|
-
Nju Jork (SHBA),
21 shtator 2003 /
Nga
Klajd KAPINOVA
-
-
Gjatė
vizitave tė shpeshta nė shtėpinė konforte amerikane tė ndėrtuar nga
duart e arta e mjeshtėrit Genc Kuqani, pranė qytetit tė bukur tė
Stamfordit nė shtetin Kenerike nė ShBA, publicisti Bep Kuqani, me
njė modesti e thjeshtėsi fisnike mė dhuroi librin e ri: Kredoja
ime filozofike, tė botuar nė vendlindje.
-
-
Nė
vorbullėn e titujve tė shumtė tė librave nė gjuhėn shqipe, qė janė
botuar pas vitit 2000 nė ShBA, ėshtė edhe libri i besueshmėrisė sė
pikėpamjeve filozofike tė autorit Kuqani. Kėto mendime e kanė
prokupuar gjatė dekadave tė jetės nė vendlindje Shkodėr dhe
vendbanimin aktual nė Stamford, njeriun me dije tė thella matematike
dhe filozofike.
-
-
Qė nė
hyrje tė veprės ai ka lėnė tė gdhendur nė pėrjetėsi pėrkushtimin: At
Pjetėr Meshkallės dhe Hafiz Ali Tare Krajės: dy bashkvuajtsve tė mi;
dy kundėrshtarėve tė pikėpamjeve tė mija filozofike - religjioze;
por edhe dy miqve tė mij, ma tė mirė e ma tė dashtun, qė nė debatet
e tyne shumė tė sinqerta dhe shumė dashamirėse, mė hapėn horizonte
tė reja nė fushėn filozofike - theologjike tė panjohuna prej meje
deri natė kohė. Ne shej Nderimi tė thellė dhe Kujtimi tė Pėrjetshėm
ua kushtoj.
-
-
*
* *
-
-
Si
fushat e tjera tė diturisė edhe filozofia, sikurse analizon autori,
ka qenė njė mollė e ndaluar. Nė kėtė privim ishin tė
pėrfshirė historia e popujve tė vendeve tė botės, historia
evoluitive e dokeve dhe zakoneve, traditave tė transmetuar brez pas
brezi, kultura fetare me epėrsitė dhe vlerat e shumta shpirtėrore e
nacionale nė historinė e popullit shqiptar e pėrtej, me tė cilat u
pasurua mė tej historia e njerėzimit. Shqiptarėt ishin tė
pėrjashtuar, pėr tė njohur tė vėrtetėn, pėrmes dritės tė sė vėrtetės
sikurse nė vendet e qytetėruara dhe tė lira tė botės.
-
-
Kushdo
e di nė vendlindje dhe kėtu nė ShBA nga bashkėkombasit tanė, se kjo
e drejtė ka qenė privilegj i drejtuesve komunistė, pėr bijtė e
bijat, pėrsonat e zgjedhur dhe shumė tė beseshėm dhe tė afėrt me
udhėheqjen komuniste. Autori Kuqani, sqaron lexuesit e kombit tė
vet, se Kėto kuadro, tė brumosuna me idena komuniste - tipike
bizantine - do tė pėrdoreshin nė vazhdimėsi, jo pėr ti pėrhapun
kėto dije nė popull, por pėr tė luftue kundėr ēdo rryme filozofike e
shkencore, qė binte sadopak nė kundershtim me tė ashtequajtunen
filozofi markisiste - leniniste, staliniste, maucedoniste e, nė
veēanti enveriste; qėllimi i sė cilės ishte dhe mbeti perjetimi i
sundimit politik e ekonomik.
-
-
Ndonėse
ka shkruar njė libėr me tematikėn e dashur tė filozofisė, falė
modestisė qė e pėrshkon qėnien e tij, e ndien nė shpirt boshllekun e
madh qė solli pėr pasojė sistemi komunist i antivlerave humane e
shpirtėrore nė Shqipėri. Vetė autori u pėrshkua nga kalvari i gjatė
i burgut politik, ku e plandosi diktatura e Enver Hoxhės.
