|
-
-
Gjuhėt
ofrojnė mundėsi tė shumta krahasimi nė mes tyre. Krahasimet mund tė
bėhen nė rrafshe tė ndryshme, nė rrafshin historik etimologjik dhe
nė rrafshin tipologjik kontrastiv. Mund tė krahasohen gjuhė tė
afėrta gjeneologjikisht, qė i pėrkasin sė njėjtės familje gjuhėsore
ose gjuhė tė familjeve tė ndryshme. Gjuhėt qė i pėrkasin sė njėjtės
familjeje gjuhėsore ofrojnė njė fushė tė gjerė krahasimesh, qė
lejojnė tė dallohen ngjashmėritė dhe dallimet nė mes tyre, tė
pėrvijohet evolucioni historik qė kanė ndjekur ato qė nga periudha
prehistorike e tyre deri nė ditėt tona dhe tė pėrcaktohet vendi i
tyre nė familjen gjuhėsore ku bėjnė pjesė.
-
-
Shqipja dhe gjuhėt indo-iranike bėjnė pjesė nė tė njėjtėn familje
gjuhėsore, nė familjen e gjuhėve indoevropiane, pra burojnė nga ajo
gjendje e lashtė e pėrbashkėt e tė gjitha gjuhėve tė kėsaj familjeje
qė quhet indoevropianishte. Kjo ėshtė baza e parė e krahasimit midis
kėtyre gjuhėve. Besohet me tė drejtė se midis indoevropianishtes sė
pėrbashkėt tė rindėrtuar me pėrafėrsi e nė linja tė mėdha nga
gjuhėtarėt dhe gjuhėve historike etnike, duhet tė ketė pasur disa
njėsi tė ndėrmjetme shpėrbėrja e tė cilave i ka dhėnė shkas lindjes
sė gjuhėve qė njohim sot.
-
-
Nė
rrafshin e dialektologjisė indoevropiane dallohen disa njėsi tė
tilla tė ndėrmjetme, njė nga kėto mė pak e kundėrshtueshme nga tė
gjitha, ka qenė ajo qė qėndron nė bazė tė gjuhėve tė sotme
indo-iranike. Emėrtimi i lashtė i tė parėve qė flisnin kėtė grup
gjuhėsh nga njė rrėnjė *arya mbijeton edhe sot nė emrin e Iranit.
Megjithatė, edhe pse indishtja dhe iranishtja kanė disa tipare tė
pėrbashkėta fonetike dhe morfologjike qė i dallojnė nga bashkėsitė e
tjera gjuhėsore, ato janė gjuhė tė veēanta tė dallueshme qartė njėra
nga tjetra. Persishtja ėshtė njėra nga gjuhėt e pakta indoevropiane
historia e sė cilės mund tė ndiqet qė prej shekullit VI para erės
sonė deri nė ditėt tona.
-
-
Nga ana tjetėr, shqipja ėshtė pėrfaqėsuese e vetme e njė
gjuhe ose e njė grupi gjuhėsh tė lashta qė janė folur nė Ballkan qė
nga mijėvjeēari i dytė para erės sonė. I pėrmendim kėto tė dhėna pėr
tė theksuar qė lėnda gjuhėsore qė vjen nga shqipja dhe gjuhėt
iranike, vėshtrimi i krahasuar i saj ėshtė me rėndėsi tė veēantė jo
vetėm pėr historinė e kėtyre gjuhėve, por edhe pėr gjuhėsinė
indoevropiane nė pėrgjithėsi.
-
-
Pra
krahasimet midis shqipes dhe gjuhėve iranike nuk janė thjesht
krahasime midis dy gjuhėve por krahasime midis dy grupe gjuhėsh tė
sė njėjtės familjeje. Njė nga izoglosat mė tė qarta dhe tė njohura
prej shumė kohėsh qė e ndan botėn indoevropiane nė dy pjesė, duke
kundėrvėnė gjuhėt e grupit perėndimor me ato tė grupit lindor ėshtė
ajo qė lidhet me mėnyrėn se si kanė evoluar nė gjuhėt e ndryshme tė
familjes indoevropiane bashkėtingėlloret grykore qiellzore tė
indoevropianishtes sė pėrbashkėt kg dhe gh.
