| |
 |
|
|
|
20.09.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Vinēenx
Golletti Baffa |
|
|
Shqiptarėt dhe pėrplasja e qytetėrimeve
(1) |
|
|
|
|
|
-
Dy
fjalė pėr autorin
-
-
Vinēenx Golletti Baffa,
njė arbėresh nė rrugėn e De Radės
-
-
Shkrimtar, publicist, eseist, filozof, sociolog, botues, lindur nė
Ēivit (Itali) mė 1924. Autor i mjaft vėllimeve me ese ("Arbėreshi
merret me politikė", "Plus uno maneat seculo I, II, III"), nismėtar
e mbėshtetės i disa botimeve me rėndėsi parėsore pėr kulturėn
shqiptare (Fishta, Vepra, Botim i plotė) si edhe i disa revistave e
gazetave shqiptare qė botohen nė diasporė. Jeton nė Gjermani.
-
-
"Lexuesit tanė kanė pyetur disa herė pėr bashkėpunėtorin e kėsaj
gazete, zotin Vinēenx Golletti Baffa. Ata dėshirojnė tė dijnė diēka
mbi kėtė person dhe tė shumtėn e herės shprehin ēudinė se ky
Arbėresh e shkruan aq bukur gjuhėn shqipe. Sot po u japim disa
shėnime biografike mbi kėtė vėlla tė gjakut tonė.
-
-
Vinēenx Golletti Baffa ėshtė njė arbėresh i brezit tė vjetėr e lindi
nė Ēivit mė 28 gusht 1924, kur arbėrishtja ishte gjuhė e gjallė e
shumė e fortė. Ēiviti gjendet nė zonėn arbėreshe tė Kalabrisė e ka
njė variant gjuhėsor, i cili, nė formėn e tij tė pastėr, i qaset
mjaft bukur Shqipes sė njėsuar tė sotme. Numri i grave dhe i burrave
qė improvizonin me lehtėsi vjersha e kėngė sish i vogėl atėhere nė
Ēivit e ēivitjoti kishte mundėsi tė rritej me njė gjuhė tė bukur, tė
fuqishme dhe poetike.
-
-
Pėr
arsye familjare, Enxini, - ky ishte emri i tij nė familje e nė
katund, - zu fill e la vendin e vet kur mbushi tetė vjeē, pėr tė
vazhduar shkollat nė Romė e nė qytete tė Italisė Qėndrore. E kėshtu
kalonte ēdo vit nėntė muaj jashtė katundit arbėresh.
-
-
Ishte
djalė i rritur, para Luftės sė Dytė Botėrore, kur zuri tė
interesohej instinktivisht pėr Shqipėrinė e gjuhėn e saj, tė blinte
libra shqip e tė mblidhte proverba.
-
-
Studjoi filozofi e histori nė Romė (1942-46) e nė tė parin vit
akademik vazhdoi kursin e Ernest Koliqit pėr letėrsi shqipe.
-
-
Se
ēbėri nga viti 1947 deri nė vitin 1972 ėshtė punė e vėshtirė tė
thuhet e mund tė pėrmblidhet me pak fjalė kėshtu: kishte besim tė
plotė e tė fortė se do tė bėnte gjėra tė mėdha e sidomos tė reja e
vente duke kėrkuar rrugėn e vet. Kjo do tė thotė se nė kohėn shumė
tė vėshtirė pas luftės, si edhe mė vonė, provoi gjėrat mė tė
ndryshme. Punoi si mėsues privat pėr shumė lėndė, pra nė ca
ndėrmarrje ekonomike tė Milanos, nė ca shkolla afėr Ēivitit e nė
Bolzano. Punoi e studioi, studioi e punoi, duke kėrkuar vazhdimisht.
(Kėtu pėrmendim se studjoi thellėsisht shumė shkenca nė fushat mė tė
ndryshme e se edhe sot merret seriozisht me letėrsi e shkencė, siē
na dėshmohet nga artikujt e tij.)
-
-
Tani
punon nė Bibliotekėn qytetare e universitare tė Frankfurtit e mban
njė kurs pėr gjuhėn italiane nė Shkollėn e lartė pedagogjike tė
Hajdelbergut.
-
-
Ishte
fillimi i vitit 1973, kur nė bibliotekėn e lartpėrmendur, tek
kėrkonte libra pėr Shqipėrinė, gjeti vėllimin "Novellistica
italo-albanese" me pėrralla, tregime e anekdota nga Ejanina,
Frasnita, Ēiviti etj, tė mbledhura nga i ndjeri Luca Perrone e tė
botuara nėn udhėheqjen e Koliqit nė Firence mė 1967.
-
-
Lexoi
pak faqe me kureshtje e menjėherė zbuloi se ai vetė mund ti
rrėfente kėto pėrralla nė njė arbėrishte shumė mė tė pastėr e mė tė
bukur. E kėshtu filloi tė shkruante nė gjuhėn e fėmijėrisė sė tij,
nė njė gjuhė, tė cilėn e kujtonte ditė pėr ditė e mė mirė.
-
-
"Po
pse pėrralla? Kėtė e bėnė tė tjerėt - i tha mendja. Ti do tė bėsh
gjėra tė reja e tė duhet tė shkruash pėr sot".
-
Ky qe
njė vegim, tė cilin Golletti filloi ta vinte nė jetė menjėherė, duke
nisur tė shkruante arbėrisht. E kur mbushi dyzetetetė vjeē, gjeti
rrugėn qė kishte kėrkuar gjatė njė jetė tė tėrė.
-
-
Pak mė
vonė, dėgjoi se nė Ēivit dilte njė revistė me titull Katundi Ynė, u
vu nė kontakt me drejtorin e saj e, i frymėzuar nga propaganda qė
atėherė bėhej pėr Shqipėrinė nė Universitetin e Frankfurtit, mendoi
ta vizitonte kėtė vend.
-
-
Nė
gusht (ishte viti 1973) vizitoi me tė vėrtetė Shqipėrinė dhe
informoi Dhimitrin, qė ishte dhe ėshtė drejtor i revistės Katundi
Ynė. Mė 1974 doli kėshtu artikulli i tij i parė qė u demonstroi
arbėreshėvet se gjuha e tyre nuk ishte e mirė vetėm pėr njė kėngė e
njė poezi, por edhe pėr prozėn moderne e pėr problemet aktuale. Qė
atėherė Katundi Ynė nuk doli mė pa artikuj arbėrisht e lexuesin e
interesuar e drejtojmė te kjo revistė. Tė kujtojmė kėtu se shpresa e
Enxinit qė ta bėnte pak nga pak kėtė revistė mė arbėreshe sėshtė
realizuar.
-
-
As
Prishtina, as Tirana su entuziazmuan pėr kėtė shkrimtar arbėresh
gjuhėbrisk e liridashės, e ai pėr ta nuk ekziston.
-
-
Kėto
shėnime biografike i mbarojmė duke pėrmendur se snjohim asnjė
Arbėresh tjetėr i cili ka shkruar ose shkruan pėr Diellin e ky
ėshtė kurorėzimi i karrierės sė tij si shkrimtar arbėresh".
-
-
"Dielli", Boston, ShBA, 1980
-
-
-
-
Shqiptarėt dhe pėrplasja e
qytetėrimeve (1)
-
-
Nga
Vinēenx Golletti Baffa
-
-
Me
haré fillova tė lexoja revistėn Haemus, me haré, sepse aty pėr aty
mendova: kush shkruan Haemus nuk do tė jetė ballkanas me kuptimin qė
i japin sot kėsaj fjale evropianėt e Perėndimit. Siē dihet,
evropiani perėndimor ėshtė racist nė mėnyrė elegante e shpeshherė tė
padukshme, e fjala Ballkan ėshtė shprehje nė fund tė fundit
negative, pėr fat tė keq.
-
-
Kush
shkruan Haemus e jo Ballkan di, me ndėrgjegje ose pa ndėrgjegje,
kėto gjėra e do tu largohet atyre, duke pėrdorur apostafat fjalėn
greko-latine e jo fjalėn turke.
-
-
Me
fjalė tė qarta, titulli i revistės sė re ėshtė si njė program e
zgjoi tek unė ca simpati e, kjo dihet, simpatia ėshtė ēdoherė
fillimi i miqėsisė, i dashurisė e i respektit tė ndėrsjellė.
-
-
Rrjedhimisht jam i detyruar tė shkruaj ndonjė faqe pėr revistėn
Haemus, megjithėse vendosa prej kohėsh tė mos shkruaj mė: nuk jam mė
aq i ri e deri mė sot si arbėresh shkrova edhe keq shumė. Vėrtet keq
shumė, sidomos pėr shėrbėtorėt e Hoxhenverit dhe tė Plakut Broz, tė
cilėt, me ndihmėn e katedravet italiane pėr gjuhėn shqipe, mė
luftuan mua nė dukje me sukses tė madh. (Bie fjala, katedrat
italiane e vazhdojnė edhe sot luftėn e tyre!) Por pėr miqtė e kėsaj
reviste dua tė bėj njė pėrjashtim e, si zakonisht, unė shkruaj
kundėr rrymės, domethėnė sipas sistemit tim; unė shkruaj tani pėr
iluminizmin e jo pėr ndonjė fé, si bėnė ca miq tė tjerė. Por, para
se tė shkoj pėrpara, dua tė theksoj se faqja e fundit e kopertinės
(Haemus - felix qui potuit rerum cognoscere causas, fjalėt e bukura
qė Virgjili i kushtoi Lukrecit), ėshtė pėr mua njė provokim pozitiv:
unė nuk jam virgjilian, por ciceronian, e besoj se njeriu vetėm
rallėherė mund tė zbulojė shkaqet e sendevet ose tė ngjarjevet. Me
tė vėrtetė, ngandonjėherė u qasemi kėtyre shkaqeve e kėnaqemi, duke
pohuar kėshtu teorinė e probabilitetit e dėshira jonė ti kuptojmė e
ti zbulojmė tė gjitha shkaqet e tė gjitha sendevet dhe tė gjitha
ngjarjevet mbetet dėshirė e bukur, nxitėse dhe stimuluese.
-
-
Nė
numrin 2-3 tė revistės janė, siē thamė, shumė artikuj pėr fe tė
ndryshme; unė i lexova ata me ca kujdes: kush shkroi ėshtė shumė
kompetent e mė jep mundėsi tė nxė gjėra qė unė nuk di aq mirė, e,
kėshtu, unė fitoj njohuri tė reja e mund tė analizoj mė mirė
filozofinė time modeste. E, e e...e menjėherė kujtova se unė gjuhėn
rumune e kisha studiuar... afėrsisht njėqind vjet mė parė.
-
- Me tė
vėrtetė... cilėn gjuhė unė nuk kam studiuar?... Cilėn grua unė nuk
kam dashuruar? Tė gjitha gjuhėt unė desha tė studioja....ashtu si tė
gjitha gratė unė desha tė dashuroja: ēdo gjuhė e ēdo grua ėshtė e
bukur dhe interesante e unė pėr ēdo gjuhė e pėr ēdo grua bie nė
dashuri... Por, me kalimin e kohės, arsyeja triumfoi, pėr fat tė
mjerė, edhe tek unė e tani unė kultivoj vetėm njė gjuhė, e dashuroj
vetėm njė grua, megjithėse unė edhe sot, sentimentalisht, kultivoj
ēdo gjuhė e dashuroj ēdo grua.
-
-
Tani,
kjo vetėkuptohet, mund tė shkruheshin qindra e qindra libra pėr
ngjashmėritė ndėrmjet gjuhėvet dhe gravet, pėr tė treguar
matematikisht se unė zotėroj njė gjuhė ose njė grua, e pėr tė
demonstruar shkencėrisht se po ajo gjuhė ose po ajo grua mė zotėron
mua etj. etj.
-
-
Nga
ana tjetėr ēėshtje tė atilla janė tepėr tė vėshtira pėr njė homo
sapiens sapiens, e unė kėnaqem tė trajtoj njė temė tė thjeshtė e,
pothuaj, popullore, e njė temė shumė, shumė e lehtė e shumė, shumė e
thjeshtė ėshtė iluminizmi.
