|
-
Nga Piro MISHA
-
-
Tre fakte mė shtynė tė ulem tė shkruaj. Njė libėr i botuar muajt e
fundit nė Francė, njė artikull i botuar nė njė tė pėrditshme nė
Tiranė, njė pamje nė sallėn e pritjes tė aeroportit tė Tiranės. Si
pėr tė treguar se radhitja e mėsipėrme ėshtė e rastėsishme, po e nis
nga kjo e fundit.
-
-
-
Aeroporti
-
-
Aty nga
fundi i muajit shtator, sė bashku me mikun tim Kujtim Ēashku po
prisnim tė vinte koha pėr tu nisur, kur na zuri syri atė grup prej
rreth 10 djemsh e njė vajzė pak a shumė tė njė moshe, qė rrinin tė
veēuar nė qoshen mė tė largėt tė sallės sė pritjes. Nė fakt tė
gjithė pasagjerėt kthenin kokėn pėr ti parė. Djemtė mbanin tė
gjithė mjekra tė gjata, ndėrsa vajza ishte e mbuluar me tė zeza,
duke lėnė jashtė vetėm sytė. Dukej qė vinin nga fshati, ose nga
ndonjė qytet i provincės. Nuk e di se ku shkonin
-
-
-
Libri
-
-
E gjen
sot nė ēdo vitrinė librarie nė Francė. Titullohet
Diksioneri botėror i
fondamentalizmit*. E ka pėrgatitur njė grup ekspertėsh
ndėr mė tė njohurit nė Europė pėr ēėshtjet e Lindjes dhe tė
radikalizmit islamik. Libri synon tė japė njė panoramė tė universit
tė sotėm tė radikalizmit islamik. Njė zė i veēantė nė tė i kushtohet
Shqipėrisė ose, qė tė jem mė i saktė, rrezikut tė fondamentalizmit
nė Shqiperi. Ēthuhet aty? Nė njė vend si Shqipėria, qė krenohet pėr
traditėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės mes feve, prej dhjetė
vjetėsh po veprohet pėr zevendėsimin e islamit tradicional me njė
islam tė afėrt me konceptet whabite - pra tė islamit nė njė ndėr
format e tij mė radikale qė praktikohet nė Arabinė Saudite, si dhe
nė disa nga vendet e tjera arabe tė ashtuquajtura tė Gjirit. Sipas
librit, kjo pėrpjekje mbėshtetet me mjete tė fuqishme financiare.
-
-
Gjithnjė sipas librit, gjatė periudhės sė parė pas hapjes sė
Shqipėrisė (periudhė kjo e pėrcaktuar deri nė vitin 1997) nuk
synohej thjeshtė mbushja e zbrazėtisė sė lėnė pas nga komunizmi nė
institucionet pėrfaqėsuese tė bashkėsisė muslimane. Nė atė kohė
synohej qė vetė politika e vendit tė orientohej drejt integrimit me
bashkėsinė e vendeve islamike. Si promotor kryesor i kėtij projekti
pėrmendet emri i B.Gazidedes, i cili, sipas autorėve tė librit,
mbante lidhje tė ngushta me shėrbimet e fshehta tė disa vendeve
arabe, si dhe me ato iraniane. Ndėrkohė, vėnien nė jetė tė projektit
e morėn pėrsipėr njė sėrė organizatash tė ashtuquajtura bamirėse
apo kulturore arabe. Nė Shqipėri veprojnė, thuhet nė libėr, rreth
30 organizata tė tilla tė financuara kryesisht nga Arabia Saudite,
tė cilat punojnė pėr njė objektiv qė, ēėshtė e drejta, ato se kanė
fshehur kurrė ri-islamizimin e Shqipėrisė.
