| |
 |
|
|
|
19.09.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte 19 shtator 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova u takua me ish-presidentin Bill Klinton
-
Ish-presidenti amerikan u nderua sot me tutullin Doktor nderi tė
Universitetit tė Prishtinės
-
Ish-presienti amerikan Bill Klinton mbėrriti sot nė mėngjes nė
Prishtinė
-
Klintoni nesėr nė Bosnje hap Qendrėn pėrkujtimore tė viktimave tė
masakrės nė Srebrenicė
-
Nė
Prishtinė po mbahet takimi dyditor i Paktit tė Stabilitetit pėr
nxitjen e biznesit
-
Holkeri thotė se tash ėshtė momenti i duhur pėr bisedime mes
Prishtinės dhe Beogradit
-
G.Eler: Pala shqiptare ka probleme kur Evropa kėrkon standarde para
statusit pėrfundimtar tė Kosovės
-
Dy
ushtarė ukrainas tė akuzuar pėr kontrabandė me cigare i janė
dorėzuar armatės ukrainase pėr hetime
-
Prerja ilegale e druve paraqet problemin mė tė madh nė Podujevė,
vlerėson KFOR-i ēeko-sllovak
-
Zėvendėkryeministri Brajshou ka vizituar fshatin Magurė disa familje
tė kthyera hashkalinjsh
-
Marrėveshja pėr tregtinė e lirė Kosovė - Shqipėri parasheh
liberalizimin e importit tė prodhimeve industriale e bujqėsore
-
Tirana i shpreh shqetėsimin diplomates greke pėr keqtrajtimin e
qytetarėve shqiptarė nė Greqi
-
Trajkovski thotė se situata e sigurisė nė Maqedoni ėshtė e
qėndrueshme
-
Klosi akuzon presidentin Moisiu se ka udhėhequr turmat kundėr
institucioneve tė vendit
-
Tre
ushtarė amerikanė u vranė nė Tikrit
-
Uragani Izabela deri tash ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 7
personave
-
Pas
vrasjes sė tre ushtarėve, forcat amerikane kanė kapur 40 guerilė
irakianė
-
Trupat izraelite kanė hedhur nė erė shtėpinė e njė bombėvėnėsi
vetėvrasės tė Hamasit
-
Njė
gjykatė marokene ka dėnuar me burg tė pėrjetshėm njė francez dhe dy
marokenė pėr sulme terroriste
-
Ish-ministri i Mbrojtjes i Irakut u ėshtė dorėzuar forcave amerikane
-
Gjendje e jashtėzakonshme nga Uragani Isabel
-
Njė
shpėrthim afėr selisė ushtarake amerikane nė Afganistan ka shkaktuar
vdekjen e tė pakten 6 personave
-
Nė
pėrleshjet e grupimeve rivale vendėse u vranė tė pakten 13 vetė
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova u takua me ish-presidentin Bill Klinton
-
 |
|
-
Prishtinė, 19 shtator 2003
- Posa
pėrfundoi njė takim i veēantė i ish-presidentit amerikan Bill
Klinton me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova nė mjediset e
Universitetit tė Prishtinės.
-
Ky takim zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua me dyer tė
mbyllura. Ndėrkohė pritet tė fillojė edhe ceremonia e
shpalljes sė Klintonit doktor nderi tė Universitetit tė
Prishtinės.
|
-
-
Ndryshe para Fakultetit tė Filologjisė
janė mbledhur me mijėra qytetarė tė kryeqytetit dhe nga viset e
tjera tė Kosovės qė kanė ardhur pėr tė pėrshėndetur ish-presidentin
amerikna Bill Klinton dhe pėr ta falenderuar atė pėr tė gjitha qė ka
bėrė pėr lirinė e Kosovės si President i SHBA-ve.
-
Mediat e Kosovės po i kushtojnė publicitet tė madh kėsaj vizite tė
Klintonit nė Prishtinė. Kėshtu TV Kosova dhe RTV21 po transmetojnė
direkt vizitėn e Klintonit nė Prishtinė. Ndėrkaq tė gjitha gazetat e
pėrditshme nė faqet e para i kanė njoftimet pėr vizitėn e Klintonit.
