|
-
QERSHOR
2003 /
Eugjen
MERLIKA
-
-
-
Zoti asht i madh. I kjoshim falė atij tė lumit qė ka krijue vdekjen,
se pėrndryshe njerėzit do tkishin me kenė gjithmonė skllav tė
tiranve. Edhe kta do tdesin nji ditė e ti duhet tė jetojsh vetėm sa
me tregue. Kurrgja nė mos kjosh i zoti me ba, rrno vetėm pėr me
tregue. A e kupton ēka due me tthanė? Mbaruen tė
tjerėt, mbarojmė na, mbaron dhe ti: tė gjithė shkojnė si qeni nė
rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush tė teprojė
le tė kallzojė!
-
-
Kėto fjalė profetike tė meshtarit tė vjetėr At Marin
Sirdanit, drejtuar autorit, atėhere ende djalė i ri e i pashuguruar
si prift, pėrbėjnė lejt-motivin e veprės sė At Zef Pllumbit. Ishte
njė porosi me vlerė, njė nga ata amanete qė nuk i tret dheu, qė ve
nė lėvizje gjithė energjitė, pėrkushtimin, motivimin shpirtėror,
moral e mendėsor tė njė njeriu tė letrave, qė synon ti shėrbejė
tėrėsisht njė qėllimi tė shenjtė, shpalosjes tė sė vėrtetės. Nė
vetėdijen e autorit ai amanet bėhet besim, ideal, ėndėrr, kuptim
jete; e shoqėron ēdo orė, ēdo ditė, ēdo muaj, dhjetėvjeēarė me
rradhė, nė njė rrugė tė gjatė, tė vėshtirė, gjithmonė nė tė
pėrpjetė, qė ėshtė jeta e shkrimtarit. Ai amanet i jep forcė,
vullnet, qėndueshmėri, pėr tė sfiduar sfinksin, pėr tė mbijetuar nė
njė xhungėl ku sundojnė egėrsirat, ku ēdo ditė rrezikohet tė
gjymtohet, tė humbė, tė asgjėsohet. Ai amanet kthehet nė njė dritė
tė fuqishme qė ndriēon ēdo qelizė tė kujtesės sė pazakontė, pėr tė
hedhur nė letėr gjithė bagazhin jetėsor tė njė pėrvoje vetiake e tė
pėrgjithėshme, qė pėrbėn shtyllėn kurrizore tė veprės qė sendėrtohet
e merr formėn e librit tė kujtimeve, duke hyrė, mendoj un, me
dinjitet nė fondin e letrave shqipe.
-
-
28 nandor 1944 qe nji ditė e ftohtė, e zymtė,ndoshta
me zymta qė prej shpalljes sė pavarėsisė ėshtė njė fjali nė
fillim tė veprės, ėshtė penelata e parė qė paralajmėron koloritin e
saj. Zymtia pėrshkon gjithė faqet e librit, duke pasqyruar
atmosferėn nė tė cilėn hynte njė komb i tėrė, pas njė tragjedije qė
nuk kurseu askėnd nė kontinentin e vjetėr. Por nė vendin e autorit
tragjedia do tė kishte pėrmasa makabre, para tė cilave dhe bota
shekspiriane do tė dukej e zbehtė. Autori ėshtė njė misionar e
misioni i tij ėshtė shumėplanesh. Si shkrimtar duhet tė paraqesė me
art epokėn e trazuar sė cilės i pėrket, si famullitar, pjestar i
bashkėsisė sė klerit katolik duhet tė marrė nė mbrojtje arsyet e
tij, si i pėrndjekur politik i regjimit duhet tė dėshmojė dramėn e
asaj pjese tė popullsisė qė koha e re i vuri nė qafė njė zgjedhė.
