| |
 |
|
|
|
24.09.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure 24 shtator 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova
vlerėsoi se udhėheqja e Prishtinės e ka dhėnė provimin para
qytetarėve
-
Nė njė aksident tė rėndė
trafiku mbrėmė afėr Prishtinės, humbėn jetėn katėr vetė
-
Udhėheqės komunalė tė
Gjilanit, zyrtarė tė UNMIK-ut, tė KFOR-it, vizituan Cėrnicėn
-
Britania e Madhe ėshtė e
interesuar pėr privatizimin e Fabrikes sė birrės nė Pejė
-
Vjenė:
Konferencė pėr investime dhe privatizimin nė Kosovė
-
Komuna e Iperit tė Belgjikės ndihmon Gjilanin me njė projekt pėr
lagjen "Iliria"
-
Bisedimet mes Prishtinės e Beogradit mbahen nė tetor nė Vjenė
-
Nadezhda Mihajllova thotė se pavėrsia e Kosovės do ta stabilizonte
Ballkanin Perėndimor
-
U
shtuan shpėrblimet pėr ēdo komunė tė Kosovės qė arrijnė tė dorėzojnė
mbi 300 armė tė paligjshme
-
Faruk
Spahija akuzon individė tė policisė sė UNMIK-ut pėr bashkėpunim me
ekstremsitėt serbė
-
Nė
Lluzhan tė Pejės forcat paqeruajtėse arrestuan tre persona pėr
armėmbajtje ilegale
-
Millosheviqi ėshtė akuzuar pėr varsjen e Ivan Stambolliqit
-
Policia shqiptare arrestoi pjesėtarėt e njė bande tė rrezikshme
plaēkitėsish nė Tiranė
-
Ambasadorėt e vendeve anėtare tė BE-sė u dakorduan pėr dėrgimin e
Misionit policor nė Maqedoni
-
Robertson u bėnė thirrje politikanėve tė Ballkanit t'i luftojnė
strukturat e krimit tė organizuar
-
Papa
anulon takimin e pėrjavshėm
-
Akuzė
tjetėr pėr spiunazh nė Guantanamo
-
Trupat izralite kanė vrarė njė djalosh 15-vjeēar palestinez nė njė
sulm nė Rripin e Gazės
-
Njė
ēift polak ėshtė arrestuar pasi pesė fėmijė tė tyre janė gjetur tė
vdekura nė njė tinar tė lakrave turshi
-
Bush
e Shirak shprehėn dallime tė thella nė bebatin e OKB
-
Bush
mbante fjalimin, ligjvėnėsit nė Kongresin amerikan debatonin rreth
politikės nė Irak
-
Tė
pakten njė person ėshtė vrarė kur njė autobus ka rėnė nė njė bombė
nė Bagdad
-
Ėshtė
arrestuar njė i dyshimtė i ri pėr vrasjen e ministres Ana Lind dhe
ėshtė liruar i dyshimti i mėparshėm
-
"Microsoft" mbyll shumicėn e faqeve tė bisedave tė njohura si "chat
room"
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti
Rugova vlerėsoi se udhėheqja e Prishtinės e ka dhėnė provimin para
qytetarėve
-
 |
|
-
Prishtinė, 24 shtator 2003
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova vizitoi
sot Kuvendin komunal tė Prishtinės dhe bisedoi me strukturat
udhėheqėse tė komunės rreth punės, aktiviteteve, problemeve e
sfidave qė e preokupojnė kryeqytetin e Kosovės.
-
Presidenti Rugova pas vizitės dhe bisedės qė pati me
udhėheqjen e ngushtė komunale tha se ka pasur njė progres nė
administratėn e Prishtinės, si gjatė mandatit tė parė e
poashtu edhe nė fillim tė mandatit tė dytė.
|
-
-
Por, tha Presidenti Rugova, udhėheqja e
tanishme ka katėr vjet pėr tė punuar dhe tashmė i ka vendosur
themelet e mira, ndėrkaq qyteti i Prishtinės ėshtė mė i bukur dhe me
hapėsira qė i duhen qytetarėve. Edhe pse vera qė shkoi ishte e
vėshtirė e me thatėsi, udhėheqja e Prishtinės e ka dhėnė provimin
para qytetarėve, vlerėsoi Presidenti Rugova.
-
Presidenti hodhi disa ide e propozime qė progresi arritur tė ēohet
mė tutje, qė Prishtina tė jetė sa mė e bukur, tė fillojnė ndėrtimet
mė tė larta, me komplekse tė ndryshme qė tė jenė nė shėrbim tė
qytetarėve e sidomos tė tė rinjve.
-
-
Ai propozoi qė komuna duhet tė marrė
iniciativa, por edhe biznesi privat, qė njerėzve t'u krijohen
mundėsi pėr t'u dhėnė shansa tė rinjve qė tė kenė njė kulm mbi krye.
-
Duke folur pėr planin urbanistik tė Prishtinės, Presidenti tha se i
ka propozuar qeverisė komunale qė derisa tė mos bėhet plani global
urbanistik, ndėrtimet tė mos ndėrpriten. Njėherit tė hartohet njė
plan urbanistik qė i pėrgjigjet kryeqytetit tė Kosovės, tha ai.