-
-
Libri
bėn njė analizė tė hollėsishme tė mėnyrės se si veprojnė kėto
organizata, qė edhe pse disi tė reduktuara kėto dy tre vjetėt e
fundit, prapė janė mjaft tė pranishme. Objektivi i tyre kryesor
ėshtė ēkombėtarizimi i islamit lokal nė emėr tė njė islami
universal. Pėr kėtė qėllim smjafton thjeshtė predikimi i vizionit
tė
umės**, por kėrkohet tė
nxiten ndjenjat antiperėndimore, duke shfrytėzuar pasigurinė apo
zhgėnjimin e natyrshėm qė ndjejnė shumė njerėz nė kushtet e
ēoroditjes qė sjellin ndryshimet rrėnjėsore dhe kriza e
tranzicionit. Nė fakt mėnyra se si veprojnė kėto organizata ėshtė
tepėr e sofistikuar. Nga njėra anė ato ushtrojnė presion mbi grupe
tė caktuara tė popullsisė pėr tė arritur atė ēka ata e konsiderojnė
sjellje islamike gratė tė mbulohen, fėmijtė tė ndjekin shkolla
kuranike, meshkujt tė mbajnė mjekėr etj. Mjeti mė efektiv i
presionit mbetet e ashtuquajtura ndihmė bamirėse ekonomike e
sociale. Nė fillim kjo iu jepet tė varfėrve, jetimėve, nevojtarėve e
pakushtėzuar, pastaj gradualisht kalohet nė privilegjimin financiar
e materjal tė atyre qė ndjekin porositė.
-
-
Sė
fundi, jo rrallė, ndihma bėhet krejtėsisht e kushtėzuar. Njė rėndėsi
e posaēme i kushtohet hapjes sė shkollave islamike me mėsues, sė
paku fillimisht, arabė, furnizimit me literaturė propagandistike tė
pėrkthyer nė shqip, si dhe dėrgimi i tė rinjve shqiptarė pėr
shkollim nė vendet arabe. Kėta tė fundit zenė njė vend tė
rėndėsishėm nė planet afatmesme tė kėtyre organizatave, sidomos pėr
realizimin e objektivit tė shkatėrrimit tė trashėgimisė fetare e
historike lokale. Synimi ėshtė qė tė vendosen nė institucionet e
bashkėsisė muslimane shqiptare. Po tė njėjtit qėllim i shėrben dhe
ndryshimi i specifikės arkitekturore tė xhamive tė trashėguara nga
Perandoria Otomane - ndėrhyrja shkon deri nė dekoracionin e tyre tė
brendshėm - pėr ti zevėndėsuar ato me austeritetin e rreptė
whabist. (Por kjo e fundit, pėr mendimin tim, ėshtė sidoqoftė njė
temė mė vete, sepse diskutimi mund tė shtrihet dhe nė stilin e
kishave ortodokse qė po ndėrtohen nė vend.). Sipas librit, NGO-tė e
Arabisė Saudite kanė ngritur deri tani mbi 200 xhami tė tilla nė
Shqiperi, me njė stil krejt tė ndryshėm nga ai tradicional. Nė
pjesėn kushtuar Shqipėrisė pėrmenden, ēėshtė e vėrteta, shumė
detaje, emra organizatash e individėsh, lidhjet e tyre direkte apo
indirekte me qarqe radikale apo dhe fondamentaliste e terroriste.
Njė vend, ndonėse jo shumė i madh, i kushtohet dhe veprimtarisė sė
organizatave apo fondacioneve tė ndryshme bamirėse, fetare apo
kulturore iraniane, qė veprojnė nė Shqipėri nė drejtim tė
bektashinjėve, si dhe atyre fetare turke. Kosova dhe Maqedonia kanė
kapituj mė vete.
-
-
-
Artikulli (dhe interneti)
-
-
Pak a
shumė nė tė njėjtėn kohė qė mė ra nė dorė ky libėr, nė njė tė
pėrditshme tė Tiranės botohet shkrimi me titull Al-Mustafa kundėr
Ervinit (Tema, 8 shtator 2002.) Autori i shkrimit quhet Olsi
Jazexhi, njė emėr qė ndeshet here pas here kohėt e fundit nė kėtė
gazetė. Eshtė njė artikull shqetėsues. Jo thjeshtė pėr mllefin e
madh, qė sdo pėrbėnte ndonjė ēudi nė panoramėn e shtypit shqiptar,
sesa pėr gjuhėn e referencat qė pėrdor. Njė gjuhė e huajtur nga
universitetet e fanatizmit e radikalizmit islamik. Sa pėr tė sqaruar
lexuesit, duhet shtuar se ky artikull u botua si njė ndėrhyrje e
autorit nė njė polemikė tė zhvilluar aso kohe mes Mustafa Nanos dhe
Ervin Hatibit pėr ēėshtjen e muslimanizmit tė shqiptarėve, njė
polemikė, qė pavarėsisht nga tema delikate apo ndonjė fjalė a
shprehje e pavend, mendoj se ishte krejt normale. Pa bėrė komente,
do mjaftohem duke cituar nga artikulli. Olsi Jazexhi i sulet Mustafa
Nanos, duke e akuzuar se bėn pjesė nė renegatėt besėthyes
Perėndimofilė qė ngrenė lart flamujt e pederastisė, feminizmit,
anti-maskulizmit, antishqiptarizimit, antinacionalizmit dhe ēfarė tė
urdhėrojė blloku mė i fortė i kohės.
