| |
 |
|
|
|
23.09.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte 23 shtator 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti koordinatoren rajonale tė Bankės Botėrore
-
Pas
takimit me Presidentin Rugova, zv.ministri bullgar paralajmėroi
hapjen e njė zyre nė Prishtinė
-
A.Gashi: "Ne besojmė nė pavarėsinė e Kosovės si faktor stabiliteti
tė Evropės Juglindore"
-
Tiroli i Austrisė do tė ndihmojė komunėn e Podujevės
-
Anėtarėt e Komisionit pėr Kulturė tė Parlamentit tė Kosovės kanė
bėrė dje njė vizitė pune nė Mitrovicė
-
Banka Botėrore ka dhuruar dy donacione pėr Kosovėn nė vlerė prej 4.8
milionė euro
-
Ministri i Transportit dhe drejtoresha e Bankės Botėrore pėr Evropėn
Juglindore pėruruan rrugėn Lipjan-Magurė
-
U
rrumbullaksua procesi i certifikimit edhe tė pesė komunave
-
Nė
Prishtinė filloi festivali kombėtar i kėngėve dhe valleve pėr fėmijė
"Ylberi i Prishtinės"
-
Ushtria serbo-malazeze konfirmon arrestimin e njė nėnkoloneli pėr
spiunazh nė favor tė Rusisė
-
Kryeministri maqedonas ka kėrkuar nga BE njė mision policor qė do tė
zėvenėsonte atė ushtarak "konkordia"
-
Qeveria maqedonase pezulloi vendimin e ministrit tė arsimit pėr
hapjen e njė paralele me mėsim nė gjuhėn shqipe nė Manastir
-
Vdiq
albanologu i njohur Jup Kastrati
-
Nuk
do tė ketė shtet palestinez ndėrsa udhėheqja palestineze nuk
largohet nga Arafati, kanė thėnė Bush e Pauell
-
Armata e Ugandės ka shpėtuar 149 fėmijė, qė janė mbajtur nga
kryengritėsit
-
Vritet njė palestinez dhe njė tjetėr vdes nga plagėt e marra
-
Forcat amerikane kanė vrarė 3 persona nė njė sulm tė kombinuar ajror
dhe tokėsor nė Falluxha
-
Ish-senatorja Karol Moseli Braun ka hyrė nė garėn pėr zgjedhjet
presidenciale 2004
-
Uragani Marti ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 3 vetėve nė brigjet e
Pacifikut nė Meksiko
-
Rreth 50 vetė kanė humbur jetėn dhe 30 tė tjerė janė lėnduar nė njė
aksident rrugor nė Ugandė
-
Trupat izraelite kanė vrarė njė militant islamik, qė orvatej tė
depėrtonte nė vendbanimin ebrait Dugit
-
Kondoliza Rajs thotė se plani francez pėr vetėqeverisjen irakiane
nuk mund tė funksionojė
-
Anan
- Do tė rishikojmė praninė nė Bagdad
-
Presidenti Bush mban sot njė fjalim para Kombeve tė Bashkuara
-
NATO
emėroi ministrin e jashtėm holandez nė postin e sekretarit tė
pėrgjithshėm tė Aleancės Veriatlantike
-
Tė
paktėn njė polic dhe tre militantė janė vrarė sot nė njė incident nė
Arabinė Saudi
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova priti koordinatoren rajonale tė Bankės Botėrore
-
 |
|
-
Prishtinė, 23 shtator 2003
- Presidenti
Rugova priti sot zonjėn Orsalia Kalancopulos, koordinatore
rajonale pėr Evropėn Juglindore tė Bankės Botėrore, e cila ka
ardhur nė Kosovė me njė ndihmė konkrete nga kjo Bankė.
-
Nė kėtė takim u bisedua pėr mundėsitė e zhvillimit tė
sektorėve tė ndryshėm qė do tė bėjnė tė mundur punėsim mė tė
madh dhe qė do ta nxisin zhvillimin e Kosovės, tha Presidenti
Rugova.
-
-
Ai pasi falenderoi zonjėn
Kalancopulos pėr ndihmėn e dhėnė pėr Kosovėn, tha se shpreson
qė Banka Botėrore tė vazhdojė ta ndihmojė edhe mė tutje
Kosovėn.
|
-
Presidenti
shfaqi shpresėn qė njė ditė, sa mė shpejt tė jetė e mundur, Kosova
tė jetė anėtare e kėsaj Banke.
-
-
Zonja Kalancopulos, pasi
shprehu kėnaqėsinė qė sėrish ndodhet nė Kosovė, tha se shpreson qė
Banka Botėrore do tė jetė nė gjendje tė bėhet njė partner i
rėndėsishėm nė zhvillimin e Kosovės.
