|
- 18
shtator 2003 / Salih KABASHI
-
-
Nė kuadėr tė polemikės midis zotėrinjve
Demaj dhe
Berisha,
desha, nėse mė lejohet, tė sqaroj diēka: Enver Malokun dhe sidomos
Xhemal Mustafėn nuk ke si t'i lidhėsh aq shumė me gazetėn "Bota Sot"
nga arsye e thjeshtė se qė tė dyja figurat e rėndėsishme tė
publicistikės dhe tė literaturės ishin institucione mė vete. Pėr
botėn shqiptare nė Kosovė ata qėndronin mbi gazeta, pra edhe mbi
"Botėn Sot".
-
-
Xhemal Mustafa, bie fjala, ishte
politikan, esejist, shkrimtar dhe gazetar. Por ai, siē kanė bėrė
figurat e mėdha nacionale nė kthesa tė forta tė historisė, ka ditur
tė mbajė distancėn e duhur pėr tė mos rėnė viktimė e ēfarėdo
ideologjie, klani politik e sidomos mafioz. Vrasja e tij nuk ishte
vrasje e njė (bashkė)punėtori tė njė gazete. Vrasja e tij ishte
vrasje e njė intelektuali tė madh nga i cili priteshin krijime e
vepra me peshė e me vlerė kombėtare e universale.
-
-
Nga ana tjetėr diēka dihet ditur nė
lidhje me vrasjen udhėheqėsit tė Qendrės Informative tė
Kosovės: Enver Maloku u vra sepse QIK-u tė cilin ai e drejtonte zu
tė njohė dhe tė lartėsojė lėvizjen e armatosur tė shqiptarėve kundėr
pushtueses Serbi.
-
-
Pėrndryshe Enver Maloku dhe « Bota Sot »
kishin raporte partneriteti. E fundit pėrmes tė parit blente lajmet
nga QIK-u. Dhe kėtu ska asgjė tė keqe. QIK-u i dėrgonte lajmet sė
pari nė « Bota SoT », sepse kjo paguante mė mirė dhe, dikur vonė, nė
mbrėmje, rivales « Rilindja » nė Zofingen. Kėto janė gjėra tė ditura
dhe as kėtu nuk do tė duhej tė shihej diēka e keqe.
-
-
"Bota Sot", ndėrkaq mund tė jetė krenare
se ka pasur bashkėpunėtorė tė saj Xhemal Mustafėn dhe Enver Malokun.
Ajo kėtė bashkėpunim, gjė qė ėshtė normale, e ka fituar duke paguar
me marka gjermane artikujt dhe lajmet. Pra, nuk ka aq shumė vend
vend pėr krekosje. Pėrndryshe « Zėri i Popullit », ish-organ i
PPSH-sė do tė mund tė krenohej dhe tė siguronte merita qė nėfakt nuk
i takojnė, pse sot kemi Ismail Kadarenė dhe gjithė ēfarė ka vlerė nė
korpusin intelektual shqiptar.
-
-
Gjėrat sidoqoftė janė pak mė tė
koklavitura se sa shihen nga njerėz qė nuk duan tė futen nė
thellinat e historisė sė re a tė asaj pak mė tė vjetėr.
|
|