-
-
I
referohem kėtu, vetėkuptohet, iluminizmit modern evropian, por dua
tė pėrmend shprehimisht se lėvizje tė ngjashme kulturore bota
perėndimore i ka njohur mė se njė herė, por suksesi i tyre qe
ēdoherė i pėrkohshėm. Ka edhe njerėz tė cilėt skanė frikė tė
shpallin se Averroesi (Ibn Rushed Mohamed, 1126-1198) ishte
iluminist ante litteram e foli pėr dy tė vėrtetat; por kėtu
kompetenca ime nuk ėshtė shumė e madhe. Unė di vetėm se nė jetėn
tonė njerėzore afirmohen shpeshherė rryma negative nė fushėn e
kulturės, tė politikės, tė estetikės e tė shoqėrisė. Herė tė tjera
rryma tė mira shkatėrrohen nė interes tė grupeve shoqėrore tė
posaēme e njė pėrparim i vėrtetė ėshtė rrallėherė i mundshėm.
Ndoshta vetėm nė fushėn e teknikės pėrparimi mund tė mbahet si i
qėndrueshėm, i vazhdueshėm, i pareshtur e, nė fund tė fundit, i
vėrtetė. E, ca herė, edhe nė fushėn e shkencavet tė pėrpikta, por
kjo vlen vetėm pėr specialistėt.
-
-
Iluminizmi qe pėrpjekja qė bėnė sidomos nė shekujt XVII- XVIII jo
pak njerėz tė izoluar, si nė tė kaluarėn, por shumė dijetarė nė
Angli, nė Francė e nė Gjermani. E them edhe njė herė: nė Angli, nė
Francė e nė Gjermani. Kėta dijetarė nuk mund tė kėnaqeshin mė me
mendimet fetare, me praktikėn politike e me filozofinė e kohės sė
tyre. Natyrisht, iluminizmin e pėrgatiti lėvizja kulturore e
Humanizmit dhe Rinascimento-s, domethėnė Italia, por pėrgatitja pėr
mua nuk mjafton, pėrndryshe jemi tė detyruar tė kujtojmė shumė e
shumė njerėz tė tjerė. E kėshtu unė pėrmemd nė fushėn e politikės
vetėm Dantin (1265-1321), i cili, nė librin De monarchia, proklamoi
pushtetin laik pranė Kishės sė Romės, po jo nėn Kishėn e Romės. Ai
Marsilius nga Padova (1275?-1343) e theksoi kėtė mendim. E kujtoj
edhe Wilhelmin von Ockam (1300?-1350?), njė anglez qė jetoi nė
Gjermani e kėrkoi tė revolucionarizonte filozofinė, shkencėn e
politikėn teorike.
-
-
Mirėpo, sėshtė keq tė pėrmendet se krishterimi nė Evropėn
jugperėndimore nuk qe e nuk mund tė ishte, qė nga fillimi, totalitar
e absolut e nacionalist ante litteram si, p.sh., muhamedanizmi me
popullsitė arabe e me popullsitė e pushtuara. Popullsia evropiane
jugperėndimore e antikitetit ishte shumė e pėrparuar e kultura
greko-latine vazhdonte tė jetonte nė mėnyrė modeste e, nga ana
tjetėr, kjo kulturė ndikoi pozitivisht nė fenė e re. E jo pak njerėz
ruajtėn me kujdes tė madh, pothuaj me xhelozi, lidhjen kulturore me
botėn parakristiane greko-latine, duke lexuar edhe ca poetė,
Lukrecin, Katullin etj. tė cilėt nuk mund tė mbaheshin nė asnjė rast
si kristianė ose si kristianoidė, si p.sh. Vergjili.
-
-
Edhe
njė libėr si De natura deorum i Ciceronit u lexua e u rilexua,
megjithėse ėshtė mbrojtja elegante e jo ēdoherė e dukshme e
ateizmit.
-
-
Me
fjalė tė tjera mund tė thuhet se Krishterimi nė Evropėn
jugperėndimore tė antikitetit tė vonė e pastaj edhe nė Evropėn
gjermanoide nuk qe kurrė absolut qind pėr qind, sado qė ca gjėra e
ca mendime na kujtojnė muhamedanizmin: philosophia ancilla
theologiae! (filozofia shėrbėtorja e teologjisė) etj. etj.
-
-
Jeta e
shoqėrivet njerėzore ėshtė rrallėherė fenomen statik e i mbyllur.
Rrallėherė shoqėrivet njerėzore u mungon dinamika e, kėshtu,
ndryshime, tė vogla ose tė mėdha, janė tė shpeshta e tė natyrshme e
bien nė sy vonė. Historiani, sociologu e studiues tė tjerė
skujdesen pėr ca ndryshime qė duken minimale, por shumėherė janė
rrėnjėzore. Edhe individi njerėzor zhvillohet e ndryshohet
vazhdimisht, e studiuesi serioz kėrkon tė mbajė parasysh kohėn e
mentalitetin e atėhershme pėr punėn e tij rreth njė shoqėrie ose njė
figure historike.
-
-
Pėr
rrjedhim Kisha e Romės ėshtė organizatė poliedrike e sa faqe e sa
anė tė saj nuk u studiuan fare deri mė sot? Kur shkruhet pėr tė,
duhet pėrcaktuar me saktėsi cila kohė na intereson e me cilat
kohorta tė popullsisė duam te merremi. Ėshtė vėrtet se na nevojitet
pėr arsye praktike njė pėrgjithėsim pėr tė thjeshtėsuar thėniet
tona. E kėshtu unė tani them pėrsėri se krishterimi i Romės nuk qe e
nuk mund tė ishte pėrherė absolut, por shumė pėrfaqėsues tė kėsaj
organizate fetare kėrkuan gjatė historisė tė bėheshin mė absolutė
pėr tė ushtruar mė shumė radikalizėm se, p.sh. pėrfaqėsuesit e
kishės ortodokse ose tė kishės muhamedane. Ca herė disa shoqėri e
lejuan kėtė, e rryma rrėnjėsore u afirmuan e nė emėr tė dashurisė
kristiane u vranė njerėz e u bėnė krime tė rėnda.
-
-
Kėto
janė, pėr fat tė keq, gjėra qė ndodhin nė historinė e njeriut e ne
duhet tė kemi durim e tė pėrvetėsojmė situatėn e atėhershme
shoqėrore. Ne duhet tė kritikojmė sot ashpėrsisht absolutizmin e
totalitarizmin muhamedan, por ėshtė e pėrshtatshme tė pranojmė se
edhe shoqėria jonė, ca kohė mė parė, veproi ndonjė herė afėrsisht
kėshtu e jo shumė mė mirė, e vrau e procesoi heretikė, filozofė,
shkencėtarė e, risum teneatis, amici, shtriga!!!
-
-
Edhe
ata qė reformuan kishėn kristiane nė Gjermani, nė Zvicėr, nė Angli
etj. etj. nuk ishin nė fillim fare tolerantė, por mirėqenia
ekonomike e shoqėrisė nga Italia shkoi mė nė Veri dhe e tėrė situata
u pėrmirėsua, ashtu qė filozofėt, shkencėtarėt e dijetarėt fituan
rėndėsi e, mė vonė, u fol pak nga pak pėr iluminizėm, pra arsyeja e
njeriut tė lirė mund tė na shpjegonte mė mirė ēėshtjet pėr tė cilat
kisha kishte pasur monopolin.
-
-
Ndoshta sėshtė e tepruar tė thuhet se Koncili i Trientos nuk qe
ngjarje shumė pozitive pėr Kishėn e Romės.
-
-
Nė ēdo
rast sduhet harruar se rendi nė fuqi zakonisht nuk ka simpati ndaj
mendimtarit tė lirė e se feja ka qenė e ėshtė edhe sot instrumentum
regni e njė politikan teorik si Ciceroni kėtė na e shpjegon shumė
bukur. Prandaj lindja e filozofisė sė vėrtetė dhe zhvillimi i saj
qe, nė historinė e njerėzimit, njė pėrjashtim unik, i cili ndodhi nė
qytetin e Miletit. Kėtu mua mė duket e pėrshtatshme tė pėrmendet se
deri dje Mileti mbahej si koloni greke jonike nė bregun
jugperėndimor tė Turqisė sė sotme, kurse sot dijetarėt mė tė
angazhuar mendojnė se armenėt, grekėt e lashtėsisė e njė komponent i
lashtė i shqiptarėvet tė sotėm erdhėn nga Lindja e jo nga Veriu.
-
-
Sidoqoftė, nė kėto qytete jonike dijetari gėzonte mė liri se nė
Athinė e nė qytetet e Greqisė e filloi tė mendonte vėrtet
shkencėrisht e jo mitologjikisht pėr zanafillėn e jetės mbi Tokė.
Pėrveē kėsaj, qytetet jonike kishin njohuri pėr zhvillimet kulturore
e shkencore tė Mesopotamisė e tė Egjiptit. Me fjalė tė qarta, kėtu e
kėshtu filloi filozofia e njeriu nuk kishte mė nevojė pėr mitologji,
fe etj. pėr tė shpjeguar jetėn. Pėr rrjedhim ėshtė gabim trashanik
tė flitet pėr filozofi indiane, kineze etj. kur i referohemi
lashtėsisė; e kur thuhet filozofi muhamedane ose kristiane, termi
shkencor filozofi nuk ka mė kuptimin e tij tė mirėfilltė. Nė kėto
raste termi i pėrshtatshėm ėshtė botėkuptim, e kjo fjalė ėshtė siē
dihet kalk gjuhėsor nga gjermanishtja Weltanschaung.
-
-
Historia e Miletit qe shumė interesante, tepėr e komplikuar e jo aq
e lumtur. E tani unė qė premtova tė shkruaj pėr iluminizmin, sdua
tė harroj se, shekuj mė vonė, ky qytet ishte shumė i njohur jo pėr
filozofinė, por pėr tregimet erotike tė bukura (Milesķaca) qė kishte
shkruar Aristidi. Natyrisht jo politikani athinas, jo i nipi i tij,
por njė Aristid tjetėr nga Mileti i cili vlen si krijuesi ose
nismėtari i letėrsisė erotike. E kjo mua mė duket ēėshtje shumė me
rėndėsi e ėshtė konfirmimi se atėbotė nė bregun perėndimor tė Azisė
sė Vogėl individi i kulturuar gėzonte mė liri se nė qytete tė tjera
e se njė krahasim me ca shtete muhamedane tė sotme nuk ėshtė i
mundur!
-
-
Mė
vonė filozofia shkoi nė Athinė, por mendimtari vėrtet i lirė e i
sinqertė, (me kėto fjalė pėrjashtova Epikurin!) pėsoi vėshtirėsitė
mė tė rėnda.
-
-
Eskili
(525-4 deri 456-5) u ngatėrrua nė komplikime tė rėnda se kishte
treguar ca mistere fetare ose ceremoni, rite tė mbyllura.
-
-
Diagoras Melius (shek. V), poet lirik. Ciceroni e pėrmend tri herė
nė De natura deorum. Humbi jetėn pėr ateizmin e tij absolut. Ėshtė
njė ndėr personalitetet kryesore tė Greqisė klasike. Pothuaj tė
gjithė kėrkuan ta hiqnin atė nga historia.
-
-
Anaksagora (500-428/7). Pėrhapi filozofinė nė Athinė, por pas
vdekjes sė Perikliut e proceduan pėr ateizėm e e detyruan ta linte
Athinėn.
-
-
Euripidi (480?-406) u denoncua pėr ateizėm.
-
-
Sokrati (469-399). Ėshtė figurė tepėr e njohur.
-
-
Aristoteli (384/3-322-1). Edhe Aristoteli ėshtė figurė tepėr e
njohur, po rrallėherė dėgjohet se athinasit e denoncuan pėr ateizėm
e se ai u arratis nė Chalkis pak kohė para vdekjes.
