| |
 |
OPINIONE |
|
|
20.09.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
PARA
DIALOGUT SERBO-SHQIPTAR |
|
|
KONSEZUSI POLITIK, KUSHT PĖR SUKSES GJATĖ DIALOGUT TĖ
ARDHSHĖM ME BEOGRADIN |
|
|
|
|
|
-
19 shtator 2003
/
Shkruan: Rexhep ELEZAJ
-
-
Se
dialogu midis popujve dhe shteteve ėshtė i pashmangshėm nė rastet
siē ėshtė tani gjendja e raporteve shqiptaro-serbe pas luftės nė
Kosovė, kėtė e tregojnė shumė raste tė ngjajshme nė botė tė cilat
kanė ndodhur gjatė shekullit tė kaluar siē ishte dialogu
francezo-gjerman pas LDB, pastaj raportet e acaruara midis Irlandės
veriore dhe Britanisė, rasti i Italisė dhe Austrisė rreth statusit
tė Tirolit jugor, ēėshtja e Baskisė nė Spanjė, konflikti dhe mė vonė
bisedimet midis Turqisė e Greqisė rreth problemit tė Qipros, etj,
etj, tė cilat kryesisht kanė ndodhur pėr shkak tė territoreve, ku
siē dihet nė shumicėn e rasteve kanė pasuar bisedimet me
ndėrmjetėsimin e monitoruesėve ndėrkombėtarė, disa prej tė cilave
derisa kanė pėrfunduar kanė zgjatur me dekada si dhe disa tė tjera
qė ende nuk janė zgjidhur nė mėnyrė adekuate.
-
-
Kur
ėshtė fjala pėr dialogun e ardhshėm shqiptaro-serb i cili
shqiptarėve po u parashtrohet si kusht pėr plotėsimin e 7
standardeve tė M. Steinerit pėr ēuarjen mėtutje tė ecurive
demokratike nė Kosovė, me gjithė faktin se ēdo dialog parimisht
ėshtė i mirėseardhur dhe pozitiv, nė rastin e Kosovės ska dyshim se
ėshtė njė nismė e cila nė vete pėrmban dhe ka specifikat e veēanta
politike pėr shkaqe dhe arsyena tė shumta historike tė cilat kėtė
dialog e bėjnė mjaftė tė vėshtirė nga fakti se regjimi aktual serb
nuk ka luajtur as pėr njė milimetėr nga qėndrimet e regjimeve tė
mėparshme hegjemoniste tė Beogradit ndaj Kosovės tė proklamuara qysh
nė gjysmėn e parė tė shekullit 19-tė nė programin ultrashovinist
Naēertania tė I. Garashaninit. Por, as nga politika agresive tė
cilėn regjimet serbe nė vazhdimėsi e kanė ushtruar ndaj shqiptarėve,
pasojė e sė cilės politikė shqiptarėt kanė pėsuar tragjedira tė
tmerrshme njerėzore dhe kolektive tė ushtruara pėrmes gjenocideve,
masakrave, likuidimeve, vrasjeve, burgosjeve, rrahjeve dhe
pėrsekutimeve tė tė gjitha llojeve qė nuk i ka shėnuar ndonjėherė mė
parė historia e popujve tė Europės.
-
-
Pra,
tė dialoguarit me serbėt rreth ēėshtjes sė Kosovės pėr shqiptarėt,
qoftė edhe pėr gjėra teknike, nėnkupton bisedė me palėn e cila
kurrėnjėherė gjatė historisė nė raportet e saj me fqinjėt shqiptarė
nuk ka treguar mirėkuptim, dashamirėsi, fqinjėsi tė mirė, tolerancė
ose sado pakė qėndrime mė njerėzore. Gjithmonė, pra, pala serbe ndaj
popullit shqiptar ka manifestuar pikėpamje dhe ndjenja antihumane
duke shprehur nė mėnyrė tė hapur urrejtje patologjike dhe nėnēmim
ēnjerėzor kundrejtė popullit shqiptar nė shkallė dhe me egėrsi tė
paparė nė botėn e civilizuar. Anipse, siē cekėm mė lartė, shumė
konflikte politike dhe ushtarake midis disa shteteve dhe popujve
kanė zgjatur me dekada, janė tė rralla rastet qė e kanė patur
nivelin e armiqėsisė dhe agresivitetin e politikės serbe ndaj
shqiptarėve.
