|
 |
|
-
Ismail KADARE
-
-
Ne prag te
mijevjeçarit te tyre trete, qe eshte dhe mijevjeçari i trete i
botes se sotme, shqiptaret i priste nje befasi tragjike. Ishte
e pangjashme me dramat e meparshme, ndaj ishte, ndoshta, dhe
me e hidhura. Nje vizatim ne nje gazete franceze te atyre
diteve e jepte tronditshme thelbin e ngjarjes: Njera koke e
shqiponjes dykrenare, zogut simbolik te shqiptareve, perpiqej
te mbyste koken tjeter. Marsi i eger i 1997 do te hyje ne
historine e ketij vendi si marsi i vetevrasjes. Nuk teprohet
aspak po te thuhet se Shqiperia u perpoq te vetevritej.
|
-
-
A ishte e denje kjo per
nje popull qe ka mijera vjet qe jeton ne kete bote te veshtire ? A
ishte shenje papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi Se fundi, a ishte e
turpshme ?
-
-
Per dike qe shkon drejt
vetevrasjes, gjykimi i pastajme, qofte i atij vete, qofte i te
tjereve s'mund te jete kurre as teper i sakte, as teper i qarte, e
aq me pak, as teper i pameshirshem. Por ne, nese nuk jemi ne gjendje
te shkoqitim e te zhbirojme shkaqet e thella e nderthurjen e
kushteve qe e sollen popullin shqiptar ne kete dite me te vertete te
zeze te tij, jemi te detyruar nderkaq qe çdo mendimin tone, çdo
perpjekje e çdo veprim tonin te tashem ta veme ne lidhje me kete
tragjedi. Ajo eshte e tille qe nuk te le te qete. Ajo eshte
zoteruese dhe klithese. Ajo shtron pyetje dhe kerkon pergjigje nga
te gjithe.
-
-
-
Miti i Katastrofes
-
-
Popujt, ashtu si qeniet
njerezore kane deshire te kujtojne fatkeqesite e kaluara. Me kalimin
e viteve, shpesh qellon qe keto fatkeqesi te skajuara ne ndergjegjen
e tyre, ndryshojne trajte, rralle here zbehen ose harrohen, se
shumti zmadhohen ose nxihen me fort. Ne ndryshim me qenien
njerezore, qe e ka jeten te shkurter, jetegjatesia e kombeve krijon
kushte per tjetersimin e fatkeqesive, te cilat disa here shderrohen
ne mite te verteta. Ne keto mite mbeshtetet shpesh kujtesa
historike, prej tyre ushqehen letersia dhe artet ose krijohen
psikoza fataliste qe ngjyrojne per nje kohe te gjate ate qe quhet
shpirtesi e nje populli. Nderkaq, ka raste qe prej ketyre miteve
ushqehen propagandat shoviniste e doktrinat hakmarrese kunder
popujve te tjere.
-
-
Nje nga mitet tipike qe
gjendet ne historine e shume popujve eshte ai i katastrofes se
dikurshme. Eshte nje thyerje ose nje humbje e dhimbshme ose disa
gjëma te njepasnjeshme, kujtimi i te cilave nuk ka asgje te keqe,
perkundrazi sherben per fisnikerimin e nje populli, kur selitet ne
nje kah te mbare. Per fat te keq, koha ka treguar se mund te
sherbeje edhe per te kunderten: per ta egersuar nje popull kunder te
tjereve.
-
-
Fatkeqesite e kaluara te
popullit shqiptar, pushtimi osman ne shek XV, copetimi i Shqiperise
ne fillim te shek XX dhe izolimi i saj nga bota per faj te
diktatures komuniste ne gjysmen e dyte te ketij shekulli nuk krijuan
te shqiptaret as doktrina shfarosese, as urrejtjeje kunder te
tjereve dhe kjo eshte nje cilesi e admirueshme e tij. Nderimi dhe
mbrojtja e tjetrit, e atij qe eshte i ardhur, i huaj, mik ose
bujtes, nje mendesi qe vjen qysh nga koherat antike, ka qene nje nga
guret themelore te qyteterimit shqiptar. Qe ky nderim nuk eshte nje
shpikje e poetesh e as nje cilesi e elites shqiptare, u rivertetua
gjate Luftes se Dyte Boterore. Dhjetera mijera ushtaret italiane te
mbetur ne Shqiperi nen meshiren e popullsise se armatosur shqipare,
pas kapitullimit te Italise, nuk u preken aspak prej kesaj
popullsie, perkundrazi u moren ne mbrojtje prej saj. Nga ana tjeter,
eshte nje fakt i njohur tashme se Shqiperia ishte nje nga vendet e
rralla ne bote, ne mos i vetmi, ku asnje hebre nuk iu dorezua
nazisteve.
-
-
Diktatura komuniste me
politiken e saj veçuese u perpoq ta armiqesonte popullin shqiptar me
gjithe boten, kryesisht me Europen Perendimore, por nuk ia doli dot.
Pas renies se komunizmit, populli shqiptar deshmoi ndaj te huajve
europiane dhe amerikane po ate ndjenje miqesore te dikurshme.
-
-
Kjo tolerance e gjere e
ketij populli e shoqeruar me tolerancen fetare, gjithashtu te
vertetuar gjate shekujve, nuk u vu ne dukje e nuk u çmua asnjehere
sa duhet. E ishte e nevojshme, per te mos thene e detyrueshme te
çmohej, sepse kishim te benim me nje shembull te shkeqyer ballkanik
ne kohen qe gadishulli i madh u perfshi tej e mbane nga furtunat
shoviniste, nga intoleranca e urrejtja etnike e nga krimet e renda
te ushqyera prej saj.
-
-
Per t'u kthyer te miti i
katastrofes, ky mit te shqiptaret, ndersa nuk shkaktoi acarim kunder
te tjereve, mori, per fat te keq, nje zhvillim te papritur: pezmatim
kunde vetvetes.
-
-
-
Psikoza Mohuese
-
-
Rilindasit duhen lexuar
e rilexuar gjithmone, sidomos ne koherat e veshtira. Duke i
shfletuar tani, shikojme
se perveç shqetesimit te
tyre themelor: çlirimit te Shqiperise e pavaresise se saj, ishte nje
ankth tjeter, i vazhdueshem, i lidhur ngushte me te parin: rizgjimi
i atdhedashurise.
