|
 |
|
-
Qėllimi i kėsaj kumtese ėshtė tė tėrheqė sadopak
vėmendjen e studiuesve tė historisė sė gjuhės shqipe pėr disa
dukuri paralele tė vjetra midis shqipes dhe iranishtes, ēka mund
tė ndihmojė pėr tė kuptuar edhe mė mirė disa zhvillime tė lashta
nė evolucionin e shqipes, a mė saktė tė para-shqipes. Do tė
ishte edhe me mė shumė interes qė tematika e kumtesės tė mos
kufizohej vetėm nė fazat e lashta, por tė pėrfshinte edhe fazat
e mėvonėshme tė kėtyre dy gjuhėve indoevropiane.
|
-
Mirėpo njė gjė e tillė sot pėr sot ėshtė e pamundur tė
bėhet si duhet tek ne, pėr arsye se na mungon literatura e nevojshme
mbi gjendjen e gjuhėve iraniane nė Mesjetė dhe nė kohėt e reja. Pėr
mė tepėr, duhet pranuar qė tek ne nuk ėshtė treguar ndonjė interes
pėr studimin diakronik tė gjuhėve indo-iraniane. Madje, mund tė
pohohet se edhe pėr gjendjen e sotme tė degės mė tė rėndėsishme tė
gjuhėve iraniane, persishtes, njohuritė tona kanė qenė shumė tė
kufizuara. Edhe ata pak studiues, qė e njihnin persishten, si Hafiz
Ali Korca, Vexhi Buharaja, Tahir Dizdari e ndonjė tjetėr, nuk janė
mė midis nesh.
-
-
Para se tė ndalem nė disa dukuri paralele tė
lashta midis shqipes dhe iranishtes, dėshiroj tė theksoj se studimi
i persishtes, e cila bėn pjesė nė grupin e gjuhėve iraniane1,
paraqit njė interes tė veēantė edhe pėr tė kuptuar mė mirė burimin e
mirėfilltė tė njė numri tė konsiderueshėm fjalėsh tė shqipes, qė
mbahen si huazime nga turqishtja, por qė nė tė vėrtetė janė fjalė
persishte, tė cilat kanė hyrė nė shqipe nėpėrmjet turqishtes. Tė
tilla janė, ndėr tė tjera: aferim, aheng, araba, barabar, baxhį,
behar etj. etj.2
-
-
Dhe tashti le tė hyjmė nė temėn e kumtesės. Pėr
sa i takon krahasimit tė shqipes me iranishten nė rrafshin
diakronik, kėtu vėshtirėsitė janė shumė tė mėdha, qoftė edhe pėr
arsyen e thjeshtė se gjuha shqipe, siē dihet, ka njė dokumentim
shkrimor relativisht tė vonė (shekulli XVI e kėtej), kurse
iranishtja ka njė dokumentim shkrimor gati po aq tė lashtė sa edhe
sanskritishtja a indishtja e vjetėr. Dhe nė tė vėrtetė, kėngėt mė tė
lashta tė Gatha-ve, qė i atribuohen Zarathustrės, themeluesit tė
fesė zoroastriane dhe qė sipas traditės i pėrkasin shekullit VI para
Erės sonė, ngjiten pjesėrisht deri nė shekullin XI para Erės sonė
(shih Sims-Williams: 1997, 129). Gatha-t "Kėngėt" janė pėrpiluar nė
gjuhėn avesta, d. m. th. nė atė gjuhė tė lashtė iraniane, qė flitej
nė Iranin Veri-lindor. Edhe persishtja jug-perėndimore ka njė
dokumentim shkrimor relativisht shumė tė vjetėr. Mbishkrimet e
famshme tė dinastisė sė Akemenidėve (tė mbretėrve Darius dhe
Kserkses) janė tė shekujve VI-v para Erės sonė. Por me gjithė
vėshtirėsitė e vetėkuptueshme, nuk ėshtė e pamundur tė vihen re disa
zhvillime paralele nė fazat e lashta tė evolucionit tė shqipes dhe
tė iranishtes. Madje, gjuhėt e lashta iraniane, ashtu si dhe
sanskritishtja, nė mjaft raste mund tė ndihmojnė edhe pėr tė hedhur
mė shumė dritė mbi fazat mė tė vjetra tė disa dukurive, tė cilat nė
shqipen e dokumentuar paraqiten nė njė gjendje mjaft tė evoluar.