-
-
P.sh.
rasti i konfliktit midis francezėve dhe gjermanėve rreth provincės
sė Elzasit me tė marrė fund LDB ka pėrfunduar pėrmes dialogut (jo
edhe konflikti kulturor midis tyre) i cili i ka ēuar kėto dy vende
nė pėrmirėsimin gradual tė marrėdhėnieve dhe fqinjėsisė sė mirė
kufijtė ndėrshtetror tė tė cilave sot janė plotėsisht tė hapur, qė
padyshim se ėshtė ky shembulli mė i mirė nė Europė se si duhet
gjetur zgjidhje pėr konteste tė ngjajshme territoriale si ai nė mes
Irlandės veriore dhe Britanisė, si ēėshtja e Baskėve nė Spanjė, etj,
gjė qė mos zgjidhja e tyre vazhdon ti dėmtojė rėndė ecuritė
demokratike si dhe marrėdhėniet midis popujve tė Europės. Prandaj
insistimin e ndėrkombėtarėve pėr fillimin e dialogut shqiptaro-serb
neve duhet ta shikojmė, para sė gjithash, nė prizmin e pėrpjekjeve
qė po bėn komuniteti ndėrkombėtar qė popujt e Ballkanit tė kyēen sa
mė shpejtė nė BE me synim tė ndėrtimit tė njė bote mė tė sigurtė dhe
mė tė pėrparuar ekonomikisht, kur dihet fakti se nuk mund tė ketė
Europė tė bashkuar me popuj tė shtypur dhe tė diskriminuar.
-
-
Ndaj
themi kėtu se nėsė dialogu i ardhshėm nė mes tė Prishtinės dhe
Beogradit ka pėr objektiv kėtė qėllim nga ana e faktorėve
ndėrkombėtarė, d.m.th. pajtimin e popujve dhe zgjidhjen e
konflikteve historike dhe territoriale midis tyre pėr ta ēuar
njerėzimin mė pėrpara, e jo qė pėrmes dialogut eventualisht tė bėhėn
imponime tė reja ndaj shqiptarėve pėr ti detyruar qė ta pranojnė
jurisdikcionin serb mbi Kosovėn, pra, poēėse ėshtė nė pyetje ky i
pari, atėherė padyshim se pala shqiptare do ta dėshmojė gjatė kėtyre
bisedimeve gadishmėrinė e shqiptarėve pėr tu bėrė pjesė e familjes
europiane. Nė tė kundėrtėn, ēdo diktat ose prapavijė tjetėr politike
qė mund tė fshihet pas kėtij dialogu pashmangshėm do tė ēojė drejtė
destabilizmit tė proceseve integrative tė vendeve ballkanike nė BE,
gjė tė cilėn mė sė paku e dėshirojnė shqiptarėt.
-
-
Ndėrsa, sa i pėrket vetė dialogut me Beogradin ai nuk do tė jetė
fare i lehtė pėr palėn shqiptare, jo se asaj i mungon pėrvoja
dialoguese ose platėforma unike pėr ti prezantuar dhe mbrojtur
interesat dhe qėndrimet e saja pėr Kosovėn e pavarur, por pėr
shkakun se pala serbe nė kėto bisedime do tė hyjė me prejudikimin
arrogant se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė (siē e kanė futur kėtė
klauzulė nė preambulėn e kushtetutės sė tyre) duke u thirrur gjoja
nė Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė pėr Kosovėn, qė shikuar nė
aspektin politiko-juridik dialogun me serbėt e bėn edhe mė tė
ndėrlikuar, ngase nė kėtė mėnyrė serbėt paraprakisht duan qė ta
pėrjashtojnė ēfarėdo diskutimi rreth statusit final tė Kosovės, qė
ėshtė ky qėllim fundamental tė cilin synon ta arrijė para fillimit,
sidomos gjatė bisedimeve tė ardhshme.
-
-
Vetė
fakti se nė njė mėnyrė Beogradi ka arritur qė dialogun me shqiptarėt
ta zbres nė nivel tė ēėshtjeve teknike, kjo sipas disa analistėve
nėnkupton se rreth statusit final tė Kosovės as qė ka pranuar tė
bisedojė me shqiptarėt, mbase disa herė deri mė tani zyrtarėt serbė
tė Beogradit janė deklaruar haptazi se kurrė nuk do ta pranojnė
pavarėsinė e Kosovės. Sa ėshtė ky konstatim i sakėt nė rrethanat
aktuale qė po kalon sot Kosova ėshtė vėshtirė tė thuhet, por ajo qė
ėshtė evidente konsiston me faktin se Beogradi me ēdo kusht dėshiron
qė tiu shmangėt ēfarėdo bisedimeve nė tė ardhmėn rreth statusit
final tė Kosovės. Janė, pra kėto si dhe shumė ekzibicione tjera
politike tė cilat pala serbe po i demonstron para fillimit tė
dialogut me shqiptarėt me qėllim tė qartė qė palėn shqiptare ta
dezavuojė dhe hutojė sa mė shumė qė ėshtė e mundur, njėjtė siē ka
vepruar para mbajtjes sė Konferencės sė Rambujesė pėr Kosovėn.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|