|
 |
|
-
23 shtator 2003 / Nga
Ardian VEHBIU
*
-
-
1.
Keqkuptim leksikor apo liēensė poetike?
-
-
Pronari i restorantit ku ha drekėn
ėshtė nga Mali i Zi, ndėrsa kuzhinieri nga Ekuadori; kafen e
bėn njė vashėz nga Argjentina, ndėrsa tryezat i pastrojnė dy
meksikanė. Megjithatė askush nuk do ta vinte nė dyshim qė
restoranti ėshtė italian. Jo sepse e ka tė shpallur gjėkundi,
as sepse dikur ka qenė pronė italianėsh - arsyeja ėshtė shumė
mė e thjeshtė: gjellėt qė serviren janė tipike tė kuzhinės
italiane (ose tė asaj qė kėtu nė New York e quajmė kuzhinė
italiane).
|
-
-
Po tė zbatojmė tė njėjtėn mėnyrė
arsyetimi nė analizėn e zallahisė sė mediave evropiane nė lidhje me
tė ashtuquajturėn "mafie shqiptare", i bie qė kjo tė jetė e
specializuar nė veprimtari kriminale tipike shqiptare, por tė tilla
nuk mė rezulton tė ketė. Pėrndryshe, kjo mafie quhet "shqiptare"
sepse ėshtė e drejtuar a e pėrbėrė kryesisht nga elemente me
origjinė nga Shqipėria e nga trojet e tjera shqiptare nė Ballkan. Mė
fjalė tė tjera, sikur nesėr njė skuadėr futbolli, ta zėmė "Lazio" e
Romės, tė dalė nė fushė me nėntė lojtarė nigerianė, atėherė na jepet
e drejta ta konsiderojmė "Lazion" njė skuadėr afrikane. Mirėpo e
vėrteta ėshtė se, me ose pa nigerianė nė formacion, "Lazio" mbetet
italiane pėr shumė arsye (ėshtė e regjistruar nė Itali, ka luajtur
dhe luan nė kampionatin italian, etj.). Atėherė pse bubullijnė
mediat nė perėndim pėr mafien "shqiptare"? Pse qenka shqiptare kjo
mafie?
-
-
Mos i shėrben gjė Shqipėrisė, apo ndonjė
institucioni zyrtarisht shqiptar, apo ēėshtjes shqiptare nė
pėrgjithėsi? Natyrisht qė jo: e ashtuquajtura mafie shqiptare ndjek
interesat e veta, tė cilat mund tė reduktohen nė orvatjet pėr t'u
pasuruar nė mėnyrė tė jashtėligjshme. Nuk ma merr mendja qė mediave
evropiane t'u bėhet shumė vonė pėr mafiet qė janė aktive nė truallin
shqiptar. Shqetėsimi i tyre ėshtė pėr trafikun e armėve nė Zvicėr,
tė drogės nė Gjermani, tė prostitutave e tė klandestinėve nė Itali.
Madje mua mė duket se kjo mafie identifikohet si e tillė nė momentin
qė perceptohet tė veprojė jashtė Shqipėrisė.
-
-
Atėherė pse epiteti "shqiptare"? Ndoshta
sepse jetojmė nė njė kohė kur epitetet etnike pėrdoren si shkurtore
kategorizuese, tė tipit folkloristik. Ndoshta sepse duke u
kategorizuar kjo mafie si shqiptare, dukuria e krimit ekzorcizohet
nga komuniteti vendės. Ndoshta sepse, nga pėrcaktimi i mafies si
shqiptare, nuk ėshtė vėshtirė tė kalohet nė pėrcaktimin e
shqiptarėve si mafiozė, dhe kjo nga njėra anė i ngushėllon tė gjithė
ata qė nuk janė shqiptarė e nga ana tjetėr krijon terrenin pėr
kundėrvėnie e konflikte tė tipit ndėretnik (racial). Nė tė njėjtėn
mėnyrė, vėnia e etiketave etnike tė tipit mafia shqiptare, marijuana
turke, prostituta moldave, etj., e katandis problemin nė njė tip
situatė konfliktuoze karakteristike pėr strukturat narrative
folklorike, ku personazhet (aktorėt) identifikohen nė bazė tė njė
tipari unik.
