OPINIONE

   
15.09.2003 - Trepca.net

Meja martire i dha lamtumirėn e fundit dėshmorit tė kombit Gjergj Sokoli


15 shtator 2003 / Shkruan: Mevlude SARAĒI
 
Prindėrit, bashkėshortja, tė katėr fėmijėt dhe tetė motrat ia dorėzuan dritėn e syve tokės martire tė Kosovės, njeriun qė u betua pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Gjergji kishte lindur mė 22 prill 1961 dhe u vra nga kriminelėt serbė mė 27 prill 1999 nė Meje.
 
Dje ishte ditė e diel. Ditė e dhembjes krenare. Meja ngriti kokėn lartė dhe hapi krahėt pėr ta pėrqafuar trupin e pajetė qė shtegtoi aq gjatė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
 
Qė nga dje nė Meje do tė prehet trupi i birit tė hasretit, vėllait tė tetė motrave, bashkėshortit dhe babait tė katėr fėmijėve, pedagogut, profesorit tė sociologjisė, aktivistit, themeluesit tė Degės sė LDK-sė nė Gjakovė, ish-deputetit tė Parlamentit tė Kosovės, humanistit dhe njeriut, ushtarit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Gjergj Sokolit.

Babai Pjetri nga fshati Madanaj dhe e ėma Gjystja kishte rritur dhe edukuar me krenari nėntė fėmijė; Tetė vajza dhe tė vetmin djal Gjergjin. Motrat ishin kujdesur pėr tė si pėr dritėn e syve. Por edhe Gjergji i vogėl kishte vendosur qė tė bėhej nxėnės i dalluar dhe fėmijė shumė i edukuar.

Gjithnjė dallohej nga nxėnėsit e tjerė nė fshatin Madanaj gjatė shkollimit tė tij fillor pėr tė vazhduar pastaj shkollimin e mesėm nė Gjakovė.

Udhėtimi nga fshati nė qytet e anasjelltas nuk e pengonte qė ai tė jetė vazhdimisht mė i dalluari nė shkollė. Familja e tij ishte shum e kėnaqur me sukseset e tė birit dita mė ditė.

Tanimė ai i kishte dyert e fakultetit tė hapura, me ē'rast zgjodhi Fakultetin filozofik-drejtimin e sociologjisė nė Universitetin e Prishtinės.

Shumė shpejt u bė i dashur pėr tė gjithė profesorėt e nė veēanti pėr akademik Fehmi Aganin. Me punė e pėrkushtim kreu fakultetin dhe u kthye nė vendlindje pėr t'ia ngrohė sėrish vatrėn e babė Pjetrit dhe nėnė Gjystes, por edhe pėr tė vazhduar pėrkrahjen pėr tė tetė motrat e familjes Sokoli.

Gjergji krahas mėsimeve kishte zėnė dashuri me Agen, studenten e dalluar e cila poashtu diplomoi ne drejtimin e sociologjisė dhe me tė cilėn vendosi edhe tė lidhė kurorė.

Ēifti i ri e mbushi shtėpinė me katėr fėmijė tė bukur, tre djem e njė vajzė, tė cilėt filluan tė ndjekin hapat e prindėrve.

Gjergji mori ditarin nė dorė dhe u betua se do tė arsimojė brezat gjithnjė duke ruajtur frymėn kombėtare.
Kosovėn e kishin kapluar trazirat nga okupatori klasik dhe popullata e Kosovės ishte ngritur nė kėmbė.
Gjergji po ashtu. U fut nė bėrthamat e para tė themeluesve tė Degės sė LDK-sė nė Gjakovė qė nė vitin 1989. Edhepse ishte djali i vetėm ai nuk kursente asgjė nga vetja vetėm e vetėm qė Kosova tė frymojė nė liri.

Policia kriminale serbe ia kishte vėnė syrin Gjergjit dhe e pėrcillte ēdo lėvizje tė tij. Dhjetra herė e arrestuan dhe e torturuan nė organet policore nė Gjakovė, por sapo e lironin ai nuk ndalej, por vazhdonte aktivitetin e tij.