-
-
Ajo shtoi se rruga ėshtė e hapur, por
duhet lėvizur pėrpara qė tė identifikohen sektorėt pėr investime tė
mundshme, pėr tė rritur numrin e vendeve tė punės nė Kosovė.
-
-
-
Pas
takimit me Presidentin Rugova, zv.ministri bullgar paralajmėroi
hapjen e njė zyre nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 23 shtator 2003
- Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova priti sot zėvendėsministrin e Punėve tė Jashtme tė
Bullgarisė Ivan Petkov, i cili ndodhet pėr njė vizitė nė Kosovė.
-
Presidenti Rugova nė takimin me diplomatin bullgar foli pėr
zhvillimet dhe progresin e arritur nė Kosovė, pėr gjendjen e
sigurisė dhe pėr objektivat e qeverisė dhe institucioneve kosovare,
si dhe pėr integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė e Kosovės.
Presidenti theksoi se aktualisht po punohet me UNMIK-un pėr tė pasur
njė bashkėpunim mė tė ngushtė e mė produktiv.
-
Edhe nė kėtė takim Rugova kėrkoi qė Kosova tė njihet sa mė shpejt si
vend i pavarur e i integruar nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė
miqėsi me SHBA-tė.
-
Me kėtė rast Presidenti Rugova falenderoi zv/ministrin bullgar pėr
bashkėpunimin e mirė me Bullgarinė, pėr ndihmėn qė ky vend i ka
dhėnė Kosovės pas luftės dhe kėrkoi edhe njė herė pėrkrahjen e
Bullgarisė, sepse ajo vitin e ardhshėm do tė jetė kryesuese e radhės
e OSBE-sė.
-
Nga ana e tij, zv.ministri i jashtėm bullgar Petkov, pasi e
falenderoi Preisentin Rugova pėr pritjen, tha se pati njė takim
shumė tė frytshėm me Presidentin. Ai tha se Bullgaria e sheh si
shumė tė rėndėsishėm krijimin e paqes dhe tė sigurisė nė Kosovė.
-
-
"Ne jemi shumė tė gėzuar qė dialogu do
tė filloje shumė shpejt. Bullgaria, e cila do tė jetė kryesuese e
radhės sė OSBE-sė nga fillimi i janarit tė vitit tė ardhshėm, ėshtė
shumė e interesuar qė tė ketė kontakte tė afėrta, qė tė jetė sa mė e
informuar", theksoi diplomati bullgar.
-
-
Ai paralajmėroi se Bullgaria do tė hapė
nė Kosovė njė zyrė tė ndėrlidhjes, e cila do tė hapet shumė shpejt,
duke shtuar se Sofja zyrtare tashmė ka pėrcaktuar njė staf
diplomatėsh me eksperiencė, tė cilėt do tė vijnė nė Prishtinė nė
fillim tė tetorit.
-
"Ne biseduam edhe pėr ngritjen e nivelit tė bashkėpunimit ekonomik
nga tė dy anėt, si p.sh. eksportimin e energjisė elektrike nė
Kosovė, dhe disa fusha tjera tė bashkėpunimit. Pra, ne jemi tė
interesuar pėr paqe, stabilitet dhe siguri kėtu", pėrfundoi
deklaratėn e tij zv.ministri i jashtėm bullgar Petkov.
-
-
-
A.Gashi: "Ne besojmė nė pavarėsinė e Kosovės si faktor stabiliteti
tė Evropės Juglindore"
-
-
Uashington, 23 shtator 2003
- I pyetur se si ka
ndikuar pėr ēėshtjen e Kosovės zhvendosja e vėmendjes tė politikės
sė jashtme amerikane, Alush Gashi, sekretar pėr Marrėdhėnie me
Jashtė i LDK-sė thotė se nuk mendon qė Kosova ka qenė lėnė pasdore,
dhe nuk mendon qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e kanė zhvendosur
fokusin.
-
"Natyrisht, angazhimi numerik ėshtė mė i madh nė atė pjesė tė botės,
(shėnim:Irak), por ne kemi njė mision tė shkėlqyeshėm amerikan nė
Prishtinė, kemi njė forcė ushtarake substanciale, kemi investime
amerikane me pėrmbajtje nė Kosovė dhe kemi nė kėtė fazė njė ndihmė
pėr zgjedhjen e statusit final, kėshtu qė unė mendoj se vėmendja
amerikane ka qenė e vazhdueshme", tha Alush Gashi nė njė intervistė
pėr "Zėrin e Amerikės".
-
Nė lidhje me idenė qė Bashkimi Evropian tė marrė pėrsipėr forcat
paqeruajtėse nė Kosovė, Alush Gashi tha se ėshtė fakt qė Kosova
ėshtė nė Evropė, por gjatė kėtij 100 vjeēari, fatkeqėsisht Evropa
nuk ka arritur tė zgjidhė asnjė konflikt evropian. Sipas tij, ėshtė
e domosdoshme njė fuqi substanciale amerikane pėr mbajtjen e paqes
nė Kosovė dhe garancinė e demokracisė nė Evropėn Juglindore.