-
-
Dihet se pėrballė kriminalitetit si tė
tillė, mikroborgjezia (ose shtresa e mesme) nė vendet perėndimore e
sheh veten dyfish tė kėrcėnuar: frikėsohet ngaqė njė ditė kushdo
mund tė bėhet viktimė e njė krimi ordiner, por edhe ngaqė nuk gjen
dot nė vetvete forcėn morale tė mjaftueshme pėr t'u konsideruar e
imunizuar ndaj krimit. Nė kėtė kontekst, kriminalizimi i Tjetrit
(konkretisht i shqiptarit) do parė edhe si njė mekanizėm social
anti-stres. Kėtu nė SHBA njė lloj mekanizmi tė tillė e quajnė
"profiling", dhe shumė grupe qė mbrojnė tė drejtat qytetare ka kohė
qė e denoncojnė me forcė, sidomos kur zbatohet nga policia. Problemi
ėshtė: a mund tė pėrdoren statistikat pėr tė pėrligjur shkeljen e tė
drejtave civile? Kur kryhet njė krim nė Milano, gjasa qė ta ketė
kryer njė shqiptar ėshtė mė e lartė se gjasa qė ta ketė kryer njė
filipinas (pėr shembull), por a e pėrligj kjo bastisjen masive tė
apartamenteve tė shqiptarėve?
-
Po kėshtu, nėpėrmjet njė marifeti prej cirku, shprehja "mafia
shqiptare" e errėson rrethanėn qė kjo mafie gjithsesi vepron nė njė
truall joshqiptar, dhe hyn nė allishverishe me sekserė e klientė
joshqiptarė, madje edhe tregton produkte tė destinuara, tek e
fundit, pėr t'u konsumuar nga vendasit (prostituta mund tė jetė
vėrtet nga Lushnja, por nė atė masė qė ėshtė prostitutė ajo nuk ka
kombėsi fare, ose shumė-shumė adopton kombėsinė e atij qė e
transformon nė prostitutė duke e paguar).
-
-
Pėrndryshe "mafia shqiptare" e
gazetarėve dhe gazetarucėve tė tabloideve evropiane dhe e
komentatorėve llafazanė tė lajmeve tė darkės, s'ėshtė veēse njė
qenie mitike qė mund t'u shėrbejė shumė mirė mediave, tė cilat e
kanė krijuar, por qė nuk ka ndonjė qenėsi sociale. Pėr fat tė keq,
opinioni publik evropian mbetet i dominuar nga fantazmagoritė
etnike, sidomos nė rastin e skenarit tė Evropės sė qytetėruar, tė
rrethuar nga "ostrogotėt". Nė kushtet e heqjes sė kufijve dhe tė
dobėsimit tė shumė tipareve nacionale, kjo lloj psikopatologjie
sociale me siguri do tė vijė duke u theksuar, pse njerėzit do tė
ndihen tė kėrcėnuar nė vetėdijen e tyre etnike. (Nė njė periudhė
tjetėr, pėr shembull nė mesjetė ose nė kohėn e perandorive, etnia e
kriminelit nuk do tė kishte pasur kurrfarė relevance, nė njė kohė qė
pėrkatėsia fetare do tė kishte dalė nė plan tė parė.)
-
-
-
2. Ku i gjenden kėmbėt mafies?
-
-
Miti i "mafies shqiptare" zė fill nė njė
kohė aq pjellore pėr mitet si fillimi i viteve '90, kur Lindjes
evropiane iu prish struktura e perceptimit tė vetvetes, ndėrsa
Perėndimit evropian struktura e perceptimit tė tjetrit.
-
-
Pritej njė dyndje refugjatėsh nga zonat
e varfra drejt zonave tė pasura - siē ka ndodhur kurdoherė nė
histori. Pėr faj tė njė fataliteti gjeografik, rolin emblematik tė
vandalėve pėrdhunues e kulturė-prishės nė nėnvetėdijen evropiane e
morėn shqiptarėt e Adriatikut tė vitit 1991. U tha atėherė sė kėta e
"sollėn krimin me vete," kurse pas gjithė gjase kėta qyqarė vetėm
ēuan pėrtej detit njė farė gatishmėrie dėshpėrimtare pėr t'u
rekrutuar nga mafiet e shumėllojshme qė gėlonin nė Itali e gjetiu.