-
-
Theodorus Cyrenaicus (340?-250). Iku nga Athina, pėrndryshe e kishin
vrarė pėr ateizmin e tij. Ciceroni e pėrmend kėtė filozof.
-
-
E
shumė, shumė tė tjerė.
-
-
Ėshtė
gabim i rėndė tė mendohet se demokracia e vėrtetė lindi nė Athinė,
natyrisht, u bėnė ca pėrpjekje qė duhen studiuar e duhen lavdėruar,
por priftėria, domethėnė familjet qė kontrollonin zakonet fetare tė
qytetit, ishin tepėr tė forta e toleranca pėr ta nuk ishte e
nevojshme. Edhe nė Romė ekzistoi njė rend demokratikoid pėr ca
shekuj, por pas vitit 146 gjithēka ndryshoi sistematikisht e rendi
demokratikoid ishte vetėm dėshirė e mirė e njė pakice.
-
-
Shumė,
shumė mė vonė dukej se Komunat italiane ishin duke krijuar njė rend
demokratik, por demokracia ėshtė rend modern, si na mėsojnė shkrimet
pėr politikė teorike tė Platonit, tė Aristotelit, tė Polibit e
sidomos tė Ciceronit (De res publica) dhe historia.
-
-
Politikėn e vėrtetė tė atėhershme, si edhe politikėn panhelenike,
athinasvet ua mėsoi praktikisht barbari Filip II, mbret i Maqedonisė
sė lashtė (382-336) e, mė vonė, i biri Aleksandėr (356-323), tė
cilėt sot vlejnė pėr grekė tė veriut, sepse greku i sotėm ėshtė
ballkanas, pra ėshtė njeri i vogėl e pa rėndėsi e ka nevojė pėr njė
lashtėsi tė madhe. Vetėm njė komponent minimal ėshtė helenik.
Komponenti bullgar (komponent turkoid i sllavizuar) dhe komponenti
shqiptar janė p. sh. mė me rėndėsi se komponenti helenik. Historia e
Greqisė qe aq e ndėrlikuar, kjo vlen pėr shumė pjesė tė Evropės! e
popujt e lashtėsisė nuk janė paraardhėsit e popujvet tė sotėm,
domethėnė ēdo popull evropian i sotėm ėshtė popull i ri e nuk mund
te ketė vėrtet njė popull paraardhės nga lashtėsia, siē mendojnė ata
qė nuk njohin as histori as jetė. Por sidoqoftė, pėr ne ēdo popull
meriton respekt.
-
-
Duke
kujtuar se ish fjala pėr iluminizmin, rimarr fillin.
-
-
Pas
pėrpjekjevet tė kota nė Komunat e Italisė, pas Humanizmit dhe
Rinascimento-s, tė shkojmė nė Angli, ku u pat mė parė njėfarė zgjimi
nė fushėn e fesė e tė politikės. Fill pas nė Francė u kritikua
morali me gjendjen e shoqėrisė e ndaj fundit tė shekullit XVIII
rryma kulturore qė mė vonė mori emrin iluminizėm provokoi
revolucionin.
-
-
Nė po
atė shekull u zgjua edhe Gjermania e njeriu u largua ose kėrkoi tė
largohej nga mituria. E kėtu kujtojmė edhe njė herė se kjo mituri
nuk ishte absolute si nė vendet e Evropės Lindore e nė vendet
aziatike.
-
-
Tani
ėshtė mirė tė theksohet shprehimisht se nuk ėshtė feja ajo qė
rregullon shoqėrinė, por ėshtė shoqėria qė rregullon fenė e feja
ėshtė vetėm pasqyrimi i gjendjes kulturore tė shoqėrisė. Natyrisht,
nė ēdo shoqėri ka individė tė veēantė me mendime tė pavarura e tė
lira, por, kur mungon pjekuria e shumicės ata i pėrshtaten
dashur-padashur situatės.
-
-
Ca
sociologė predikuan tė kundėrtėn: ka, me tė vėrtetė, njerėz qė
vlejnė si sociologė tė mėdhenj, por nuk kanė mendime tė qarta pėr
shoqėrinė; ka njerėz tė cilėt mbahen si filozofė tė rėndėsishėm, por
pėrsėritin vetėm njė metafizikė vizionare pa asnjė vlerė e nuk duan
tė kuptojnė se si duhet tė jetė sot filozofia; ka njerėz qė na duken
gjuhėtarė gjenialė, por nuk dinė aq mirė se ēėshtė gjuha.
-
-
Nė
jetė na nevojitet shumė durim e ne duhet ti dėgjojmė tė gjithė
njerėzit, por ėshtė detyra jonė ti gjykojmė tė gjithė ēdoherė me
kokėn tonė duke ushtruar kritikėn mė tė rreptė: numri i mashtruesvet
nuk ka qenė kurrė i vogėl e koha e sotme ėshtė shumė e rrezikshme.
-
-
Prej
kohės nga fjala e njohur poeta nascitur orator fit, unė bėra: poeta
nascitur dictator fit, e nuk u jap mė fajin diktatorėvet (diktatorė
snjeh vetėm politika, por edhe shkenca, duke filluar nga Pitagora,
por edhe feja duke filluar nga profetėt e nga ēdo superprift), nuk
ua hedh mė fajin diktatorėvet, por popullsisė, sepse popullsia e
papjekur dhe e prapambetur bėn diktatorėt nė ēdo fushė tė jetės. E
tani vė nė dukje tė veēantė faktin se reformat e katolicizmit nė
Gjermani, nė Zvicėr etj. ishin nė fillim shumė mė absolute e mė
diktatoriale se katolicizmi para Koncilit tė Trentos. Por epėrsia
ekonomike shkoi pak nga pak nga Italia (Firence, Venecia, Gjenova,
Milano etj.) nė vendet e Veriut e protestantizmi qe i detyruar tė
bėhej mė tolerant e tu pėrshtatej rrethanavet tė reja. Pėr rrjedhim
protestantizmi nė Zvicėr, Angli, Gjermani etj. ia kaloi katolicizmit
trentin pėr nga toleranca (natyrisht jo ngaherė e jo kudo!) e
sidomos pėr nga shkencat moderne, e mė vonė kėto shoqėri u dritėsuan
me dritėn e arsyes dhe tė shkencės.
-
-
Me
rėndėsi ėshtė fakti se, si tha haptas Machiavelli (1469-1527),
ekzistenca e Shtetit tė Papės nuk lejoi forminin e njė shteti
panitalian. E jo vetėm kaq: me hare tė madhe tė Vatikanit shtetet
italiane u bėnė koloni tė shtetevet tė tjera, tė cilat kishin
formuar shtetin kombėtar. Ky qe shkaku qė na shpjegon se pse
shoqėritė italiane u bėnė pak nga pak shoqėri tė varfėra e,
vetėkuptohet, tė prapambetura e injorante, nė tė cilat priftėria
mund tė korrte, me ndonjė pėrjashtim, suksese tė forta.
-
-
Sido
qė tė jetė ēėshtja, zhvillimi i shoqėrivet tė hapura nė Evropėn
Perėndimore nė krahasim me shoqėritė e tjera tė botės shpjegohet me
fjalėn e Horacit: Graecia capta ferum victorem cepit et artes
intulit agresti Latio, e cila pėrmban njė tė vėrtetė tė
padiskutueshme, megjithėse ēdo e vėrtetė duhet analizuar kritikisht.
-
-
Sipas
supozimevet tė kohės sonė, bujqėsia lindi nė Mesopotami afėrsisht
dhjetė mijė vjet mė parė, e, me bujqėsinė, jeta e njeriut pak nga
pak ndryshoi krejt e lloji homo sapiens ėshtė bėrė homo sapiens
sapiens.
-
-
Kėshtu
njeriu organizoi vendbanime mė tė mėdha, mė tė rehatshme e mė tė
sigurta. Jeta mesatare u zgjat e popullsia u rrit numerikisht. Kjo
shkaktoi emigrime tė shumta e me emigrimet bujqėsia u pėrhap sidomos
nė Evropėn Perėndimore deri nė Ishujt Britanikė me njė shpejtėsi
mesatare, qė mund tė llogaritet afro si 100 km ēdo shekull.
-
-
Me
bujqėsinė u pėrhap edhe njė jetė e re: Mesopotamia na mėsoi me anėn
e grekėvet tė Azisė sė Vogėl astronominė e si mund tė masim kohėn,
na mėsoi proverba e pasuroi letėrsinė tonė gojore. Edhe letėrsia e
shkruar shkoi nga bregu i Anatolisė nė Greqi, e nga kolonitė greke
tė Sicilisė e tė Italisė Jugore (Magna Graecia) nė Romė e nga Roma
pak nga pak nė mbarė Evropėn. Kėtu kujtojmė kalimthi se alfabeti
grek ka prejardhje fenikase e alfabeti romak prejardhje greke e se
fjala e Horacit ka njė kuptim tė stėrqartė: nė Itali letėrsia e
shkruar lindi si imitim i letėrsisė greke. Kėtej del se koncepte si
racė, autoktoni (pėr autoktoninė duhet kujtuar Fritz Mauthner,
(1849-1923), origjinalitet kombėtar etj.janė shumė relative.
-
-
Morali
ose konkluzioni i kėtyre faqeve ėshtė tani mė se i qartė: evropiani
perėndimor me kolonitė e tij ose ish-kolonitė janė trashėgimtarėt e
kulturės sė Mesopotamisė me ndihmėn e Greqisė klasike e tė Romės e
iluminizmi ėshtė pėr ne sot historikisht shumė me rėndėsi pėr njė
arsye tė thjeshtė: ca njerėz tė kulturuar, me tė vėrtetė: shumė
njerėz tė kulturuar, dijetarė, filozofė, shkencėtarė etj. filluan
atėherė tė kėrkojnė, kėsaj here me kėmbėngulje, shpjegime mė tė mira
pėr politikėn teorike, pėr moralin e pėr fenė, duke u larguar
rrėnjėsisht nga mendimet tradicionale e nga dogmatizmi fetar. Librat
e shėnjtė u lexuan me mendje kritike e u tha hapur se me siguri ata
u kushtoheshin kohortavet tė thjeshta tė popullsitė e se, prandaj,
nuk mund tė ishin me vlerė shkencore tė vėrtetė. Edhe politika e
morali nuk mund tė mbėshteteshin mė nė parimet e mėparshme. Pėrsa i
pėrket filozofisė, teoritė metafizike nuk u pėlqenin mė aq fort
njerėzvet tė kulturuar.
-
-
Pėr
fat tė keq, iluminizmi u afirmua pėr njė kohė tė shkurtėr e, nė
Gjermani e kudo, triumfoi idealizmi postkantian duke ringjallur
teori metafizike vizionare nė ēdo fushė tė jetės. Nga ana tjetėr, te
kjo herė njė ringjallje e atillė nuk mund tė ishte mė absolute si mė
parė e shumė teori shkencore serioze lėshuan rrėnjė.
-
-
Ca
pėrpjekje u bėnė edhe nė fushėn e filozofisė. Pozitivizmi, pėr
shembull, me Auguste Comte (1798-1857), John Stuart Mill
(1805-1873), Herbert Spencer (1820-1903) etj., nė Itali Robert
Ardigņ (1828-1920), nuk pati zhvillimin qė meritonte.
-
-
Me
Ernst Mach (1838-1916) filozofia serioze u bė vjeneze: nė vitin 1895
u themelua katedra e filozofisė sė shkencavet induktive. Me Moritz
Schlick (1882-1936) kemi, pėrsėri nė Vjenė, pozitivizmin logjik dhe
Rrethin e Vjenės (Wiener Kreis): Friedrich Waismann, Otto Neurath,
Victor Kraft (1880-1975), Rudolf Carnap (1891-1970) etj. Si vjenezė
duhen kujtuar edhe Ludwig Wittgenstein (1889-1951) e Karl Raimund
Popper (1902-1994) tė cilėt unė i parapėlqej sinqerisht e tė cilėt
unė i admiroj e kritikoj.