-
Duke folur pėr fillimin e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinė,
Alush Gashi tha se Kosova i ka tė gjitha kushtet qė debatohen brenda
institucioneve pėr t'i shprehur pikėpamjet. "Presidenti,
kryeministri dhe kuvendi nė tėrėsi, janė tė bindur qė Kosova ėshtė
pėrpjekur qė tė jetė e pavarur dhe tė vazhdojė ndėrtimin e vet,
ashtu si vendet e tjera", tha ai dhe shtoi se, "pa njė pėrgatitje
shumė tė fuqishme, ne kemi shumė rezerva sa i pėrket takimit optik
nė mes tė dy palėve".
-
Ai tha se ėshtė i bindur se nevojitet ndėrmjetėsimi amerikan dhe
garanca amerikane pėr implementim eventual tė njė marrėveshjeje
teknike, e cila, sipas tij, duhet tė zhvillohet nė nivel tė
nėndrejtorėve.
"Ne besojmė nė pavarėsinė e Kosovės si faktor stabiliteti tė Evropės
Juglindore, ne besojmė nė pavarėsi, si mundėsi e hapjes sė
investimeve", tha Gashi, duke qenė i bindur se "ēėshtja e statusit
do tė zgjidhet shumė mė shpejt se sa thonė tė tjerėt".
-
-
-
Tiroli i Austrisė do tė ndihmojė komunėn e Podujevės
-
-
Podujevė, 23 shtator 2003
Nė kuadėr tė
bashkėpunimit nė mes tė komunės sė Podujevės me Tirolin e Veriut tė
Austrisė, kėto ditė nė Podujevė po qėndron njė delegacion i
udhėhequr nga ministri Peter Logar dhe bashkėpunėtorja Melita Duma.
-
Ministri Logar dhe zonja Duma sot u pritėn nga Kryetari i komunės sė
Podujevės Agim Veliu. Nė kėtė takim u bisedua pėr vazhdimin e
bashkėpunimit mes Podujevės dhe Tirolit i cili po intensifikohet.
-
-
Ministri Logar njoftoi pėr ndihmat qė
pritet kėto ditė tė arrijnė pėr shkollėn shqipe si dhe pėr njė
ndihmė tjetėr pėr projektin e liqenit tė Batllavės, pėrkatėsisht
zhvillimin e atij rajoni bujqėsor, blegtoral e turistik, deklaroi
Veliu.
-
Kryetari i komunės sė Podujevės e njoftoi ministrin Logar me
pėrparimet dhe projektet qė janė realizuar e po realizohen nė
infrastrukturė dhe fusha tjera nė komunėn e Podujevės.
-
-
-
Anėtarėt e Komisionit pėr Kulturė tė Parlamentit tė Kosovės kanė
bėrė dje njė vizitė pune nė Mitrovicė
-
-
Mitrovicė, 23 shtator 2003
- Anėtarėt e Komisionit
pėr Kulturė tė Parlamentit tė Kosovės, me nė krye Edi Shukriun, kanė
bėrė dje njė vizitė pune nė komunėn e Mitrovicės dhe kanė biseduar
edhe me Faruk Spahinė, kryetar i Kuvendit tė Komunės.
-
Faruk Spahija u ka thėnė parlamentarėve se udhėheqja komunale ėshtė
e interesuar qė tė vazhdojė realizimin e mėtutjeshėm tė projektit tė
qendrės sė kulturės "Rexhep Mitrovica", me ēka do tė krijoheshin
kushte pėr zhvillimin e mirėfilltė tė krijimtarisė kulturore dhe
Mitrovica tė bėhet njė qendėr evropiane e kulturės, duke kėrkuar
kėshtu nga anėtarėt e Komisionit qė tė pėrkrahin kėtė ide dhe tė
angazhohen tek institucionet e vendit qė tė ndihmojnė materialisht
nė realizimin e saj.
-
Poashtu, Spahija ka thėnė se institucionet e Kosovės duhet t'u japin
prioritet projekteve kulturore nga komuna e Mitrovicės.
-
Anėtarėt e Komisionit pėr Kulturė tė Parlamentit tė Kosovės kanė
biseduar nė Qendrėn e Kulturės edhe pėr problemet tjera nė fushėn e
kulturės, me pėrgjegjėsit pėr kulturė tė komunės dhe me kėtė rast
ėshtė shtruar kėrkesa pėr themelimin e Qendrės pėr mbrojtjen e
trashėgimisė kulturore, ngase kjo trevė ėshtė e pasur me trashėgimi
kulturore.
