|
 |
|
-
Prishtinė, 22 shtator
2003
- Nė sallėn e Teatrit Kombėtar nė Prishtinė dje
u mbajt njė akademi pėrkujtimore me rastin e 5-vjetorit tė
vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit. Kolonel Ahmet Krasniqi ka
drejtuar Ministrinė e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinė e Forcave
tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės deri mė 21 shtator tė
vitit 1998, kur u vra pabesisht nė njė atentat nė Tiranė.
-
Kjo akademi pėrkujtimore u mbajt nėn patronatin e presidentit
tė Kosovės Ibrahim Rugova.
-
Nė sallėn, ku ishin tubuar mysafirė tė shumtė nga jeta
politike e Kosovės dhe familjarė tė Ahmet Krasniqit, foli
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
|
-
 |
|
-
Presidenti i Kosovės, dr.Ibrahim
Rugova, duke folur pėr jetėn dhe veprėn e kolonel Ahmet
Krasniqi, tha:
-
-
"Jemi mbledhur sot pėr tė pėrkujtuar me
krenari figurėn e madhe tė Ministrit tė Mbrojtjes sė
Republikės sė Kosovės. E themi se e kujtojmė me krenari, sepse
ai punoi mbi tė gjitha pėr lirinė e vendit tonė tė dashur, pėr
Kosovėn, pėr lirinė qė ne po e gėzojmė sot", tha ai.
-
-
Nė vazhdim Rugova tha se Kolonel Ahmet
Krasniqit me aftėsitė e tij tė rralla bėri njė organizim tė
mirė tė Ministrisė dhe tė forcave tė armatosura, tė cilat
dhanė njė kontribut tė madh nė ēlirimin definitiv tė Kosovės,
qė u bė me mbrojtjen madhėshtore tė SHBA-ve, NATO-s dhe
vendeve tė Bashkimit Evropian.
|
-
"Kolonel Ahmet Krasniqi punoi me
devotshmėri dhe pėrkushtim nė formimin dhe forcimin e forcave
mbrojtėse tė Kosovės, nė kuadėr tė institucioenve legale tė vendit
tonė" tha Presidenti Rugova, duke shtuar se "me kulturėn e tij
ushtarake, kolonel Krasniqi punoi nė krijimin e njė ushtrie me
aftėsi tė fuqishme mbrojtėse dhe tė disiplinuar, ēfarė i duhet njė
vendi, prandaj i shprehim nderimin tonė pėr kėtė".
-
-
"Kolonel Krasniqi ishte njeri i matur,
burrė trim dhe ushtarak i rryer. Nė jetė ishte burrė i urtė dhe
mbushte jetėn e tij me interesime e pasione pėr letėrsinė e artin"
tha Rugova, duke shtuar se kolonel Krasniqi ishte burrė i nderuar
nga tė gjithė.
-
-
Rugova pastaj pėrkujtoi jetėn dhe veprėn
e kolonel Krasniqit, duke thėnė se gjithė jetėn e tij punoi dhe u vu
nė shėrbim tė popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi. "Me veprėn e
tij dhe me prsonalitetin e tij tė shquar u vu nė shėrbim tė
mbrojtjes sė Kosovės pėr lirinė dhe pavarėsinė e saj, tė cilės ia
kushtoi jetėn" tha presidenti Rugova duke folur pėr figurėn e
kolonel Ahmet Krasniqit.
-
Me kėtė rast Presidenti tha se ditė mė parė nė rezidencėn e tij nė
njė takim kishte pritur fėmijėt e kolonel Krasniqit, Florentin dhe
Teutėn, tė cilėt ata e kishin njoftuar pėr punėn dhe studimet qė ata
janė duke i kryer. "Ndienin kėnaqėsi tė plotė rinore qė priteshin nė
Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės. Ishin tė edukuar dhe plot jetė,
si tė gjithė tė rinjtė e Kosovės pėr tė punuar pėr vendin e vet si
Ati i tyre" tha Presidenti i Kosovės.
-
Presidenti Rugova nė kėtė akademi pėrkujtimore nė vazhdim theksoi se
kolonel Ahmet Krasniqi ishte Ministėr i Mbrojtjes sė Republikės sė
Kosovės, tė cilėn detyrė e kreu me nder e pėrkushtim. "Shpresojmė se
sė shpejti do tė kemi Ministrinė e Mbrojtjes sė Kosovės, nė kohėn
kur Kosova nė liri po bėn hapa tė rėndėsishėm tė progresit dhe kur
po punon pėr njohjen formale tė pavarisėsė pėr t'u integruar nė
bashkėsinė e kombeve tė lira, ēfarė ishte objektiv dhe ėndėrr e
kolonel Krasniqit", tha Ibrahim Rugova.
-
Presidenti i Kosovės, nė pėrfundim tė fjalės sė tij tha se "sot me
krenari themi se kolonel Krasniqi ėshtė njėri ndėr heronjtė e
Kosovės. Pėr meritat e Tij pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės sė
shpejti do tė jetė i dekoruar nga Presidenti i Kosovės.
-
"Zoti e bekoftė Ministrin, Kolonel, Ahmet Krasniqin. Zoti e bekoftė
familjen krasniqi. Zoti e bekoftė dhe i ruajtė fėmijėt e Ahmet
Krasniqit. Zoti e bekoftė Kosovėn", tha nė fund tė fjalės sė tij
presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova.
-
Ndėrkaq prof. Zekeria Cana tha: "Sot e pesė vjet, nė kohėn kur
okupatori barbar serb bėnte vrasje masive dhe terror tė paparė nė
shkallė gjenocidi, nė njė natė tė errėt, nė mes tė Tiranės, dora
mizore vrau kolonel Ahmet Krasniqin, i pari Ministėr i Mbrojtjes i
Republikės sė Kosovės".
-
Pastaj nė njė monitor u shfaqėn sekuenca nga njė film dokumentar nė
kohėn kur kolonel Ahmet Krasniqi, ministėr i atėhershėm i Mbrojtjes
i Republikės sė Kosovės, i dorėzonte flamurin shqiptar kolonel Tahir
Zemajt.
-
Nė kėtė akademi pėrkujtimore u kėnduan kėngė elegjike nga Gabriel
Faune, Antonio Gashi violonēel, ule Elezi-piano.
|
|