-
-
Mė
1938 Vjena u bė schicklgruberiane (Schicklgruber ėshtė emri i
vėrtetė i Hitlerit) e me nazizmin filozofia serioze mori fund nė
Gjermani.
-
-
Pas
Luftės sė Dytė Botėrore u duk se me Wittgensteinin e Popperin
filozofia serioze ishte gati tė afirmohej pėrsėri, po nuk qe kėshtu:
metafizika vizionare u ringjall pothuaj kudo, e malli im pėr tė
rindėrtuar njė iluminizėm tė fuqishėm e tė ri bėhet ditė pėr ditė e
mė i fortė. E njė rindėrtim i kėtillė ėshtė i mundshėm, nėse nuk
harrojmė se na nevojitet nė ēdo rast njėfarė eklektizmi, sepse idetė
e mira nuk mungojnė, e nėse kemi pėrherė parasysh mundėsitė tona. Ne
nuk duam tė merremi me ndonjė tė vėrtetė absolute: mėtimet tona janė
modeste e ne kėnaqemi me zgjidhje tė arsyeshme, tė cilat nė tė
ardhmen duhen zgjeruar, duhen thelluar e, sidomos, pėrmirėsuar.
-
-
Mirėpo, kjo nuk ėshtė e nuk mund tė jetė e gjitha. Iluminizmi do
edhe njė shpjegim politik plotėsues mė tė qartė. Nė jetė e nė
histori kemi rastin, e rasti, thonė disa, rregullon ēdo gjė mė mirė
se njeriu mė gjenial. Nė fillim tė shekullit XVI bota ishte bėrė
rastėsisht (!?) mė e madhe e mė interesante, kurse Deti Mesdhe
kishte humbur rėndėsinė e vet.
-
-
Nga
ana tjetėr me antagonizmat fetarė gjendja evropiane perėndimore
ishte bėrė shumė e vėshtirė e luftėrat nuk munguan, sepse disa
kohorta tė popullsisė kishin interes pėr to. Pėrveē kėsaj zmadhimi i
botės pati si pasojė edhe njė zhvillim ekonomik e, pak nga pak, u
pėrhap ideja se luftėrat fetare ishin gabim i rėndė me pasoja
negative pėr mirėqenien e individėvet. E feja nuk ishte mė njė gjė
me aq rėndėsi. U pat kėshtu njė zhvillim pozitiv e toleranca fetare
u bė pak nga pak pothuaj normale nė disa vende.
-
-
Si
paralajmėrues citohet shkrimtari politik frėng Jean Bodin (Bodinus,
1530-1596), i cili shpalli tolerancėn fetare tė sinqertė kur nė
Francė persekutoheshin hugunotėt, e sidomos Erasmus Desiderius nga
Rotterdami (Gerhard Gerhards 1466?-1556).
-
-
Natyrisht, ēdo zhvillim shoqėror, sidomos zhvillimet vėrtet
pozitive, duan kohė, shumė kohė, por me tolerancėn feja u shndėrrua
nė epokėn tonė tė sotme e nė vendet perėndimore tė Evropės nė njė
ēėshtje private pa rėndėsi pėr rendin shtetėror. Me tolerancėn e, mė
vonė, me idetė e iluminizmit, individi ėshtė bėrė mė i pjekur
moralisht e politikisht, domethėnė demokracia moderne e vėrtetė
gjeti rrugėn e vet e, pėrherė pak nga pak ca institucione (p.sh.
parlamenti) filluan tė zhvilloheshin pozitivisht. Individi i pjekur
politikisht kuptoi se ai, e vetėm ai, ėshtė pėrgjegjėsi i vėrtetė i
rendit politik, natyrisht i bashkuar me qytetarėt e tjerė. Pėr fat
tė mjerė nuk qe kėshtu nė vendet e Evropės Lindore, ku ngjarjet
historike morėn njė rrugė tjetėr e ku ende nuk njihet as demokracia,
as toleranca fetare, as toleranca kombėtare etj. sepse ende nuk u
afirmua, me sa duket, individi i pjekur politikisht si bashkėpunėtor
i rendit shoqėror e politik me konceptin ciceronian concordia omnium
bonorum.
-
-
-
Unė
jam qytetar i Botės
-
-
Unė
jam qytetar i Botės! Ashtu ėshtė: jam i bindur se jam qytetar i
Botės, ndihem si qytetar i Botės e shpall haptas se ēdo
nacionalizėm, edhe ai qė duket shumė i butė, ėshtė nė fund tė fundit
racizėm vulgar qė ska as kokė, as bisht.
-
-
Natyrisht, burokrati, kur dėgjon kėto fjalė, thotė: ti ke njė
pasaportė, e kjo na mjafton neve. Por burokrati ka tė drejtė vetėm
nė dukje: pasaporta e gjėra tė tjera na nevojiten pėr ca kontrolle
ashtu si na nevojitet edhe ndarja nė shtete. Me rėndėsi ėshtė fakti
se tė gjitha kėto gjėra duhet tė bėhen sa mė parė formalitete me
vlerė relative e, sidomos, pėr tė luftuar kėshtu ata njerėz qė dalin
nga rregulla negativisht e bėhen kriminelė.
-
-
Ndarjet nė shtete, ashtu si ndarja administrative nė provinca, nė
komuna etj., janė tė natyrshme e tė domosdoshme e tė gjithė
individėt njerėzorė janė, nė vend tė parė, sidomos pjesėtarė tė
kėtyre ndarjeve administrative tė vogla, ku ata jetojnė; dhe ata e
kanė pėr detyrė tė interesohen e tė veprojnė ndershmėrisht pėr tė
mirėn dhe tė ardhmen e ndarjes sė tyre administrative. Kjo vlen,
vetėkuptohet, edhe pėr ndarjet administrative mė tė mėdha, pėr
ndarjet politike nė shtete etj., duke marrė parasysh pak nga pak
tėrė Botėn.
-
-
Pėrpara se tė vazhdojmė, dua tė theksoj me kėmbėngulje e me
kokėfortėsi edhe njė herė se gjithashtu nacionalizmi mė i butė ėshtė
racist e mitologjik e se, pėr fat tė mjerė, racizmi e mitologjia
janė fenomene shumė tė pėrhapura nė ēdo kohė e nė ēdo vend e nė ēdo
shoqėri e se ėshtė punė fort e vėshtirė tė largohemi nga kėto dukuri
tė shoqėrisė. Largimi nga kėto shfaqje tė kėqija tė shoqėrisė
parashikon afirmimin e arsyes e fitorja e arsyes ėshtė e rrallė nė
jetėn e njerėzvet: si mund tė mposhtim ndjenjat e idetė lajkatuese,
mikluese e tė pėlqyeshme qė na duken aq tė mira e aq tė bukura e qė
dėgjojmė shpeshherė?
-
-
Ndjenjat e idetė qė afirmohen me lehtėsi janė zakonisht tė favorshme
sidomos pėr ata qė komandojnė ose gėzojnė privilegje nė shoqėri.
Vetėm mendja kritike mund tė na shpėtojė nga individi dhelparak e
dinak, i cili afirmohet jo rrallė sepse gjen kudo pasues, ithtarė,
ndjekės sidomos ndėr intelektualėt pa karakter e pa moral tė cilėt
svlejnė njė grosh, megjithėse ndonjėherė dijnė tė shkruajnė, ose
dijnė tė thonė dy-tri fjalė qė duken tė bukura, por, nė fund tė
fundit, nėse analizohen mirė, shpeshherė nuk na tregojnė asgjė
konkrete.
-
-
Siē
shihet, simpatia ime pėr intelektualin nuk ėshtė shumė e madhe,
sepse intelektuali, sėbashku me priftin, mė mashtruan mua nė kohėn e
fashizmit qė nga shkolla fillore. E, mė vonė, pas luftės sė dytė
botėrore, intelektuali me priftin kėrkuan tė mė mashtronin pėrsėri
mua, por pa sukses sepse isha i rritur e kisha filluar tė kuptoja mė
mirė situatėn shoqėrore e gjykoja ēdo gjė me mendje kritike; e,
prandaj, kuptova sa mė parė se partia demokratiko-kristiane italiane
nuk ishte as kristiane as demokratike as italiane: nė tė vėrtetė ai
qė komandonte ndodhej nė Vatikan ose nė Washington. E jo vetėm kaq:
nė tė vėrtetė, partia demokristiane ishte nė Itali vazhdimi i
fashizmit nė njė mėnyrė shumė dinake me bekimin e Vatikanit dhe tė
Washingtonit.
-
-
Bie
fjala, intelektuali (filozofi, historiani, teologu, profesori etj.)
e tradhtuan Gjermaninė duke filluar nga viti 1871 e, mė vonė, nė
vitin 1914 e nė epokėn Weimariane e Schicklegruberiane.
(Schicklgruber ėshtė emri i vėrtetė i njeriut tė njohur si Hitler.)
-
-
E,
duke rimarrė temėn e nacionalizmit, nėnvizoj faktin se nė Ballkan
nacionalizmi ėshtė shumė i pėrhapur e mbahet si ndjenjė e mirė e
normale e vetėm shumė pak njerėz kuptojnė fjalėt e marra qė na
rrėfen pa mend edhe nacionalizmi mė i butė, nacionalizmi i fshehtė e
i padukshėm, i cili duhet krahasuar me njė sėmundje tė heshtur.
-
-
Me sa
duket, racizmi i fshehtė nuk di se gjuha shqipe ka pasur (e ka e dhe
sot!) ndikime tė mėdha leksikore e gramatikore nga latinishtja (e,
mė vonė nga variantet e shumta neolatine), ndikime leksikore nga
gotishtja e shumė nga bullgarishtja e, ende mė vonė, nga arabishtja
e nga persishtja me anė tė turqishtes. Pėrsa i pėrket pastaj
strukturės sė shqipes, ėshtė mirė tė dihet se ajo ėshtė shumė e
ngjashme me strukturėn e gjuhėvet tė tjera tė Ballkanit....
Menjėherė mė bie nė mend se edhe popullsi kelte jetuan gjerė e gjatė
nė Ballkanin e lashtė! E kjo na tregon qartazi se shqiptari nuk
jetonte nė njė ishull tė paarritshėm. Prandaj identifikimi absolut i
ilirėvet me shqiptarėt e sotėm ėshtė absurd ose prej tė ēmenduri.
Kush e njeh ilirishten?! Ca kohė mė parė u bė njė supozim i atillė,
e ēdo hipotezė ėshtė mėse e lejuar, por, shumė-shumė mund tė thuhet
se shqipja ka, e-v-e-n-t-u-a-l-i-s-h-t, njė komponent nga ilirishtja
ose nga dako-trakishtja.
-
-
Mirėpo
kur hipoteza bėhet njohuri dogmatike, racizmi ėshtė absolut e
injoranca e historisė trashanike. Me fjalė tė qarta, intelektuali i
ndershėm duhet ti analizojė e ti kritikojė vazhdimisht mendimet
shkencore.
-
-
Bie
fjala, nėse ndonjė shqiptar do, unė skam vėshtirėsi tė demonstroj
shkencėrisht se japonishtja rrjedh nga shqipja, duke cituar
dhjetė-njėzet fjalė, pėr shembull, e duke mos pėrmendur fare
strukturėn e gjuhėvet.
-
-
Historia e Haemusit ka qenė dhe ėshtė edhe sot tepėr e komplikuar, e
kush thotė se shqiptari ėshtė pasardhėsi i drejtpėrdrejtė i ilirit,
nuk di se njė popull ėshtė sistem i hapur, siē thotė fizikani, e njė
prejardhje e atillė mijėvjeēare ėshtė teorikisht e mundshme, por
shumė e vėshtirė e, eventualisht, vetėm nė njė ishull tė largėt.
-
-
Nė ēdo
rast, gjuha shqipe ėshtė jashtėzakonisht interesante e mėsimdhėnėse
pėr gjuhėtarin e pėr historianin; ajo ėshtė vėrtet njė mrekulli
sidomos pėr serbin e sotėm e pėr grekun modern, tė cilėt pėr arsye
mitologjike (historinė e tyre shkencore ata nuk e njohin fare!) kanė
vėshtirėsi ta pranojnė kėtė realitet.