-
-
-
Banka
Botėrore ka dhuruar dy donacione pėr Kosovėn nė vlerė prej 4.8
milionė euro
-
-
Prishtinė, 23 shtator 2003
- Banka Botėrore ka
dhuruar dy donacione pėr Kosovėn nė vlerė prej 4.8 milionė euro.
Donacioni i parė i Bankės Botėrore qė ndihmon drejtpėrdrejt
konsolidimin e buxhetit tė Kosovės ėshtė 3.7 mulionė euro, ndėrkaq
donacioni i dytė qė ėshtė destinuar pėr tė ndihmuar projektin e
ndihmės teknike tė sektorit tė energjisė kap shumėn prej 1.1 milion
euro.
-
-
Ky donacion ėshtė nėnshkruar nga
udhėheqėsi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorf dhe
drejtoresha e koordinatorja rajonale e Bankės Botėrore pėr Evropėn
Juglindore Orsalia Kalacupulos. Banka Botėrore si institucion i
fuqishėm financiar do tė vazhdojė ta ndihmojė Kosovėn edhe nė vitet
e ardhshme.
-
Zonja Kalacupulos shtoi se projekti pėr nėnshkrimin e marrėveshjes
sė sipėrshėnuar ka tė bėjė me asistencėn nė zhvillimin e kapacitetit
pėr shkėmbim tė qėndrueshėm komercial tė energjisė nė sistemin
rajonal, me optimizmin e pėrdorimit tė kapaciteteve ekzistuese e
gjeneruese nėpėrmjet shpėrndarjes ekonomike si dhe me vendosjen e
kornizės pėr tėrheqjen e investimeve.
-
-
-
Ministri i Transportit dhe drejtoresha e Bankės Botėrore pėr Evropėn
Juglindore pėruruan rrugėn Lipjan-Magurė
-
-
Lypjan, 23 shtator 2003
- Ministri i Transportit
dhe Posttelekomunikacionit tė Kosovės, Zef Morina dhe drejtoresha e
Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, zonja Orsalia Kalacupulos
pėruruan dje rrugėn Lipjan-Magurė. Pėr kėtė aks rrugor tė gjatė 10.3
km.
-
-
Banka Botėrore dhe Ministria e
Transportit dhe Posttelekomit tė Kosovės kanė investuar 650 mijė
euro. Kjo rrugė lidh Aeroportin e Prishtinės me magjistralen Pejė -
Prishtinė dhe Prishtinė - Shkup. Kėtė projekt e ka ndihmuar edhe
Qeveria holandeze.
-
Ministri Morina tha se ndėrtimi i kėsaj rruge ėshtė rezultat i
angazhimit tė vazhdueshėm tė kėsaj Ministrie nė ngritjen e njė
infrastrukture tė mirėfilltė rrugore nė Kosovė.
-
Ndėrkaq, drejtoresha e Bakės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, me
kėtė rast tha se ėshtė e bindur se kjo rrugė do tė jetė edhe njė
kontribut i cili do tė ndikojė nė zhvillimin e gjithmbarshėm tė
Kosovės. Ajo shtoi se Banka Botėrore edhe mėtej do ta mbėshtesė
infrastrukturėn rrugore nė Kosovė.
-
-
-
U
rrumbullaksua procesi i certifikimit edhe tė pesė komunave
-
-
Prishtinė, 23 shtator 2003
- Procesi i certifikimit
tė kuvendeve komunale u rrumbullakėsua dje me certifikimin e pesė
komunave: Vushtrrisė, Dardanės, Zubin Potokut, Deēanit e Skėnderaj.
Megjithėse Artana (Novobėrda) ka mbetur ende pa u certifikuar.
-
-
"Ministria e Ekonomisė dhe Financave tė
Kosovė me struktura tė tjera dhe nė bashkėpunim me tenderin
ndėrkombėtar do tė bėjnė gjithėēka tė jetė e mundur qė edhe kjo
komunė tė fitojė tė drejtėn e certifikimit", tha ministri pėr
Ekonomi dhe Financa, Ali Sadrija. Ai shtoi se kuvendet komunale tė
cilat janė certifikuar kanė kaluar nė disa faza.
-
-
-
Nė
Prishtinė filloi festivali kombėtar i kėngėve dhe valleve pėr fėmijė
"Ylberi i Prishtinės"
-
-
Prishtinė, 23 shtator 2003
- Festivali treditor
kombėtar i kėngėve dhe valleve pėr fėmijė "Ylberi i Prishtinės" ku
marrin fėmijėt nga tė gjitha trojet shqiptare, ka filluar dje
pasdite nė Prishtinė me njė defilim tė tė gjitha ansambleve
pjesėmarrėse para bustit tė Skėnderbeut me mesazhin: "Pėr paqe dhe
dashuri tė fėmijėve kudo nė botė".
