|
20 shtator 2003 /
Shkruan: Kadri MANI, prof.
Kėshtu p.sh. edhe unė nė
vend se tė isha duke u marrė me ndonjė projekt efektiv pėr realizimin
e bashkimit tė shpallur a tė heshtur kombėtar, duhet tė humbė kohė
duke u marrė me budallėqet e udhėheqėsve kryesor(ė) tė
Kosovės.
(Hysamedin Feraj)
Mendjemadhi arrogant
Hysamedin Feraj, nxėnės i vėrbėr i mendmadhit arrogant Abdi Baleta, i
cili merr frymė pėrmes gabzherrit tė mėsuesit e tė vet, dhe merr frymė
me gradė, pas mėshirės e dėshirės qė ia lėshon apo ia mungon mėsusi i
vet tekanjoz-skandaloz!!
Dhe tekat e skandalet e
tyre tė veēanta e tė pėrbashkėta s`kanė tė sosur:
1.Skandali i tentimit
donkishotest e sanēopanēist qė ta shpallnin Skėndėrbeun- tradhtar e
Hamzanė- patriot, nuk u pėrkrah nga askush, dhe as pati ndonjė bujė,
porse iu ra- nė ujė!!!
Ngelet tė dihet se si
kaluan tė turpėruar kokėulur pėrpara padronėve tė tyre, pėr
mosrealizimin e atij Projekti tė skicuar, pėr interesat e veta
sektare-myslimane!?!
2.Skandali i aleancės pėr
mosngacmim midis pastisė sė tyre tė ashtuquajtur Rimėkėmbja Kombėtare
Shqiptare, tanimė e dėshtuar, apo e linduer shtatanike dhe iu cofi nė
lindje, dhe partisė socialiste nė grahmat e fundit pėr tė cofur si e
tillė, dinosaure, e cila nuk u reformua dot dhe ėshtė e desinuar pėr
zhdukje.
3.Skandali i vėrsuljes me
arsye e paarsye kundėr Dr. Sali Berishės, pėr t`i plotėsuar kėrkesat e
padronėve, si vasalė vasalėsh tė vasalėve!!!
4.Skandali i fundit apo i
pafundėsisė, vėrsuljet kundėr Dr. Ibrahim Rugovės, alias kundėr
Pavarėsisė tė Kosovės, arritėn kulmin e antikombėtarizmit tė tyre tė
propaganduar aq shumė si"kombėtarė tė kulluar", pėr ta fshehur me
marifete tradhtinė e shekullit!!!
Kėshtu, sikur qė e kanė
parė dhe qė do ta shohin lexuesit, nė artikullin e vet tė turpit, me
rreth 70 gabime, me titull:"
"SEZONI
I BUDALLĖKUT POLITIK"-
shkencėtari-sharlatan, Hysamedin Feraj, si ēdo herė arrogant e
mendjemadh, mbivėhet si njė arbitėr me imunitet patronazhi kujdestar,
qė politikanėt kosovarė t`i shpall- Budallenj!!!
"Kėshtu p.sh. edhe unė
nė vend se tė isha duke u marrė me ndonjė projekt efektiv pėr
realizimin e bashkimit tė shpallur a tė heshtur kombėtar, duhet tė
humbė kohė duke u marrė me budallėqet e udhėheqėsve
kryesor(ė) tė Kosovės." (Hysamedin Feraj)- e nė fakt as
ka nevojė tė merret me "budallallėqet" e tjerėve, sepse i dalin dhe i
teprojnė budallallėqet e veta dhe tė mėsuesit tė ve!!
Dhe duke vajtuar pėr
simbolet, ai tenton t`i fsheh kėmbėt prej gjarpėri gjakatar, e nė fakt
ai pėrmbush edhe njė kėrkesė tė padronėve tė vet pėr destruktivitet e
pėr hutimin e masės, sa pėr t`i tollovitur punėt tona tė mbara pėr
prosperitet, duke filluar nga tollovitja e Rendit tė Ditės- Pavarėsia
e Kosovės!!
