|
Nga
Pjerin SHELDIJA
- Ēka
asht njaj qė tash tri ditė qėndron natė qoshe e se lot kush?
-
Shshsht... Shuej zanin e kush mos tė ndiej, se randė e pėson. Janė
eshtnat e Fishtės, nxjerrė prej vorrit, ku dikur tė mbuluem me kunora
e lule tė freskėta, por qė duert e pėrgjakuna ia hoqen dheut kėtė
dhuratė, se edhe i vdekun ia verbon sytė.
Kaluen
tri ditė e thesi su pa ma!
- Ēu ba
thesi me eshtnat e Fishtės?
E pra:
Shshsht...shuej zanin, e mos tė ndiej kush! Duert e nxime e rrėmbyen,
si thes plehnash, e vertiten me tanė fuqinė e djallit dhe e hodhėn nė
lumin e ftohtė Drin...(Ky ishte dialog mes dy punėtorėve nė Kishėn
Franēeskane tė Gjuhadolit nė Shkodėr, qė po kthehej nė kinoteater...).
Qyqarėt
ata pėr vedi! Menduen, se me ata eshtna gjindet i perziem edhe emni
bashkė me ta, do tė shkrihet e zhduket nji herė e mirė.
Bylmezėt,
qė deri tash vonė kanė firmos me gisht, e sot mezi, prej aty nalt, ku
kanė mujt me hypė prej djallit, mbrrijnė me vue nji firmė shkarravinė,
e skanė si me muejtė me dijtė ma gjatė, e mendojnė se tashma puna
mbaroi e kaq e pat edhe Fishta: u zhduk, u shkri.
- O
mjerana, qė skeni si ti njihni ligjėt e natyrės. Nė kėtė mėnyrė, ju,
atyne eshtnave tė bekuem, i batė ma nderė, e emnin e tij e pėrhapėt,
pa dashje, ma shumė.
Ata
eshtna pėrnjimend qė u shkrinė nė ujė, por prap skeni si e dini ju;
ju vjen vera, e uji i perziem me ata grimca tė arta eshtnash tė
bekuem, kėthehet nė avull, e njitet nalt kah Qiella, merr bekimin e
Zotit, e tue lindė shtėllunga resh, lėshohet nė pikla ujit, e ma vonė
nė rrėshekė, e tue ia kėthye pėrsėri tokės, qė e lindi dhe e pėrqafoi
e para, nė ata dy metra vorr qė ju ia hoqėt sė ruejtuni, por tue i
pėrhapė nė sipėrfaqe tejet tė haptė. E ata grimca qė mbarin me vete
edhe atė emen, qė ju deshėt me e shue, janė aq tė fuqishme sa e
zmadhojnė emnin e tij nė pėrmasa edhe ma gjigande.
E, danė
kėshtu, si ai shiu nė pranverė, qė tue flladitė, kėrthnezė edhe ma
tepėr bimėn edhe e mbushė nė lule. E kėshtu, qė ju kėtij Qiri, qi
bante dritė mbi tė tjerėt nė atė errėsinė tė tmerrshme shekullore, pa
dashje, ia shtuet dritėn, e sa ma kohė qė kalon, atij i pėrtrihen
forcat, e pra, u shndrrue nė Diell pėr kombin, por edhe ma tepėr.
A nuk e
shihni vedin, se pėrditė ju uleni ma poshtė e largoheni aq tepėr, sa
mund tė matet vetėm me shekuj drite?
E pra, as
fizikisht se zhdukėt kret. Diēka harruet, si duket tė dejun prej
marrisė suej, ju rrėshqiti pak gja pa e futė nė atė thes vdekjet.
Me
durimin e arkeologut, frati rrnoi nė atė ish-vorrin e tij, e pėrziem
me dhe, ku asht shkri mishi i tij, por tepėr tė shtrenjta: jo eshtna
kambet por doret, tė asaj dore qė spushoi kurrė, se mendjen na e latė
trashėgim (ndėr vepra), jo eshtna ēfaretdo, por dy unaza kurrizit e dy
brijė, me siguri qė dikur cikeshin me atė zemėr tė madhe qė gjithmonė
rrahu pėr kėtė tokė, pėr kėtė Atme tė bekueme.
A e
pyetni veten (se me siguri, shumė do tė jeni gjallė), ēka pėrfituet?
Po ju
pėrgjigjem unė: Faqen e zezė, aq tė zezė, sa ska oqean qė jua pastron
tė zitė e turpit, qė i keni veshė vedit.
Nuk e dij
se a e keni ndergjegjen tė qetė, sepse ju kujtohet, se batė tė tuejen,
por nė fakt batė tė tijen. Dhe e tija duel. A e shifni? Toka, Drini,
Atdheu asht i tij, jo i jueji; shqiptarėt (tė vėrtetėt), janė tė
tijėt, jo tuejėt. Pra, gjithēka asht e tija, jo e juaja.
Fishta,
asht i Shqipnisė e i shqiptarėve, jo i jueni, natyrisht.
Mbyllni
sytė, se ky Diell ju qorron!
Derguar mė
21 shtator 2003,
nga Klajd
Kapinova (Nju Jork- SHBA)
Shėnim: Jam i detyruar me
shkrujtė se kush e dergon, mbasi gazeta pirate shqiptaro-amerikane
Illyria kėtu nė ShBA pėrvetson pa tė drejtėn e lejes gjithēka nė
internet nė emėr tė njė nacionalizmi tė rrejshėm.
|
|