-
Presidenti Rugova theksoi se edhe njė ēėshtje tjetėr qė i kishte
propozuar qeverisė dhe kuvendit komunal - atė tė legalizimit tė
ndėrtimeve qė janė bėrė pa leje, ato qė nuk pengojnė, porse
ndėrtimet duhet tė kanalizohen, ngase, siē tha, kjo do tė ndėrprente
ndėrtimet e ndryshme.
-
Ndonėse nė infrastrukturė ėshtė bėrė mjaft, ai tha se duhet shikuar
edhe infrastrukturėn sportive, kulturore e tė tjera qė mungon i
Prishtinės, si me salla e stadiume.
-
Presidenti me kėtė rast apeloi qė tė ruhet rrethina e Prishtinės
sidoms Gėrmia, sepse siē u shpreh, ajo pėr Prishtinės ka njė
domethėmie tė veēantė.
-
Nė fund Presidenti Rugova, duke uruar udhėheqjen komunale pėr
sukseset e arritura, i premtoi pėrkrahjen e tij tė mėtejshme.
-
Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit komunal tė Prishtinės Ismet
Beqiri vizitėn e Presidentit Rugova e vlerėsoi si njė nder tė
veēantė dhe nxitje pėr punė dhe aktivite edhe mė tė suksesshme pėr
udhėheqjen komunale.
-
-
Ai tha se me Presidetin kishin biseduar
pėr tė gjitha ēėshtjet me tė cilat preokupohet pushtet lokal, por
edhe pėr ēėshtjet qė u interesojnė tė gjithė qytetarėve.
-
-
Poashtu ai tha se ėshtė biseduar edhe
pėr problemet dhe sfidat me tė cilat pėrballen, pėr sukseset qė janė
arritur deri mė tash, me bindje qė kėto mundėsi janė edhe mė tė
ardhmen.
-
Edhe pse pushtetit lokal i mungojnė disa kompetenca, zoti Beqiri tha
se me ato kompteneca qė kanė do tė jenė nė shėrbim tė qytetarėve.
-
Ai shtoi se ardhja e Presidentit nė Kuvendin e Prishtinės e ka sot
simbolikėn e vet, ngase ky ishte njė takim me udhėheqjen e Kuvendit
dhe tė qeverisė komunale nė tė cilėn u hodhėn disa ide e propozime
qė janė shumė tė mirėseardhura pėr udhėheqjen komunale dhe pėr
gjithė administratėn komunale, me qėllime tė mira, tė cilat do tė
funksionalizohen nė shėrbim tė qytetarėve.
-
-
Kjo ėshtė edhe njė dėshmi e njė
bashkėpunimi tė mirėfilltė mes institucioneve tė nivelit qendror, nė
kėtė rast tė Presidentit tė Kosovės dhe udhėheqjes komunale, duke e
ditur rolin e kryeqytetit tė Kosovės, si bartės i shumė proceseve,
tha Ismet Beqiri, i cili shprehu kėnaqėsinė me vizitėn e Presidentit
tė Kosovės.
-
-
-
Nė njė aksident
tė rėndė trafiku mbrėmė afėr Prishtinės, humbėn jetėn katėr vetė
-
-
Prishtinė, 24 shtator 2003
- Katėr vetė tė vdekur dhe shtatė tė lėdnuar rėndė ėshtė epilogu i
njė aksidenti tė rėndė trafiku qė ka ndodhur mbrėmė afėr fshatit
Milloshevė, 6 km larg Prishtinės. Nė kėtė aksident kanė humbur jetėn
Anton Zekolli e Bejtullah Zekolli, pjesėtarė tė SHPK-sė, djali i
xhaxhait tė tyre Kushtrim Zekolli dhe Sabrije Strana.
-
Aksidenti ka ndodhur kur kombi i Hendikosit ėshtė pėrplasur me njė
veturė tė tipit "Passat" me regjistrim tė huaj.
-
Sipas mjekut kujdestar nė Qendrėn Klinike Universitare nga tė
lėnduarit nė gjendje tė rėndė shėndetėsore ndodhet vetėm Besnik
Bunjaku.
-
-
-
Udhėheqės
komunalė tė Gjilanit, zyrtarė tė UNMIK-ut, tė KFOR-it, vizituan
Cėrnicėn
-
-
Gjilan, 24 shtator 2003 -
Udhėheqės komunalė tė Gjilanit, zyrtarė tė UNMIK-ut, tė KFOR-it, tė
policisė ndėrkombėtare dhe tė SHPK-sė kanė takuar nė Cėrnicė, nė dy
takime tė ndara, udhėheqėsit e atjeshėm lokalė shqiptarė e serbė,
pėr tė ndihmuar nė uljen e tensioneve dhe kthimin e besimit te
komuniteti, pas rastit tragjik nė kėtė fshat.
-
Kryetari i komunės, Lutfi Haziri tha se rasti tragjik i Cėrnicės ka
dėmtuar jo vetėm raportet ndėretnike nė kėtė fshat, por ka krijuar
njė pasqyrė tė keqe nė opinion edhe pėr komunėn e Gjilanit, e cila
ėshtė vlerėsuar si shembulli mė i mirė nė Kosovė pėr tolerancė dhe
bashkėpunim me komunitetet.
