OPINIONE

   
15.09.2003 - Trepca.net

Dade bllokon shkollėn e filmit “MARUBI”


Tiranė, 15 shtator 2003 / Kujtim ĒASHKU
 
Me keqardhje dua tė informoj opinionin publik dhe strukturat shtetėrore, pėr mospėrkrahjen dhe bllokimin e hapjes sė shkollės sė filmit dhe Multimedias “Marubi”, nga ana e Ministres sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve znj. Arta Dade.
 
Njėherėsh dua t`u shpreh mirėnjohje, Ministrisė sė Ekonomisė, Ministrisė Drejtėsisė, Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, Ministrisė sė Financave, Komisionit Kulturės dhe Komisionit tė tė Drejtave tė Njeriut tė Parlamentit Shqiptar, kolegėve artistė, qė mė pėrkrahėn e mė dhanė kurajo, nė kėto dy vjet, qė tė siguroja partnerė, fonde, trupė pedagogjike vėndase e tė huaj, pėr tė hapur Shkollėn e Filmit nė Kino-Studio, ku sė bashku realizuam njė numėr filmash dhe kaluam pjesėn mė tė qėnėsishme tė jetės sonė.
 
Dua po ashtu, t`u shpreh mirėnjohje Shtetit Francez, Shtetit Zvicerian, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Shtetit Italian, UNESCO-s, Fondacionit SOROS, pėr kontributin qė dhanė,  pėr ngritjen e kėsaj shkolle nė Shqipėri.
 
Mua, mė ėshtė dashur pėrpjekje e madhe t`i bindur tė huajt dhe pėr tė siguruar mbėshtetjen e tyre, jo vetėm morale, por dhe konkrete duke deposituar paranė  nė Bankėn e Kursimeve, si garanci dhe angazhim serioz pėr hapjen e shkollės “MARUBI”.
 
Ende sot, nuk kam arritur tė kuptoj bllokimin e kėsaj shkolle nga ana e znj. Dade dhe “heshtjen” e zotit Nano si kryeministėr, ēėshtje pėr tė cilėn ėshtė nė dijeni tė plotė.
 
Po pėrmėnd kryeministrin, pasi ekziston njė mospėrputhje predispozitash institucionale, qė nuk lidhen vetėm brėnda institucioneve tė shtetit Shqiptar, por dhe angazhimeve tė institucioneve tė shteteve tė tjera perėndimore.
 
Zonja Esmeralda Uruēi, nė cilėsinė e Ministres sė Kulturės, i ka nisur njė letėr zyrtare Ministrit tė Jashtėm Francez zotit Vedrin, pėr hapjen e Shkollės sė Filmit dhe Multimedias “Marubi” nė Kino-Studio. Zoti Vedrin nga ana e tij, i ėshtė pėrgjigjur positivisht letrės dhe shteti Francez ka akorduar pėr shkollėn  “MARUBI” shumėn e 300.000 Eurove.
 
Ministrat e Arsimit, Z. Et`hem Ruka dhe Z. Ben Blushi, kanė pritur delegacionet zyrtare tė adhura nga Franca e Italia, enkas pė hapjen e shkollės. Ata si ministra  i kanė deklaruar delegacioneve, madje dhe me shkrim angazhimet e institucioneve qė ato pėrfaqsojnė duke e konsideruar shkollėn “ MARUBI” nė interes tė plotė tė Shqipėrisė.
 
Zoti AgronTato, nė cilėsinė e  Minstrit tė Kulturės, ngriti njė komision Ad-Hoc, me partnerėt vendas e tė huaj tė pėrfshirė nė projektin “MARUBI”, me tė cilėt u kryen disa takime pėr tė avancuar mė tej projekti.
 
E njėnjta ish nga z. Edi Rama dhe nga z. Luan Rama, nė cilėsitė e Ministrave tė Kulturės, tė cilėt janė deklaruar pėrballė mediave dhe komunitetit tė artistėve pėr hapjen e shkollės “MARUBI” nė Kino-Studio.
 
Madje, vetė zonja Dade erdhi nė Kino-Studio, dhe u filmua nga mediat, duke deklaruar hapjen e shkollės “ MARUBI ” me mbėshtetje tė kryeministrit.
 
Tė gjitha kėto, janė angazhime institucionale vėndase e tė huaja,  tė cilat pėr fat tė keq bėhen si tė paqėna nga zonja Arta Dade.
 
