|
-
Nga
Piro MISHA
-
-
Shkas
qė u ula tė shkruaj u bė njė artikull i gjatė i botuar pak ditė mė
parė nė gazetėn "Zėri i Popullit" (ZP, 14 gusht 2002). Artikulli
titullohej "Realitetet pėrballė, pasqyrojnė realitetin e vetvetes",
me nėntitull "Bollėku i zhurmės sė shtypit italian dhe politika e re
shqiptare". Le ta themi qė nė fillim, ky artikull pa emrin e
shkruesit, i nėnshkruar thjesht me inicialet ABC(!), qė merrte
pėrsipėr t'iu kthente pėrgjigje shkrimeve tė botuara kohėt e fundit
nė shtypin italian, ku pėrgojohet kryeministri i Shqipėrisė, z.Fatos
Nano, mund tė konsiderohet si shembull se si nuk duhet trajtuar njė
ēėshtje e tillė. Sigurisht, edhe unė jam i mendimit se nė ndonjė nga
shkrimet nė fjalė kishte shumėēka qė tė linte njė shije jo tė mirė.
Siē mendoj se ka arsye pėrse tė jemi tė pakėnaqur me mėnyrėn se si
njė pjesė e shtypit italian ka trajtuar gjatė kėtij dhjetėvjeēari
temėn e Shqipėrisė e te shqiptarėve.
-
-
Por qė
njė episod mediatik ta paraqesėsh si njė krizė nė marrėdhėniet mes
dy vendeve dhe me njė nervozizėm tė panevojshėm tė bėsh karshillėqe,
duke iu kujtuar italianėve qė do bėnin mirė "tė mos shihnin qimen nė
shtėpinė e tjetrit, por trarin nė shtėpinė e vet.", dhe pastaj, pasi
kėput njė sėrė broēkullash tė tjera, duke e shpjeguar gjithshka me
xhelozinė qė na paskeshin italianėt pėr marrėdhėniet e afėrta tė
zotit Nano me ndonjė politikan tė lartė grek, i vė kapakun me
kėrcėnimin se meqenėse italianėt na e gjykokan kėshtu gjendjen nė
Shqipėri, atėhere ndoshta u dashkan "
parė nga e para edhe prania
dhe roli i shumė forcave tė specializuara italiane nė kėtė vend.", e
gjithė kjo nė rastin mė tė mirė do tė ishte njė mendjelehtėsi e
papėrgjegjshme nė trajtimin e marrėdhėnieve me njė ndėr vendet qė
prej vitesh ėshtė njė nga partnerėt kryesorė tė Shqipėrisė.
-
-
Sigurisht, s'do t'ia vlente tė merresha kaq gjatė me njė artikull,
qė edhe pse i botuar pa emėr nė organin e partisė qė aktualisht
ėshtė nė pushtet, nė fund tė fundit s'ėshtė veēse njė artikull. Siē
nuk ia vlen tė merresh mė shumė nga ē'e meritojnė as me artikujt e
shtypit italian (ku gjithsesi gjykoj se mėnyra qė zgjodhi z.Nano pėr
ta trajtuar kėtė ēėshtje, duke hapur procedurat legale pėr shpifje
ndaj revistės "Expresso", ėshtė mėnyra mė e mirė se si mund tė
reagohet nė raste tė tilla.), sikur nga gjithė kjo histori tė mos
dalin nė pah probleme qė, pėr mendimin tim, ėshtė tepėr e ngutshme
tė sillen nė qendėr tė vėmendjes.