-
-
Kembengulja e tyre per
kete rizgjim, kembanat e tyre, thirrjet e zjarrta, shpeshhere te
deshperuara, Ti Shqiperi, me jep nder, me jep emrin shqiptar
deshomojne nje te vertete teper deshperuese: nje pjese e shqiptareve
ishin ftohur prej atdheut te tyre. Turqizimi i qindra mijera
shqiptareve, greqizimi i nje pjese tjeter, ngaterrimi i fese
shqiptare me ate fetare deshmojne se ndjenja patriotike te nje pjese
e shqiptareve ka qene jo aq e forte siç paraqitej. Nje pjese e tyre
me lehtesi ishin gati ta kembenin atdheun e tyre me nje tjeter
atdhe, nje pjese kishin turp te quheshin shqiptare, te tjeret me
lehte viheshin ne sherbim te forcave kundershqiptare.
-
-
Duhet thene se kjo nuk
ishte nje dukuri e rralle. Ne shumicen e vendeve, ashtu siç ka nje
perqindje te popullise me prirje kriminale, ka dhe nje perqindje me
prirje te mbrapshte (perverse) kunder atdheut te vet.
-
-
Kjo eshte e njohur qe
nga koherat antike, kur midis grekeve te vjeter gjendeshin gjithmone
njerez e prijsa qe bashkoheshin me armiqte e Greqise, e gjer ne
kohen tone, te grupimet e ndryshme politike, sidomos ato
ekstremiste, terroriste, maoiste etj., cilesi e pare e te cileve
eshte urrejtja kunder vendit te tyre dhe bashkimi me çdo force
tjeter qe eshte kundershtar i tij.
-
-
Shqetesimi dhe ankthi i
rilindasve lidhur me kete hall te madh tregon se prirja
kundershqiptare e nje pjese
te shqiptareve ka qene
nje rrezik i ndjeshem per Shqiperine.
-
-
Nje prirje e mbrapshte
nuk mund te mbetet gjalle per njekohe te gjate,pa u ushqyer.
Dashuria per atdheun
eshte nje ndjenje e
shendetshme e natyrale, e cila me pak perkujdesje kultivohet lehte.
Kurse prirja e kundert, mosdashuria per popullin tend, eshte
rrjedhoje e disa faktoreve kembengules. Injoranca e thelle ku u zhyt
per shume shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e
universiteteve, e akademive, e institucioneve kulturore e,
natyrisht, mungesa e strukturave shteterore e zbehu fort
shqiptarizmin ose, ne rastin me te mire, e la ate ne nje nivel parak
(primitiv), qe me veshtiresi ekapercente folklorizmin. Ne kushte te
tilla, perkitja me nje kulture te huaj ishte tronditese per
shqiptaret. Ajo krijonte dy rrjedhime: ose i shtynte ata, qe ne
shembullin e kesaj kulture te ringjallnin kulturen e vendit te vet,
ose e kunderta, i largonte perfundimisht prej atdheut.
-
-
Keshtu, ne prag te
çlirimit te Shqiperise i kemi patur te dyja prirjet: atdhedashurine
e disave dhe antishqiptarizmin e, disa here kundershqiptarizmin e te
tjereve.
-
-
Rilindasit u perpoqen si
titanet t'i bindin shqiptaret se nuk duhej te turperoheshin nga
vendi i tyre, se ata kishin nje atdhe te bukur, se kishin nje gjuhe
madheshtore, nje nga 5 - 6 gjuhet themelore te Europes dhe nje nga
10 - 12 gjuhet themelore te botes, se ishin race e bukur truperisht
dhe teper e afte menderisht, se kishin nje histori te shkelqyer, se
gjëmat kombetare nuk ishin nje arsye per t'u ftohur me atdheun, por
perkundrazi per t'u afruar me fort me te.
-
-
Aksioni i rilindasve per
zgjimin e Shqiperise ishte me i madhi e me i gjeri aksion kulturor e
patriotik ne krejt historine shqiptare. Rralle here emertimi i nje
levizjeje perkonte plotesisht me qellimin e saj, ashtu si ne rastin
e Rilindjes shqiptare. Ne te vertete ishte ajo qe e rilindi
Shqiperine, ose per te qene me te sakte, ishte ajo qe e lindi
Shqiperine moderne.
-
-
Që kjo levizje e ky
vrull te ishin te suksesshem, rilindasit e himnizuan dhe e sublimuan
historine e shqiptareve. ata qëmtuan ne te kryesisht kulmet e
ndritura, duke mos u ndalur ne njollat e sa. Po me aq kembengulje
ata vune ne pah vlerat morale e fizike te shqiptareve, kryesisht
virtytet, pa dashur te ndalen ne cenet e tyre, qe nuk ishin me te
pakta se virtytet. Kjo ishte rrjedhoje logjike e qellimit te
levizjes: rifitimit te besimit te humbur.
-
-
Nje arsye tjeter qe e
perligjte plotesisht optiken e tyre pozitive ishte propaganda
kundershqiptare, qe kishte nisur nderkaq te kultivohej nga fqinjet e
Shqiperise: kryesisht nga rrethet shoviniste serbe e greke. Ishte
nje propagande e eger dhe shtazarake qe rralle here ishte pare ne
fytyre te dheut. Perballe kesaj furtune te semure, rilindasit
shqiptare mbajten nje qendrim fisnik e te admirueshem. Ne vend qe te
binin ne nivelin e saj, duke u perdhosur edhe vete nga balta e
kundershtareve, ata zgjodhen pergjigjen e terthorte: lartesimin e
vlerave shqiptare.
-
-
Ky vizion optimalist i
rilindasve, i perfaqesuar ne radhe te pare prej Naim Frasherit e me
vone prej Gjergj Fishtes, u be objekt verejtjesh e kritikash me pas
e vazhdon ende sot, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte. Ne
ngjarjet e fundit tragjike te Shqiperise ishte pikerisht ky vizion
rilindas qe u sulmua ne menyren me barbare. Nje grusht
intelektualesh renegate e nje grusht politikanesh te papergjegjshem,
te bashkuar me turmat e vulgut shqiptar, u perpoqen dhe arriten t'ia
vinin zjarrin Shqiperise. Qellimi i tyre ishte zhberja e Shqiperise,
çka ata e treguan me shkaterrimet e vlerave kombetare, te atyre qe
nuk ishin prekur as nga pushtuesi otoman e as nga ai nazist.
-
-
Nga keto ngjarje
Shqiperia, e ndoshta jo vetem Shqiperia, por Europa e tere, nxori
nje mesim qe asnjehere nuk ka qene kaq i qarte: ne kushtet e
demokracise turmat vulgare te fshehura prapa fjales "popull" mund te
kthehen ne varrmihes te demokracise, po aq sa tiranet, nemosme keq.