Shumė ujė ka rrjedhur qė nga ajo kohė. Por qė shqiptarėt sot janė
masivisht tė pranishėm nė krye tė grupeve kriminale qė kontrollojnė
trafiqet e ndryshme tė jashtėligjshme brenda Komunitetit Evropian,
pėr kėtė pėrgjegjėsia ėshtė edhe e Evropės, qė nuk mundi ta
pėrballojė dot krizėn e shkaktuar nga jo mė shumė se
dyzet-pesėdhjetė mijė refugjatė (por i la nė mes tė katėr rrugėve).
-
-
E djathta evropiane edhe sot e kėsaj
dite vazhdon t'i bjerė tė njėjtės zurna: qė kriminaliteti i
shqiptarėve ėshtė gjenetik, d.m.th., ka tė bėjė me prejardhjen e
tyre - dhe dihet se ksenofobia tradicionalisht ka qenė flamur i sė
djathtės (pse kjo ėshtė identifikuar nė vlera tė tilla "patriotike"
si kombi, atdheu, tradita, etj.). Mirėpo sot, qė tė mos humbė votat
e mikroborgjezėve (e "derrave tė kėnaqun", siē i quante Migjeni),
edhe e majta detyrohet tė marrė pozicione teorikisht qesharake
(ksenofobike), duke shpėrfillur probleme reale tė imigracionit dhe
duke krijuar probleme tė paqena. Mirėpo denoncimi i mitit tė "mafies
shqiptare" nuk duhet tė na ēojė deri atje sa tė mohojmė ekzistencėn
e kėsaj predispozite tė elementit shqiptar pėr t'u rekrutuar nga
krimi i organizuar nė Perėndim. Po tė duam ta analizojmė problemin
me rrėnjė, duhet tė nisemi qė me agregacionet mashkullore nė jetėn
publike, tė cilat janė aq tipike pėr shoqėritė patriarkale, ashtu
siē ėshtė kulti i forcės dhe i dhunės, tipik pėr shoqėritė rurale.
-
-
Le tė marrim pastaj nė konsideratė
shpėrfilljen e autoritetit legjislativ qendror (nė emėr tė
rregullave tė brendshme tė komunitetit vetė), dhe perceptimin e
tolerimit tė kėtij autoriteti nė demokracitė perėndimore si njė lloj
dobėsie strukturale. Pėrsa i takon Shqipėrisė, shkatėrrimi i
institucionit tė pronės private solli medoemos pasoja fatale nė
mendėsinė e brezave qė u rritėn dhe u edukuan nė njė mjedis ku kjo
pronė stigmatizohej ose nuk ekzistonte fare. Nė Kosovė, ku
radikalizmi social i regjimit nuk ishte aq i shprehur sa nė
Shqipėri, ishte ndoshta sundimi serb ai qė i alienoi shqiptarėt nga
strukturat e ligjit (tė cilat u perceptuan si tė armikut) - pa
mohuar edhe ndikimin e shumė faktorėve tė tjerė. Mė nė fund,
ksenofobia tradicionale e fshatarit shqiptar, tė cilėn nuk e solli
komunizmi, por qė e gjeti mes nesh dhe e shfrytezoi pėr bukuri -
sepse ėshtė edhe kjo ksenofobi qė e lehtėson sot pėrfshirjen e disa
shqiptarėve nė veprimtari kriminale nė dėm tė tė huajve!
-
Ka edhe mė, doemos, e nė radhė tė parė patriarkalizmi nė familje, me
babain si burim tė dhunės private sistematike (mė pas tė
zėvendėsuar, frojdianisht, nga shteti); konflikti i ligjit modern (i
perceptuar si i imponueshėm nga jashtė) me institucionin e kanunit
(i cili zbatohet sė brendshmi); madje, edhe perceptimi i ligjit si
pėrligjje e dhunės... Aq sa historikisht, komunitetet shqiptare
shpesh ia detyrojnė mbijetesėn rezistencės ndaj ligjit, dhe jo
respektit - me kėtė lidhet edhe vėshtirėsia pėr tė pajtuar nocionin
e vetėmbrojtjes me nocionin tjetėr tė shtetit si kujdestar tė rendit
publik; dobėsia e institucionit tė pronės nė shoqėritė
nomade-blegtorale...