-
-
Pėr
shkruesin e artikullit armiqtė e vėrtetė tė shqiptarėve na qenkan
Imperializmi kristiano-europian dhe mashat e tij. Varfėria akute
e kėtij populli dhe pėrdhosja qė Europa Kristjane i ka bėrė dhe i
bėn atij prej 100 vjetėsh, shkruan O.J. nė Tema, ka shtyrė dhe
shumė jetimė te civilizmit Osman tė Shqipėrisė qė tė marrin vendin e
renegatit. Viktimat shqiptare nga kryqėzata Europiane sot shihen
pėrballė ambasadave greke dhe italiane nė Tiranė. Ose mė tej:
Mustafa Nano ka lindur nė shekullin e XX-tė, kur shqiptarėt nė vend
qė tė dėbojnė princat kristjanė nė Dar-al-Islam
, janė detyruar qė
tė dėbohen nga trojet e tyre amtare nė Kosovė, Ēamėri, Mal te Zi dhe
Maqedoni
Nė sh.XX dhe XXI, shqiptarėt nuk janė mė mbrojtės tė nderit
tė civilizimit Islamik, siē ishin nė kohė tė Hajredin Barbarosės. Nė
kėtė shekull ata janė kthyer nė prostituta tė semaforėve tė
Kristendomit perėndimor. Besoj se mjafton. Gjuha e O.J. ėshtė njė
shartim termash modernė me koncepte tė dala nga mesjeta, si
Dar-al-Islam***, luftėra
tė shenjta, princėr tė krishterė (emėrtimi i vendeve tė sotme
ballkanike), kryqėzata etj. Njė hibridizim paradoksal mes
demagogjisė panislamiste, aludimeve pseudohistorike e hiles tashmė
tė njohur pseudonacionaliste, qė e ndeshim jo rralle vitet e fundit,
kur teorira tė tilla mundohen tė bėhen tė besueshme duke i veshur me
njė vello nacionaliste.
-
-
Sėshtė
e vėshtirė ta kuptosh zanafillėn e njė gjuhė tė tillė krejt tė huaj
pėr mendėsinė shqiptare! Eshtė pak a shumė e njėjta pėrzjerje qė
gjen nė mesazhet e Bin Ladenit, kur veprimet e tij tashmė tė njohura
pėrligjen duke iu referuar imperializimit kristian, kryqėzatave
mesjetare, apo ngjarjeve tė tjera historike, tė ndodhura kushedi se
kur. Sigurisht, me kėtė sdua tė bėj asnjė aludim tė pavend. Po
mendoj se nėse vėrtet po kalohet nė njė faze kur propagandues tė njė
fantizmi tė tillė fetar, apo tė internacionalizmit islamik sjanė mė
thjeshtė misionarėt arabė, por qytetarė shqiptarė, atėhere ndodhemi
para njė rreziku qė smund tė injorohet. Njė rrezik, ēėshtė e
vėrteta, ende margjinal, por qė mund tė bėhet shqetėsues nė se
dukurive tė tilla si kundėrvihet askush. Tė kuptohemi, kėtu sėshtė
fjala thjeshtė pėr artikujt e njė tė riu tė kthyer nga studimet nė
Malajzi, qė nė fund tė fundit ka tė drejtėn e tij tė botojė atė qė
mendon. Tė ishte me kaq, as qė do tia vlente tė pėrmendej.