-
-
Por,
megjithatė, autori nė qelitė e ftohta tė burgjeve, fati i krijoi
mundėsinė tė merrte njė univesitet me dije tė qendrueshme, pa
elozhet, fodullekun dhe pseudointelektualizimin e servileve shterpėr
tė sistemit komunist.
-
-
Ai
meditoi kėshtu thellė e mė thellė pėr jetėn, edhe pse trupin e
kishte tė sfilitur nga vuajtjet, i izoluar dhe i stėrmunduar nga
trajtimi mė ēnjerėzor, qė iu bė tė gjithė elementėve antikomunistė.
Pas punės, me orė tė tėra nė miniera, hapje kanalesh, nė ndėrtim,
mendjen dhe shpirtin e pamposhtur e kishte tė lirė, qė fare lehtė tė
mund tė fluturonte ku tė donte, jo vetėm jashtė hekurave tė akullta,
por edhe nė vendet mė tė zhvilluara tė botės por edhe jashta
kufijve tė kohės sė tashme: nė kohėn e kalueme dhe tė ardhshme,
vlerėson ndėr tė tjera autori.
-
-
Edhe
pse nė kafazin komunist, ai e ndiente nė shpirt agimin e lirisė,
ndiente se njė ditė ky sistem i ndėrtuar si kalaja me rėrė do tė
shembej keqas, sikurse dhe ndoshi nė realitet nė vitet 1991.
-
-
-
Si
mundi Bepi tė mbaronte universitetin nė burg
-
-
Shumė
intelektualė tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, qė ishin diplomuar nė
universitetet e Evropės dhe tė Amerikės dhe qė i shpėtuan
ekzekutimit, kishin sjellė nė burg nga bibliotekat e tyre pėrsonale
veprat qė i ruajtėm si libra tė Shenjtė, falė injorancės sė
plotė tė rojeve dhe oficerave tė burgut, tue i maskue me kopertina
veprash marksiste - leniniste dhe tė E. Hoxhės (qė sdo tė ishin
diktue kurrė, veēse nga denoncimet e ndonjė spiuni tė fėlliqun),
mujtėm na - brezi i ri i asaj kohe - (bahet fjalė pėr afro 45 vjet
mė parė nė burgun e Burrelit), me krijue ndonjė ide tė saktė mbi
filozofinė e me vu deri nė njėfarė shkalle bazat e formimit
intelektual e shpirtėror. Duke medituar mbi faqet e para tė
autorit, buron natyrshėm mendimi, se vetėm me dije tė sakta dhe me
njė kulturė tė vėrtetė do ta mundim tė keqen, qė ka mbirė thellė
gjatė viteve tė zeza tė sistemit komunist.
-
-
Bė
qelitė e burgjeve autori qėndroi dhe bisedoi deri nė orėt e vona, me
njėrėz tė ndritur tė nacionit, mėsoi dhe provoi mėdyshjet i ideve
dhe pikėpamjeve filozofike mbi aspektet qė ishte me shumė i
interesuar. Takimet me kėty njerėz tė ndritur, qė patėn njė fund
tragjik nė burgje, litar e pushkatim, ishin nė tė vėrtetė libra tė
gjallė, tė cilat i respektoi dhe fiksoi thellė nė memorien e tij
fenomenale. Njohja dhe pėrvetėsimi shumė mirė i gjuhėve tė huaja,
ishin njė mundėsi mė shumė pėr tė zhvilluar biseda shoqėrore pa u
zbuluar nga afijet e sigurimit nė qelitė e burgjeve...
-
-
* *
*
-
-
Njeriu
qė qėnie me nivelin mė tė lartė arsyes, gjithnjė ka qenė i pritur
pėr tė njohur hapėsirėn qė e rrethon, dėshirė kjo e papėrmbajtur,
intensiteti i sė cilės, me kalimin e shekujve ka ardhur duke u
rritur. Kozmosi, misteret, sistemet diellore, galakrikat dhe
megagalaktikat, fenomenet dhe dukuritė e mbushur me mantelin e
misteriozitetit, me pafundėsi enigmash kanė zgjuar kėrshėrinė e
dijetarėve dje dhe sot.