-
-
-
Ushtria serbo-malazeze konfirmon arrestimin e njė nėnkoloneli pėr
spiunazh nė favor tė Rusisė
-
-
Beograd, 23 shtator 2003
- Ministria e Mbrojtjes e
Serbisė dhe e Malit tė Zi ka njoftuar se ėshtė arrestuar nėnkoloneli
Dragolub Zhivkoviq nėn dyshimin se ka kryer vepėr penale tė
spiunazhit, prezentimit tė rremė dhe falsikifikimit tė dokumenteve.
Zhivkoviqit i ėshtė caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditėsh.
-
Njė gjykatė ushtarake nė Beograd sot ka hapur procedurėn hetimore
kundėr Zhuivkoviqit pėr vepėr penale.
Mediat serbe, ndėrkaq njoftojnė se disa oficerė tė ushtrisė
serbo-malazeze janė ndaluar nėn dyshimin se me vite janė marrė me
spiunazh nė dobi tė Rusisė.
-
Analistėt serbė nuk shprehin habinė pse oficerėt serbė kanė spiunuar
pėr Rusinė, posaēėrisht nė kontekstin e reformės sė armatės
serbo-malazeze.
-
Kohė mė parė flitej se Rusia qendrėn e vet tė spiunazhit pėr
Ballkanin e ka transferuar nga Sofja nė Beograd. Ndėrkaq, ish-shefi
i shėrbimit sekret ushtarak jugosllav (gjatė kohės sa Koshtunica
ishte president) Aca Tomiq ėshtė shkolluar nė Rusi.
-
-
-
Kryeministri maqedonas ka kėrkuar nga BE njė mision policor qė do tė
zėvenėsonte atė ushtarak "konkordia"
-
-
Luksemburg, 23 shtator 2003
- Kryeministri maqedonas
Branko Cėrvenkovski, pėrmes njė letre dėrguar pėrfaqėsuesit tė lartė
tė BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe tė Sigurisė, Havier Solana, ka
kėrkuar nga Bashkimi Evropian njė mision policor.
-
Burimet qeveritare nė Shkup thonė se ky mision do tė duhet tė
zėvendėsonte atė ushtarak "Konkordia".
Zyra e z. Solana, duke konfirmuar kėrkesėn zyrtare tė kryeministrit
tė Maqedonisė thotė se kanė filluar tė bėhen pėrgatitjet pėr
funksionimin e misionit policor.
-
Kristina Galak, zėdhėnėse e Havier Solanės, tha pėr BBC-nė se
detajet po shqyrtohen dhe shpresohet se ministrat e BE-sė tė marrin
vendim pėr misionin e ri tė BE-sė nė fund tė kėtij muaji.
-
Bėhet e ditur se planin e misionit policor tė BE-sė pėr nė Maqedoni
do ta shqyrtojnė sot ambasadorėt e BE-sė nė Bruksel.
-
-
-
Qeveria maqedonase pezulloi vendimin e ministrit tė arsimit pėr
hapjen e njė paralele me mėsim nė gjuhėn shqipe nė Manastir
-
-
Shkup, 23 shtator 2003
- Qeveria e Maqedonisė ka
verifikuar vendimin e zėvendėsministrit tė arsimit pėr pezullimin e
vendimit tė ministrit tė arsimit Aziz Pollozhani pėr hapjen e njė
paralele me mėsim nė gjuhėn shqipe nė Manastir.
-
-
Zėdhėnėsi i Qeverisė Sasho Ēollakovski
ka thėnė se ėshtė tėrhequr edhe vendimi i ministrit Pollozhani pėr
rikthimin e paraleleve me mėsim nė gjuhėn shqipe nė Shkollėn e Mesme
Ekonomike nė Shkup nga njė shkollė tjetėr qė nuk frekuentohej nga
nxėnėsit shqiptarė.
-
Nga ana tjetėr Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė ka mbėshtetur kėrkesat
e nxėnėsve shqiptarė tė Shkollės Ekonomike nė Shkup qė tė kthehen nė
objektin shkollor ku kishin mėsuar para disa viteve.
-
Ndėrkaq, ministri i Arsimit Aziz Pollozhani, tha se duke marrė
parasysh situatėn e krijuar nė Manastir rreth hapjes sė kėtyre
paraleleve me mėsim nė gjuhėn shqipe nė bashkėpunim me strukturat mė
tė larta tė BDI-sė u mor vendimi pėr pezullimin e kėsaj paralele me
mėsim nė gjuhėn shqipe nė Manastir, duke kėrkuar mundėsitė qė kjo
ēėshtje tė zgjidhet nė mėnyrė paqėsore.
-
-
-
Vdiq
albanologu i njohur Jup Kastrati
-
-
Shkodėr, 23 shtator 2003
- Pas njė sėmundjeje tė
rėndė dje vdiq nė moshėn 78-vjeēare gjuhėtari i njohur shqiptar Dr.