Kjo eshte arsyeja qe greket e vjeter, kur diskutonin per
demokracine, per te mirat e te keqiat e saj, ishin teper gjakftohte,
pa paragjykime, rrjedhimisht pa entuziazem. Nen trysnine e
populizmit te majte, bota e sotme, ashtu siç ka harruar mjaft mesime
te historise, e ka harruar, me sa duket, edhe kete mençuri antike.
Shqiperia, qe e provoi ne mish te saj ç'do te thote kjo karikature e
demokracise, shpresojme te mos e harroje.
-
-
Mesim i pare, eshte i
qarte: demokracia e pashoqeruar nga nje strukture ligjesh e nje
strukture e forte shteterore qe te siguroje funksionimin e saj, mund
te kthehet lehte ne te kunderten e vet.
-
-
Persa i perket kritikes
ndaj vizionit te rilindasve shqiptare, ajo, gjithashtu, duhet pare
ne rrethanat kur eshte bere e ne zhvillimin e drames shqiptare. Ai
vizion inkurajues lindi ne kushte te caktuara, per nje qellim te
caktuar. Ne kushte te mevonshme, kur kombi shqiptar, ose se paku nje
pjese e tij qe e kishin shtetin e vet te pavarur, ndeshej me
probleme te tjera, me probleme te se drejtes, te demokracise, te
emancipimit shoqeror etj., ai vizion kryekrejt optimist nuk ishte i
mjaftueshem. Ndaj dhe bota shqiptare kerkoi dhe gjeti shtigje te
reja te mendimit e te veprimit.
-
-
Nderkaq duhet thene se,
sipas nje tradite te keqe ballkanase e sidomos shqiptare, tradite te
te hedhurit nga nje skajshmeri ne tjetren shume shqiptare u treguan
te paafte te pranonin evoluimin e mendimit e te kultures politike.
Duke mos e kuptuar pasurimin e tradites ata nuk njihnin veç
shkeputje te dhimbshme, shkeputje te pasura me rrenim, paroksizmi i
te cilave arriti kulmin ne mars te vitit 1997.
-
-
Ne boten e eger ku
jetojme, ne kushtet kur Shqiperia eshte ende e brishte, kur ajo
eshte realisht e jo mitikisht e kercenuar, ne kushtet sidomos kur
kombi shqiptar vazhdon te jete i prere me dysh, vizioni rilindas
mbetet vizioni baze per boten shqiptare. Kritika kunder veseve e
ceneve tona, ashtu siç ben gjithe bota per vetveten, nuk eshte veçse
nje plotesim i ketij vizioni e jo nje permbysje e tij.
-
-
Per te pare me rrokshem
si funksionon nje bashkejetese vizionesh, qe, ne shikim te pare
duket e pamundur, le te kujtojme Faik Konicen dhe qendrimin e tij
ndaj Naim Frasherit.
-
-
Konica, personalitet
brilant i kohes dhe kultures shqiptare, ishte i pari qe u perpoq te
hidhte nje dush te ftohte mbi zjarrmine rilindase. Me te drejte ai u
perpoq t'u kujtonte shqiptareve jo vetem cenet e tyre, por dhe
mbrapshtite dhe marrezite e tyre te herepashershme. Nderkaq, e pare
nga largesia e kohes, optika e tij eshte kunderthenese. Ai eshte
vete rilindas e po vete kthehet kunder rilindasve. Punon e digjet
per Shqiperinee , aty per aty, i pelqen te tallet me te tjeret qe
bejne te njejten gje. E adhuron dhe e lavderon Naim Frasherin e me
pas i kthehet e s'i le gje pa thene. Pergjerohet per atdheun qe e ka
larg, e mbron ku mundet, i del per zot kunder shpifesve e racisteve,
pastaj kthehet e shan, e quan Zululand ai vete, me keq se racistet.
Mund te thuhet keshtu se eshte ai, vete Konica, qe ngrihet kunder
Konices.
-
-
Nuk do te ishte me vend
t'i kujtoheshin keto ketij kolosi te kultures shqiptare, (ne fund te
fundit koloseve u çmohen kryesisht lartesite) sikur kjo ane e tij
kunderthenese te mos shfrytezohej me qellime te mbrapshta ende sot.
Vitet e fundit, kur ne prag te hyrjes se Shqiperise ne familjen
europiane, kunder saj e kunder kombit shqiptar shpertheu nje fushate
e terbuar raciste, me emrin e Konices dhe me vepren e tij u bene
spekulime nga me monstruozet. Nje zhgan intelektualesh
antishqiptare, se bashku me nje pjese te medias boterore, qe iu
sulen me nje urrejtje shtazarake popullit te vogel shqiptar, per ta
perbaltur, per ta mallkuar, per ta ndare perjete nga familja e
popujve europiane, u rreken ta benin Konicen flamur te tyre. Ky do
te ishte profanimi me i lemerishem per Konicen e madh. Ndaj, per ta
mbrojtur jo vetem kombin shqiptar, por ate vete, birin e tij me te
madh, jemi te detyruar te kujtojme kunderthenien e tij. Ne fund te
fundit, perçmimi dhe balta qe do t'i hidhej ketij kombi do ta
perbalte, ne radhe, te pare fytyren e kolosit.
-
-
-
Antishqiptarizmi si
profesion fitim prures
-
-
Rasti i Konices, me mire
ndoshta se çdo tjeter, na kujton cilesite e shqiptarit: edhe kur
ngjitet ne lartesite sublime, here pas here qe nga thellesite e
races i vijne vrullet zemerake. Por me shume se kjo, rasti i Konices
shtron nje pyetje madhore ne kete fund mijevjeçari: ç'imazh kane per
vetveten shqiptaret ? Eshte nje çeshtje themelore qe kapercen
dukshem anen kulturore e etike. Ky çmim i vetvetes lidhet me
vleresimin e atdheut, se fundi ai lidhet me çeshtjen themelore se sa
jane ata te vendosur te mbrojne ekzistencen e tyre si komb ne
rruzullin e shqetesuar boteror.
-
-
Nuk eshte as shpikje
poetesh, as propagande nacionaliste, e aq me pak komuniste, te
thuhet se vendi yne, Shqiperia, ka qene disa here ne zgrip te
humneres. Traktatet per ta ndare ate midis fqinjeve, programet e
doktrinat per ta shperbere kombin shqiptar jane aty, ne arkivat e
shume shteteve, me data, me vula, me emra. Dhe shume prej tyre nuk
jane aspak te vjetra. Ato kane ne fund vitet 1913, 1918, 1938 e disa
jane fare te reja.
-
-
Ne keto kushte, ne
kushtet kur terbimi nacionalist antishqiptar merr permasa te tilla,
sa qene mars te vitit 1997, ne demostratat e Shkupit njerezit kane
guxim te ulerijne "shqiptaret ne krematorium !", kuptohet qe te jesh
antishqiptar eshte fare e lehte, madje eshte shpesh fitimprurese.