-
-
Por
ēėshtja, pėr fat tė keq, nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Pėr kė dėshiron
tė mėsojė diē mė shumė pėr kėtė temė e kėshilloj tė kėrkojė nė
internet. Le tė klikojė psh., sa pėr fillim, emrin e Olsi Jazexhiut
nga faqja personale e tė cilit nė internet mund tė kalohet nė sėrė
linkesh qė ai rekomandon dhe do tė kuptojė se artikulli i mėsipėrm
sėshtė veēse maja e ajsbergut, nėn tė cilin fshihet njė realitet mė
kompleks, plot me tė papritura. Do njihesh psh me njė sėrė qendrash
mjaft aktive (e me sa duket mirė tė financuara, shumė syresh nė
Maqedoni), qė pėrhapin njė mori materjalesh propagandistike nė shqip
pėr variantin arab tė islamit, pėrpjekje tė shumta pėr revizionimin
e plotė tė asaj qė njihet si histori e shqiptarėve, duke hedhur
baltė mbi thuajse gjithė figurat qendrore tė saj, qė nga Skenderbeu,
P.Bogdani, deri tek Fan Noli e Fishta, pėr ti zevėndėsuar ato me
figura tė tipit Haxhi Qamili.
-
-
Ka
studime qindrafaqshe, polemika, tjerrje fetare, ose kureshti tė
tilla si p.sh. stemėn apo flamurin qė na paska patur Haxhi Qamili.
Historia, ēėshtė e vėrteta, mbetet njė terren i preferuar. Duhet
krijuar njė histori tjetėr qė shqiptarėt tė binden se vendi i tyre
natyral ėshtė nė Lindje, aleancat e tyre tė natyrshme janė ato me
vendet islamike, ndėrsa armiku, sigurisht, Europa e pafe dhe
Perėndimi. Njė botė e tėrė paralele ku punojnė shumė njerėz pėr tė
vėnė nė qarkullim njė informacion alternativ (e jo pak
disinformacion) tė pėrditshėm nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia,
diaspora e sidomos vėllezėrit e njė feje nė Dar-al-Islam. Mund tė
lexosh psh, tė pėrkthyera nė shqip materjalet e konferencės sė
fundit Islamike, fjalimin e mbajtur nga ministri i jashtem i
Malajzisė apo Arabisė Saudite, apo pse jo edhe thirrje pėr xhihad nė
sdi cilin ishull tė arqipelagut indonezian.
-
-
A
ekziston tek ne rreziku i arabizimit tė Islamit?
-
-
Paraqita disa fakte dhe tani ėshtė mė se e natyrshme tė bėhet
pyetja: A ka vend edhe tek ne pėr atė shqetėsim qė shprehu para pak
javėsh shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti
kur nė njė takim nė Tiranė me njerėz tė letrave foli pėr rrezikun e
arabizimit tė Islamit shqiptar! Natyrisht, ai i referohej
Maqedonisė. Ai e bėri kėtė koment, duke iu pėrgjigjur pyetjes se si
shpjegohej qė njė pjesė e madhe e botimeve shqip nga Maqedonia tė
ekspozuara nė panairin e fundit tė librit nė Tiranė, ishin libra
propagande fetare arabe. Vetė Kimi ėshtė besimtar, ai foli ndėrkohė
dhe pėr rolin e rėndėsishėm qė ka luajtur feja nė kontekstin maqedon
si njė faktor qė mbrojti shqiptarėt nga asimilimi. Por, sipas tij,
kjo sduhet tė bėjė tė mbyllen sytė pėrpara njė situate qė mund tė
ketė pasoja nė radhė tė parė pėr shqiptarėt.
-
-
-
A ka vend, pra, tė flasim pėr njė rrezik tė tillė edhe nė Shqipėri?
-
-
Sigurisht, situata ne Shqipėri ndryshon jo pak nga ajo nė Maqedoni.
Nė fakt dukuri si ato qė pėrmėnda skanė tė bėjnė aspak me
bashkėsinė muslimane shqiptare, apo institucionet e saj pėrfaqėsues,
qė mbeten shembuj tė traditės tė tolerancės fetare. Kushdo qė e njeh
sot Shqipėrinė e di se fakte tė tilla janė margjinale dhe aspak
pėrfaqėsues tė realitetit fetar nė Shqipėri. Por kjo sdo tė thotė
se pėr to duhet heshtur. Pėrvoja e popujve tė tjerė na tregon se
toleranca dhe bashkėjetesa fetare ėshtė njė lule e ēmuar, por edhe e
brishtė, e cila thahet e prishet, po su tregua kujdesi i duhur.