Nė kėrkesėn time zyrtare drejtuar Ministrit tė Ekonomisė  dhe Pronės Publike z. Arben Malaj, kėrkohet qartė ORAFILM, nė pėrputhje me ligjet, kėrkon qė godina me 700m2, tė mbetet pronė e shtetit nė funksion tė shkollės. Kjo godinė kėrkohet tė jepet me hua pėrdorje pėrkundruall investimeve qė ORAFILM, merr pėrsipėr tė bėj nė tė. Ministria e Ekonomisė bazuar nė nenin 901 pika 23 e Kodit Civil, ku pėrcaktohet se:
 
Me kontratė huapėrdorje njė palė (huadhėnėsi) i jep palės tjetėr (huamarrėsit) pa kundėrshpėrblim njė send tė caktuar qė t`a pėrdorė pėrkohėsisht dhe kjo palė detyrohet t`a kthej atė send nė afatin e caktuar nė kontratė” 
 
ka dhėnė pėlqimin e saj  ndaj njė kontrate qė do ish e vlefshme pėr 10 vjet, pėrkundruall  investimeve qė do i mbeteshin Shtetit Shqiptar. 
U befasova, kur Ministrja e Kulturės znj. Dade, deklaroj nė TV, se Kino-Studio, brėnda muajit Qershor do privatizohet. Sot jemi, nė mes tė shtatorit dhe  pėrveē barit, ferrave, pleshtave, mijve dhe qenėve rrugaēė, asgjė tjetėr s`ėshtė shtuar nė tė.
 
Ajo qė ka ndodhur, ėshtė vetėm se Znj Dade ka bllokuar hapjen e shkollės sė filmit nė Kino-Studio. Duke bllokuar kėshtu  investimet e siguruara, duke lėnė nė arka tė mbyllura bibliotekėn e ardhur pėr shkollėn “ MARUBI” nga PROHELVETIA,  si dikur gėrmat e Dhaskal Todrit, dhe duke bllokuar kėshtu  paranė e investitorėve.  Paraja e dhėnė nga UNESCO-s pėr shkollėn “MARUBI” ėshtė siguruar pas shumė e shumė e shumė dosjesh e mundimesh.
 
Kino-Studio ka njė sip. 32 000 m2, ku shkolla do zinte vetėm 700 m2, pėr fat tė keq ajo vdes ēdo ditė nė absurditet.
 
Partnerėt e huaj,  kanė dhėnė para pėr investime, por jo qė tė investojnė pėr shtetin dhe plus t`i paguajnė atij dhe qeranė e objektit qė do rikonstruktojnė.
 
Shteti ynė, jep sot me konēesion  objekte madhore tė ekonomisė dhe unė e quaj krejt normale pėr zhvillimin e mėtejshėm, sikurse e quaj anormale mosdhėnien e sipėrfaqes 700 m2 me konēesion pėr njė shkollė Filmi nė ambjent Filmi.
 
Sot rezolton njė handikap brezash kineastėsh prej 20 vjetėve.
 
Ky boshllėk, do ēojė nė mėnyrė tė pashmangėshme nė vdekjen e kinematografisė  nesėr. Unė nuk arrij t`a kuptoj qėndrimin e Ministres “Dade”. Ne si kineastė, kemi gjetur pėrkrahje e mbėshtetje, nė realizimin dhe bashkėpunimin tonė kinematografik me Ministrinė e Mbrojtjes , me Ministrinė e Rendit etj, pa tė cilėt nuk do kishim realizuar as filmat, tė cilėt korrėn suksese tė plota nė njė sėrė vėndesh tė botės.
 
Ministria e Kulturės, duhet tė ish sė paku krahas ministrive tė tjera, por jo bllokuese dhe krijuese e konfliktualiteve institucionale brėnda e jasht vėndit. Unė e ndjej se ky bllokim, do luaj rol frenues nė hapat reformuese e integruese europiane tė kulturės sonė me Europėn. Personalisht, si pasojė e refuzimit, do jem i detyruar t`u kthej investitorėve paranė e akorduar si njė refuzim tė Ministrisė sė Kulturės. Nuk do mbetem as pak i ēuditur, qė kjo shkollė tė ngrihet nesėr nė njė vėnd tjetėr tė Europės juglindore.
 
Unė mendoj, se kėshtu nuk i shėrbejmė vėndit tonė dhe ndėrtimit tė njė administrate shtetėrore qė respekton  aktet dhe dokumenta qofshin dhe tė para ardhėsve tė tyre. Megjithatė, ende mė mban shpresa e njė mirėkuptimi pėr hapjen e shkollės dhe zgjidhjen e kėsaj ēėshtje, gjė e cila do mė bėj dhe mua si artist tė pėrcaktoj qartė pozionin tim nė shoqėrinė ku bėj pjesė.
 
 
 PS.
 Zoti Kujtim Ēashku ėshtė realizues i filmave:
 
 Ballė pėr Ballė  ( me P. Milkanin)       Kupa e Fest. Kombėtar  
 Dora e Ngrohtė     Kupa e Fest. Kombėtar  
 Pas Vdekje
 Ballada e Kurbinit           Kupa e Fest. Kombėtar  
 Prilli i Thyer ( Tė paftuarit)         
 Kolonel Bunker   Kupa e Fest. Kombėtar  
    
 Pa rėnditur kėtu njė sėrė ēmimesh ndėrkombėtare nė vėnde tė ndryshme tė botės.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.