-
-
Pikėrisht, pafundėsia qė e rrethon njeriun, u bė edhe lėnda e parė e
marrė nė studim nė tė gjitha pikėvėshtrimet. Tėrėsia e tė gjithė
kėtyre problemeve, ka bėrė tė mundur qė pėr njeriun tė lind shkenca
e mirėfilltė e filozofisė, qė cekė tė gjitha fushat e dijet
njerėzore tė planetit tonė.
-
-
Kėtė
dėshirė tė mijėra gjeneratave ka pasur dhe ka ende sot dėshirė
dituraku Bepin Kuqani, qė me kulturėn solide arsyetuese qė zotėron,
mbetet modeli i njė intelektuali tė heshtur deri nė madhėshti.
Ashtu, sikurse filozofia ėshtė e vjetėr sa vetė historia e
njerėzimit, edhe kėrkesa pėr dituritė shoqėrore dhe shkencore tė
autorit janė tė hershme, qė zėnė fill nė moshėn e fėmijėrisė, pranė
shkollės fillore privare katolike tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut
(Kolegji i Fretenve), ku zotėrimi i gjuhėve tė huaja evropiane tė
vjetra (greqishtja e vjetėr dhe latinishtja) dhe tė reja e kanė
zhytur nė botėn e labirintheve filozofike. Si pa i kuptuar nė fillim
profesorėt franēeskėnė tė shkollės, kanė filluar shpiegimin me alfen
fillestare pėr shkencat ekzakte, pėrpjekjet me dashuri pėr tė njohur
ligjet dhe fenomenet e ndryshme tė natyrės: njohja e ēdo ligji tė
fizikės apo astronomisė, qė merrte nė orėn e mėsimit, e ka bėrė
autorin e librit, tė zgjojė interesim pėr lėndėt qė quhen
filozofi.
-
-
* * *
-
-
Nė
shkolla, universitete (college) dhe akademi botėrore, filluan tė
rriteshin e zhvilloheshin shkencat qė nga ana e tjetėr e ulte
nivelin e nocionit tė filozofisė, sepse ligjet dhe kuptimi i
fenomenit, tashmė kishte njė emėr tė shkencės qė i pėrkiste. Por
prapė njerėzimi, nuk rreshti sė kėrkuari, ku si gjithnjė pėr
njerėzit e sferės sė filozofisė si objekt i pėrhershėm mbeti rruga e
filozofisė, pėr tė njohė e shpieguar botėn dhe kompleksitetin e
saj nė vetvete dhe hapėsirė, pėrmes mendjes sė etur pėr tė shuar
kėrshėrinė.
-
-
Si pėr
tė gjithė edhe pėr Kuqanin, studimi i botės solli lindjen e njė
vargu shkencash tė natyrės me profile mė tė ngushta, si: matematika,
fizika, kimia, astronomia, biologjia e shumė tė tjera, qė kanė si
objekt studimi botėn e trupave organikė dhe inorganikė. Nga ana e
tjetėr, vetė njeriu u bė gjithnjė e mė shumė objekt vėzhgimi si
individ dhe komuniteti ku ai pėrfshihet, duke lindur kėshtu shkenca
e pėrgjithshme e Antropologjisė. Ajo nė tėrėsinė e saj i
kushtohet studimit tė shfaqjes sė jashtme tė veprimtarisė njerėzore.
Nė dobi tė saj erdhėn nė ndihmė edhe shkencat filozofike, me degėt e
nėndegėt e saj, qė kanė si temė studimi mėnyrėn se si njerėzit
flasin dhe shprehin mendimet e tyre. Tė tilla janė sociologjia,
politika, drejtėsia, teologjia, ekonomia politike, qė e studiojnė
njeriun si qėnie tė komunitetit, pėr tė mbėrritur nė grupin e
shkencave historike, si: historia e filozofisė, politike, shkencore,
letrare, arti, religjioni etj., qė sipas kėnshikimit tė tyre
studiojnė jetėn e njerėzve dhe ngjarjet e tyre.