Nė tė vėrtetė, ai godet
pikėrisht Pavarėsinė e Kosovės, sepse me vėrsuljen kundėr tre
udhėheqeseve kosovarė, alias kundėr tri partive tė koalicinit nė
pushtet, ai godet gjithė alektoratin kosovarė, dhe porosia vetvetiu
del: duhet rifilluar edhe me njė Princ Vidin e II-tė dhe me
ripėrsėritjen e historisė, ngase populli shqiptar nuk di ta qeverisė
veten, as di ta zgjedhė president- Abdi Baletėn!!
Ja njė dialog midis njė
prishtinasi e njė tiranasi:
"Pėrse nuk po i
kundėrviheni asaj Partie tė Rimėkombėjes Kombėtare Shqiptare, qė me aq
alarm po i bie borisė tė atij treni tė zi?"
" Kur e sheh se treni i
kundėrshtarit vetvetiu po rrėshqet nga binarėt dhe po shkon nė humnerė,
pėrse u dashka qė edhe ne ta shtyjmė, duke i zhyetur durat!?!"
Kėshtu,
shkencėtari-sharlatan, i pa moralshėm e pa dinjitet, pa aftėsi
organizative as prirje shteformuese, pėrmend njėfarė "projekti efektiv",
ēfarė as ka pasė e as do tė ketė nė jetėn e vet tė zezė.
__________________
Lexoni e (mos) besoni!
SEZONI
I BUDALLĖKUT POLITIK
26 prill 2003
Shkruan: Hysamedin Feraj
Muajt e parė tė kėtij viti
u shfaqėn si njė sezon i budallėkut politik tė
subjekteve dhe udhėheqėsve kryesor(ė) politik(ė)
tė Kosovės. Budallėku filloi me nismėn e Rugovės pėr ndėrrimin
e simboleve kombėtare-shtetėrore tė Kosovės, u pasua nga nisma e
Ramush Haradinajt pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe tani ka
kulmuar nė vendimin e Hashim Thaēit pėr moratoriumin ndaj statusit tė
Kosovės.
Qėndrimi i Thaēit u shfaq
sapo dukej se dy tė parat u tėrhoqėn disi.
Nisma e Haradinajt pėr shpalljen e
pavarėsisė sė Kosovės ishte njė dėmtim i rėndėsishėm i veprimtarisė
pėr pavarėsinė e Kosovės, ndėr tė tjera, sepse e banalizonte, e bėnte
qesharake pavarėsinė e Kosovės. Pavarėsia kudo mbahet si njė nga
ēėshtjet mė serioze, madje tė shenjta. Pavarėsia shpallet njėherė e jo
njiqind herė. Mbasi njė popull dhe institucinet e tij pėrfaqėsuese
shpallin pavarėsinė, kėrkojnė nga shtetet dhe popujt e tjerė njohjen e
pavarėsisė. Ėshtė ēėshtje e vullnetit tė atyre popujve nėse e njohin
dhe kurė e njohin. Ndėrsa duke e shpallė e rishpallė njiqind herė,
pavarėsia bėhet njė gjest qesharak, veprim i zakonshėm qė nuk kėrkon
ndonjė qėndrim serioz nga shtete dhe popuj tė tjerė. Po tė bėhej siē
thotė Haradinaj, tė rishpallet pavarėsia, atėherė shtetet, popujt e
tjerė dhe pėrfaqėsuesit e tyre(,) e kanė lehtė t'i
pėrgjigjen kėrkesės sė tij pėr njohjen e pavarėsisė: "Nuk po ta njohim
edhe kėsaj radhe, po mos u mėrzit se e shpallni prapė. Ju ia keni
marrė dorėn ta shpallni pavarėsinė me qindra herė, kėshtu qė ne nuk po
nxitohemi. Derisa ju vetė nuk e njihni vullnetin qė keni shpallė pėr
pavarėsi, e vini nė dyshim, e shpallni prapė etj., atėherė nuk kemi
pse tė nxitohemi e ta njohim ne. Mos u mėrzitni, mos u mėrzitni, e
shpallni prapė. Atėherė shohim e bėjmė. Po presim sa ta shpallni edhe
njė herė".
