|
 |
|
22
shtator 2003 / Nga:
Ilir
SECI
Lidhur me
librin "Majat e Shales", ("The Peaks of Shala"), te autores
amerikane Rouz Uajlder Lein, (Rose Wilder Lane), botim i
"Ndermarrja Botuese RILINDJA". Prishtine,1997.
Kur flitet
per librat e ndryshem qe udhetaret e huaj kane bere per vendin
tone nuk jane te pakte emrat te cilet kujtohen menjehere ne
mendjet e njerezve duke ardhe ne kujtese me veprat e tyre ashtu si
e kane pershkruar vendin tone,
vepra te cilat ne shumicen e tyre jane nje ndihmese e madhe ne
njohjen e historise sone pse jane dokumente te rendesishme e
objektive.
Shumica e
ketyre veprave jane afirmuese dhe perveç ndonje autori sllav apo
francez,
(keta te fundit gjithmone kane pasur nje rezonance sa i takon
gjykimit mbi shqiptaret!), ne keto vepra eshte lartesuar miti
shqiptar duke treguar botes se keta shqiptare mes maleve te
Ballkanit jane te denuar nga historia por nuk jane me te paafte se
fqinjet e vet evropiane ata vetem nuk e kane pasur ende fatin e
tyre historik te deshmohen si komb.
Njihet mire
ketu vepra e Edit Durhamit,vepra kolosale e gjuhetareve gjermane e
austriake,vepra te cilat jane njohur e publikuar nga studiuesit ne
mbare viset shqiptare,duke dhene nje model mirenjohje shqiptare
ndaj ketyre veprave.
Por
ne te njejten kohe ne disa raste jane mohuar dhe lene ne harrese
nje radhe veprash qe ishin shkruar nga autore proshqiptare duke
portretizuar shqiptarin me aq dashamiresi sa ky portret qendron
lart ne galerite boterore te kultures. |
Ne mesin e
ketyre autoreve padyshim eshte Rouz Uajlder Lane, (Rose Wilder Lane),
nje autore amerikane e cila ne vitin '20 pati rastin te vizitonte
viset shqiptare ne veri te vendit dhe atje u njoh me jeten dhe
traditat shqiptare duke mbetur e befasuar me çfare gjeti atje dhe pas
udhetimit shkruan nje liber te rralle "Majat e Shales", ("The
Peaks of Shala") ne te cilin portreti shqiptar i dhene aty eshte i
realizuar me shume dashuri e simpati e njeherit me nje objektivitet te
pashoq duke kontribuar ne ndertimin e ures se miqesise
shqiptaro-amerikane.
Nuk mund te
teprohet nese thuhet se kjo autore ka kontribut ne ndertimin e ures se
miqesise shqiptaro-amerikane sepse Rouz Uajlder Lein eshte shume e
njohur si shkrimtare ne Amerike,me nje aktivitet krijues te gjate dhe
me nje emer te njohur ne shume lemi,letersi per femije,
te
drejten e njeriut dhe publicistike,
Rouz
Uajlder Lein nje kohe ishte edhe autorja me e paguar ne bote dhe
kishte nje aktivitet qe shkonte nga nje skaj i globit ne
tjetrin,Ballkan,
Lindje e
Mesme e Lindje e Larget,
duke
dhene vepra te cila jane shume popullore ne ne Amerike e
pergjithesisht ne gjithe boten anglishtfolese.
Po t'i
referohemi emrit dhe "horizontit te pritjes" qe kjo autore pat ne
SHBA
lirisht mund te themi se Lein eshte padyshim autoria me e njohur nga
bota qe ka shkruar ndonjehere per ne si komb!Ndoshta kjo ndokujt mund
t'i duket e pabesueshme por kjo shkrimtare eshte shume e njohur ne
SHBA, France, Angli e Australi,me nje emer te madhe ne fushen e
publicistikes boterore dhe te drejtave te njeriut.
