| |
 |
|
|
|
18.09.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Kryetari i KK tė
Mitrovicės, Faruk Spahija ka shprehur paknaqėsinė e tij pėr strukturėn
e tanishme tė tė punėsuarve nė Burgun e Qarkut nė pjesėn veriore tė
qytetit |
|
|
|
|
|
-
Mitrovicė, 18 shtator 2003 /
Nga: Hysni SYLA (
Zyrtar pėr informim i KK )
-
-
Kryetari i Kuvendit tė
Komunės, Faruk Spahija, ka vizituar Burgun e Qarkut nė pjesėn
veriore tė qytetit, me ērast ka biseduar me udhėheqėjen e kėtij
institucioni pėr mundėsinė e inkuadrimit tė ish punėtorėve
shqiptarė tė kėtij burgu, tė cilėt aktualisht janė tė papunė ose qė
punojnė nėpėr qendrat tjera korrektuese tė vendit.
-
-
Kryetari Spahija ka
kėrkuar nga udhėheqja e burgut qė tė bėjė ndonjė zgjidhje tė
mundshme pėr ish punėtorėt e kėtij institucioni tė cilėt aktualisht
nuk punojnė dhe pėr ata qė punonjnė nėpėr qendrat tjera tė kėtilla,
tė cilėt bėjnė shpenzime tė papėrballueshme, nė kohėn kur Burgu i
Qarkut, sipas standardeve ndėrkombėtare, ka nevojė pėr kompletimin
e stafit.
-
-
Pėrveq kėsaj, kryetari
Spahija ka shprehur paknaqėsinė e tij pėr strukturėn e tanishme tė
tė punėsuarve nė kėtė institucion, si pėr stafin administrativ,
ashtu edhe pėr stafin tjetėr.
-
-
Biseda ka rezultuar me
arritjen e pajtimit se ėshtė i nevojshėm njė koordinim i plotė pėr
tė filluar rekrutimi i ish punėtorėve tė burgut pėr stafin e
nevojshėm.
-
-
Kryetari i Kuvendit tė
Komunės, Faruk Spahija, si kontribut pėr tė lehtėsuar kėtė process,
ka marrė pėrsipėr qė komuna tė sigurojė transportin pėr punėtorėt qė
do inkuadrohen.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|