Budallėku
i nismės bėhet edhe mė i madh kur dihet se pavarėsia mbasi shpallet
nuk zhbėhet. Vendi mund ta humbė pavarėsinė nga pushtimi i huaj. Por
edhe nė kėtė rast, mbasi rifitohet pavarėsia, nuk shpallet por
thjeshtė thuhet se vendi u ēlirua. Meqė e ka dėshirė Haradinaj(,)
mund tė kujtoj se edhe Enver Hoxha mbas ēlirimit tė Shqipėrisė nga
pushtimi nazi-fashist(,) nuk e shpalli pavarėsinė e
Shqipėrisė, por ēlirimin e vendit, ndėrsa shpallja e pavarėsisė mbetej
ajo e vitit 1912.
Aq mė keq nėse Haradinaj e mori kėtė
nismė pėr tė larguar vėmendjen nga problemet qė i krijuan me ligjin:
pavarėsia e vendit, ideja e shenjtė e saj(,) nuk mund tė
pėrdoret pėr interesa private dhe me interesat e popullit e tė kombit(,)
nuk luhet pėr interesa private-personale.
I ndodhur bosh dhe pa i matė fare
pasojat qė mund tė sjellė(,)
Rugova hodhi idenė e ndryshimit tė simboleve kombėtare shqiptare,
pa u kėrkuar nga askush, pa qenė fare e nevojshme, pa mundur tė lidhet
nė asnjė aspekt me pavarėsinė e Kosovės, por duke hedhė skemat e njė
ndarjeje tė madhe ndėrmjet shqiptarėve si komb. Tani duket se
ėshtė tėrheqė nga kjo nismė(,) duke dhėnė shpresė
se merr parasysh kritikėn intelektuale dhe opinionin publik kundėr.
Por duke njohur stilin e Rugovės por tė mos vepruar ashpėr e,
megjithkėtė, pėr tė mos u tėrheqė nga "e vetja", nuk ėshtė ēudi qė tė
mose ketė heqė ende dorė nga kjo nismė.
Pėr vite tė tėra(,) Thaēi
pothuaj nuk ka shfaqė ndonjė ide tė rėndėsishme. Mė nė fund(,)
vendosi tė thotė njė "fjalė tė madhe": tė shpallim moratoriumin e
statusit tė Kosovės!
Tani edhe kjo nismė ėshtė qortuar nga
anė tė ndryshme dhe ėshtė refuzuar nga opinioni shqiptar, por shija e
hidhur e budallėkut tė saj vazhdon ende.
Ėshtė njė nismė pa kuptim nė shumė
drejtime. Me tė drejtė, mė duket se Bob Doll, tėrhoqi vėmendjen se
njeriu (ose subjekti i caktuar) nuk mund t'i vė moratorium vetes.
Fajla "moratorium" do tė shotė
shtyrje e afatit tė shlyerjes sė njė pagese a borxhi (nga lat. 'mora'
- 'shtyrje'). Nė politikė termi moratorium pėrdoret pėr shtyrjen e
shlyerjes sė borxheve ose pagesave tė ndryshme, edhe ndėrmjet shteteve.
Por termi nuk mund tė pėrdoret pėr ēėshtje tė tilla si pavarėsia,
statusi politik etj. Mirėpo nė rastin e Thaēit as nuk pritet qė tė di
e tė njoh(ė) pėrdorimin e termave politik(e)
duke pėrfshirė edhe pėrdorimin e zakonshėm tė tyre.
Njeriu, dashamirės ndaj tij, mund tė
thotė se Thaēi e ka pėrdorė termin nė kuptimin e drejtpėrdrejtė nga
latinishtja(,) qė do tė thotė "shtyrje"(,)
duke dashur tė thotė se "unė, Hashim Thaēi dhe partia ime do ta
shtyjmė pėr mė vonė ēėshtjen e statusit tė Kosovės". Pra(,)
mund tė merret si njė dėshirė pėr tė folė me "fjalė tė mėdha", pėr tė
pėrdorė fjalėn "moratorium" nė vend se tė flasė shqip e tė pėrdorė
fjalėt "shtyrje', "lėnie pėr mė vonė", "pėr tė ardhmen", nė kėtė rast(,)
shtyrjen e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės. Nė kėtė rast(,)
duket se gabimi ka ardhė nga dėshira naive pėr me folė me "fjalė tė
mėdha", me fjalė tė huaja(,) qė tė duket "intelektual".
Por edhe i kuptuar kėshtu(,)budallėku
mbetet i dukshėm dhe i dėmshėm. Kosova(,) sa u pėrket
shqiptarėve(,) e ka statusin tė pėrcaktuar: pavarėsinė.