Por kjo autore
ne vepren e vet per shqiptaret "Majat e Shales" kishte skalitur nje
portret shume dashamires te Ahmet Zogut,kapitulli i funit i librit dhe
me kete kapitull ajo e beri vepren e vet te pabotueshme ne kohen e
komunizmit ne Shqiperi gje e cila pasoi me nje gjysem shekulli mungese
njohjeje e tash shqiptaret rrudhin supet te habitur sepse nuk e kane
degjuar kurre!Ne fakt libri eshte shperndare nen dore neper
Shqiperi,
ka patur edhe tentativa ta perkthenin por kurre deri ne
nivelin e nje botimi te mirefillte deri ne diten kur u botua ne
Prishtine ne vitin 1997 nga Enti "RILINDJA" me perkthimin e Avni
Spahiut i cili ka bere nje pune te vyer ne shqiperimin e kesaj vepre
duke u dhene shqiptareve nje veper qe ata e kishin merituar me kohe ta
njihnin e njeherit duke shperblyer me mirenjohje edhe Rouz Uajlder
Lein e cila ne fakt meriton shume me teper nga shqiptaret te cilet
ende nuk e dine rendesine e atij libri ne boten e kultures.Po kush
ishte kjo shkrimtare,studiuese dhe juriste qe nga Amerika erdhi ne ato
vite ne Shqiperi e shkroi ate veper mbi kombin tone?
 |
|
SHENIME
BIOGRAFIKE
...
Rouz Uajlder Lein, (Rose Wilder Lane),
u lind me 5
dhjetor 1886 ne De Smet,
Dakota,ishte femija i pare i Almanzo dhe
Laura Ingalls Uajlder.E ema ishte nje shkrimtare e njohur dhe
lindjen e se bijes Rouz e ka pershkruar ne nje liber me
titull,"Kater vitet e para".Pas lindjes Roses i takon te kete nje
jete me nje varg vuajtjesh,pa u bere dy vjeç e ema semuret dhe e
derguan te jetonte me gjysherit per disa muaj,
pastaj behet moter vetem per pak pse i vellai i vdes pas disa
ditesh,shtepia e tyre ne De Smet u digjet dhe detyrohen te shkojne
njehere ne Minnesota, pastaj ne Florida,
perseri ne Dakota duke u perpjekur te perballojne jeten e veshtire
te asaj kohe.
Gjithe kjo
periudhe levizjesh e perpjekjesh ka ndikimet e veta te kjo
shkrimtare sepse ajo me vone shkruan ne lidhje me keto eksperienca
ne disa libra te saj.Ne 1903 prinderit e lejojne te plotesoje
shkollimin e metejshem ne Louisiana qe e kryen me 1904.Duke qene
nje natyre e pavarur qe ne ate kohe ajo kerkon te beje nje jete me
vete meson telegrafine dhe fillon te punoje per Western Union ne
fillim ne Kanzas City dhe pastaj tre vjet me vone ne Muont Vernon
Indiana. |
Ne vitin 1908
Rose shkon ne Kalifornia aty jeton me nje shoqe e ne kete kohe njihet
me burrin e ardhshem Klere Xhillete Lein,me te cilin martohet ne mars
1909,pas martese shkojne serish ne Kanzas dhe aty Rouz nis te shkruaje
per "Kanzas City Post".Çifti kane nje femije qe nuk jeton gjate
dhe vdes foshnje,e ne kohen pas kesaj fatkeqesie ata shihen te levizin
disa here derisa vendosen ne Kalifornia,
San Françisko ku merren me
shitblerje shtepish.