-
-
Mirėpo, kėto nuk janė gjėra shumė me rėndėsi: mitologjia ėshtė ende
sot e fortė nė Ballkan e nė shumė shtete tė tjera: na nevojitet
durim, na nevojitet shumė forcė! Me rėndėsi pėr artikullin e sotėm
ėshtė fakti se unė jam qytetar i Botės si, pėr shembull, Ciceroni e
ca filozofė grekė tė lashtėsisė dy mijė vjet mė parė e si ca
gjermanė nė kohėn e Goethes. Me rėndėsi ėshtė fakti se unė, si
qytetar i Botės, shkruaj arbėrisht, ose shqip pėr njėfarė simpatie,
qė nuk mund tė shpjegohet me saktėsi.
-
-
Arsyetimi se ēivitjoti shkruan ēivitjotisht e pra arbėrisht e pra
shqip, nuk na shpjegon asgjė: a ka ēivitjotra tė tjerė qė kanė
shkruar ose shkruajnė ēivitjotisht apo arbėrisht? Revista Katundi
Ynė ėshtė prova e qartė si drita e diellit. Ndonjė arbėresh ziliqar
tha edhe se unė shkruaj gollettisht!!!
-
-
Kultura arbėreshe e Ēivtit ka qenė ēdoherė vetėm gojore. E, a ka
edhe shumė arbėreshė tė tjerė qė shkruajnė sot arbėrisht? Unė njoh
vetėm pėrjashtime tė rralla me ndonjė poezi e ndonjė prozė tė
shkurtėr.
-
-
Mandej
realiteti na thotė se unė dal nga rregulla, e se, pėr karakterin
tim, unė dal rregullisht nga rregulla. Domethėnė unė jam njeri qė
shkon shpeshherė kundėr rrymės, por njė njeri i cili mėson nga tė
tjerėt, natyrisht jo nė njė mėnyrė tė verbėr, sepse unė kėrkoj tė
bėhem sa mė parė autonom dhe i pavarur e tė shkoj pėrpara, nėse
situata kėtė e lejon.
-
-
Shumė
me rėndėsi ėshtė pėr qytetarin e Botės tė dish se sot Bota ėshtė
ēėshtje amerikane e se globalizimi ėshtė vetėm fjalė shumė e bukur e
do tė thotė nė fund tė fundit amerikanizim. Por amerikanizimi nuk
duhet tė jetė amerdikanizim. Epėrsia e sotme amerikane nė ekonomi,
nė kulturė, nė politikė etj. nuk duhet mohuar nė asnjė rast, por
qytetari ynė i Botės duhet ta shpėtojė identitetin e vet. Nėnshtrimi
e pėrulja pa kushte nė ēdo fushė tė kulturės e praktikisht tė jetės
janė ēdoherė dukuri negative e gabime tė rėnda.
-
-
Vetėkuptohet, ruajtja e identitetit kulturor, kombėtar etj. nuk
ėshtė nė asnjė rast antiamerikanizėm: qytetari i Botės nuk njeh
asnjė anti-, nuk njeh asnjė urrejtje, asnjė armiqėsi, meqenėse ėshtė
individ epror moralisht e kulturorisht e beson se pak nga pak
pacifizmi i vėrtetė duhet mbajtur si synim i arritshėm.
-
-
Sot,
edhe kjo vetėkuptohet, shumė shtete ende nuk e duan fare
demokracinė: ata qė komandojnė gėzojnė privilegje tė shumta e,
pėrveē kėsaj, janė tė bindur se njeriu normal nuk ėshtė e nuk duhet
tė bėhet i emancipuar.
-
-
Mirėpo, kjo nuk ėshtė e gjitha. Qytetari i Botės nuk ėshtė shumė
optimist e di se pėrparimi teknik nuk na garanton fare mirėvajtjen e
pėrgjithshme tė njerėzvet, nėse shumica e njerėzvet nuk janė vėrtet
tė zgjuar. Pėr kėtė arsye unė shkruaj me ēiltėri atė qė mua pėrvoja
ime personale mė ka mėsuar e mė mėson ditė pėr ditė.
-
-
Epėrsia e Amerikės do tė rritet e rėndėsia e Evropės perėndimore do
tė zvogėlohet pėr njė arsye demografike tė njohur: popullsia e
Amerikės rritet numerikisht nė njė mėnyrė pothuaj tė pabesueshme. E,
njėkohėsisht, rritet e rritet fuqia politike e ndėrmarrjevet
ekonomike amerikane, e kėto vendosin nė tė vėrtetė politikėn, ashtu
siē na e shpjegoi Karl Marksi shumė e shumė kohė mė parė.
-
-
Shtetet e tjera tė mėdha, si Rusia, Kina, Indonezia, Brazili, nuk
janė ende nė gjendje tė organizojnė racionalisht e me pėrfitim
ekonominė e tyre, sepse klasat sunduese tė kėtyre shteteve sundojnė
e sundojnė e nuk duan tė dinė gjė tjetėr, veēse mirėqėnien e tyre tė
sotme, e shfrytėzimi i njeriut mė tė dobėt vlen si parim absolut i
jetės.
-
-
Evropiani perėndimor i zgjuar duhet tė organizojė sa mė parė ekonomi
e jetė kėshtu qė ai mund tė bashkėpunojė me Amerikėn, duke pėrmendur
se edhe shteti mė i fortė ekonomikisht e ushtarakisht ka ēdoherė
nevojė pėr miq nė tė gjitha anėt e Botės.
-
-
Shqiptari duhet tė zgjohet, - mė nė fund! - e Shqipėria duhet tė
organizohet sa mė parė si shtet modern e pėrparimtar, duke u
ēballkanizuar (absit iniuria verbo!) pėrfundimisht e duke kuptuar se
administrimi shtetėror nuk mbėshtetet nė mashtrim, por nė ligje tė
drejta, tė cilat vlejnė pėr ēdo anėtar tė shoqėrisė.
-
-
E
kėtej del se intelektuali nuk duhet tė bėhet vegėl propagande nė
favor tė qeverisė nė fuqi, por duhet tė jetė i lirė e i pavarur, e
qeverinė ai duhet ta lavdėrojė, nėse ajo kėtė e meriton, e ta
kritikojė atė nė rastin e kundėrt.
-
-
Me
fjalė tė qarta, intelektuali qė bėhet vullnetarisht skllav i verbėr
i njė qeverie, e cila pa dallim diskriminon, pėrndjek, burgos e vret
qytetarė duke vėnė urrejtjen nė plan tė parė tė politikės, dėnohet
vetė e neve na vjen keq pėr tė.
-
-
-
Ēėshtė demokracia
-
-
"Zotrote mund tė mė fajėsosh njėqind e njėzet e katėr herė pėr
naivitetin tim tė pėrgjithshėm - filloi Krexja Muriqit - por unė kam
gjithė kohėn njė pyetje nė thelbin mė tė thellė tė zemrės sime.
Vazhdimisht unė pyes veten time: Ēėshtė demokracia? Pse ka
falimentuar demokracia nė Itali? Pse ka pasur sukses demokracia nė
Gjermani? Ēdo tė ndodhė nė Ballkan e sidomos nė Shqipėri, pėr sa i
pėrket demokracisė? A ėshtė pyetja ime pa vend? A jam unė njė njeri
qė do tė dijė edhe teprinė? Njė grua qė bėn pothuaj vetėm pyetje qė
nuk janė aq tė pėrshtatshme? Me ju mund tė flitet haptas e ju me
siguri mė kuptoni mua... E ėma e mėmajetrės sime mė tregonte shumė
herė gjėra interesante pėr mėmajetrėn tuaj, pėr zonjėn Llizė, e
mėmajetra mė foli ēdoherė bukur pėr mėmėn tuaj... Zonjėn
Ermelindė..." e, duke lexuar mendimet e mia: "Jo, jo, kėto sjanė
lėvdata tė tepruara ose formale, jo. Sot jeta, me sa duket, sėshtė
mė si njė herė, e kėshtu ata qė kultivojnė arbėrishten janė pėr mua
njerėz tė cilėvet unė u zė besė..."
-
-
Bisedėn Krexja e kishte filluar me vendosmėri dhe e kishte vazhduar
atė me kėmbėngulje logjike. Si grua e pjekur e energjike -
pesėdhjetė apo gjashtėdhjetė vjeēare? - dinte shumė mirė ēdonte, e
pra kishte shkėmbyer shpeshherė mėse dy fjalė me mua e mund tė
thuhej se njiheshim relativisht mirė. Nė ēdo rast, dua tė theksoj se
karakterin e saj unė e ēmoja lart e gėzohesh kur e takoja.
-
-
"Kam
hare tė dėgjoj kėto vėrejtje nga ti, o Krexe, sepse erdhi koha, mė
nė fund! tė zgjohemi tė gjithė politikisht. Para krizės
demokristiane nė Itali dyshimi politik nuk ishte shumė i
pėrshtatshėm: italiani normal nuk kishte fare nge tė dėgjonte fjalė
kritike apo skeptike: mirėqėnia ekonomike i kishte ndryshuar atij
karakterin, e vetėm i varfri, domethėnė vetėm ai qė nuk kishte pasur
sukses, nuk ishte i kėnaqur e, pėr rrjedhim, kritikonte sistemin
italian."
-
-
"Ashtu, ahtu, pikėrisht ashtu them edhe unė. Italiani gjysmė i
kulturuar besonte me bindje absolute se ishte politikan i madh... e
pra, tė gjithė kemi fituar pesė e kemi ngrėnė gjashtė."
-
-
"Kjo
ėshtė gjė normale: dehja publike ėshtė e lartė nė vende tė shumta,
p.sh. nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Izrael e sot edhe nė
Gjermani etj. Por, pėr fat tė mjerė, italiani ka fituar pesė e ka
ngrėnė tetė, nėntė e edhe mė shumė, duke besuar se kjo ishte
politika mė e mirė. Ēdo ndryshesė ėshtė njė revolucion me shumė
sakrifica pėr disa qytetarė, e nuk e di a do ta bėjė italiani kėtė
revolucion... moral pėr tė dalė nga kriza financiare e shtetit?"
-
-
"Mė
duket se thatė fjalėn e pėrshtatshme: italianit i nevojitet njė
revolucion moral, nėse do tė dalė nga kriza financiare. Natyrisht,
jo vetėm italianit... se njė revolucion i tillė u nevojitet shumė
vendevet tė tjera... pėr .shėmbull ... Shqipėrisė, Rusisė, Serbisė
etj."
-
-
"Ke tė
drejtė, o Krexe, po mos harro se nė ca vende nevoja ėshtė mė e fortė
dhe mė e ngutshme. E - pra ėshtė mirė ta them hapur idenė time - unė
nuk kėrkoj moralizimin e plotė tė jetės. Me shprehjen revolucion
moral unė propozoj, nė njė mėnyrė modeste, pakėsimin e imoralitetit
nė politikėn e brendshme e nė tė jashtmen. E, me tė vėrtetė,
reduktimi i egoizmit mė tė verbėr na mjafton, na stėrmjafton neve.
Egoizmi ėshtė ndjenjė e natyrshme pėr foshnjėn, pėr fėmijėn. Por,
fėmija, kur zė fill e kupton jetėn, sheh se ka edhe njerėz tė tjerė
tek familja e tek shoqėria e, rrjedhimisht, ekzistenca e tij
individuale sėshtė mė e mira unike dhe absolute. E kėshtu fillon,
shpeshherė, zhvillimi i altruizmit, domethėnė lindja e moralit.
-
-
Zhvillimi i altruizmit ėshtė, vetėkuptohet, shumė i ngadalshėm dhe
pengesat nuk i mungojnė kurrė kėtij zhvillimi, pėr shėmbull sjellja
e keqe e njerėzvet tė tjerė. Por, mungesa absolute e altruizmit (ose
e moralit) shpjegohet sipas mendimit tim sidomos me njė formė tė
rėndė infantilizmi: krimineli ėshtė psikikisht i nėnzhvilluar ose
zhvillimi i tij psikik ėshtė i njėanshėm ose anė tė ndryshme dhe tė
rėndėsishme tė personalitetit su zhvilluan rregullisht."