-
-
-
Ish-presidenti amerikan u nderua sot me tutullin Doktor nderi tė
Universitetit tė Prishtinės
-
-
Klinton:
"Besoj nė vetėvendosje dhe dėshiroj qė ju
tė arrini ta ndėrtoni ardhmėrinė tuaj"
-
 |
|
-
Prishtinė, 19 shtator 2003
-
Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton nė njė solemnitet tė
organizuar sot nė Fakultetin e Filologjisė nė Prishtinė u
shpall Doktor nderi i Universitetit tė Prishtinės.
-
Me kėtė rast foli rektori i UP Zenel Kelmendi, i cili tha se
titulli "Doktor Honoris Causa" u jipet personaliteteve mė tė
njohura pėr rezultate nė shkencė dhe pėr tė mirėn e
njerėzimit.
-
Rektori Kelmendi pastaj foli pėr historikun e shkurtėr UP dhe
i uroi mirėseardhje zotit Klinton nė Prishtinė, siē u shpreh:
"Udhėheqėsit qė pėkrahu paqen kur ajo ishte e rrezikuar,
drejtėsinė kur ajo ishte e mundur, lirinė kur ajo ishte e
shkelur dhe kur po bėhej spastrimi i madh etnik nė Kosovė",
tha Kelmendi, duke pėrkujtuar fjalėt e Klintonit mė 14 qershor
1999 para refugjatėve shqiptarė: "Koha e khtimit ėshtė afėr,
ju do tė jeni nė shtėpitė tuaja".
|
-
-
Dhėnia e ēmimit Doktor nderi pėr Klintonin, tha
Kelmendi ėshtė ngjarja mė e shėnuar nė UP.
-
Pastaj pėr jetėn dhe figurėn e
ish-presidentit amerikan Klinton foli prof. Hajredin Kuēi, i cili me
fjalė tė zgjedhura vlerėsoi punėn dhe aktivitetin e Klintonit.
-
Ndėrkaq diplomėn e dokrort tė nderit tė UP zotit Klinton ia dorėzoi
prof. Arsim Bajrami.
-
 |
|
-
Presidenti Bill Klinton, duke u
falėnderuar pėr titullin qė iu dha nga UP, tha nė fillim se
ėshtė shumė mirėnjohės qė si President ka pasur mundėsinė tė
bėjė gjėra pėr tė cilat u fol sot.
-
-
Klinton bėri tė ditur se ėshtė
duke e ndėrtuar njė bibliotekė presidenciale nė Litėll Rok nė
Arkanzas, ku kjo doktaranturė do tė jetė aty qė ta shohin
lexuesit nga mbarė bota, si pjesė e historisė pėr Kosovėn, pėr
pėrpjekjet nė Ballkan, pėr dramėn e madhe tė konflikteve
fetare e kombėtare nė fund tė atij shekulli nė Ballkan.
|
-
-
Klinton pastaj falenderoi tė gjitha ata
qė po ndihmojnė nė ndėrtimin e njė Kosove tė re: nga OKB-ja,
bashkėsia ndėrkombėatre, nga Universiteti amerikan qė do tė hapet
dhe falenderoi ata qė e emėrtuan njė bulevard nė Prishtinė me emrin
e tij.
-
-
Klinton si nė mahi tha se tani nuk
merret me politikė, por bashkėshortja e tij Hilari si senatore nga
Nju Jorku mė shumė i pėrfaqėson shqiptarėt nė Senat. Ai foli edhe
pėr shqiptaro-amerikanėt si njerėz ndėrmarrės e tė vyeshėm nė
Amerikė.
-
Nė memoaret qė do t'i pėrfundojė, tha Klinton, do tė jetė krenar qė
do tė shkruajė pėr heroizmin e popullit tė Kosovės qė u ngrit kundėr
spastrimit etnik dhe tiranisė.
-
"Edhe unė, edhe ju duhet t'i falenderojmė ushtarėt amerikanė dhe tė
tjerėt qė rrezikuan jetėn e tyre pėr t'ju mbrojtur dhe pėr t'ju
dhėnė tė drejta pėr t'u kthyer nė shtėpi dhe pėr tė jetuar tė lirė",
tha Klinton, duke cituar presidentin Bush qė ka thėnė se "amerikanėt
erdhėn nė Ballkan me aleatėt e tyre dhe do tė dalin sė bashku".
-
Klinton pastaj i hodhi njė vėshtrim terrorizmit nė botė, i cili siē
tha, ka sjellė shumė tė kėqija njerėzimit, si dhe tragjedive nė
Lindjen e Mesme mė dhe nė vendet e tjera tė botės.