Rouz vazhdon te
jete nje natyre e pavarur dhe kjo prirje e karakterit te saj me
kalimin e viteve vetem sa theksohet duke krijuar mosmarreveshje
bashkeshortore derisa nje dite ndahet te shoqin,divorcohen ne vitin
1918. Qe nga viti 1915 ishte bere nje emer i njohur ne publicitike
fale punes me "San Francisco Bulletin" dhe me 1917 boton librin
e saj te pare "Henri Ford-jeta e tij" e nje vit me vone
vendoset ne New York duke shkruar per nje gazeten e atjeshme "Hijet
e Bardha dhe detrat e jugut" te Greenwich Village fillimisht
anonime e pastaj boton me emrin e vet "Berja e Herbert Huver"
liber i cili ka emer edhe sot.
 |
|
Pas Luftes
se pare boterore Rouz behet reportere e Kryqit te Kuq Amerikan dhe
nenshkruan nje kontrate qe te raportoje si reportere ne vende te
ndryshme ku shkon.Nis udhetimet neper Evrope shkon edhe ne Rusi
pasi asokohe pati nje periudhe kur u influencua nga idete
komunsite por me t'u kthyer nga Moska deklaron distancimin nga ato
ide,sepse, "Une besoj shume ne lirine e individit dhe komunizmi
nuk gje te perbashket me kete!".
Ne mesin e
gjithe vendeve te Evropes ku ajo shkon, Shqiperia behet shume
shpejt vendi i saj i preferuar,nga udhetimi i pare atje frymezohet
dhe shkruan librin "Majat e Shales",njihet me Rexh Meten
atehere femije jetim nga Vuthajt te cilin e adapton,e ka shoqerues
e ndihmon, i paguan shkollimin e te gjithe niveleve te asaj kohe
derisa perfundon universitetin ne Kembrixh, Angli, pas Luftes se
Dyte Boterore Rexha u arrestua nga komunistet dhe Rouz nderhyn
deri te presidenti amerikan qe t'a lirojne! |
Me vitin 1924
kthehet ne
SHBA shkon ne Rocky Ridge Farm por nuk qendron shume
per t'u kthyer serishmi ne Shqiperi bashke me nje miken e vet dhe ben
nje sere udhetimesh neper Ballkan te cilat jane botuar si shenime
udhetimi ne "Udhetimi me Zenobine","Zenobia" ishte emri
artistik i nje makine "Ford" me te cilen shetit neper Ballkan dhe me
se shumti ne Shqiperi,keto shenime pat planifikuar t'i botonte ne nje
permbledhje titulluar "Kopshti i Shqiperise",me te dhena plot
interes mbi jeten dhe situaten e asaj kohe ne vendin tone.
Pas kater
viteve ne 1928 kthehet perseri ne SHBA si pasoje e rrjedhes se
paqendrueshme te ngjarjeve ne Shqiperi e ne kete kohe nderton nje
shtepi te veten ku jeton bashke me prinderit e saj duke dashur te beje
nje jete te qete.Kesaj kohe nxit te emen te shkruaje kujtimet e saj si
tregime per femije te cilat sot jane shume popullore,veçanerisht "Shtepia
e vogel ne Prarie" ishte shume e suksesshme ne
SHBA,
Angli dhe
Australi sepse ne vitet '70 u be serial televiziv mjaft popullor.Keto
vite Rouz shkruan edhe per vete,me 1933 boton "Lereni uruguanin te
shungulloje",ne 1938 boton "Toke e Lire" si dhe "Qyteti
im i vjeter".Me 1939 shkon ne New York boton "Me jepni Lirine"
dhe pas nje viti vendoset ne Danbury, Connecticut ku fillon nje jete
aktive politike si rezultat i se ciles eshte vepra "Zbulimi i
lirise" qe u botua ne 1945.E ema Laura vdes me 1957 dhe pas kesaj
ngjarjeje ajo vendos te permbledhe kujtimet e femijerise duke shkruar
nje komplet prej shtate librash shume te njohura.
