|
-
Mitrovicė, 23 shtator 2003 / Hysni
SYLA -
Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, me bashkėpunėtorė, ka
pritur Ministrin e Transportit dhe tė Telekomunikacionit Zef Morina
dhe bashkėpunėtorėt e tij, me ērast ėshtė biseduar pėr mundėsinė e
zgjidhjes sė problemeve tė ndryshme infrastrukturės rrugore dhe tė
telekomunikacionit nė komunėn e Mitrovicės.
-
-
Fillimisht kryetari
Spahija ka falėnderuar Ministrin Morina pėr mirėkuptimin qė Minstria
qė ai e udhėheq ka treguar pėr kėrkesat e pushtetit lokal me qėllim
tė zgjidhjes sė problemeve tė shumta nė komunė. Kryetari Spahija me
kėtė rast ka veēuar dy projekte me rėndėsi tė posaēme, duke kėrkuar
nga Ministri Morina qė tė ndihmojė nė realizimin e tyre.
-
-
Fjala ėshtė pėr
vazhdimin e rrugės qė lidh Mitrovicėn me Podujevėn dhe tė asaj qė
lidh tri fshatrat shqiptare tė komunės sė Albanikut me Mitrovicėn,
pėrmes Shalės sė Bajgorės. Nė vazhdim , kryetari i Ekzekutivit tė
Kuvendit tė Komunės, Mustafė Pllana e ka njoftuar Ministrin Morina
me projektet tjera prioritare tė komunės, tė cilat nuk mund tė
realizohen pa ndihmėn e Ministrisė sė Transportit dhe
Telekomunikacionit.
-
-
Ministri Zef Morina ka
shprehur gadishmėrinė e Ministrisė sė tij qė tė ndihmojė nė
finansimin e projekteve tė ofruara, duke shtuar se Mitrovica ka
probleme tė shumta dhe se ajo duhet tė ketė prioritet nė zgjidhjen
e tyre, nė mėnyrė qė sėrish tė bėhet qendėr e zhvilluar e vendit.
-
-
Me kėtė rast, Ministri
Morina ka thėnė se mund tė realizohen gjatė kėtij viti disa projekte
mė tė vogla, por tė rėndėsishme, ndėrkohė qė atyre kapitale do tu
jipet prioritet pėr vitin e ardhshėm. Nė kėtė kontekst, Morina ka
thėnė se ka gjasė qė nė vitin e ardhshėm tė vazhdohet ndėrtimi i
rrugės qė lidh Mitrovicėn me Podujevėn pėrmes Shalės sė Bajgorės.
-
-
Nė takim ėshtė biseduar
edhe pėr ndėrhyrjen ilegale tė Post Telekomot tė Serbisė nė ate tė
Kosovės dhe me kėtė rast sėrish ėshtė dėnuar ashpėr njė veprim i
tillė. Ministri Morina ka thėnė se ai ka reaguar ashėpr tek
strukturat e UNMIK-ut dhe tek kryeadministratori Hollkeri lidhur me
kėtė ēėshtje, duke kėrkuar zgjidhjen e kėtij problemi dhe ka
vlerėsuar se UNMIK-u po vepron ngadal nė kėtė drejtim.
|
|