|
-
-
MESDHEU
SI REALITET DHE IMAGJINATĖ
-
-
Njėsia
kulturore mesdhetare pra, ėshtė diēka as thjesht objektive, as
thjesht subjektive, sepse ėshtė diēka qė i pėrket imagjinatės - njė
bote imagjinare, qė natyrisht, nuk ėshtė vetėm e imja.
-
-
Bashkim
SHEHU
-
-
Do ta
filloja me njė referencė nga eposi shqiptar, me njė shembull qė mė
duket mjaft domethėnės, pėrveēse i stėrnjohur kėtu, siē ėshtė
legjenda e Gjergj Elez Alisė. Eshtė rrėfenja e dyluftimit ndėrmjet
njė kreshniku vendas dhe armikut tė tij, tė emėrtuar Bajlozi
Katallan. Ky ėshtė njė pėrbindėsh gjigand, i zi dhe me njė sy. Kėtu
shohim substratin arkaik tė Odisesė, konkretisht personazhin e
Polifemit. Por shohim edhe elementin historik tė mitologjizuar, qė
pėrbėn bėrthamėn e legjendės: dyndjen dhe inkursionet e katalanėve
drejt Ballkanit nė mesjetėn e vonė. Treguesit janė vetė emėrtimi i
pėrbindshit, sistemi feudal perėndimor i taksave, me njė enumeracion
ēuditėrisht realist nė kėtė legjendė, madje edhe ngjyra e zezė e
Bajlozit Katallan, siē lyheshin mercenarėt almogavares tė Roger de
Flor-it pėr tė frikėsuar kundėrshtarėt. Porse elementi mė i
rėndėsishėm, qė pėrftohet nė mėnyrė ndėrtekstuale me ngarkesėn e njė
simbolizmi negativ - dhe aty qėndron arsyeja e referencės - ėshtė ai
i detit.
-
-
-
DETI SI
PĖRQASJE ME RREZIKUN
-
-
Pėrbindshi, armiku, me tepėr se sa vjen nga deti, del prej detit -
gati-gati ėshtė i njėsuar me detin. Mė duket i rėndėsishėm ky
element ngase, ndėrtekstualisht, e hasim shpesh nė poezinė popullore
shqiptare, si njė konstante e saj nė raport antonimie me malin. Nė
njė varg semiotik gjithėsesi tė thjeshtuar, siē janė kodifikimet e
mitologemave, deti pėrqaset me rrezikun, qė tek e fundit ėshtė
rreziku nga kontakti me tjetrin, nga kontakti si konflikt, ndėrsa
mali, nė njė varg paralel dhe tė pėrkundėrt, ka kuptimin e
mbrojtjes, tė sigurisė sė tė qėnit i vetėmbyllur. Nuk ėshtė e rastit
qė kjo antonimi spikatet sidomos nė komentet mbi folklorin gjatė
periudhės sė njė diktature qė synonte ta izolonte vendin totalisht.
Ndėrkaq, mė gjerė se sa ky shndėrrim i mitologjisė nė ideologji
totalitare, antonimia e lartpėrmndur reflektohet nė vetidentifikimin
si ballkanas pėrkundrejt harrimit tė pėrkatėsisė nė Mesdhe.
-
-
Referenca
tjetėr e imja ėshtė nga pėrvoja vetjake. Prej pesė vjetėsh jetoj nė
Barcelonė, pra nė skajin tjetėr tė Mesdheut, ndonėse nuk kam shkuar
atje me ato qėllime pėr tė cilat Bajlozi Katallan erdhi nė viset
shqiptare. Mund tė them se aty zbulova komponenten mesdhetare tė
identitetit tim, identitet i shumėfishtė, kuptohet, sikurse i ēdo
individi. Dua tė theksoj se kjo komponente u bė e dukshme pėr mua si
pėrbashkėsi nėpėrmjet kontrastit: komponente e pėrbashkėt me
njerėzit e qytetit ku jetoj, nė kontrast me aspektet e tjera tė
identitetit, qė i kemi tė ndryshme - Shqipėria dhe Spanja (ose
Katalunja), Gadishulli Ballkanik dhe Gadishulli Iberik, Europa
Lindore dhe Europa Perėndimore etj.