Gjate ketyre
viteve ben nje sere udhetimesh ne Lindje te Mesme dhe ate te Larget
duke shkruar rreth udhetimeve ne keto vise.Ne nje liber te titulluar "Islami
dhe zbulimi i lirise" shkruan mbi fene islame jep mendimet e saj
mbi kete fe duke shprehur simpatine e vet per kete besim dhe terheqjen
qe gjeti te islami.Ne vitin 1965 shkon ne Vietnam si reportere
lufte,shkruan qe andej,planifikon edhe nje udhetim neper Evrope por
nuk e ben kurre sepse vdes.Rouz vdiq ne 30 tetor 1968 dhe u varros ne
Mansfield, Missouri.Emri i saj eshte sot nje nder me te njohurit ne
bote si aktiviste e te drejtave te njeriut e njohur nga Instituti
Acton i te drejtave dhe lirive te njeriut,si nje nder shkrimtaret me
te vendosura ne ruajtjen e lirise dhe te drejtave te individit si dhe
perçuese e ideve me liridashese te lexuesit...
BRENDIA E
VEPRES,"MAJAT
E SHALES"
Libri fillon me
pershkrimin e autores mbi fushen e Shkodres ku autoria futet ne
gjysemerresiren e muzgut,aty ngjizet rrefimi mbi udhetimin ne
Shqiperi,rrefimi mbi shqiptaret per te cilet ajo kishte pasur nje
njohje fare te paket,"nganjehere emri shqiptar me dukej si emri
bandit!" thote ne fillim shkrimtaria!
Dy shoqet e
veta qe punonin ne Kryqin e Kuq Amerikan ne Shkoder e ftojne t'iu
bashkohet atyre ne nje udhetim qe ato do te benin ne Dukagjin ate vit
dhe Rouz me kenaqesi iu bashkohet.Eshte koha kur mijera refugjate
lufte te larguar nga viset e tyre nga Plava e Gucia e trojet shqiptare
te Malit te Zi jane vendosur ne Shkoder dhe aty kane gjetur njefare
prehje me ndihmen e Kryqit te Kuq Amerikan i cili ne ate kohe i jepte
ndihmat ne emer te "Komitetit per Mbrojtjen e Kosoves".
Karvanit qe do
nsite kete udhetim i bashkohet Rrok Perolli funksionar i qeverise
shqiptare i cili ishte nga Peja dhe kerkonte te depertonte ne Dukagjin
per te pare nga anojne kreret e Dukagjinit sepse ne pjesen veriore
kishte ende forca serbe te cilat donin te merrnin tokat shqiptare.
Si
perkthyes marrin Rexh Meten,12 vjeçar nga Vuthajt i cili ishte jetim
dhe jetonte ne Shkoder i cili ishte nje ndihmes i vyer dhe njehere i
shpeton jeten Rouz Uajlder Leinit. Percjelles jane dy malesore qe
bejne percjelljen neper krahina te cilet jepen vetem me
emra,Qerimi,Marku,duke i derguar nga nje fshat ne tjetrin ne bese si e
lype zakoni i atyre viseve.
Ne udhetim Lein
pershkruan ne fillim Shkodren dhe fushen e saj,pastaj ndalet ne
hollesite e terrenit ne rrugen per Dukagjin,si merren vesh me
njeri-tjetrin malesoret ne qafen e Bishkashit,"thirrjet majekrahut" qe
Rrok Perolli i quan "telefonat shqiptare!",gjate kesaj pjese ndersa
ata ngjiten ne perpjeten e malit te Shoshit Lein pershkruan terrenin
malos,shtepite menyren e jeteses dhe traditat qe has,nje pershkrim i
rralle duke depertuar ne detaje.
Flitet per
plagen e gjakmarrjes e cila ishte gangrene e kohes dhe ketu Lein thote
se ne kushtet e mungeses se shtetit shoqeria e tyre ishte reduktuar ne
qeverisjen prej dokeve morale e kanunit te Lekes.Femra ka nje pozite
te shtypur dhe i vetmi privilegj qe gezon eshte se ajo nuk vritet si
mashkulli ,jeta eshte e varfer ne keto vise dhe mundesite e jetes jane
te kufizuara sepse toka eshte e pamjaftueshme e me prodhim te paket.