-
-
Dihet qė si shqipja ashtu edhe iranishtja janė
gjuhė indoevropiane, qė pėrfshihen nė grupin e gjuhėve tė tipit
satem, ku hyjnė edhe indishtja e vjetėr a sanskritishtja, gjuhėt
sllave e balltike, armenishtja etj. Edhe vetė termi satem, qė
pėrdoret pėr tė shenjuar ato gjuhė indoevropiane, nė tė cilat
mbylloret (okluzivet) qiellzore tė dikurshme /K/, /G/, /Gh/ janė
shndėrruar prej kohėsh tė hershme nė bashkėtingėllore fėrkimore
fishkėlluese, e ka burimin pikėrisht tek fjala e iranishtes sė
vjetėr satem3 "qind". Kjo fjalė ėshtė zhvilluar nga njė trajtė mė e
vjetėr *kNtom; krahaso edhe indishten e vjetėr Ńat<m, rusishten sto
etj. Kurse nė grupin e gjuhėve kentum, siē dihet, mbylltoret
qiellzore indoevropiane kanė evoluar nė mbylltore grykore; krahaso
p. sh. nė latinishte centum (= kentum), greqisht (he) katon,
gjermanisht hund (red) etj.
-
-
Pėr sa i takon gjuhės shqipe, tashmė ėshtė
pranuar nga tė gjithė se nė fazėn e dokumentuar tė kėsaj gjuhe
mbylltoret qiellzore indoevropiane, nė pėrgjithėsi, kanė pėrfunduar
nė /th/, pėrkatėsisht /dh/d/, si p. sh.: i athėt < *aKetos, bathė <
*bhaK~, dhamb/dhėmb < *Ghombos, dimėn/ dimėr < *Gheimon etj. (shih
Demiraj: 1996, 185 v. - me literaturėn pėrkatėse). Por Pederseni
(1900, 340) dhe gjuhėtarė tė tjerė pas tij kanė pohuar me tė drejtė
se kėta tinguj tė shqipes sė dokumentuar paraqisin fazėn e fundit tė
evolucionit tė mbylltoreve qiellzore indoevropiane nė kėtė gjuhė.
Dhe pėr kėtė ata, me siguri, kanė pasur parasysh edhe tė dhėnat e
gjuhėve tė tjera indoevropiane tė tipit satem me njė dokumentim
shkrimor tė hershėm, siē janė gjuhėt indo-iraniane. Sipas Pedersenit
(1900, 340), mbylltoret qiellzore indoevropiane, para se tė arrinin
nė gjendjen e shqipes sė dokumentuar, kanė kaluar nėpėr kėto faza
evolucioni: */C/, */dZ/ dhe */s/, */Z/. Kėto faza tė rindėrtuara nga
Pederseni, me gjithė ndonjė vėrejtje plotėsuese, nė pėrgjithėsi janė
pranuar nga albanologėt (shih Demiraj: 1996, 185 v.). Gjithsesi,
ėshtė me interes tė krahasohen kėto trajta tė rindėrtuara pėr fazat
e vjetra tė shqipes, a mė saktė tė para-shqipes, me trajtat e
dokumentuara tė avesishtes /s/ ~ /z/ dhe tė persishtes sė vjetėr
/th/ ~ /d/ (shih pėr kėto Sims Williams: 1997, 134 v.).
-
-
Fjala e iranishtes sė vjetėr satem, e cila nė
sanskritishte del me trajtėn satįm, tė tėrheq vėmendjen edhe pėr njė
tjetėr dukuri tė lashtė tė kėtyre dy gjuhėve, e cila ėshtė shfaqur
edhe nė njė fazė tė vjetėr tė shqipes, a mė saktė tė para-shqipes.