-
-
Gjuhėt
e grupit perėndimor: greqishtja, latinishtja, gjuhėt kelte dhe
gjuhėt gjermanike kanė ruajtur karakterin grykor tė kėtyre
bashkėtingėlloreve dhe quhen gjuhė kentum sipas shqiptimit tė numrit
njėqind nė latinishte, ndėrsa gjuhėt e grupit lindor, ku hyjnė
gjuhėt indo-iranike, gjuhėt balto-sllave, armenishtja dhe shqipja, i
kanė shndėrruar kėto bashkėtingėllore grykore nė gjysėm okluzive
fėrshėllyese ose ndėrdhėmbore dhe quhen gjuhė satem sipas shqiptimit
tė numrit njėqind nė avestishte (satem).
-
-
Nė
kėtė ndarje tė madhe, mbi bazėn e izoglosės qė pėrmendėm, shqipja
dhe gjuhėt iranike, siē shihet, bėjnė pjesė nė tė njėjtin grup, nė
grupin e gjuhėve lindore ose satem. Njė pjesė e mirė e krahasimeve
etimologjike tė shqipes me gjuhėt iranike lidhen pikėrisht me kėtė
izoglosė. Po japim disa shembuj pėr ilustrim:
-
-
bardhė
(i) mb. Fjalė e fondit tė trashėguar indoevropian, nga njė bazė me
grykore palatale *bhorgo, nga indoevrop. * bhereg "shndrit". Sipas
shumicės sė studiuesve ėshtė njė fjalė e afėrt me ind. e vj.
bhr~jate "shkėlqen", avest. brazaiti "ndrit, lėshon rreze", lit.
berÓta "zbardhet" etj. (G. Meyer 25, Pedersen KZ 36, 335, Ēabej SE
II 161).
-
-
Fjalėn
e shqipes e kanė lidhur edhe me emrat ilirė Bardus, Bardulis e me
Barzidiln tė mesapėve (Ēabej SE II, 163). dhėndėrr Fjalė e
trashėguar me burim tė diskutueshėm, e afėrt pėrveē se me greq.
gambrōs e lat. gener "dhender"; edhe me sanskr. j~m~ta, av. zamatar,
pers. d~mad e lit. ńJntas, sllav. vj. zetb "dhenderr" etj. (G. Meyer
AS I 61, Jokli LKU 46, E. Ēabej SE III, 33: Orel 82).
-
-
them
thom f. Kėtė folje tė shqipes pėrveē se me censeo tė latinishtes dhe
ēamsati "tregon" tė sanskritishtes e kanė afruar edhe me pers. e vj.
thatiy, fjalė tė cilėn e pėrdorte Dari me kuptimin "shpall" (Ernout.
Meillet DE LL,).
-
dashur, dashuri, desha. Kėto forma foljore dhe emėrore etimologėt,
duke filluar me G. Meyerin f. 64, AS III 90 i kanė afruar me avest.
zaoÓa "dėshirė", pers. e vj. dauÓtar "mik", pers. e re dĒst "mik",
ind. e vj. jus~te "kėnaqet", greq. ggŪomai "shijoj", lat. gusto,
-are "shijoj" got. kiusa "zgjedh" (shih E. Ēabej SE III, 173).
-
-
Fjala dost e persishtes, pėrmes turqishtes ka hyrė edhe si
huazim nė ndonjė tė folme shqipe tė Shqipėrisė sė mesme me kuptimin
"mik", ai qė shkon pas dashit nė dasėm. Nė rrafshin krahasues kjo
fjalė ka pėrgjegjėset e saj nė sllav. gost, lat. hostes. Kėtu besoj
hyn edhe patronimi Dosti;
-
-
Siē shihet edhe nga shembujt e dhėnė, grykores palatale
indoevr. k persishtja i pėrgjigjet edhe me th ashtu si shqipja
avest, me s, sanskr. me ē.