-
"Keni luajtur njė rol shumė me rėndėsi nė historinė e njerėzimit,
Kėtu nė kėtė vend tė vogėl, Millosheviqi u bė shkatėrruesi i
civilizimit, njė shkatėrrues i jetėve... por tash ai ėshtė nė Hagė
pėr krime kundėr njerėzimit", tha Klinton.
-
"Herėn e fundit, kur isha nė Kosovė, e pranova se ju nuk mund tė
harroni kurrė ēnjerėzimet dhe padrejtėsitė qė u janė bėrė. Askush
nga jashtė, pra as unė, nuk mund t'ju shtyjė qė tė falni, por duhet
tė mundoheni, jo pėr ata, por pėr veten tuaj. Dua qė ju tė jeni tė
lirė", porositi Klinton.
-
Ish-presidenti amerikan tha nė vazhdim:
-
"Duhet tė bėni gjėra praktike, ta zėmė tė vendosni rregull tė njėjtė
pėr tė gjithė. Unė e urrej dhunėn qė e ushtroi Millosheviqi ndaj
shqiptarėve. E urrej dhe kam bėrė ēfarė kam mundur pėr ta ndėrprerė
atė.
-
-
Por, ju nuk duhet t'ia ktheni tani
shpinėn dhunės qė drejtohet nė anėn tjetėr. Tė gjithė ju, duke
kujtuar tė kaluarėn, duhet tė flitni kundėr vrasjes sė dy tė rinjėve
serbė. Rendi dhe drejtėsia duhet tė vlejnė pėr tė gjithė, njėsoj
sikur tė bėhej fjalė pėr pozicione tė ndryshme etnike. Ju nuk mund
ta ndėrtoni njė Kosovė tė re me dhunė e me hakmarrje".
-
Duke iu drejtuar presidentit tė Kosovės, Klinton tha:
-
"Z. President, mendoj se ju keni bėrė mjaft pėr vendosjen
(respektimin) e rendit e ligjit, pasi ju ishin i goditur nga dhuna
shtetėrore. Mendoj se ju keni bėrė shumė, por ka ende shumė pėr t'u
bėrė".
-
Ai premtoi edhe ndihmėn e mėtejshme pėr Kosovėn, duke thėnė: "Po
merremi vesh. Ju bėni pjesėn tuaj tė punės, kurse unė dhe miqtė e mi
amerikanė do ta bėjmė pjesėn tonė, sepse jua kemi borxh", tha
Klinton.
-
Ndėrkaq, duke folur pėr aspiratat e popullit tė Kosovės, Bill
Klinton tha se beson nė formulėn e vendvendosjes. "Unė e kam mjaft
mirė tė njohur dėshirėn tuaj pėr tė ardhmen politike. Unė besoj nė
vetėvendosje dhe dėshiroj qė ju tė arrini ta ndėrtoni ardhmėrinė
tuaj. Por, ēėshtje e vetme ėshtė se si ta arrini kėtė", tha Klinton.
-
Duke folur pēėr pėr dialogun midis Beogradit e Prishtinės, ai tha se
nė kėto bisedime do tė diskutohet pėr ēėshtje praktike dhe se nuk
mund tė zgjidhet gjithēka brenda natės. Por, ai beson se kjo mund tė
ketė efekte pozitive, tha mes tejrash ish-=presisdenti amerikan Bill
Klinton sot nė Prishtinė.
-
-
-
Ish-presienti amerikan Bill Klinton mbėrriti sot nė mėngjes nė
Prishtinė
-
-
Prishtinė, 19 shtator 2003
- Sot nė Prishtinė, rreth
8.00 tė mėngjesit, mbėrriti ish-presidenti amerikan Bill Klinton, i
cili do tė qėndrojė pėr njė vizitė njėditėshe nė kryeqytetin e
Kosovės, ku do tė nderohet me ēmimin doktor nderi i Universitetit tė
Prishtinės.
-
Ish-presidentin Klinton nė aeroportin e Prishtinės e priti dhe i
dėshiroi mirėseardhje Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, shefja e
Zyrės amerikanė nė Prishtinė, Mersi Ris etj. Nė aeroportin e
Prishtinės Klintonin e pėrshėndetėn edhe disa qindra qytetarė.
-
Ish-presidentit Bill Klinton nė njė ceremoni solemne qė do tė
zhvillohet nė amfiteatrin e madh tė Fakultetit tė Filologjkisė do tė
shpallet "Doctor honoris causa".
