stres. 6.
Autori shprehet me emrin e tij si kronikan.
-
7.
Romani i amniston shqiptarėt prej "fajit" 7.
Romani i amniston shqiptarėt prej njė faji
-
tė
prapambetjes sė trashėguar historike.
konkret: nuk ia kanė nxjerrė sytė Simonidės.
-
-
-
"Kush
e solli Doruntinėn" dhe "Sytė e Simonidės", dy vepra qė
kundėrqėndrojnė pėrballė njėra-tjetrės nė relacionin e njė simetrie
letrare, e para e ndėrtuar mbi njė histori tė supozuar dhe e dyta e
shkruar me njė prapavijė filologjike tė fuqishme, me ngjashmėritė
dhe dallimet prej boshtit tė analogjisė, sė bashku ndihmojnė pėr
krijimin e njė eko-distance dhe eko-gjykimi pėr vlerat dhe vendin e
tyre nė formimin e kulturės kombėtare.
-
Secila
nga kėto vepra, duke ripohuar pambarimėsinė e trajtimeve
tipologjikisht tė ndryshme tė sė njėjtės ngjarje apo kohė historike,
jo vetėm pasuron letėrsinė kombėtare, por edhe ndikon pėr njė kuptim
tjetėr tė pėrmasės sė lirisė.
-
-
Qėllimi i kėsaj paraqitjeje tė krahasuar, nė formėn e simetrisė nė
afri e nė largėsi, ėshtė jo vetėm ndriēimi i vlerave tė dy romaneve
nga pėrqasja me njėra-tjetrėn, por, para sė gjithash, afrimi te
mendimi se vetėm duke pranuar relativizimin e problemeve mund tė
supozohet, tė pretendohet dhe tė shpresohet se i afrohemi tė
vėrtetės.
Dėrguar mė 23 shtator 2003
nga Redaksia "Tema"
- Tiranė.
|
|