|
 |

|
19 shtator
2003 / Besim Abazi /
Zėri i Amerikės
Ish presidenti i Shteteve tė
Bashkuara, Bill Klinton, tha sot nė Prishtinė se e njeh dhe e ēmon
tė drejtėn pėr vetvendosje, por bėri thirrje pėr ripajtim ndėrmjet
tė gjitha komuniteteve. Ai e bėri kėtė komente gjatė njė ceremonie
nė Universitetin e Prishtinės ku u nderua me titullin Honoris
Causa, nė shenjė mirėnjohje pėr rolin e tij gjatė luftės nė
Kosovė. |
Mijėra qytetarė dolėn sot pėr tė pritur
ish presidentin Klinton nė vizitėn e tij tė dytė nė Kosovė pas luftės,
e cila mori fund me ndėrhyrje e forcave tė NATO-s, tė udhėhequra nga
Shtetet e Bashkuara. Mijėra veta qė mbanin lule e flamuj amerikanė e
shqiptarė, ndoqėn nga sheshi i universitetit fjalimin e tij.
Zoti Klinton tha se ishte i nderuar me
ndihmėn qė i ka dhėnė Kosovės pėr ti dhėnė fund dhunės, pėr tė kthyer
njė milion veta nė shtėpi dhe pėr tė mos lejuar qė numri i viktimave
tė arrinte pėrmasat qė u shėnuan nė Bosnjė. Ai tha si ish prsidenti
jugosllav, Sllobodan Millosheviq, tash i akuzuar pėr krime lufte,
propagandoi urrejtjen nė Kosovė dhe Bosnjė duke e ditur se me
ngjalljen e frikėsimit nė radhėt e serbeve mund tė shtonte edhe
mbėshtetjen pėr synimet e tij.
Por, bota tha ai, kishte mėsuar nga
pėrvoja e tmerrshme nė Bosnjė dhe nuk dėshironte pėrsėritjen e saj.
Qytetarėt e Kosovės, ndėrkaq, ndihmuan me durimin e tyre pėr liri dhe
drejtėsi. Ish presidenti Klinton u tha qyteyarėve tė Kosovės se duhet
tė punojnė pėr ripajtimin, jo vetėm qė tė jenė tė drejtė ndaj pakicės
serbe, por edhe pėr tė mirėn e tyre. Prandaj, theksoi ai, duhet tė
punohet pėr pajtim, respektimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik
dhe vetvendosjen. Kosova duhet tė bėhet shembull pozitiv pėr pjesėn
tjetėr tė botės, e cila e di sesa vuajtje ka pėrjetuar ky popull.
Zoti Klinton tha se gjatė vizitės sė
kaluar nė Kosovė kishte nėnvizuar se nuk mud tė harrohen padrejtėsitė
dhe veprimet ēnjerzore. Askush nga jashtė nuk mund tė detyrojė
qytetarėt e Kosovės tė falin, por ata duhet tė pėrpiqen ta bėjnė njė
gjė tė tillė, jo pėr tė tjerėt, por pėr veten qė tė jenė tė lirė.
Tė gjithė duhet tė ngrihen kundėr ēdo
forme tė dhunės sepse Kosova e re nuk mund tė ndėrohet me anė tė
dhunės, por duhet vendosur shteti ligjor, nga i cili varen edhe
investimet ekonomike nė Kosovė. Prandaj, tha ai, qytetarėt e Kosovė
duhet tė bėjnė atė qė iu takon, ndėrsa pjesėn tjetėr do ta bėjnė miqtė
amerikanė. Nė kėtė kuadėr, ai tha se trupat amerikane duhet tė
qėndrojnė nė Kosovė derisa tė pėrfundojnė misionin e tyre. Zoti
Klinton tha se e di cili ėshtė qėllimi politik i shqiptarėve.
Ish presidenti amerikan tha se beson nė
vetvendosjen dhe dėshiron qė qytetarėt e Kosovės tė mund tė ndėrtojnė
tė ardhmen e tyre. Por, ai theksoi se ēėshtja ėshtė sesi tė
realziohet ajo. Nė kėtė kuadėr, ai shprehu pėrkrahjen e tij pėr
bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr zgjidhjen e ēėshtjeve
teknike. Ai tha se kėto bisedime nuk mund tė zgjidhin problemet brenda
natės, por janė njė zhvillim i rėndėishėm psikologjik, meqė do tė
krijonte njė atmosferė qė nuk ka ekzistuar deri tash. Kjo, tha ai,
ėshtė pjesė e ardhmėrisė sė Kosovės, e cila ka shėnuar pėrparime tė
mėdha qė nga viti 1999, por ende ka shumė sfida pėrpara saj.
Tė gjitha kėto ēėshtje janė diskutuar edhe
nė takimet e tij mė dyer tė mbyllura me shefin e Misionit tė Kombeve
tė Bashkuara, Harri Holkeri, dhe presidentin e Kosovės, Ibrahim
Rugova. Zoti Rugova, cili e priti ish presidentin Klinton nė
aeroportin e Prishtinės, tha se shpreson qė miku i madh i shqiptarėve
do tė vazhdojė tė angazhohet edhe mė tej pėr Kosovėn dhe njohjen e
pavarėsisė sė saj.
Pas njė vizite ne Universitetin Amerikan
nė Prishtinė, ish presidentiKlinton udhėtoi pėr nė kampin e trupave
amerikane nė Bondsteel afėr Ferizajt, ndalesa e fundit e vizitės sė
tij nė Kosovė.
|
|