Pėr shqiptarėt(,) statusi nuk vihet nė dyshim. Nga
shqiptarėt, politikanėt, pėrfaqėsuesit dhe institucionet e Kosovės(,)
ka mbetė vetėm tė kėrkohet qė pavarėsia e Kosovės tė njihet edhe nga
popuj, shtetet etj., tė huaja. Tė huajt mund tė shtyjnė pėr mė vonė
deklarimin e vet pėr statusin qė i njohin Kosovės, mund tė mos e bėjnė
shpejtė etj., por nuk ka kuptim qė njė pėrfaqėsues i njė
partie politike shqiptare(,) tė vė 'moratoriumin", ta
shtyj pėr mė vonė njohjen e pavarėsisė sė vendit tė vet, tė Kosovės.
Prandaj Doll i habitur ka thėnė se njeriu nuk mund t'i vė moratorium
vetes!
Pėr mė keq, shpallja e moratoriumit nga
Thaēi tregon(,) se ai nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės,
dhe le tė kuptohet(,) se mund tė pranoj(ė)
edhe ndonjė status tjetėr pėr te. Thaēi deklarohet se e shtyn pėr mė
vonė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, duke shpallė kėshtu se nuk e
ka pėrcaktuar ende atė, se nuk njeh pavarėsinė e Kosovės si status tė
saj tanimė tė pėrcaktuar, por e konsideron atė ēėshtje tė hapur dhe qė
do tė diskutohet mė vonė.
Me idenė e moratoriumit(,)
Thaēi bashkohet me Haradinajn nė idenė(,) se nuk e
njohin as vetė pavarėsinė e Kosovės(,) si status i
pranuar nga shqiptarėt(,) qė ata mendohet se
pėrfaqėsojnė dhe aq mė pak(,) tė ngulin kėmbė para
faktorit ndėrkombėtar(,) qė tė njoh(ė)
pavarėsinė e Kosovės. Nė qoftė se nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės(,)
sepse nuk e ka shpallė ai dhe partia e tij, atėherė bashkohet me
Haradinajn edhe nė shndėrrimin e idesė sė pavarėsisė(,)
nė ide e ndjenjė qesharake tė shqiptarėve faqe botės. Pavarėsia nuk
lidhet dhe nuk duhet lidhė me njė person a parti tė veēantė.
Pėrndryshe(,) tė huajtė vazhdimisht mund
tė gjejnė njė parti qė nuk e njeh pavarėsinė, madje mbasi tė jetė
shpallė nga Thaēi dhe partia e tij(,) mund tė krijojnė
njė parti tė re qė tė mos e pranoj(ė)pavarėsinė(,)
sepse ėshtė shpallė nga Thaēi para se partia e re tė jetė kriujar, se
unė mund tė krijojė sot njė parti politike dhe tė them
se nuk e njoh pavarėisnė e Shqipėrisė tė shpallur mė 1912(,)
sepse partia i me nuk ka pas ekzistuar dhe nuk e ka dhėnė pėrlqimin
etj., etj. Nė qoftė se ky ėshtė motivi pse Thaēi nuk e njeh pavarėsinė
e Kosovės, pse e sheh statusin e Kosovės tė papėrcaktuar edhe pėr vetė
atė dhe shqiptarėt qė pėrfaqėson, atėherė ai bashkohet mė Haradinajn
edhe nė gatishmėrinė pėr ta pėrdorė ēėshtjen e shenjtė tė pavarėsisė(,)
pėr interesa private ose partiake, pėr pėrdorimin e interesave tė
kombit nė interes tė vetes e tė partisė.
Tė gjitha kėto ide kanė qenė veēse tė
dėmshme edhe budallėk nė kėnvėshtrim intelektual. Pėr fat tė mirė(,)
asnjė prej tyre nuk ka gjetė mbėshtetje nė popullsi, madje pavarėsisht
nga pėrkatėsia partiake, duke dėshmuar se popullsia qėndron(,)
nė shumė drejtime(,) mė lartė se udhėheqėsit e vet
politik(ė) dhe se nė ēėshtje tė mėdha ėshtė e gatshme tė
ngrihet edhe kundėr udhėheqėsve tė vetė partiak(ė):
idetė e Rugovės janė qortuar edhe nga mbėshtetės tė tij,
e po kėshtu edhe tė Thaēit e Haradanijat janė qortuar edhe nga
mbėshtetėsit e tyre.