Ėshtė fjala pėr evolucionin e hershėm tė sonantes hundore
rrokjeformuese */N/. Trajta satem e iranishtes sė vjetėr dhe satįm e
sanskritishtes, siē u vu nė dukje edhe pak mė sipėr, janė zhvilluar
nga indoevropianishtja *kNtom, ēka dėshmon se sonantja
rrokjeformuese */N/ nė ato dy gjuhė ka evoluar qysh herėt nė /a/
(shih Lazzeroni: 1997, 100 dhe Sims-Williams: 1997, 130).
-
-
Njė dukuri, e tillė e lashtė ėshtė shfaqur edhe
nė shqipe, si p.sh. tek emri mat "buzė lumi" < *mNt, i gjatė <
*dlNghto - etj. (shih Vasmer: 1921, 39 v.)
-
-
Edhe sonantja hundore rrokjeformuese */m/ nė tė
tria kėto gjuhė ka evoluar qysh herėt nė /a/, siē na dėshmon, ndėr
tė tjera, numėrori shta-tė, avesisht hapta (nė persishten e re
haft), sanskritisht saptį. Ky numėror nė tė tria kėto gjuhė e ka
burimin tek indoevropianishtja *sepŁm4.
-
-
Por, ndėrsa nė evolucionin e sonanteve hundore
rrokjeformuese indoevropiane bie nė sy njė zhvillim paralel midis
shqipes, iranishtes dhe sanskritishtes, nė ndonjė rast tjetėr ky
paralelizėm nuk shtrihet nė sanskritishte. Ėshtė fjala pėr
bashkėtingėlloret mbylltore tė aspiruara indoevropiane */bh/, */dh/,
* /gh/ dhe */ph/, */th/, */kh/. Nė sanskritishte pėr secilin ēift
mbylltoresh dėshmohet kundėrvėnia tė aspiruara ~ tė paaspiruara,
pra: /k/ ~ /g/ dhe /kh/ ~ /gh/, /t/ ~ /d/ dhe /th/ ~ /dh/, /p/ ~ /b/
dhe /ph/ ~ /bh/. Duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e sanskritishtes, mė
parė ka mbizotėruar mendimi qė nė njė fazė tė hershme tė gjuhėve
indoevropiane ishin zhvilluar dy ēifte kundėrvėniesh: mbylltore tė
pazėshme ~ tė zėshme dhe mbylltore tė aspiruara tė pazėshme ~ tė
zėshme tė aspiruara5. Por sot mbizotėron mendimi qė nė njė fazė tė
hershme indoevropiane nuk ishte zhvilluar kundėrvėnia e pazėshme ~ e
zėshme midis mbylltoreve tė aspiruara, tė cilat nė krye tė herės
duhet tė kenė qenė vetėm tė zėshme. Pra, rasti i sanskritishtes
duhet vėshtruar si njė risi e asaj gjuhe (shih Szmerenyi: 1980, 48
v.).
-
-
Nė gjuhėn shqipe apo mė saktė qysh nė
para-shqipen, bashkėtingėlloret mbylltore tė aspiruara indoevropiane
e kanė humbur aspirimin dhe janė bėrė mbylltore tė thjeshta, ashtu
siē ka ndodhur, ndėr tė tjera, edhe nė latinishte. Pėr mėnjanimin e
hershėm tė aspirimit nga kėto bashkėtingėllore nė shqipe dėshmojnė,
ndėr tė tjera, huazimet nga greqishtja e vjetėr mokėn/mokėrr <
m~khanć dhe lakėn/lakėr < lakhanon; krahaso edhe fjalėt e
trashėguara bathė < *bhaK~ dhe dyllė < *dulo < hus-lo etj.
(shih Demiraj: 1997, 186 - me literaturė).