Keshtu dhe kurrsesi ndryshe mund te kuptohet vala antishqiptare qe
shpertheu rrotull Shqiperise dhe brenda ne Shqiperi kohet e fundit.
Keshtu shpjegohet perse nje grusht intelektuale renegate shqiptare u
bene befas te perkedhelurit e medias boterore, te perkedhelurit e
disa forumeve nderkombetare dhe, ç'eshte me e keqja, zedhenesit per
problemet shqiptare.
-
-
Shkurt antishqiptarizmi
u kthye ne profesion. Eshte kjo fryme e semure qe ndihmoi per
rrezimin e strukturave te shtetit shqiptar brenda dy – tri javesh,
qe beri gjenerale dhe oficere shqiptare ne menyren me te turpshme te
braktisnin postet e tyre, per te perfituar nje azil politik ne
Itali, qe vulgu shqiptar t'i veje zjarrin tempujve te kultures
shqiptare.
-
-
Ne kushte te tilla, te
ulerish ende se ne Shqiperi ka patriotizem te tepruar, se letersia
shqipe eshte nacionaliste etj, eshte me te vertete thirrje e hapur
per tradheti te hapur tashme ndaj atdheut.
-
-
E gjithe kjo lidhet me
nje sere pyetjesh themelore: a jane shqiptaret patriote me shume se
ç'duhet apo perkundrazi jane ftohur me vendin e vet ? A mos po e
mbiçmojne pa te drejte veten dhe vendin e tyre, a mos perkundrazi e
perçmojne pa te drejte veten dhe atdheun, me fjale te tjera: a e
duan kete vend qe u ka dhene emrin qysh prej dy mije vjetesh, apo
enderrojne ta kembejne me nje tjeter vend, enderrr e mbrapshte kjo
qe ka ngritur krye aty - ketu ne kohen tone ? Ne prag te
mijevjeçarit te trete shqiptaret jane te detyruar te nxjerrin ende
mesime nga drama e tye, qe ndodhet ende ne zhvillim.
-
-
Ne kushte e nje klime te
ashper nderkombetare, ku ata, i vetmi komb i ndare tragjikisht ne
Europe jane te detyruar te durojne mosperfilljen boterore per gjëmën
qe u ka rene ne koke, ne kushtet e vetmise se tyre, te trysnise se
nje propagande dashakeqe qe e ka perbaltur imazhin e tyre ne bote,
duke e paraqitur here si popull violent, here si fondamentalist,
here barbar e here te lajthitur, shqiptaret jane te detyruar, midids
te tjerash, te bejne nje zgjedhje e sqarim themelor ne ndergjegjen e
tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit te mbrapshte qe e ngaterron
patriotizmin me nacionalizmin, qe e paraqet antipatriotizmin si
balsam kunder nacionalizmiz, ata duhet t'i pergjigjen me nje "jo" te
prere. Patriotizmi nuk eshte nacionalizem dhe antipatriotizmi eshte
po aq i rrezikshem sa shovinizmi. Ata qe i japin shpesh keshillat
kunder patriotizmit, e kane siguruar nderkaq patriotizmin ne vendet
e tyre, dhe si te gjithe te velurit i lejojne vetes luksin te
nazetohen me te. Nderkaq vetenderimin per vendet e tyre e kane
siguruar gjate shekujve, pa kursyer asgje, madje as forcen e armeve.
Askush nuk shqetesohetne France kur presidenti e mbaron çdo fjalim
me fjalet "Rrofte Franca!" dhe askush nuk acarohet ne SHBA kur ne te
gjitha meshat bekohen shteti amerikan, presidenti i vendit, madje
dhe ushtria amerikane.
-
-
Le te pranojme me
trishtim se ne krejt gadishullin Ballkanik, ne kohen kur shumica e
vendeve u perfshine nga valet e egra nacionaliste, te shqiptaret
ndodhi e kunderta. Kjo ishte e thene qe, pasi u perpoqen t'i japim
botes shembullin grotesk te popullit te pare pa fe ne bote, majmunet
e vendit tone u joshen nga mbrapshtesia tjeter: te japin shembullin
e popullit pa atdhe.
-
-
Thyerja morale e
popullsise shqiptare ne kete fund shekulli ishte nje nga humbjet me
te renda te tij. Ajo ishte, me sa duket, rrjedhoja me tragjike e
diktatures sfilitese komuniste ne Shqiperi dhe e terrorit shtazarak
serb ne Kosove e vise te tjera te Jugosllavise.
-
-
Thyerjet morale jane te
njohura ne jeten e popujve. Ashtu siç jane te njohura ringritjet.
Per t'u ringritur, kombit shqiptar i duhet te tendoset e te nxjerre
nga thellesite gjithe rezervat qe ka skajuar aty, ato rezerva, qe
popujt, sipas nje teknologjie te lashte, i ruajne per dite te zeza e
i nxjerrin ne stine fatkeqesish.
-
-
Raportet me atdheun zene
ne kete rast vendin kryesor. Shqiperia s'ka nevoje per ekzaltime
vulgare, po as me pak nevoje per perçmim. Mendimi se Shqiperia dhe
shqiptaret kane qene teper te himnizuar nga kultura shqiptare, ndaj
tani duhet t'i rrezojme ne balte per t'i sjelle ne vete, eshte
doktrine e antishqiptarizmit. Kultura dhe mendimi i nje populli
qendron gjithmone ne nje lashtesi te shquar per ku perpiqet ta
terheqe e ta ngreje gjithe kombin. Dy shekuj me pare, Gjermania e
Gëthes dhe e Shilerit ishte shume larg Gjermanise se prapambetur e
fshatarake e, megjitheate, askush nuk e cileson mendimin gjerman si
elitist ose ekzaltues.
-
-
Nisur nga kjo, mund te
thuhet pa drojë, se mendimi rilindas shqiptar, ndonese teper i larte
ne krahasim me gjendjen reale te popullsise shqiptare, ishte
plotesisht i perligjur. Nga ana tjeter, duke e pranuar nevojen e
plotesimit te ketij mendimi me nje vizion kritik e qortues
(korrigjues), duke e pranuar, pra, si te drejte ne thelb prirjen
kritike te Konices, megjithate ne emer te nje te vertete siperane,
duhet thene se kritika e tij kunderthenese ishte me shume çka e
tepruar dhe e parakohshme. Vete ai e deshmon kete , jo vetem me ate
pejse te vepres se tij qe eshte e mbrujtur plot dashuri e pergjerim
per Shqiperine, por dhe me veprimtarine e tij si ambasador i vendit
te vet ne SHBA, detyre qe e kreu shkelqyeshem per nje kohe te gjate.