-
U kėrkua nga pėrfaqėsuesit e fshatit qė tė ndihmojnė policinė me tė
gjitha informacionet qė mund tė kenė pėr zbulimin e rastit, nė
mėnyrė qė tė mos pėsojnė tė gjithė nė kėtė mėnyrė, ndėrsa kryesit tė
mbeten tė lirė.
-
Popullata shqiptare dhe pėrfaqėsuesit e saj lokalė nė Cėrnicė e kanė
gjykuar rastin dhe kanė deklaruar se janė tė gatshėm tė punojmė
bashkė me serbėt pėr tė mirėn e pėrgjithshme, por kanė kėrkuar qė tė
mos prejudikohen kryesit e mundshėm, siē ka ndodhur kėtu mė parė dhe
mbi kėtė bazė tė burgosen njerėz tė pafajshėm.
-
Takimi nė fshatin Cėrnicė u vlerėsua si njė hap i mirė nga koloneli
Allen Ponsini, komandant i kampit "Montith" nė Gjilan. Problemet qė
janė sot nė Cėrnicė, nuk mund tė zgjidhen nga KFOR-i e as nga
policia e UNMIK-ut, por nga vetė ju qė jetoni kėtu, u tha koloneli
Ponsini pėrfaqėsuesve tė kėtij fshati.
-
Zėvendėskryetari i komunės Xhemajl Hyseni tha se askush nuk ka tė
drejtė tė krijojė hipoteka mbi njė popull, nėse nuk dihen fajtorėt.
Hyseni tha se ka kėrkuar edhe nga parlamentarėt serbė nė Kuvendin e
Kosovės, nga komuna e Gjilanit qė tė anagzhohen pėr uljen e
tensioneve dhe tė mos drejtojnė gishtin me paragjykim nga popullata
shqiptare, pa u zbuluar kryesit e veprės.
-
Lutfi Haziri tha se Cėrnica nuk mund tė dėnohet mė kolektivisht, as
tė mbahet e bllokuar dhe me orė policore, siē ka ndodhur me herėt,
pėr pėr shkak tė dikujt qė kėtu shkakton probleme dhe u ka bėrė
thirrje pėrfaqėsuesve tė fshatit qė tė ndihmojnė nė zbulimin e
rastit.
-
Nė Cėrnicė u mbajt njė takim i veēantė edhe me komunitetin serb dhe
pėrfaqėsuesit e tyre, nga tė cilėt u kėrkua qė tė angazhohen pėr
uljen e tensioneve dhe tė punojnė bashkarisht me shqiptarėt pėr njė
tė ardhme mė tė mirė.
-
-
-
Britania e
Madhe ėshtė e interesuar pėr privatizimin e Fabrikes sė birrės nė
Pejė
-
-
Londėr, 24 shtator 2003 -
Britania e madhe ėshtė e interesuar pėr privatizimin e Fabrikės sė
birrės nė Pejės. "Ne jemi tė gatshėm dhe investatori mė i fuqishėm
nga tė gjitha kompanitė nė Evropė, nė tė gjitha pikėpamjet, pėr tė
privatizuar Fabrikėn e birrės nė Pejė", thotė pėrfaqėsuesi i
qeverisė sė Britanisė, Xhon Xhonson.
-
Ai ka theksuar faktin se pėr kėtė qėllim, qeveria britanike dhe
koncernet e saja tė prodhimit tė birrės, kanė hyrė tani nė bisedime
me Agjencinė e Mirėbesimit nė Kosovė (Kosova Trust Agency) rreth
privatizmit tė fabrikės sė birrės nė Pejė.
-
Xhonson thotė se nėse kjo fabrkė privatizohet nga Britania e Madhe
puntorėt do tė jenė tė njėjtė. Mirėpo, ai nuk bėri tė ditur se cila
kompani britanike ėshtė e interesuar pėr fabrikėn e birrės nė Pejė.
-
-
-
Vjenė: Konferencė pėr investime dhe privatizimin nė Kosovė
-
-
Vjenė, 24 shtator 2003
- Nė Vjenė u mbajt Konferenca pėr Investime dhe Privatizim nė Kosovė
e organizuar nga Oda Ekonomike e Austrisė dhe Agjencia Kosovare e
Mirėbesimit (AKM) e nė bashkėpunim me Nismėn Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS).
-
-
Nė praninė e shumė ndėrmarrėsve
austriakė dhe tė diasporės kosovare, nė kėtė konferencė diskutuan
Ahmet Shala (AKM), Jürgen Voss (UNMIK), Besim Beqaj (Pėrfaqėsues i
Qeverisė sė Kosovės nė Paktin e Stabilitetit), Steven Grunerud
(Raiffeisen Bank Kosova), etj.
-
Konferenca ishte dedikuar informimit sa mė tė drejtė tė
investitorėve potencialė nga Austria, nė mėnyrė qė edhe ata tė jenė
nė rrjedha tė zhvillimeve ekonomike nė rajon dhe tė kenė paraysh
mundėsitė e shumta qė i ofron pėr ta ekonomia kosovare.