Si i tillė, por edhe si njeri, si qytetar, ai rrjeshtohet nė anėn e
tė mundurve, tė viktimave, tė atyre qė e pėsojnė historinė, por me
vetėdijen e plotė se duhet tė pasqyrojė tė vėrtetėn, vetėm tė
vėrtetėn. Eshtė kjo njė nga meritat kryesore tė kujtimeve tė At Zef
Pllumbit, tė qėndruarit besnik ngjarjeve nė pasqyrimin e tyre, ashtu
siē kanė ndodhur, me dritat e me hijet.
-
-
Merr
tepėr rėndėsi ky fakt, po tė kemi parasysh se bėn fjalė pėr
pasqyrimin e njė epoke nė tė cilėn e vėrteta ėshtė dhunuar
katėrcipėrisht, nė tė gjitha shfaqjet e saj, pėr njė gjysėm
qindvjete, duke ju servirur pėr sė prapthi njė populli tė tėrė. Dita
e ēlirimit u hymnizua nė tė gjitha format, u bė motiv zotėronjės
kudo, nė artet, letėrsinė, shkencat historike e shoqėrore. U paraqit
gjithmonė nė simbiozė me fitoren e Evropės kundėr diktaturave, u
quajt prej shumicės si pika kulmore nė historinė tonė tė shekullit
tė kaluar. Nė fakt ajo ditė solli nė fron njė regjim qė u mbėshtet
mbi mashtrimin e dhunėn e qė, pėr fat tė keq, nė sajė tė
jetėgjatėsisė, mundi tė futė tentakulat e saj nė indet e segmenteve
tė ndryshme tė shoqėrisė duke krijuar tabu tė rreme nė mendėsitė e
vetėdijen e njė pjese tė dy brezave shqiptarėsh.
-
-
Ndėrsa
pėr At Zefin Shqipnia e terrorizueme kishte ra nė koma. Njerzit
e dijtun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerzit e paditun kishin nė dorė
gjithshka; ate qė nuk dihej Nėpėrmjet episodeve tė ndryshme
pėrshkruhen bėmat e partizanėve, nė tė cilat ai merr pjesė nė vetė
tė parė. Objektiviteti nė vlerėsimin dhe paraqitjen e personave dhe
ngjarjeve ėshtė i dukshėm: pėr tregues mund tė pėrmenden bisedat me
Shefqet Peēin apo me Mehmet Shehun, episodi i rojeve tė burgut
Dhimitėr e Tomorr, gjyqi kundėr klerit katolik, bisedimet pėr
Statutin e Kishės etj. Autori i ka vėnė detyrė vetes tė dėshmojė
gjithė pėrvojėn e tij. Ai mbetet nė qendėr e rreth tij vėrtiten
ngjarje e persona tė cilėt, pėr mirė apo pėr keq, lidhen me tė.
Vėshtrimi i shkrimtarit ėshtė shumė i gjėrė, kap njė kėnd prej 360°,
gjithshka qė rrezaton jeta materiale, shpirtėrore, intelektuale e
mjedisit nė tė cilin ndodhet, doket, zakonet, filozofinė, historinė,
politikėn, kulturėn e popullit tė tij.
-
-
Kujtimet e autorit rrokin njė shtrirje kohore tė gjatė, i ngjajnė
njė Sage tė gjithė periudhės sė komunizmit, qė nga lindja deri nė
shėmbjen e tij. Pjesa mė e madhe e tyre i pėrket burgjeve e kampeve
tė punės. Kjo, jo vetėm pėr faktin se jeta e autorit, pėr forcė
madhore, kaloi mė shumė nė to, por dhe pėr njė farė nėnteksti
filozofik tė njė realiteti tė zotėruar nga njė diktaturė, qė gjente
shprehjen e saj ideale pikėrisht nė ata kampe e burgje. Nėpėrmjet
personazheve tė vėrteta, tė hasur nė kėto mjedise, personazhe qė
drejt pėr sė drejti apo tėrthorazi kanė bėrė historinė e kohės sė
tyre, nėpėrmjet historive tė jetėve tė tyre ravijėzohet njė vend i
cili ėshtė shndrruar nė njė burg tė madh. Nė tė secili e sheh me
dyshim lindjen e ditės, mbasi nuk e di se ēdo tė ndodhė me tė deri
nė mbrėmje, kufiri mes tanėve e armiqve pothuajse ėshtė zhdukur
mbasi, sa hap e mbyll sytė, ish luftėtarėt, drejtuesit e Partisė,
gjeneralėt, shkrimtarėt pėrfundojnė nė qeli nga ku vazhdojnė ti
besojnė pėrrallės sė komunizmit.