Jup Kastrati. Profesor Jup Kastrati ėshtė ndėr emrat mė tė shquar tė
shkences ndėr gjithė shqiptarėt. Vepra e tij ka lėnė gjurmė tė
pashlyera nė historinė e albanalogjisė dhe te studimeve gjuhėsore.
-
Ai ka marrė mjaft tituj nderi nga shumė universitete nė mbarė botėn.
Mesues i Popullit, Mjeshter i madh i Punes "Akorduar nga Presidenti
i Republikes) dhe qytetar nderi i Shkodres jane vetem disa nga
titujt qe gezonte profesori i nderuar.
-
Me qindra e qindra breza mėsuesish tė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe
janė diplomuar nga Pr. Jup Kastrati. Vepra e tij me madhore ėshtė
"Studime albanalogjike", njė vepėr voluminoze qė ėshtė edhe studimi
i jetės sė tij.
-
-
Ndėrsa ka njė sėrė studimesh e
monografish pėr autorė tė ndryshem, gjuhėtarė dhe shkrimtarė
shqiptarė nder te cilet spikatin monografite per Faik Konicen,
Jeronim De Raden dhe autore te tjere.
-
-
-
Nuk do tė ketė
shtet palestinez ndėrsa udhėheqja palestineze nuk largohet nga
Arafati, kanė thėnė
Bush e Pauell
-
-
Uashington, 23 shtator 2003
- Nuk do tė ketė shtet
palestinez ndėrsa udhėheqja palestineze nuk mposht terrorizmin dhe
nuk largohet nga Jaser Arafati, kanė paralajmėruar tė martėn
Presidenit amerikan Bush dhe sekretari i Shtetit Pauell.
-
"Nė interesin e tė gjithėve ėshtė qė tė realizohet shteti
palestinez", ka thėnė Bush nė njė bisedė pėr televizionin Foks, duke
shtuar se kjo "nuk do tė ndodhė ndėrsa bashkėbiseduesi, ai qė tė
quhet pėrfaqėsues i popullit palestinze, tė mos luftojė kundėr
terrorizmit".
-
SHBA-tė dėshirojnė qė qeveria e palestineze tė largohet nga
"intrigat" e Arafatit nėse don tė realizojė shtetin palestinez, ka
thėnė sekretari amerikan i Shtetit. Kolin Pauell ka theksuar se
"Arafati nuk ėshtė partner i besueshėm pėr paqe".
-
-
-
Armata e Ugandės ka shpėtuar 149 fėmijė, qė janė mbajtur nga
kryengritėsit
-
-
Kampala, 23 shtator 2003
Armata e Ugandės ka
shpėtuar 149 fėmijė, qė janė mbajtur nė pjesėn veriore tė vendit, ku
vepron Armata kryengritėse e rezistencės, njofton BBCnews. Zėdhėnėsi
i ushtrisė ugandeze ka thėnė gjithashtu se gjatė operacionit
njėjavor forcat qeveritare kanė vrarė 24 kryengritės, kurse aramata
ka humbur tre ushtarė. Njoftohet se fėmijėt janė lėnė nga
kryengritėsit pasi armata kishte rrethuar ata nė distriktet Gulu,
Kitgum dhe Pader.
-
-
-
Vritet njė palestinez dhe njė tjetėr vdes nga plagėt e marra
-
-
Gaza, 23 shtator 2003
Sipas njoftimeve mė tė reja tė
autoriteteve palestineze tė informacionit (IPC), forcat izraelite
kanė vrarė sot (e martė) njė palestinez afėr qytetit Beit Lahia nė
veri tė Rripit tė Gazės.
-
-
Burimet e sigurimit palestinez kanė
thėnė se trupat izraelite tė stacionuara nė koloninė hebraike Dugit,
afėr qytetit Beit Lahia, kanė hapur zjarr nė shtėpitė palestineze
dhe kėshtu kanė vrarė njė qytetar palestinez, tė quajtur Marvan
Najar, 19-vjeēar.
-
Ndėrkaq, burinmet izraelite kanė thėnė se palestinezi i armatosur
ėshtė vrarė duke u orvatur tė depėrtojė nė koloninė hebraike Dugit.
I njėjti burim palestinez bėn tė ditur gjithashtu se po sot nė
Nablus ka vdekur edhe njė palestinez nga plagėt e marra nga tė
shtėnat e forcave izraelite njė vit mė parė.
-
-
-
Forcat amerikane kanė vrarė 3 persona nė njė sulm tė kombinuar ajror
dhe tokėsor nė Falluxha
-
-
Falluxha, 23 shtator 2003
Policia irakiane ka
thėnė se forcat amerikane kanė kryer sot heret nė mengjes (e martė)
njė sulm tė kombinuar ajror dhe tokėsor nė Falluxha dhe gjatė kėtij
operacioni kanė vrarė tre persona dhe kanė plagosur edhe tre tė
tjerė, njofton AP.