Por mbi te
gjithe keto vise kane nje pasuri qe ehste e madhe per lein,mikpritjen
te cilen e gjen ne cdo shtepi dukagjinase,respekti per te dhe jo vetem
per te por edhe per Rexhen e vogel,Lein tregon se si nje nate ata
priten darken deri pas mesnate "sepse mikpritesit kishin vetem mish
derri per darke e meqe Rexha ishte muhamedan,duhej respektuar ndaj
derguan dike ne fshatin fqinje,tre ore larg te gjente disa veze qe
mund te benin darken e tij!"Lein admiron kete shpirt respekti e
nderimi ndermjet shqiptareve edhe pse me fe te ndryshme e kete e
thekson shume here ne veper.
Libri i Lein ne
teresine e tij shquhet per pershkrime te detajuara te vendeve,
fshatrave shtepive,udheve e njerezve qe ajo sheh,qe has gjate
rrugetimit ne dukagjin,
cka
ehste nje tjeter vlere e vepres pse eshte dhe pasuri etnografike persa
i takon fakteve qe sillen. Njerezit e duan shkollen ne keto ane thote
Lein kur sheh se sa shume bejne ata per te pasur nje shkolle dhe ne
fakt dy shoqet e Leinit ishin ne kete udhetim peikerisht per te hape
nje shkolle ne Theth pasi ishin marre vesh me priftin e ketij
fshati.Nje malesor qe ajo e takon i thote se "shkolla i shton
fuqite e njerezve dhe i ben ata dhjetera here me te afte e me te
mencur" dhe se endrra e tij "ishte te bente te birin me shkolle
ne Tirane apo edhe jashte vendit!".
Ne veper shume
faqe pershkruajne doket shqiptare, zakonet e tyre,martesat e traditat
e tjera shqiptare, rrefimet e mahnmitshme folkorike,perrallat me zana
e ore,kenget e trimerise e ato te dashurise duke shpalose nje bote e
cila jepet e magjishme ne syte dhe penen e Leinit.Gjate rruges per ne
Theth ndalojne ne disa shtepi e ne secilen prej tyre ajo njeh nje
rrefim me vete duke u habitur me gjeresine e shpirtit te ketyre
njerezve ne nje gjeografi aq te vogel siç mund te jete Dukagjini!Disa
kenge si "Kenga e Mark Gjeloshit","Kenga e Ahmet Zogut"
jane te shkruara ne shqip nga autorja e cila i fut ne liber me ndihmen
e Perollit,ne liber gjenden edhe foto te bera nga vete autoria e cila
fikson njerez dhe pamje nga Dukagjini.
Rrefimet qe i
kane bere me teper pershtypje Lein i ka futur te plota ne veper,keshtu
shpjegimin qe i ben nje malesor plak origjines se fiseve ne Evrope e
jep te plote "sesi para se te beheshin detrat fiset ishin vetem ne
Ballkan dhe ne Veri te vendit dhe pastaj u bene detrat e nejrezit u
shperndane",origjines se Aleksandrit te Madh i cili "ishte nga
Emadhia e Matit dhe pasi u rrit shkoi ne Maqedosi e cila ishte
shqiptare po ashtu",malesori plak i rendit edhe breznite e
Aleksandrit,brezat e tij: "Karana, Cenua, Trimi, Perdika, Argua,
Filipi, Ajeropi i cili u be edhe mbreti i pare i Maqedonise dhe kishte
pastaj keta pinjolle,: Alqeti, Leka, Arminti, Perdika i Dyte,
Arqelloja, Oresti, Arqelloja i Dyte, Arminti i Dyte, Leka i Dyte,
Perdika i Trete, Arminti i Katert, Filipi i Dyte dhe Leka i madh i
biri i Filipit, i cili ehste ndryshe si e njohin bota Aleksandri i
Madh"!.