-
-
-
Ēėshtja
e imazhit
-
-
S'ka
dyshim se artikujt e botuar tash sė fundi nė shtypin italian duhen
parė brenda kontekstit tė imazhit qė ekziston sot nė mbarė Europėn
apo dhe mė gjėrė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Faktikisht imazhi qė
i kemi krijuar vetes pėrben njė ndėr faktorėt qė do tė vazhdojė tė
na penalizojė pėr mjaft kohė. Sigurisht, njė temė si kjo meriton njė
diskutim shumė mė tė thelluar, ku tė analizohen qė nga
papėrgjegjshmėria e indiferenca absurde qė ka treguar shteti
shqiptar gjatė gjithė kėtij dhjetėvjeēari pėr njė ēėshtje qė ēdo
vend normal nė botė e merr tepėr seriozisht, e deri tek
paefektshmėria e deritanishme e diplomacisė sonė, qė fatkeqėsisht jo
rrallė ėshtė parė si njė mundėsi pėr tė bėrė ndere, apo pėr tė
shpėrblyer militantėt pėr shėrbimet e bėra. Pėr ta ilustruar kėtė,
s'ėshtė nevoja tė shkojmė larg, le tė mbetemi tek Italia dhe tė
bėjmė pyetjen: a ia ka parė ndokush fytyrėn e diplomatėve tanė nė
ekranin e ndonjė televizioni italian edhe atėhere kur gjatė
dhjetėvjeēarit tė fundit, pėr njė arsye apo njė tjetėr, Shqipėria
apo shqiptarėt ishin temė e ditės.
-
-
A ka
parė kush ndonjė shkrim tė botuar nga pėrfaqėsuesit tanė tė nderuar,
ku t'i shpjegohet opinionit publik italian se realiteti shpesh
s'ėshtė aq i thjeshtėzuar sa ē'e paraqet shtypi, se pjesa dėrrmuese
e emigrantėve s'janė kriminelė, por njerėz hallexhinj qė klishetė e
medias i ndėshkojnė padrejtėsisht, se mes tyre ka aktualisht disa
mijėra studentė shqiptarė, tė cilėt askush s'i zė nė gojė, e kėshtu
me radhė. Shumėkujt ndoshta i kujtohet se si gjatė luftės sė Kosovės
ambasadori jugosllav, e nė mos ai, dikush tjetėr nga ambasada e
kėtij vendi, ishin tė abonuar tė pėrnatshėm tė thuajse ēdo emisioni
televiziv ku diskutohej pėr Kosovėn, duke mbrojtur interesat e
vendit tė vet. Sigurisht, s'do tė ishte e drejtė ta vinim gishtin
vetėm tek pėrfaqėsia jonė nė Itali.
-
-
A
s'ėshtė e njėjta gjendje edhe nė Greqi e gjetkė! Kur njė revistė si
"Newsweek" botoi jo shumė kohė mė parė njė artikull qė e paraqiste
Shqipėrinė si njė ndėr 10 vendet mė problemore nė botė, nė krah tė
Afganistanit, Somalisė e Koresė sė Veriut, duke e shoqėruar
artikullin me njė sėrė fotografish nga kriza e 1997, pa iu shėnuar
atyre datėn kur ishin marrė, ēka pėrbėn njė falsifikim tė dėnueshėm
profesional, a s'ėshtė absurde qė nė vend qė tė protestojmė ne,
ngrihet dhe proteston zyra e OKB-sė nė Tiranė! Sigurisht, mund tė
sillen shumė shembuj tė tillė qė dėshmojnė nevojėn e rikonceptimit
tė shumėēkaje nė shėrbimin tonė diplomatik, ku po tė pėrjashtojmė
pak njerėz, mes tė cilėve do tė fusja padyshim dhe ambasadorin e
emėruar tani rishtaz nė Romė, pjesa tjetėr e pėrfaqėsuesve tanė
s'kanė as aftėsitė intelektuale e as ato profesionale pėr tė kryer
shumėēka qė duhet kėrkuar nga pėrfaqėsimi diplomatik i njė vendi, qė
pas njė izolimi tė gjatė kėrkon tė integrohet ne botėn moderne.
-
-
Kur bėn
fjalė pėr njė temė si kjo s'ka se si tė mos tė vijnė ndėrmend
shfaqjet e pėrsėritura tė masohizmit qė kemi dėshmuar gjatė gjithė
kėtij dhjetėvjeēari, kur politikanėt tanė s'kanė lėnė tė zezė pa
thėnė kundėr vendit tė vet nėpėr forumet ndėrkombėtare, me shpresėn
naive se po godisnin kundėrshtarėt e tyre politikė.
-
-
-
A e
meritojmė imazhin qė kemi?
-
-
Kjo
ėshtė njė pyetje qė ka ardhur koha t'ia bėjmė vetes, pa u fshehur mė
pas retorikave boshe. Sepse, do tė ishte mė sė paku naive qė
ēėshtjen e imazhit ta reduktonim nė njė ēėshtje perceptimi mediatik.
