|
 |
|
17 shtator
2003 Zėri
i Amerikės
Gara pėr Shtėpinė e Bardhė kėtu nė
Shtetet e Bashkuara po bėhet edhe mė interesante me vendimin e
demokratit tė dhjetė pėr tė konkurruar. Kandidati i ri ėshtė
Wesley Clark i cili shpalli kandidaturėn sot nė orėn 1:00, nė
Little Rock tė shtetit Arkansas. Por sa shanse ka gjenereli nė
pension, mes kandidatėve tė tjerė qė kanė kohė qė kanė filluar
fushatėn?
Pėrkrahėsit e Wesley Clarkut thonė se
ai do tė ishte njė president i mrekullueshėm dhe shumė demokratė
thonė se ai do tė ishte kandidati mė i fortė kundėr Presidentit
Bush nė zgjedhje.
Duke filluar qė sot me shpalljen e
kandidaturės, gjenerali Clark shpreson qė tė jetė njė kandidat
ndryshe. Ai nuk ka bėrė ende fushatė, nuk ka mbledhur para nga
pėrkrahėsit pėr kėtė fushatė dhe nuk ka pėrvojėn politike qė kanė
kandidatėt e tjerė dhe qė zakonisht pėrcakton se kush do tė
emėrohet si kandidat i njė partie. |
Shumė gjeneralė kanė qenė presidentė mė
parė, por siē u shpreh njė analist, Wesley Clark nuk ėshtė George
Washington dhe nuk ėshtė shumė i njohur nė Shtetet e Bashkuara.
Wesley Clark e ka kundėrshtuar luftėn nė
Irak dhe ėshtė shprehur hapur pėr ēėshtje tė tjera ushtarake dhe tė
politikės sė jashtme. Mendoj se ky vend po kalon momente mjaft tė
vėshtira, si brenda dhe jashtė kufijve dhe mendoj se ka nevojė pėr njė
udhėheqje tė fortė dhe largpamėse qė ta ēojė pėrpara dhe kjo mė bėri
qė tė marr kėtė vendim, tha ai dje.
Megjithėse qėndrimet e tij nė politikėn e
brendshme janė ende njė mister pėr shumė votues, dje dhe sot nė njė
fushatė jozyrtare pėrmes intervistave nė stacione televizive,
gjenerali nė pension foli pėr ekonominė dhe ēėshtje tė tjera
shoqėrore. Kemi humbur 2.7 milionė vende pune kėto dy vjet e gjysmė.
Duhet tė hapim vende tė reja pune. Duhet tė hapim 125 mijė vende pune
nė muaj, tha ai dje, ndėrsa sot u shpreh se i njeh mirė problemet e
sistemit shėndetėsor, sigurimet shoqėrore dhe tė tjera qė mund tė jenė
ēėshtjet qė tėrheqin votuesit.
Ja ēthotė pėr tė Stuart Rothenberg,
analist politik: Ai di tė flasė shumė mirė, ėshtė karizmatik. Por nė
fund tė fundit ajo qė ka rėndėsi, ėshtė a do tė jetė kandidat i
mirė?, tha ai.
Shumė njerėz mendojnė se me pėrvojėn e tij
nė ēėshtje ushtarake dhe ndėrkombėtare, gjenerali do tė ishte njė
kundėrshtar i fortė pėr Presidentin Bush. Si ushtarak, Wesley Clark ka
edhe njė tė veēantė tjetėr. Nė Shtetet e Bashkuara, zakonisht
ushtarakėt e karrierės nėse hyjnė nė politikė, hyjnė nė emėr tė
Partisė Republikane, ndėrsa ish-gjenerali ėshtė rreshtuar me
demokratėt.
Zoti Clark ka pėrfunduar me rezultate tė
shkėlqyera Akademinė Prestigjioze ushtarake, West Point kėtu nė
Shtetet e Bashkuara. Ka diploma pasuniversitare nė filozofi, politikė
dhe ekonomi. Ai ėshtė i martuar dhe ka njė djalė.
Pėr publikun shqiptar, sigurisht qė Wesley
Clark ėshtė shumė i njohur dhe i respektuar pėr rolin e tij si personi
qė udhėhoqi fushatėn e goditjeve ajrore nė krye tė NATO-s nė vitin
1999 nė Kosovė.
|
|