-
-
Siē dėshmojnė dokumentet e vjetra tė
iranishtes, edhe ajo gjuhė, ndryshe nga sanskritishtja, e kishte
mėnjanuar qysh herėt aspirimin nga mbylltoret e aspiruara. P.sh. tė
krahasohen: persishtja e vjetėr dhe avesishtja bratar (persishte e
re baradar) dhe indishte e vjetėr bhratar "vėlla", avesishte daenu
"femėr" dhe indishte e vjetėr dhenu "lopė qumėshtore" etj. (shih
Sims Williams: 1997, 131 v.).
-
-
Vlen tė shėnohet se edhe nė gjuhėt balto-sllave,
nė keltishte, armenishte dhe nė gjuhėt gjermanike mbylltoret e
aspiruara indoevropiane e kanė mėnjanuar prej kohėsh aspirimin.
(shih Beekes: 1984, 127).
-
-
Iranishtja, ndryshe nga sanskritishtja krahas
mėnjanimit tė bashkėtingėlloreve tė aspiruara, kishte zhvilluar qysh
herėt edhe disa bashkėtingėllore fėrkimore (frikative) dhe pikėrisht
bashkėtingėlloret /f/, /th/6 dhe /h/. Nė iranishten e vjetėr kėto
tri bashkėtingėllore fėrkimore, nė shumicėn e rasteve, ishin
pėrftuar nga /p/, /t/, /k/ nė pozicion para njė bashkėtingėlloreje
tjetėr, ose nga bashkėtingėlloret mbylltore tė aspiruara /ph/, /th/,
/kh/ (shih Sims Williams: 1997, 132). Siē dihet, gjuhėt
indoevropiane nė krye tė herės kanė pasur vetėm njė bashkėtingėllore
fėrkimore dhe pikėrisht bashkėtingėlloren fishkėlluese */s/. Por me
kalimin e kohės, ku mė herėt e ku mė vonė, iranishtja, ėshtė njė
ndėr gjuhėt indoevropiane, ku dėshmohen mjaft herėt disa nga kėto
bashkėtingėllore. Shfaqja e kėtyre bashkėtingėlloreve fėrkimore nė
iranishten e vjetėr nuk mund tė shihet e shkėputur nga mėnjanimi i
bashkėtingėlloreve mbylltore tė aspiruara, tė cilat kanė evoluar
shkallė-shkallė nė fėrkimore. Kėtu nuk ėshtė rasti tė ndalemi nė
arsyet e njė evolucioni tė tillė.
-
-
Por, pėr tu bindur qė njė proces i tillė ka
ndodhur, po pėrmendim shfaqjen e njė dukurie tė tillė edhe nė
greqishte. Mbylltoret e aspiruara /ph/, /th/, /kh/ tė greqishtes sė
vjetėr nė greqishten e re paraqiten si bashkėtingėllore fėrkimore
dhe pikėrisht si /f/, /th/ dhe /h/. Ky proces evolucioni kishte
nisur qysh nė periudhėn e koine-sė, d.m.th. qysh para erės sonė
(shih Rix: 1976, 84). E njė evolucion i tillė duhet menduar edhe pėr
shfaqjen e hershme tė bashkėtingėlloreve fėrkimore tė gjuhės shqipe
(shih pėr kėtė Demiraj: 1996, 206 vv.)
-
-
Ka edhe tė tjera zhvillime fonetike tė
iranishtes sė vjetėr, qė e dallojnė atė nga sanskritishtja dhe e
afrojnė me gjuhė tė tjera indoevropiane, duke pėrfshirė kėtu edhe
shqipen. I tillė ėshtė, ndėr tė tjera, rasti i evolucionit tė
bashkėtingėllores indoevropiane */s/. Siē u vu nė dukje pak mė
sipėr, burimisht kjo ka qenė e vetmja bashkėtingėllore fėrkimore e
indoevropianishtes sė pėrbashkėt. Por nė disa gjuhė indoevropiane ky
tingull i ėshtė nėnshtruar qysh herėt njė evolucioni largvajtės.