-
-
Nė se i
besojmė tablosė qė na jep libri francez atėhere ka vėrtet arėsye pėr
tu shqetėsuar, nė mos pėr sot, pėr nesėr. Jo se shqiptarėt do u
kthekan nga sot nė nesėr nė fanatikė, por sepse problemeve tona do
tiu shtohet njė tjetėr problem, ndoshta mė i vėshtiri, kur ke
parasysh peshėn e madhe qė ėshtė duke marrė nė boten pėrreth faktori
fetar. Sigurisht, sjam nė gjendje tė gjykoj faktet e sjella nga
libri, por diēka e di: disa gjėra i kemi parasysh. Para syve tanė sa
vinė e shtohen nė rrugėt e Tiranės tė rinjtė mjekėroshė apo vajzat e
mbuluara. Disa vite mė parė kalimtarėt kthenin kokėn me ēudi kur
shihnin rrugės ndonjė vajzė tė mbuluar, tani me ēduket askujt si
bėn mė pėrshtypje.
-
-
-
Diēka
pėr ēėshtjen shamive dhe tė mjekrave
-
-
Nė tė
vėrtetė bėhet fjalė ende pėr njė pakicė thuajse tė papėrfillshme. E
megjithatė, fjala sėshtė thjeshtė tek mjekra qė mbajnė ca tė rinj,
apo shamija me tė cilėn mbulohen ndoca vajza. Problem ėshtė mendėsia
qė kėto simbole jo rallė pėrfaqėsojnė. Disa pedagogė tė Fakultetit
Gjuhė Letėrsi mė tregonin pėr njė studente kokėmbuluar qė kishte
dalė nga klasa sepse sipas saj feja ia ndalonte tė dėgjonte kur aty
flitej pėr Naim Frashėrin, ndėrsa njė tjetėr kishte refuzuar tezėn e
provimit ngaqė nė tė i kishte rėnė tė fliste pėr Fishtėn. E pra
ėshtė absurde qė shembuj tė tillė fanatizmi, qė duhen analizuar e
kuptuar, kalohen thjeshtė si ca ēudira kureshtare! Nė tė vėrtetė
njerėzit edhe diskutojnė, por privatisht, sepse ėshtė krijuar njė
ide sikur pėr ēėshtje tė tilla ėshtė mirė tė mos debatohet
publikisht. Tė kuptohemi, sjam pėr kalimin nė ekstrem, duke mos
lejuar p.sh. hyrjen nė institucionet publike tė grave tė mbuluar,
apo burrave me mjekėr alla islamikēe, siē ndodh bie fjala nė Turqi.
-
-
Po
ashtu do tė ishte njė marrėzi qė tė shohim tek ēdo i ri me mjekėr,
apo vajzė e mbuluar njė fanatik. Nė fund tė fundit toleranca pėr kė
mendon ndryshe bėn pjesė nė sistemin e vlerave tė qytetėrimit
europian qė kėrkojmė tė bėjmė tonin. Por kjo tolerance sduhet tė na
bėjė tė druhemi tė hapim nje debat, ku tė tregohet se mbulimi me
shami, apo mbajtja e mjekrės nė njė formė tė caktuar qė dallon
besimtarėt e disa vendeve arabe, mė shumė se sa kėrkesė e fesė,
ėshtė pjesė e njė konteksti kulturor qė ndryshon krejtėsisht nga
yni. Kėto dukuri janė pjesė e kontekstit social e kulturor tė disa
vendeve qė, duke evidentuar diferencėn nga kultura perėndimore,
rreken tė afirmojnė identitetin e tyre. Eshtė fjala pėr vende qė
prej dekadash, pėr njė sėrė arėsyesh qė sėshtė vendi kėtu ti
shtjellojmė, kalojnė njė krizė sociale, ekonomike, kulturore, pėr tė
cilėn ata ia venė fajin Perėndimit dhe pikėrisht pėr kėtė arėsye
refuzojnė modelet e simbolet perėndimore.
-
-
Eshtė
njė dukuri qė se ndeshim pėr herė tė parė nė historinė moderne.
Veshja ėshtė shpesh shenja e parė e pranimit apo refuzimit tė
modeleve. Nė Indi p.sh. gjėja e parė qė bėri Mahatma Gandhi, kur
nisi lėvizjen e tij kundėr anglezėve, ishte braktisja e xhaketės dhe
kravatės pėr tu veshur me robėn tradicionale indiane. Mao Ce Duni
ndaloi veshjen euopiane, duke imponuar uniformėn revolucionare. Nė
Iran, pas revolucionit islamik tė Khomeinit, masa e parė e ndėrmarrė
ishte imponimi i njė stili tė caktuar veshjeje dhe sidomos mbulimi i
grave. Pra, kemi tė bėjmė me simbolikėn e njė reagimi antiperėndimor
e antieuropian, ku feja sėshtė veēse njė pretekst, njė element pėr
tė arritur mobilizimin emotiv nė njė projekt qė nė thelb mbetet
politik. A sia vlen tė hapet ky debat?
