| |
 |
|
|
|
19.09.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
CLINTON FTON PĖR PAJTIM, MBĖSHTET VETĖVENDOSJEN |
|
|
|
|
|
 |
|
Aeroporti i Prishtinės:
Presidenti Rugova duke i dėshiruar mirseardhje
ish-Presidentit Bill Klinton / Foto:QIK |
|
|
-
-
Sot nė Fakultetin Filologjik, u mbajt njė
ceremoni me rastin e nderimit tė ish presidentit amerikan Bill
Clinton, me titullin "Honoris Causa", Doktor Nderi i
Universitetit tė Prishtinės.
-
"Emri i kandidatit pėr Doktor "Honoris
Causa" i Universitetit tė Prishtinės ėshtė ish presidenti
William Jefferson Clinton. Universiteti i Prishtinės konfirmon
se ish presidenti Clinton i plotėson tė gjitha kushtet e
parapara me ligj pėr marrjen e kėtij titulli", ishin kėto
fjalėt e Rektorit tė Universitetit tė Prishtinės Zenel
Kelmendit, ndėrsa ish presidenti Clinton pranoi diplomėn nga
zėvendės-rektori Arsim Bajrami: " Zoti president, nė emėr tė
Universitetit tė Prishtinės ju dorėzoj kėtė diplomė".
-
Ish presidenti Clinton, i cili sot edhe
njėherė u quajt miku mė i madh i popullit tė Kosovės dhe
njeriu qė dha kontributin mė tė madh qė popullit tė Kosovės
t'i ndalen vuajtjet nga shtypja e regjimit diktatorial tė
Millosheviēit, pranoi diplomėn e shpalljes sė tij Doktor Nderi
i Universitetit tė Prishtinės.
|
-
-
Duhet t'u falenderohemi ushtarėve tė SHBA-ve dhe
tė tjerėve, tė cilėt ju mbrojtėn juve, qytetarėve tė Kosovės, duke
rrezikuar jetėn e tyre, duke ju mundėsuar qė tė ktheheni sėrisht nė
shtėpitė tuaja," tha Clinton, para tė pranishmėve, mes tė cilėve
ishin profesorė dhe studentė tė Universitetit tė Prishtinės, krerėt
mė tė lartė tė misionit ndėrkombėtar, udhėheqėsit vendorė dhe
diplomatė tė Shteteve tė Bashkuara dhe vendeve tė tjera tė
akredituara nė Kosovė.
-
" Ne erdhėm nė Ballkan bashkė me aleatėt dhe do
tė largohemi nga Kosova bashkė me ta, kur tė konsiderojmė se kemi
pėrfunduar misionin tonė nė Kosovė," tha ish presidenti Clinton, i
cili u ka bėrė sot thirrje qytetarėve tė Kosovės, liderėve vendorė,
si dhe tė gjitha subjekteve relevante politike, qė tė kontribuojnė
nė pajtimin etnik, tė mos harrojnė tė kaluarėn, por kurrsesi tė mos
pėrsėritin gabimet e Millosheviēit.
-
"Jam krenar qė isha njė prej atyre qė i kanė
ndihmuar popullit tė Kosovės tė ēlirohet, dhe pas luftės sė
tmerrshme njerėzit tė kthehen sėrisht nė shtėpitė e tyre," tha
Clinton, prandaj ai kėrkoi nga popullata shumicė qė tani mos lejojė
hakmarrjen dhe dhunėn ndaj pakicave apo etnive tė tjera. Clinton mė
pas ka folur edhe pėr statusin e pazgjidhur tė Kosovės, dhe rrugėn
deri tek definimi i tij.
-
"Jam mėse i vetėdijshėm se nė ēfarė drejtimi doni
tė shkojė e ardhmja juaj politike. Besoj nė vetėvendosje dhe dua qė
ju tė jeni tė aftė tė krijoni tė ardhmen tuaj," tha Clinton, duke
shtuar mė pas se rruga deri aty nėnkupton dhe sfida tė ndryshme.
-
" Mundėsia qė ėshtė dhėnė pėr njė dialog mes
Prishtinės dhe Beogradit, ėshtė e madhe. Bisedimet duhet tė jenė pėr
ēėshtje praktike, dhe nuk do tė zgjidhet gjithshka brenda njė nate.
Megjithatė nga ana psikologjike kjo do tė jetė njė punė e madhe,
pasi nė njėrėn anė tė tavolinės do jetė qeveria serbe dhe nė anėn
tjetėr qeveria e Kosovės. Kjo ėshtė njė fotografi qė nuk ėshtė parė
kurrė nė histori," tha Clinton, i cili mė pas u uroi bisedime tė
mbara liderėve vendorė, duke pėrsėritur mė pas se ėshtė shumė krenar
qė kontribuoi qė gjėrat tė vijnė deri kėtu ku janė sot.
-
"E dua kėtė vend dhe do tė vazhdoj tė angazhohem
pėr tė mirėn e qytetarėve tė Kosovės", ishin mesazhet qė sot ish
presidenti Bill Clinton ja adresoi popullit tė Kosovės.
-
Paraprakisht ish presidenti Clinton ka takuar nė
ambjentin e universitetit udhėheqėsit vendorė Ibrahim Rugovėn,
Bajram Rexhepin dhe Nexhat Dacin, si dhe liderėt e partive mė tė
mėdha politike tė Kosovės, por pas kėtyre takimeve nuk janė dhėnė
prononcime pėr mediat.
-
Ndėrkohė rektorati i Universitetit tė Prishtinės
e ka cilėsuar Clintonin njeri tė madh, i cili nė Kosovė ktheu
shpresat e njerėzve pėr liri, demokraci dhe jetė nė vendin e tyre.
Zėvendės rektori i Universitetit Hajredin Kuēi, tha se Clintoni
ishte dhe do tė mbetet miku mė i madh i Kosovės.
-
"Ne e konceptojmė figurėn e ish presidentit
Clinton si njeri qė kontribuoi shumė pėr paqen, drejtėsinė, lirinė
dhe demokracinė nė tėrė botėn dhe nė veēanti nė Kosovė. Nė figurėn e
presidentit Clinton, tė gjithė ne shohim njė personalitet tė madh me
virtyte tė larta njerėzore. Populli i Kosovės dhe mbarė populli
shqiptar, sot e ka jo vetėm njė personalitet politik tė formatit tė
madh, njė dijetar dhe veprimtar tė madh, por edhe njė mik tė madh
dhe tė pėrheshėm," u shpreh nė fjalėn e tij Hajredin Kuēi.
-
Ish presidenti amerikan ka vizituar universitetin
amerikan si dhe sheshe tė ndryshme, pėrfshirė kėtu edhe sheshin Bill
Clinton, ndėrsa nė orėt e pasdites, para se tė largohet nga Kosova,
ai do t'u bėjė njė vizitė dhe ushtarėve amerikanė nė kampin
Bondsteel.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|