-
-
Pa pėrmendur pastaj problemin e
hapėsirės jetėsore, tradicionalisht e bollshme pėr shqiptarin
malėsor, por e reduktuar nė qytete, pa u kompensuar dot ky reduktim
me ndonjė rritje tė hapėsirės shpirtėrore (pse Enveri me Mehmetin u
kujdesėn qė deri edhe kultet fetare t'i nxirrnin jashtė ligjit
pikėrisht nė momentin kur Shqipėria disi po urbanizohej...). Mė nė
fund, zbatica e shtetit nė Shqipėrinė e viteve '90, qė e ktheu
vendin nė njė prapavijė (dhe jo vetėm nė kuptimin logjistik) pėr tė
gjithė ata shqiptarė qė ishin implikuar tashmė me mafien nė
Perėndim... kjo pėr shkak edhe tė pafuqisė, edhe tė inkompetencės,
edhe tė korrupsionit tė strukturave qė duhej ta evitonin
katastrofėn.
-
-
Por tė gjitha kėto, ndėrsa mund tė
shėrbejnė si prova nė tė mirė tė hipotezės se shqiptarėt ende nuk
mund tė integrohen si tė tillė (si shqiptarė) nė botėn moderne, nuk
pėrligjin kurrsesi inkriminimin e shqiptarit si tė tillė, i cili
nėnkuptohet, ndėr tė tjera, edhe nga ligjėrimi nė publicistikė i
shprehjeve tė tipit "mafia shqiptare". Pėr ta thėnė ndryshe:
Problemi i integrimit tė shqiptarėve nė Evropė nuk ėshtė vetėm
problem i shqiptarėve, por edhe i Evropės. Qė kjo e fundit ėshtė mė
e qytetėruar, mė e pasur, mė tolerante, dhe mė fitimtare, kjo nuk
don tė thotė se ka tė drejtė tė na e modifikojė ne tė tjerėve
perceptimin e realitetit nė pėrputhje mė mitologjitė e veta.
-
-
-
3. Hokat e historisė
-
-
Mafia ėshtė njė nga ato fjalė (koncepte,
entitete...) qė mėton ta krijojė vetė objektin, tė cilit virtualisht
i referohet. Nė tė vėrtetė, fjala "Mafia" praktikisht nuk ėshtė
veēse njė shkurtesė pėr tė emėrtuar tė gjitha ato grupe tė
organizuara qė synojnė tė pasurohen me metoda tė kundraligjshme
(kriminale) - kjo e shpjegon pėr bukuri pse fjala pėrdoret aq dendur
nė lidhje me realitetin e sotėm nė Shqipėri, ku ligji shpesh nuk
ėshtė asgjė mė tepėr se ai prezervativi i skaduar nė ēantėn e
prostitutės plakė.
-
-
Shpesh flitet pėr mafien komuniste, qė e
mbajti pushtetin nė Shqipėri pėr gati gjysmė shekulli; edhe unė
mendoj se pas Luftės II Botėrore nė Shqipėri ishte lobi i
gangsterėve tė kulluar qė shumė shpejt mori nė kontroll tė gjitha
strukturat e shtetit - po kėta ishin stėrvitur mirė qė kur militonin
nė grupet komuniste, nėn drejtimin ndriēimtar tė kolegėve jugosllavė
dhe sovjetikė - pa pėrmendur pastaj se nė strukturat e njė shteti
totalitar elementėt ekstremistė janė kurdoherė tė favorizuar. Nga
ana tjetėr, ekonomia e Shqipėrisė sė sotme mbetet e dominuar nga
bandat kriminale, prandaj ėshtė pėrsėri afėrmendsh tė flitet pėr
mafie e pėr mafiozė. I vetmi problem qė shoh unė kėtu ėshtė se mbi
fjalėt e pėrdorura pa kujdes ėshtė fare lehtė tė ngrihen mite - dhe
ky i mafies nė Shqipėri mė duket njė i tillė (jo sepse krimi i
organizuar nuk e dominon jetėn ekonomike e ndoshta politike; miti ka
tė bėjė me mėnyrėn se si pėrfaqėsohet kjo dukuri nė psikologjinė
kolektive).