-
-
Gustav Meyeri nė Alb. Stud. III 19 § 36 kishte shprehur
mendimin se k-ja indoevropiane nė gjuhėn shqipe ėshtė pasqyruar me
s dhe th ndėrsa g-ja me z dhe dh, nė fillim tė fjalės me d, ashtu
siē ka ndodhur afėrsisht edhe nė persishten e vjetėr ku k ka dhėnė s
dhe th, g-ja z dhe d.
-
-
Mirėpo mė pas Pederseni ka pranuar si reflekse normale tė
palataleve indoevropiane nė shqipe vetėm spirantet ndėrdhėmbore.
Kėtė mendim e ka pranuar edhe E. Ēabej duke e pėrforcuar edhe me
shpjegime etimologjike tė reja. Nė njė studim tė imtė "Pėrmbi disa
fjalė tė shqipes qė nisin me z", autori ka dhėnė njė shpjegim tjetėr
pėr burimin e tingullit z nė fillim tė fjalės, duke e nxjerrė atė
nga gjysėmzanorja j i-e, e cila ka dhėnė dy reflekse gj dhe z, ashtu
si edhe nė greqishte h dhe z.
-
-
Nga
fjalėt me z tė shqipes ėshtė pėr tu pėrmendur si njė konkordancė me
persishten fjala zog. Kėtė fjalė sė pari Kamarda I 104 e lidhi me
greq. zvov "shtazė, bagėti"; mė pas G. Meyeri nė Alb. Stud III 18 §
24 e krahason me arm. jag "zog i ri, zogth", me pers. e re zaq - "i
vogli i shtazės" dhe me ind. e vj. jahu, me tė njėjtin kuptim, dhe
tė gjitha kėto i nxjerr nga indoevr. *ghaghos.
-
-
Ky
shpjegim u pranua edhe nga Pederseni K236, 388. Nga kėto krahasime
del se kuptimi bazė i zogut ėshtė "i vogli, i riu, i vogli i
shtazės" ēka vėrtetohet edhe nė gjuhėn shqipe nė shprehjet zog pule,
zog pele, zog thiu, zog nane "pjellė". Kėto shpjegime i ka pranuar e
plotėsuar E. Ēabej, por nė pajtim me pikėpamjen e tij pėr reflekset
e j-sė indoevropiane ndryshe nga G. Meyeri e nxjerr nga njė bazė
*jeguo.
-
-
Njė
tjetėr izoglosė qė i afron nė rrafshin indoevropian gjuhėt
indo-iranike me shqipen ėshtė reflektimi i o -sė sė shkurtėr
indoevropiane nė a, pėrkundrejt ruajtjes sė saj si o nė latinishte,
nė greqishte dhe nė gjuhėt kelte. Rreth kėsaj izoglose sillen njė
varg barazimesh a krahasimesh midis shqipes dhe gjuhėve iranike. Nga
shqipja marrin pjesė nė kėtė zhvillim fonetik fjalė themelore tė
fondit autokton si: asht, natė, pėremri vetor i vetės sė parė shumės
na, rreth, rrathė etj.
-
-
asht
m.sh.m eshtra, nga njė formė bazė *asti, e afėrt me sanskr. įsthi,
me avest. astm, tė cilat paraqesin tė njėjtin zhvillim fonetik
4: a, ndryshe nga latinishtja dhe greqishtja qė ruajnė tė
pandryshuar zanoren o: khs. os, ossis, prk. ĪFJ¦on, ndoshta nga njė
bazė indoevr. *oss (E. Ēabej, SE II 101 Orel 11).
-
-
natė shm. net nga njė formė e rindėrtuar *nakti qė i
pėrgjigjet indoevropianishtes *nokt. Me zanoren a nga o paraqitet
fjala edhe nė indishte tė vj. naktih, nė lit. naktģs, nė got. nahts
etj., ndėrsa latinishtja ruan temėn me o: nox, ctis, greq. nvx,
6t\s, (G. Meyer 298, Orel 282).
-
-
rreth, shm. rrathė. Kamarda I 323 qe i pari qė e krahasoi
kėtė emėr me ind. e vj. ratha "qerre". Etimologė tė tjerė pastaj e
kanė pranuar kėtė krahasim dhe kanė shtuar pas tij avest. ratha
"qerre, qerre lufte", gjerm. Rad "rrotė", lit. ratas, lat. rota etj.
