15.09.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne 15 shtator 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova u nėnshkrua nė librin e zisė pėr Anna Lindh-in

  • Presidenti Rugova priti nė takim kryetarėt e komunave nga lugina e Preshevės

  • R.Osmani tha se procesi mėsimor ka filluar nė tė gjitha shkollat, mėsimi i humbur do tė kompensohet nė fund tė vitit

  • Gjenerali gjerman Holger Kamerhof muajin e ardhshėm do ta zėvendėsojė Fabio Minin nė krye tė KFOR-it

  • Zh.Salie: Dera e Bashkimit Evropian ėshtė hapur edhe pėr Kosovėn

  • Kėshilli drejtues i "Rilindjes" i shkruan kryeadministratorit tė Kosovės, Harri Holkeri

  • Pas ndėrprerjes sė grevės procesi mėsimor ėshtė normalizuar

  • Nė fshatin Mejė tė Gjakovės u bė rivarrimi i Gjergj Sokolit, ish-deputet i Republikės sė Kosovės

  • Situata energjetike nė Kosovė edhe sot do tė jetė katėr orė me rrymė dhe dy pa tė

  • B. Fleēėr thotė se nė kėtė vit janė shėnuar rezultate tė mira nė krijimin e njė mjedisi mė tė sigurt nė Kosovė

  • Qeveria e Maqedonisė sot pritet tė aprovojė ligjin pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės

  • Themelohet Kėshilli pėr shėnimin e 95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit

  • Nė takimin Ahmeti - Cėrvenkovski u konfirmua se tė martėn do tė paraqitet plani operativ pėr dorėzimin "Ēakallės" dhe "Brezės"

  • Persona tė panjohur kanė rrėzuar shtatoren e poetit Naim Frashėri

  • Kryeministri malazez Gjukanoviq thotė se do tė dėshmojė para Gjykatės sė Hagės kundėr Millosheviqit

  • Izraeli nuk e ka miratuar vendimin formal pėr tė vrarė Jaser Arafatin

  • Traumė kombėtare nė Suedi pas vrasjes sė Ana Lindit

  • Policia suedeze ka zbuluar identitetin e tė dyshuarit pėr vrasjen e ministres Ana Lind

  • Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė nė njė sulm me granatė raketore nė qendėr tė Bagdadit

  • Tėrmet nė Italinė qendrore

  • Pauell ka vizituar nė Irak vendin, ku janė pėrdorur armėt kimike para 15 vjetėve

  • Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė djalosh 12-vjeēar palestinez

  • Nga njė shpėrthim i fuqishėm nė Ingusheti janė vrarė 5 vetė e janė plagosur 15 tė tjerė

  • Taifuni Maemi nė Kore tė Jugut ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 89 njerėzve

  • Njė motoēiklist ka hapur zjarr nė kompleksin e ndėrtesave tė ambasadės britanike nė Iran

  • Kėshilli i Sigurimit me njė rezolutė do t'i ndalojė Izraelit dėbimin e Arafatit

  • Dėshtojnė bisedimet nė Meksikė nė takimin botėror pėr tregti

  • Suedezėt kundėrshtojnė futjen e euros

  • Estonia voton pėr futjen nė BE

  • Rrėmbehen 8 turistė nė Kolumbi


 
Presidenti Rugova u nėnshkrua nė librin e zisė pėr Anna Lindh-in
 
Prishtinė, 15 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, u nėnshkrua sot nė librin e zisė pėr Ministren e Jashtme tė Suedisė, Anna Lindh, e cila vdiq nga njė sulm nė Stokholm javėn e kaluar.

Gjatė njė vizite nė Zyrėn e Suedisė nė Prishtinė, ku u prit nga shefja e kėsaj zyreje znj. Karin Hernmarck, Presidenti Rugova shprehu edhe njė herė dhembjen e thellė pėr vdekjen tragjike tė zonjės Lindh.

Nė njė telegram ngushėllimi dėrguar kryeministrit tė Suedisė Goran Persson, Presidenti Rugova ka thėnė se “Anna Lindh do tė mbetet nė kujtimin tonė si njė ministre energjike dhe e vendosur nė vendin Tuaj dhe nė nivel tė Bashkimit Evropian, njė shembull si duhet punuar pėr paqen, tolerancėn dhe mirėkuptimin midis kombeve dhe njerėzve”.
 
 
Presidenti Rugova priti nė takim kryetarėt e komunave nga lugina e Preshevės
 
Prishtinė, 15 shtator 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot nė njė takim Riza Halimin, kryetar i Komunės sė Preshevės, dhe Nagip Arifin, kryetar i Komunės sė Bujanovcit.

Nė takim ishte i pranishėm edhe Ismajl Hajdini, kryetar i Partisė pėr Veprim Demokratik (PVD), dega nė Medvegjė.
Nė takim u bisedua pėr gjendjen nė Luginėn e Preshevės.

Udhėheqėsit komunave tė Preshevės dhe Bujanovcit e njoftuan Presidentin Rugova me ēėshtjet qė i preokupojnė banorėt e asaj ane, sidomos nė fushėn e arsimit.