Kėshtu ka ndodhur p.sh. edhe nė iranishten e vjetėr, ku */s/
indoevropiane zakonisht ka evoluar nė /Ó/, por nė disa kushte
fonetike nė njė periudhė tė caktuar ėshtė shndėrruar nė /h/7. Kėtu
po japim vetėm disa shembuj nga dukuria e fundit: persishte e vjetėr
a(h)mi, avesishte ahmi < *es-mi "jam" (krahaso indishten e vjetėr
asmi), persishte e vjetėr hanti "janė" (krahaso indishten e vjetėr
santi, latinishten sunt etj.). Po kėshtu tė krahasohet avesishtja
hapta (persishtja e re haft) "shtatė" me indishten e vjetėr sapt<
dhe me greqishten e vjetėr hept< (nė greqishten e re eft<).
-
-
Trajta e greqishtes sė vjetėr hept< na bėn tė
shėnojmė se edhe nė atė\ gjuhė nė disa kushte fonetike tė caktuara
(shih Rix: 1976, 76) */s/ indoevropiane ėshtė shndėrruar qysh herėt
nė /h/.
-
-
Edhe nė kėtė rast kalimi nga njė
bashkėtingėllore fėrkimore alveolare nė njė fėrkimore grykore duhet
tė jetė kryer nėpėrmjet disa fazash tė ndėrmjetme sot pėr sot tė
panjohura. Gjithsesi, evolucioni */s/ > /h/ nė iranishte, nė
greqishte dhe nė disa rrethana edhe nė armenishte (shih pėr kėtė tė
fundit Ajello: 1997, 210) na bėn tė mendojmė se ndofta nuk ka qenė i
pambėshtetur pohimi i disa studiuesve, qė e kanė pranuar edhe pėr
shqipen (a mė saktė pėr para-shqipen) njė evolucion tė tillė nė disa
raste (shih pėr kėtė Demiraj: 1996, 212 v. - me literaturė).
-
-
Nė evolucionin e */s/ indoevropiane ka edhe njė
zhvillim mjaft tė dukshėm nė shqipe dhe nė iranishte. Ėshtė fjala
pėr shndėrrimin e saj nė /sh/ si nė shqipe ashtu edhe nė iranishte
nė disa kushte fonetike tė caktuara, qė ndryshojnė pjesėrisht nga
njėra gjuhė nė tjetrėn8. P.sh. mbaresa e rasės vendore shumės nė
avesishte nė disa kontekste fonetike del nė trajtėn /Óu/ (=shu), e
krahasueshme kjo me mbaresėn /-sh/ tė sė ashtuquajturės rasė
rrjedhore shumės tė gjuhės shqipe (krahaso: male-sh, fusha-sh etj.).
Siē dihet, kjo mbaresė rasore e ka burimin tek mbaresa e lokativit
shumės indoevropian */su/. Natyrisht, nė evolucionin e */s/
indoevropiane nė shqipe, nė krahasim me iranishten, ka edhe
ndryshime. Mjafton tė pėrmendim kėtu faktin e njohur qė nė disa
raste ajo nė shqipe ka pėrfunduar nė mbylltoren qiellzore tė zėshme
/gj/, si p.sh. tek gjash-tė < *seK s-ti (persishte e re shesh),
gjarpėn, gjarpėr *serpono -etj. (shih Demiraj: 1996, 210 v. - me
literaturė).
-
-
Duke pasur para sysh evolucionin largvajtės, qė
ka pėsuar */s/ indoevropiane si nė shqipe ashtu edhe nė iranishte,
mund tė pohohet pa mėdyshje se bashkėtingėllorja /s/, qė ndeshet nė
fazėn e dokumentuar tė kėtyre dy gjuhėve ėshtė njė zhvillim i
brendshėm i tyre dhe nuk ka tė bėjė fare me */s/-nė indoevropiane.