-
Pėrfaqėsuesi i AKM-sė, z. Ahmet Shala paraqiti pėrparėsitė dhe
mundėsitė pėr tė investuar nė Kosovė, kryesisht nė kuadėr tė
procesit tė privatizimit.
-
Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i Kosovės nė Paktin e Stabilitetit, z. Besim
Beqaj, vuri nė pah mes tjerash, se kur flitet pėr investimet nė
Kosovė investitorėt e huaj mund tė llogarisin nė njė treg 55
milionėsh pėr produktet e tyre e jo vetėm me tregun e brendshėm
kosovar.
-
-
Ai tha se kjo gjė mundėsohet falė
marrėveshjeve rajonale pėr tregti tė lirė, tė cilat nė shumicėn e
vendeve tė Ballkanit janė aprovuar apo janė nė procedurė e sipėr. Nė
kėtė konferencė u tha mes tjerash se marrėveshja pėr sigurimin
politik tė investimeve tė ndėrmarrjeve austriake, nė mes tė Kosovės
dhe Austrisė, ėshtė nė pėrpunim e sipėr dhe qė kjo marrėveshje
pritet tė nėnshkruhet sė shpejti.
-
Nga Oda Ekonomike e Austrisė u bė e ditur se njė delegacion I
ndėrmarrėsve austriakė tė interesuar pėr investime dhe pėr procesin
e privatizimit, do ta vizitojnė Kosovėn nė fund tė tetorit pėr t'u
njohur mė pėrafėrsisht me pėrparėsitė dhe dobitė e investimeve nė
Kosovė.
-
-
-
Komuna e Iperit tė Belgjikės ndihmon Gjilanin me njė projekt pėr
lagjen "Iliria"
-
-
Gjilan, 24 shtator 2003
- Komuna Iper e
Belgjikės, nė bazė tė njė marrėveshjeje bashkėpunimi, nė lagjen "Iliria"
nė Gjilan do tė tė fillojė jetėsimin e njė projekti konkret.
-
Nesėr nė Gjilan do tė vijė delegacioni i komunės Iper, i prirė nga
vetė kryetari Lyk Dean, pėr tė konkretizuar projektin mė tė
nevojshėm nė pjesėn jugore tė qytetit.
-
Komuna e Iperit do t`i ketė parasysh rezultatet e anketės me
qytetarė, e cila sipas praktikės belge tė bashkėpunimit me banorėt,
ėshtė realizuar gjatė vizitės sė vjetme.
-
Delegacioni nga Belgjika do tė qėndrojė pėr tri ditė nė qytetin e
Gjilanit.
-
-
-
Bisedimet mes Prishtinės e Beogradit mbahen nė tetor nė Vjenė
-
-
Nju Jork, 24 shtator 2003
- Anėtarėt e Grupit tė
Kontaktit pėr Kosovėn u takuan nė misionin diplomatik tė Britanisė
sė Madhe, pranė Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork, me pėrfaqėsues tė
Bashkimit Evropian dhe me kryeadministratorin e Kosovės, Harri
Holkeri.
-
Nė deklaratėn e botuar pas takimit theksohet se Grupi i Kontaktit
pėrkrah fuqishėm propozimin e zotit Holkeri pėr tė filluar dialogun
e drejtpėrdrejtė ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės pėr ēėshtje
praktike tė interesit tė pėrbashkėt, nga mesi i muajit tetor tė
kėtij viti.
-
Po ashtu Grupi i Kontaktit kėrkoi angazhimin ndėrkombėtar pėr
mbėshtetjen e kėtij dialogu tė drejtpėrdrejt dhe ritheksoi synimin
pėr tė mbikėqyrur nga afėr ecurinė e tij.
-
Grupi u bėri thirrje tė gjitha palėve pjesėmarrėse tė punojnė nė
mėnyrė konstruktive drejt rezultateve tė menjėhershme dhe tė
pėrfitojnė nga ky rast pėr tė pėrmirėsuar jetėn e popullsisė nė
Kosovė.
-
Grupi paralajmėroi se do tė kundėrshtojė fuqishėm pėrpjekjet nga
cilado palė qė do tė pengojė zgjidhjen eventuale tė statusit
pėrfundimtar tė Kosovės.
-
-
Lidhur me kėtė u mbėshtet zbatimi i
Rezolutes 1244 tė KS tė OKB-sė, qė pėrfshin parimin e krijimit tė
standardeve para statusit, si bazė pėr politikėn nė Kosovė.
-
Nė pėrfundim, deklarata i bėn thirrje tė gjithė drejtuesve politikė
t'i pėrqėndrojnė energjitė e tyre nė vendosjen e mirėbesimit dhe
mbėshtetjen e pajtimit nė Kosovė.
-
Mėsohet se kryeadministratori Holkeri shpreson qė takimi i parė nė
mes tė dyja palėve tė mbahet nė nivelin mė tė lartė politik tė
Prishtinės dhe Beogradit, kurse data e saktė e fillimit tė
bisedimeve do tė caktohet pas takimeve tė sėrishme tė Holkerit me
pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe tė Beogradit.