-
-
Autori,
pasi pėrshkruan grupet e shkencave psikologjike, qė trajtojnė
studimin e botės sė brėndshme tė njerėzve (psikologjinė racionale),
shtjellon objektin e studimit, qė pėrfshinė metafizikėn e natyrės
(kozmologji), me synim studimin e prejardhjes sė vetėdijės dhe botės
qė na rrethon. Duke qenė i pritur pas logjikės racionale, ai pėrlqen
tė flasė dhe argumentojė pikėrisht logjikėn, qė si objekt tė
studimit tė vet ka ligjet e arsyetimit, qė sipas kredos sė
Bepit, ajo duhet ti prijė intelektitit nė kėrkimin e sė vėrtetės.
Kėshtu thuhet edhe pėr lėmin e etikės, e cila nga ana e saj studion
mundėsitė e zhvillimit dhe tė pasurimit tė imagjinatės krijuese, nė
konceptimin sa sa mė ideal tė sė bukurės dhe shprehjen e saj
me vepra konkrete arti etj. Jo pa rėndėsi mbetet (etika), qė studion
mundėsitė dhe rrugėt, qė duhet ti prijnė vullnetit nė jetė drejt tė
mirės dhe psikologjia eksperimentale, qė trajton shkaqet e
jashtme tė vetėdijes.
-
-
Nė
faqet e librit tė Bepit, mėsojmė pėr shndėrrimin gradual tė
filozofisė nė shkenca tė reja, qė nė momente tė caktuara shkaktuan
lindjen e njė farė konfuzioni rreth ngushtimit gjithnjė e mė tepėr
qė mori fjala e njohur filozofi. Objektet qė mund ose duhet ti
pėrkasin filozofisė, assesi nuk mund tė kuptohen jashtė konceptit
tė fjalės filozofi pa objektin e studimit tė saj.
-
Kushdo
qė ka lexuar sado pak nga historia e gjenialėve tė njerėzimit ndėr
shekuj dhe enciklopeditė mė tė njohura nė gjuhėt mė tė folura tė
botės, do tė shoh me kujdes, se pikėrisht kėtu e ka zanafillėn
historia e pasur e shkencėtarėve me famė botėrore, mbasi pa qenė
filozof, nuk mund tė mendohet qė tė kemi njė shkencėtar tė
suksesshėm, qofshin kėto edhe sot e nė tė ardhmen e karrierės sė
tij, nė fushėn e sė cilės ai ėshtė i pėrkushtuar.
-
-
Pėr tė
treguar dashurinė, qė autori ka pėr shkencėn e pasur tė filozofisė
(e cila sido qė ta vėshtrosh e kupton se ajo zhvillon natyrshėm
logjikėn mendore), jep shembuj pėrkufizimi qė i ka regjistruar nė
trurin e pasur, kur shkruan: Filozofia asht Poezia e shpirtit,
Shkenca e ideve, Shkenca e shpirtit njerėzor, shkenca e
ligjeve, simbas tė cilave zhvillohet njohja, Shkenca e njohjes sė
Zotit dhe e vetės sonė, etj., tė cilat gjatė jetės sė autorit
Kuqani, i ka pasur si vija udhėheqėse nė jetė dhe ka shuar
kėrshėrinė pėr tu futur edhe mė tej nė labirinthet e saj.
-
-
Ndėrsa,
pėr njohuritė qė i pėrkasin shkencave normative e, posaēe grupit tė
dytė tė tyre, qė perifrazuam mė lart (shkencave psikologjike), kemi
sipas adhuruesit tė filozofisė, njė larmi pafundėsisht teorish,
sistemesh, e interpretimesh nga mė tė ndryshmet dhe shpesh herė
ashpėrsisht kontradiktore. I pjekur me pėrvojėn e studimit tė
disiplinave dhe kėndvėshtrimeve filozofike, arrin nė pėrfundimin e
tij origjinal, se: Me gjithė pėrpjekjet vigane tė mendimtarėve
ma tė mėdhenj e deri te ata tė ditėve tė sotme, nuk asht ba e mundun
tė ndėrtohet njė shkencė e mirėfilltė shoqnore, e saktė dhe e
pranueshme nga tė gjithė. Dhe kjo ose pse mendja e jonė ka krijue
edhe Zotin, edhe djallin, pėr tė mos u marrė vesht kurrė njeni me
tjetrin. (Kuqani, fq. 12 - 13)
-
-
* * *
-
-
Megjithėse gjatė historisė mijėravjeēare tė njerėzimit, nė tėrėsinė
e kulturave tė lashta, mesjetare dhe moderne, konfuzionet,
konfliktet nė lėmin e mendimit filozofik, kanė qenė dhe mbeten,
grupi i shkencave normative.