-
-
Pėrshkrimi i atyre burgjeve, nė tė gjithė vėrtetėsinė rrėnqethėse tė
tyre, ėshtė ndihmesa mė e madhe qė autori i jep shqiptarėve e
historisė sė tyre. Ato copėza jete tė mnerėshme tė ngulura nė vepėr
dėshmojnė se deri ku arriti krimi i organizuar nė formėn e Shtetit e
do tė vlejnė pėr tė ardhmen, kur Shqipėria tė jetė bėrė njė vend
normal e kur Historia do tė shkruhet nė termat e saj tė vėrteta. Ato
dėshmi do tė hedhin dritė mbi njė realitet pėr tė cilin,
fatkeqėsisht, nė Shqipėri e mė shumė nė Evropė, shfaqet prirja pėr
ta zvogėluar, pėr ta harruar, pėr ta fshirė nga kujtesa. Autori
ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė, duke patur parasysh se kjo mundėsi bie
ndesh me amanetin qė ka marrė nė tė rit e vet: me tregue. Ai nuk
ndalet, vazhdon tė kujtojė e tė tregojė, i bindur se jo gjithmonė
tregimi i tij do tė bjerė nė vesh tė shurdhėr.
-
-
Por
njė qėllim ka pėr zemėr autori e qė lidhet me misjonin e tij si
shėrbyes i Krishtit. Ai don tė paraqesė nė dritėn e sė vėrtetės
Kishėn e tij, kėtė institucion qė ishte nga mė tė luftuarit, mbi tė
cilin ranė rrufetė e Zeusit nė mėnyrė tė posaēme, tė pandara, me
ashpėrsinė mė tė madhe, deri nė paradokse. Pėrse komunizmi shqiptar
u tregua kaqė gjaksor me fenė nė pėrgjithėsi e me atė katoliken nė
veēanti? Sepse, siē e thashė mė sipėr, ishte njė sistem qė themelin
e kishte mbi mashtrimin e dhunėn, dukuri qė ēdo besim, nė veēanti ai
i krishteri, i quajnė tė papranueshme e i luftojnė me tė gjitha
mjetet. Qė tė ngrihej godina duhej pastruar themeli nga morali,
duhej vėnė atje imoraliteti, duhej asgjėsuar kushdo qė i kundėrvihej
kėtij tė fundit. Kisha katolike shqiptare nuk pranoi tė bėhej krah i
regjimit, nuk pranoi tė ligjėronte krimin, nuk pranoi tė shkėpuste
lidhjet e saj shekullore me Vatikanin. Ja pra arsyeja e barbarizmit
tė pashembullt qė u martirizua mė shumė se ēdo simotėr e saj, qė u
kėrcėnua me shuarjen e plotė si asnjė tjetėr.