-
Ka autorė qė pėrsiatin njė farė vazhdimėsie tė mafies nė njė kohė
kur natyra e regjimit, e pushtetit dhe e shtetit nė Shqipėri
ndėrruan faqe pas 1990-ės, tė paktėn formalisht. Unė natyrisht nuk
kam prova as nė tė mirė, as nė tė kundėrt tė kėsaj hipoteze. Kam
edhe unė ndjesinė sė shpėrfillja e ligjit dhe pasurimi me rrugė
kriminale nė njė farė mėnyre vazhduan pa ndėrprerje nga vitet '80 nė
vitet '90, mirėpo kjo nuk do tė thotė se ishte e njėjta mafie qė i
vazhdoi. Nė ēdo rast, famėkeqja mafie konsiston nė grupe njerėzish,
tė cilėt pėrpiqen pėr njė qėllim tė caktuar; dy grupe, pėr shembull,
nga tė cilėt njėri specializohet nė tregtinė e armėve, ndėrsa tjetri
nė kultivimin e kėrpit, janė tė dyja mafioze (kjo varet, tek e
fundit, nga metodat qė pėrdorin pėr tė vepruar) - por kjo nuk don tė
thotė se janė pjesė e sė njėjtės mafie!
-
-
Pėrkundrazi, mund tė sillen shembuj tė
shumtė pėrplasjesh bandash kriminale (aktuale), tė cilat zakonisht
janė interpretuar si pėrplasje midis organizatash mafioze me qėllime
tė pėrkundėrta. Mafia nė Shqipėri nuk mund kurrsesi t'u atribuohet
vetėm komunistėve - tek e fundit edhe kėta, komunistėt, ishin
shqiptarė (pak a shumė), dhe regjimi i Enver Hoxhės ishte po aq
shqiptar sa edhe Lidhja e Prizrenit, ēeta e Ded Gjo Lulit dhe bandat
e Haxhi Qamilit. Thelbi i dukurisė mafioze ka tė bėjė me refuzimin
ose shpėrfilljen e ligjit, dhe kėtė shqiptarėt historikisht nuk kanė
pritur qė tė vinin komunistėt t'ua mėsonin. Nga ana tjetėr, dihet
(sociologjikisht) qė organizatat kriminale janė nga format mė
primitive tė nyjtimit tė masės sė miletit, dhe nė kushtet e viteve
'80, pas rreth dyzet vjetėsh spastrimesh nė fushėn e shoqėrisė
civile e sidomos qytetare, rrethanat ishin fare tė pėrshtatshme pėr
lulėzimin e njė mafieje tė dytė, tė pavarur nga ajo qė kontrollonte
xhevahiret e vjedhura prej komunistėve (pa pėrmendur lirat turke dhe
llogaritė bankare nė ishujt Kajman).
-
-
Dhe kėshtu mė duket mua se ndodhi:
ardhja e Ramiz Alisė nė pushtet u shoqėrua me njė zbutje tė
konsiderueshme tė terrorit policor totalitar, sidomos ndaj
kundravajtėsve qė po harliseshin nė kushtet e shkatėrrimit tė tregut
tė brendshėm: shitėsit, magazinierėt, shoferėt e Alb-transportit,
kamerierėt, furnitorėt, marinarėt e marinės tregtare, doganierėt e
tė tjerė qė i dimė. Qė kėta ishin tė infiltruar nga Sigurimi, kjo
ėshtė gjithashtu afėrmendsh, po Sigurimi nuk linte gjė pa
infiltruar, deri edhe vetveten (temė pėr njė komedi kjo, po qė ende
duhet tė shkruhet prej ndonjė pene tė ngeshme...), prandaj kjo nuk
do tė thotė asgjė. Kėta njerėz grumbulluan njė sasi tė
konsiderueshme parash (tė cilėn dikur edhe e konvertuan nė valutė tė
fortė, ose nė flori).
