 |
|
20 shtator
2003 /
Zėri i Amerikės
Nė ceremoninė e pėrurimit tė njė
memoriali nė Srebrenicė tė Bosnjes, pėr nder tė mijėra myslimanėve
tė vrarė, ish presidenti amerikan Bill Clinton bėri thirrje pėr
tolerancė etnike dhe fetare nė Bosnje.
Rreth 20 mijė veta morrėn pjesė sot nė
ceremoninė e zhvilluar nė Srebrenicė pėr tė kujtuar viktimat e
mizorive mė tė rėnda tė Evropės qė prej luftės sė dytė botėrore.
|
Rreth 8 mijė burra dhe djem u vranė pasi
forcat sėrbe pushtuan Srebrenicėn nė vitin 1995. Organizatat
humanitare ndėrkombėtare thonė se forcat sėrbe ekzekutuan nė masė
myslimanėt.
Ish presidenti Clinton u kėrkoi familjeve
tė viktimave qė tė gjejnė forcėn pėr tė falur, por ai bėri thirrje
edhe pėr drejtėsi pėr personat pėrgjegjės pėr vrasjet.
Familjet e viktimave e ftuan ish
presidentin Clinton tė pėruronte memorialin pėr arsye tė rolit tė tij
nė pėrpjekjet pėr ti dhėnė fund luftės 3 vjeēare nė Bosnje.
Mė shumė se 100 veta do tė varrosen sot.
Varrezat kanė format e njė luleje, petalet e sė cilės do tė mbushen me
varre.
Dje, zoti Clinton shkoi nė Prishtinė, ku u
bėri thirrje shqiptarėve tė Kosovės qė tė pajtohen me sėrbėt, qė
banojnė atje.
Zoti Clinton tha se trupat amerikane duhet
tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė Kosovė deri sa tė pėrfundojnė misionin e
tyre, megjithatė ai bėri thirrje pėr pajtim mes komuniteteve etnike tė
Kosovės, siē u shpreh ai, pėr tė mirėn e tyre.
|