Presidenti Rugova nėnvizoi rėndėsinė konsolidimit tė pushtetit lokal atje si dhe kėrkesėn qė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės t’i gėzojnė tė drejtat sipas standardeve evropiane.
 
 
R.Osmani tha se procesi mėsimor ka filluar nė tė gjitha shkollat, mėsimi i humbur do tė kompensohet nė fund tė vitit
 
Prishtinė, 15 shtator 2003 - Ministri i Arsimit Rexhep Osmani bėri tė ditur se procesi mėsimor ka filluar nė tė gjitha shkollat e komunave tė Kosovės, edhe nė ato ku qeverisen nga PDK-ja dhe AAK-ja.
 
Ministri Osmani tha se pėrfaqėsuesit e ministrisė nuk kanė marrė pjesė nė takimin e sė shtunės mes kryeministrit Bajram Rexhepi dhe krerėve tė SBASHK-ut, kėshtu qė nuk mban pėrgjegjėsi pėr marrėveshjen e arritur midis tyre.

Krerėt e SBASHK-ut nė kėtė mėnyrė kanė injoruar Ministrinė e arsimit, duke shprehur mosbesim ndaj premtimeve tė saj, edhe pse ministria i ka dhėnė me kohė tė gjitha sqarimet e duhura. "Ministria ka sqaruar marrjen e 44 eurove, 20 pėr qind tė pagave tė arsimtarėve, tė cilat janė rritur me vendimin e qeverisė nė qeshor.
 
Poashtu Ministria ka sqaruar me kohė pėr rritjen e pagave 5 pėr qind si propozim nė buxhetin 2004 qė do tė jetė rritje pėr tė gjithė punonjėsit e shėrbimit civil nė Kosovė", tha Osmani.

Ai tha se pa reformim tė SBASHK-ut nuk ka mundėsi tė ketė partneritet me Ministrinė e arsimit dhe ata duhet tė bėjnė transparente dokumentet statutore, rregullat dhe buxhetin e tyre pėr tė pasur bashkėpunim nė ardhmen me Ministrinė e Arsimit.

Pėr tė kompensuar mėsimin e humbur duhet tė ndalohen eskursionet e nxėnėsve pėr tė gjitha shkollat, tha Osmani. Ndėrkaq ditėve tė shtune nuk mund tė mbahet mėsimi i humbur, por ai duhet tė kmpensohet pas pėrfundimit tė procesit tė rregullt mėsimor nė muajin qershor, apo nė fillim tė korrikut.

Kjo grevė ka shkaktuar dėme tė mėdha, tha Osmani, sidomos te nėxėnėsit e klasėve tė para, tė gjashta dhe tė dhjeta, tha ministri i arsimit.
 
 
Gjenerali gjerman Holger Kamerhof muajin e ardhshėm do ta zėvendėsojė Fabio Minin nė krye tė KFOR-it
 
Berlin, 15 shtator 2003 - Gjenerali gjerman Holger Kamerhof muajin e ardhshėm do ta zėvendėsojė komandantin e gjertanishėm tė KF0R-it Fabio Mini nė kėtė post.
 
Gjeneralkoloneli Kamerhof ka njė karrierė tė pasur ushtarake. Ai ka marrė pjesė nė disa operacione ndėrkombėtare ushtarake si nė Somali, nė Kroaci, nė Bosnjė e Hercegovinė, nė Bruksel dhe nė vendet e tjera.

Kamerhof do tė jetė komandanti i shtatė me radhė i KFOR-it nė Kosovė dhe gjermani i dytė nė kėtė post, pas Klaus Rajnhardit.

Ai do tė jetė nė krye tė forcave paqeruajtėse nė Kosovė pėr njė vit.
 
 
Zh.Salie: Dera e Bashkimit Evropian ėshtė hapur edhe pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 15 shtator 2003 - "Siē ka thėnė zoti, Paten pavarėsisht statusit tė ardhshėm tė Kosovės, e ardhmja e saj ėshtė nė Evropė dhe pėr kėtė jam shumė i bindur se ėshtė mjaft reale", deklaroi shefi i ri Zyrės franceze nė Prishtinė, Zherar Salie.

Prej dy vjetėsh shumė gjėra janė bėrė nė Kosovė, por ka ende shumė pėr t'u bėrė, theksoi zoti Salie pas takimit tė sotėm me kryeparlamentarin, Nexhat Daci.

Shefi i Zyrės franceze tha se Franca dhe vendet partnere tė saj qė e pėrbėjnė Kuintin, si dhe Bashkimi Europian ndodhen nė Kosovė pėr ta ndihmuar qė tė ketė sukses, pėr tė hyrė nė Bashkimin Evropian, u shpreh Salie, duke shtuar se qė nga samiti i Selanikut nė qershorin e shkuar, dera e Bashkimit Evropian ėshtė hapur pėr vendet e Ballkanit Pėrendimor dhe natyrisht edhe pėr Kosovėn.
 