-
-
-
Nadezhda Mihajllova thotė se pavėrsia e Kosovės do ta stabilizonte
Ballkanin Perėndimor
-
-
Sofje, 24 shtator 2003
- Ish-ministrja
bullgare e Punėve tė Jashtme Nedezhda Mihajllova deklaroi se
pavėrsia e Kosovės do ta stabilizonte Ballkanin Perėndimor. Zonja
Mihajllova i bėri kėto komente gjatė njė ligjėrate para
pėrfaqėsuesve tė Shoqatės pėr Gjeostrategji tė Bullgarisė dhe atyre
tė Katedrės pėr gjeografi rajonale dhe gjeopolitikė tė Universitetit
tė Sofjes.
-
-
Nė kėtė kontekst ajo ka theksuar se
stabiliteti nė relacionet Serbi - Bosnje e Hercegovinė, Kroaci -
Serbi - Maqedoni dhe Kosovė mund tė mbahet vetėm nėpėrmjet
perspektivės sė pavarėsisė sė Kosovės. Deklarata e saj transmetohet
nga gazeta bullgare "Dnevnik".
-
-
Mihajllova ėshtė lidere e opozitės sė
djathtė bullgare dhe ish-ministre e Jashtme e Bullgarisė nga viti
1997 deri nė vitin 2001. Sipas fjalėve tė saj pavarėsia e Kosovės
duhet tė kushtėzohet me garanci pėr stabilitet nė Maqedoni, Serbi
dhe Mal tė Zi.
-
-
Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ėshtė
nė interes tė Shkupit zyrtar qė tė bjerė viktimė e provokimeve, siē
ėshtė pretendimi se kinse faktori shqiptar ėshtė problem i
pėrbashkėt serbo-maqedon.
-
-
-
U
shtuan shpėrblimet pėr ēdo komunė tė Kosovės qė arrijnė tė dorėzojnė
mbi 300 armė tė paligjshme
-
-
Prishtinė, 24 shtator 2003
- Zyrtarėt e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė kanė shtuar nė
275 mijė dollarė shpėrblimet pėr ēdo komunė tė Kosovės qė arrijnė tė
dorėzojnė mė shumė se 300 armė tė paligjshme.
-
-
Ky shpėrblim vlen deri nė mė 30 shtator,
kur edhe pėrfundon amnistia e shpallur pėr dorėzimin vullnetar tė
armėve ilegale. Megjithatė deri mė tash sipas burimeve tė UNMIK-ut
numri mė i madh i armėve tė dorėzuara nė njė komunė nuk ka tejkaluar
shifrėn prej shtatė copė armėsh.
-
-
Por ata thanė se deri mė tash asnjė
komunė e Kosovės nuk e ka pėrmbushur numrin e pėrcaktuar prej 300
armėsh tė dorėzuara me ēka do tė pėrfitonin ndihma nė kuadėr tė
programit "Armėt pėr zhvillim".
-
Robert Pajper nga Programi pėr Zhvillim i OKB-sė tha se ėshtė
vendosur qė tė shtohen edhe nga 25 mijė dollarė amerikanė pėr ēdo
komunė qė arrin tė pėrmbushė kėtė numėr armėsh tė dorėzuara deri mė
30 shtator. Sipas kėsaj organizate nė duar tė qytetarėve kėtushėm
ndodhen nga 330 mijė deri nė 460 mijė armė tė paligjshme, shifra
kėto qė nga pėrfaqėsuesit vendorė janė vlerėsuar si tepėr tė larta.
-
Sipas zėdhėnėsit tė KFOR-it Kris Tompson qė nga hyrja e trupave tė
NATO-s nė Kosovė rreth 18 mijė armė tė paligjshme janė konfiskuar
nga qytetarėt gjatė kėsaj periudhe.
-
-
-
Faruk Spahija akuzon individė tė policisė sė UNMIK-ut pėr
bashkėpunim me ekstremsitėt serbė
-
-
Mitrovicė, 24 shtator 2003
- Kryetari i Asamblesė
komunale tė Mitrovicės Faruk Spahija, nė njė konferencė dje me
gazetarė, ka denoncuar fushatėn serbe pėr blerjen e pronave tė
shqiptarėve nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
-
-
Kjo fushatė ka tė vetmin qėllim -
spastrimin etnik tė kėsaj hapėsire, tha Spahija, i cili me kėtė rast
ka akuzuar individė tė policisė sė UNMIK-ut pėr bashkėpunim me
ekstremsitėt serbė, tė cilėt, sipas tij, janė tė interesuar tė
nxisin dhunė nė veri tė Mitrovicės.
-
-
Spahija ka theksuar se elementėt
ekstremistė serbė janė duke u ricikluar nė kėtė pjesė tė qytetit me
qėllim tė pengimin tė qarkullimit tė lirė pėr banorėt shqiptarė qė
jetojnė nė veri tė Mitrovicės.
-
Kryetari i Komunės sė Mitrovicės thotė se ka informacione tė sigurta
se policia e UNMIK-ut provon tė negociojė me gjykatat kur ėshtė
fjala pėr ekstremistėt serbė, edhepse kjo nuk ėshtė detyrė e
policisė.