-
Poashtu Klinton gjatė ditės do tė ketė edhe aktivitete tė tjera.
-
-
-
Klintoni nesėr nė Bosnje hap Qendrėn pėrkujtimore tė viktimave tė
masakrės nė Srebrenicė
-
-
Prishtinė, 19 shtator 2003
- Pas vizitės nė Kosovė,
ish-presidenti amerikan nė mbrėmje udhėton pėr nė Sarajevė. Klintoni
nesėr zyrtarisht do tė hapė Qendrėn pėrkujtimore nė Potoēari tė
Bosnjės, nė tė cilėn do tė varrosen mbetjet e 107 viktimave tė
masakrės sė Srebrenicės.
-
-
-
Nė
Prishtinė po mbahet takimi dyditor i Paktit tė Stabilitetit pėr
nxitjen e biznesit
-
-
Prishtinė, 19 shtator 2003
- Nė Prishtinė po i
zhvillon punimet takimi dyditor i Paktit tė Stabilitetit me
institucionet e Kosovės dhe komunitetin e biznesit pėr nxitjen e
biznesit vendor qė ka si temė "Pėrfaqėsimi i biznesit kosovar nė
iniciativat e bizneseve rajonale". Nė kėtė takim po merr pjesė njė
delegacion i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, nė krye
me koordinatorin e tijz. Erhard Busek.
-
Busek ka thėnė se Kosova nuk ėshtė mė njė vrimė e zezė nė hartė dhe
kėrkon qė tė zhvillohet mėtej bashkėpunimi teknik me tė, duke shtuar
se korniza pėr investime nė Kosovė duhet tė garantohet nga UNMIK-u
dhe zhvillimet politike. Ai ka thėnė se puna e Paktit tė
Stabilitetit nė Kosovė po shkon shumė mirė, duke shtuar se Kosova
ėshtė pėrfshirė nė ēdo grup tė Paktit tė Stabilitetit.
-
-
-
Holkeri thotė se tash ėshtė momenti i duhur pėr bisedime mes
Prishtinės dhe Beogradit
-
-
Romė, 19 shtator 2003
- Kryeadministratori i Kosovės,
Hari Holkeri, ka thėnė se tash ėshtė momenti i duhur pėr bisedimet e
para ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Kėto komenti z. Holkeri i
bėri pas vizitės sė tij nė Romė.
-
-
Holkeri ka shtuar se tash shtrohet
ēėshtja se kur, ku dhe si do tė fillojnė kėto bisedime. Ai thotė se
fillimisht do tė kėrkojė tė arrijė marrėveshje mbi projektpropozimet
e tij pėr kėto bisedime me pėrfaqėsuesit e Shteteve tė Bashkuara tė
Amerikės, Britanisė, Francės, Gjermanisė dhe Italisė.
-
-
-
G.Eler: Pala shqiptare ka probleme kur Evropa kėrkon standarde para
statusit pėrfundimtar tė Kosovės
-
-
Berlin, 19 shtator 2003
- Nė Berlin kėto ditė i
zhvilloi punimet njė konferencė kushtuar zhvillimeve nė Ballkan, e
organizuar nga Ministria e Jashtme gjermane dhe Shoqata pėr Evropėn
Juglindore. Ndėr pjesėmarrėsit ishin edhe shumė ekspertė gjermanė,
amerikanė dhe tė tjerė.
-
-
Politikani i lartė socialdemokrat dhe
udhėheqės i Shoqatės pėr Evropėn Juglindore, Gerod Eler nėnvizoi
nevojėn e fillimit tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit,
duke shtuar se ky dialog ndėrmjet shumicės shqiptare dhe pakicės
serbe ėshtė i domosdoshėm.
-
Nė njė intervistė pėr "Dojēe velen" ai foli edhe pėr zgjidhjen e
statusit pėrfundimtar tė Kosovės, duke nėnvizuar se pala shqiptare
pėrqėndrohet pothuajse plotėsisht nė ēėshtjen e statusit
pėrfundimtar tė Kosovės dhe punon me tė gjitha forcat pėr ta
zgjidhur kėtė ēėshtje.
-
-
Ai shtoi se pala shqiptare ka probleme
kur Evropa kėrkon standarde para statusit, ndėrkaq pala serbe
nėpėrmjet njė retrospektive historike tė pėrvojave tė deritanishme
paraqitet me njė mentalitet viktime.