 
Kėshilli drejtues i "Rilindjes" i shkruan kryeadministratorit tė Kosovės, Harri Holkeri
 
Prishtinė, 15 shtator 2003 - Kryetari i Kėshillit Drejtues dhe u.d. i kryeredaktorit tė gazetės "Rilindja" Behlul Jashari i ka drejtuar njė letėr tė hapur kryeadministratorit tė Kosovės Harri Holkeri, me tė cilin e njofton pėr mbylljen e kėsaj gazete tash 20 muaj dhe marrjen padrejtėsisht tė shtėpisė sė saj – Pallatit tė Rilindjes, ku ka punuar me dekada.

"Ju lutemi shumė qė me autoritetin Tuaj tė ndikoni qė t'i jepet fund kėtij absurdi qė nuk do tė duhej tė ndodhte nė njė vend demokratik e ligjor – mbylljes sė gazetės dhe marrjes sė pronės, hedhjes kolektive nė rrugė tė gazetarėve dhe punonjėsve tė saj, kėsaj shkelje tė rėndė tė sė drejtės sė shtypit tė lirė dhe tė drejtave dhe lirive tė njeriut, kėtij cenimi tė integritetit, madje edhe tė kėtij shkatėrrimi, tė institucionit shumė tė rėndėsishėm informativ, por edhe kulturor e arsimor, tė qytetarėve tė Kosovės", thuhet nė letrėn derjtuar Holkerit.

Nė letėr mė tutje thuhet se gazeta «Rilindja» ėshtė histori e shkruar e Kosovės pėr mė se gjashtė dekada, dhe kėrkohet nga Kryeadministratori i ri tė bėjė "gjithėēka tė mundur qė t'i mundėsohet rifillimi i botimit, qė tė vazhdojė tė jetė pjesė e hapėsirės informative, kronikė e pjesėarrėse e ngjarjeve dhe e proceseve historike, si dhe e zhvillimeve demokratike e integrimeve evropiane qė i synojnė qytetarėt e Kosovės".
 
 
Pas ndėrprerjes sė grevės procesi mėsimor ėshtė normalizuar
 
Prishtinė, 15 shtator 2003 - Pas grevės dyjavore tė arsimtarėve, procesi mėsimor nė Kosovė sot ėshtė normalizuar plotėsisht. Sindikata e arsimit ka hequr dorė nga kėrkesat pėr pėrmbushjen e kushteve, pas premtimit tė qeverisė se nė fillim tė vitit tė ardhshėm do tė shikohet mundėsia e rritjes pėr 5 pėr qind tė rrogave nė arsim.

Nė kėtė farsė prej greve, humbės kanė dalė nxėnėsit tė cilėt kanė humbur dy javė pa ndjekur mėsimet.
Greva ka marrė fund, por mbeten problemet e tjera, si bie fjala, a do tė kompensohen ditėt e humbura tė mėsimit dhe a do do t'i marrin rrogat e plota tė shtatorit arsimtarėt qė bėnė grevė?
 
 
Nė fshatin Mejė tė Gjakovės u bė rivarrimi i Gjergj Sokolit, ish-deputet i Republikės sė Kosovės
 
Gjakovė, 15 shtator 2003 - Nė fshatin Mejė tė Gjakovės dje me nderime varrimi i Gjergj Sokolit, nga fshati Madanaj, i lindur nė vitin 1961, viktimė e masakrės sė Mejės, ish-deputet i Republikės sė Kosovės, i cili ditė mė parė u identifikua nė morgun e Rahovecit. Ėshtė kjo viktima e 75-tė, e cila i takon masakrės sė Mejės tė datės 27 prill 1999.

Para ceremonisė mortore, nė Pallatin e Kulturės, Dega e Lidhjes Demokratike nė kėtė komunė organizoi njė mbledhje komemorative nė tė cilėn morėn pjesė shumė bashkėveprimtarė dhe bashkėqytetarė tė Gjergj Sokolit.
 
Nė emėr tė presidentit Rugova dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė, foli Kolė Berisha, ndėrkaq nė emėr tė Parlamentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, tė cilėt nė fjalėt e tyre ndėr tė tjera theksuan se ish-deputeti i Parlamentit tė Republikės sė Kosovės tėrė jetėn e vetė e bėri vepra atdhedashurie.
 
Ata theksuan me kėtė rast se figura e Gjergj Sokolit sublimon vyrtytet mė tė larta tė njė atdhetari, qė ndiqej dhe pėrndiqej kėmba-kėmbės nga policia sekrete e Serbisė dhe ky veprimtar asnjėherė nuk u hamend para idealit me tė cilin ishte ushqyer tėrė jetėn.

Varrimi i Gjergj Pjetėr Sokolit u bė me nderime tė mėdha nė kompleksin memorial "Lėndina e Pikėllimit" nė fshatin Meje.

Ndėrkaq, nė Dardanė tė Gjakovės, dje u bė zbulimi i pllakės pėrkujtimore dhe lapidarit pėr tetė dėshmorė tė kėsaj ane.
 
