|
-
Bernė (ZVICĖR)16
shtator 2003 / Shkruan: Lulzim BERISHA
-
-
Kur kam shkruar pėr
publicistėt paramilitarė, tė cilėt vėrtiten nėpėr kthinat e mykura
tė Zvicrės, e kam pasur mendjen pikėrisht te lloji i Jahir Demajt.
Duke qenė tėrėsisht tė paditur, ata janė tė shkathtė vetėm tė
fyejnė. Pa asnjė informatė, pa asnjė pėrgatitje
Jahir Demaj
tregon zell tė pashoq tė shkarravis dhe tė shpif, tė fyejė ne
stilin shkrimi i kėtij far Lulzimit. Unė nuk po ju them juve as
njėfarė, as kurrfarė ? nga teksti shihet se jeni njė hiē, njė
militant i rrenave, viktimė e ideologjisė.
-
-
Figura juaj e mjerueshme
ėshtė pėr keqardhje. Meqė ju vetė, nė sikletin tuaj tė madh pėr tė
sharė, keni llomotitur pėr nivelin e shkrimit tim, mė duhet tė them
se juve ju mungon kultura elementare e shkrimit, mos tė flasim kėtu
pėr gabimet e njėpasnjėshme gjuhėsore, gramatikore. Mėsoni shqip!
Edhe pse e kam tė qartė se mjegulla, qė ua ka zbehur mendjen tuaj,
nuk mund tė thithė mė asgjė tė shėndoshė. Ėshtė e drejtė e juaja,
Jahir Demaj, tė lexoni ēka tė doni. Por, mos mendoni se me
budallallėqe mund ti bindni tė tjerėt se njė gazetė si Bota Sot
na qenkėsh fjala e fundit e gazetarisė shqiptare.
-
-
Unė kam konstatuar se
kjo fletushkė ėshtė fabrikė pėr prodhimin e rrenave. Asgjė mė shumė.
Tė tjerat, qė ju m?i mveshni mua nė tekst, janė zbulime tuajat, tė
cilat mund ti bėjė vetėm njė megaloman analfabet. Siē jeni ju! Se
Bota Sot ėshtė uzinė rrenash, kjo dihet botėrisht. Edhe me sy tė
mbyllur mund ta vėreni se pėr shkak tė shpifjeve kjo ?gazetė? ėshtė
gjobitur pandėrprerė nga institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė. Nuk
besojė se ju do t?i barazoni ato me regjimin e Milosheviqit.
-
-
Duke paguar gjobat e
merituara ?Bota Sot? ka pranuar edhe vetė se ėshtė shpifėse. Po tė
kishit vetėm njė copėz dinjitet dhe guxim njerėzor, ju do ta
pranonit se gazeta nė fjalė ėshtė njė qerdhe e disa sherbėtorėve
tė devotshėm tė Serbisė. Nė redaksinė e Botės Sot gjenden
gazetarė, qė kanė bėrė karrierė nė Komitetin Qendror tė Serbisė,
shkarravitės tė tjerė, qė janė marrė me denoncime tė kolegėve nė
policinė serbe, kalemxhinj, tė cilėt shpifin nga tavolina e gjelbėrt
dhe shkrimet nuk i bazojnė nė fakte.
-
-
Ka edhe paramilitarė tė
tjerė, tė cilėt falsifikojnė intervista, siē ėshtė njė gazetar nė
Gjenevė, tė cilit pėr arsye higjienike nuk dua tia pėrmend as emrin
duhmėrėndė! Dhe meqė ju jetoni nė Uster, Jahir Demaj, besoj se
ndonjėherė nė jetėn tuaj keni dalur nga vrima e mykur dhe e keni
marrė vesh se gazeta juaj e preferuar ēprej vitesh ėshtė nė
shenjestėr tė gjyqėsisė zvicerane, se ndaj saj janė inicuar
procedura penale. Athua edhe juristėt zviceranė janė me
Milosheviqin? Nuk do tė mė befasonte sikur mendjelehtėsia juaj tė
pohonte diēka tė tillė. Kaq pėr Botėn Sot dhe zbehjen tuaj
mendore. Pa asnjė informatė ju shpifni pa turp dhe pėrpiqeni tė mė
denonconi si adhurues tė kėsaj apo asaj partie.
-
-
Me kėtė perfideitet ju
nuk mund tė arrini asgjė, sepse asnjėra nga partitė ekzistuese nė
Kosovė nuk e meriton votėn time dhe tė rreth 40 pėr qind tė votuesve
kosovarė, tė cilėt nė zgjedhjet e fundit preferuan tė heshtin dhe tė
mos marrin pjesė nė kėtė lojė tė rrejshme demokratike. Nė
shkarravinėn tuaj ju nuk e fshehni gėzimin bizar pėr paditjen e
shqiptarėve nga Tribunali i Hagės.
-
-
Kjo mė sė miri shpjegon
sa shpirtngushtė jeni, sa i paditur, sa qesharak. Nė tekstin tim nuk
kam paragjykuar mbi fajėsinė apo pafajėsinė e asnjė tė akuzuari dhe
atyre qė do tė akuzohen sė shpejti nga Haga. As nuk e kam fjalėn pėr
atė se duhet tė ketė njerėz tė paprekshėm. Ēėshtja ėshtė vetėm te
mėnyra se si paramilitarėt e penės ngrejnė kokė nė opinion dhe bėjnė
zhurmė me vokabular tė helmuar.
-
-
Ju, Jahir Demaj, e
shikoni politikėn si terren tė inateve personale, si fushė pėr
larjen e hesapeve. Pėr fat tė mirė janė disa figura nė LDK, tė cilat
nuk kanė rėnė pre e ideologjisė tuaj dhe tė ?Botės Sot? se tė gjithė
ata qė s?janė militanė tė tipit tė Jahir Demajt duhet ose tė shkojnė
nė Hagė ose edhe mė mirė sikur tė ishin vrarė nė luftė. Kjo
ėshtė metoda juaj makabre e argumentimit. Ju, Jahir Demaj, jeni i
mjerė, sepse jeni model i tė keqės! Nė vend tė hulumtimit tė sė
vėrtetės ju notoni nėpėr moēalin e teorive tė komplotit. Ju, nė
fakt, nuk keni mundėsi tjetėr, sepse s?jeni as gazetar, as
publicist, por vetėm njė gėnjeshtar i ushtruar.
-
-
FUND
|
|