-
Politikani i lartė socialdemokrat gjerman thotė se deklarata e mikut
tė tij amerikan Daniel Server, sipas tė cilit Evropa dhe Amerika
duhet tė kenė projekte tė pėrbashkėta, ėshtė produktive dhe ėshtė
pritur nė kėtė konferencė nė mėnyrė shumė pozitive.
-
-
-
Dy
ushtarė ukrainas tė akuzuar pėr kontrabandė me cigare i janė
dorėzuar armatės ukrainase pėr hetime
-
-
Prishtinė, 19 shtator 2003
- Dy ushtarė ukrainasė tė
akuzuar pėr kontrabanadė me cigare nė Kosovė i janė dorėzuar armatės
ukrainase e cila po bėn hetime rreth kėtij rasti, ka njoftuar dje
zėdhėnėsja e KFOR-it amerikan.
-
-
Ajo ka cituar komandantin amerikan tė
Brigadės Shumkombėshe tė Lindjes, gjeneralin amerikan Xheri Bek tė
ketė thėnė pėr kėtė rast se KFOR-i gjithnjė ėshtė duke marrė hapa qė
tė ndalojė aktivitetet e kontrabandimt.
-
Ditė mė parė sė bashku me ushtarėt ukraninas policia e UNMIK-ut ka
arrestuar edhe dy persona tė tjerė shqiptarė nga Maqedonia, tė
dyshohen pėr bashkėpunim nė kėtė propagandė.
-
-
-
Prerja ilegale e druve paraqet problemin mė tė madh nė Podujevė,
vlerėson KFOR-i ēeko-sllovak
-
-
Podujevė, 19 shtator 2003
Nė konferencėn e sotme
pėr shtyp tė KFOR-it ēeko-sllovak, zėdhėnėsi i Brigadės sė tretė
mbitogeri Michal Prejzes kryesisht foli pėr prerjen ilegale tė
druve, disa incidente tė vogla dhe situatėn e sigurisė nė territorin
e komunės sė Podujevės.
-
"Problemi kryesor qe sa kohė nė rajonin tonė tė pėrgjegjėsisė mbetet
prerja ilegale e druve", tha Prejzes duke njoftuar pėr aksionin e
gjerė nė pjesėn verilindore tė Podujevės ku ata kanė ndaluar disa
persona me 100 m kub dru.
-
-
Sipas tij problemi bėhet mė i madh sepse
shumica prej tyre kalojnė kufirin Kosovė-Serbi dhe prejnė dru
ilegalisht, raste kėto qė mund tė pėrfundojnė edhe me arrestime e
dėnime. "Ne jemi nė kontakt me autoritetet pyjore tė Kosovės tė
cilat vlerėsojnė se dėmi i shkaktuar nga ky fenomen qė nuk po ndalet
kap shifrėn prej 3.5 milion euro", ka pohuar mbitogeri Prejzes duke
apeluar qė kjo tė ndalet sa mė parė.
-
Ai pėrmendi edhe disa incidente qė kanė tė bėjnė me dy gjuajtje me
armė zjarri, njėri nė Podujevė kur personi arriti tė arratiset dhe
tjetri nė Koliq ku u konfiskua njė automatik Ak-47. Ndėrkaq sa i
pėrket amnestisė zėdhėnėsi i KFOR-it Prejzes tha se ajo mbete me ato
2 bomba dore tė dorėzuara javėn e kaluar edhe pse pėr dorėzimin e
armėve kanė apeluar edhe udhėheqja komunale.
-
Sipas mbitogerit Prejzes komuna e Podujevės mbetet ndėr mė tė qetat
nė Kosovė dhe pėr kėtė pajtohet edhe Komanda e KFOR-it nė Kosovė e
edhe Brigada shumkombėshe e veriut.
-
-
-
Zėvendėkryeministri Brajshou ka vizituar fshatin Magurė disa familje
tė kthyera hashkalinjsh
-
-
Lypjan, 19 shtator 2003
- Zėvendėkryeministri i
Kosovės, Ēarls Brajshou ka vizituar dje pasdite fshatin Magurė tė
Komunės sė Lipjanit, ku ditė mė parė janė kthyer disa familje tė
komunitetit hashkalinj.