Nė njė rast Gjergjin dhe dhjetra aktivistė dhe klerikė nga Gjakova e arrestuan dhe e mbajtėn disa muaj nė paraburgim, pėrderisa intervenuan Vatikani dhe Qeveria e SHBA-ve.

Ai doli nga burgu edhe mė i vendosur dhe vazhdoi punėt me intensitet edhe mė tė madh.
Me urtėsinė e tij ai ndihmonte qė tė ulen tensionet dhe tė pajtohen gjaqet.

Nxėnėsit e shkollės sė mjeksisė "Hysni Zajmi" kishin bėrė njė anketė dhe e shpallėn si profesorin mė tė mirė. Kolegėt e donin dhe e ēmonin pa masė. Nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, Dega nė Gjakovė, Gjergji ishte anėtarė i kryesisė, ndėrkaq nė nivelin e partisė ishte zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithėm.

Nė zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale nė vitin 1998 Gjergji fitoi votat dhe u zgjodh deputet i Parlamentit tė Kosovės dhe anėtar i Komisionit Parlamentar pėr Ēėshtje Kushtetuese.

Me rastin e konstituimit tė Parlamentit tė Kosovės mė 16 korrik 1998 ai dhe deputetėt tjerė u betuan se do tė angazhohen me pėrgjegjėsi dhe ndėrgjegje pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Republikės sė Kosovės, pėr realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave njerėzore dhe kombėtare tė qytetarėve tė saj, nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės.

Lufta nė Drenicė i mobilizoi edhe mė shumė tė gjithė aktivistėt, nė mesin e tė cilėve edhe Gjergj Sokolin qė tė ndihmojnė rreth evakuimit tė popullsisė sė pėrndjekur, por edhe bashkėpunimin me ushtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Zona tė ndryshme tė luftimeve.

Sulmet e NATO-s e gjetėn Gjergji Sokolin nė mesin e ushtarėve tė UĒK-sė nė Regjionin e Rekės sė Keqe, ndėrkaq familja e tij ishte pėrndjekur bashkė me banorėt tjerė tė Rekės sė Keqe pėrtej kufirit.

Mė 27 Prill Meja u bė arenė e vrasjeve dhe krimeve mbi popullatėn e pafajshme.

Nė Meje u ndaluan mbi 500 veta. Ende nuk dihet pėr fatin e tė gjithė atyre qė u dėrguan nė drejtim tė panjohur.
Kriminelėt pushtues e kishin vrarė dhe varrosur Gjergjin nė varrezat e Mejes pėr ta fshehur krimin.
Tribunali i Hagės pas luftės e zhvarrosi kufomėn e Gjergjit dhe e dėrgoi nė Institutin e Mjeksisė Ligjore nė Rahovec ku pas analizės sė testit me ADN u bė identifikimi.

Gjakova dhe qytetarėt e saj kanė shpresuar se njė ditė do tė kthehet Gjergji i gjallė, por sot po e shohim se Gjergji e fitoi pavdeksinė, ai po kthehet si dėshmor i kombit i cili u ngrit nė altarin e lirisė.

Tė gjithė ju qė e keni njohur Gjergjin mė nuk do tė pyesni kur do tė kthehet.

Ja a e shihni ai u kthye i pavdekshėm mes nesh, ai do tė jetojė pėrherė nė lirinė e Kosovės, nė kujtesėn tonė, nė zemrat tona.

Ai e mbajti betimin e dhėnė. Ndėrsa ju mos e qani, por qėndroni krenar dhe sillni lule se ai i deshi shum lulet e lirisė.

Shikoni si qėndrojnė krenar Kreshniku, Kaltrina, Antoni dhe Kastrioti pėr babain dėshmor. Edhe ata janė betuar se kurrė mė kėmbė shkau nuk do tė shkelė nė tokėn e Mejes martire.

 
(Autorja ėshtė Deputete e Kuvendit tė Kosovės)
Marrė nga: QIK-Opinione 15.09.2003


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.