-
22 shtator 2003 /
Shkruan:
Fadil MALOKU,
Ph.D.(Sociolog)
-
-
-
1. Rasti i Kosovės
-
-
Fundi i mijėvjeēarit tė dytė, do tė thoshnim pa ndonjė rezervė,
nėpėr katalogjet e politikave dhe ato historiografive do tė
shėnohet si periudhė e cila ėshtė karakterizuar me faktet, se nė
anė tė ndryshme tė botės ku mė shumė e ku mė pak, kanė zbėrthyer
konflikte tė natyrės etnike qė kanė lėnė pasoja tė mėdha kudo ku
kanė ndodhur; si nė Sri Lankė ( konflikti mes Tamilėve Singalerve);
nė Nagorni Karabah (mes Jermenve dhe Azerve); nė Ruand (mes
Tutsve dhe Hutatve); pastajė konflikti mes Kurdėve nė njėrėn anė
dhe pushtetėmbajtsve Turk e Iranian nė anėn tjetėr ( qė ishte
aktual me aktin e tentim varjes sė liderit Oēalan); nė Amerikė nė
mes Indianve Amerikan nga Ēiapsa dhe shtetit tė Meksikės; nė Kinė
mes Tibetasve dhe Kinės; nė Kanada nė mes banorėve Frankofon tė
Kvebekut dhe pjesės tjetėr tė Kanadasė, etj.
-
-
Edhe Europa nuk ka bėrė ndonjė pėrjashtim tė theksuar, bile ajo
jo vetėm qė nuk ka qenė e privuar nga natyra e konflikteve
ndėretnike, por nė njė masė tė konsiderueshme ende sot e kėsajė
dite nuk ka arrijtur tė zgjidhė: as ēėshtjen Baske, as ate
Korsikane, etj. gjerėsa ate Irlandeze dhe ate tė Kosovės i ka
mbyllur me kompromise tė pėrkohshme dhe pa objektiva tė
zgjedhura pėrfundimtare.
-
-
Nė Ballkan, apo mė detajisht nė ish Jugosllavi qė mund tė
konsistohet lirisht edhe si djep i konflikteve ndėretnike, tri
kombe shtetėformuese e mohuan arbitrarisht njėri tjetrin (serbėt,
kroatėt, dhe boshnjakėt) pėrmes njė lufte tė pėrgjakshme dhe me
plotė viktima nė njerzė e shkatrrime materiale, gjerėsa konflikti
nė mes Flamanėve dhe Frankofonve nė Belgjikė, si edhe ai nė mes
Ēekėve dhe Sllovakėve nė ish Ēekosllovaki, qė ėshtė rregulluar me
mjete paqėsore, krahasuar me konfliktin e fundit tė pėrgjakur
ndėretnik nė Kosovė, qė rezultojė pas intervenimit tė NATO-s, nė
formė tė njė administrimi (legjitimiteti tė padefinuar ende
demokratik) nė trajtė tė Protektoratit, janė shembuj tė mirėfillėt
pėr ekstremitetet e opcionit tė konfliktit ndėretnik dhe atij tė
marrėveshjes sė tipit xhentlmen mes komuniteteve nė Europė.
-
-
Qė ėshtė mė interesanti, nė tėrė kėtė kompleks tė proceseve
integrative dhe dezintegrative, hulumtimet sociologjike, mbi
relacionet ndėretnike, ndėrkulturore, pra mbi ekstremitetet e
sjelljeve kolektive tė komuniteteve, kanė filluar tek kah fundi
i shek. XIX, nė SHBA, popullsia e sė cilės, siq dihet pėrbėhet nga
kryesisht nga emigrantėt e tė gjitha anėt e botės, ndėrsa
popullsia autoktone asnjėherė nuk ka pushuar tė gjurmojė
identitetin dhe tė drejtat qė i ka pasur pėrpara.
-
-
Marrėdhėniet ndėretnike, si fenomene sociologjike me pėrjashtim tė
Zvicrės ku raportet ndėretnike janė nė esencė raporte tė dominimit
tė shumicės dominuese ( tė cilat gjithėherė nuk bazohen nė
kriteret demografike) nė njėrėn anė dhe njė apo mė shumė pakicave
tjera etnike nė anėn tjetėr (qė janė tė detyruara tė durojnė
kėtė dominim), janė raporte qė mė sė paku kanė shėnuar lėvizje
kah ekstremizmi dhe debalancimi i kuotave ndėretnike nė historikun
e kėtij mijvjeqari. Kėtė e dėshon mė sė miri stabiliteti i sajė
shekullor si shtet, ku ngandonjėherė, aksionet e bazuara nė
jodhunė, ia mundėsojnė pakicave qė jetojnė atje , tė realizojė
aspiratat e tyre identifikuese, tė cilat zakonisht reduktohėn nė
identitetin gjuhėsor dhe ate kulturor, ashtu siq ka ndodhur bie
fjala me Akagjanėt frankofonė , qė jetojnė nė provincėn Kanadeze
tė quajtur Brunshviku i ri.
-
-
Mirėpo, ka raste tjera kur shumica dominuese etnike, i hudhė tė
gjitha kėrkesat identifikuese tė identitetit tė pakicės (qė
zakonisht janė tė natyrės; kulturore, gjuhėsore, e shpeshėherė
edhe politike), e me kėtė rast konflikti gadi bėhet i
paevitueshėm dhe pėrfundon ose me lėvizje secesioniste, ose
edhe me terrorrizėm e luftė qytetare.
-
-
Rasti i Kosovės ėshtė njė rast, do tė thoshja specifik qė pėr
bindjen time nuk mund tė pėrthekohet me kėto teori egzistuese mbi
natyrėn e kėtyre konflikteve ndėretnike, ngaqė ndryshon nė tė
gjitha aspektet; spari nga ato politike, ekonomike, juridike,
e do shtoja edhe etnopsikologjike !
-
-
Nė kėtė rast, ndoshta mė interesant do tė ishte tė hulumtohet
raporti i organizimit social tė komuniteteve etnike, pėrmes tė
cilit zakonisht ushqehet dallimi nė mes tė asajė qė zakonisht
reduktohet veēantia e grupacioneve me pėrkatėsi tė ndryshme etnike,
nė NE dhe ATA, nė momentet kur zakonisht kėto dallime arsyetohėn
dhe legjitimohėn si raporte normale tė njė diskursi tė caktuar
politik.
-
-
Raporte, kėto qė nė momentin e tanishėm historik , shumė lehtė do
tė mund tė kthehėn si bumerang ndajė vetė qytetarėve tė Kosovės.