Ne mund tė nervozohemi kur shtypi i njė vendi apo njė tjetri e
thjeshtėzon realitetin e gjėrave, ekzagjeron, tregohet joprofesional
kur as qė merr mundimin tė verifikojė vėrtetėsinė e fakteve qė
pėrdor. Por, veē, le tė mos harrojmė, prostitutat shqiptare s'janė
thjesht njė trillim mediatik. As trafikantėt e drogės. Fakti ėshtė
qė prej vitesh jemi bėrė njė vend qė eksportojmė probleme, njė vend
ku dy herė brenda njė dekade u desh tė vinin ushtritė e huaja qė tė
ndalonin marrėzinė tonė vetėshkatėrruese.
-
-
Nė
ē'vend tjetėr tė Europės dalin ende cubat rrugės pėr tė grabitur
udhėtarėt! Kėto s'janė thjesht fantazimet dashakeqe tė ca
gazetarėve, as frut i ndonjė konspiracioni, nga ata qė na pėlqen tė
besojmė kur duam ta lajmė veten nga pėrgjegjėsitė. Shtypi italian,
grek apo i vendeve tė tjera mund tė na paraqesė nė mėnyrė tė
sipėrfaqshme, mund tė jetė edhe i instrumentalizuar e tendencioz, ai
ėshtė padyshim pėrgjegjės nė mjaft raste pėr pėrforcimin e
stereotipeve qė e njėsojnė sot shqiptarin me krimin, ēka na bėn me
tė drejtė tė indinjohemi. Por veē le tė mos harrojmė tė vėrtetėn e
hidhur se eksporti ynė kryesor vazhdon tė mbetet (pavarėsisht nga
mungesa e shifrave tė besueshme) emigracioni, apo ē'ėshtė mė e
keqja, droga, prostitutat e trafiqet e tjera. Kėtė s'ka njeri qė s'e
di. Dhe asnjė propagandė, sado e efektshme qoftė ajo, s'do tė
arrinte ta ndryshonte dot realisht imazhin qė i kemi krijuar vetes,
po s'kuptuam se ndryshimi duhet tė fillojė sė pari kėtu. Rruga e
gjatė e mundimshme e rikuperimit tė emrit tonė tė mirė s'fillon me
gjetjen e alibive, siē bėn psh. artikulli i ZP-sė, ku rreket tė
pėrligjė e shesė pėr normale, nė emėr tė ca tė ashtuquajturave
tradita e karakteristika tė veēanta tė popullit tonė, qė politikanėt
tė shkokan t'iu zėnė derėn restoranteve e t'i bien qylit, apo tė
pranojnė "ndere" e "financime".
-
-
Qė kjo
ekziston, madje nė pėrmasa shqetėsuese, ėshtė njė turp, por qė
organi zyrtar i partisė nė pushtet tė pėrpiqet tė na e shesė si
diēka normale, kjo ėshtė njė tregues qė gjėrat kanė shkuar larg. Kur
e mira dhe e keqja, e ligjshmja dhe e paligjshmja bėhen diēka
relative, kjo ėshtė shenjė e sigurt se njė shoqėri ėshtė e sėmurė.
Simptomat e kėsaj sėmundjeje tek ne kanė kohė qė janė shfaqur. Nė
fund tė fundit, mjaft me kėto formula qė na paraqesin si njė vend tė
veēantė. Qytetėrimi europian, pėr tė cilin flasim aq shumė, nė fund
tė fundit ėshtė ai sistem vlerash e rregullash, qė e detyruan pak
ditė mė parė njė politikan tė lartė gjerman tė jepte dorėheqjen.
vetėm sepse u zbulua se kishte pėrdorur privatisht bileta avioni tė
fituara me miljet e mbledhura nga udhėtimet zyrtare! Nė s'na
pėlqejnė kėto vlera e rregulla, atėhere t'i lėmė hilet tona tė
vogla, le tė mos gėnjejmė as veten e as tė tjerėt, t'i biem drejt e
tė kthehemi ne Arnautistanin, ku me ē'shihet, shumėkush do tė ndihej
mirė.
-
-
Sigurisht, kėto sa thashė mund tė duken vogėlsira para problemeve
madhore me tė cilat pėrballen pjesa mė e madhe e shqiptarėve. Por
janė pikėrisht kėto vogėlsira qė formojnė kontekstin e shtetit
ligjor e tė njė shoqėrie civile, fjalė kėto me tė cilat fatkeqėsisht
ėshtė abuzuar kaq shumė.