-
Spahija edhe njė herė u bėri thirrje qytetarėve tė lagjeve veriore
tė Mitrovicės, qė edhe pėrkundėr presionit tė vazhdueshėm nga ana e
ekstremistėve serbė, tė mos i shesin pronat e tyre, sepse kjo sipas
tij ėshtė ēėshtje kombėtare.
-
-
Ndėrkaq nga Parlamenti dhe Qeveria e
Kosovės kėrkoi qė tė merren mė seriozisht me problemin e veriut tė
Kosovės.
-
-
-
Nė
Lluzhan tė Pejės forcat paqeruajtėse arrestuan tre persona pėr
armėmbajtje ilegale
-
-
Pejė, 24 shtator 2003
- Nė fshatin Lluzhan tė
Komunės sė Pejės paqeruajtėsit e KFOR-it kanė bastisur 25 shtėpi tė
kėtij lokacioni. Nė aksionin ku kanė marrė pjesė edhe policė
ndėrkombėtarė janė arrestuar tre persona pėr armėmbajtje ilegale, si
dhe janė konfiskuar njė pushkė dhe njė revole.
-
-
-
Millosheviqi ėshtė akuzuar pėr varsjen e Ivan Stambolliqit
-
-
Beograd, 24 shtator 2003
- Ish-diktatori jugosllav, Sllobodan Millosheviē ėshtė paditur nė
Serbi se ka urdhėruar vrasjen dhe atentatin e dy kundėrshtarėve
kryesorė politikė.
-
Akuzat u bėnė tė ditura nga njė prokuror i veēantė nė Beograd pas
njė hetimi tė gajtė nė krimet qė kanė ndodhur nė vitin 2000
Millosheviqi qė ėshtė nė gjyq pėr krime lufte para Gjykatės sė Hagės
i ka hedhur poshtė akuzat.
-
Akuza e parė ėshtė pėr urdhėrimin e vrasjes sė ish presidentit serb,
Ivan Stamboliq i cili u rrėmbye dhe u vra tre vjet mė parė. Trupi i
tij u gjet nė njė zonė pyjore nė Serbinė veriore nė fillim tė kėtij
viti.
-
Millosheviqi gjithashtu akuzohet sė bashku mė disa aleatė tė tij tė
ngushtė pėr urdhėrimin e atentatit ndaj Vuk Drashkoviqit,
udhėheqėsit tė opozitės.
-
-
-
Policia shqiptare arrestoi pjesėtarėt e njė bande tė rrezikshme
plaēkitėsish nė Tiranė
-
-
Tiranė, 24 shtator 2003
- Policia shqiptare
arrestoi pjesėtarėt e njė bande tė rrezikshme plaēkitėsish nė Tiranė,
tė cilėt prej kohėsh kėrcėnonin dhe vendosnin gjoba pėr biznesmenėt
nė kryeqytet dhe rrethe tė tjera tė Shqipėrisė.
-
-
Mes katėr personave tė arrestuar janė dy
pjesėtarė tė forcave speciale tė policisė. Ky grup i grabitėsve
ėshtė arrestuar nė kohėn kur tentonte tė tėrhiqte shumėn prej 500
mijė dollarėsh nė formė gjobe prej njė pronari tė njė lokali luksoz
nė Tiranė.
-
-
-
Ambasadorėt e vendeve anėtare tė BE-sė u dakorduan pėr dėrgimin e
Misionit policor nė Maqedoni
-
-
Bruksel, 24 shtator 2003
- Ambasadorėt e vendeve
anėtare tė Bashkimit Eropian janė dakorduar pėr elementet bazė tė
Misionit policor evropian qė do tė dėrgohet nė Maqedoni.
Parashikohet qė rreth 200 policė evropianė tė ndihmojnė policinė
maqedonase nė reformimin e saj.
-
-
Policėt do tė jenė tė uniformuar dhe do
tė patrullojnė bashkė me policinė maqedonase, por udhėheqės tė
aksioneve tė mundshme do tė jenė policėt e Maqedonisė.
-
-
Ky vendim i ambasadorėve tė BE-sė ėshtė
marrė pas kėrkesės pėr njė mision tė tillė tė bėrė nga kryeministri
i Maqedonisė Branko Cervenkovski. Forcat polcore do tė jenė
shumkombėshe dhe ky mision pritet tė fillojė nė dhjetor tė kėtij
viti.
-
-
-
Robertson u bėnė thirrje politikanėve tė Ballkanit t'i luftojnė
strukturat e krimit tė organizuar
-
-
Shkup, 24 shtator 2003
- Operacioni i fundit i
policisė kundėr kriminelėve tė dyshuar nė Maqedoninė Veriore tregon
se Qeveria maqedonase e ka mėsuar leksionin nga konflikti ndėretnik
i vitit 2001 i ka deklaruar gazetės "Dnevnik" tė Shkupit, sekretari
i pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson.
-
-
Ai ka nėnvizuar se ēėshtja mė e
rėndėsishme ėshtė pėrdorimi proporcional i forcės dhe u ka bėrė
thirrje politikanėve tė Ballkanit t'i luftojnė strukturat shumetnike
tė kriminalitetit tė organizuar. Robertson ka thėnė se kriminelėt nė
Ballkan bashkėpunojnė pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, ndėrkaq
politikanėt e gjithė Ballkanit ende besojnė se dallimet etnike janė
tė rėndėsishme.