-
-
Kjo mund tė hetohet shumė qartė dhe shumė bindshėm nga refrenet e
pėrditshme tė diplomatėve tė jashtėm, tė cilėt tendencėn e
shqiptarėve pėr njė shoqėri qytetare mundohėn ta akceptojnė si
Projekt afatėgjatė qė ka pėr qėllim Kosovėn etnonacionale, ku nuk
do tė mund tė ketė vend pėr komunitetet tjera etnike.
-
-
Gjė shumė lehtė mund tė sjell kokėqarje tė reja nė aspektin
diplomatik, e politiko ekonomik. Themi kėshtu, ngaqė ky orjentim i
kėsisojt, nė fazėn e tanishme tė rindėrtimit civil dhe atij
demokratik, Kosovės mund ti kushtojė me reduktime nė ndihma tė
cilat janė paraparė tė shtohėn.
-
-
Teza mbi qytetarėt apo shoqėrinė Kosovare qė herė herė po
transmetohet me qėllim nga disa mediume tė rėndėsishme botėrore
si gjoja negacion i drejtave, lirive tė komuniteteve tjera ,
ndėrsa aludimi kryesor perceptohet tek serbėt dhe romėt, ėshtė njė
akuzė e rėndė ndajė aftėsisė kolektive shqiptare pėr tė ndėrtuar
legjitimitetin demokratik nė Kosovė.
-
-
Mediumet, shkrimet dhe analizat tona, duhet tu spjegojnė qarqeve
dhe opinionit tė tillė, se ėshtė e pamundur qė nė kėtė fazė tė
frustrimit dhe pėrgjakjes sė serbėve, romėve e besa kohėve tė
fundit edhe shqiptarėve qė u artikulua vitin e shkuar, tė
kėrkohet ndonjė disciplinim mė i theksuar I raporteve ndė retnike.
Ngaqė thjesht, traumat, diskriminimi, aparthejdi dhe lufta e ka
mandatin e vetė kohor ė nevojshėm!
-
-
Tekefundit njė skenar i pėrafėrtė i zhvillimit tė ngjarjeve
ndėretnike ka ndodhur edhe nė Bosnjė, Kroaci e gjetiu. Kjo nuk i
arsyeton asesi krimet monstruoze tė grupacioneve tė
paidentifikuara ndajė komuniteteve lokale, tė cilat kanė lėvėrdinė
e vetė do thoshja personale, e klanore , qė kjo shkon tėrėsisht
nė favor tė qarqeve qė janė tė interesuara tė mbajnė njė
gjendje akute dhe kompetitive nė Kosovė.
-
-
Tėrė kėsajė kur ti shtohet edhe pamundėsia e ndikimit tė
institucioneve pėrkatėse; policisė, gjygjeve, etj. tė cilat ende
janė nė fazėn e konstitutimit, del se kjo periudhė transitore e
shoqėrisė Kosovare ėshtė njė domosdoshmėri e cila ėshtė pritur dhe
ėshtė programuar vetėdijshėm nga rrethanat e njė dikriminimi,
aparthejdi dhe segregacioni tė pamshirshėm dhjetėvjeqar qė qe
ushqyer dhe stimuluar nga tė gjitha aspektet e pushtetit serb.
-
-
Shikuar nga ky aspekt, koncepti i etniciteteve , do tė
theksoja nuk ėshtė jashtėkohor dhe i pandryshuar nė korpusin e
cilėsive tė ashtuquajtura kulturore (besimeve, vlerave, normave,
simboleve, gjuhės, veshjes, etj.) qė do tė mund tė bartej, apo
zakonisht bartet prej njė gjenerate nė tjetrėn. Ngase, ai rrjedhė
nė njė mėnyrė nga aksioni dhe reaksioni i grupeve tė ndryshme, tė
cilat kurr nuk pushojnė sė zhvilluari dhe emancipuari nė raport me
vetėvehtėn dhe identitetet tjera kundruall atij.
-
-
Identiteti etnik, pėr dallim nga format tjera identifikuese tė
popujve , ėshtė njė kompleks sociologjik qė prejardhjen e vetė e
kėrkon dhe e bazon kryesisht nė tė kaluarėn e tij duke gjurmuar
kėshtu veqantinė e vetė pėrmes pyetjeve normale: Kush jemi ne?
Prej nga kemi ardhur? Pėrse synimet tona nuk pėrputhėn me nivelin
bie fjala e emancipimit tonė ekonomiko-politik (pyetje; qė mė sė
tepėrmi ia bėjnė vetėvehtės identitetet qė nuk kanė realizuar
identitetin e tyre shtetėror; si shqiptarėt, korsikanėt,tibetasit,
kurdėt, irlandezėt,etj.)?
-
-
Ēka na dallon ne prej tė tjerėve pėrveq; gjuhės, kulturės,
etnopsikologjisė, etj. nga identitetit tjetėr? E shumė e shumė
pyetje tjera tė cilat e provokojnė prejardhjen e formave tė
identiteteve etnike. Ky proces i vetėaktivizimit, apo edhe
vetėzbulimit tė veqantisė sė identiteteve etnike, nė vendet
postkomuniste do thoshja ėshtė njė problem specifik, me vetė
faktin se identitetin kombėtar ideologjia komuniste e kishte nė
shėnjestrėn e sajė alkimiste. Alkimia e ikonografisė sė vllazėrim
bashkimit, bashkėjetesės, dhe ajo e shkrirjes sė kombeve nė
identitete tė papėrkufizuara dhe tė parealizuara ndonjėherė dhe
ndokund, ishte njė eksperiment i dėshtuar nė kėtė drejtim, edhe me
vetė faktin se ky formacion nuk arrijti asnjėherė tė mėnjanoj nga
kokat e njerzėve pyetjen mė tė thjeshtė rreth veqantisė kolektive;
Kush jam unė? Kush jemi ne? Prej nga vij? Dhe, Ku shkojmė ?
-
-
Tani nė kohėn kur tė arriturat teknike nė shpėrndarjen e ideve dhe
informacioneve, transportimin e njerzėve dhe mallit, pastaj
transferimit tė kapitalit, etj. e bėjnė tė vjetėruar dhe tejet tė
pakuptueshėm konceptin e kufijve dhe teritoreve (i cili nė shtetet
tradicionale ėshtė rrėnjosur thellė), tė ndėrmarrėsh luftė
shkatrrimtare vetėm e vetėm qė njėrės bashkėsi etnike ti
sigurohet dominimi mbi njė teritor tė fokusuar pėrmes kufijve,
nuk dmth. asgjė tjetėr veqėse tė bėsh krim etnogjenicial mbi
popullatėn qė ėshtė dėnuar tė bėhet viktimė, por ėshtė e
pakuptimėt edhe nga aspekti i kėndėvėshtrimit gjeopolitik ( temė
kjo shumė interesante pėr rrethanat tona).