Ambasadori me i kulturuar e me brilant i kohes ne Uashington, ai
beri çmos ta paraqiste Shqiperine e qyteterimin shqiptar ne driten
me te mire te tij, duke e mbrojtur nga keqkuptimet e nga perçmimi,
nje ajmè, ishte ngritur disa here vete t'ia shprehte vendit e
popullit qe e kishte lindur.
-
-
-
Mbi drejtpeshimin
-
-
Kombi shqiptar ne kete
fund shekulli vazhdon te perjetoje oren e lige te tij. Ai eshte i
goditir rende ne trupin e vet, ngaqe eshtei ndare e i shperndare ne
tre shtete. Por ai ka marre goditje psiqike po aq te renda, ne mos
me teper: ai eshte i thyer moralisht
-
-
Ringritja morale e
popullit shqiptar eshte aksioni me i ngutshem ne kete kohe te rende.
Ai eshte çelesi, pa
te cilin nuk mund te
ndermerret asnje veprim tjeter shpetues. Ne qofte se populli
shqiptar do te vazhdoje ta perçmoje e ta perbalte vetveten, ne qofte
se ai ne menyre iracionale do te synoje drejt shpernguljes, qofte
nga trojet e tij ne Kosove, qofte nga trojet e shtetit shqiptar, ne
qofte se ai do te vazhdoje te ngreje doren kunder strukturave
shteterore te tij, te çfaredolloj ngjyre politike te jene ato, ai do
te ece drejt gremines.
-
-
Kahu i mbare i nje kombi
nga ai vete. Ashtu siç nis sezona e tij. Mendimi qe kombi shqiptar
do te kete per vetveten, ne nje menyre ose nje tjeter do te
rrezatoje e do te kthehet ne nje realitet. Imazhin e mire ose te keq
per nje popull nuk mund ta krijojne per nje kohe te gjate as
zyrtaret e tij, po as renegatet e tij; ate s'mund ta krijojne as
nacionalistet e ekzaltuar, por as vulgu i eger e i verber. Aq me pak
mund ta krijojne ate diplomatet mendjelehte, gazetaret e pabese,
denoncuesit, psikopatet dhe paranojaket e dehur per lavdi.
-
-
Njeriu shqiptar, i
lodhur nga kalimet e befta prej vetembrojtjes drejt veteperbaltjes,
dhe e kunderta, ka nevoje me teper se kurre per rifitim e
drejtpeshim shqpirteror. Drejtpeshimi nuk rigjendet duke perdorur
kete perndezjen nacionaliste si kunderhelm ndaj veteperçimit, a aq
me pak duke e perdorur kete te fundit si balsam kunder kapardisjes.
Per te shmangur kalimin nga nje dush i nxhete ne nje dush te ftohte,
njeriu shqiptar ka nevoje sot per orientim te sakte. Disa pyetje te
thjeshta, por themelore e bazike çohen sot perpara tij: ç'popull
jemi ? Domethene, a jemi si te tjeret, a meritojme nje fat normal e
nje jete normale si te tjeret ? A kemi mekate per te lare, a kemi
borxhe per te paguar ? A jemi vertete fatkeqij, apo ashtu na duket,
apo ashtu na pelqen te shfaqemi perpara vetes dhe botes ? Te gjitha
keto pyetje mund te formulohen ne nje moterzim edhe me te thjeshte;
ne shqiptaret, pas dy mije vjetesh ekzistence, tani ne prag te
mijevjeçarit te trete a i kemi ende aftesite trupore e shpirterore
per te vazhduar te jetojme si komb, apo koha jone ka kaluar ?
-
-
Pa rene ne kurrfare
optimizmi te kote, mund te thuhet pa droje se, pikerisht sot,
shqiptaret, pavaresisht nga lengata qe u ka rene e perpiqet t'i veje
poshte, kane shanset me te medha per te zene perfundimisht vendin qe
prej kohesh e kane merituar ne familjen e popujve. Madje, kjo
lengate e kjo krusme e tmerrshme eshte ndoshta shenja me e sigurte
per nje te ardhme plot shprese. Ne jeten e shume popujve jane te
njohura keto gremina, pas te cilave kane ardhur ngritjet, disa here
marramendese.
-
-
-
Le te kthehemi te
pyetjet e thjeshta themelore
-
-
Fati, ndonese na eshte
berezakon ta mallkojme, na ka caktuar ne shqiptareve te jetojme ne
nje nga zonat me te bukura te Europes. Europa vete, nderkaq se
bashku me SHBA eshte tani lagjja me luksoze e botes. Ne e harrojme
shpesh kete, harrojme qe ky vend, sharjet ndaj te cilit i kemi ne
maje te gjuhes, ky vend pra, i vendosur midis Venedikut, Romes e
Athines ka nje skajim gjeografik te mrekullueshem, se ai ka nje
klime te admirueshme, se ka pasuri natyrore te shumta, se ka ndoshta
plazhet me te bukura te kontinentit. Ne harrojme ç'do te thote
ankthi shekullor i vendeve qe nuk kane dalje ne det, pas permendur
vendet e izoluara ne thellesi te kontinenteve, pa permendur trojet e
gjera te kesaj bote te mbushura me shkurre, shkretetire e trishtim,
e mbulojne tri te katertat e rruzullit tokesor. Ne i harrojme keto
dhe, meqenese jemi midis nje kopshti plot me shtete pasanike,
napelqen te qahemi qe nuk jemi si ata.
-
-
Ne vuajme nga kompleksi
i vogelsise dhe harrojme se shtati i popullit shqiptar, pavaresisht
nga prerja e trojeve te tij nuk eshte aspak i vogel ne kete
gadishull, se ai eshte perafersisht i barabarte me shtatin e
grekeve, te serbeve e te bullgareve. Perseritja gjer ne lodhje e
shprehjes "Shqiperia e vockel", "popull i vogel" s'eshte veçse
shprehje e nje deshire per te fshehur pertkurrjen e metejshme te
ketij populli.
-
-
Nderkaq, porsa diku del
ne pah ndonje mendim, ndonje program ose ndonje pyetje: perse
shqiptaret, ndryshe nga popujt e tjere duhet te jetojne te ndare,
aty per aty harrohet perçmimi per vogelsine dhe buis shprehja
"Shqiperi e madhe". Ko shprehje perseritet me nje fare tmerri, si
diçka e rrezikshme, thua se ne kete bote vetem 8 ose 9 milion
shqiptaret qe jetojne bashke behen te rrezikshem per boten ! E
nderkaq, askush nuk thote, sipas kesaj logjike, se 90 milion
gjermanet e bashkuar jane te rrezikshem, e aq me pak askush nuk
thote se 250 milione ruset, bashke me bombat e tyre berthamore jane
kercenim per te tjeret.