-
-
Gjatė takimit me kryetarin e KK tė
Lypjanit, Xhevat Olluri, z. Brajshou tha se prej vizitės sė parė nė
kėtė lokalitet, ka vėrejtur shumė zhvillime pozitive nė fushėn e
sigurisė dhe tė rindėrtimit. Ai ka shtuar se ēdo qytetar nė kėtė
komunė, duhet tė ndihet i sigurt.
-
-
-
Marrėveshja pėr tregtinė e lirė Kosovė - Shqipėri parasheh
liberalizimin e importit tė prodhimeve industriale e bujqėsore
-
-
Prishtinė, 19 shtator 2003
- Marrėveshja pėr tregtinė
e lirė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė e cila do tė hyjė nė fuqi mė
1 tetor parasheh liberalizimin e importit tė rreth 98 pėr qind tė
prodhimeve industriale dhe tė rreth 60 pėr qind tė prodhimeve
bujqėsore. Kėshtu u tha nė njė seminar lidhur me zbatimin e kėsaj
marrėveshje, tė mbajtur nė Prishtinė nėn organizimin e Odės Ekonike
tė Kosovės.
-
Pjesėmarrėsit e seminarit, zyrtarė tė UNMIK-ut, pėrfaqėsues tė
institucioneve tė Kosovės dhe Shqipėrisė dhe afaristė e biznesmenė
nga tė dyja vendet, diskutuan pėr rolin, rėndėsinė dhe teknikat e
zbatimit tė marrėveshjes.
-
-
-
Tirana i shpreh shqetėsimin diplomates greke pėr keqtrajtimin e
qytetarėve shqiptarė nė Greqi
-
-
Tiranė, 19 shtator 2003
- E Ngarkuara me Punė e
Ambasadės Greke nė Tiranė u thirr dje pasadite nė takim nė
Ministrinė e Punėve tė Jashtme pėr t'i shprehur shqetėsimin lidhur
me ngjarjen e rėndė tė ndodhur ditėt e fundit me tre shtetasit
shqiptarė nė territorin grek.
-
Pasi diplomatja e Ambasadės Greke u njoh nė detaje me informacionin
e pėrgatitur nga organet shqiptare tė rendit dhe ato tė shėndetėsisė
mbi kėtė ngjarje u kėrkua qė nga ana e autoriteteve greke tė jepen
sqarime tė plota lidhur me rrethanat e keqtrajtimit tė qytetarėve
tanė.
-
Nė takim zyrtari i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme shprehu
keqardhjen qė veprime tė tilla ndaj qytetarėve shqiptarė nė Greqi jo
vetėm bien nė kundėrshtim me aktet ndėrkombėtare pėr liritė dhe tė
drejtat e njeriut por ato nuk i pėrgjigjen atmosferės miqėsore dhe
marrėdhėnieve tė ngushta tė bashkėpunimit midis dy qeverive dhe
popujve tanė.
-
E Ngarkuara me Punė e Ambasadės Greke bėri tė ditur se organet
kompetente tė Ministrisė Greke tė Rendit nė bazė edhe tė tė dhėnave
tė paraqitura deri tani nga pala shqiptare kanė filluar hetimet pėr
sqarimin e rrethanave tė keqtrajtimit te qytetareve shqiptare dhe
siguroi se po merren masat e nevojshme pėr identifikimin e personave
te implikuar ne ngjarje dhe marrjen e pėrgjegjėsive pėrkatėse ndaj
tyre, thuhet nė njė njoftim tė Ministrisė sė jashtme shqiptare.
-
-
-
Trajkovski thotė se situata e sigurisė nė Maqedoni ėshtė e
qėndrueshme
-
-
Shkup, 19 shtator 2003
- Situata e sigurisė nė Maqedoni
ėshtė e qėndrueshme dhe nuk ka rrezik nga pėrsėritja e konflikteve
tė vitit 2001, ka thėnė presidenti maqedonas Boris Trajkovski pas
takimit me kryeministrin Branko Cėrvenkovski, si dhe me ministrin e
Mbrojtjes, Vllado Buēkovski dhe atė tė policisė Hari Kostov. Nė kėtė
takim u bisedua pėr reformat nė sektorin e mbrojtjes dhe prioritetet
nė formimin e njėsive speciale.
-
-
-
Klosi
akuzon presidentin Moisiu se ka udhėhequr turmat kundėr
institucioneve tė vendit
-
-
Tiranė, 19 shtator 2003
- Ish-shefi i Shėrbimit
Sekret tė Shqipėrisė, Fatos Klosi ka akuzuar dje presidentin e
vendit Alfred Moisiun se ka udhėhequr para tetė vjetėsh turmat
kundėr institucioneve tė vendit.