-
-
E parė
mė mėnyrė individuale, duhet venė nė dukje, se kėtu spikat dukshėm
epėrsia e veēantė, qė ka mbizotėruar nė psikologjinė racionale, e
cila nė vetvete pėrfshinė problemin e qėnies absolute tė Zotit, tė
Shpirtit dhe Trupit, tė botės sė ideve objektive (materiale), ose e
shprehur ndryshe, si problemi i metafizikės sė shpirtit dhe i botės,
pėrkatėsisht i gnozologjisė dhe kozmologjisė.
-
-
Me njė
logjikė e fakte historike, autori ka sjellė si argument problemet
dhe pasojat me tė cilat ėshtė ballafaquar njerėzimi, autori e vė
theksin nė mijėra trakte tė shkruar gjatė shekujve, qė nga lashtėsia
me papirus deri nė ditėt tona, ku tematika filozofike mbetet
mbizotėruese, nė tryezat apo debatet, librat, konferencat
internacionale, si ēėshtje ende nė diskutim dhe pa udhėzgjidhje
definitive.
-
-
Nė
libėr trajtohen disa pyetje, qė natyrshėm shtrohen me pėrgjigje
gjatė fletėve tė librit tė Kuqanit. Kėshtu nė kredon filozofike tė
autorit shtrohet pyetja se: A ekziston mendja si realitet objektiv
ose lėndor? A ekzistojnė edhe trupi edhe mendja, bota shpirtėrore si
realitet objektv ose lėndor? A ekzistojnė edhe trupi edhe mendja nė
mėnyrė tė pavarur ose jo njėra nga tjetra, a por tė dyja kėto janė
njė gjė e vetme? A ėshtė realiteti shqisor produkt i mendimit, a por
mendimi ėshtė produkt i kėtij realiteti? A ėshtė mendja (bota e
ideve) primare dhe bota shqisore sekondare apo anasjelltas etj.
-
-
Gjithsesi, me gjithė vorbullen e mistereve, qė e shoqėrojnė njeriun,
pėr tė dalė nga gjendja paradoksale e shekujve tė kaluar, sipas
kredos sė autorit, pėr kuptimin e disa ēėshtjeve tė tjera lėnda, kur
do tė gjendet ēelėsi i arsyes objektive do tė kemi do tė kemi
udhėzgjidhjen e tyre, pėr tė krijuar kėshtu zanafillėn e pikėpamjeve
tė reja mbi tė cilėn tė shpresojmė se do tė ndėrtohet njė shkencė e
re dhe e vetme e njohurive tėrėsore tė psikologjsė racionale, duke
zgjidhur dobishėm gamėn e problemeve, qė vėrtiten mė mendjet e
njerėve tė planetit tonė. Pėr tė pėrforcuar idenė e tij, autori
sjell si argument shkencėn e gjeometrisė, qė dallohet pėr njė
saktėsi pothuajse absolute tue u nisė vetėm nga nji Pikė
abstrakte, premisė kjo krejtė e pakapėshme dhe e papėrkufizueme; se
shoqnia njerėzore ecė vetėm pėrpara dhe vetėm pėrpara drejt njohjes
sė botės dhe mistereve tė saj. Ēėshtja e kohės kėtu, nuk pėrbėn
asnji problem para pėrjetėsisė. (Kuqani, fq. 15)
-
-
Nėse do
tė meditonim nė qetėsi rezultatet finale tė tė dy rrymave
kundėrshtare, ēdo lexues i kujdeshėm, do tė pajtohej (ose jo) me
mendimin, se fatkeqėsitė mė mizore mbi popuj tė ndryshėm nė kėtė
planet janė kryer nga pėrfaqėsues tė rrymės idealiste dhe
materialiste. Kėshtu historia tregon shembuj tė ruajtur thellė
nė kujtesėn e popujve, se si fashizmi e nazizmi, pjellė e kampit tė
idealizmit (gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, janė vrarė mbi 57 milion
njerėz, ndėr tė cilėt 7 milion kanė qenė ebrej) dhe komunizmi
ateist, pjellė e kampit tė materializmit, qė i shkaktuan njerėzimit
miliona viktima, vuajtje e mjerime, internime dhe masakrime tė
papėrshkrueshme.