-
-
Ēpėrfaqėsonte Kisha katolike pėr Shqipėrinė e popullin shqiptar? Pa
dyshim ka qenė njė nga pjesėt mė cilėsore tė superstrukturės sė
kėtij Vendi. Tradicionalisht njė nga tempujt mė tė fuqishėm tė
kulturės sonė, dha njė ndihmesė themelore nė formimin e vetėdijes
kombėtare tė shqiptarėve, pati merita tė jashzakonshme nė kultivimin
nė popull tė dashurisė pėr Atdheun, gjuhėn e historinė e tij, pati
rol pėrcaktues gjatė pushtimit otoman nė ruajtjen e identitetit
kombėtar, i dha Shqipėrisė njė thesar tė paēmuar nė fushat e
ndryshme tė kulturės. Pėrfaqėsuesit mė nė zė tė saj, nė qindvjetorin
qė lamė pas, si Dom Nikoll Kaēorri, At Gjergj Fishta, Dom Ndre
Mjeda, Imzot Luigj Bumēi, At Anton Harapi etj. ishin korifej
shqiptarizmi e Baballarė Kombi.
-
-
Kėto
tė vėrteta, tė mohuara pėr njė kohė tė gjatė nga regjimi e veglat e
tij nė tė gjitha nivelet, autori i shpalos me mjeshtėri nėpėrmjet
portretizimit tė figurave, ndėrhyrjeve filozofike, bisedave
politike, kujtesės historike, episodeve qė trajtojnė arkivin apo
bibliotekėn. Nė sytė e lexuesit prakalojnė, nė dritėn e sė vėrtetės,
eprorėt apo kolegėt, martirė tė fesė e tė kombit, secili me
personalitetin e tij. Ato hyjnė lehtė nė mėndjen e tij e mbeten
gjatė. Aftėsia e autorit nė portretizimin e personazheve mė duket
se ėshtė me tė vėrtetė spikatėse. Mė duket me vėnd tė sjell kėtu njė
pjesėz nga gjyqi i madh nė redaksinė e Hyllit tė Dritės. Flet At
Mati Prendushi qė, nė krahasim me gjykatėsit e tij, mė duket si
Guliveri me Liliputėt:
-
-
Tash e disa shekuj na kanė ngulė ndėr huj e na kanė varė nė konop
ata qė nuk deshtėn as fenė, as kombin, por e kemi thirrė vedin
gjithmonė katolikė shqiptarė tė Gjergj Kastriotit. Kemi jetue
gjithmonė me popullin si nė luftė e si nė paqe: nė luftė me turkun e
me shkjanė, sepse njani na mbante nė robni e tjetri donte me na
pėrpi. Ndėrsa na nuk jena da kurr prej popullit, por jemi pėrpjekė
me e mėsue e me i dhanė ate kulturė qė ka Evropa e mos me u dallue
pėr keq prej tė tjervet. Na kemi hapė shkolla shqiptare e nuk kemi
dallue ndėr to as katolikė as myslimanė, mjaft qė populli shqiptar
tė ecin nė rrugėn e Zotit...
-
-
Fjalė lapidare, tė gdhendura nė mermerin e ndėrgjegjes sė kombit, qė
pohojnė njė tė vėrtetė tė mohuar, tė njollosur, tė kthyer pėrmbys
nga njė bandė kriminelėsh tė institucionalizuar nė krye tė Shtetit,
pėr fatin e keq tė Shqipėrisė. Kėtė tė vėrtetė rivendos nė mendjet e
lexuesve me mjeshtri At Zef Pllumbi, duke ja arritur plotėsisht
qėllimit tė tij. Figurat e At Anton Harapit, At Gjon Shllakut, Dom
Alfons Trackit, At Pal Dodajt, At Ciril Camit, At Mati Prendushit,
At Donat Kurtit e sa e sa meshtarėve tė tjerė mbeten nė kujtesėn e
lexuesit, nė thjeshtėsinė e njėherėsh nė shkėlqimin e tyre si
shėrbyes tė kishės sė Krishtit, si njerėz, si shqiptarė.