-
-
Ne qofte se s'duhet te
vuajme as nga komplksi i "vendit te mallkuar", as nga ai i vogelsise
numerike, shqiptaret aq me pak kane njohur kompleksin e races. Jo
vetem qe ne boten e sotme te çliruar nga paragjykimet raciste ata
paraqiten nje popull i shendetshem, si gjithe te tjeret, por edhe ne
kushtet e dallimeve e doktrinave raciste, duke qene nder te rrallet
popuj te Europes qe nuk u preken, perkundrazi u lajkatuan prej
ketyre doktrinave, shqiptaret, vetvetiu mbeten jashte ketij trazimi.
Merita e tyre eshte se nderkaq ata nuk u dehen nga lajkat raciste
dhe perveç theksimit ndoshta te kapardisjes, teoria e racave s'pati
pasoje ne Shqiperi.
-
-
Ne sferen shpirterore,
ne zoterimin apo krijimin e vlerave shqiptaret s'kane patur kurre
arsye t'i kene lakmi apo smire te tjereve, aq mepak kane arsye sot
per nje gje te tille.
-
-
Shqiptaret jane
krijuesit e bartesit e nje prej gjuheve themelore te njerezimit, nje
gjuhe qe ka vendin e saj te paluajtshem midis dhjete – dymbedhjete
gjuheve kryesore te botes. Nje nga vendet e para te krishtera te
Europes, Shqiperia ka qene nje rrjedhimisht truall fillestar i
qyteterimit perendimor europian. Nga himni i madh i krishterimit "Te
Deum", i shkruar nga nje peshkop shqiptar mbi njemije e peseqind
vjet me pare, te mbrojtesi i qyteterimit perendimor, Gjergj
Kastrioti, personazhi me sublim e me i njohur ne bote, jo vetem i
shqiptareve, por i krejt popujve te Ballkanit, i cilesuar si "aleat
i Krishtit", e gjer te murgesha shqiptare Nene Tereza, gruaja
shqiptare me e famshme e botes se sotme, kalon si nje fill i ndritur
deshmia e ketij qyteterimi, kaq shume e kaq me kembengulje te
mohuara nga dashakeqesit e kombit shqiptar.
-
-
Dhe kjo eshte e
kuptueshme: duhej fshire kjo deshmi per t'u hapur rruga shpifjeve e
shtremberimeve te perbindshme, per te ardhur gjer te teza e
mbrapshte se shqiptaret, jo vetem s'kane te bejne me qyteterimin
europian, por jane varrmihes te tij.
-
-
Gjithmone ne kete
logjike te mbrapshte shpjegohen sulmet qe iu bene vitet e fundit,
prej vete renegateve shqiptare tashme pikerisht gjuhes shqipe,
figures sublime te Gjergj Katriotit, i cili u quajt "hajdut kuajsh
dhe agjent i italianeve", si dhe krejt tradites kulturore shqiptare
te djeshme e te sotme. Paradoksizmi i ketyre sulmeve ishte pranvera
e vitit 1997, kur turmat e vulgut shqiptar, te nxitur, veç te
tjerash, edhe nga keta intelektuale renegate, i vune zjarrin e i
vune kazmen deshmive te çmuara te qyteterimit shqiptar, arkivave,
teatrove antike, muzeut te Gjergj Kastriotit !
-
-
Per te vazhduar me
vlerat shpirterore te krijuara nga ky popull, le te kujtojme poezine
orale shumeshekullore, kodet zakonore, ritet antike, muziken,
koreografine, kostumet e mahnitshme, per te ardhur gjer te letersia
shqipe. Kjo e fundit, duke u futur ne klubin e zgjedhur te letrave
te medha te botes, u be veçanerisht e bezdisshme per ithtaret e
tezes se shqiptaret jane te paafte per kulture. Ndaj, ashtu si krejt
qyteterimi shqiptar, ajo do te pesonte sulmet e deshperuara e
vulgare te antishqiptarizmit. Ne kete rast do te ndodhnin veprime te
turpshme, aq asnje vend, sadopak dinjitoz, nuk do t'i lejonte
kurrsesi. Endacake te huaj, ata qe s'i njeh kush e nuk i pyet kush
ne vend te vet, mesues fshati nga Kalabria apo nga Gjermania e Jugut
ftohen ne Shqiperi per te hedhur balte mbi letersine shqipe e
kulturen shqiptare.
-
-
Ky racizem kulturor
antishqiptar, i pashembullt ne boten e sotme, u be i mundur per
shkak te kunderpatriotizmit shqiptar. Te dy ata ishin nder faktoret
themelore qe mundesuan rrenimin ne menyre te turpshme te shtetit
shqiptar, te ushtrise, te policise e krejt ngrehines shteterore.
-
-
Racizmi kulturor
antishqiptar merr pamje edhe me te shemtuar e te papranueshme, kur
kujtojme se vete shqiptaret s'kane kurrfare perçmimi ndaj kultures
se te tjereve. Mungesa e racizmit dhe e shovinizmit te shqiptaret,
pjelle e natyrshme e mendesise se tyre te hapur e miqesore ndaj te
huajve, ndaj mikut, bashke me tolerancen fetare, tolerance e thelle,
e vertete, e papudrosur nga kurrfare konformizmi, jane, ashtu siç u
tha me lart, cilesi te tjera themelore, qe deshmojne nje nivel
qyteterimi te ketij populli kaq te sulmuar per te kunderten.
-
-
Per fat te keq, ashtu si
te gjithe popujt, shqiptaret kane cenet dhe veset e tyre, po aq te
forta, ndoshta sa virtytet, po ajmè, me spektakolare se ato.
-
-
Ndryshe nga hebrenjte e
disa popuj te tjere, qe jane solidare e te lidhur me njeri -
tjetrin, shqiptaret mezi ç'presin rastin per t'u perçare. Natyra e
tyre tejet individualiste eshte xehe e pafundme per te pjelle
egoizmin, ambicjen smiren e etjen per karriere. Kendej rrjedh
vaniteti, kapardisja e neveritshme e sedra e semure.