-
-
Nė Pėrėndim fenomeni I identitetit shquhet si njė kategori
dinamike, e jo katalog I historisė nė formė tė folklori tė
balsamuar.Hulumtimi i identitetit apo vetėvehtės etnike, ėshtė njė
preokupim i cili do thoshja mė sė shumti ka lėnė vrragė nė
qytetėrimin Ballkanik. Shqiptarėt e Kosovės, bie fjala pėrkundėr
tėrė rrebeshit tė ; okupimeve qindravjeqare, traumatizimeve
kolektive, shkatrrimeve e dėbimeve biblike (rasti i Toplicės dhe
ky i fundit), kanė arritur ta ruajnė me gjelozinė mė tė madhe
pėrkatėsinė e veqantisė dhe kontinuitetit tė tyre, gjė shumė
rrallė apo pothuajse fare hiq ngjanė nėpėr historit e popujve tė
ndryshėm. Kjo aftėsi pėr tė mbijetuar nė rrethanat tėrėsisht tė
pavolitshme pėr konzervim tė asajė qė tė dallon nga tė tjerėt nė
sofrėn e egzistencės biologjike, ėshtė fascinuese edhe pėr njė
fakt tjetėr qė kėtu pakashum ndėrlidhet me befasinė simpatike qė i
pėrvetėsojė dhe i animojė pėrėndimorėt gjatė kohės sė luftės
stoike qė u zhvillua nė Kosovė, e ai ishte gatishmėria,
zhdėrvjellsia dhe vitaliteti i paparė pėr tu sakrifikuar pėr
idealin e tyre.
-
-
Pėr botėkuptimin e njė Anglezi, Amerikani, Francezi, por jo
ndoshta edhe Polaku, Rusi, e Rumuni, koncepti i veqantisė etnike
ėshtė pakashum njė letėrnjohtim pėr pėrkatėsinė, por jo edhe njė
domosdoshmėri pėr tė cilėn meritohet edhe tė vdiset!? Ky (para)gjykim
i kėsisojt, nė botėkuptimet e sipėrpėrmendura e ka kuptimin dhe
prejudikimin e njė befasie jo edhe aq fascinuese nė kuptimin e
mosdėshirės pėr tu identifikuar me njė koncept tė vjetruar dhe
tė tejkaluar nė Evropėn e civilizuar qė dmth. se nė sytė e
komuniteteve prezenca e e kėtyre veqorive kolektive e ka
spjegimin e mbrapambetjes dhe jocivilizimit!
-
-
Nė realitetin e ri Kosova dhe banorėt e sajė, kanė shansėn e
zhdukjes sė paragjykimeve dhe botėkuptimeve qė qojnė shkurtė nė
intolerancė; etnike, konfesionale, e kulturore. Mirėpo, e gjithė
kjo ēėshtje e kėrkon njė kohė, njė evolucion dhe njė pėrkrahje;
sė pari do thoshja materiale, nė mėnyrė qė dalngadal (por sigurt)
tė bėhet defrustrimi kolektiv i njerzėve qė kanė pėsuar lloj lloj
traumash dhe mė pastajė akomodimi e zhvendosja e padiktueshme e
preokupimeve tė kėtyre njerzėve nė punėt e pėrditshmėrisė
egzistenciale. (punėsimi, familja, obligimet ndajė institucioneve
tė ndryshme demokratike, etj)
-
-
Dhe forma tjetėr e pėrkrahjes sė ashtuquajtur morale, qė kryesisht
koncipohet nė reduktimin e dhėnjes sė kritikave haptas, ashtu siq
po bėhet kėtyre ditėve nga tė gjitha kėndet e mundshme tė
politikajve vendor dhe atyre tė jashtėm. Metodat e qortimit publik
nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar , kur ende nuk ka kaluar kohė e
mjaftueshme e rehabilitimit kolektiv, mund tė kenė efekt
kontraproduktiv. Kėtė korpus tė vrejtjeve, ata qė e drejtojnė (ėshtė
fjala pėr klasėn politike) sot kur po rindėrtohet shoqėria civile
Kosovare, duhet ta kenė parasysh edhe njė fakt tjetėr, se
pėrgjithėsimi mund tė sjell edhe dėme nė imazhin e tyre politik.
-
-
Thėnė mė shkurt, mesazhi i vrejtjeve nuk guxon asesi tė
pėrgjithėsohet, por parasėgjithash tė precizohet nė mėnyrė qė edhe
fajtori e edhe akuzuesi tė ndahėn me njė levėrdi tė arsyeshme.
Kosova tani kur ende ėshtė nėn dioptrinė e thellė tė faktorėve
ndėrkombėtarė, duhet tė dėshmojė se ėshtė e zoja tė ndėrtojė
shoqėri tolerante ndėretnike tė standardit Evropian, pėrndryshe
gjithėmon do mbetet njė tunel i fundosur nė probleme etnike, tė
cilat nė mijvjeqarin e integrimeve dhe globalizimeve tė ardhshme
as qė do tė dramatizohėn mė si probleme tė dorės sė parė.
-
-
Ne mungese te nje strategjie te veprimit, per afirmimin e
identiteteve tjera etnike qe jetojne ne Kosove, shoqeria civile ka
nje obligim te posaqem ne krijimin e parakushteve elemetare pėr
balancimet tolerante dhe koegzistencėn ndermjet komuniteteve
locale ne Kosovė.Ngaqė, kjo ėshtė njė garancion dhe domosdoshmėri
e integrimit te sajė nė (prrallat e politikajve tanė) rrjedhat
dhe mekanizmat e Evropės qė po ndėrtohen tani pas luftėrave tė
ndodhura ndėretnike nė Ballkan.
-
-
-
2.
Modeli i pajtimit ndėretnik ėshtė proces
-
-
Ardhja e NATO-s, nė Kosovė, pėrveq aktivitetit dhe angazhimit tė
ngjeshur nė aspektin e rindėrtimit material (ende jo edhe gjithaq
shpirtėror!) pati jehonė tė madhe nė tėrė botėn edhe me vetė
faktin se shqiptarėt pėrmes luftės ēlirimtare, dėshmuan para syve
tė botės se viktimizimi i tyre i vetėdijshėm kolektiv, nė realitet
ishte pasojė edhe i njė reagimi tė natyrshėm qė pėrveq mbijetimit,
asistonte edhe afirmimin e vlerave tė veqantisė sė tyre kombėtare
qė qe shtypur me dhunėn mė tė egėr serbe.
-
-
Sakrifica e vetėdijshme kolektive e popujve, siq
ndodhi me Bosnjėn dhe Kosovėn (por jo edhe me Ēeēeninė apo
Kurdistanin) do tė mbetėn pėr njė kohė tė gjatė koncept dhe
platformė jo vetėm politike dhe ushtarake, por edhe morale
obligative e qendrave tė vendosjes, e cila do tė duhej ti
obligojė ata qė nė emėr tė vlerave njerzore dhe atyre demokratike
tė bėjnė intervenime tė ardhshme kirurgjike nė pjesėt e ndryshme
tė botės.