-
-
E
Krexja e Muriqit: "Nėse ēėshtja ėshtė si thoni ju, infantilizmi,
sipas pėrvojės sime, ėshtė shumė, shumė i pėrhapur. Mirėpo, a ėshtė
infantilizmi ēdoherė negativ e vetėm negativ?"
-
-
"Gjėra
vėrtet negative e vetėm negative (ose pozitive) ska nė jetė, duke
kujtuar se algjebra me numrin negativ ose pozitiv ėshtė shpikje e
mirėfilltė ashtu si mbarė matematika."
-
-
"Njė
fjalė pėr dualizmin mirėkeq e dėgjoja me hare. Pėrvoja konkrete na
mėson se shumė herė nė jetė nuk mund tė dallohet me saktėsi e mira
nga e keqja e se skepticizmi shpesh herė ėshtė me vend. Fėmija, pėr
shėmbull, nuk e dallon me lehtėsi tė mirėn nga e keqja, edhe i
rrituri me vullnet tė dobėt, ai qė drogohet e shumė njerėz tė tjerė.
Mos kemi thuajse kudo ndonjė formė infantilizmi? E sa herė sjellja e
ca shqiptarėvet, sjellja e ca ballkanasvet, e rusėvet komunistė, e
gjermanėvet nė kohėn e Kaiserit e tė Schicklgruberit etj mė detyron
mua tė besoj se naiviteti i tyre nė rrethana tė ndryshme tė jetės
ėshtė tejet i madh e, shpeshherė, i pabesueshėm pėr neve sot? A
sėshtė ky infantilizėm i mirėfilltė?"
-
-
Kėtu
isha po tė merrja fjalėn unė, por Krexja, me ngadalėsi tė menduar
dhe tė peshuar: "E mira... e keqja..." rifilloi menjėherė: "E
bukura, e..." duke pėrbluar mendimet nė kokė: "e..." Po pra, sikur
njė ide e re e mė interesante, mė e rėndėsishme i kishte hapur
mendjen:"Ējanė kėto kontraste manikeike? Qė kur isha shumė e re
vura nė dyshim kėtė dualizėm absolut dhe pothuaj tė dėshpėruar: sa
herė mendova se sistemi i dualizmit tė tepruar ėshtė shumė i
pėrshtatshėm pėr ata qė komandojnė e, pėr tė komanduar mė mirė, duan
tė kontrollojmė tėrė jetėn e njerėzvet e kurdisin gracka pėr
nėnshtetasit." U binda edhe njė herė se Krexja kishte jetėn e vet
shpirtėrore e se kėtė ajo e jetonte me gjallėri, me bindje e me
vetėdije, kurse shumica e njerėzvet normalė i venė pas dubdabit,
thotė ēivitjoti, si bėjnė dhentė. E ēėshtė dubdabi kryesor i sotėm?
Televizioni me shumė programe tė lehta tė marra ose tė kopjuara nga
Amerika, moda e tepruar, politikani pa seriozitet qė flet nė
pėrgjithėsi duke treguar gjėra tė vetėkuptueshme, fetari pa skrupuj
qė u premton ēdo tė mirė kohortavet tė varfra tė popullsivet nė tėrė
rruzullin botėror, sepse varfėria materiale shoqėrohet me injorancėn
e me varfėrinė mendore...Krexja u largua njėherė e mirė nga varfėria
mendore e pėrpiqet e pėrpiqet tė kuptojė atė qė dėgjon e, pėr
rrjedhim, problemet i thellon e tė ndihmon ti thellosh problemet:
-
-
"Me ca
ēėshtje sjam marrė kohėn e fundit. Por tani qė dėgjova shprehjen
tuaj revolucion moral, trutė sikur po mė hapen e, pak nga pak, mė
dalin nė dritė mendime tė vjetra qė rrinin si tė pėrgjumura nė kokėn
time. Jeta e pėrditshme na detyron tė mbajmė pėr tė rėndėsishme
gjėra tė vogla materiale duke vėnė mėnjanė ēėshtjet kryesore tė
jetės."
-
-
"Kėtej
del se bisedimi me njerėz tė tjerė ėshtė me siguri qėnėsor pėr jetėn
e vėrtetė dhe tė plotė tė individit. Gjuha, si u tha aq herė, ėshtė
zhvillimi i mėtejshėm i informimit biologjik e pėrdoret edhe si mjet
komunikimi, megjithse ėshtė punė shumė e vėshtirė tė tejkalojmė
momentin fillestar individual pėr tė shkuar te njė gjuhė qė individi
tjetėr kupton plotėsisht. Individualiteti gjuhėsor arrin ca herė njė
trajtė karakteristike qė na pėlqen e na rrėfen edhe gjėra e mendime
qė folėsi (ose shkrimtari) nuk donte tė tregonte. Biseda, dialogu
ndėrnjerėzor, pėrbėn jetėn mė tė lartė tė njerėzvet, tė cilėt kėshtu
mund tė mbahen si qėnie qė materien e sublimojnė duke u hapur derė
atyre formėve tė ekzistencės qė quhen shpirtėrore, jomateriale."
-
-
"Pikėrisht ashtu. Shprehja juaj revolucion moral mė ēuditi mua nė
fillim. Aty pėr aty ajo mu duk e drejtė dhe e pėrshtatshme. Por...
tani jam duke menduar se fjala revolucion ėshtė shpėrdoruar e neve
nuk na thotė asgjė. Pra, kuptimi i sotėm i kėsaj fjale ėshtė negativ
e pėrmban patjetėr konceptin e dhunės. Pėr kėtė, e vetėm pėr kėtė,
ju shtuat mbiemrin moral, duke e theksuar atė."
-
-
"Ke tė
drejtė, por mua nuk mė erdhi mbi gjuhėn time njė fjalė mė e mirė.
Natyrisht, ka me siguri terma mė tė pėrshtatshme: mundėsitė e gjuhės
janė tė pakufishme."
-
-
"Ndoshta... ndoshta mund tė pėrmendej filozofi Thomas Kuhn, i cili
studioi revolucionet shkencore e foli pėr ndryshimin e paradigmavet.
Ndėse largohemi nga shkenca, nga shkenca e mirėfilltė e marrim
parasysh sjelljen e njeriut, mund tė flasim pėr paradigmėn morale.
Shumė paradigma morale tė praktikuara nė jetėn konkrete janė me tė
vėrtetė imorale e ndryshimi i paradigmės morale do tė pėrmbante nė
Italinė e sotme pakėsimin e imoralitetit nė sjelljen e pėrditshme tė
njerėzvet. E, nga ana tjetėr, kush na garanton se ndryshimi i
paradigmės nė fushėn e shkencės ose tė sjelljes bėhet vėrtet?
Pėrvoja na mėson se ndryshimi bėhet sidomos me fjalė e se, shumė mė
vonė, pjesė tė brezit tė ri, eventualisht, ndryshojnė pjesė tė
sjelljes sė tyre.
-
-
Moda,
kjo dihet, ndryshon gjithēka, por kėto ndryshime i pėrkasin vetėm
sjelljes sipėrfaqėsore e vetėm rrallėherė karakterit tė individit.
Kosovari qė jeton sot, pėr shėmbull, nė Zvicėr, nuk tregon asnjė
interesim tė nxėjė ndonjė gjė nga demokracia zvicerane. Edhe ata qė
botojnė gazeta e revista injorojnė sistematikisht shtypin zviceran.
Megjithatė unė jam e sigurt se nė Zvicėr brezi i ri shqiptar do tė
largohet fort nga zakonet e sotme shqiptare e do tė zhvillojė, me
gjasė, njė racizėm primitiv zviceran...Mendime tė tilla ju i keni
shprehur aq herė...e, pėrveē kėsaj, sduhet harruar se ende pak kohė
mė parė gjermani qė kishte luftuar kundėr Schicklgruberit, ishte
tradhtar i keq e pėsoi shumė vėshtirėsi nė Gjermaninė e Bonnit,
kurse sot shumė fillojnė tė besojnė se tradhtari i vėrtetė qe
Schicklgruberi...se politika paqėsore e imperializmi ekonomik kanė
nė kohėn tonė mė shumė sukses se imperializmi allaschicklgruberēe,
allastalinēe ose allaserba."
-
-
"Ti o
Krexe kujton idetė qė unė shpreh aty pėr aty, kurse unė harroj ca
mendime tė vjetra ose shkoj me lehtėsi te mendime tė reja. Sot
pesimizmi yt mua mė duket tepėr i fortė. Sot nuk kam vėshtirėsi tė
mendoj se edhe karakteri i njeriut ndryshon, po pak nga pak e nė njė
mėnyrė qė i pėrshtatet jetesės materiale tė shoqėrisė. Njeriu qė
jeton nė luks nuk ėshtė shumė i gatshėm tė veprojė si trim."
-
-
"Mirė,
- mu pėrgjigj Krexja, - por, kur fillon jeta luksoze? E pse Homeri
njeh trima e njerėz si Paridi? Luksi ėshtė me rėndėsi pėr karakterin
e njeriut, e unė njoh shumė tė rinj e shumė tė reja qė nuk duan tė
punojnė deri mė sot se mėma e tata kanė bėrė gjithēka pėr ta, e tani
ata po presin njė vend pune shumė tė mirė me pak punė e me njė rrogė
tė majme. Kurse ne, ne bėmė ēdo punė e ishim tė kėnaqura, e jetėn e
njohim mė mirė e jemi edhe mė tė forta."
-
-
"Jeta
konkrete e njeriut, nėse mendohemi pėr ngjarjet e pėrditshme, nuk
njeh asnjė rregull tė sigurt e luksi, sidomos luksi, varet nga
mentaliteti, nga kėnaqėsia jonė e brendshme e nga vetėdija jonė.
Kush jeton nė luks e nuk do tė dijė se ka njerėz tė tjerė qė punojnė
mė shumė e mė mirė se ai vetė, luksin nuk e meriton, sepse edhe
luksi duhet merituar."
-
-
"E
luksin e meriton ai qė me veprimtarinė e pėrditshme pasurinė e vet e
shfrytėzon racionalisht dhe e zmadhon e u jep, kėshtu, pasuri
relative edhe njerėzvet tė tjerė. Pėrndryshe infantilizmi..."
-
-
"Ndoshta unė ēėshtjen e infantilizmit e teproj. Edhe kjo duhet
mbajtur si e mundshme. Por, ti Krexe, mos harro se njerėz tė tjerė
tė Evropės Perėndimore flasin kėshtu pėr Italinė e nuk mund tė
kuptojnė sepse ēdo dhjetė muaj i nevojitet Italisė njė qeveri e re,
pse Vatikani ėshtė aq i fortė politikisht nė Itali, pse ca zona tė
vendit janė aq tė begata e zona tė tjera aq tė varfra, pse mafia,
domethėnė kriminaliteti i organizuar, ėshtė aq e fortė nė Itali."
-
-
"Kėto
pyetje sjanė gjė tjetėr veēse pjesė tė veēanta tė pyetjes sime tė
parė pėr falimentimin e demokracisė nė Itali."
-
-
"Demokracia nė Itali... me tė vėrtetė, kjo ishte pyetja jote e parė,
natyrisht, duke pėrmendur edhe Shqipėrinė, Kosovėn etj: e unė kėtė e
kisha harruar... Eksperimenti demokratik dėshtoi nė Itali se...
se... ndoshta ėshtė mirė tė kujtohej se demokracia ka sukses kur
njerėzit mė nismėtarė dinė se ēėshtė kjo demokraci. Po, ēėshtė, nė
thelb demokracia? Mund tė thuhet se kusht i parė i sistemit
demokratik ėshtė kufizimi kohor i pushtetit politik: kush fiton
zgjedhjet, merr pushtetin vetėm pėr njė kohė tė caktuar.