-
-
Keto cilesi te natyres
njerezore, qe ndeshen kudo, behen veçanerisht te rrezikshme te
shqiptaret, per shkak te tradites se shkurter te jetes nen nje shtet
shqiptar. Prej tyre rrjedh nje keqkuptim tragjik per lirine dhe per
shtetin. Pa u pajtuar dot me ate ligj themelor qe lirine e njeriut
te veçuar e ve detyrimisht ne raport me lirine e te tjereve,
shqiptari shpesh e ka te veshtire te kutoje se liria njerezore,
ndryshe nga liria absolute e kafsheve eshte madheshtore, pikerisht,
ngaqe eshte e veshtire, domethene e kufizuar nga ligji. Ketej vijne
keqkuptimet per demokracine, per vete shtetin dhe ngrehinat e tij.
-
-
Koncepti i gjymte per
shtetin, zbehja e tij perpara terheqjes fisnore apo klanike çon disa
here ne konceptin po aq te gjymte per kombin, kur krahinarizohet
kthehet ne rival te kombit.
-
-
Kjo eshte kushtezuar, me
sa duket, nga jetesa shumeshekullore nen perandorine osmane, pra nen
nje shtet qe nuk ishte i tyre, rrjedhimisht ndaj te cilit s'mund te
kishin as nderim e as dhembshuri. Periudha e Pavaresise, ajo e
Republikes ne fillim e pastaj ajo e Mbreterise ishte relativisht e
shkurter, kurse gjate sundimit te eger komunist koncepti i shtetit u
zbeh perseri nen peshen e diçkaje te parrokshme, te huaj e, ne fund
te fundit, te shpelare prej çdo ngjyrimi kombetar, qe ishte partia
komuniste.
-
-
Sado paradoksale te
duket, ishte diktatura komuniste qe i dha goditjen me te pabese
shtetit shqiptar. Nje shtet, sado i rrepte, sado i zymte, sado me
ngjyrim politik komunist, do te ishte me i pranueshem e per diçka do
t'i hynte ne pune Shqiperise, se sa ajo moluske e squllet, pa trajte
e pa peshe qe ishte shteti shqiptar. Partia komuniste, e obseduar
per te mos e ndare pushtetin me kurrkend, ishte xheloze, madje, edhe
ndaj vete shteti te vet. Parulla "partia mbi te gjitha" perseritej
dite e nate kudo, si ne ankth. Me te gjitha menyrat jepej te
kuptohej se institucionet stheterore: parlamenti, ministrat, madje
ligjet themelore te shtetit, duke perfshire edhe kushtetuten, nuk
kishin asnje vlere perpara autoritetit te partise. Fjala "shtet",
madje dhe fjala "komb" zevendesohej kudo me fjalen "popull". Keshtu
kishim "ushtri popullore" e jo kombetare, kuvend popullor, teater
popullor etj.
-
-
Keshtu ne menyre te
perditshme, njerezit, qysh femije mesoheshin te mos e nderonin
shtetin, institucionet dhe simbolet e tij, per te ruajtur gjithe
devotshmerine, nderimin e friken e tyre per partine.
-
-
Ne subkoshiencen e tye
shqiptaret do te ishin me te kenaqur sikur policia shqiptare te
ishte nje polici e vertete, me te gjitha tiparet qe ka nje polici,
duke perfshire edhe ashpersine, edhe goditjen, edhe shkopin prej
gome, sesa ajo polici qesharake, me uniforma gjysme te zberthyera,
qe nuk trembte kurrkend. Shqiptaret e dinin fort mire se pas pamjes
prej babloku te policeve dhe pas idilit te marredhenieve popull -
polic, kur ky i fundit thirrej prej femijeve "Xhaxhi polici",
fshihej nje realitet tjeter, i frikshem e sketerror: terrori i
vertete komunist i ushtruar prej Sigurimit. Ashtu si partia e kishte
privuar shtetin shqiptar prej autoritetit, ne shembullin e saj
sigurimi kishte bere te njejten gje me policine. Dhe keshtu ndodhte
me te gjitha ngrehinat, pa te cilat nje vend nuk mund te jetoje:
financat, ligjet, ushtria. Gjysme milione bunkere qe nuk hynin ne
pune per asgje, veç per demtim psikik te popullsise deshmojne
mosseriozitetin e komunisteve edhe ndaj diçkaje qe duhej çmuar fort
per ta: ushtrise shqiptare.
-
-
Perçmimi komunist ndaj
shtetit klasik qe u shfaq haptaz ne Kine gjate revolucionit kulturor
dhe qe shkaktoi miliona viktima, ne Shqiperi gjelloi si nje semundje
e fshehte sfilitese. Kjo padashuri kembengulese ndaj seriozitetit te
shtetit lidhej ne fund te fundit me fillesen jokombetare te
komunizmit shqiptar, me faktin qe per nje kohe te gjate ata nuk e
fshehen qe atdheu i vertete i komunisteve ishte Bashkimi Sovjetik,
me shperfilljen e tyre ndaj dramave te kombit, sidomos ndaj asaj te
Kosoves, me mungesen e plote te nje strategjie kombetare.
-
-
Ky rrenim i perditshem i
autoritetit shteteror shpjegon ne nje fare mase rrenimin si nje
gardh i kalbur te ngrehines shteterore, te ushtrise e te policise ne
mars te 1997.
-
-
-
Shqiperia drejt
ringritjes
-
-
Poetika shqiptare, qofte
ajo e lashta, popullorja, qofte ajo e poeteve te mevonshem, ka
krijuar dy klishe baze per cilesimin e Shqiperise. Ne poezine gojore
Shqiperia quhet zakonisht "Nuse". Per poetet shqiptare ajo eshte me
teper "zonje".
-
-
Eshte me interes te
hetohet se ç'fshihet prapa ketij perfundimi te ndryshem. Me sa
duket, per vizionin poetik popullor Shqiperia eshte ende e re, pra
"nuse", dhe si e tille ajo e ka jeten kryesisht perpara. Per poetet,
duke qene "zonje e rende", ajo e ka jetuar shkelqimin e saj. Madje
Fan Noli shkon edhe me larg kur e quan "vejushe" e "ve, e gjore
mbretereshe pa kurore"
-
-
Kemi te bejme me dy
projektime, njera drejt te ardhmes, tjetra drejt te shkuares. Naimi,
ne vjershen "Shpreh" u perpoq t'i bashkoje te dyja ne vargjet: "Lum
kush te rroje, ta shohe zonje".
-
-
Nderkaq duhet thene se
te gjithe poetet qe e perfytyruan Shqiperine si zonje, e bene kete
me qellim fare hapur: t'i nxitin shqiptaret t'i kthejne dinjitetin e
nderin e humbur, pra ta ribejne "zonje", siç ka qene dikur.
-
-
Po a ka qene ndonjehere
Shqiperia zonje ? E bere ndryshe, pyetja do te tingellonte keshtu:
Kush ka te drejte, populli apo poetet ?