-
-
Rasti Bosnjės dhe Kosovės, por jo edhe ai i Ruandės
dhe Ēeēenisė, dėshmojnė se vlerat njerzore dhe interesat
nacionale tė shteteve, si ideale tė njė botėkuptimi dhe rendi tė
ri qė po tentohėn tė ndėrtohen nė botėn e civilizuar, janė ende
largė njėra tjetrės. Shekulli i 21, me siguri se do tė tentojė
pamėdyshje ti ofrojė kėto dy diskurse, pikėspari; politike e
pastaj edhe morale. Por kjo dėshirė dhe aspiratė e kėtyre qendrave,
si nė rastin e Ballkanit do tė bėhet shumė mė ngadal dhe mė me
shumė reperkusione. Shkaqet janė tė shumta dhe janė tė natyrave tė
ndryshme; politike, etnike, ekonomike, historike,etj. gjė qė ėshtė
e pamundur tė elaborohėn nė njė shkrim tė tillė tė kufizuar.
-
-
Nė Kosovėn e pasluftės, kėto vlera dhe kėto interese
edhe pėr njė kohė tė gjatė do tė diskutohėn pėrmes agjendave tė
shkaqeve dhe pasojavet ; morale, etnike, politike e mėpastaj edhe
tė atyre ekonomike.
-
-
Shkaqet morale, si nė Bosnjė, ku pėr barometėr tė kėtij konstatimi,
kishim vėshtėrsit e mospajtimit ndėretnik, ndėrfetar e ndėrnjerzor
mes serbve, kroatve dhe boshnjakve pėr tėra kėto vite tė
rindėrtimit, (!) ishin tejet transparente edhe me vetė faktin se
as serbėt as boshnjakėt e as kroatėt, pas tėra kėtyre viteve tė
paqes dhe rindėrtimit, nuk mundėn tė ndėrtojnė modelin e shoqėrisė
sė sygjeruar (nga pėrėndimi) multietnike!
-
-
Nė Kosovėn e pasluftės, shkaqet e mospajtimit tė menjėhershėm
ndėretnik dhe tė ndėrtimit tė shoqėrisė multietnike do tė mund tė
jenė shumė mė tė shprehura, edhe nga faktet e barrierrave
frustrative tė prodhuara nga sistemi i mėhershėm tejet
diskriminues dhe aparthejdist serb dhe dallimeve tė tejskajshme
gjyhėsore, kulturore, etnopsikologjike, etj mes komunitetit
shqiptar dhe atij serb. Qė dmth. se shėrimi i kėtyre plagėve dhe
zgjidhja e mospajtimeve etnike nė kosovė, me terapi tė modeleve
dhe mentalitete tė vendeve tjera, siq po aludon aktualisht UNMIK-u
dhe OSBE-ja, do kėrkojė dyfish kohė mė shumė se nė Bosnje!
-
-
Pse
po e themi kėshtu? Dhe ku e ka mbėshtetjen kjo tezė e jona?
-
-
Sė pari, ekspertėt dhe kėshilltarėt e Administratorit tė Kosovės
duhet ta kenė tė qartė apo edhe ta mėsojnė leksionin number
onese; Kosovarėt, me sistemin e tyre tė koduar shekullor,
pamvarsisht prej dėshirės dhe vullnetit pėr tė ndėrtuar njė
shoqėri civile nė Kosovė, nuk munden edhe po tė donin ashtu ad
hoc, sipas shpejtėsisė UNMIK-iane tė kapėrdijnė sistemin e
modelit tė dekreteve dhe rregulloreve (ligje ende nuk ka apo jo?!),
qė pėr synim kanė ndarjen e pushtetit tė ardhshėn nė baza etnike!
-
-
Koncepti i ndarjes sė pushtetit nė principe etnike, mund tė jetė
funksional dhe i dobishėm vetėm nėpėr ato vendet tė cilat e kanė
shumicėn e popullsisė sė pėrzier, siq po bėhet psh. nė Bosnje, apo
siq do tė mund tė bėhej nesėr nė Maqedoni, Vojvodinė, etj.
-
-
Ēėshtja e mbrojtjes sė minoriteteve me fuqinė e ligjit, ėshtė njė
kėrkesė e arsyeshme dhe shumė e preferueshme, mirėpo kur ajo
fillon tė ngrihet nė nivelin e sistemit tė privilegjave, atėherė
ajo dinė tė bėhet edhe pengesė serioze pėr rregullimin e raporteve
ndėretnike. Ajo e merr kuptimin e tolerancės dhe mirėkuptimit,
vetėm poqese grupimi etnik (nė rastin tonė serb, hashkali,
boshnjak, turk, etj) qė kėrkon kėtė status ka njė shumicė absolute
tė popullsisė pas vetės, gjė qė nuk ėshtė rast i njejt me Kosovėn,
me mbi 97% shqiptarė !
-
-
Favorizimi i kėsajė formule qė ėshtė dizajnuar nė baza tė
identitetit etnik dhe qė po synohet tė institucionalizohet (tash
pėr tash vetėm me dekrete e rregullore UNMIK-iane, e nesėr edhe me
Kushtetutė!) nė Kosovė, jo vetėm qė do tė ndikojė nė rritjen e
tensionimeve ndėretnike, por edhe nė thellimin e ndasive mes
komuniteteve lokale! Dikush do tė pyes pėrse athua, kur dihet se
qėllimi ėshtė i kundėrti?
-
-
Dekretet dhe rregulloret e kėsisojta, serbve lokal psh.
gjithėnjė do tu mundėsonin betonimin e aso kėrkesave (qė
momentalisht janė nė fazėn e enklavizimit) qė nesėr duhet ta
fitojnė fuqinė e ligjit. E meta e tėrė kėtij koncepti, pra qėndron
nė ate,se identifikimi i kėsisojt i minoritarėve Kosovar nė tė
ardhmėn gjithėnjė do tė bėhet jo pėrmes institucioneve tė shtetit,
por pėrmes pėrkatėsisė etnike!
-
-
Procedura e kėtill e ndėrtimit tė raporteve ndėretnike nė Kosovė,
shqiptarėt nė anėn tjetėr pėr ēdo ngecje eventuale, pamėdyshje do
ti emėronte si fajtorė kujdestar, ashtu siq ėshtė edhe duke i
emruar tani pas luftės! I tėrė ky Projekt i kėsisojt, mėpastaj,
grupimeve tė ndryshme politike (tė cilat pėrherė do tė gjinden nė
mesin e shqiptarėve etnik, deri nė realizimin e synimit pėr
pamvarėsi) do tė ua trasonte rrugėn e mbajtjes sė kursit radikal,
gjė qė nuk e besojė se ėshtė edhe qėllim i Administratės
Ndėrkombėtare?