-
Ushtria amerikane ka deklaruar se di vetėm pėr njė tė vrarė. Sipas
zėdhėnėsit ushtarak amerikan, Nikol Thopson ky operacion ka filluar
pasi trupat amerikane janė sulmuar. Trupat tokėsore kishin bėrė
thirrje pėr ndihmė ajrore pasi sulmuesit ishin ndeshur me ta. Gjatė
luftimeve ėshtė vrarė njė luftėtar, ka thėnė ai.
-
Incidenti ka ndodhur nė al-Sjr, fshat 9 mila nė veri ta qytetit
Falluxha. Rreth 20 minuta mė vonė janė dėgjuar tri shpėrthime tė
veēanta. Dy tė vrarė janė sjellė nė spital. Kishin vdekur para se tė
arrinin nė spital. Njė i lėnduar tjetėr ka vdekur nė spital . Ishin
tre tė lėnduar, ka thėnė njė lejtnant policie me emrin Nabil.
-
-
-
Ish-senatorja Karol Moseli Braun ka hyrė nė garėn pėr zgjedhjet
presidenciale 2004
-
-
Uashington, 23 shtator 2003
Ish-senatorja e shtetit
amerikan Illinois, Karol Moseli Braun, ka hyrė zyrtarisht nė garėn
pėr zgjedhjet presidenciale amerikane tė vitit 2004 dhe kjo ėshtė
gruaja e parė, qė hyn nė njė garė tė tillė, njofton BBCWorld.
-
-
Znj. Braun ka shpallur dje nė
Universitetin e Uashingtonit vendimin e saj pėr tė kėrkuar nominimin
demokratik si rivale e Xhorxh Bushit. Komentatorėt, zonjės Braun, qė
ėshtė gruaja e parė zezake e zgjedhur nė senatin amerikan, nuk i
japin shansė pėr tė fituar nominimin.
-
-
-
Uragani Marti ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 3 vetėve nė brigjet e
Pacifikut nė Meksiko
-
-
Meksiko, 23 shtator 2003
- Uragani Marti ka
shkaktuar vdekjen e tė pakten tre vetėve nė brigjet e Pacifikut nė
Meksiko, njofton BBCWorld. Uragani ka kaluar mbrėmė gadishullin
Baxha tė Kalifornisė.
-
-
Erėrat e fuqishme, qė po lėvizin me
shjpejtėsi prej 140 km nė orė kanė shkaktuar ndėrprejen e energjisė
elektrike dhe tė ujėsjellėsit, kurse shirat e rrėmbyeshme kanė
shkaktuar vershime nė qytetet bregdetare. Uragani Marti ishte
pothuaj me fuqi tė njėjtė me uraganin Izabel nė bregdetin lindor
amerikan, qė shkatoi vdekjen e tė pakten 28 vetėve.
-
-
-
Rreth
50 vetė kanė humbur jetėn dhe 30 tė tjerė janė lėnduar nė njė
aksident rrugor nė Ugandė
-
-
Kampala, 23 shtator 2003
- Rreth 50 vetė kanė
humbur jetėn dhe 30 tė tjerė janė lėnduar nė njė aksident rrugor
afėr kufirit tė Ugandės me Ruandėn, ku njė autobus ėshtė pėplasur nė
njė kamion, njofton BBCWorld.
-
-
Autobusi udhėtonte nga Burundi dhe
transportonte shumė nxėnės ruandezė dhe burundianė, qė po ktheheshin
tė mėsojnė nė Ugandė.
-
-
Njė kamion, qė transportonte thasė me
misėr nė Burundi, ndihmė e Kombeve tė Bashkuara, ėshtė pėrplasur me
njė autobus, qė shkonte pėr Kjonjo, 4 km nga qyteti ndėrkufitar
Ruandė-Ugandė, Gatuna. Shoferėt e tė dy automjeteve kanė vdekur nė
vend.
-
-
-
Trupat izraelite kanė vrarė njė militant islamik, qė orvatej tė
depėrtonte nė vendbanimin ebrait Dugit
-
-
Gaza, 23 shtator 2003
Trupat izraelite kanė vrarė sot
(e martė) njė militant islamik, i cili ėshtė orvatur tė depėrtojė nė
vendbanimin ebrait nė Rripin e Gazės, njofton Rojter.
-
-
Incidenti ka ndodhur pasi Izraeli ka
refuzuar propozimin e presidentit palestinez Jaser Arafat pėr
armėpushim tė kushtėzuar.
-
-
Xhihadi islamik, njė nga grupet
militante qė Uashingtoni u ka kėrkuar tė ndėrprejnė dhunėn nė favor
tė shtetėsisė palestineze sipas planit amerikan, ka thėnė se
palestinezi i armatosur ėshtė vrarė jashtė vendbanimit hebraik
Dugit.