Kėto krahasime e ēuan prof. E. Ēabejnė Shumėsi i singularizuar nė
gjuhėn shqipe, Tiranė 1967, f. 45 nė pėrfundimin se edhe nė shqipe
forma mė e vjetėr e fjalės ka qenė *rrath dhe se rreth ėshtė njė
shumės i singularizuar: *rrath: rreth e pastaj rreth: rrathė ashtu
si thes: thasė. Pra edhe te fjala rreth, forma e vjetėr *rrath kemi
njė nga ato fjalė qė dėshmojnė evolucionin fonetik o:a, ashtu si nė
gjuhėt indo-iranike.
-
-
Shqipja me gjuhėt iranike ka edhe pėrkime tė tjera nė fjalė tė
veēanta a nė zhvillime semantike fjalėsh. Nė kėto pėrkime nė mjaft
raste merr pjesė edhe greqishtja. Po pėrmendim disa prej tyre:
-
-
Pjesėza mohuese ndaluese mos e formuar nga mo + s, gjen
pėrgjegjėset e saj formalė dhe kuptimorė nė greqishten µ¬ "mos", nė
sanskritishten ma, avestishten m~ dhe nė persishten m~ me tė njėjtin
kuptim, arm. mi, tok A m~, tė gjitha nga njė i-e m~.
-
-
Fjala elb, njė nga fjalėt e trashėguara tė shqipes qė dėshmon
pėr shndėrrimin e okluzives sė aspiruar i.e. bh nė okluzive tė
thjeshtė b, si nė shumicėn e gjuhėve indoevropiane, ėshtė e
krahasueshme me greqishten lji dhe me iran arbhi (Vasmer 1921, 16)
dhe me hetitishten halki (Hampi 1965, 132).
-
-
Fjala dem, ėshtė afruar prej kohėsh me irl. vj. dam "ka",
greq. dahlhs "dem, mėzat", ind. e vj. damyah "dem i ri mėzat"
dhe me pers. e re dam "kafshė shtėpiake". Forma e sotme dem e
shqipes nga njė formė e vjetėr dam pajton me format e gjuhėve tė
tjera indoevropiane duke pėrfshirė edhe persishten e re (Shih. E.
Ēabej SE III 190-191).
-
-
Nė krahasimet e rrafshit indoevropian tė fjalės dru tė
shqipes krahas greq drŲs "dru dhe lis" marrin pjesė edhe ind. e vj.
dru dhe avest. dru "dru" (E. Ēabej, SE III 332-333).
-
-
Fjalėn cjap tė shqipes, fjalė me etimologji tė diskutuar me
pėrhapje tė gjerė nė gjuhėt e Ballkanit dhe mė tej: greq. e re
tFiapos, rum. Ūap, bullg. cap, magj. czap pol. cap etj., shumė
studiues si Sandfeldi Gr. Gr I 529, Weigandi IRIL XVI 229, Bariēi I
104, Meyer-Lübeke REW 9599 etj. e nxjerrin me burim prej pers.
apsiŃ "ftujak". Por mė vonė G. Rohlfsi, Rev. de ling. rom. I 315
mendon se kemi tė bėjmė me njė fjalė qė e ka burimin nga thirrmat qė
pėrdoren pėr tė ndjellė cjapin cap cap.
-
-
E. Ēabej edhe fjalėn edh "kec", nga njė rrėnjė mė e vjetėr
*adh, e lidh me ind. e vj. ajah "sqap", pers e mesme azak "dhi" etj.
(Shumėsi i singularizuar f. 125).
-
-
Nė rrafshin e zhvillimeve semantike njė paralele midis shqipes
dhe iranishtes vėrehet gjatė shqyrtimit etimologjik tė fjalės det.