-
-
Edhe njė pjesė e atyre qė nė njė formė
ose nė njė tjetėr ishin pėrndjekur politikisht nga regjimi (e qė
mund tė kishin ruajtur megjithatė sasi relativisht tė mėdha
florinjsh ose xhevahiresh) u gjallėruan nė kėtė lloj kontrabandizmi
tė papritur. U krijua kėshtu njė shtresė nė thelb apolitike, por
gjithsesi shumė oportuniste, e cila aktivitetin e ethshėm tregtar
(sado primitiv) e kombinonte me njė lloj cinizmi etik, duke mos
pasur ndonjė ambicie politike pėrveēse njėfarė dėshire instinktive
pėr ta ruajtur status quonė (d.m.th., Ramiz Alinė, pse tė paktėn
kėtė e dinin qė nuk do t'ua priste kurrė kokat). Kėta patėn kohė tė
organizohen si mafie (por jo pėr tė kultivuar ndonjė lloj vetėdijeje
civile), dhe pėr ta institucionalizuar shpėrfilljen e ligjit (vėrtet
tė ligjit tė diktaturės, po nuk mund tė pritej nga kjo masė
kamerierėsh e shoferėsh tė shkathėt qė tė bėnin dallime kaq tė holla
nė nocion).
-
-
Kur u shemb regjimi monopartiak, dhe njė
grusht studentėsh krijuan PD-nė, kjo mafie e dytė do tė prirej
doemos tė rreshtohej pėrkrah forcės sė re politike, sepse vetėm njė
pėrmbysje rrėnjėsore e raporteve tė pushtetit nė Shqipėri mund t'u
siguronte kėtyre ndonjė supremaci ndaj mafiozėve tė kolauduar tė
ish-elitave enveriane - tė cilėt nga ana e tyre ndofta
instinktivisht ndiheshin tė afėrt me PS-nė. Nė tė njėjtėn kohė,
hapja e kufijve tė Shqipėrisė dhe shpėrbėrja e shėrbimeve sekrete
(sidomos e kundėrzbulimit) ua lehtėsuan dyndjen gjithfarė elementėve
kriminalė kryesisht kosovarė, tė ardhur nga Evropa Perėndimore, ku
ishin specializuar me kohė nė teknikat mafioze tė organizimit (dhe
tė pėrballjes sė forcave tė rendit), sidomos pėr sa i pėrket
tregtisė sė drogės dhe tė armatimeve. Kėta shqiptarė jo-Shqipėrie
mund tė konsiderohen fare mirė si njė mafie e tretė, jo pa kontakte
me dy tė parat, e sidomos me atė tė vjetrėn, enverianen.
-
-
Edhe dy-tri vjet dhe njė mafie e katėrt
do t'i shtohej panoramės tashmė tė komplikuar sa mė s'ka: mafia e
refugjatėve shqiptarė nė Itali, tė cilėt ishin rekrutuar nga krimi i
organizuar nė Italinė e Jugut (Camorra, Cosa Nostra, Ndranghetta,
Sacra Corona Unita, etj.), por pėrndryshe me prejardhje nga shtresat
mė tė kėputura tė popullsisė bregdetare, sidomos myzeqare dhe
vlonjate. Edhe zhvatja e pashembullt qė iu bė shqiptarėve me anė tė
skemave piramidale - e cila me tė drejtė do mbajtur si kulminacioni
i ndėrhyrjes mafioze nė jetėn publike nė Shqipėri - do parė, pėr
mendimin tim, si njė rezultante e njė veprimi jo medoemos tė
bashkėrenditur tė kėtyre katėr mafieve (pa pėrmendur ndėrhyrjen e
shėrbimeve agjenturore tė huaja, shumė prej spiunėve tė tė cilave
shėrbime do tė kenė mbrojtur disertacionet nė Shqipėrinė e asaj
kohe). Mė duket se njė drejtim i tillė i analizės (vendosja e
mafieve "shqiptare" nė njė perspektivė historike dhe denoncimi i
fillesės mitike) nuk ėshtė pa interes pėr tė gjithė ata qė mundohen
tė kuptojnė se ēfarė ndodhi pikėrisht nė Shqipėri, gjatė viteve
nėntėdhjetė.
-
-
Autori jeton nė SHBA
Dėrguar mė 23 shtator 2003 nga e pėrditshmja "Tema"
- Tiranė.
|
|