-
-
Pak
ditė mė parė gazeta amerikane "Washington Post", duke iu referuar
situatės nė Kosovė shkruante "Nėse udhėheqja e shqiptarėve tė
Kosovės dėshiron qė kėrkesat e saj pėr pavarėsi tė merren
seriozisht, atėhere duhet tė fillojė njė luftė serioze kundėr krimit
tė organizuar dhe tė fillojė zbatimin e ligjit." I njėjti mesazh ka
kohė qė na ėshtė dėrguar. Eshtė e kotė tė shohim ėndrra me sy hapur:
pa ndryshuar imazhin qė kemi, ēka do tė thotė pa luftuar seriozisht
krimin, as qė mund tė bėhet fjalė pėr integrim nė Europė.
Pėrkundrazi, muri i vizave sa do tė vijė duke u lartėsuar.
-
-
A mund
tė luftohet vėrtet krimi? Fushata e fundit kundėr skafeve, qė
padyshim duhet pėrshėndetur, tregon qartė se mundėsitė janė, nė se
ekziston vullneti politik. Por s'mund tė jetė veēse hapi i parė.
Krimi i organizuar do mund tė luftohet realisht vetėm atėhere kur
krimineli fajtor pėr krime nga mė mizoret ta dijė se do ta paguajė
shtrenjtė atė qė bėn, qė trafikantėt e drogės e tregtarėt e vajzave
ta dinė se pronat e vėna me paratė e krimit do t'iu konfiskohen! Kur
tė mos mjaftohet me pezullimin nga detyra tė policėve qė
bashkėpunojnė me krimin, qė pastaj tė na bėhen pronarė tė lokalesh
luksoze nė qendėr tė Tiranės, por kur ata tė ndėshkohen nė mėnyrė
shembullore. Kur gjykatėsit e prokurorėt tė japin llogari se ku i
gjetėn paratė pėr jetėn qė bėjnė e pėr vilat e ndėrtuara plazheve!
-
-
Dihet
se krimi i organizuar luftohet vėrtet vetėm kur atij i priten
rrėnjėt politike e ekonomike, kur i konfiskohen pronat ku ka
investuar paratė e krimit. A mund tė quhemi vend normal kur askush
s'kujtohet tė pyes askėnd se ku i gjeti paratė pėr tė bėrė investime
qindra mijėra dollarėshe! Vetėm pak kohė mė parė nė njė operacion tė
madh tė policisė italiane u arestuan 104 shqiptarė tė akuzuar pėr
njė mijė e njė tė zeza. U tha zyrtarisht se shumat marramendėse tė
nxjerra nga krimi ishin investuar nė Shqipėri. A u hap vallė ndonjė
hetim! Sa lokale nė Tiranė dihet se janė bėrė me para krimi, madje
nė ndonjė rast pronari ndodhet i arrestuar diku jashtė! Mund tė
vazhdohet gjatė me shembuj tė tillė, pėr ta pėrfunduar me njė
shembull nga kronika e ditėve tė fundit.
-
-
Pak
ditė mė parė policia deklaroi se e dinte prej kohe se pronarėt e njė
hoteli nė Sarandė, tė vrarė njeri nė Tiranė e tjetri nė Spanjė,
qenkeshin tė lidhur me krimin. Atėhere del pyetja: I ka njoftuar
vallė policia politikanėt tanė tė lartė qė tė mos shkonin nė kėtė
ēerdhe tė krimit, sepse me ē'mbaj mend, sė paku vitin qė shkoi, aty
gjeje jo pak nga politikanėt mė tė lartė tė kėtij vendi! Dhe duke
vazhduar me kėtė arsyetim: A s'ka ardhur koha qė tė nxirret njė ligj
qė ta bėjė tė detyrueshme transparencėn e financimeve tė partive e
tė fushatave elektorale tė tė gjitha niveleve, pėr tė shmangur
lidhjet e dyshimta mes politikės dhe krimit! Parlamenti bėn mirė qė
heton financimet e mundshme tė shtypit nga shėrbimet e fshehta. Por,
a s'do te bėnte mirė tė niste hetimin edhe tė burimeve financiare tė
medias, pas atij sinjali shqetėsues qė u dha nga hetimi i ēėshtjes
kokaina!