Si pėrfundim(,) mund tė
thuhet se ky ka qenė njė sezon i shterpėsisė ideore tė
politikanėve tė Kosovės. Nė masėn mė tė madhe kjo shterpėsi vjen
nga ndrojtja e tyre pėr t'u pėrcaktuar pėr tė vetmin opcion racional
dhe tė mbrojtshėm intelektualisht: bashkimin kombėtar tė shqiptarėve
nė njė shtet kombėtar (etnik). Idetė e tjera ėshtė e lehtė tė
argumentohen si budallėk, sepse nė tė vėrtetė ashtu janė.
Politika e bashkimit mund tė shihet nė
tė dy shfaqjet e saj: veprimtarinė e heshtur dhe tė shpallur. Mė sė
miri do tė ishte tė ndiqet politika e shpallur e bashkimit kombėtar.
Por nė qoftė se kanė frikė se me kėtė humbin mbėshtetjen e faktorit
ndėrkombėtar, do tė duhej tė dėshmonin para shqiptarėve se pėr kėtė
ndjekin "bashkimin e heshtur" ("silent integration") d.m.th. ndjekjen
e politikave tė atilla(,) qė realisht bėjnė bashkimin(,)
derisa ky tė bėhet edhe fakt juridik ndėrkombėtar. Edhe pa e shpallė,
madje edhe mbrenda Kornizės(,) mund tė realizohen njė
numėr i madh politikash qė bėjnė bashkimin faktik shqiptar. Dhe pėr
kėtė jo vetėm nuk kanė pengesa nga ndėrkombėtarėt, por janė krejt nė
pėrputhje me deklarimet dhe prirjet mbizotėruese tė zhvillimeve
ndėrkombėtare. Por pėr kėtė duhet pak vullnet, pak trimėri dhe
pak, fare pak dituri.
Por, tė pazotėt pėr ta bėrė cilėndo
prej tyre, bashkimin e shpallur apo bashkimin e heshtur, ose tė dyja
krahas(,) politikanėt e Kosovės gjatė kėtij sezoni
dolėn me ide qė rrėnohen lehtė(,) duke i vėnė nė pozitėn
e vėshtirė tė njerėzve qė nuk dinė ēka flasin e ēka bėjnė. Meqenėse,
siē u tha, asnjė prej kėtyre ideve nuk ka gjetė mbėshtetje dhe janė
qortuar nga shumė anė(,) kėtu dėshiroj vetėm tė uroj(,)
bashkė me lexuesit(,) qė ky katėrmujor i kėtij viti tė
ketė qenė njė sezon budallėku dhe qė ky
sezon dashtė zoti e ka mbaruar dhe nuk vazhdon gjithė vitin.
(Megjithėse ka rrezik se ēka mbillet nė pranverė, korret nė vjeshtė).
Por dėm kanė bėrė, qoftė
edhe se kanė humbė energji debatesh e analizash. Kėshtu p.sh. edhe
unė nė vend se tė isha duke u marrė me ndonjė projekt efektiv pėr
realizimin e bashkimit tė shpallur a tė heshtur kombėtar, duhet tė
humbė kohė duke u marrė me budallėqet e udhėheqėsve
kryesor(ė) tė Kosovės. Dhe kėshtu angazhohen edhe shumė
energji shqiptare. Dashtė zoti e po kalon sezoni i
budallėkut!
Ēka jep shpresė ėshtė konstatimi se
tani shqiptarėt kanė filluar tė marrin argumentin e drejtė ngado qė
vjen(,) e jo vetėm nga udhėheqėsit e vetė partiak(ė),
se megjithėse mund t'i mbėshtesin partitė dhe udhėheqėsit e vet
partiak(ė) nė pėrgjithėsi, pėr qėndrime tė veēanta qė
argumentohen si tė gabuara nga zėra tė tjerė, tė rinjė,
edhe antarėt e partive nuk mbėshtesin patjetėr udhėheqėsit e vet
partiak(ė), por mbėshtesin argumentin mė tė fortė.
|
|