Njerezit ne
gjithe keto vise ku ndaloi Lein ishin te informuar me ate cka ndodh me
vendin e tyre dhe e perjetojne fatkqesine qe i ka pllakosur,ata e
perjetojne pushtimin serb ne veri si gjeme e mendojne si ta heqin
qafe,keshtu Rrok Perolli i cili ishte sekretar i Ministrit te
Brendshem gjen mirekuptim me malesoret e Thethit te cilet vetem duan
te clirojne bjeshket e tyre nje ore e me pare.Nje moment interesant
eshte kur nje prej krereve te Thethit, Lulashi i kerkon Leinit te
martohet me te "sepse ajo vjen nga Amerika e mund te ndihmoje ne
mbarevajtjen e fisit te tij ngaqe ajo ka pervojen e vendit te vet!".
Pas
qendrimit ne Theth vjen udha e kthimit ne te cilen ata kalojne neper
Shosh dhe aty njeh nje tjeter pervoje, te cilen e pershkruan ne
kapituj e kthimit nga Thethi.Lein mahnitet nga zgjuarsia natyrale e
njerezve,aty ajo sjell nje shembull shume domethenes ne nje bisede me
bajraktarin e Shoshit, teksa ajo u tregon malesoreve prej nga ka
ardhur dhe mundohet t'iu shpjegoje rrumbullakesine e botes,se si Lein
eshte nga San Francisko e ka udhetuar rrotull derisa ka ardhur ketu ne
Shosh.
Aty e ndepret
bajraktari i Shoshit i cili i thote,"nese eshte ashtu,pra nese bota
eshte e rrumbullaket atehere ajo duhet te levize shume shpejt sepse
perndryshe ujerat do te derdheshin!".Lein shprehet se "mbeta e
mahnitur me zgjuarsine natyrale te tij,dhe mendja me shkoi tek fakti
se nese nje dite shqiptareve do u jepej mundesia,mendja e tyre do
çudiste boten!".
Pas udhetimit neper Shosh udha e Leinit vijon me
zbritjen per ne Shkoder ku pas nje qendrimi disa ditesh shkon ne
Tirane pjese e cila eshte permbledhur ne disa kapituj tjere dhe flasin
per ngjarje e realitete politike te asaj kohe...
ZOGU
MBROJTI
SHTETIN SHQIPTAR
Ne kapitujt e
metejme te librit Lein pershkruan Tiranen,
qyteti
ato vite ishte shpallur kryeqytet i Shqiperise dhe dhe kish nisur puna
per hapjen e rrugeve si ajo e Durresit,Elbasanit te cilat i realizonte
Ahmet Zogu me njerezit e vet. Ate kohe krahas pepjekjeve per ndertimin
e rrugeve dhe infrastruktures se kryeqytetit,Ahmet Zogu duhej te
perballonte edhe pengesat e shumta qe i vinin nga elementet
karrieriste e te shitur tek fqinjet shoviniste!Ne keta kapituj autoria
tregon se si Zija Dibra, (Lane e cileson nje agjent italian,por edhe
serb!), me Mustafa merliken e disa tjere donin te rrezonin shtetin e
dale nga Kongresi i Lushnjes dhe keshtu manipuluan prijesin popullor
Elez Isufi e mesyne Tiranen ne periudhen e marsit 1922,duke synuar te
marrin pushtetin.
Akti i tyre nga
ana Leinit tregohet antishqiptar pse keta kishin marre para dhe arme
nga Jugosllavia e Italia,duke manipuluar me krere te njohur nga
krahinat e ndryshme te Shqiperise.Keshtu ata manipulojne ne veri
Bajram Currin me njerezit e vet qe te mesynte Shkodren,ne Tirane
manipulojne e nxisin Elez Isufin dhe keshtu mendojne se i kane bere
mire planet.,Anetaret e Qeverise braktisin kabinetet dhe ia mbathin
duke lene vendin ne meshiren e fatit.