-
-
Klosi thotė se kjo ka ndodhur nė kohėn e
protestave pėr shkak tė vrasjes sė deputetit demokrat Azem Hajdari.
Ishte kjo njė lloj kundėrpėrgjigje e Klosit ndaj pohimeve tė fundit
tė presidentit Moisiu se shėrbimet sekrete nė Shqipėri ishin tė
politizuara dhe nė shėrbim tė politikės.
-
Presidenca i hodhi poshtė pohimet e Klosit si tė pavėrteta.
-
-
-
Tre
ushtarė amerikanė u vranė nė Tikrit
-
-
Tikrit, 19 shtator 2003
- Tre ushtarė amerikanė
janė vrarė nė njė pritė pranė qytetit tė Sadam Hyseinit, Tikrit.
Kėto janė viktimat e fundit nė njė varg sulmesh mbi amerikanėt nė
Irak.
-
Njė zėdhėnės i ushtrisė amerikane tha se ushtarėt ishin sulmuar
ndėrsa po bėnin kontroll pėr armė.
Dy ushtarė u plagosėn nė njė sulm tjetėr mbi njė autokolonė nė
qytetin Khaldiyah, nė perėndim tė Bagdadit.
-
Lajmi pėr viktimat mė tė fundit erdhi ndėrsa presidenti Xhorxh Bush
e pranoi se nuk ka tė ngjarė qė sė shpejti tė miratohet njė rezolutė
e re e Kombeve tė Bashkuara.
-
-
-
Uragani Izabela deri tash ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 7
personave
-
-
Riēmond, SHBA, 19 shtator 2003
Sipas njoftime mė tė
reja tė Rojterit, uragani Izabela deri tash ka shkaktuar vdekjen e
tė pakten 7 personave. Ky uragan i fuqishėm ėshtė pėrplasur qė dje
nė brigjet amerikane tė Atlantikut me erėra dhe shira tė furishme,
tė cilat kanė ndėrprerė energjinė elektrike tė miliona njerėzve dhe
kanė paralizuar jetėn e tyre nė bregdetin e Karolinės sė Veriut dhe
tė Virxhinisė.
-
-
-
Pas
vrasjes sė tre ushtarėve, forcat amerikane kanė kapur 40 guerilė
irakianė
-
-
Tikrit, 19 shtator 2003
Gjatė luftimeve pas
vrasjes sė tre ushtarėve, forcat amerikane, tė mbėshtetura edhe me
helikopterė, kanė kapur 40 guerilė tė dyshimtė irakianė afėr
Tikritit, njofton Rojter.
-
-
-
Trupat izraelite kanė hedhur nė erė shtėpinė e njė bombėvėnėsi
vetėvrasės tė Hamasit
-
-
Ramallah, 19 shtator 2003
Nė njė kohė qė Jaser
Arafati dhe lderėt Al Fatahut tė tij kanė filluar tė formojnė
bashkarisht kabinetin e ri, trupat izraelite kanė hedhur sot (e
premte) nė erė me shpėrthim shtėpinė e njė bombėvėnėsi vetėvrasės tė
Hamasit nė Bregun Perendimor dhe kanė kontrolluar qytetin nė kėrkim
tė tė arratisurve, njofton AP.
-
-
Kėshtu, trupat izraelite me automjete tė
blinduara kanė hyrė nė qytetin Xhenin dhe nė kampin e afėrm tė
refugjatėve, kanė bastisur 8 shtėpi, ndėrsa e kanė rrėnuar shtėpinė
e Shadi al-Tubasit, i cili nė mars tė vitit 2002 kishte hedhur nė
erė me njė shpėrthim njė kafene nė qytetin e portit Haifa, ku pėrveē
tij kanė humbur jetėn edhe 15 izraelitė.
-
-
-
Njė
gjykatė marokene ka dėnuar me burg tė pėrjetshėm njė francez dhe dy
marokenė pėr sulme terroriste
-
-
Kazablankė, 19 shtator 2003
- Njė gjykatė marokene u
ka shqiptuar dėnimin me burg tė pėrjetshėm njė shtetasi francez dhe
dy marokenėve pėr planifikim tė sulmeve terroriste nė pėrpjekje pėr
tė pėrmbysur shtetin, njofton BBCWorld.