-
-
Portretizimi ėshtė i efektshėm dhe nė vizatimin e figurave tė tjera,
tė atyre qė nė kėtė sagė kujtimesh gjysėm shekullore, bėjnė pjesė nė
viktimat apo nė fitimtarėt. Éshtė mjaft goditės portretizimi i
veglave tė diktaturės, tė atyre heronjve tė heshtur ose jo, qė
penda tė tjera tė fuqishme tė letrave shqipe, pėr dhjetėvjeēarė tė
tėrė i hymnizuan, i veshėn me lavdi edhe se pėrfaqėsonin krimin,
dhunėn, imoralitetin.
-
-
Shikjo Dul, kėta janė dokumenta tepėr tė randsishme pėr historinė e
Shqipnisė, prandej tregoni kujdes tė veēantė pėr ta!
-
-Mos u ban marak P. Marin, se kėto paēavure ne nuk na vlejnė fare:
historinė e shkruejmė neve!
-
-
Thuhet se njė pėrgjigje tė pėrafėrt dha dhe Hitleri kur dikush pati
guximin ti kujtojė krimet e ushtrive tė tij dhe historinė. Dul
Rrjolli ishte njė partizan i thjeshtė i paditur, por mendėsia qė
shprehin fjalėt e tij ėshtė ajo e arrogancės sė pjesės mė
ekstremiste tė komunistėve shqiptarė qė arritėn tė mbizotėronin e tė
merrnin pushtetin, me tė gjitha pasojat qė pėsoi Shqipėria.
-
-
Ka
njė tjetėr shtysė tė fuqishme nė misjonin e tij shkrimtari e kjo
ėshtė dashuria pėr popullin e vet dhe vendin e tė parėve. Éshtė njė
ndjenjė e fuqishme, e pėrzjerė me krenarinė e dhimbjen, por qė nė
ndonjė rast shpėrthen nė njė zemėratė qė na kujton shprehjen e
Ēernishevskit pėr rusėt: Komb skllevėrish, fund e majė tė gjithė
skllevėr!
-
-
Shka
kishte me thanė bota kur tė shofin se gjithė jeta e kėtij populli
paskėsh kalue tue u shkrrye barkas rrshanė, pa mujtė kurrė me u ēue
nė kambė?
shfryn
ai nė njė ēast dėshpėrimi, kur sheh se objektet e kultit, vendet ku
populli i tij ishte falė nė qindvjetorė tė gjatė, qė i kishin
qėndrue stuhinave tė kohėve, tani shėmbeshin nga turma tė
pandėrgjegjėshme, tė infektuara nga frika e padija. E sheh kėtė ēast
si humnerėn mė tė thellė, nė tė cilėn janė zhytur bashkatdhetarėt e
tij. E din mirė se ringjallja do tė jetė tepėr e vėshtirė e duhet tė
kalojė nėpėrmjet njė prove tė madhe dashurije. Ai mundohet ta
kalojė kėtė provė ēdo ditė tė ferrit tė tij tė dhimshėm, nė
marredhėniet me bashkėvuajtėsit, sidomos me ata qė, deri pak kohė mė
parė, bėnin pjesė nė turmėn e xhelatėve tė tij. Bėn pjesė dhe kjo nė
misjonin e shkrimtarit, veē atij tė famulltarit, sepse arti nė genet
e tij ka predikimin e dashurisė ndėrmjet njerėzvet, brezave,
popujve, dashurisė qė ndėrton familjen, shoqėrinė, kombin. Sa larg
misjonit tė tyre ishin ata shkrimtarė qė, nė gjithė veprėn e tyre,
hymnizuan luftėn e klasave, urrejtjen klasore mes pjestarėve tė
njė populli, tė njė kombi, mes folėsve tė njė gjuhe, qė evokuan
armėt e zbrazura pėr turuarin komunizėm e bėmat e tij
heroike...