-
-
Sidoqoftė, nėse po flas pėr njė vetėzbulim tė identitetit mesdhetarė
nė Barcelonė, se kam fjalėn te asgjė konkrete, e identifikueshme.
Arkitektura? Gastronomia? Stili i tė veshurit? Mėnyra e jetesės?
Asgjė e tillė... ose ndoshta diēka e tillė, po nėpėrmjet perceptimit
vetiak, si diēka subjektive, si ndjesi e njė atmosfere lidhur me
kėto qė pėrmenda - shprehje e papėrcaktueshme natyrisht, ku bėn
pjesė edhe ndjesia e mėnyrės sė komunikimit apo e humorit, tė gjitha
kėto nėn njė prizėm subjektiv.
-
-
-
IDENTITETI MESDHETAR SI IDENTITET KULTUROR
-
-
Kėtu
vijmė tek ēėshtja e identitetit mesdhetar si identitet kulturor.
Mendoj se pėr tė, ashtu sikurse pėr ēdo identitet kulturor, nuk mund
tė flitet nė kuptimin e njė esence tė pranishme nė shpirtin e ēdo
homo mediterraneus, ose tė karakteristikave shpirtėrore tė
katalogueshme. Nėse ekziston njė katalogim i tillė, atė e gjejmė
vetėm nė studime tė psikologjisė sociale mbi formimin e stereotipeve
e tė paragjykimeve. Nga ana tjetėr, mendoj se ka kuptim tė flitet
pėr identitet kulturor mesdhetar pėr aq sa e pranojmė realitetin e
konstruktimeve tė tilla socio-historike, njė realitet sado jo
objektiv sipas konceptit klasik tė shkencave natyrore, tė huazuar
deri vonė edhe nga shkencat humane. Pėr ta qartėsuar kėtė ide, le ta
pėrqasim kulturėn me arketipin, enėn apo strukturėn primordiale ku,
sipas Jung-ut, derdhen e marrin trajta pėrvojat e ndryshme jetėsore.
Kultura nuk ka tė bėjė me arketipet psikike e tė trashėgueshme tė
Jung-ut, por mund tė themi se ka tė bėjė me arketipet e Frederick
Jameson-it, forma kulturore sociologjikisht dhe historikisht tė
kondicionuara. Pra, sociologjikisht - si pėrftesė ndėrpersonale dhe
historikisht - si diēka nė ndryshim dhe rikrijim tė vazhdueshėm. Njė
parantezė e shkurtėr, nuk kam parasysh historinė e parashikueshme nė
mėnyrė logjike siē e postulon filozofia hegeliane, kjo ngrehinė sa
madhėshtore aq edhe e papėrdorshme, qė mė kujton Qytetin e tė
pavdekshmėve tė Borges-it.
-
-
Atėhere,
ēfarė kuptoj me identitet kulturor mesdhetar?
-
-
Njė nga
topikėt orientues tė kėsaj konference ėshtė: unitet apo diversitet?
Do tė pėrgjigjesha: edhe njėra, edhe tjetra.
-
-
Diversiteti nė Mesdhe ėshtė ndoshta karakteristika mė e rrokshme.