Ahmet Zogu si
minister i Brendshem e merr situaten ne dore,
nxjerr
jashte ligji dhe i shpall ne kerkim si tradhtare te gjithe qeveritaret
qe braktisen postet dhe pastaj rrethon Elez Isufin ne lagjen e jashtme
te Tiranes ku ishte strehuar.Forcat e B.Currit ne Veri fatmiresisht
nuk shkojne dot ne Shkoder sepse paralajmerohen per nje rezistence te
madhe e keshtu kjo perpjekje deshton.Shkrimtaria amerikane e takon
vete A.Zogun dhe zhvillon nje interviste nga e cila ajo del e
befasuar.Sipas Rouz Uajlder Lein, "zgjuarsia dhe trimeria e fajkoit
te Matit shpetoi Shqiperine dhe Ballkanin nga lufta ballkanike".
Pershkrimi i
figures se Zogut eshte nga te paktet qe i jane bere ketij burri shteti
para se te behej mbret i Shqiperise,duke dhene nje portret me rendesi
historike.Shkrimtaria tregon se si perballohet kryengritja e Mustafa
Merlikes dhe Zija Dibres,drejtuar kunder Ahmet Zogut qe ne ate kohe
mbante postin e ministrit te brendshem ne qeverine e Xhaferr
Ypit.Kryengritja e manipuluar nga Zija Dibra beri qe malesoret e
Veriut qe u sulen drejt Tiranes sepse u abuzua me nje vendim te Zogut
per t'u mbledhur atyre armet.
Ata pane tek ky
vendim nje perpjekje per shtypjen e lirise se tyre.Ne fund te shkurtit
1922, Hasan Prishtina dhe disa mbeshtetes te tij, Bajram Curri, Zija
Dibra dhe Elez Isufi vendosen ta permbysin me force Zogun duke
rekrutuar nje ushtri relativisht te madhe ne numer dhe e kercenuan
Tiranen ne tre drejtime. Kryeministri Ypi, shumica e qeverise dhe
deputeteve, perfshi edhe Nolin u larguan te trembur ne drejtim te
Elbasanit.
Tirana u mbrojt
vetem prej Zogut dhe disa pasuesve te tij, te cilet ishin mbyllur ne
zyrat e qeverise. Pikerisht keto dite te veshtira pershkruan
amerikanja Lane, e cila qendronte ngjitur me seline qeveritare dhe
ndiqte hap pas hapi konfliktin e armatosur. Rouz Uajlder Lein tregon
se si se kryengritja ndaj Zogut, vec reagimit te malesoreve dhe luftes
per pushtet mes prijesave shqiptare, ishte gjithashtu e organizuar nga
italianet te cilet pas disfates se Vlores me 1920 donin prape te
fusnin hundet ne Shqiperi dhe keshtu manipulonin revoltat e ndryshme
shqiptare.Dhe per kete sjell si argument edhe tentativen e Hamit bej
Toptanit, vellait te Esatit, per te sulmuar Tiranen pasi kishte marre
Durresin.
Lein paraqet
koordinimin e ketij sulmi me ate te malesoreve, per ta futur Tiranen
mes dy zjarreve. Gjithsesi Zogu ia doli mbane,Lein tregon nje detaj
shume interesant:"Zogu kishte perdorur pergjues telefonash te cilet
i kishte marre ne Austri dhe keshtu kishte ndjekur gjithe bisedat e
kundershtareve te tij!" Fillimisht duke thyer sulmin e veriut mbi
Tiranen. Ahmet Zogu perdori perfaqesuesin britanik ne Tirane,
ministrin e plotfuqishem Harry Eyres, per te bindur rebelet te
terhiqeshin.Eyres, i cili kishte qene me pare ne Stamboll kishte
pervoje te madhe ne Ballkan dhe ishte njekohesisht mik i besuar i
kreut te kryengritjes, dibranit Elez Isufi.Rouz Uajlder Lein tregon
taktiken se si Eyres realizon negociatat mes Elezit dhe Zogut deri ne
arritjen e marreveshjes mes tyre.Terheqja e Elez Isufit, largoi
rrezikun e pare dhe Zogu shpartalloi pjesen tjeter te forcave rebele.
Ne kete menyre,
Eyres, shpetoi jo vetem qeverine, por ndoshta edhe vete jeten e Zogut.