-
-
Pastaj
organizohen zgjedhjet e reja. Me siguri, ky ėshtė kusht themelor i
sistemit demokratik. Kushti i dytė, por jo mė pak i rėndėsishėm,
ėshtė veprimi i qeverisė sipas ligjevet nė fuqi. Kush qeveris,
pushteti ekzekutiv, mund tė bėjė vetėm atė qė e lejon ligji nė fuqi,
e ligjet i pėrpunon e i jep vetėm parlamenti, i cili pėrbėhet nga
politikanėt e zgjedhur nga qytetarėt e mban, kėshtu, pushtetin
legjislativ ose ligjdhėnės. Me fjalė tė tjera, kush fiton zgjedhjet
merr nė dorė vetėm pushtetin ekzekutiv e zbaton ligjet nė fuqi.
Pushtetin ligjdhėnės e ka parlamenti, siē thamė, e pushtetin
gjyqėsor e kanė organe tė veēanta tė pavarura, sipas teorisė, nga
qeveria e nga parlamenti. Kjo ėshtė teoria e kjo teori duhet
zbatuar, sė paku nga dukja."
-
-
E kėtu
Krexja: "Kėto kushte Italia pasfashiste i ka plotėsuar apo jo?"
-
-
"Qeveritarėt demokristianė tė Italisė kėto kushte i plotėsuan nga
dukja, sepse i pari kusht, qarkullimi i pushtetit, alternimi,
ndėrrimi me radhė i pushtetit ekzekutiv nė praktikė nuk ekzistonte e
nuk mund tė ekzistonte. Njė opozitė tė fortė e tė rrezikshme pėr
demokristianėt e kompani, njė opozitė qė ishte eventualisht nė
gjendje ta merrte pushtetin ekzekutiv, Italia pasfashiste nuk e
njohu kurrė, pėr fat tė keq. Partia Komuniste Italiane kėtė e dinte
shumė mirė e, kėshtu, filloi sa mė parė tė predikonte kompromisin
historik, domethėnė bashkėpunimin me demokristianėt sipas porosisė
sė rreptė tė shokut Stalin dhe tė mėkėmbėsit tė tij nė Itali:
Togliatti, qė nė fillim, i sapoardhur nga Bashkimi Sovjetik, Quhej
Ercole Ercoli. Kjo situatė e papėrsėritur nė histori, dobėsoi dhe
ligėshtoi demokracinė italiane dhe e shndėrroi atė nė njė regjim me
gjithė pluralitetin e partivet politike. Pėrveē kėsaj, ndihma e
plotė e pa kushte, domethėnė bekimi i shenjtė i Vatikanit, e fuqizoi
pra sistemin italian, ashtu si nė kohėn fashiste. E kėshtu, partia
demokristiane gjeti kudo e ēdoherė aleatė duke u dhėnė atyre njė
pjesė tė vogėl tė pushtetit ekonomik e tė pėrgjegjėsisė politike.
-
-
Kjo
metodė ėshtė afirmuar bukur pėr shumė vjet. Qarkullimi demokratik u
bė brenda partivet pėr njė pjesė tė ministravet e ēdo dhjetė muaj,
mesatarisht, nevojitej njė qeveri e re. Duhet theksuar edhe fakti se
vendet e tjera evropiane e kuptuan sa mė parė sistemin italian dhe u
gėzuan sepse kėshtu nė fushėn e politikės ndėrkombėtare Italia
praktikisht nuk ekzistonte. Lufta politike bėhej brenda partisė
demokristiane dhe ishte luftė pėr ta ruajtur ose pėr ta zėnė
poltronėn nė njė ministri ose nė njė ndėrmarrje qė fashizmi kishte
shtetėzuar. Partitė e tjera, nė vend tė parė partia komuniste,
ushqenin tė njėjtėn bindje: pa partinė demokristiane, e cila, siē u
tha, gėzonte ndihmėn absolute tė Vatikanit, nuk mund tė bėhet asgjė
nė Itali. Kjo na shpjegon pse Italia demokratike u administrua aq
bukur pėr shumė vjet e pra pse kriza sot ėshtė aq e rėndė.
Politikani demokristian bėri atė qė i pėlqente atij e jetoi pėrherė
dita ditės. Papėrvoja politike e kohortave tė gjera tė popullsisė
ndihu fort ēdo intrigant e, me kalimin e kohės, edhe ca kriminelė
vulgarė. Administratat, burokracia e aparati gjyqėsor bashkėpunuan
shpesh pėrzemėrsisht me pushtetin ekzekutiv vjet me radhė.
Kushtetuta demokratike mbeti pa vlerė shumė gjatė e kur u zbatua, u
bė pėrherė sipas dėshirės sė njė qeverie qė njihte vetėm
centralizmin absolut. Financat e shtetit u rregulluan shumė bukur me
kredi. E sot, nėse mė kujtohet mirė, debia publike pėrbėn 128% tė tė
ardhuravet vjetore. Por kėto janė gjėra shumė tė njohura. Natyrisht,
ėshtė pėr tė shpresuar se italiani pak nga pak largohet nga rruga e
keqe e se njerėz seriozė marrin mė nė fund nė dorė pushtetin."
-
-
"E...
a mendoni ju se nė kėtė mėnyrė shpjegohet mjaftueshėm dėshtimi i
demokracisė nė Itali, apo..."
-
-
"As
jeta jonė, as shkencat e pėrpikta nuk njohin shpjegime
pėrfundimtare. Ēdo shpjegim i mirė duhet mbajtur si pėrpjekje pėr
shpjegim e duhet tė shėrbejė si pikėnisje, si instrument pėr tė
thelluar hulumtimet tona. Shpjegimet pėrfundimtare tia lemė
teologjisė, psikanalizės dogmatike etj. Kush synon jetėn politike tė
Italisė duhet tė marrė parasysh ca fakte historike dhe praktike.
Shumė njerėz harrojnė se shtetet italiane pas lėvizjes kulturore tė
humanizmit dhe tė rinascimentos u shndėrruan, me hare tė Vatikanit,
nė koloni tė mirėfillta tė fuqivet tė mėdha evropiane, e, siē dihet,
njė koloni administrohet ēdoherė shumė bukur pėr tė mirėn e shtetit
pushtues. Italia moderne u lind nė shekullin XIX kundėr dėshirės sė
Vatikanit, po, pėr fat tė mjerė, Italia moderne ende nuk ėshtė
larguar nga sistemet administrore tė sė kaluarės: Italia ėshtė sot
vendi i letrės me stemė, vendi me njė administratė e cila
demokracinė e vėrtetė nuk do ta njohė. Pas luftės sė dytė botėrore
qytetarė tė huaj me miliona shkuan nė Itali nga vende tė pėrparuara
e patėn mundėsi konkrete tė bindeshin se prapambetja administrore
demokracinė nuk e lejon nė Itali. Pėr kėtė i huaji thotė, me
shprehje eufemistike, se Italia ėshtė shtet konservator, por, nė tė
vėrtetė, ai mendon keq, edhe shumė keq pėr Italinė: vendi i letrės
me stemė e i burokracisė sovrane, vendi ku shėrbimi postar nuk punon
mirė, vendi ku kriminaliteti shpeshherė ligjėsohet nė njė mėnyrė
ose..."
-
-
"Keni
tė drejtė: neve na nevojitet njėfarė revolucioni moral kundėr
egoizmit tė verbėr qė e sundon sot Italinė, ashtu si thamė mė lart,
e unė jam duke menduar, - vėrejti Krexja e Muriqit, - se ėshtė
vėrtet mirė pėr shqiptarėt tė dinė se ēpo ndodh nė vendet e tjera
evropiane. Ata duhet tė nxėnė shumė nė fushėn e politikės e pra ska
mėsuese mė tė mirė se jeta vetė. A mendoni ju se demokracia do tė
afirmohet nė Shqipėri?"
-
-
"Demokracia formale tashmė u afirmua, kėshtu besoj unė, nė Shqipėri;
por kjo nuk mjafton: nevojitet demokracia e vėrtetė e cila bėhet
ditė pėr ditė nė administratat lokale e nė jetėn konkrete tė
pėrditshme..."
-
-
"E
atėherė, nėse i kuptova mirė fjalėt tuaja, alternimi, ndėrrimi ose
kėmbimi i administruesvet, ekzistenca e njė opozite, ndarja e
pushtetit ekzekutiv nga pushteti legjislativ e nga organet gjyqėsore
mund tė jenė vetėm gjėra fotmale me pak, shumė pak vlera praktike,
mund tė jenė gjėra sipėrfaqėsore... Shpjegimi i demokracisė lyp
sqarime mė tė thella, si pothuaj ēdo fenomen i jetės."
-
-
"Duke
folur harrojmė ngandonjėherė ēėshtjen kryesore e largohemi pak nga
pak nga problemi themelor. Pėr Italinė e sotme kisha formuluar
shprehjen revolucion moral, por unė nuk dua tu flas italianėvet.
Jo, jo! Fjala ime i drejtohet nė vend tė parė shqiptarit. Dua tė
theksoj faktin se shqiptari duhet tė merret seriozisht me ngjarjet
politike tė kohės sonė, duhet ti kuptojė mirė ato, duhet tė
largohet njėherė e mirė nga diletantizmi, duhet tė dėgjojė edhe
opinione tė tjera e duhet tė nxėjė tė kritikojė mendimet e veta...
Unė personalisht nuk dua tė luaj rolin e mėsuesit politik: njė gjė e
tillė nuk ėshtė e mundshme, sepse nė jetė ēdokush duhet tė jetė
mėsuesi i vetvetes. Kėto fjalė unė i them pėr njė arsye shumė tė
thjeshtė: jam arbėresh e mė pėlqen tė flas e tė shkruaj arbėrisht
ose shqip se arbėrishtja ėshtė ushqimi im mendor i parė nga
rėndėsia. Pėr ta pėrcaktuar mė me saktėsi punėn, unė flas e shkruaj
arbėrisht pėr mua, por sėshtė shumė keq, nėse ndonjė arbėresh (ose
ndonjė shqiptar) mė lexon mua. Pastaj, eventualisht, edhe shėmbulli
i Bashkimit Sovjetik, ndjesė pastė!, shėmbulli i enverhoxhianėvet
etj. E kush dėnon, bie fjala, Italinė, Bashkimin Sovjetik etj pa
analizuar saktėsisht gabimet e pushtetarėvet tė kėtyre vendeve, kush
i dėnon ato nė bllok e nė masė, harron se njė epokė e tėrė historike
smund tė zhduket e bėn vetėm demagogji pėr kohortat e popullit qė
ende sdinė, pėr arsye historike, se ēėshtė politika. Me njė fjalė,
revolucioni im moral na thotė njė gjė e vetėm njė gjė: njė grup
njerėzish, i vogėl ose i madh, pėr shėmbull Lichtensteini ose Kina,
nuk mund tė ketė sukses nėse nuk organizohet nė njė mėnyrė racionale
e praktike. E mėnyra racionale e praktike parashikon sjelljen
morale, qėndrimin altruistik tek njė pjesė jo shumė e vogėl e
popullsisė."
-
-
"E ky
ėshtė, me siguri, burimi i parė i sistemit demokratik! E sistemi
demokratik nuk mund tė afirmohet fare, kur bashkėbisedimi nuk
praktikohet rregullisht nė ēdo fushė tė jetės. E, pra, sistemi
demokratik nuk njeh as armiq as miq: ēdo qytetar qė nuk do tė
shkatėrrojė qėllimisht sistemin, ėshtė koleg i dashur nė luftėn
fisnike dhe bujare tė politikės, e shprehje keqėsuese allaleninēe
politikani demokrat zakonisht nuk do ti pėrdorė. Kėtė e bėn, nėse
nevojitet vėrtet, shkrimtari i lirė e pa asnjė detyrim politik. Edhe
lėvdata tė shumta e tė tepruara nuk janė aq tė pėrshtatshme nė
sistemin demokratik: politikani i madh i sotėm do tė jetė nesėr
qytetar normal pa privilegje, pėrndryshe demokracinė vendi nė fjalė
ende nuk e njeh."