-
-
Nga
lartėsia e misjonit tė tij, i vetėdijshėm pėr peshėn e rėndė qė ka
marrė mbi supe, me modestinė e artistit e tė fetarit, autori i
drejtohet lexuesit bashkėkohės tė tij, por dhe atij tė kohėve tė
mėpastajme, me njė kėrkesė sa tė thjeshtė aqė dhe tė ndėrlikuar:
-
-
Ngjarjet qė tregohen ktu janė tepėr tė vėshtira me u shkrue,
prandej autori u kėrkon tė falun mbasi nuk asht shkrimtar, dhe me
dashamirsi ju kėshillon qi tė reflektoni shumė mbi kėto ngjarje dhe
tė kėrkoni shkakun e vėrtetė se pse ndodhėn ato...Pse?
-
-
Pyetja
e autorit del nga pėrmasat e veprės sė tij e godet fort
ndėrgjegjen e njė shoqėrie qė bart nė vetvete krimin e pandėshkuar e
qė ėshtė shoqėria shqiptare. Por ajo shkon dhe mė tej, i kalon
kufijtė e brishtė tė truallit tė ngjarjeve e i drejtohet botės sė
madhe, ku njė kulturė e tėrė e ashtuquajtur progresiste mbetet
indiferente kundrejt tyre, duke vėnė theksin gjithmonė vetėm mbi njė
lloj tjetėr krimi, atė nazifashist. Teoria e dy peshave e dy
masave, qė kushtėzoi pėr gati gjysėm shekulli ēdo hap tė jetės sė
shqiptarėve, nė Evropėn demokratike vazhdon tė paragjykojė
ndėrpretimin dhe analizėn e historisė sė tyre. Nuk ėshtė e rastit
dhe heshtja e kėsaj tė fundit nė lidhje me kundėrvėnien ndėrmjet
Shtetit shqiptar dhe tė pėrndjekurve politikė tė komunizmit qė
kėrkojnė dėmshpėrblimin pėr vitet e punės sė papaguar nė kampet e
punės sė detyruar.
-
-
Misjoni i autorit ėshtė tepėr fisnik e i lėvdueshėm. Do tishte nė
dobi jo vetėm tė sė vėrtetės, por dhe tė ripėrtėritjes shpirtėrore
tė shqiptarėve, tė pėrqafohej nga njė numur mė i madh shėrbyesish tė
artit. Kėto lloj shkrimesh do tė vlenin shumė, sidomos pėr tė
rinjtė, qė tė kenė mundėsi tė krijojnė pėrfytyrimin e saktė se nė
ēabsurditet tė llahtarshėm jetuan prindėt e gjyshėt e tyre, cila qe
pėrgjegjėsia, ku u shfaq forca apo dobėsia e tyre. Ēuditėrisht kėto
tema lėvrohen vetėm nga dėshmitarėt e drejt pėr drejtė tė ngjarjeve
si At Zef Pllumbi apo pak tė tjerė. Orteku i shkrimtarėve tė
regjimit qė ėshtė konvertuar nė demokraci nuk gjen nė ato tragjedi
asnjė motiv frymėzimi, edhe se dikur bėnte thirrje qė nė gjak tė
ngjyejnė penat. Ja dhe njė motiv mė tepėr pėr tu thelluar nė
pyetjen e shkrimtarit...
-
-
Meritat letrare e artistike tė veprės mė duket se janė tė bollshme,
aftėsia pėrgjithėsuese e madhe, gjuha e stili tė rrjedhshėm,galeria
e personazheve dhe e mjediseve e larmishme, pasqyrimi i sė vėrtetės
jetėsore i saktė. U mundova tė paraqes pėrshtypjet mbi vlerat
kryesore tė mesazhit qė buron nga libri Rrno vetėm pėr me tregue.
Aspekte tė ndryshme mund tė analizoheshin shumė mė gjėrė e besoj se
do tė jenė objekt i kritikės mė cilėsore.
-
-
Si
lexues e quaj tė udhės tė shpreh vlerėsimin, mirėnjohjen dhe
respektin e thellė pėr personalitetin e autorit qė do ta quaja pa
mėdyshje njė Sollzhenicin shqiptar.
-
|
|