 
Situata energjetike nė Kosovė edhe sot do tė jetė katėr orė me rrymė dhe dy pa tė
 
Prishtinė, 15 shtator 2003 - Situata energjetike nė Kosovė po vazhdon tė jetė e vėshtirė. Aktualisht, blloqet e termocentraleve po prodhojnė 280 megavatė energji elektrike. Orari i reduktimeve edhe sot vazhdon tė jetė katėr orė me rrymė dhe dy pa tė. Dispeēerėt kujdestarė tė KEK-ut, thonė se nuk kanė ndonjė avari, por nuk pranuan tė japin hollėsi rreth shkaqeve tė kėsaj gjendje.
 
 
B. Fleēėr thotė se nė kėtė vit janė shėnuar rezultate tė mira nė krijimin e njė mjedisi mė tė sigurt nė Kosovė
 
Prishtinė, 15 shtator 2003 - Fillimi i bartjes sė kompetencave nga policia e UNMIK-ut tek ajo e Shėrbimit Policior tė Kosovės, shėnon rezultate tė mira nė parandalimin e dhunės, citohet tė kėtė thėnė zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Beri Fleēėr. Sipas tij, nė vitin 2003 janė shėnuar rezultate tė mira nė krijimin e njė mjedisi mė tė sigurt nė Kosovė.

"Javėn qė e lamė pas ka qenė njė javė kryesisht e qetė pėrveē dy vrasjeve qė kanė ndodhur ditė mė parė dhe tri aksidenteve tė komunikacionit ku kanė humbur jetėn tre persona", ka thėnė Fleēėr. Ai thotė se krimi nė Kosovė ka rėnė, krahasuar me periudhėn e parakonfliktit. Njerėzit nuk duan mė krime, tha Fleēėr dhe ata i lajmėrojnė ato dhe nė shumicėn e rasteve kėto po japin rezultate.
 
 
Qeveria e Maqedonisė sot pritet tė aprovojė ligjin pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės
 
Shkup, 15 shtator 2003 - Pas nėntė vjetėsh tė funksionimit tė Universitetit tė Tetovės, Qeveria e Maqedonisė nė mbledhjen e sotme pritet tė aprovojė proopozim-ligjin dhe projektin pėr zyrtarizimin e UT si njė institucion i tretė shtetėror i arsimit tė lartė nė Maqedoni.
 
Projekti i Qeverisė maqedonase parasheh qė Universiteti i Tetovės nga 12 sa ka aktualisht tė ketė vetėm me katėr fakultete dhe atė Fakultetin Ekonomik, Juridik, tė Shkencave Matematiko-Natyrore, tė Shkencave Humane si dhe shkollėn e lartė tri-vjeēare me drejtimin e ndėrtimtarisė, rrugėve, bujqėsisė, ushqimit, turizmit dhe ekologjisė.
 
Sipas qeverisė njė pjesė e fakulteteve pėrpos Tetovės do tė jenė tė vendosura nė Shkup dhe nė Strugė. Ndėrkaq, nga buxheti shtetėror kėtij institucioni shqiptar pritet t'i ndahen 1.600.000 euro nė vit.
 
 
Mirėpo, njė vendim i tillė pritet tė shkaktojė dorėheqjen e disa prej drejtuesve tė kėtij institucioni, si dhe protesta masive tė studentėve tė Universitetit tė Tetovės.
 
 
Themelohet Kėshilli pėr shėnimin e 95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit
 
Shkup, 15 shtator 2003 - Qeveria e Maqedonisė ka themeluar njė kėshill pėr tė nderuar Kongresin e Manastirit si datė historike e kombit shqiptar. Mė 14 nėntor tė kėtij viti do tė tubojė nė kėtė vend historik personalitetet e shquara nga trojet shqiptare pėr tė pėrkujtuar 95-vjetorin e themelimit tė alfabetit shqip ose Kongresin e Manastirit.

Kėtė kėshill e kryeson zėvendėskryeministri nė Qeverinė e Maqedonisė Musa Xhaferi, i cili merr pėrsipėr hartimin e programit pėr shėnimin e kėsaj ngjarjeje qė pėr herė tė parė do tė shėnohet nė Maqedoni.
 
Anėtarė tė tjerė tė Kėshillit janė ministri i Kulturės Bllagoje Stefanovski, ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani, akademik Luan Starova, shkrimtarėt Ali Aliu, Meto Jovanovski dhe historiani Reshat Nexhipi.

Qeveria e Maqedonisė pėr herė tė parė jep lejen dhe fondet pėr manifestimin e njė date historike qė u pėrket tė gjithė shqiptarėve.
 
 
Nė takimin Ahmeti - Cėrvenkovski u konfirmua se tė martėn do tė paraqitet plani operativ pėr dorėzimin "Ēakallės" dhe "Brezės"
 
Shkup, 15 shtator 2003 - Kryeministri maqedonas dhe lideri i LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski ėshtė takuar dje me kryetarin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim Ali Ahmetin. Bėhet e ditur se nė kėtė takim u shqyrtua qeverisja e deritashme e pėrbashkėt, kthimi i paqes dhe stabilitetit, vendosja e integritetit tė shtetit nė gjithė territorin, si dhe ballafiqimi me grupet e armatosura kriminale.
 