-
-
Ekspertėt e Administratės Ndėrkombėtare, duhet ta kenė tė qartė se
koncepti i ndarjes sė pushtetit nė baza kombėtare qė po
favorizohet tani, do tė sjellė mė shumė telashe se sa dobi. Pėr
kėtė prejudikim tonin na referohet sidomos shembulli i Qipros, ku
qe gadi tri dekada po mbahet njė gjendje e thellė tensionuese mes
komuniteteve dy komuniteteve dominuese, asajė greke dhe asajė
turke!
-
-
Kur ėshtė fjala tek frymzimi i pajtimit ndėretnik, unė
me kėtė rast do tė sherbehesha shum shkurt, me disa qėndrime tė
qytetarėve tė Prishtinės (Hulumtim ky empirik i IDERK-ut), qė si
mundėsi do tė mund ishin nė kolizion me qėndrimet e shumicės sė
popullsisė sė Kosovės. Nė tė vėrtetė, mostra e Prishtinės, dėshmon
prirjen e tolerancės ndėr shqiptarėt etnik, pėrkundėr tėrė atij
represioni,masakrave dhe dėbimit biblik nga trojet e tyre qė qe
ushtruar nga estabilishmenti politik serb dhe serbėt lokal.
-
-
Shqiptarėt, nė tė vėrtetė nuk e kontestojnė asesi kthimin e e
grupeve tjera etnike me ndonjė kusht tė veqant. Ata nė tė vėrtetė
fajin kolektiv tė grupit tjetėr etnik tė implikuar nė fushatėn e
dėbimeve, vrasjeve dhe masakrimeve ndajė tyre, mundohėn ta
kanalizojnė nė sistemin e pėrgjegjėsisė, e cila duhet verifikuar
pėrmes ligjeve dhe mekanizmave institucional tė Hagės dhe Kosovės.
Qėndrim ky qė duhet tė jetė mjaft domethėnės pėr Administratėn
civile.
-
Tensionimet qė i pėrcjellin njė kohė situatat postkonfliktuoze,
janė evidente dhe pėr kėtė fenomen ilaēi mė i mirė ėshtė
funksionimi i vis maiorit tė ligjit.Kėtė teori, tė zgjatjes sė
situatave tensionuese ndėretnike e ka dėshmuar mė sė miri rasti i
Bosnjesi.
-
-
Andaj Administrata Civile nuk duhet tė nxitojė qė tė
kėrkojė tjetėrsim kaq tė plotė dhe kaq tė shpejt nga shqiptarėt!
Tekefundit, koncepti i amputimeve tė shpejtuara i frymzuar nga
modelet e hueja tė sjelljeve (pamvarsisht prej suksesit qė ėshtė
dėshmuar atje nė kushte dhe rrethana krejtėsisht tjera nga kėto tė
Kosovės) nuk ėshtė e thėnun tė ketė sukses nė tė gjitha ambientet
tjera postkonfliktuoze qė dalin nga tmerret e luftės, siq ėshtė
rasti me Kosovėn.
-
-
Pėrvojat e dhimbshme tė transicionit nėpėr vendet e
ndryshme postkomuniste, kanė dėshmuar se; modeli i demokracisė dhe
ai i ndėrtimit tė raporteve tė shėndosha ndėretnike, nuk mund tė
vendoset vetėm me aktin pėrmbysjes apo shkatrrimit tė raporteve
dhe njėmendėsive tė vjetra totalitare e konfliktuoze nė ato vende.
Pėrkundrazi, tani gjithėnjė e mė shum po bėhet mė e qartė se
demokracinė dhe rregullimin e raporteve ndėretnike, nuk duhet
identifikuar vetėm me ndėrtimin e njė legjitimiteti hė pėr hė (pa
tė cilat as qė mund tė paramendohet ajo) qė duhet ngritur sė
bashku me mekanizmat e ndryshėm ligjorė, pastajė procedurat nė
bazė tė parimit tė shumicės, por para sė gjithash edhe me;
tolerancėn e ndėrsjellėt etnike, kreativitetin e gjithėmbarshėm
kulturor, pastaj sistemin specifik tė vlerave qė ajo i imponon
nėpėr shtetet nacionale dhe me mjeshtrinė e cila vazhdimisht
kėrkon; pėrsosje dhe bartje tė kėsajė pėrvoje nė brezat e
ardhshėm.
-
-
E tėrė kjo formulė pakashum, do tė mund tė vlente edhe pėr
ndėrtimin e raporteve ndėretnike mes komuniteteve lokale, me njė
dallim tė vetėm se nė shoqėrit qytetare pėrceptimet etnike
ndryshojnė shum mė ngadal se sa institucionet shtetėrore.
-
-
Nisur nga ky kėndėvėshtrim i kėsisojt, do tė thoshnim
se me kėtė koncept dhe me kėtė pėrvojė tė sprovuar jetėsore tė
pėrėndimorve, nė rrethanat tona tė reja Kosovare, do tė duhej tė
nėnkuptonim; jo vetėm transparencėn e tolerancės, mirėkuptimit dhe
koegzistencės ndėretnike, por edhe tė gjitha ato aktivitete dhe
procese qė i stimulojnė qytetarėt e Kosovės tė respektojnė
logjikėn e fuqisė sė ligjit i cili tenton ti zhdukė tė gjitha
barierat tjera; racore,etnike, fetare, politike, etj.
-
-
Projekt Propozim mbi amputimin e shpejtuar tė frymės sė tolerancės
ndėretnike nė mentalitetin ende tė zhdarravitur politike tė
qytetarėve nga te gjitha komunitetet locale e sidomos ato shqiptar,
do tė duhej tė ndėrtohet nė stilin e profi kirurgut nė mėnyrė qė
tė kihen parasysh tė gjitha rrethanat dhe mentalitetet e ambientit
ku duhet tė vėhet skalpeli dhe ushtrohet veprimi!
-
-
-
3. Modeli i konfliktit nė Kosovė
-
-
Kundrimi qė Kosova, dhe prania e UNMIK - ut, KFOR-it,
dhe OSBE-sė, tė mbahen nė suazat e njė gjendjeje tė pritjes , si
edhe refuzimi gadi I parasyeshėm nga tė gjitha kėndet e sė drejtes
(tash per tash te (pa) arsyeshme!) nderkombetare juridike pėr tu
munduar tė gjindet jo njė modus vivendi, ashtu siq sygjeron
Korniza Kushtetuese e Administratės ndėrkombėtare, por pėr tu
definuar qartė statusi i ardhshėm politik i Kosovės, me hipotekėn
e djallėzuar se kėshtu problematizohen stabiliteti dhe siguria nė
Ballkan dhe krijohen situata tė paparashikueshme pėr mbarė Evropen
Juglindore, ėshtė njė pozicionim i ngathtė (por jo edhe I
qėlluar hė pėr hė!)qė me siguri nė staza pakėz mė tė gjata do tė
ndikojė shumė edhe nė (mos)pajtimin e gjithėmbarshėm ndėretnik mes
komuniteteve tė hasmuara jo rastėsisht nė agjendėn e luftės nė
fund tė milenimumit tė kaluar.