-
-
"E pėr
Sali Berishėn ju thatė se ai ėshtė akrobat hipik, desultor, siē
quhej nė Romėn e lashtė. A e konfirmoni edhe sot kėtė mendim apo, me
sa duket, ca formulime tuaja janė me vlerė... provokuese... pėr tė
parė a lejohet kritika nė Shqipėrinė e sotme?"
-
-
Kėtu
qesha gjatė, shumė gjatė e fort e, si thotė arbėreshi, me gjithė
ēauēan. Edhe Krexja Muriqit qeshi me gjithė zemėr. "Mė lart thashė
hapur se unė flas e shkruaj arbėrisht e shqip pėr vetveten. Dua tė
besoj, o Krexe, se ti mė kupton mua. Skam vėshtirėsi tė them se
Sali Berishėn unė e ēmoj lart e se Shqipėria ka nevojė sot pėr njė
njeri tė tillė, por edhe ai nuk ėshtė njeri i pėrkryer. E nė qoftė
se nė Shqipėrinė e sotme kritika nuk lejohet ose nuk pėlqehet, ēdo
koment ėshtė i tepėrt nga ana ime. Dua tė them vetėm se kritika
shumė herė i bėhet mė mikut se armikut. Mirėpo, o Krexe, ti harrove
se pėr demokracinė evropiane e evropianoide fjalėn e fundit ende nuk
e thamė."
-
-
"Me
siguri ju mendoni se demokracia sėshtė e smund tė jetė sistem i
pėrsosur, se demokracia nuk u garanton as punė, as mirėqėnie tė
gjithė qytetarėvet, se shumė tė drejta janė mė me vlerė teorike se
praktike. Kėtė e keni thėnė shpeshherė e unė ju kuptoj mirė.
Megjithatė, sistemi demokratik ėshtė mė pak i keq se ēdo sistem
tjetėr i praktikuar deri mė sot, e kush do njė sistem mė tė mirė,
duhet tė bėjė mė parė njerėzit mė tė mirė e pastaj, e shoqėria e
shteti bėhen vetvetiu mė tė mirė. Ju thatė edhe se sistemi
demokratik i garanton njeriut tė drejtat individuale ose njerėzore,
i siguron qytetarit shtetin laik, duke mos i premtuar atij lumturi
vetėm pas vdekjes etj. Natyrisht, ėshtė pėr tė shpresuar se njeriu
nesėr ose pasnesėr do tė bėhet mė i urtė politikisht, po e nesėrmja
ėshtė larg e ne merremi me tė sotmen e pikėrisht me tė sotmen
shqiptare."
-
-
-
Veritas odium parit?
-
-
Ca
javė mė parė fola me Kokolliqin, me Viēenxin e Kokolliqit nga
Frasnita, e pata mundėsi tė dėgjoja shumė e shumė gjėra fort
interesante e tė shprehja mendimin tim haptas-haptas. Siē dihet,
vetėm rrallėherė kjo ėshtė e mundshme nė jetė, sepse pothuaj ēdo
revistė e ēdo shtėpi botuese ka detyrime, e liria e vėrtetė pėson
kėshtu humbje. Kjo vlen, siē dihet, sidomos pėr vendet e
prapambetura kulturorisht, pėr shkak se nuk kuptohet se vetėm liria
e kulturės fuqizon jetėn e si jetė ne mendojmė kulturė, ekonomi,
politikė, art etj.
-
-
Kokolliqi filloi duke kujtuar se gjendja kulturore italiane e
pėrgjithshme ishte pėrmirėsuar shumė pak pas luftės, por, nga ana
tjetėr, Italia postfashiste kishte fituar, pak nga pak, ca liri. Mė
parė, Viēenxi mė shpjegoi pse nuk ishte e pėrshtatshme tė shkruhej
vėrtet lirisht sidomos nė qytetet e vogla. Prifti dhe peshkopi mė i
afėrt kontrollonin ēdo gjė e ishte e kėshillueshme tė shkruhej pa
zgjuar dyshime... Kėtu, kujtova menjėherė raportin e amerikanit
Kinsey pėr seksualitetin e njeriut e mendova se Kokolliqi kishte tė
drejtė njėqind herė. Gazeta Corriere della sera botoi atėherė
(afėrsisht pesėdhjetė e pesė vjet mė parė) njė recension shumė
negativ e unė librin nuk e lexova.
-
-
Ca
kohė mė vonė studiova pėr kėtė temė shumė libra amerikanė, holandezė
e francezė e zbulova se raporti i Kinsey-t citohej vazhdimisht. Me
fjalė tė tjera, gazetari milanez kishte mashtruar lexuesit ose ishte
krejt i paditur... fare injorant... Opinioni im pėr Italinė...
ēmund tė them? Pata turp nga thelbi i zemrės... e pėrēmova gazetėn
italiane mė tė mirė duke menduar: kjo ėshtė Italia jonė?! Ndėrkaq
Viēenxi Kokolliqit priti pak e unė mendova se njėzetepesė-tridhjetė
vite mė parė Katundi Ynė, pėr shėmbull, ishte revistė qind pėr qind
katundare - e kjo fjalė pėr Italinė ishte atėherė mė e fortė se pėr
vendet e tjera evropiane mė tė pėrparuara - e, rrjedhimisht, nuk
merrej me politikėn e pėrgjithshme, me ndonjė temė erotike, me
ndonjė problem shoqėror etj.
-
-
Atėherė, kėshtu rifilloi Kokolliqi, zotrote zgjeruat pak nga pak
horizontin e revistės e artikulli juaj i parė pėr Shqipėrinė
komuniste qe si njė revolucion i dyfishtė: para sė gjithash
Shqipėria komuniste nuk ekzistonte e nuk duhej tė ekzistonte pėr
arbėreshėt, e, gjithashtu, gjuha e arbėreshėvet nuk kishte
pretendime letrare e nuk mund tė trajtonte argumente moderne ose
serioze e shkencore."
-
-
Duke
vazhduar, Kokolliqi mbrojti tezėn se me mua Katundi Ynė bėri
pėrparim e kėrkoi, pa sukses pėr fat tė keq, tė arbėreshohej vėrtet.
Kėtu unė vėrejta se lavdėrimet mua nuk mė pėlqejnė, e ai: Profesor
i dashur, lavdėrimi im mori fund pėr gjithmonė. Po, si duhet
shpjeguar mossuksesi juaj pėr arbėreshimin e revistės? Pse nuk ju
ndihmoi askush nė Itali e askush nė Shqipėri e nė Kosovė?... Ndoshta
ėshtė mė mirė tė harrohet gjithēka... As arbėreshėt normalė as
shqiptarėt normalė ende nuk dinė se ēėshtė bashkėpunimi pėr njė
popull, njė komb; si mund tė ekzistojė njė komb pa bashkėpunim, pa
solidarėsi? Sa herė kam pyetur: a ekziston vėrtet populli shqiptar?
-
-
E unė:
Ekziston, ekziston, por vetėm pėr njė pakicė shumė tė vogėl. Tė
tjerėt duhen zgjuar..."
-
-
Kėshtu ėshtė mjerisht, por rregj ėshtė mė shqip se mbret e fjalori
i vitit 1954 kujton fjalėn rregjėni! - shtoi ai - por ėshtė me
siguri mė mirė tė harrojmė gjėrat jo tė mira e tė presim duke
shpresuar se... me kalimin e kohės brezi i ri kupton - mė nė fund! -
se individi Hoxhenveri qe figurė krejt negative pėr shqiptarizmin e
se njeriu i urtė mėson nga gabimet e brezavet tė vjetėr... e.... e
shqiptari i cili nuk kupton se shkrimtari arbėresh duhet ndihmuar nė
ēdo rast, ėshtė armik i shqiptarisė... mirėpo, si isha po tju
shpjegoja, lavdėrimi im pėr ju mori fund. Mori fund sepse unė lexova
shkrimet tuaja nė revistat e ndryshme e jam duke menduar se ju
shpeshherė, qėllimisht ose rastėsisht, largoheni nga thelbi i
problemit e mendimi juaj i vėrtetė mbetet i fshehur."
-
-
Kokolliqi kishte tė drejtė: arbėreshi, shqiptari, italiani e
ballkanasi janė sot njerėz kulturorisht sui generis e shumė herė
mjafton njė fjalė pėr njė armiqėsi tė thellė dhe tė trashėgueshme.
E, pėrveē kėsaj, zilia ėshtė ndjenjė thuajse normale. Natyrisht, ka
pėrjashtime... Edhe injoranca ėshtė e thellė... e shpesh na
nevojitet shumė durim... E unė shpeshherė tė vėrtetėn e mbulova, e
fsheha...
-
-
Ti
Kokolliq e thua mirė e unė me siguri bėra ndonjė gabim."
-
-
E ai:
Nė ēdo rast, kėto sjanė gjėra me rėndėsi. Me rėndėsi ėshtė fakti
se unė kam ca pyetje pėr ēėshtje themelore e tani kėrkoj nga zotrote
shpjegime tė qarta dhe tė plota, me sa keni mundėsi. Pse nuk shkruat
asnjė fjalė pėr ateizmin shqiptar e tani pėr muhamedanizmin
shqiptar? E, pėr shėmbull, ēėshtė fundamentalizmi, ēėshtje fetare
apo ēėshtje politike? A mund tė thuhet se edhe Vatikani ėshtė, nė
fund tė fundit, fundamentalist? A ka njė fundamentalizėm nė Shqipėri
e nė Ballkan? E ēduhet bėrė kundėr fundamentalizmit? E pse ju
pėrdorni fjalėn religjion e jo fjalėn fe? Numri i pyetjevet ėshtė i
pambarim..."
-
-
Ashtu, ashtu, i pambarim." Pėrsėrita unė automatikisht.
-
-
Tė
fillojmė tani, - vazhdoi Viēenxi Kokolliqit, - pėrndryshe kush e di
se si mund tė na dalė puna?" Ēėshtjet ishin interesante dhe fort tė
vėshtira e unė nuk e ndieja veten tė sigurt. Me tė vėrtetė, njė herė
kisha shkruar se fundamentalizmi ishte sistem i mirė pėr koortat e
larta e tė privilegjuara tė popullsivet tė prapambetura, por
problemin nuk e kisha analizuar nė thellėsi.
-
-
Ēėshtja e ateizmit shqiptar - thashė - ėshtė mjaft e thjeshtė e
shpjegohet me faktin se njė diktator absolut bėhet pothuaj vetvetiu
njeri i fanatizuar e, rrjedhimisht, kėrkon tė themelojė njė
religjion tjetėr, domethėnė religjionin e vet. Sduhet harruar se
atėherė shumė njerėz nga Evropa Perėndimore kishin qeshur nėn
mustaqe: ateizmi nė njė vend ballkanik ku besėtytnia zotėron jetėn
mė fort se tek ne!!! Kėta njerėz kishin tė drejtė e sot Shqipėria
ateiste ėshtė anėtare e konferencės muhamedane."
-
-
E kėtu
Kokolliqi: E unė nuk di a ėshtė pėr tė qeshur apo pėr tė qarė? Nga
ana tjetėr unė pyes a mund tė pajtohet nė shekullin XX ateizmi me
konceptin e shkencės absolute tė Karl Marksit?"
-
-
Atėherė shkenca absolute, e pagabueshme dhe e gjithėdijshme ishte
nė modė. Unė kujtoj, fjala vjen, vetėm gjermanin Ernst Haeckel
(1834-1919) i cili pati shumė sukses me shkrimet e tij e influencoi
Leninin, Mao Ce Dunin etj., por edhe atėherė nuk mungonin rrymat
skeptike tė forta pėr tė cilat vetėm shkencat formale, logjika
formale e matematika janė tė pagabueshme, e ateizmi sot, ashtu si nė
kohėn e Ciceronit, pa skepticizėm nuk ėshtė i mundshėm."
-
-
E
e
mendoni ju se Lenini, Mao Ce Duni etj. e kishin kuptuar mirė
biologjinė e Haeckelit... apo..."
| |