Pėr zhvillimin e kėtij tingulli nė iranishte shih Sims-Williams:
1997, 133 v., kurse pėr shqipen shih Demiraj: 1996, 186 v. Kėtu do
tė shtonim se nė persishten e re vihet re prirja pėr shtrirjen e
mėtejshme tė bashkėtingėllores /s/ nėpėrmjet evolucionit /th/ >
/s/9.
-
-
Zhvillimet paralele nė sistemin fonologjik tė
shqipes dhe tė iranishtes janė mė tė shumta nga sa u skicua shkurt
kėtu mė sipėr, sidomos po tė kihen parasysh dhe fazat mė tė reja tė
kėtyre dy degėve tė familjes indoevropiane. Mjafton tė kemi parasysh
p.sh. se nė persishten e re, qė zė njė vend kryesor nė degėn e
gjuhėve iraniane, ka njė numėr tė konsiderueshėm bashkėtingėlloresh
fėrkimore dhe pikėrisht: /s/ ~ /z/, /sh/ ~ /zh/, /f/ ~ /v/, /th/ ~
/dh/10, /h/ ~ /h/ dhe /j/. E kėto bashkėtingėllore janė tė pranishme
edhe nė sistemin fonologjik tė gjuhės shqipe. Duhet pasur parasysh
gjithashtu se nė persishte kemi edhe afrikatet /ē/ ~ /xh/, tė
pranishme edhe nė shqipe; por nė shqipe kemi edhe afrikatet /c/ ~
/x/.
-
-
+ ++
-
Pėr tė pasur njė ide disi mė tė plotė mbi
dukuritė paralele tė shqipes dhe tė iranishtes, po ndalem pak edhe
nė nja dy dukuri morfologjike. Por do pasur parasysh se nė kėtė rast
pėrfshihet edhe sanskritishtja dhe ndonjė gjuhė tjetėr
indoevropiane.
-
-
Dukuria e parė, qė do tė trajtoj, ka tė bėjė me format
rasore tė pėremrit dėftor. Kėshtu, kemi nė shqipe: a-i a-ti(j), a-tė
(dikur ta-n), a-si; shumės a-ta, a-tyne/ a-tyre etj. Njė gjendje e
ngjashme paraqitet edhe nė iranishte e nė sanskritishte. P.sh. tė
krahasohen:
-
a) Nė avesishte: hĒ ~ h~ ~ tat etj. (= ky ~ kjo ~ kėta
etj. (shih Sims Williams: 1997, 143).
-
-
-
b) Nė sanskritishte: sa ~ s~ ~ tat; kallėzore tam
(mashk.), t~m (fem.) etj. (shih Lazzeroni: 1997, 110).
-
Po kėshtu tė kihen parasysh edhe format e nyjės
me origjinė dėftori tė greqishtes: mashkullore ho < *so, kallėzore
ton, femėrore hź < sa, kallėzore tźn (sot tin) etj.
-
Nė kėto rrethana, fiton edhe mė shumė mbėshtetje
mendimi i mbrojtur sė pari nga Pederseni (1900, 312) qė format e
rasave tė pėremrit dėftor tė shqipes e kanė burimin tek format
gjegjėse tė pėremrit dėftor indoevropian *so ~ *s~ ~ tod (shih
Demiraj: 1986, 465 vv.).
-
-
Dukuria e dytė, qė do tė prek shkurt, ka tė bėjė
me format e aoristit sigmatik tė tipit dha-sh-ė, pa-sh-ė, ra-sh-ė
etj. Nė shqipen e dokumentuar format sigmatike, qė dalin rregullisht
me /-sh-/, janė ruajtur vetėm pėr vetėn e parė njėjės tė sė kryerės
sė thjeshtė tė njė numri tė kufizuar foljesh, kurse nga vetat e
tjera tė sė njėjtės kohė foljore format sigmatike janė mėnjanuar
prej kohėsh. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė mbeturinė tė veēuar
tė njė trajte foljore, e cila dėshmohet edhe nė gjuhė tė tjera
indoevropiane, si nė iranishte, sanskritishte, greqishte, latinishte
etj. Pėr iranishten e vjetėr shih Sims-Williams: 1997, 145 - me
sqarimet pėrkatėse).