-
-
Qasja e kėsisojt e qendrave tė vendosjes ndajė Kosovės,
nė njėrėn anė regjimit tė deridjeshėm opozitar serb nė Serbi,
faktikisht i dhuron formalisht alibin e shpresės pėr ta rikthyer
edhe njė herė Kosovėn nėn sovranitetin e vetė qė ishte zvogluar
dukshėm gjatė kohės sė sundimit tė regjimit tė Millosheviqit (gjė
qė pėr qdo ditė po ndėgjohet nga goja e tyre nėpėr aulat
ndėrkombėtare), si edhe nė anėn tjetėr pėr shqiptarėt krijon
pėrshtypjen e rebeluesve permanent nė rajon tė cilėt nuk janė nė
gjendje tė qeverisin me veėvehtėn dhe tė tjerėt , kurse nė anėn
tjetėr shqiptarėve tė cilėt nuk janė tė kėnaqur me shkallėn e
lirisė sė fituar kur ata u rebeluan, u dhuron platformėn e
kėrkesave maximaliste, pra ate tė bashkimit tė gjitha trojeve nė
Ballkan, si njė tė drejtė tė tyre natyrore!
-
-
Nė situatat konfliktuoze qė zakonisht identifikohėn
pas katrahurės sė luftės, ashtu siq bie fjala ndodhi nė Bosnje,
Kroaci, etj. zakonisht si nevojė dhe si domosdoshmėri historike
shfaqen modelet e zgjidhjeve tė kėtyre konflikteve ndėretnike tė
cilat njė kohė kanė pasur probleme tė natyrės sė ; diskriminimit,
shantazheve apo edhe luftės. Zgjidhja apo pajtimi ndėrmjet kėtyre
komuniteteve, zakonisht konsiston nė kėmbimin e informatave tė
duhura mbi interesat dhe prioritetet e tyre nė konflikt, duke e
ndėrgjegjėsuar vetėdijen e tyre; politike, ekonomike, juridike,
etj.
-
-
Nė teoritė sociologjike, mund tė hasim argumente tė besueshme, tė
cilat flasin pėr mundėsit pastaj pėrvojėn e zgjidhjes sė
problemeve ndėretnike si dhe krijimin e klimės sė tolerancės
ndėrmjet grupeve, racave dhe identiteteve tė ndryshme etnike nė
botė. Njė ndėr kėto teori qė dekadave tė fundit, do tė thoshnim e
alarmuan atmosferėn e ndėrgjegjėsimit ndėretnik padyshim ėshtė
edhe ajo e cila e pamundėson zgjėrimin dhe eskalimimin e situatės
nė gjendje tė ashtuquajtur sociologjikisht kompetitive.
-
-
Zgjidhja e sukseshme e problemeve ndėretnike, si pėrvojė e vendeve
dhe popujve tė infektuar me dozėn e urrejtjes tė shkaktuar nga
plagėt e vrasjeve masive, pėrkatėsisht luftėrave gjenocidiale (rasti
i Bosnjes, Ruandes, Ēeqenisė dhe Kosoves), kryesisht mund tė
udhėzojė nė tri modele, tash pėr tash mė tė angazhuara dhe mė tė
sprovuara edhe nga Institutet mė eminente ndėrkombėtare;
-
a/ kompromisin,
-
b/pajtimi me Procedurėn pėrfundimtare dhe
-
c/zgjidhjen integrative .
-
-
-
Modeli i Kompromisit
-
-
Nė esencė nuk ėshtė asgjė tjetėr, veqėse do tė thoshnim njė
marrėveshje ne mes dy grupacioneve tė pėrafėrta numerikisht
etnonacionale mbrenda suazave tė njė konstruksioni shtetėror, qė
kanė si imperativ arritjen e njė zgjidhje tė pajtueshme pėr dy
palėt konfliktuoze. Thėnė mė thjesht, ky koncept zakonisht
pėrdoret nė terminologjinė politike dhe ka kuptimin e njė pajtimi
tė ndėrsjellėt, mirėpo, kuptimi i tij ėshtė pakėz mė i gjėrė,
ngase me tė shpeshherė nėnkuptojmė edhe ato marrėveshje qė kanė
konotime dhe porosi tė zbrapjes nga kėrkesat e mėhershme
maximaliste tė njėrit nga komunitetet etnike.
-
-
Nuk thuhet sė koti, se; kompromisi ngandonjėherė nėnkupton edhe
aso situata kur palėt konfliktuoze nuk ndahėn tė kėnaqura me
arritjen e marrėveshjes tė cilėn e determinojnė shumė faktorė
jashtė argumenteve qė shtrohėn zakonisht nė tavolinėn e gjelbėrt
tė politikajve. Ky model, ne rastin e Kosovės, do tė thoshnim
ėshtė I paalikueshėm edhe pėr shkak tė prejudikimit kuantitativ
etnonacional. Mė I afėrtė do tė ishte bie fjala nė rastin e
Maqedonisė, ku grupet e ndryshme etnike pėr nga numri janė shumė
mė tė pėrafėrta 30 %(zyrtarisht) gjerė 40%-45%(jozyrtarisht) me
pėrkatėsi etnike shqiptar, dhe mbi 50%(zyrtarisht) me pėrkatėsi
apo prejardhje maqedonase. Ky model, do tė thoshnim do tė ishte
shum i preferueshėm edhe pėr rastin e Bosnjes, ku pėrafėrsisht
bashkėsit etnike tė tri grupimeve etnike qė ishin nė konflikt (serbėt,
boshbnjakėt dhe kroatėt) do tė mund tė pajtoheshin mė leht me
natyrėn e kompromiseve ndėretnike.
-
-
-
Modeli i Pajtimit me procedurė pėrfundimtare
-
-
Kompromisi, siq mund tė nėnkuptohet edhe vetėvetiu nuk ėshtė
zgjidhje apo agjendė e vetme dhe alternative qė do tė mund ti
ofrojė serbėt dhe shqiptarėt nė tė ardhmėn e afėrtė, nė tavolinėn
e pajtimit. Ngandonjėherė pėrfundimi i negociatave apo zgjidhja
pėrfundimtare e problemeve tė kėsajė natyre, mund tė arrihet edhe
pėrmes marrėveshjeve paraprake mes komuniteteve qė ende mund tė
cilėsohen si tė armiqėsuara. Kjo pra ėshtė ajo faza e cila mund tė
keqinterpretohet nga tė dy bashkėsit etnike pėr gjėja tolerimin
e skajshėm tė njerės bashkėsi ndajė bashkėsisė tjetėr etnike.