-
-
Ēėshtja e imazhit
-
-
Sigurisht, ėshtė njė shqetėsim qė ska arėye pse tė fshihet. Njė
vend si Shqipėria ska asnjė interes qė tė perceptohet si njė vend
islamik. Aq mė tepėr po tė kihet parasysh konteksti i sotėm botėror!
Kėtu sėshtė fjala thjeshtė pėr pragmatizėm, por pėr ti bėrė botės
tė njohur realitetin e Shqipėrisė si njė vend multikonfesional, qė
se identifikon veten me asnjė fe. Tė sqarohet se nuk ka sens ta
quash Shqipėrinė njė vend tė moderuar islamik (siē bėnte The
Economist veē pak javė mė parė), duke iu referuar tė dhėnave tė
shtatėdhjetė vjetėve tė shkuar, sepse Shqipėria e 2003 ėshtė e
ndryshme nga ajo e 1938, nga ku vinė tė dhėnat e fundit pėr
pėrkatėsinė fetare. Sa janė njerėzit sot nė Shqipėri qė nuk
identifikohen me asnjė fe? Po numuri i martesave tė pėrzjera? Tė
ēfeje duhen llogaritur fėmijtė e dalė nga kėto martesa! Por mė
kryesorja ėshtė qė Shqipėria ėshtė sot njė vend qė mund tė merret si
shembull i bashkėjetesės fetare. Njė vend ku vetė Islami ska asnjė
lidhje me shfaqjet e fanatizmit qė gjen sot nė disa vende. Islami
shqiptar ėshtė dhe duhet tė mbetet pjesė integrale e qytetėrimit
europian. Kjo duhet bėrė e ditur.
-
-
Tek
shkruaj kėto fjalė mė vjen ndėrment reagimi i Faik Konicės mė 1936,
(aso kohe ambasador i Shqipėrisė nė Uashington) kur tek po shihte
njė dokumentar kushtuar Shqipėrisė, dėgjon ta quajnė Shqipėrinė vend
musliman. Pastaj gati sa nuk brofa nga vendi nga habija
shkruan ai.
Shqipėria nuk ėshtė njė vend musliman. Ajo ėshtė njė vend me tre
besime dhe pikėrisht pėr shkak tė kėsaj rrethane nuk ka fe
shtetėrore
Me zgjimin e kombėsive nė Europė dhe kur gojėtaria e
Gledstonit kishte ngritur kundėr turqve njė lėvizje tė krahasueshme
me kryqėzatat nė mesjete, grekėt dhe serbėt, kėta fqinjė tė ndershėm
tė Shqipėrisė, nuk vonuan tė rroknin pėrfitimin qė do tė nxirnin po
tė ngatėrrohej feja me kombėsinė. Nė ēdo rast vihej gishti mbi fenė
myslimane, qė e kishte njė pjesė e madhe e shqiptarėve pas
pushtimit, dhe nė sajė tė hipnotizimit nga pėrsėritja, kishte
shpresa qė bota do bėhej tė besonte se shqiptarėt na ishin turq.
-
-
Me qė
jemi tek tema e imazhit, a sėshtė koha qė Shqipėria tė sqarojė njė
herė e mirė ambiguitetin e saj tė zgjatur nė lidhje me antarėsinė nė
Konferencėn Islamike! Dikur, ngurimi pėr tė dalė nga kjo organizatė
pėrligjej me nevojėn e votave tė vendeve arabe kur votoheshin
rezolutat pėr Kosovėn nė OKB. Siē dihet, kur erdhi koha e luftės sė
Kosovės pikėrisht kėto vende mbajtėn qendrime nė mos kundėrshtuese,
nga mė tė ftohtat pėrsa i takon ndėrhyrjes ndėrkombėtare nė Kosovė.
Atėhere, ēe pėrligj vazhdimin e qėndrimit nė kėtė konferencė!
-
-
-
Nė vend
tė pėrfundimeve
-
-
Nė
fakt, sot pėr sot gjykoj se ska arėsye serioze pėr tė venė alarmin.