-
-
+ ++
-
-
Dėshiroj ta mbyll kėtė kumtesė me shqyrtimin e
njė fjale tė vjetėr indoevropiane, e cila nė shqipe dhe nė gjuhėt
indo-iraniane i ėshtė nėnshtruar njė evolucioni fonetik tė ndryshėm.
Kam parasysh fjalėn e rindėrtuar indoevropiane * ųlkuo-, e cila nė
shqipen e sotme del me trjatėn ujk (nė njė fazė mė tė vjetėr ulk).
Kurse nė persishten e vjetėr kjo fjalė dėshmohet nė trajtėn v
rka-
(nė persishten e sotme gurg) dhe nė sanskritishte vRka. Nė
iranishten e vjetėr e shpesh edhe nė indishten e vjetėr tingulli
indoevropian */l/ ėshtė reflektuar me /r/ (shih Szmerenyi: 1980, 39;
Lazzeroni: 1997, 105; Sims-Williams: 1997, 131).
-
-
Kjo fjalė e vjetėr qė ndeshet edhe nė gjuhė tė
tjera indoevropiane, u ėshtė nėnshtruar rregullsive tė evolucionit
tė sistemit fonologjik tė secilės prej kėtyre gjuhėve. E ky
evolucion i pandėrprerė ka bėrė qė me kalimin e kohės njė varg
fjalėsh tė trashėgimisė indoevropiane kanė marrė trajta aq tė
ndryshme nga njė gjuhė nė tjetrėn, sa qė nė mjaft raste vetėm
studimi diakronik mund tė qartėsojė burimin e tyre tė pėrbashkėt
indoevropian. P.sh. tė krahasohet numėrori pesė i shqipes me panxh
tė persishtes sė re; qė tė dyja kėto e kanė burimin tek
indoevropianishtja *penkue. Po kėshtu tė krahasohen nė kėto dy gjuhė
numėrorėt gjash-tė me shesh, shtatė me haft, tetė me hasht, qė e
kanė burimin tek trajtat pėrkatėse indoevropiane *seKs-ti, *septm,
*oKto etj.
-
-
Pra siē del edhe nga kėto pak shėnime, studimi
krahasues i disa dukurive tė pėrbashkėta, qė janė shfaqur gjatė
evolucionit paralel tė dy gjuhėve tė lashta indoevropiane, shqipes
dhe iranishtes, paraqit interes jo tė vogėl jo vetėm pėr
albanologjinė dhe iranologjinė, por edhe pėr indoevropianistikėn nė
pėrgjithėsi. Ky interes shkencor do tė ishte edhe mė i madh, nė rast
se krahasimi do tė shtrihej edhe pėr periudhat e mėvonshme tė
evolucionit tė kėtyre dy degėve tė lashta tė familjes indoevropiane.
-
-
-
Literatura e cituar
-
-
Ajello:
1997 = Ajello, Roberto. Armenian. Nė: The Indo-Euro pean Languages.
Edited by Anna Giacalone Ramat and Paolo Ramat. Rouledge, London and
New York.
-
Beekes:
1984 = Beekes, Robert S.P. Comparative Indo-European Linguistcs.
Amsterdam/Philadelphia.
-
Cowgill-Mayrhofer:
1986 = Cowgill, Warren-Mayrhofer, Manfred. Indogermanische Gramatik.
Band I. Heidelberg
-
Demiraj,
B. 1997
=
Demiraj, Bardhyl. Sistemi i numėrimit tė gjuhės shqipe. Tiranė.
-
Demiraj:
1986
= Demiraj, Shaban. Gramatikė historike e gjuhės shqipe. Tiranė.
-
Demiraj:
1996
= Demiraj, Shaban. Fonologjia historike e gjuhės shqipe. Tiranė.