U vlerėsua gjithashtu se nuk ekziston mundėsia qė pėrgjegjėsia dhe detyrat tė ndahen nė linjė partiake apo etnike. Nė kėtė takim u konfirmua se tė martėn do tė paraqitet plani operativ pėr dorėzimin vullnetarisht dhe arrestimin e Abdyl Jakupit "Ēakallės" dhe Hamdi Bajramit "Brezės".

Z. Ahmeti dhe Cėrvenkovski kanė ngritur ēėshtjet e tipit se ēka tė bėhet mėtutje, si tė veprohet dhe si tė dilet nga situata e krijuar pas incidetit nė Malėsinė e Shkupit.
 
 
Persona tė panjohur kanė rrėzuar shtatoren e poetit Naim Frashėri
 
Tetovė, 15 shtator 2003 - Persona tė panjohur nė orėt e hershme tė mėnjesit tė sė dielės kanė rrėzuar shtatoren e poetit Naim Frashėri, e cila ishte e vendosur nė qendėr tė Tetovės. Nga pėrplasja e shtatores i janė shkaktuar dėme tė dukshme. Ndėrkaq gjatė ditės nga qytetarėt shqiptarė tė Tetovės shtatorja e Naim Frashėrit ėshtė ngritur sėrish dhe ėshtė vendosur nė vendin e mėparshėm.

Kjo ėshtė hera e dytė brenda njė viti qė shtatorja e Naimit rrėzohet nė kėtė qytet. Rikujtojmė se kjo shtatore ėshtė vendosur nė qendėr tė Tetovės nė vitin e shkuar gjatė manifestimi mbarėkombėtar poetik "Ditėt e Naimit" pa lejėn e Ministrisė sė Kulturės sė Maqedonisė.
 
 
Kryeministri malazez Gjukanoviq thotė se do tė dėshmojė para Gjykatės sė Hagės kundėr Millosheviqit
 
Podgoricė, 15 shtator 2003 - Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq u ka deklaruar mjeteve malazeze tė informimit se do tė dėshmojė para Gjykatės sė Hagės kundėr Millosheviqit, i cili gjykohet pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit nė Kosovė dhe Kroaci dhe pėr gjenocid nė Bosnje Hercegovinė.
 
Gjukanoviq, i cili mė herėt kishte refuzuar ftesėn e Prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės ka thėnė se ndjen si detyrim t'i pėrgjigjet thirrjes sė kėsaj Gjykate si dėshmitar.
 
Rreth refuzimit tė mėheshėm tė Gjukanoviqit qė tė dėshmojė kundėr Millosheviqit nė opinionin malazez u spekulua mjaft, duke akuzuar atė se i ikė ballafaqimit me ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, tė cilėt nė fillim tė viteve 90-ta, ishin bashkėpunėtorė tė ngushtė politikė.
 
 
Izraeli nuk e ka miratuar vendimin formal pėr tė vrarė Jaser Arafatin
 
Jerusalem, 15 shtator 2003 – Izraeli nuk e ka miratuar vendimin formal pėr tė vrarė Jaser Arafatin, ka thėnė sot (e hėnė) ministri i Jashtėm i Izraelit, njofton AP. Kjo deklaratė e tij ėshtė njė pėrpjekje e qartė pėr tė zbutur pohimet e nėnpresidentit izraelit, i cili kishte thėnė mė parė se vrasja e Arafatit ėshtė njė opsion.

Ndėrkohė, nė Bregun Perendimor, kryeministri i ri palestinez, Ahmed Kurei, i ka bėrė thirrje Fatahut tė Arafatit tė zgjedhė kandidatėt pėr 16 deri nė 24 postet e Kabinetit, vendim ky qė i siguron Arafatit kontroll tė rėndėsishėm nė komponimin e kabinetit tė ri. Njė nga ligjvėnėsit ka thėnė se lista e Fatahut do tė zgjedhet nė konsultim me Arafatin.
 
 
Traumė kombėtare nė Suedi pas vrasjes sė Ana Lindit
 
Stokholm, 15 shtator 2003 - Pas vrasjes sė ministres suedeze tė Punėve tė Jashtme, Ana Lind (Anna Lindh), Suedia po kalon njė fazė traumash e cila sikur edhe njėherė po ēel plagėt e vrasjes para 17 vitesh ndaj kryeministrit tė atėhershėm Olof Palme.

Shumė nga suedezėt ndjehen sot tė frikėsuar pas vrasjes qė u bė njė pasdite nė njė shitore supermarketi nė qendėr tė Stokholmit.

Siē dihet, suedezėt posedojnė njė themel tė fortė mirėqenieje, por tani ekziston rreziku se kjo po lėkundet. Duket sikur njerėzit edhe nė autobus kur ulen shikojnė mė me kujdes se me kė janė ulur.

Ėshtė fakt se policia ka thėnė haptazi se po ndjek njė vrasės ndėr personat qė kanė pengesa psikike. Ky fakt shkakton dy efekte: e para se njerėzit kėtu bėhen mė tė vetėdijshėm rreth reformės psikiatrike tė vitit 1995 e cila synonte qė sa mė shumė tė sėmurė psikikė tė vendosur nė institucione pėrkatėse tė sistemoheshin nė banesa tė hapura; dhe e dyta, ky fakt rrit ndjenjėn se "njė gjė e kėtillė mund tė mė ndodhė mua ose tė afėrmve tė mi".