Ky i fundit e ngriti ministrin britanik ne postin e keshilltarit
personal, post qe do ta gezonin me pas te gjithe perfaqesuesit
britanike te akredituar ne Shqiperi. Pas ketij episodi, Zogu fitoi
prestigj te madh, pasi shqiptaret vleresuan shume qendrimin e tij
heroik, ndersa pjesa tjeter e qeverise ia kish mbathur. Autoriteti i
tij u rrit dhe ai ndermori nje vale spastrimesh dhe represioni qe
ndikoi ne vendosjen e rendit dhe qetesise.
Zogu riktheu ne
fuqi Ypin edhe pse ishte kryetar i nje qeverie te arratisur me turp
dhe vetem nente muaj me vone, me 16 dhjetor 1922, si pasoje e krizes
ku po hynte vendi dhe paaftesise se qeverise, Zogu e zevendesoi Ypin
ne postin e kryeministrit. Ne ate kohe Ahmet Zogu edhe pse vetem 27
vjecar i bindi te gjithe te ishin dakort se ai ishte i vetmi qe mund
te mbante ne kembe strukturen e brishte te shtetit shqiptar! Te gjitha
keto ngjarje i ka jetuar dhe paraqitur Rouz Uajlder Lein, e cila u
njoh fillimisht me Ahmet Zogun, ndersa trokiti ne zyren e tij te
ministrit te Brendshem per t'i kerkuar nje leje per te udhetuar ne
malesite e veriut.
Pastaj ajo e
takon perseri dhe kerkon ta intervistoje ndersa mbetet e habitur kur e
njohu me shume,ja fjalet e saj:"Pata intervistuar pa entusiazem te
vecante cdo anetar te kabinetit shqiptar me perjashtim te Ahmetit,
fajkoit, prijesit te Matit. Nga ato qe dija e kisha degjuar prisja te
isha mjaft entusiaste nga Ahmet Bej Mati, megjithese me duhet te
pranoj se nuk impresionohesha kollaj si nga burrat e shtetit ashtu
edhe nga ushtaraket. Gjithsej gjashte shkencetare dhe biznesmene ishin
heronjte e mi.
Por pse
valle vetem pas tre minutash bisede me Ahmet Bej Matin une i shtova
kesaj listes sime te vogel kete prijes malesh te fiseve gjysem te
zbutura, i cili me siguri nuk dinte asgje si nga shkenca ashtu dhe nga
biznesi modern?".
Vepra pas
pershkrimit te mbrojtjes se shtetit nga A.Zogu mbyllet sepse autoria
planifikonte nje tjeter veper vazhdim te librit "Majat e Shales",qe
eshte projekt tek "Udhetimi me Zenobine",duke dashe te
percjelle te plote simpatine e Leinit mbi shqiptaret.Nuk mund te
gjenden shume vepra ne te cilat bota shqiptare eshte perfshire aq
gjeresisht dhe me detaje si ky liber i Leinit duke forcuar miqesine
shqiptaro-amerikane!
Edhe njehere e
perseris se nje autore aq e njohur si Rouz Uajlder Lein e realizoi nje
gje te tille sepse duke pase parasysh milionat e lexuesve te saj ajo
krijoi nje opinion te tere proshqiptar qe ne ate kohe e tregoi
Presidenti Uilson me fjalen e tij ne Lidhjen e Kombeve kur perkrahu
shqiptaret dhe Shqiperine.
Rouz Uajlder Lein ka bere shume per
shqipatret me vepren dhe aktivitetein e vet,tashti eshte radha e
shqiptareve te bejne per te!Ne nje kohe kur sheshet e shume qyteteve
shqiptare mbajne emrat e politikaneve te huaj te cilet as qe kujtohen
me ne vendet e veta nuk eshte gjetur dot nje rruge qe mbaje emrin e
Rouz Uajlder Leinit,kur dihet kontributi i saj per Shqiperine e
shqiptaret,
simpatia dhe zelli me te cilin ajo i perkrahu dhe i
pershkroi ne vepren e saj.
|
|