-
-
Gjykata gjithashtu u ka shqiptuar njė
sėrė dėnimesh deri nė 30 vjet burg edhe 30 tė pandehurve tė tjerė tė
kėtij rasti, kurse vetėm dy tė akuzuar janė shpallur tė pafajshėm.
Francezi, Pjer Robert, 31-vjeēar, ka mohuar tė gjitha akuzat dhe ka
thėnė se ka qenė i torturuar nė burg.
-
-
Ky gjykim ėshtė profilit mė tė lartė tė
serisė sė rasteve tė militantėve tė dyshimtė islamikė tė arrestuar
pas bombėshpėrthimeve vetėvrasėse nė Kazablankė nė maj kur u vranė
45 njerėz.
-
-
-
Ish-ministri i Mbrojtjes i Irakut u ėshtė dorėzuar forcave amerikane
-
-
Mosul, 19 shtator 2003
Ish-ministri i Mbrojtjes i
Irakut, Sulltan Hashim Ahmed, i cili ėshtė nė numrin 27 tė listės sė
Uashingtonit tė ish-zyrtarėve tė lartė mė tė kėrkuar tė Sadam
Hyseinit, u ėshtė dorėzuar forcave amerikane, ka bėrė tė ditur sot
(e premte) njė ndėrmjetėsues, njofton Rojter.
-
-
Davud Bagistani, njė zyrtar lokal i tė
drejtave tė njeriut, i cili kishte ndėrmjetėsuar nė bisedimet me
Ahmedin, ka thėnė nė njė konferencė tė sotme shtypi se ky
ish-ministėr ėshtė dorėzuar sė bashku me familje nė shtėpinė e tij
nė qytetin verior irakian Mosul dhe ėshtė transportuar nė Bagdad nga
forcat amerikane.
-
-
-
Gjendje e jashtėzakonshme nga Uragani Isabel
-
-
Uashington, 19 shtator 2003
- Presidenti amerikan
Xhorxh Bush ka shpallur disa pjesė tė Karolinės sė Veriut si zonė e
goditur nga katastrofa pėr shkak tė shkatėrrimit qė ka shkaktuar
Uragani Isabel, qė ka goditur bregun lindor tė Shteteve tė
Bashkuara.
-
Vendimi i presidentit nėnkupton sė Karolinės sė Veriut do t'i
ofrohen fonde nga qeveria.
-
Njoftohet se tė paktėn njė person ka vdekur si rezultat i uraganit
dhe mė shumė sė njė milion shtėpi dhe biznese nuk kanė energji
elektrike.
-
Stuhitė e rrėmbyeshme tė shiut kanė shkaktuar pėrmbytje tė mėdha nė
pjesėn mė tė madhe tė bregdetit lindor amerikan, ku ėshtė nė fuqi
gjendja e jashtėzakonshme.
-
-
-
Njė
shpėrthim afėr selisė ushtarake amerikane nė Afganistan ka shkaktuar
vdekjen e tė pakten 6 personave
-
-
Bagram, 19 shtator 2003
Njė shpėrthim i sotėm (e
premte) afėr selisė ushtarake amerikane nė Afganistan ka shkaktuar
vdekjen e tė pakten 6 personave, njofton Rojter. Tė gjitha viktimat
besohet tė jenė banorė vendės.
-
-
Shpėrthimi ka ndodhur nė zonėn e banuar rreth gjysmė
mile nga porta kryesore e Bazės ushtarake ajrore tė Bagramit nė veri
tė Kabulit. Shkaku i shpėrthimit ende nuk ėshtė i qartė.
-
-
-
Nė
pėrleshjet e grupimeve rivale vendėse u vranė tė pakten 13 vetė
-
-
Kabul, 19 shtator 2003
Ushtritė private tė liderėve tė
dy grupimeve nė Afganistan janė pėrleshur shumė herė afėr
kryeqytetit Kabul nė javėn e kaluar dhe nė kėto luftime janė vrarė
tė pakten 13 vetė, kanė bėrė tė ditur sot (e premte), zyrtarėt
vendorė.
-
-
Kėshtu, krahas dhunės sė mbeturinave tė ish-regjimit
taliban dhe tė rrjetit tė Al Kaidės kundėr forcave tė koalicionit
amerikan, edhe dhuna e shkaktuar nga rivalitetet e fiseve dhe tė
klaneve po shkakton viktima tė shumta.
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|