-
-
Tė
marrim si shembull tė freskėt pėr vendin tonė rastin e komunizmit.
Gjatė regjimit komunist nė Shqipėri, janė pushkatuar 5577 burra dhe
450 gra pėr arsye politike. Janė dėnuar politikisht 26768 burra dhe
7367 gra, kanė vdekur nė internime 7022 vetė. Pėr tė qenė mė konkret
i bie qė ēdo tre ditė njė pėrson ekzekutohej me ose pa gjyq pėr
motive tė pastra politike. Ēdo dy javė njė i burgosur politik vdiste
nė burg, ēdo dy ditė internoheshin tre pėrsona thjeshtė pėr motivin
absurd politik. Ēdo dy muaj, njė i burgosur politik pėsonte gjymtime
pėr shkak tė keqtrajtimeve nė hetuesi dhe nė burg.
(Gazeta Liria, organ i Shoqatės Kombėtare tė ish-
Pėrndjekurve dhe tė Denuarve Politikė nė Shqipėri, Tiranė)
-
-
Pra nė
kėtė rast, filozofia si shkencė, ėshtė keqpėrdorė nga njerėz
aventurierė dhe tė papėrgjeshėm qė nė momente tė caktuar kanė pasur
nė dorė fatet e njerėzimit. Nė kundėrshtim me realitetin, nė tė
vėrtetė qėllimi i vėrtetė dhe i fundit i filozofisė ka qenė dhe
asht pėrfeksionimi i njeriut nė shkallėn ma tė naltė si figura
morale, intelektuale dhe shoqnore, si dhe gjetja e njė forme
organizimi tė jetės shoqnore, ma tė miren e mundshme mbi kėtė Tokė;
por te mėnyra e kuptimit tė tyne: ndryshe i kupton idealizmi e
ndryshe materializmi. (Kuqani, fq.17)
-
-
Autori
si njė vėzhgues gjakftohtė nė veprėn e vet shpreh haptas opinionin e
lirė, duke i dhėnė pėrgjigje pyetjes themelore kredos sė vet, se:
Cila nga kėto dy rryma filozofike ėshtė mė reale dhe cila na jep njė
shpiegim mė tė saktė pėr botėn, pėr moralin, pėr tė mirėn, pėr tė
keqen e pėr gjithēka ekziston? Ai e shtrin mė tej mendimin e vet kur
pranon, se idealizimi e materializmi, ndonėse me diferenca
botėkuptimesh filozofike, mund dhe duhet tė bashkėjetojnė brenda
individit dhe komunitetit, duke e shtrirė argumentin me shembullin e
mirėnjohur si dy anėt e ndryshme tė sė njėjtės medalje. Ato nė kėtė
rast zbulojnė dy cilėsitė reale tė kėsaj medalje, qė mbetet Gjithėsia,
Universi, gjithė Natyra ose Hapėsina e pafund qė janė e njėjta gja,
qė si rreze ndriēojnė rrugėn nė kėrkimin e sė vėrtetės.
-
-
Pėr
argumentimet filozofike Kuqani ndalet edhe tek filozofi i famshėm
Hegel, mbi temėn e materies, si subjekt e jo si lėndė, duke shtuar
se ...kjo gja e vetme asht e gjitha landė, duke pasė
parasysh me fjalėn landė njė gjė qė konceptohet prej tė gjithė
shqisave, atė gjė qė ka tingull, dritė, lėvizje, rrezatim, enėrgji
etj., e, sidomos nė rastin tonė si specie njerėzore edhe mendim ose
shpirt. Ai pranon se pėr njerėzit aspak nuk duhet tė jetė e
ēuditshme dhe e paparanueshme fakti, se edhe mendimi ose shpirti tė
mund tė jenė prej lėnde dhe mė tej shtron pyetjen: Pse duhet tė
habitemi pėr kėtė?