Shkrimtari i shquar Predrag Matvejeviē e pėrkufizon si njė mozaik,
pra njė diversitet qė mund tė vėshtrohet si njė e tėrė. Le tė
ndalemi te togfjalėshi mund tė vėshtrohet, pėr tė rrokur tėrėsinė,
apo njėsinė. Eshtė njė togfjalėsh qė ngėrthen perceptimin,
subjektivitetin. Ashtu sikurse nė sociologji, apo mė gjerė nė
shkencat humane, faktet qė nė tė vėrtetė janė akte, nuk mund tė
merren shkėputurazi nga subjektiviteti - edhe realiteti i Mesdheut
nuk mund tė merret shkėputurazi nga ligjėrimi rreth tij, siē thotė
Predrag Matvejeviē nė librin e vet Breviarium i Mesdheut (libėr i
pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt mesdhetare, pėrveē katalanishtes dhe
shqipes, por nė shqip ėshtė duke u pėrkthyer, nė programin e
Shtėpisė sė Librit dhe Komunikimit).
-
-
Njėsia
kulturore mesdhetare pra, ėshtė diēka as thjesht objektive, as
thjesht subjektive, sepse ėshtė diēka qė i pėrket imagjinatės - njė
bote imagjinare, qė natyrisht, nuk ėshtė vetėm e imja. Nė kohėt e
lashta, kur Mesdheu ishte rajoni mė i zhvilluar, aty ekzistonte
pėrfytyrimi mitik mbi Atlantidėn e zhdukur. Sot, nė njė kohė qė
rajoni mė i zhvilluar ėshtė ai qė fillon e shtrihet nė tė dy brigjet
mes tė cilėve dikur pėrfytyrohej Atlantida, kemi njė inversion
rolesh, ndėrsa Mesdheu i antikitetit klasik dhe i Rilindjes
Europiane mund tė pėrfytyrohet si njė farė Atlantide e zhdukur.
-
-
Njėsinė e
Mesdheut do ta personifikoja me anė tė dy figurave, nga kėto dy
epoka qė sapo i pėrmenda. E para ėshtė ajo e Uliksit. Sipas
hulumtuesve tė mėvonshėm, itinerari i tij na shpie pothuajse nė tė
gjitha brigjet dhe koordinatat e Mesdheut. Po mė e rėndėsishmja
ėshtė se na shpie mendėrisht nė themelet homerike tė poezisė. Figura
tjetėr ėshtė njė piktor i shekullit XVI, Domenikos Teodokopullos,
cili nga Greqia shkoi nė Venedik dhe mandej nė Spanjė, ku e
mbiquajtėn El Greco. Nė tė dyja kėto rrugėtime shembėllehet
simbolikisht ideja se Mesdheu, si nė njėrėn epokė edhe nė tjetrėn,
ishte njė orbus, njė botė, veēse nga kėndvėshtrimi i sotėm. Dhe, si
i tillė, ai ishte djepi i kulturės apo i qytetėrimit tonė, i poezisė
dhe i filozofisė, i arteve dhe i humanizmit. Tjetėr ēėshtje nėse
Uliskit iu desh tė luftonte me gjithėfarė pėrbindshash dhe nėse El
Greco pėrfundoi nė gjyqin e Inkuizicionit dhe pastaj nė ēmendinė.
-
-
-
HOMERI ĖSHTĖ MĖ AKTUAL SE GAZETAT E DJESHME
-
-
Po nė
epokėn e sotme? Nė epokėn e sotme, tė ashtuquajtur post-moderne
(etiketė paksa e vjetėruar kjo tashmė, siē vjetėrohen me shpejtėsi
etiketat nė ditėt tona), personifikimi ėshtė i pamundur. Njeriu
konceptohet si njė rezultante faktorėsh determinues tė
pakontrollueshėm nga uni i tij, si njė paralelogram forcash sociale,
ekonomike apo genetike dhe shfaqet si i privuar nga mėvetėsia e tė
menduarit tė arsyeshėm dhe e zgjedhjes sė lirė tė moralshme. Ndėrsa
Mesdheu, me njė mori sistemesh diktatoriale, komuniste apo fashiste,
nė njėqind vjetėt e fundit, me luftra ndėretnike, terrorizėm
shtetėror ose joshtetėror, dyndje refugjatėsh qė mbyten ngushticave
tė Otrantos apo tė Gjibraltarit, nė 10 vjetėshin e fundit dhe deri
nė ditėt e fundit, nuk i pėrngjan aspak pėrfytyrimit mbi djepin e
kulturės.