-
Dizdari:
1996
= Dizdari, Tahir. Fjalori i orientalizmave - fjalėt me prejardhje
nga iranishtja. "Perla" 1996/2.
-
Haim:
1953
= Haim, S. Persian-English Dictioanary. Teheran.
-
Lazzeroni:
1997 = Lazzeroni, Romano. Sanskrit. Nė: The Indo- European
Languages. Routledge, London and New York.
-
Martinet:
1986 = Martinet, André. Des steppes aux océans.
Lindoeuropéen et les "Indo-Européens". Paris.
-
Mayrhofer: 1994
= Mayrhofer, Manfred. Lindo-iranian. Nė: Langues indo-europeennes.
Sous la direction de Franēoise Bader. Paris.
-
Pedersen:
1900
= Pedersen, Holger. Die Gutturale im Albanesischen. Nė: KZ XXXVI
(1990).
-
Rix: 1976
= Rix, Helmut. Historische Gramatik des Griechischen. Darmstadt.
-
Sims-Williams: 1997
= Sims-Williams, Nicholas. The Iranian Languages. Nė: The
Indo-European Languages. Routledge, London and New York.
-
Szmerenyi: 1980
= Szmerenyi, Oswald. Einfuehrung in die vergleichende Sprachwissens
chaft. Darmstadt.
-
Vasmer:
1921
= Vasmer, Max. Studien zur albanischen Wortforschung. Dorpat.
-
-
Shėnim:
Pėr pėrgatitjen e kėsaj kumtese janė pasur parasysh edhe Old Persian
Texts si edhe Enseignement de la langue persane e Yadollah Samareh,
Ph. D., vėnė nė dispozicion nga Fondacioni Kulturor "Saadi Shirazi",
Tiranė.
-
-
-
Shenime
-
-
1. Gjuhėt indoevropiane tė grupit iranian fliten sot
nė Iran, Afganistan, Taxhikistan; ka edhe grupe tė rėndėsishme qė
flasin kėto gjuhė nė vende tė tjera, si nė Turqi, Irak, Siri,
Pakistan etj. Nė Mesjetė kėto gjuhė kanė pasur njė shtrirje dhe mė
tė gjerė (shih Sims-Williams: 1997, 125).
-
2. Shih T. Dizdari, "Perla" 1996/2, 17 v.
-
3. Nė persishten e re: sad.
-
4. Pėr numėrorin shta-tė tė shqipes shih Demiraj,
Bardhyl: 1997, 65 vv.; kurse pėr trajtat hapta tė avesishtes dhe
saptį tė sanskritishtes shih Rix: 1976, 76; Szemereny: 1980, 206.
-
5. Pėr burimin e bashkėtingėlloreve mbylltore tė
aspiruara nė gjuhėt indoevropiane shih Szmerenyi: 1980, 134 vv. dhe
Mayrhofer: 1986, 91 vv., ku jepen edhe mendimet e gjuhėtarėve tė
ndryshėm mbi numrin zanafillės tė mbylltoreve tė aspiruara.
-
6. P.sh. tė krahasohen: avesishte friia, indishte e
vjetėr priya "i dashur"; persishte e vjetėr thuvam, avesishte thvam,
indishte e vjetėr tvam "ty" etj.
-
7. Pėr rrethanat fonetike tė evolucionit tė */s/
indoevropiane nė /Ó/, pėrkatėsisht /h/ nė iranishten e vjetėr shih
Sims-Williams: 1997, 133 vv.
-
8. Pėr vjetėrsinė e kėtij evolucioni nė iranishte shih
Sims-Williams: 1997, 133, kurse pėr shqipen shih Demiraj: 1996, 209
v.
-
9. Krahas evolucionit /th/ > /s/, nė persishten e re
kemi edhe shndėrrimin /dh/ > /z/.
-
10. Shih shėnimin 9.
Dėrguar mė 22 shtator 2003, nga
Ēerēiz
Loloēi (Tiranė)
|
|