-
-
Tė
gjithė e dimė, se kėshtu ndodhi edhe mė pak se njė shekull qė ka
kaluar, kur pėr rastin e dritės, thuhej se ishte diēka e pa lėndė.
Por shkenca, falė dureses, mundi tė argumentojė bindshėm dhe nė
mėnyrė tė pakundėrshtueshme se edhe drita ėshtė e pėrbėrė prej
lėndes (tufa e grimcave tė vogla tė quajtura fotone), ku ajo ka veti
tė dyfishtė: valore dhe korpuskulare. I nxitur nga ky fakt ai e
shtrin argumentin e vet kur thotė se logjika, na shtynė me forcė tė
besojmė nė vetinė e dyfishtė tė botės: edhe si mendim, edhe
si trupėsi, si vėrtetim tė identitetit nė mes tė mendimit
dhe qėnies, duke hequr njė paralele logjike, se ashtu sikurse drita
e syrit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pjesė reale e dritės sė
plotė, po kėshtu edhe mendja e jonė smund tė jetė tjetėr veēse njė
pjesė reale e mendjes universale, qė filozofi i madh
Leibnit e quante monadė.
-
-
Pėrballė kėtyre mendimeve tė filozofėve botėrorė dhe mendimit tė
pavarur tė filozofit shqiptar Kuqani, duhet pohuar, se sot nė kėtė
epokė zbulimesh tė mėdha, ėshtė e natyrshme dhe e pritshme, qė ēdo
hap pėrpara qė arrinė tė bėj shkenca nė tėrėsi dhe disiplinat
specifike nė veēanti, shkenca pėrsėri ndeshet me surpriza dhe
probleme tė reja, pėrmbajtja e re e kuptimit tė tė cilave do tė na
lėkundė besimin shekullor tė konviksioneve tona nė tė
gjitha konceptet e mėparshme, qofshin kėto me karakter shkencor apo
filozofik, fetar apo politik, shkruan autori.
-
-
* *
*
-
-
Nė
pjesėn e fundit tė librit, autori i rikthehet edhe njė herė nė
mėnyrė konceptuale faktulteteve shpirtėrore dhe trupore tė
individit, me qėllimin qė tė mund tė krijohet njė ide mė e plotė
rreth tyre, dhe pse jo pėr njė studim mė tė hollėsishėm tė kėtyre
faktulteteve. Ai i ndan fakultetet nė dy mėnyra:
-
-
a) nė
fakultete shpirtėrore dhe b) nė fakultete trupore.
-
-
Nė
grupin e parė pėrfshinė 10 fakultete, qė janė: Koshienca,
Subkoshienca, Arsyeja, Intuita, Memoria, Logjika, Fantazia, Vegimi,
Andrra dhe Parandjenja. Ndėrsa nė ndarjen e dytė, bėjnė pjesė
katėr fakultete trupore, si: Instiktet, Ndjenjat, Veset dhe Forca
Sugjestionuese dhe Hipnotizuese.
-
-
-
* * *
-
-
Ndoshta
vetėm paksa u mundova tė cekė pjesė nga kredoja filozofike dhe
diapazoni i gjėrė dhe i thellė qė munda tė lexoj nga libri Kredoja
ime filozofike. Mund tė them, se gjenialiteti i njeriut
shpėrthen nė ēdo moshė dhe pėr autorin unė mendoj, qė pėr shumė
arsye e rrethana tė jetės plot kalvare e mbijetese u zbulua nė
librin modest tė tij. Ai nuk i ngjason serive voluminoze tė veprave
akademike shqiptare, qė shpesh sillen e sillen rreth e pėrqark e nuk
thojnė asgjė. Autori ka njė mendim sintezė me objekt e logjikė fine,
plot mbprehtėsi e logjikė tė arsyeshme.