-
-
-
Papa anulon
takimin e pėrjavshėm
-
-
Vatikan, 24 shtator 2003 -
Zyrtarė nė Vatikan kanė bėrė tė ditur se shėndeti jo i mirė e ka
detyruar Papa Gjon Palin e Dytė tė anullojė takimin e tij tė
pėrjavshėm tė sė mėrkurės.
-
83-vjaēari thuhet se vuan nga probleme shėndetėsore tė zorrėve. Por
se kėto nuk janė serioze.
Papa ka anulluar takimet e tij pak para fillimit tė tyre vetėm disa
herė gjatė papatit tė tij.
-
-
-
Akuzė tjetėr
pėr spiunazh nė Guantanamo
-
-
Guantanamo, 24 shtator 2003
- Njė person tjetėr qė shėrbente nė bazėn e Guantanamos nė Kubė
ėshtė vėnė nėn akuzat pėr spiunazh dhe ndihmė armikut, tha Pentagoni.
-
Ahmad al-Halabi qė tashmė po mbahet nė burg nė Bazėn e Forcės Ajrore
nė Vandenberg u akuzua pasi kohėt e fundit ka qenė si pėrkthyes nė
bazė, tha zėdhėnėsi i pentagonit, majori Michael Shavers. Ai ėshtė
anėtari i dytė i ushtrisė amerikane nė bazė tė arrestohet pėr
ēėshtje sigurie.
-
Kapelani i Ushtrisė amerikane, myslimani Jusuf Yee u arrestua nė
Florida nė 10 shtator pasi u kthye nga Guantanamo.
-
-
-
Trupat izralite
kanė vrarė njė djalosh 15-vjeēar palestinez nė njė sulm nė Rripin e
Gazės
-
-
Gaza, 24 shtator 2003
Trupat izralite kanė vrarė sot (e merkurė) njė djalosh 15-vjeēar
palestinez nė njė sulm nė njė kamp refugjatėsh nė Rripin e Gazės,
bėjnė tė ditur burimet mjekėsore dhe dėshmitarėt palestinezė,
njofton Rojter. Kjo gjakderdhje ėshtė rrjedhojė e dhunės hakmarrėse
tė ndėrsjellė, e cila i ka shuar shpresat pėr paqen sipas planit
amerikan.
-
-
Ushtria izraelite ka konfirmuar njė
operacion kundėr militantėve nė kampin e refugjatėve Rafah nė kufi
me Egjiptin dhe ka thėnė se pesė predha tankesh janė shkrepur pasi
ushtarėt iu kishin nėnshtruar njė zjarri tė ashpėr pushkėsh
automatike dhe predhash kundėrtanke.
-
-
Ky burim ka thėnė gjithashtu se ushtarėt
kanė kėrkuar tunelet, qė militantėt palestinezė i kanė pėrdorur pėr
kontrabandim tė armėve nga Egjipti, por se kanė konfirmuar vdekjen
e palestinezit tė vrarė. Burimet palestineze thonė se djaloshi i
vrarė ka qenė i pararmatosur dhe ėshtė vrarė nga njė predhė tanku,
qė ka plagosur edhe 11 persona tė tjerė.
-
-
-
Njė ēift polak
ėshtė arrestuar pasi pesė fėmijė tė tyre janė gjetur tė vdekura nė
njė tinar tė lakrave turshi
-
-
Varshavė, 24 shtator 2003
Njė ēift polak janė arrestuar pasi pesė fėmijė tė tyre janė gjetur
tė vdekura nė njė tinar tė lakrave turshi, njofton BBCnews.
Prokurorėt kanė thėnė se autopsia dhe testet e ADN-sė kanė
konstatuar se viktimat janė fėmijė tė kėtij ēiftit tė identifikuar
si Jolanta, 38-vjeēare dhe Andėrzhej, 44-vjeēar.
-
-
Fėmijėt thuhet se janė mbytur ndėrmjet
viteve 1992 dhe 2002. Ēifti dhe katėr fėmijėt e tyre tė tjerė, tė
moshės 12 deri nė 17-vjeēare, aktualisht jetojnė nė fshatin
Ēerniejou, rreth 175 kilometra nė juglindje tė Varshavės.
-
-
Trupat i kanė zbuluar dy fėmijė derisa
po luanin nė bodrum. Prokurorėt kanė thėnė se burri e ndien veten tė
pafajshėm dhe mohon tė ketė ditur se gruaja e tij ka qenė shtatzėnė.
-
-
-
Bush e Shirak
shprehėn dallime tė thella nė bebatin e OKB
-
-
Nju Jork, 24 shtator 2003 -
Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe homologu i tij francez, Zhak
Shirak, i janė drejtuar Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė
Bashkuara dhe kanė shprehur dallimet e thella ndėrmjet tyre rreth
luftės nė Irak dhe zhvillimeve pas saj.
-
Presidenti Bush ishte i palėkundur rreth invazionit tė udhėhequr
amerikan - dhe kėtė e mbrojti edhe nė OKB - duke thėnė se bota ishte
mė e mirė pa Saddam Husseinin nė pushtet.