Ekspertėt flasin tash pėr kėto probleme tė frikės, por nuk i trajtojnė si tė pėrmasave masive. Megjithėse fakti se nganjėherė ka njerėz pėrreth qė mund tė reagojnė me dhunė ėshtė mė e madhe.

Nė aspektin psikologjik, ekspertėt i pėrshkruajnė suedezėt si popull i qetė qė nuk kalon shpejt nė panik. Por, pėr momentin populli ka mė shumė nevojė pėr ta ditur se kush ėshtė fajtori. Ata kėshillojnė qė tė jetohet si rėndom. Pjesėmarrja nė ceremoni, nė vėnien e luleve ose tė shkrimit tė pėrkujtimeve nė librat e zisė janė tė njė rėndėsie tė posaēme, sepse pėrmes kėsaj forme njeriu ndjen se sė paku po bėn diēka bashkė me tė tjerėt nė tė njejtėn situatė.

Reagimet e opinionit ndaj vrasjes sė ministres Lind kanė kaluar nė tri faza. Faza e parė quhet fazė mikrofonisė, kur njerėzit morėn vesh se ēka kishte ndodhur dhe njerėzit kishin reaguar me dhembje ose zemėrim.
 
Pastaj erdhi faza e ndėrtimit tė njohurive kur njerėzit pėrpiqeshin tė merrnin vesh sa mė shumė qė tė jetė e mundur pėr atė qė kishte ndodhur. Dhe sė fundi faza e kėrkimit tė fajėsisė ku njerėzit ndodhen tani. Nė fazėn e tretė njerėzit duan tė dijnė se kush ishte ai qė kreu vrasjen, pse dhe a mund tė ndodhė prapė?
Nėse mirret pėrgjigja nė kėto pyetje atėherė zhduket edhe trauma.

Tashmė dihet se perspektiva kulturore, gjeografike dhe ajo kohore pėrcakton nė mėnyrė vendimtare pėr ndikimin e njė krize. Vrasjet me bombė nė Bali vitin e kaluar ndodhėn larg, edhe nė aspektin kulturor dhe gjeografik dhe ato nuk do tė kishin marrė efekt aq tė madh po tė mos kishte atje suedezė.
 
Dhe ėshtė edhe mė keq nėse diēka e kėtillė do tė ndodhte nė SHBA tė cilat nė aspektin kulturor janė shumė afėr me Suedinė.

Vrasja e Ana Lindit i kishte tė gjitha komponontet e pėrmendura mė sipėr dhe shi pėr kėtė pėrjetohet si traumė kombėtare pėr suedezėt./sh.sejdiaj/.
 
 
Policia suedeze ka zbuluar identitetin e tė dyshuarit pėr vrasjen e ministres Ana Lind
 
Stokholm, 15 shtator 2003 - Njoftohet se policia suedeze ka zbuluar identitetin e njė burri tė dyshuar pėr vrasjen e ministres suedeze tė Punėve tė Jashtme Ana Lind. Siē shkruan njė gazetė suedeze (Aftonbladet) njoftimi mbėshtetet nė informacionin e njė informatori tė policisė, i cili ka marrė pjesė nė hetime.
 
Ai ka thėnė sesi shpreson qė i dyshuari do tė arrestohet gjatė dy ditėve tė ardhshme. Tė dyshuarin e ka regjistruar edhe kamera e vendosur nė qendrėn tregtare nė tė cilėn, nė momentin e sulmit, ndodhej ministrja Lind.
 
 
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė nė njė sulm me granatė raketore nė qendėr tė Bagdadit
 
Bagdad, 15 shtator 2003 – Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot (e hėnė) nė njė sulm me granatė raketore derisa po patrullonte nė qendėr tė Bagdadit, ka bėrė tė ditur ushtria amerikane, njofton AP. Zėdhėnėsi ushtarak ka thėnė se ushtari ka vdekur nė spital pas sulmit tė mbrėmshėm tė orės 21,10 sipas kohės sė Grinuiēit.
 
Ushtarė tė tjerė nuk janė plagosur nė kėtė sulm. Vdekja e kėtij ushtari, ka ngritur nė 73 numrin e ushtarėve tė vrarė amerikanė nė aksionet armiqėsore, qėkur Uashingtoni e ka shpallur tė pėrfunduar mė njė maj luftėn nė Irak.
 
 
Tėrmet nė Italinė qendrore
 
Romė, 15 shtator 2003 - Njė tėrmet tė fuqisė 5 shkallė tė Rihterit ka goditur mbrėmė veriun e Italisė, duke mos shkaktuar dėme tė mėdha, kanė njoftuar sot nė mėngjes burimet zyrtare.

Epiqendra e tėrmetit ka qenė nja 30 km nė jug tė Bolonjės, ndėrkaq pas tėrmetit kryesor kanė pasuar edhe nja 40 tė tjerė mė tė dobėt. Dridhja ėshtė ndier nė tėrė Italinė qendrore, duke pėrfshirė edhe provincėn e Piemontit.
 