-
-
-
Kondoliza Rajs thotė se plani francez pėr vetėqeverisjen irakiane
nuk mund tė funksionojė
-
-
Uashington, 23 shtator 2003
- Kėshilltarja e
Presidentit Bush pėr Ēėshtje tė Sigurisė, Kondoliza Rajs thotė se
plani francez pėr vetėqeverisjen irakiane, nuk mund tė funksionojė.
-
Presidenti francez, Zhak Shirak, ka propozuar njė plan dyfazėsh pėr
Irakun: nė fillim tė bėhet njė transferim simbolik i sovranitetit
tek Kėshilli Qeverisės i vendit dhe pastaj, tė bėhet transferimi
real i pushtetit nė duart e irakjanėve brenda gjashtė deri nėntė
muajsh.
-
Znj. Rajs tha se plani francez pėr t'ua dorėzuar pushtetin personave
qė nuk janė zgjedhur pėrmes njė procesi demokratik, nuk do tė
funksiononte.
-
Ajo deklaroi se Franca duhet tė vendosė vetė se ēfarė do tė sjellė
nė sallėn e Kėshillit tė Sigurimit, por shtoi se njė rezulotė e
mundshme pėr Irakun, duhet tė sigurojė njė transferim tė rregullt tė
pushtetit.
-
-
-
Anan
- Do tė rishikojmė praninė nė Bagdad
-
-
Nju Jork, 23 shtator 2003
- Sekretari i pėrgjithshėm
i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan tha se organizata e tij do tė
rivlerėsojė praninė e saj nė Irak pasi njė vetėvrasės me bombė e
vuri nė shėnjestėr selinė e OKB-sė nė Bagdad, duke vrarė veten dhe
njė roje irakiane.
-
Sekretari i pėrgjithshėm tha se zyrtarėt e OKB-sė po takohen pėr tė
diskutuar masat qė duhet ndėrmarrė pas sulmit tė fundit me bombė nė
afėrsi tė selisė sė tyre nė Bagdad.
-
-
-
Presidenti Bush mban sot njė fjalim para Kombeve tė Bashkuara
-
-
Uashington, 23 shtator 2003
- Kėshilltarja amerikane e
Sigurimit Kombėtar, Kondoliza Rajs, e cilėson fjalimin qė do ta
mbajė Presidenti Bush para Kombeve tė Bashkuara si njė thirrje pėr
veprim.
-
"Nė fjalimin e tij, Presidenti do tė diskutojė shumė prej sfidave,
me tė cilat bota pėrballet sot. Ai do ti bėjė thirrje komunitetit
ndėrkombėtar qė tė marė masa pėr ta bėrė botėn njė vend mė tė
sigurtė e mė tė mirė", thotė ajo.
-
Kėshilltarja Rajse tha se Presidenti Bush do tė pėrqėndrohet nė tri
fusha: nė nevojėn pėr tė zhdukuar armėt e shkatėrrimit nė masė, nė
ndalimin e skllavėrisė dhe formave tė tjerė tė shfrytėzimit njerzor,
dhe nė rindėrtimin e Irakut e tė Afganistanit.
-
-
-
NATO
emėroi ministrin e jashtėm holandez nė postin e sekretarit tė
pėrgjithshėm tė Aleancės Veriatlantike
-
-
Bruksel, 23 shtator 2003
- NATO emėroi ministrin e jashtėm holandez, Jap de Hop Shefer, nė
postin e sekretarit tė saj tė pėrgjithshėm. Ambasadorė nga 19 vende
tė NATO-s e bėnė mbrėmė kėtė zgjedhje.
-
Zoti de Hop Shefer tha se dėshėron tė shėrojė marrėdhėniet e
acaruara diplomatike ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe pjesės mė tė
madhe tė Evropės, qė u shkaktuan nga lufta nė Irak.
-
Zoti Shefer ėshtė diplomat karriere dhe udhėheqės politik nė
Holandė. Ai do tė zėvendėsojė mė 1 janar Sekretarin e Pėrgjithshėm,
Xhorxh Robertson.
-
-
-
Tė
paktėn njė polic dhe tre militantė janė vrarė sot nė njė incident nė
Arabinė Saudi
-
-
Riad, 23 shtator 2003
- Tė paktėn njė polic saudit dhe
tre militantė janė vrarė sot gjatė tė shtėnave me njė person tė
armatosur nė jug tė Arabisė Saudite.
-
Njoftohet se pesė militantė janė involvuar nė atė incident, nė tė
cilin katėr policė janė lėnduar lehtė.
"Dy nga terroristėt janė arrestuar, ndėrkaq tre prej tyre janė
vrarė", thuhet nė njė njoftim tė Ministrisė sė Brendshme saudite,
njofton Rojter.
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|