Ajo qė tė shqetėson ėshtė indiferenca e papėrgjegjėshme e
qeveritarėve dhe, nė pėrgjithėsi, e elitave intelektuale e politike
pėr njė problem qė qė nga Rilindja e kėtej konsiderohej si njė ndėr
problemet qė meritonte vemendjen mė tė madhe pikėrisht pėr
potencialin pėrēarės qė mbartte, duke qėnė nė tė njėjtėn kohė njė
terren lehtėsisht i manipulueshėm nga jashtė. Unė sbėj pjesė ndėr
adhuruesit e periudhės sė Zogut, pėrkundrazi, e megjithatė gjykoj se
sot kemi ētė mėsojmė nga politika qė ndoqi Zogu nė ēėshtjen e fesė.
I vetėdijshėm pėr problemin e trashėguar fetar Zogu bėri ēmos qė
kisha ortodokse tė bėhej autoqefale, qė prirjet autonomiste tė
katolikėve tė mbaheshin nėn kontroll, dhe muslimanėt sunitė
shqiptarė tė veēoheshin nga ēdo ndikim nga jashtė, pėr t'u futur nė
rrugėn e reformimit e modernitetit. Pėr tė neutralizuar ēdo problem,
Zogu mbante nėn kontroll tė rreptė shkollat fetare, duke kufizuar
shumė numurin e tyre, dhe mbi tė gjitha slejonte subvencionimet e
institucioneve fetare nga jashtė, pa aprovim tė qeverisė.
(Konferenca e bashkėsisė sunite shqiptare e vitit 1923 mori njė sėrė
vendimesh tė rėndėsishme nė drejtim tė reformimit dhe europianizimit
tė islamit shqiptar.)
-
-
A
sėshtė, pra, koha qė shteti shqiptar tė hartojė njė politikė tė
qartė nė ēėshtjen e fesė, duke u ndėrgjegjėsuar se kjo ėshtė njė
fushė qė smund tė lihet jashtė vemendjes nė emėr tė bindjes naļve
se ne shqiptarėt na qėnkemi ca qėnie tė veēanta, tė lindura me njė
tolerancė fetare, tė cilės ska armik qė i bėn dot gjė! Kaq e
vėshtirė qenka tė kuptohet qė lėnia shkolla fetare janė diēka qė
s'mund tė lihet jashtė vemendjes! Qė shteti detyrimisht duhet tė
vendosė nėn kontroll subvencionimet e ardhura nga jashtė, sidomos
mėnyrėn se si pėrdoren! Ēka kėrkon, sigurisht, qė institucioneve
fetare tiu krijohen kushtet pėr tė qenė tė pavarura financiarisht,
duke iu kthyer atyre me prioritet pronat e trashėguara.
-
-
Pėrndryshe, ēdo pėrpjekje pėr tė shmangur cilėndo bashkėsi fetare e
institucionet e tyre nga tradita jonė e bashkėjetesės e tolerancės
fetare mund tė jetė me pasoja tė paparashikueshme. Traditat tona
fetare janė njė pasuri qė duhet ta ruajmė, njė ndėr ato vlera qė me
mburrje mund tia ofrojmė edhe vetė Europės, nė rrugėn tonė drejt
integrimit. Nė realitetin shqiptar ka shumė nevojė pėr tolerancė,
por toleranca s'duhet kthyer nė papėrgjegjshmėri.
-
------------------
-
* Dictionnaire Mondial de lIslamisme Plon, 2002 me autorė
Khattar Abou Diab, Patrick Karam, Richard Labeviere, Julien
Larierge, Olivier Roy, Antoine Sfeire, nė bashkėpunim me Les Cahiers
de lOrient.
-
** Umma
Fjalė arabe qė do tė thotė bashkėsi e muslimaneve.
-
***Sipas konceptit mesjetar islamik bota ndahej nė dy pjesė:
Dar-al-Islam (territoret e Islamit) dhe Dar-al-Harb (vendet nė
luftė, ose vendet kundėr tė cilave muslimanet e kanė pėr detyrė tė
luftojnė) Pra, sipas konceptit te O.J. detyra e shqiptarėve duhet tė
ishte lufta pėr ēlirimin e Ballkanit pėr ta kthyer atė sėrish nė
tokė tė Islamit.
|
|