 
Pauell ka vizituar nė Irak vendin, ku janė pėrdorur armėt kimike para 15 vjetėve
 
Halabja, Irak, 15 shtator 2003 – Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka vizituar vendin, ku janė pėrdorur pėr sulm armėt kimike para 15 vjetėve, qė ėshtė pėrmendur shpesh nga Uashingtoni si provė pėr rrezikun qė kėrcėnonte ish-regjimi i presidentit irakian, Sadam Hyseini, njofton Rojter.
 
Pauell ėshtė zyrtari i dytė i lartė amerikan qė ka vizituar Irakun qė kur forcat amerikane kanė pėrmbysur Sadamin nė muajin prill. Ai ka prerė shiritin nė memorialin e 5 mijė viktimave tė sulmit me armė kimike nė Halabaja.

Vizita e Pauellit nė Halabaja ėshtė bėrė pėr tė tėrhequr vėmendjen pėr shkeljen e tė drejtave njerėzore nėn regjimin e Sadamit dhe pėr tė pėrkujtuar botėn se ish-qeveria ka pėrdorur armėt kimike kundėr civilėve irakianė. Sadami kishte sulmuar me armė kimike kurdėt pėr shkak tė dyshimit tė simpative tė tyre ndaj Iranit gjatė luftės ndėrmjet Irakut dhe Iranit.
 
 
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė djalosh 12-vjeēar palestinez
 
Ramallah, 15 shtator 2003 - Ushtarėt izraelitė tė dielėn nė mbrėmje kanė vrarė njė djalosh 12-vjeēar palestinez, ndėrkaq dy fėmijė tė tjerė palestinezė janė lėnduar nė territorin izraelit.

Sipas burimeve palestineze, Ahmad Najef Abdellatif, ėshtė qėlluar pėr vdekje nė kokė kur ushtartė izraelitė kanė hapur zjarr ndaj palestinezėve qė e kishin gjuajtur me gurė njė pikė kontrolli nė Kalandia midis Jeruselimit dhe Ramallahut.

Izraelitėt tė cilėt shprehėn keqardhje pėr shkak tė vrasjes sė djaloshit, kanė dhėnė njė version tjetėr tė ngjarjes, sipas tė cilit palestinezėt shpėrthyen barrierėn e sigurimit nė portin ajror Atarot, ndėrkaq ushtarėt u pėrgjegjėn me zjarr duke shtėnė pa hamendje nė atė drejtim.
 
 
Nga njė shpėrthim i fuqishėm nė Ingusheti janė vrarė 5 vetė e janė plagosur 15 tė tjerė
 
Nazran, Ingushetia, 15 shtator 2003 – Tė paktėn 5 vetė janė vrarė e 15 tė tjerė janė plagosur nė njė shpėrthim tė fuqishėm qė ka shkatėrruar selinė e Shėrbimit tė sigurimit rus nė kryeqytetin e Ingushetisė, Nazran, kanė bėrė tė ditur sot (e hėnė) mediat ruse.
 
Nė kohėn e shpėrthimit kanė qenė duke punuar nė ndėrtesė tė pakten 100 njerėz. Shpėrthimin thuhet se e ka shkaktuar njė kamion i mbushur me lėndė shpėrthyese, i cili kishte lėvizur deri tek ndėrtesa e sigurimit tė kryeqytetit tė Ingushetisė, republikė fqinje me Ēeēeninė.
 
Sipas njė versioni tjetėr, thuhet se lėndėt shpėrthyese mund tė kenė qenė vendosur nė pullazin e ndėrtesės.
 
 
Taifuni Maemi nė Kore tė Jugut ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 89 njerėzve
 
Seul, 15 shtator 2003 – Koreja e Jugut ka thėnė sot (e hėnė) se taifuni mė i fuqishėm i viteve tw fundit, qė e goditi zonat me industri vitale tė vendit, ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 89 njerėzve dhe ka shkaktuar njė milion dollarė dėme materiale, njofton Rojter.
 
Ekipet e shpėtimit po gjurmojnė pėr 26 persona tė zhdukur edhe sot pas tri ditėsh, qė kur taifuni Maemi filloi tė premten e kaluar tė bėjė kėrdi nė kėto treva tė vendit. Mijėra shtėpi ende janė pa energji elektrike.
 
 
Njė motoēiklist ka hapur zjarr nė kompleksin e ndėrtesave tė ambasadės britanike nė Iran
 
Teheran, 15 shtator 2003 – Njė motoēiklist ka hapur zjarr nė portėn kryesore tė kompleksit tė ndėrtesave tė ambasadės britanike nė Iran dhe kjo ėshtė hera e tretė qė misioni britanik ėshtė cak i tė shtėnave nė kėtė muaj, ka deklaruar sot (e hėnė) diplomati britanik Andėrju Grinstok, njofton Rojter.
 
Sikur edhe nė rastet e mėparshme, askush nuk ėshtė lėnduar as nė tė shtėnat mė tė reja, qė ndodhen mbrėmė vonė, ka thėnė ai.