-
-
Si
gjithnjė qytetari i thjeshtė e modest shkodran, me ndjeshmėri zemre
e shpirti rradhiti faqet e kėtij libri. Ai thotė, se nė kėtė ESSE,
shpreson tė ndezė njė shkėndijė drite sado tė vogėl, nė errėsirėn e
madhe qė mbulon misterin e metafizikės sė botės dhe tė vetė shpirtit
tonė racional, atėherė do ta konsiderojshe tė plotėsuem qėllimin
tem.
-
-
Ai me
dashamirėsi, pėrmes librit pėrcjellė mesazhin e kjartė drejtuar
studentėve nė pėrgjithėsi dhe amatorėve tė filozofisė nė veēanti, qė
tė nxiten pėr tu thelluar nė kėtė fushė dhe tė formojnė edhe ata
kredon e tyre.
-
-
-
Mbijetesa e kredos...
-
-
Kėto
mendime ose shėnime nė formė skice, sikurse thekson autori i
kishte titulluar: Mbi Pėrjetėsinė, tė pėrgatitur dora dorės
nė burgun famkeq tė Burrelit, gjatė viteve 1958-1962, duke i
pėrmbledhur nė dy fletore kineze asokohe, qė shokut tem nder
ma tė mirėt dhe tė paharrueshėm, tė ndjerit Lan Kraja, nė pėrpjekjen
e tij pėr ti nxjerrė jashtė burgut, ia gjetėn gjatė kontrollit dhe
i dogjėn: ishte mundi i nji pune prej katėr vitesh, kujton Bep
Kuqani.
-
-
Mbas
lirimit nga burgu, autori shtrohet nė spital nė Sanateriumin e
qytetit nė Shkodėr, ku meqenėse kishte shumė kohė tė lirė, u mundua,
ti ripėrtrijė ato mendime, por nuk mundi tė kujtojė mė
shumė se njė gjysmė fletore tė zakonshme...
-
-
Falė
vullnetit tė hekurt dhe duresės pėr tė risjellė nė fletore tezat e
shėnimeve dhe pikėpamjeve filozofike, iu rifut punės edhe njė herė
nga e para, duke u mbėshtetur nė nė pikat dhe idetė kryesore, qė
kishte zhvilluar mė parė. Pas disa kohe qė kishte dalė nga spitali
dhe kishte filluar punėn nė gjendje invalidi tė grupit tė dytė
(i paaftė pėr asnjė punė), pa tė drejtė ndihme materiale dhe
financiare nga shteti, humbet vullnetin dhe durimin. Tashmė nė
familejne tij varfėria e tejskajshme ishte ulur kėmbkryq dhe sė
bashku me luftėn pėr mbijetesė, u bėnė shkak qė tė braktisė shėnimet
qė I dhimbeshin nė shpirt. Dhe kjo ndodhi nė vitin 1966...
-
-
Sikurse
dihet gjuha shkon atje ku dhėmb dhėmbi. Herė pas here Bepi kujton,
nėpėr vitet nė vijim mė ngacmonte mė forcė dėshira qė ti kthehej
edhe njė herė studimit, qė flinte prej vitesh nė vorbullėn e madhe
tė librave tė tij. Nė pragfundin e shekullit XX, ai rinisė edhe njė
herė pėrkujdesin pėr studimin, qė priste autorin ti jepte dorėn e
fundit dhe jetė njė librit tė ri. Me sa duket, vitet kishin bėrė
punėn e vet, duke i marrė me vete tekstin e plotė origjinal, nė sasi
e pėrmbajtje, qė kishte hartuar gjatė kohės qė vuante privimin e
lirisė...
-
-
Por,
gjithsesi, pasi ke pėrfunduar librin e kredove filozofike me autor
shkodranin Bepin Kuqanin, pėr lexuesit dhe admiruesit e filozofisė,
vepra ėshtė mė shumė se esenca e ideve kryesore, sikurse
shpiegon ai nė fund tė ideve tė librit, qė janė edhe idetė me tė
cilėt ai bashkėjeton prej dekadash...
|
|