Shqiptarėt, do tė mund tė thoshnin se serbėve local po u ofrohet
gjithėcka, vetėm e vetėm qė tė futen nė agjendėn e identitetit tė
ri (tė padefinuar ende , kuptohet!), kurse shqiptarėve pėrmes
Kornizės Kushtetuese u janė reduktuar tė drejtat e veprimit dhe
vendimarrjes nė proceset e gjertanishme.
-
-
Ky model apo tip i negocionimit, sipas rekomandimeve tė
IDERK-ut,
(Institutit pėr Demokraci dhe Relacione Etnike I Kosovės) nuk do
tė ishte i preferueshėm nė ndėrtimin e raporteve ndėrtetnike nė
periudhėn e gjertanishme tee (jo) pėrvojes me demokracinė ende tee
brisht nė Kosovė. Arsyet janė tė shumta, kurse ne do tė pėrmendim
vetėm disa sish, qė sipas mendimit tė ekspertėve tė IDERK-ut, janė
disi mė tee theksuara nė sytė e opinionit publik Kosovar.
-
-
b.1.
Nė rastin e armiqėsive tė thella, siq ėshtė rasti I Kosovės, ku
komunitete e armiqėsuara kanė dalur nga njė luftė e natyrės etnike
qė si pasojė kėrkojnė njėra pavarsinė (nga ish Jugosllavia /tash
Serbia), kurse tjetra reintegrimin (nė ish Jugosllavi (tanim Serbi),
ėshtė gadi pothuajse e pamundur tė kėrkohet ekspres pajtim
ndėretnik, derisa nė tė dy anėt e komuniteteve ende ka paqartėsi
rreth definimit tė identitetit apo statusit tė tyre politik.Edhe
Kosova e edhe ish Jugosllavia (tani Serbia) nuk e kanė as tė
pranuar (ndėrkombtarisht )e as tė zgjidhur (politikisht) kėtė
qėshtje. Rekomandimi I IDERK-ut, pėr staza tė gjata ėshtė se ato
nė kėtė faze do tė mund tė koegzistonin me pėrjashtime ambivalente,
tė cilat nuk do tė mund ta pengonin synimin e asnjėrit grup etnik
nė Kosovė.
-
-
b.2.
Ky model, pėr shkak tė mosqartėsimit apo pėr shkak tė mosdefinimit
tė stastusit Kushtetues tė grupimeve tė ndryshme etnike, si nė
Kosovė ashtu edhe nė ish Jugosllavi (Serbi), do tė mund ta
neglizhonte shumė qėshtjen e pajtimit ndėretnik. Derisa nė Serbi,
grupet e ndryshme etnike, sidomos aludimi do tė mund tė vlejė pėr;
hungarezėt, shqiptarėt, malaziezėt, etj. ende prejudikohen me
terminologjinė komuniste si pakica kombėtare, pakica etnike, etj.
pra grupime qė automatikisht atyre u dhurojnė sipas ligjeve
paragjykuese, statusin e njė minoritetit etnik (jo edhe qytetar,
suq do tė duhej tė ishte nė tė vėrtetė) qė me vete do tė duhej tė
bartė edhe hipotekėn e qytetarit tė rendit tė dytė! Qė rrethanat e
reja nuk do tė duhej tI duronin dhe pretendonin tI afirmonin si
vlera tė reja tė shoqėrisė civile. E njejta gjė do tė thoshnim,
pa dallime tė mėdha ėshtė prezente edhe nė Kosovė, dallimi ėshtė
vetėm se kėtu, statusi I komuniteteve locale, mirrret dhe
analizohet me rezerva shum mė tė mėdha shkaku I benificioneve qė
mundet eventualisht UNMIK-u, tu ofrojė atyre nė estabilishmentin e
ardhshėm politik tė Kosovės.
-
-
Zatėn ky llojė i ofertės nė formė e sidomos nė pėrmbajtje, serbėve
posaqėrish u ofrohet nė rregulloret e Kornizės Kushtetuese, ku
perms mekanizmit tė ashtuquajtur :diskriminim pozitiv, serbėt
avansohen nė statute privilegjuese qė ata as qė kanė mundur tI
refuzojnė si tė tilla.
-
-
-
Modeli i Zgjidhjes Integrative
-
-
Si zgjidhje integrative e pajtimit ndėretnik shquhet ajo zgjidhje
e cila dosido konsiston nė qetėsimin e shpirtėrave tė trazuar tė
dy palėve qė gjenden nė armiqėsi ndėretnike shkaku i ndonjė
interesi; politik, ekonomik, apo juridik. Nė pėrvojėn e grupeve
pajtuese qė njihet si palė e tretė, mund tė hasim nė disa tipe apo
lloje tė zgjidhjeve pėr problemet dhe konfliktet ndėretnike.
-
-
Tipi i parė i identifikuar i zgjidhjeve integrative,
presupozon rritjen e karrotės sė premtuar nga pala e tretė
negocionuese e prapa tė cilės qėndrojnė institucionet e
rėndėsishme ndėrkombėtare( nė rastin e Kosovės; KFOR-i, UNMIK-u,
OSBE-ja. Kėshilli i Sigurimit, sidomos tani kur po ofrohen
bisedimet teknike Grupi I Kontaktit, etj.) me qėllim qė tė
neutralizohen kėrkesat (qė ne nė Kosovė po i shquajmė si; vullnet
I popullit, synimi pėr tė realizuar identitetin shtetėror, etj.)
maximaliste nga kėndėvėshtrimi I njėrės palė, ndėrsa natyrore nga
kėndėvėshtrimi I palės tjetėr.
-
-
Tipi i dytė, ka tė bėjė mė tepėr me prejudikimin e
kompenzimeve ( mė tepėr do tė thoshnim materiale, morale, etj)
nė stilin;ti mua, unė tygjerėsa tipi i tretė, ka tė bėjė me
reduktimin apo zvoglimin e humbjeve minimale nė planin strategjik,
ushtarak, ekonomik, dhe ate njerėzor tė grupeve etnonacionale tė
gjendura nė situata konfliktuoze.
-
-
Nė kėtė kontekst, shtrohet pyetja, se si mund tė zgjidhėn
problemet ndėretnike? Apo cilat janė pėrvojat e tė tjerėve nė kėtė
fushė shumė tė ndieshme pėr qendrat e vendosjes, pėr tė cilė
politikajėt apo partit tona politike kanė pakė, pėr tė mos thenė
kurrfar informacionesh (pėrveq atyre tė pėrgjithsuara nga dėshirat
dhe aspiratat individualiste tė grupimeve politike) nga
estabilishmentet e tyre profesionale?