-
Nga ana e tij presidenti francez, Zhak Shirak, nėnvizoi pėrkushtimin
e tij pėr njė urdhėr botėror shumėpalėsh, duke thėnė se askush nuk
mund tė kėrkojė tė drejtėn pėr pėrdorimin e dhunės njėanshmėrisht.
-
Ndėrkohė presidenti Bush do tė vazhdojė pėrpjekjet e tij qė tė bindė
udhėheqėsit botėrorė pėr tė pėrkrahur SHBA-nė nė Irak.
-
-
-
Bush mbante
fjalimin, ligjvėnėsit nė Kongresin amerikan debatonin rreth
politikės nė Irak
-
-
Uashington, 24 shtator 2003
- Ndėrsa presidenti mbronte vendimin e tij pėr tė
hyrė nė luftė nė Irak dhe fliste rreth pėrparimit drejt
qėndrueshmėrisė dhe demokratizimit nė atė vend, demokratėt nė senat
po i bėnin sfidė politikės sė administratės lidhur me Irakun.
-
Senatori Patrik Lihaj nga shteti Vermont kritikoi ato qė ai i
cilėsoi si deklarata tė paqėndrueshme rreth motiveve tė luftės dhe
parashikimet ēorientuese rreth rreziqeve, qė u kanosen ushtarėve
amerikanė, dhe kostos sė ndėrhyrjes ushtarake amerikane nė atė vend.
-
Ligjvėnės tė tjerė mirėpritėn pėrpjekjet e presidentit Bush pėr tė
bindur vende tė tjera qė tė angazhohen mė shumė nė rindėrtimin e
Irakut. Megjithatė, disa demokratė kritikuan refuzimin nga
presidenti qė tu japė Kombeve tė Bashkuara njė rol udhėheqės nė
rindėrtimin fizik dhe politik tė atij vendi.
-
-
-
Tė pakten njė
person ėshtė vrarė kur njė autobus ka rėnė nė njė bombė nė Bagdad
-
-
Bagdad, 24 shtator 2003
Tė pakten njė person ėshtė vrarė dhe mbi 22 tė tjerė janė palagosur
kur njė autobus ėshtė goditur nga njė bombė e vėnė buzė rruge nė
qendėr tė Bagdadit, ka bėrė tė ditur policia irakiane, njofton
BBCnews.
-
-
Policia dhe dėshmitarėt kanė thėnė se
bomba ka shpėrthyer vetėm pesė minuta pasi njė patrullė ushtarėsh
amerikanė kanė kaluar andejpari. Zėdhėnėsi ushtarak amerikan ka
thėnė se asnjė ushtar amerikan nuk ėshtė lėnduar.
-
-
-
Ėshtė arrestuar
njė i dyshimtė i ri pėr vrasjen e ministres Ana Lind dhe ėshtė
liruar i dyshimti i mėparshėm
-
-
Stokholm, 24 shtator 2003
Policia suedeze ka deklaruar se ka arrestuar sot heret nė mėngjes (e
merkurė) njė tė dyshimtė tė ri lidhur me vrasjen e ministres sė
Jashtme, Ana Lind dhe ka liruar tė dyshimtin e mėparshėm, i cili
ėshtė ndaluar pėr mė shumė se njė javė, njofton AP.
-
-
Nė kėtė deklartė tė policisė nuk jipet
identiteti i tė arrestuarit dhe as detaje tė tjera, por thuhet se
arrestimi s'ka qenė dramatik. Thuhet se autoritetet policore kanė "bazė
tė arsyeshme" tė besojnė se i arrestuari ėshtė i pėrzier nė vrasje.
Po kėshtu, as identiteti i tė dyshimtit tė liruar nuk ėshtė dhėnė
kurrrė.
-
-
-
"Microsoft"
mbyll shumicėn e faqeve tė bisedave tė njohura si "chat room"
-
-
Londėr, 24 shtator 2003 -
Kompania e shėrbimeve kompjuterike "Microsoft" (Majkrosoft) ka bėrė
tė ditur se po i mbyll shumicėn e faqeve tė bisedave tė njohura si
"chat room" si dhe gjithashtu do tė kufizojė pėrdorimin e tė tjerave
-
"Microsoft" thotė se ky veprim ka rėndėsi pėr tė mbrojtur fėmijėt
nga pedofilėt. Kjo masė hyn nė fuqi nė 14 tetor.
-
Vlerėsohet se dhjetra pėr tė mos thėnė qindra milionė njerėz
vizitojnė "chatroomet" ēdo muaj, njė pjesė e madhe e tyre fėmijė.
Njė sėrė ēėshtjesh qė kanė pėrfunduar edhe nėpėr salla gjyqesh kanė
demonstruar rrezikun nga pedofilėt.
-
Gjithashtu ka shqetėsime se "dhomat e bisedave" pėrdoren edhe pėr
marrjen e adresave tė e-maileve duke dėrguar nė kėto adresa mesazhe
tė padėshiruara.
-
"Microsoft" njė nga siguruesit mė tė mėdhenj tė shėrbimeve nė
internet thotė se ka arritur koha kur bisedat e pakufizuara tė jenė
bėrė tė rrezikshme.
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|