-
-
Me fjale te tjera ka
qene nuse apo zonje Shqiperia ? Apo, as nuse, as zonje? Apo, edhe
nuse, edhe zonje ?
-
-
Me sa duket, eshte kjo e
fundit qe do te mbetet. Edhe nese nuk ka qene zonje ne realitet, ajo
ka qene e tille ne trurin e poeteve te saj. Pra, ne nje realitet po
aq te forte, sa edhe ai qe shpaloset turperisht perpara nesh.
-
-
Poetet shqiptare, ne te
vertete, duke e quajtur Shqiperine zonje, u nisen nga nje shestim,
nga nje projekt i se ardhmes. Ata krijuan imazhin e saj, ate qe
duhej te vinte dhe per ta bere sa me te besueshem ate imazh, per t'i
dhene shprese bashkekombasve te vet, ngulnin kembe qe kjo nuk eshte
nje shajni, nje fantazme, por perseritje e nje te kaluare.
-
-
Me imazhin e "zonjes"
ata luaftuan nje perfitim te trete te Shqiperise, nje vizion te
perbaltur, te pjelle nga vulgu shqiptar: ate te "Shqiperise se
mallkuar", te "Shqiperise kuçke", te Shqiperise se semure. Ishte ky
imazh qe u shfaq si nje ethe e keqe vitet efundit, sidomos ne marsin
e zi te vitit 1997.
-
-
Poetet shqiptare,
sidomos rilindasit, e njihnin mire kete cen te njeriut shqiptar:
kalimi nga perndezja e entuziazmi ne ligeshtim shpirteror. Ndaj ata,
me te gjitha kembanat donin te mbanin lart moralin shqiptar.
-
-
-
Thyerja e ketij morali
ne vitet '90 ishte kembana e zeze qe paralajmeroi rrezikun e
thyerjes ne mes te kombit shqiptar.
-
-
Ringritja e Shqiperise
nuk mund te filloje veçse nga ngritja e moralit, pra nga shendoshja
shpirterore e saj. Populli shqiptar duhet te beje qe te heshtin
qyqet, qe tash ca kohe po i parandjellin veç fatkeqesi dhe vdekje.
Ato qyqe duhet te heshtin, ne rradhe te pare, brenda tij e pastaj,
natyrisht, rreth e rrotull. Shendoshja shpirterore do ta qetesoje
nervozizmin e tij te skajshem, qe nuk eshte veçse nje shenje
lodhjeje. Kjo do te beje qe mendesia e tij te kthjellohet e te jete
e afte te shestoje strategjine e tij themelore: jeten e perbashket
ne nje atdhe.
-
-
Ky qellim madhor eshte
aspirata me e ligjshme per nje popull. Asnje doktrine, asnje
manipulim apo tregti politike, asnje trysni shtetesh, lobesh apo
organizmash nderkombetare nuk mund ta pengoje kombin shqiptar te
kryeje ate qe te gjithe kombet e tjere te Europes, plotesisht apo
gati plotesisht e kane kryer:
-
bashkimin e tyre.
-
-
Me kete akt populli
shqiptar nuk synon asgje te pazakonte e nuk kerkon asgje te veçante:
ai kerkon veç normalitetin e vet. Ky normalitet eshte dhunuar pa
meshre e ai duhet te qortohet.
-
-
Ne familjen europiane
kombi shqiptar eshte i vetmi sot qe eshte shenjuar per te keq.
Ndersa te gjithe ecin ne nje menyre normale, ai, i prere mizorisht,
eshte i detyruar te beje rrugen i gjymtuar. Nje njeri i vetem, po te
leçitet (ndahet) keshtu nga te tjeret, egersohet, e jo, madje, nje
popull i tere.
-
-
Populli shqiptar as ka
kryer krime e as ka faje per te lare perpara botes. Ndonese ka dy
mije vjet qe ekziston ne kete bote, ai as ka sulmuar kend, as ka
zhdukur kend e as ka pjelle doktrina per zhdukjen e te
tjereve.
-
-
Shprehje te tilla si
"Shqiperi e madhe" jane nje tallje e nje cinizem i pashembullt ne
boten e sotme. Shqiperia e tkurrur ne 28.000 kilometrat e saj, eshte
e kercenuar te fajesohet si e "madhe", ne qofte se do
te arrije 45 ose 50 mije
kilometra, e shtete te tjere, me shtrirje te perbindshme prej
miliona kilometrash katrore, shtete qe kane bere krime te frikshme
ndaj botes, qe kane pjelle teori me te zeza se murtajat, qe
kercenojne njerezimin me arme berthamore, nuk quhen "te medha".
-
-
Si organizmi qe kerkon
jeten e vet natyrale, kombi shqiptar kerkon normalizimin e vet
trupor e shpirteror. Pengimi i tij eshte thjesht nje krim. Ndihma qe
mund t 'i jepet eshte e detyre humane dhe historike.
-
-
Kombi shqiptar,
pavaresisht nga imazhi i shfytyruar, ka shume rezerva dashurie ne
brendesine e vet. Europa e sotme, sado e kompletuar te duket, ka
gjithmone nevoje per dashurine e popujve te vegjel, shpesh te
harruar.
-
-
Mijevjeçari i dyte ka
qene per shqiptaret teper i rende. Ne kete mijevjeçar dy shekuj kane
qene vazhdimisht trondites per te: i pesembedhjeti dhe i njezeti. Ne
te pesembedhjetin ata e humben lirine, e rifituan per ta humbur
perseri. E megjithate, ata dolen nga ky shekull me nje ngarkese
shpirterore heroike qe do t'i ushqente gjate pese shekujve pushtimi
te perandorise osmane. Ne shekullin e njezete historia e tyre ishte
edhe me e trazuar e aspak fatlume.
-
-
Jane te gjitha gjasat qe
mijevjeçari i trete, pavaresisht nga trandja e sotme e Shqiperise,
te filloje i mbare. I mbare per ata qe, ndonese e kane quajtur veten
"bij te shqipes", gjer me sot nuk jane ngjitur dot kurre ne
lartesine e deshiruar, veç ne endrrat e tyre. E megjithate, ndonese
krahet disa here u jane thyer, ata ende vazhdojne ta quajne veten
njelloj si me pare. Kjo kembengulje deshmon, ne fund te fundit,
besnikeri ndaj kodit te moçem dhe deshire per t'i bindur urdherit te
tij.
-
-
-
TREPCA.NET:
Shkrimin e shkrimtarit Ismail Kadare për lexuesit e Trepca.net-it e
mundësoi z.
Çerçiz LOLOÇI
për çka i jemi shumë mirënjohës.
|
|