Tensionet ndėrmjet Teheranit dhe Londrės kanė qenė ngritur lidhur me arrestimin nga ana e Britanisė sipas kėrkesėsės sė Argjentinės tė njė diplomati iranian nė lidhje me njė shpėrthim bombe nė qendrėn e komunitetit hebraik nė Buenos Ajres, kur qenė vrarė 85 njerėz.
 
 
Kėshilli i Sigurimit me njė rezolutė do t'i ndalojė Izraelit dėbimin e Arafatit
 
Kombet e Bashkuara, 15 shtator 2003 - Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do tė diskutojė sot propozimin e njė rezolute me tė cilėn Izraelit i ndalohet tė dėbojė liderin palestinez Jaser Arafat nga territoret e Bregut Perėndimor dhe Rripi i Gazės.

Rezolutėn e kanė pėrgatitur vendet arabe, ndėrkaq burimet izraelite dhe burimet diplomatike nė Nju Jork njoftojnė se SHBA-tė do tė pėrmbahen nga votimi pėr atė dokument, i cili do tė vehet nė rend dite sot ose nesėr.
 
Para deklarimit nė Kombet e Bashkuara, nė Kajro do tė mblidhet Lidhja Arabe pėr tė pėrcaktuar pozicionin unik ndaj vendimit tė pėrbėrjes sė ngushtė tė qeverisė izraelite pėr "eliminimin" e Arafatit.
 
 
Dėshtojnė bisedimet nė Meksikė nė takimin botėror pėr tregti
 
Kankun/Meksiko, 15 shtator 2003 - Takimi i Organizatės Botėrore tė Tregtisė nė Meksikė nuk ka mundur tė arrijė ndonjė marrėveshje. Vende tė pasura dhe tė varfra kanė diskutuar subvencionet pėr femerėt dhe rregullat e investimeve, por delegatėt thanė se ishte e pamundur tė ngushtoje hendekun.

Dėshtimi i bisedimeve ėshtė njė hap prapa pėr organizatėn. Nuk ka dyshim se ky ėshtė njė problem qė zyrtarėt e OBT nuk do tė donin ta kishin. Afati pėrfundimtar pėr njė marrėvshje pėr tė ulur njė sėrė pengesash pėr tregtinė botėrore ėshtė vetėm 15 muaj larg.

Dėshtimi kėtu e bėn kėtė objektiv mė sfidues se mė parė. Anėtarėt e OBT e ndėrmorėn kėtė veprim pasi shpresuan se duke inkurajuar tregtinė botėrore ata gjithashtu do tė rrisin edhe zhvillimin ekonomik dhe ngrejnė standartet e jetesės.
 
 
Suedezėt kundėrshtojnė futjen e euros
 
Stokholm, 15 shtator 2003 - Suedezėt kanė votuar me shumėcė votash kundėr futjes sė monedhės sė vetme evropiane euro.

Pas votave tė numėruara rezultati ėshtė 56 pėr qind kundėr euros dhe 42 pėrqind nė favor tė saj. Pjesėmarrja nė votime ishte 80 pėr qind e elektoratit.

Kryeministri suedez Goran Person tha se rezultati ishte njė fitore e qartė pėr kundėrshtarėt e anėtarėsimit nė euro tė Suedisė.

Rezultati hodhi poshtė disa parashikime se fushata pro do tė merrte vota simpatie pas vrasjes javėn e kaluar tė ministres sė jashtme suedeze, Ana Lind, e cila udhėhoqi fushatėn pro euros.
 
 
Estonia voton pėr futjen nė BE
 
Estoni, 15 shtator 2003 - Republika baltike e Estonisė ka votuar nė favor tė anėtarėsimit tė vendit nė Bashkimin Evropian me njė shumicė dy me njė.

Komisioni elektoral estonez tha pas numėrimit tė votave tė referendumit tė ditės sė dielė se 67 pėr qind e votuesve kishin mbėshtetur anėtarėsinė nė BE, ndėrsa 33 pėrqind kishin votuar kundėr. Estonia pritet tė futėt nė BE nė maj tė vitit tė ardhshėm.
 
 
Rrėmbehen 8 turistė nė Kolumbi
 
Kolumbi, 15 shtator 2003 - Dhjetė persona, midis tė cilėve 8 turistė tė huaj janė rrėmbyer nė Kolumbi. Midis tyre ka britanikė, izraelitė, njė gjerman dhe njė spanjoll.

Ministria e Jashtme britanike ka konfirmuar rrėmbimin e dy britanikėve. Grupi fillimisht prej 16 personash po ecte pėrgjatė Sierra Nevadas, drejt gėrmadhave antike tė Qytetit tė humbur tė ndėrtuar nė vitin 500 para Kriishtit nga banorėt indogjenė.

Sipas disa personave tė grupit qė u liruan, ata ishin perceptuar nga njė patrullė guerilase e FARC-ut. Rebelėt ndanė gjashtė tė huaj dhe dy udhėrrėfyesit dhe i ēuan thellė nė male.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.