-
-
Megjithatė, mendoj se kėtij pėrfytyrimi dhe traditės humaniste qė ai
pėrmban, ia vlen ti rikthehemi. Duke vazhduar tė besoj nė mėnyrė tė
pandreqshme nė idetė e iluminizmit, mbi tė cilat ngrihen shoqėritė e
botės euroatlantike, tė Atlantidės sė re, mendoj se edukimi me
vlerat qė lindėn nė mare nostrum do tė ishte i dobishėm, pėrkundėr
tmerreve qė i jetojmė ose qė i mėsojmė ēdo ditė nga mediat. Siē
thoshte Charles Peguy, Homeri ėshtė mė aktual se gazeta e djeshme.
Dhe mund tė shtohet se komunikimi, pėrkundėr mbylljes e urrejtjes,
do tė ndihmonte nė promovimin dhe riaktualizimin e atyre vlerave.
Madje, nga komunikimi duhet filluar, qė Mesdheu sėrishmi tė jetė
mare nostrum.
-
-
(Ky
shkrim ėshtė lexuar nė konferencėn qė u mbajt nė Shtėpinė e Librit
dhe Komunikimit nė Tiranė, ku shkrimtari Bashkim Shehu referoi sė
bashku me Josef Ramonedėn dhe Stefanos Pesmazoglou nė temėn Nė
kėrkim tė dimensionit tė humbur: Mesdheu.)
- __________________
-
-
Bashkim
SHEHU
-
Shenime
bio-bibliografike:
-
-
Lindur nė
Tiranė me 1955.
-
1975-1979: Studime universitare pėr Gjuhė-Letėrsi Shqipe.
-
1979-1981
dhe 1991-1992: Skenarist ne Kinostudio.
-
1992-1995: Ka jetuar nė Budapest. Paralelisht me krijimtarinė
letrare, ėshtė marrė me studime nė fushėn e sociologjisė.
-
1995-1996: Redaktor i faqeve letrare nė "AKS" dhe "MM-2000".
-
Qysh nga
1997-a jeton nė Barcelonė. Aktualisht punon pėr Qendren e Kultures
Bashkėkohore tė Barcelonės.
-
-
-
Krijimtaria
-
-
- "Njė
kohė tjetėr", tregime, Tiranė, 1977
-
-
"Vjeshta e ankthit", roman autobiografik, Paris, 1993 (frėngjisht);
Prishtinė-Ljubjanė1994; Tiranė 1994; Prishtinė 1997
-
-
"Hijet", tregime, Romė, 1993 (italisht)
-
-
"Rrugėtimi i mbramė i Ago Ymerit", roman, Prishtinė 1995; Paris 1995
(frėngjisht); Tiranė 1996; Barcelonė 2001 (botim paralel, nė
spanjisht dhe nė gjuhėn katalane).
-
-
"Idhulli prej tymi", tregime, Prishtinė 1996
-
-
"Gostia", roman, Tiranė 1997; Prishtinė 1997
-
- "Rrėfim
ndanė njė varri tė zbrazėt", roman autogiografik, Prishtinė 1997,
Barcelonė 1998 (spanjisht); Tiranė 1998.
-
- "Edipi
mbret dhe Edipi i rremė", tregime, Paris 1998 (frėngjisht).
-
- "Letėr
nga ēmendina nė vitin 2000", tregime, Prishtinė 1999.
-
-
"Rrethi", roman, Preishtinė 2000; Tiranė 2002.
-
-
"Mallkimi, ose mbi mosqenien e autorit", tregime, Tiranė 2002.
-
- Sė
afėrmi, priten botime nė anglisht, frėngjisht e serbisht, si dhe
botimi nė shqip i njė romani tė ri, "Orfeu nė Zululandėn e Re".
-
|
|