Etimologjitė e vjetra qė e lidhin kėtė fjalė tė shqipes me emrin e
hyjnisė sė detit qeJ4H, *os (Hahn I 252), ose me emrin grek tė detit
JVlassa pėrgjithėsisht kanė rėnė, nuk pranohen mė. Pranohet tashmė
etimologjia e N. Joklit (Arvh. Rom. XIV f. 23 e botimit tė veēantė)
qė e nxjerr det nga njė bazė *deubeto "i thellė", e cila me rėnien e
okluzives b nė mes tė dy zanoreve dhe me kontraksion tė kėtyre dy tė
fundit dha dt me e tė gjatė, ashtu si te cabalus: kalė, cubitus:
kćt.
-
-
Sipas
Ēabejt kuptimi i kryehershėm i fjalės ka qenė "i thellė", ēka
dėshmohet edhe te Fjalori i F. Bardhit nė barazimin latino-shqiptar
Profundum:Det qė ka ai dhe te Reinholdi: Glosari, i cili jep pėr tė
folmet shqipe tė Greqisė shprehjen prej sė detit me kuptimin "prej
sė thelli". Njė zhvillim i ngjashėm kuptimor gjendet edhe nė
iranishte nė fjalėn apro nga ap "ujė" (Shih E. Ēabej, SE III 210).
-
-
Njė paralele semantike midis shqipes dhe persishtes E. Ēabej
shikon edhe nė shpjegimin etimologjik tė fjalės zot. Pėr autorin
ndryshe nga Kamarda qė e afronte kėtė fjalė me gr. -eus dhe me
avest. zaotar "prift, prift qė bėn fli", kuptimi bazė i fjalės sė
shqipes, siē dėshmohet edhe tek autorėt e vjetėr (khs. Bardhin H zot
e ti zot, e baar kaalit cus iep? Ego dominus et tu dominus: interim
quis curabit equum? dhe Bogdanin I sc III, Lig V 119/5 Gniofti kau
tė zotnė "Cognovit Bos possessorem suum" ka qenė "zot, zotni" dhe se
kuptimi "perėndi" ėshtė pėrftuar mė pas nėn ndikimin e gr. kßrios
dhe tė lat. dominus, pas depėrtimit tė krishterimit nė Shqipėri,
ashtu siē ka ndodhur edhe me fjalėn perėndi qė buron siē e ka vėnė
re i pari F. Bop nga lat. imperantem. Kuptimi i parė i kėsaj fjale
ka qenė "perandor". Khs. F. Bardhin Perėndi Imperator, Bogdani I.
7,4: Perėndia i Turqisė "Imperatore di Turchia". Njė zhvillim tė
tillė semantik ka njohur edhe pers xudaci "perėndi" qė ka pasur si
kuptim tė parė "zot". (shih Ēabej Studime pėr fonetikėn 167 169)
-
-
Kėto izoglosa tė shqipes me gjuhėt indo-iranike,
gjeografikisht larg njėra- tjetrės, pa kontakte tė drejtpėrdrejta e
pa lidhje gjenetike historike, mund tė ēojnė nė pėrfundime
interesante pėr dialektologjinė indoevropiane. Ato mund tė hedhin
dritė nė prehistorinė e gjuhėve tė kėsaj familjeje pėr tė ndriēuar
probleme qė kanė tė bėjnė me kohėn dhe vendin e shkėputjes sė
gjuhėve tė ndryshme nga bashkėsia e lashtė indoevropiane.
-
-
Mbi
bazėn e kėtyre izoglosave nė disa prej tė cilave merr pjesė edhe
greqishtja dhe armenishtja, dijetarė indoevropianistė kanė hedhur
idenė se gjuhėt qė kanė zhvilluar sistemin e tipareve satem ku
pėrfshihet edhe shqipja dhe indo-iranishtja, vijnė nga dialekte
qendrore tė indoevropianishtes dhe janė shkėputur prej tyre mė vonė
se gjuhėt kentum, nė njė kohė kur ishin pėrftuar risitė qė i
dallojnė prej kėtyre tė fundit. Kjo ėshtė njė ide interesante, por
qė pret tė vėrtetohet mė tej pėr tu bėrė e vertetė shkencore e
besueshme.
Dėrguar mė 22 shtator 2003, nga
Ēerēiz
Loloēi (Tiranė)
|
|