-
-
Pyetjet
qė mund tė bėhen sot janė tė shumta dhe ato kėrkojnė zgjidhje. Rruga
mė e keqe e mundshme ėshtė tė marrim rolin e viktimės, duke mbyllur
sytė para problemeve qė kemi, siē bėn artikulli i pėrmendur. Nė tė
vėrtetė njė prirje e tillė ekziston, madje ėshtė njė ndėr tiparet qė
na dallon. "Shqiptarit nuk i pėlqen kurrė tė shohė dhe tė njohė
fajin dhe tė metėn e tij; i pėlqen kurdoherė tė ngarkojė njė
tjatrė.", shkruante Mithat Frashėri dekada mė parė. Mos na e paskan
fajin tė huajt qė, siē vuri nė dukje me tė drejtė dhe ministri mė i
ri i Brendshėm, prej dhjetė vjetėsh nuk arrihet tė gjenden sė paku
dhjetė policė e dhjetė punonjės pėr aeroportin e Rinasit, kėsaj
porte ku ēdo vizitor bėn kontaktin e parė me vendin, qė tė shfaqin
minimumin e respektit qė njė shtet ka pėr veten! Si mund tė kėrkojmė
respekt nga tė tjerėt kur s'respektojmė dot veten. PS e Vlorės
protestonte para pak kohe pėr emrin e keq qė i paska dalė qytetit,
qė padyshim s'e meriton. Por mund tė pyesėsh: ē'ka bėrė kjo
organizatė, apo pushteti lokal nė Vlorė, deputetėt e Vlorės qė ky
emėr i keq tė ndryshojė? A ka bėrė ndonjėherė vaki qė kėta njerėz qė
s'iu vjen mirė pėr emrin qė ka qyteti i tyre, tė marrin nismėn pėr
tė mbledhur vlonjatėt qė tė protestojnė, duke u distancuar nga ajo
pakicė kriminale qė ėshtė bėrė shkas qė ky qytet tė njihet nė mbarė
botėn si njė ndėr qendrat e trafiqeve.
-
-
Apo t'i
kėrkojnė Parlamentit e medias qė tė mos indinjohen e shqetėsohen (me
tė drejtė) vetėm kur motovedeta italiane bėhet shkas qė tė mbyten
disa shqiptarė, por tė shqetėsohen dhe ta ngrinin zėrin dhe kur, pak
javė mė parė, skafistėt vlonjatė hodhėn nė det e mbytėn (pėr tė
disatėn herė) disa kurdė tė pafajshėm! Te indinjohen nė radhė tė
parė se u vranė njerėz tė pafajshėm, sė dyti edhe pėr ndikimin qė
kanė fakte tė tilla nė imazhin e qytetit tė tyre A ėshtė kujtuar
psh. PS e Vlorės ta pyesė policinė apo prokurorinė nė se ka hapur
vallė deri mė sot ndonjė hetim pėr rastet kur skafistėt kanė qenė
shkaktarė tė drejtpėrdrejtė tė vrasjes sė qėnieve njerėzore? Sa janė
skafistėt qė vuajnė aktualisht dėnimin jo thjesht pėr trafikim tė
paligjshėm njerėzish, por pėr vrasje, pėr trafikim droge, e kėshtu
me radhė.
-
-
Sot nė
tė vėrtetė ekzistojnė kushtet qė mbarė shoqėria shqiptare tė
dėshmojė se po distancohet nga ai pragmatizėm ekstrem i rrezikshėm
qė pėrligj gjithshka nė emėr tė pasurimit. Lufta pa kompromis kundėr
krimit, jo thjesht e vetėm atij banal e primitiv tė qėnieve tė mjera
qė shndėrrohen nė vrasės pėr pesė pare gjė, (ēka dėshmon se sa e
gjatė ėshtė rruga e shoqėrisė sonė drejt qytetėrimit), por nė radhė
tė parė kundėr atyre kriminelėve qė sot kapėrdisen si tė parėt e
vendit, do tė ishte njė hap i parė nė rrugėn e gjatė drejt rifitimit
tė dinjitetit tonė e integrimit real nė Europė.
|
|