|
-
Mitrovicė, 22 shtator
2003 / Hysni Syla
- Anėtarėt e Komisionit pėr Kulturė tė Parlamentit tė Kosovės, me nė
krye Edi Shukriun, kanė bėrė njė vizitė njėditore pune nė komunėn e
Mitrovicės. Anėtarėt e Komisionit nė fjalė fillimisht i ka pritur
kryetari i Kuvendit tė Komunės z. Faruk Spahija, me ērast i ka
njoftuar ata me gjendjen aktuale nė fushėn e kulturės nė komunė dhe
me pėrpjekjet e pushtetit lokal pėr tė pėrmisuar kėtė gjendje.
-
-
Kryetari Spahija u ka
thėnė parlamentarėve tė Kosovės se udhėheqja komunale ėshtė e
interesuar qė tė vazhdojė realizimin e mėtutjeshėm tė projektit tė
Qendrės sė Kulturės Rexhep Mitrovica, me ēka do tė krijoheshin
kushte pėr zhvillimin e mirėfilltė tė krijimtarisė kulturore dhe
Mitrovica tė bėhet njė qendėr evropiane e kulturės, duke kėrkuar
kėshtu nga anėtarėt e komisionit qė tė pėrkrahin kėtė ide dhe qė tė
angazhohen tek institucionet e vendit qė tė ndihmojnė materialisht
nė realizimin e saj.
-
-
Poashtu, kryetari
Spahija u ka thėnė anėtarėve tė Komisionit pėr Kulturė tė
Parlamentit tė Kosovės se duke e ndihmuar zhvillimin e kulturės nė
komunėn e Mitrovicės do ti kontribohej njėkohėsisht edhe integrimit
mė tė pėrshpejtuar tė qytetit, prandaj institucionet e Kosovės duhet
ta kenė kėtė parasysh dhe tu japin prioritet projekteve kulturore
nga komuna e Mitrovicės.
-
-
Anėtarėt e Komisionit
pėr Kulturė tė Pralamentit tė Kosovės kanė biseduar nė Qendrėn e
Kulturės Rexhep Mitrovica edhe pėr problemet tjera nė fushėn e
kulturės, me pėrgjegjėsit pėr kulturė tė komunės Murteza Berisha e
Sabit Idrizi dhe me drejtorin e Muzeut tė Qytetit Bektesh Vidishiqi
dhe me kėtė rast ėshtė parashtruar kėrkesa pėr themelimin e Qendrės
pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, ngase kjo trevė ėshtė e
pasur me trashėgimi kulturore, pėr tė cilėn aktualisht asnjė
institucion nuk ėshtė kompetent pėr ruajtjen e saj.
|
|