-
-
Ne kėtu nė pamundėsi tė elaborimit tė gjitha dimensioneve tė
kėsajė problematike, nė rastin e Kosovės , do tė thoshnim, se
hapat mė kreativ qė nevojitėn pėr tė zgjedhur edhe konfliktet mė
tė ndėrlikuara ndėretnike, zakonisht preferojnė hapa qė synojnė
kah zgjidhjet integrative qė pėrfundojnė me hepiend.
-
-
Shembulli qė e ilustron mė sė miri kėtė teori, do tė thoshnim
ėshtė ai i Golanit, tė cilin e mbajmė nė mend tė gjith, ku psh.
ndėrmjetėsuesi (amerikanėt, si zakonisht vetėm ata mund tė bėjnė
mrekullira tė tilla!) intelegjent hetoi se; njėra pale, bie fjala
ėshtė mė tepėr e fascinuar me formėn, kurse pala tjetėr
konfliktuoze me pėrmbajtjen e problemit!
-
-
Ose psh. nė luftėn e njohur tė Jom Kipur (Yom Kippur) thuhet se
armata e tretė egjiptiane, ishte e rrrethuar me forcat izraelite.
U ashpėrsuan mendimet dhe sygjerimet lidhur me kontrollimin e tė
vetmės rrugė, pėrmes tė cilės do tė mund tė furnizoheshin ushtarėt
egjiptas me ushqim dhe dukej se asnjėra palė nuk mund tė mirrej
vesh rreth kėtij problemi. Pas njė analize tė kujdesshme
ndėrmjetėsuesi H. Kisingjer (ish sekretar I Shtetit) kuptoi se ;
Izraeli dėshironte tė vėjė kontroll tė njėmendėt mbi kėtė rrugė tė
rėndėsishme pėr ta, gjerėsa egjiptasit dėshironin tė lėnė vetėm
pėrshtypjen nė opinionin ndėrkombėtar, se izraeli nuk duhet ta
vėnė kėtė kontroll, shkaku i bindjeve morale! Kisingjeri, atyre u
propozoi kompromisin; qė ushtarėt izraelit tė stacionohėn nė tė dy
anėt e rrugės nė mėnyrė qė tė fitohej pėrshtypja se njėmendėt ata
e kontrollonin rrugėn, kurse pikat kontrolluese KB-a, nė mėnyrė qė
tė fitohej pėrshtypja e kontrollit ndėrkombėtar.
-
-
Ky shembull do tė mund tė ilustrohej edhe me rastin e aprovimit (nga
ana e UNMIKU-ut dhe politikajve me ekspert) tė Kornizės
Kushtetuese tek ne ne Kosovė. Tek shqiptarėt fitohet pėrshtypja se
njėmendėsisht ata do tė mund ta vėjnė nėn kontroll strukturėn e
institucioneve tė dalura nga zgjedhjet parlamentare, bile nė mos
pėr asgjė tjetėr, atėherė pėr shkak tė numrit mė tė madhė tė
deputetve qė aktualisht I kanė nė Parlamentin e parė Demokratik
tė Kosovės, kurse tek serbėt ajo e bllokimittė vendimeve
parlamentare nė procesin e vendosjes (shkaku I mekanizmit tė
automatizimit qė paraprakisht i katapultoj 10 deputet serb!)dhe
ajo e integrimit formal tė tyre si komunitet me rendėsi nė
ndėrtimin e institucioneve tė para demokratike te Kosovės.
-
-
Sipas rekomandimeve tona, tipit tė ndodhur tė
konfliktit nė rastin e Kosovės, I cili I ka rrėnjėt gadi tė njė
periudhe shekullore, nuk do tė mund ti mjaftojnė vetėm modelet
dhe tipologjitė e negocionimeve klasike tė bie fjalakompromiseve
dhe tė atij tėpajtimit me procedurė pėrfundimtare, apo tė atij
tėzgjidhjes integrative, tė cilėt dosido janė tė mirėpritur pėr
ti konsultuar, bile pėr shkak tė shkallės sė suksesit tė tyre
afatgjat nė vendet ku ishin provuar problemet e pėrafėrta tė
natyrės etnike, politike, tė drejtave tė njeriut,etj.nė mėnyrė qė
tė absorbohen pėrvojat pozitive dhe ato negative. Nė kėtė drejtim
e ndjejmė si obligim moral ,qė me ekspertėt qė I disponon tė
ofrojė jo vetėm njohurit mbi pėrvojėn e tė tjerėve, por edhe
opinionin e vetė akademik lidhur me kėtė problematikė.
-
-
Ngase fitohet pėrshtypja se partitė e mėdha politike, sikur kanė
krijuar pėrshtypjen e vetėkanqėsisė me prezencėn e vetėvehtės nė
skenėn politike, gjė qė ėshtė e pamjaftueshme kur tė kihet
parasysh ritmet e ardhshme tė zhvillimeve rreth mėnyrės, apo
ofertės qė duhet ta kenė ato para bashkėsisė ndėrkombėtare , pėr
Integrimin e komuniteteve tjera nė strukturėn organizative,
ndėrtuese, etj. tė legjitimitetit tė ri demokratik nė Kosovės.
-
-
Oferta pėr ndonjė Projekt apo para Projekt tė ri negociues pėr
secilėn Parti politike tė Kosovės nuk do tė ishte mė ndonjė luks i
veqant, kur tė kihen parasysh kokorisjet e tyre para elektoratit
nė zgjedhjet e kaluara pėr posedimin e gjoja njė alamet
potenciali shkencor dhe politik qė do tė mund tė zgjidhte ēdo
problem me tė cilin do ballafaqohet Kosova nė periudhėn e
transicionit postkomunist!
-
-
Nė shoqėrit me traditė demokratike, organizatat joqeveritare, jo
vetėm qė kritikojnė hapat e administruesve lokal e shtetėror, por
ato edhe bėjnė pėrpjekje apo u ofrojnė alternativa tė reja nė
ndėrtimin e shoqėrisė civile. Nė Kosovėn e pasluftės, iniciativat
e tilla, askujt nuk duhet ti duken tė pamundura pėr gjėrat tė
cilat duhet bėrė nė drejtim tė ndėrtimit tė diskursit tė ri
stabilizues demokratik. IDERK-u, nė mėnyrė tė padiskutuar do ta
ndjek me idetė, propozimet, sygjerimet dhe analizat e veta, njė
kurs tė tillė tė rindėrtimit tė raporteve ndėeretnike nė Kosovė.
-
-
-
(Autori
ėshtė Drejtor Egzekutiv i IDERK-ut)